Shperthime ne depo municionesh ne Vore

tragjedi12.jpg

(Fotografia me siper eshte bere nga “Klajdevour” ne QSUT gjate kohes qe ishte i pranishem per te dhuruar gjak).

Shperthim ne nje depo municioni ne Gerdec te Vores gjate operacionit qe po behej atje per asgjesim municionesh. Shperthimi eshte degjuar si ne Tirane ashtu dhe ne Durres. Aeroporti eshte mbyllur perkohesisht (tani i rihapur). Nuk dihet ende shkaku i shperthimit, por mesohet se ka te lenduar, dhe ka dhe raporte per rreth 60 te vdekur.

Balkanweb
15/03/08

Nuk dihet ende shkaku i shperthimit, por mesohet se ka te lenduar. Persona te plagosur, qe po udhetonin me autobusin e linjes Tirane- Durres, jane paraqitur ne spitalin e Durresit

gerdec-albania-child.jpgShperthim i fuqishem ne Gerdec te Vores. Shperthimi ka ndodhur ne nje depo municioni gjate operacionit qe po behej atje per asgjesim municionesh. Shperthimi eshte degjuar si ne Tirane ashtu dhe ne Durres. Nuk dihet ende shkaku i shperthimit, por mesohet se ka te lenduar, edhe pse nuk dihet ende numri i sakte i tyre. Drejt vendit te ngjarjes jane nisur makinat zjarrefikese, nderkohe qe eshte bllokuar trafiku ne autostrade. Per kete shkak policia ka krijuar korsi emergjence ne autostade. Nga ana tjeter mesohet se persona te plagosur, qe po udhetonin me autobusin e linjes Tirane- Durres, jane paraqitur ne spitalin e Durresit.

Berisha: Situata e rende
plaga.jpg Kryeministri Berisha e vlereson te rende situaten ne Gerdec te Vores ku ka patur nje shperthim ne nje depo municionesh. Drejt vendngjarjes jane nisur disa helikopter per te kontrolluar situaten, por dhe per te evakuuar popullsine. Nderkaq pritet nje mbledhje e jashtezakonshme e qeverise. Shperthimi ka ndodhur prane nje zone te banuar. Sipas kreut te qeverise situata eshte tejet e rende dhe alarmante. Nuk dihet ende numri I viktimave, por spitali ushtarak dhe ai NEne Tereza jane ne gatishmeri te plote.

Te demtuar nga shperthimi i predhave
Gazetari i tv News24, Gerti Xhaja konfirmon se pervec shperthimit te madh jane degjuar edhe 4 shperthime te tjera. Sipas tij situata eshte vertete e rende dhe ka persona te demtuar brenda repartit, nderkohe qe banore jane goditur nga predha dhe municionet qe ndodheshin ne depon ushtarake. Nuk ka ende nje komunikate zyrtare per ngjarjen, nderkohe qe reparti i Mbrojtes civile ka mberritur ne vendngjarje dhe jane duke kryer veprimet e tyre.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

352 Komente

  1. Peshku thotë:

    15 March 2008 @ 1:01 pm

    Cheney thotë:

    O kothere,

    Sa me thane qe sa ka shperthu nje depo armesh ne Vore? tym i papame me thone?!!
    Ishalla pa deme ne njerez!! :(

    Koth thotë:

    restaresta

    15 Mars 2008 @ 12:54 pm · RD

    Po Po,

    Katrastrofe !

    U degju edhe ne zyren time qe jam 20 km Larg. :(
    Eshte situate shume frikeshme.

    Te presim dhe pak qe te konfirmohen viktimat. Shume e rende. Po degjohen fershellimat e autoambulancave .

    Kam dike ne vend ngjarje qe me raporton ne tel !

    Vazhdojne shperthimet edhe ne kete moment akoma nuk jane konfirmu viktima. Vazhdojen shperthimet. 12: 56 minuta .

    Demtime materiale deri ne 2 km larg nga vend ngjarja.

    Nuk mund te afrohen dot afer ngjarjes. Patrullojne helikopeteret por nuk ulen dot sepse situata eshte ne vazhdim.

  2. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 1:09 pm

    Mediu: Janë 100 mijë tonë armatim, kërcënim serioz

    Ky njeri sot duhet vene ne pranga urgjent, urgjent.

    Qeveria duhet akuzu si qeveri antishqiptare.

    http://www.panorama.com.al/index.php?id=12189

    Mos thone qe nuk e dinim, por nuk kane marre asnje mase. Prokurorja e Pergjithshme e di njeri ky eshte ?

    Po Bamiri , Komandat i Pergjithshem i Forcave te Armatosuara e di gje njeri ky eshte ?

    Ka shku per peshk ?? Apo ka vajt te shikoje Tironen ?

  3. Ll thotë:

    15 March 2008 @ 1:17 pm

    Ne spitalin e Durresit ka mberritur nje autobuz me xhama te thyera si pasoje e shperthimit. Pasagjeret po mjekohen per lendime nga ciflat e xhamave.

  4. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 1:20 pm

    News 24 Raporton qe jane anullu fluturimet ne Rinas sepse edhe atje jane thy xhama.

    Pamje filmike ne spital per te demtuarit e nje autobuzi ne autostrade disa km larg vendit te ngjarjes.. :(

    Shume ngjarje e rende, shume, shume.

  5. Ll thotë:

    15 March 2008 @ 1:22 pm

    Sokol Balla e shpall kete muaj si “Marsin e Zi” te Shqiptareve….

  6. ados thotë:

    15 March 2008 @ 1:28 pm

    100 mije tone municione….oh kaq nuk u shperdoruan ne luften e dyte boterore…Duhet te jete me te vertete dicka e madhe.. Ssshpresoj se nuk ka shume deme ne njerez..

  7. klodi thotë:

    15 March 2008 @ 1:33 pm

    Per momentin nuk mund te behet asnje permbledhje e situates . Meova ( nga telefonatat me shqiperine) qe gjendja eshte e rende …..gjeja me pak e keqe deri tani eshte qe thuhet se ka etem te plagosur .
    Shpreome ne nje sgjidhje sa me te mire

  8. Dajoshi thotë:

    15 March 2008 @ 1:39 pm

    Ah, c’ters i mallkuar paskemi qene, edhe kjo duhet. Lufte kemi, lufte s’kemi, e krijojme sikletin nga hici. Shpresoj te mos kete viktima dhe demet te jene sa me minimale. Thuhet qe eshte nje kompani amerikane qe po bente cmontime ne ate depo. Kothere, na co ca informacione daje se jemi ne merak. Fakti qe makinat nga autostrada vijne me xhama te thyer flet per dicka shume serioze.

  9. gramshi thotë:

    15 March 2008 @ 1:39 pm

    paska shperthime edhe ne tirane? si ka mundesi? s’e marr vesh, te gjitha depot qe shperthejne ne te njejten dite?

    ku eshte presidenti? e kane hip ne air force one ee?

  10. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 1:44 pm

    Po Dajosh Vllai,

    akoma nuk i jane afru vendit te ngjarjes. Shume e rende shume. Te plagosurit nuk jane te vendit te ngjarjes, por ata qe jane shume larg.

    Shperthimet vazhdojne akoma edhe tani qe flasim.

    Po ta them katastrofe.

  11. Blendi Salaj thotë:

    15 March 2008 @ 1:47 pm

    Pash Zotin! Se po i shof ne tv tashi, c’menyre e zeze per te nis fundjaven…
    :(

    Ja cfare na solli ky stan qelbesirash!!!!!!! Shtet arkaik primitiv katastrofik!!!!

    Keta duan burg mer burg.

    :( :( :(

  12. tung thotë:

    15 March 2008 @ 1:48 pm

    Me te vertete shperthimi qe aq i madhe sa une u habita kur mu hap dritarja dhe mendova per nje termet,por jo paska qene depo fatkeqe per njerezit fatkeq dhe te varfer.Tani po zbres te shikoj pamjet ne tv.me te vertet e tmerreshme.bamiri po ha tave dheu diko tek Shaboni dhe Sala po ha ato kembet e thara per diten e veres.

  13. Etrusk thotë:

    15 March 2008 @ 1:50 pm

    O ka njeri informacion se sa veta kane vdekur o peshq??
    Sa larg ishte baza me Voren(qytet) ???
    Na thoni noj info mor aman, se skam asnje tv as radio ketu! :(

  14. ardi thotë:

    15 March 2008 @ 1:53 pm

    Sipas policise ka te vdekur , 150 te plagosur jane derguar ne Tirane dhe Durres.

  15. klodi thotë:

    15 March 2008 @ 1:53 pm

    Burime policore: ka disa te vdekur nga shperthimet ne Gardec !!! (tch)

  16. Ll thotë:

    15 March 2008 @ 2:03 pm

    Thuhet se nje predhe ka rene ne nje dasem :(

  17. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 2:24 pm

    Nuk mund ta perfytyroni cuna ca ka ba vaki !

  18. une thotë:

    15 March 2008 @ 2:26 pm

    na jepni ca me shume informacion ne qe nuk jem i aty dhe skemi tv me e pa . faleminderit

  19. Ermir thotë:

    15 March 2008 @ 2:27 pm

    per ju qe skeni tv apo digitalb apo ku ta di une, shikoni ketu tv online http://www.vitrinat.com (hapet vetem me Internet Explorer)

  20. une thotë:

    15 March 2008 @ 2:30 pm

    nuk punon vitrinat se sapo e provova

  21. ardi thotë:

    15 March 2008 @ 2:32 pm

    10 punonjes dhe 30 ushtare kane punuar tek 4 depot ku ka ndodhur shperthimi , sipas policise. Te 4 depot ne distanca disa km nga njera tjetra kane shpethyer.

  22. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 2:33 pm

    Une,

    nuk kam fjale mer burre. Eshte e papare dhe degjuar mer. Te iken truri po te shikosh sa afer jane banesat dhe cfare shperthimi ka nodh.

    Personi qe ka bere filimimin ka qene mbi 1 km larg dhe e ka hudh vala matane dhe ne paje duket llaftar.

    Akoma nuk mund te mendosh qe te marresh info per banoret afer zones se shperthimit.

    Si mallkim mer duket ! Bobobo !

  23. une thotë:

    15 March 2008 @ 2:37 pm

    a kane mbaruar shperthimet apo vazhdojne akoma?

  24. ardi thotë:

    15 March 2008 @ 2:38 pm

    Kane funksionuar dy lloj bazash per armatimet gjate kohes se mallkuar te Komunizmit 1.Tunelet 2.Depot. Depo armatimesh kishte ne cdo fshat ndersa prane qyteteve dhe Tiranes ka pasur nje koncetrim shume me te madh. Ne rastin e sotem predhat gjate shperthimit tek depoja e pare jane shperndare ne nje rreze disa kilometrash cfare ka shkaktuar edhe shperthimet tek 3 depot e tjera.

  25. tung thotë:

    15 March 2008 @ 2:39 pm

    me te vertete pamje shokuse,kur shikon nje kamera amatore te genti prosecut qe e ka filmuar cdo gje.2 shperthimet e medhaja te kujtojne hiroshimen nga kerpudha e formuar ne qiell dhe nga vala goditese qe e ka rrezuar kameramanin dhe i ka shkaterruar komplet shtepine,por fatmiresisht ka shpetuar ai me gjitha familjen.thone se kane qene shume puntore qe po caktivizonin predhat.nje i ri fatkeq e kishte diten e pare te punes,urojme qe te kete shpetuar ai bashke me te tjeret.deri tani flitet per 3 te vdekur dhe qindra te plagosur.

  26. Obvious thotë:

    15 March 2008 @ 2:39 pm

    TERMET ?

    Sapo mora ne telefon familjen qe jeton tek zogu i zi ne Tirane, me thane qe dritaret (vetratat) ishin dridhur por jo thyer, kujtuam se ishte termet me thane.
    Ndersa radio franceze France info, apo tha qe zhurma eshte degjuar deri ne Maqedoni, aq i madh ka qene shperthimi.
    Per viktimat eshte mendimi i pare qe me vjen. Shpresoj qe te mos kete pasur edhe aq shume punonjes. Por edhe per fshataret qe jetojne perreth.
    Nuk dihen shkaqet, por sigurisht do te jete ndonje mosperfillje e veshtiresise dhe rrezikut ne ato depo.

  27. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 2:41 pm

    Ka rene intesiteti i shperthimeve, por mendoj se numri i viktimave do jete i madh. :(

    Eshte arritur ti afrohen zones. Mediat fillun ti vene fajin regjimit te kaluar qe ka pas faj se perse kishte kaq municione. :(

  28. rual thotë:

    15 March 2008 @ 2:44 pm

    http://shqiperia.tv/web/?Shqip_Live_TV/TCH_&_Vizion+

    shifni ketu

  29. afrim thotë:

    15 March 2008 @ 2:45 pm

    shpresoj qe te merret sa me pare situata nen kontroll sepse siç flitet qe ne depo ka predha qe po shperthyen bejne deme deri ne 27 km

  30. rual thotë:

    15 March 2008 @ 2:46 pm

    zgjidhni TCH & Vision

  31. une thotë:

    15 March 2008 @ 2:48 pm

    shume flm per infot , ju lutem na dergoni info te herpashershme nese mundeni

  32. artan thotë:

    15 March 2008 @ 2:48 pm

    HIROSHIMA HIROSHIMA !!!!

  33. press78 thotë:

    15 March 2008 @ 2:51 pm

    Top-channel sapo transmetoi pamjet ekskluzive te filmuara nga nje banor lokal qe kishte fiksuar momentin e shperthimit.
    Nderkohe nje puntor i depos qe ka shpetuar thote se ka pare njerez qe digjeshin.
    Besohet se ne depo kane qene 60 veta duke u marre me c’montimin e predhave.
    Nje tjeter deshmitar thote se ka njerez brenda ne tunel te plagosur rende qe nuk mund te dalin.

  34. Etrusk thotë:

    15 March 2008 @ 3:01 pm

    Ju faleminderit per informacionet o peshq, hataja vete ne Memedhembjen tone te mjere!
    Dashtu zoti te kete sa me pak te vdekur…! :( :(

  35. Ll thotë:

    15 March 2008 @ 3:10 pm

    Ndoka thote rreth 155 te plagosur. Berisha thote qe duhet te kete nje numer te konsiderueshem te vdekurish por se sa s’dihet

  36. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 3:18 pm

    Llukan,

    nuk i afrohen dot zones ( zemres e kam fjalen ) dhe eshte jashtezakonisht e rrezikshme dhe per trupat shpetuese. Nuk mund te marre njeri persiper dhenien e urdherit per t`ju afruar zonez, pervec perimetrit qe gjithsesi eshte e rrezikshme.

    Duhet prit dhe duhet me u lut qe te mos jete ai numur qe mendohet te jete !

  37. Tironsi thotë:

    15 March 2008 @ 3:22 pm

    Ore, xhaxhi ka pas dhe helme luftarake. Dini gjo mos larg qofte ka pas dhe ndonje armatim te tille aty?

  38. california_dreaming thotë:

    15 March 2008 @ 3:24 pm

    E cuditshme te ken shperthyer 4 depo njehershi.Munizionet jan te stivosura neper tynele te pa aktivizuara.Nuk mund te shperthejn nga tronditjet e nje shperthimi tjeter disa km larg.I cuditshem dhe fakti qe predhat qenkan aktivizuar dhe paskan dal dhe kan shperthyer jasht tuneleve!!!!!! si???????!!!!!! ishalla sa me pak viktima dhe mend per her tjeter

  39. sui thotë:

    15 March 2008 @ 3:27 pm

    Lajm shume i trishtuar, por nderkohe vertetohet perseri qe njeriu e ka fatin e vet ne dore. Disa nga personat qe ishin ne Gerdec kishin ikur prej andej sapo pane shenjat e para te tymit - por pjesa tjeter qe nuk i ka dhene rendesi ka ngelur aty, i vrare ose plagosur. Lajmet jane te ndryshme dhe shifrat te vogla ose te medha ne varesi te alarmit te krijuar..

  40. sui thotë:

    15 March 2008 @ 3:32 pm

    Nderkohe po ndodh dhe nje gje tjeter e shemtuar. Gazetare te etur pas lajmit intervistojne njerez te plagosur, te cilet me shume se per kameren kane nevovoja urgjente per spital……. cnjerezore!!!

  41. ardi thotë:

    15 March 2008 @ 3:33 pm

    California thperthimi i pare ka ndodhur ne nje depo e cila ka shkatuar reaksion zinxhir ne disa pika te tjera ne zone. Sipas nje punonjesi te firmes Amerikane qe merret me c’montimin e municioneve tek depot sot mund te kene qene rretj 150 punetor (lajm tek balkanNews).

  42. california_dreaming thotë:

    15 March 2008 @ 3:36 pm

    pikerisht pra pak si e veshtir te ndodh ky reaksion zinxhir ne 4 tunele te ndryshem pa lidhje me njeritjetrin!!!!

  43. ardi thotë:

    15 March 2008 @ 3:38 pm

    Cdo gje ka mundesi por per sabotim ndodhta prej Serbeve sepse sipas raportit te fundit te CIA-s Serbet kishin plane mbas ‘pavaresise se kosoves’ per trazira ne Ballkan.C’montimet i bente nje firme Amerikane .

  44. Penar Musaraj thotë:

    15 March 2008 @ 3:38 pm

    Nga website-i i Top Channel,
    “Berisha: Forca te blinduara te RENEA-s ne repartin e shpetimit”
    “Topi: Jane marre masa per te perballuar situaten”

    S’dua te jem cinik, po keta te dy jane “out” fare. Ca do bejne te blinduarit mer shef komandant perballe nje shperthimi te kesaj mase? Ca masash jane marre mer president Tirone qe flet ne mes te katastrofes si me qen n’referat?

  45. rual thotë:

    15 March 2008 @ 3:41 pm

    ketej thuhet per 63 te vdekur shqiptare :( mes te cileve 1 Italian e disa amerikane…..

  46. ardi thotë:

    15 March 2008 @ 3:42 pm

    Te blinduarit sepse ka shume njerez te futur neper tunele jashte depove per tu mbrojtur , pa mjete te blinduara si mund te futesh???

  47. askushi thotë:

    15 March 2008 @ 3:42 pm

    nen siperfaqen tokesore shqiptare nga jugu deri ne veri, ka aq shume tritol, sa po te shpertheje, shqiperia as ne harte nuk shihet me…

  48. Penar Musaraj thotë:

    15 March 2008 @ 3:42 pm

    ku ketej ruaj? kush e thote kete per 63 te vdekur?

  49. avocados thotë:

    15 March 2008 @ 3:46 pm

    sapo degjova se shperthimet rifilluan…edhe me te fuqishme akoma..eshte e vertete?

  50. ardi thotë:

    15 March 2008 @ 3:46 pm

    Corriere,BBC etc. mbi 60 te vdekur edhe disa specialist Amerikan.

  51. shqiptari thotë:

    15 March 2008 @ 3:47 pm

    Ne nuk e meritojme gjithe kete!

    Thirrini mendjes o njerez, kini frik nga zoti, jo nga njeriu pseudozot!

    Me vjen shume keq, po sikur te ishin familjet tona atje!

  52. Penar Musaraj thotë:

    15 March 2008 @ 3:47 pm

    ardi, mjet i blinduar do te thote mjet qe nuk e pershkon plumbi. s’ka lidhje fare me futjen neper tunelet jashte depove.

  53. Ll thotë:

    15 March 2008 @ 3:48 pm

    Top-i thote qe Renea eshte urdheruar te terhiqet :(

  54. Tironsi thotë:

    15 March 2008 @ 3:50 pm

    Mos ka rrezik qe keto predhat me rreze 27 km te demtojne Tiranen ose Durresin? Mos duhet me u thene njerezve te largohen 27 km nga depot? Ju lutem, na thoni ndonje gje se kemi njerez ne Tirane e Durres

  55. rual thotë:

    15 March 2008 @ 3:50 pm

    Penar une jam ne Itali.Rai Uno jep keto shifra ne TELETEXT te saj

  56. une thotë:

    15 March 2008 @ 3:52 pm

    po he or burr mjet i blinduar qe te jete me i sigurte nga shperthimi sesa nje mjet i zakonshem , sigurish nuk pritet qe ti beje balle shpertimeve gjigande po te japi nje nivel sigurie me shume. nuk eshte ndenje gje e gabuar , dhe sigurisht qe ka te beje me tynelet qe thote ardi sepse me kte mjet shkohet tek tynelet dhe merren njerezit qe mund te jene fshehur aty. pse beni si eksperte te gjerave ushtarake xhanem , diskutoni per tragjedine.

  57. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 3:52 pm

    TE vdekurit e pare :

    5 te vdekurit e pare nga ata qe kane qene larg . Dhe nje banor gjithashtu

  58. Penar Musaraj thotë:

    15 March 2008 @ 3:53 pm

    Flm, rual. E pashe tani te Corriere. Ll, me mire te terhiqen Renea. Aty duhen forca speciale evakuimi, jo policie. A kemi ne ndonje force evakuimi? (S’ma do mendja, po mbase edhe kemi…)

  59. press78 thotë:

    15 March 2008 @ 3:53 pm

    BURIME QEVERITARE I KONFORMUAN TOP-CHANNEL SE DERI TANI KA 6 TE VDEKUR.

  60. edrus thotë:

    15 March 2008 @ 3:54 pm

    ESPLOSIONE, L’ITALIA PRONTA AD ASSISTERE TIRANA

    TIRANA - L’Italia e’ pronta ad aiutare l’Albania a far fronte alla situazione di emergenza provocata dall’esplosione di oggi in un deposito d’armi: lo rende noto l’Ambasciata d’Italia a Tirana che, tramite il ministro italiano della Difesa, ”ha dato disponibilita’ ad assistere per l’evacuazione sanitaria”. ”L’offerta - rende noto l’ambasciata - e’ stata accolta con ringraziamenti dalle autorita’ albanesi che hanno sottolineato il fatto che l’Italia e’ stato il primo paese ad offrire il proprio aiuto all’Albania”

  61. ardi thotë:

    15 March 2008 @ 3:55 pm

    Sipas Julia Mecanit zedhenese e kabinetit qeveritar ne rastin me te keq numri i viktimave qe punonin ne depo mund te jete 63 prej te cileve disa marinsa Amerikan. Forcat e Reneas jane terhequr sepse rrezikohen shperthime te reja.

  62. Ll thotë:

    15 March 2008 @ 4:16 pm

    Thuhet qe municionet ishin sjelle ne ate zone te banuar per tu asgjesuar, dmth ishin te grumbulluara aty.

    Jam kurioz te shikoj se cfare do thote Ministria e Mbrojtjes per shperthimin.

  63. Etrusk thotë:

    15 March 2008 @ 4:17 pm

    Ngushellimet e mia te sinqerta per familjet e te vdekurve dhe dashte zoti nuk ka me viktima te tjera.
    O zot ca tragjedie, qameti ka zbrit ne Shqiperi me duket!!! :(

  64. une thotë:

    15 March 2008 @ 4:18 pm

    a dihet gje per shperthimet e reja qe u paraljmeruan?

  65. Liri thotë:

    15 March 2008 @ 4:19 pm

    http://tv.repubblica.it/home_page.php?playmode=player&cont_id=18413

    Shihni deri ne fund videon e shperthimit.
    Si zakonisht merr informacion me te sakte nga mjetet e huaja te informimit sesa nga tonat…

  66. Vigan thotë:

    15 March 2008 @ 4:19 pm

    posht po hedh 2 video te shperthimit , e para eshte pamja e madhe e shperthimit ndersa e dyta eshte deshmia e 2 deshimitareve.

    http://youtube.com/watch?v=ROTtApP5bXU

    http://youtube.com/watch?v=Hi2mEyVDRGM

  67. something_ thotë:

    15 March 2008 @ 4:21 pm

    lajm i fundit ..NEWS24 njofton per 50 te vdekur(te gjithe puntoret ne depo)…Do zoti s’eshte e vertete.

  68. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 4:22 pm

    Gazetarja e Tv Arberia konfirmon per nje femije te shkrumbuar.

    Llukan,
    Mediun duhet tavarin per koqesh per kete . Mblidheshin nga gjithe Shqiperia. Pike grumbullimi kjo eshte konfirmuar.

    Prokuroria duhet te bllokoje menjehere te gjitha materialet e ndermarrjes se eksporteve te armeve qe manaxhon ky sharlatan qe te mos behen korrigjimet e hyrje daljeve ne ate repart.

  69. anja thotë:

    15 March 2008 @ 4:25 pm

    Pamja e filmuar nga nje cift i cilit u shkaterrua shtepia perbrenda:

    http://www.youtube.com/watch?v=QP1_c8s2GSM

  70. Pjer Thomas thotë:

    15 March 2008 @ 4:25 pm

    Djema i provova te tera keto kanalet qe kishit futur ketu , por asnjera nuk jepte per shperthimin. Ajo Corriere, e kishte si artikull, por jo filmim. A mund ndonjeri te na i japi dhe ne amatorve te kompiutrit, ta shohim, ose ta fusi tek jutube, qe ta kemi me kollaj ta shohim.

  71. vlonjati thotë:

    15 March 2008 @ 4:27 pm

    Gjer tani jan konfirmuar 6 viktima dhe 200 te plagosur.Nderkohe eshte urdheruar evakuimi i nje pjese te Durresit.ato 63 viktimat ka qen nje moskuptim nga ana e kanalit skynews qe tha lajmin.Kan qen 63 punetor te bllokuar ne tunel dhe shume nga ata jane te plagosur.Renea nxorri 4 te vdekur nga tuneli.

  72. Ll thotë:

    15 March 2008 @ 4:29 pm

    Koth,

    Mire e ke por une parashikoj qe do ja lene asaj firmes amerikane dopio gjashten per kete rast. Ja ta shohim.

  73. Julius thotë:

    15 March 2008 @ 4:29 pm

    http://www.glosk.com/AL/Gerdec/-155546/videos/Shperthimi Ne Vore-Gerdec - Explosion in Albania - Video/QP1_c8s2GSM_en.htm

  74. Leon thotë:

    15 March 2008 @ 4:30 pm

    Shqiperia duhet te jape alarmin dhe duhet urgjent nderhyrja e Nato-s..
    Ne media thuhet se jane raketa toke-ajer qe mund te shperthejne ne cdo minute…
    Natoja ka padyshim mjete te nevojshme per keto lloj krizash..
    Shpresoj se me e keqja ka kaluar… C’kishte per te ndodhe ndodhi… Tashme numerohen viktimat dhe pasojat… :( :(

  75. Dori thotë:

    15 March 2008 @ 4:31 pm

    Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shpresoj që numri të jetë sa më i vogël.

    S’arrij të kuptoj se si mund t’i grumbullojnë për azgjesim municionet pranë zonave të banuara. Edhe ushtarakët shqiptarë duhet ta dijnë rrezikun, por amerikanët si e kanë pranuar (apo këshilluar)? Kjo është me të vërtetë katastrofike dhe s’më besohet që janë kaq të pa-aftë.

  76. sui thotë:

    15 March 2008 @ 4:34 pm

    4 te vdekur te deklaruar nga KM..

  77. vlonjati thotë:

    15 March 2008 @ 4:34 pm

    http://www.youtube.com/watch?v=QP1_c8s2GSM kjo eshte casti shperthimit

  78. Vapa e Gushtit thotë:

    15 March 2008 @ 4:34 pm

    Deri tani thote Berisha nuk ka pasur konfirmime per viktima pervec atyre qe punonin ne depo! Dmth ata te shkretet ne depo s’kane asnje fije shprese per te qene gjalle. O zot sa keq!

  79. vlonjati thotë:

    15 March 2008 @ 4:36 pm

    Qeveria pergenjeshtroi faktin se aty gjenden raketa toke ajer me rreze te gjer veprimi.Por ne te njejten kohe u dha urdher qe dhe forcat specila dhe renea te largohen nga zona pasi po intesifikohen shperthimet dhe ka frik per nje shperthim me te madhe.

  80. Pjer Thomas thotë:

    15 March 2008 @ 4:38 pm

    anja, faleminderit, sapo e pashe .

  81. Rezarta thotë:

    15 March 2008 @ 4:40 pm

    me vjen shum keq per ata te vdekur dhe per ata te plagosura por zoti e ka shkru.kuku gjynah breeee

  82. lulian kodra thotë:

    15 March 2008 @ 4:45 pm

    Hidhuni nje vrap jepni gjak ju qe jeni aty afer, se nuk e perballojne dot spitalet.

  83. florije hajdari thotë:

    15 March 2008 @ 4:47 pm

    ndije keq ardhej per shperthimin qe ndolli ne shipr shrej ngushllime nga zemra per ata njerz qe humben jet qoft i let dheu qithashtu shpresoj qe te jen mir ata te lenduart te gjith qe jan prekur nga ky aksidennt fat keq ju pershendes florije hajdari nga gjilani ne po i ndjeki non stop lajme na teliviziojne e juja

  84. Dori thotë:

    15 March 2008 @ 4:52 pm

    Sa ka qenë ora kur filluan shpërthimet?

  85. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 4:54 pm

    11 e gjys besoj.

  86. vlonjati thotë:

    15 March 2008 @ 4:54 pm

    Ka qen rreth ores 12 ne mesdite.

  87. lulian kodra thotë:

    15 March 2008 @ 4:58 pm

    A kane ra ndonje cike shperthimet apo vazhdojne? Si duket gjendja?

  88. Suliote thotë:

    15 March 2008 @ 5:01 pm

    Lutemi na jepni ndonje lajm me te fresket..

  89. Lefti thotë:

    15 March 2008 @ 5:01 pm

    Tragjike !

    Mendohet se paska pasur edhe Marinsa Amerikane ne depo qe ishin pjese e dispozitivit per ç’armatimin e Shqiperise.

    Te gjithe duhet te reflektojme, te marrim vetedije, per tere keto arme qe Shqiperia ka prodhuar (me tre turne) per gjysem shekulli qe jo vetem qe bashke me Bunkeret nuk sherbyan nje dite te vetme per te na mbrojtur, por tani qe po mundohemi t’i heqim, shkaktojne tragjedi te tilla !

    Eshte tragjike, qe ngjarje te tilla te ndodhin akoma gati 20 vjet pas renies se atij regjimi ushtarak, qe e beri Shqiperine vendin me dendesine me te madhe ne bote te armatimeve, tritolit, bunkerave !

    Erion Braçe ankohej para ca muajsh, per “Cernobilin” qe mund te behej ne Shqiperi nga ndertimi i Centralit Bertamor ! Harron vocerraku, se Shqiperia me tere ato armatime te prodhuar ne Poliçani (afer Beratit) e gjetke ka magazinuar neper tunele aq shume barut, tritol e bomba, sa t’a shuaje gjithe vendin, pa pasur nevoje per “Central Berthamor” fare !

    Shqpresoj se brezi i ri, te kuptoje çmendurine e regjimit te Dikatures, i cili e betonoi çdo cep te Shqiperise me bunkere per t’u mbrojtur nga je armik qe nuk “sulmoi” kurre, nje regjim qe e mbyshi vendin me tunele e depozita armesh, tritoli, rraketash, bombash, sikur ky “byth” vend si ne, do t’i duhej t’i bente balle gjithe BOTES ! Sepse aq arme, municione, bomba, tritol etj disponoka Shqiperia !

    Uroj qe gjera te tilla te mos perseriten me, edhe pse proçesi i shfarrosjes se ketyre armeve s’duhet te ndalet. perkundrazi, ai duhet te pershpejtohet dhe te amplifikohet, ne menyre qe sa me pare te hiqen 90 % e armatimeve dhe municioneve qe disponon vendi, dhe qe rrijne e “flene” gjume kot, e qe here-heres zgjohen duke shkaktuar tragjedira te tilla.

  90. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 5:04 pm

    Shefi i Shtabit te Ushtrise eshte shume afer depos rreth 50-60 m ne nje koder aty afer dhe konfirmohet qe nuk egziston rreziku i shperthimit te raketave. ( nuk ka atje dmth ) Tek tuk shperthejne predha qe jane shperndare ndaj dhe eshte akoma me shume rrezik te nderhyhet ne vater per te konfirmu per viktima qe fatkeqesisht besoj se do kete dhe jo pak. :(
    Mos prisni te dhena te sakta sepse behet fjale per situate te ngjashme me nje bombardim ndaj bilanci i sakte nuk del menjehere.

    Nuk duhet perhapur panik , sepse nuk vlen.

    Tirana eshte si e shokuar. Asnje levizje neper rruge.

  91. Vigan thotë:

    15 March 2008 @ 5:05 pm

    Shperthimi ne Vore ( kualitet i mire )

    http://youtube.com/watch?v=ROTtApP5bXU

  92. lulian kodra thotë:

    15 March 2008 @ 5:11 pm

    Koth rrofsh! Po rrallohen ndonjecike shperthimet?

  93. palaco-njeri thotë:

    15 March 2008 @ 5:13 pm

    Dite zie!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Bah sa gjunah shqipetaret e shkrete.
    Ne skemi as qeveri as mut.
    Ata duhen kapur dhe pushkatuar te gjith per veprime anti-kombetare.
    Ky me duket mua si nje Sabotim,eshte e pamundur qe municionet te shperthejne si pasoj e nje shperthimi tjeter ne afersi,kur nuk ndizen nga lapsolla e tyre.Te pakten kaq e dime.Prandaj qeveria te dale dhe te thote te verteten.

  94. edrus thotë:

    15 March 2008 @ 5:14 pm

    O Lefti, ke folur njëlloj si Berisha!
    Pse mer bab nuk kapesh me ata aventurierë që luajnë me shitblerje armësh po kapesh me atë se si dhe përse u prodhuan ato armë??

    Do që të bëhem karagjoz dhe unë dhe të të pyes: Pse nuk shpërthyen tunelet e Poliçanit për 50 vjet?? Pse nuk i lanë armët në tynele dhe të kalbeshin atje??…. do që të vazhdoj?? apo janë më të sigurta në Vorë (meqë mund të ngarkohen më kollaj avionët në Rinas).

  95. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 5:16 pm

    Jepen te dhenat e para :
    3000 ton municion ka pasur brenda ne tynele. Kete e konfirmon nje me mbieemer Delijorgji si perfaqsues i pales shqiptare ne kete bashkepunim.

    I gjithe dokumentacioni pohon ky birboja qe flet duke qesh kane qene afer objektit. Nuk kuptohet ngazellimi i tij.

    Ky municion vinte nga gjithe vendi dhe ky hajvani vazhdon dhe qesh dhe thote qe ky municion mund te hidhte ne ere gjithe Tiranen.

    Nuk ka pas tynele por depo siperfaqsore .

    Konfirmohet qe disa depo jane rrafsh me token.

  96. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 5:16 pm

    me falni : * depo , jo tunele.

  97. akvll-naja thotë:

    15 March 2008 @ 5:22 pm

    çfarë katastrofe!… ka njeri të shpjegojë pse u asgjesokan municionet? dmth, cila është arsyeja zyrtare? çfarë tmerri…

  98. losttext thotë:

    15 March 2008 @ 5:25 pm

    me duket se asgjesimi i ketyre municioneve behet ne prag te futjes se shumepritur te NATO, nje nga parakushtet e se ciles, eshte dhe asgjesimi i ca municioneve dhe nderrimi i arsenalit ushtarak aktual me ate me te “avancuar” perendimor…

  99. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 5:31 pm

    Ndroni kanal ju qe keni Tv.
    Klani do jape shpej pamje te vendit te ngjarjes.

  100. Lefti thotë:

    15 March 2008 @ 5:34 pm

    Losttext ka te drejte

    Pas futjes se Nato, Shqierpia do eleminoje tere “floten” e Kallashnikoveve qe disponon, per arme perendimore dhe me moderne.

    Sa per Edrus, meqe ai e “dika” se keto municione do shiteshin,
    une thashe vetem qe Shqiperiaka prodhuar aq arme dhe municione, sa per te bere lufte me tere boten : kemi aq shume, me densitet aq te madh, as po i shiokojme pasojat, siç i kemi pare ehde me perpara.

    Po mos te kishte Shqiperia kaq municione, s’do te ndohnin tragjedi te tilla, dhe mbi te gjitha, po mos te ishin fiksuar depotet afer Fshatrave dhe Qyteteve, s’do kishte probleme te tilla.

  101. edrus thotë:

    15 March 2008 @ 5:35 pm

    Sepse e dashur Akull, sado TRAPA që të jenë “miqtë” dhe fqinjët tanë, e dinë se nuk mund të përballojnë një Shqipëri me një armatim të tillë… dhe gjëja më e mirë për TA është që Shqipëria të bëhet fushë me lule… duke bërë të mirën e vetme, që t’ju gjejnë tregje për të shitur këto armatime politikanëve tanë joTrapa dhe për të bërë ndonjë dorë pare.

  102. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 5:38 pm

    Kompania qe bente demontimin* kishte vetem nje vit qe merrej me kete pune.

    Pra kjo eshte projektuar vetem 1 vit para.

    Policia duhet i kerkoje pasaporten ketij robit qe eshte drejtor i fabrikes qe edhe jetonte brenda kesaj qe ky e quan fabrike.

    Dhe ka qene duke u larguar 5-6 minuta para shperthimit.

  103. une thotë:

    15 March 2008 @ 5:44 pm

    ka qene duke u larguar ne kuptimin qe dinte dicka??

  104. edrus thotë:

    15 March 2008 @ 5:48 pm

    Lefti, çarmatimi mund të bëhej dhe në Poliçan… apo jo?
    Sipas teje, qënka më e sigurtë që të zbrazen tunelet dhe të çohen armatimet në depo sipërfaqësore për tu çarmatosur????!!!!
    Nqs është e vërtetë shifra që jepte kotherja, a e di se ç’do të thotë 3000 ton??? A nuk mund të merreshin me sasi më të vogla nga tunelet për tu asgjësuar ato armë??? Nëse ty të duken operacione normale, të kryera në bazë të rregullave të sigurimit teknik, atëhere ke të drejtë, por nëse këto gjëra më bijen ndesh dhe me rregullat më elementare të sigurimit teknik, atëhere mua më vjen natyrshëm “që ta di” atë muhabetin e shitjes.

  105. Pjer Thomas thotë:

    15 March 2008 @ 5:55 pm

    Koth te kam taksur nje shishe martini belg, si do takohemi per te ta dhene. Pjero.

  106. ari thotë:

    15 March 2008 @ 5:55 pm

    ne 1999, ne kohen kur forcat e AFOR, gjendeshin ne Shqiperi, inxhiniere te Nato’s vizituan disa tunele municionesh ne Elbasan. me kujtohet sesi u shpreh nje major norvegjez pas asaj vizite. “nuk behet fjale A do te shperthejne, por KUR do te shperthejne gjithe ato ekslpzive qe tashme jane teper te paqendrueshme, jane te “djersitura”, dhe kjo i bene fatale. kur kjo te ndodhi, as familja jote ne Durres nuk do te jete e mbrojtur”. ministria jone nuk ka bere akoma asgje per eleminimin e tyre. imagjinoni vete o popull se c’behet.

  107. vlonjati thotë:

    15 March 2008 @ 5:57 pm

    Pak sekonda me pare ndodhi nje shperthim tjeter me fuqi te konsiderueshme.

  108. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 5:58 pm

    Si mund ta di une kete !

    Pjesa tjeter e shtetit qe nuk eshte ne vendngjarje duhet te marre masat e tjera.
    Sherbimet informative te pergjojne te gjitha telefonatat e personave qe kane lidhje me kete objekt.
    Te vertetojne te gjitha levizjet e armatimeve drejt ketij objekti hyrje dalje. Jo Policia , por sherbimet inteligjente.

    Prokuroria te sekuestroje te gjithe domkumentacionin SOT, TANI, jo neser.
    Te shoqerohen te gjithe personat qe kane lidhje me kete fakrike, te gjithe pa paerjashtim , ti izoloje nga njeri tjetri dhe te mos lejoje ngritjen e alibive EDHE nga keto mediatiket qe PO ben i KUDO ndodhuri Blendi Fevziu.

    Te sekustrohen te gjitha keto deklarime qe po bejne keta drejtuesit e kesaj qe keta e quajne fabrike.

    Sherbimi informativ, te pergjoje pa leje te gjithe telefonat qe ka bere fatmir Mediu menjehere mbas ngjarjes.

    Presidenti te mbledhe KEsillin e Sigurise dhe mos na caje derrasat neper TV.

    Te mbikqyret gjithshka qe ka lidhje me personat qe jane pronare te fabrikes, te shikojne levizjet e familjareve te tyre qe te kuptojne me shume.

    Shtabi i emergjences mos beje shaka kur deklaron qe duhen aq apo kaq ore per te hyre ne vatren e shperthimit, dhe te mos e leje qe ta beje kete dreq pune ne oret e vona te nates, si skuthet, per te mos i marre imazhet e renda te kesaj menxyre publiku.

    Media kryesore po kujdesen pikerisht per kete. Nuk po thuhet asgje e vecante mbi ngjarjen, pervec se Blendi Fevziu po kujdeset qe ne cdo disa minuta te theksoje qe vazhdojne shperthimet e vogla dhe se eshte rrezik te afohen trupat afer zones.

  109. ELLE thotë:

    15 March 2008 @ 6:00 pm

    SI GJITHMONE SHQIPTARET I BEJNE PUNET ME DELIKATESE TE MADHE . PSE NUK MOREN MASAT PER TE LARGUAR POPULLSINE.GJYNAH NJEREZIT E SHKRETE VIKTIMA TE PAFAJSHME

  110. hjalmar thotë:

    15 March 2008 @ 6:06 pm

    daku, mos përhap panik, çmontimi i armëve ka kohë që ka nisur dhe masa kryesore e armëve më të rrezikshme janë asgjësuar sepse ulja e armatimit të vjetëruar ka qenë një nga kushtet për të hyrë në NATO dhe është përmbushur që vjet si normë

  111. ThoughtPolice thotë:

    15 March 2008 @ 6:08 pm

    Ngushellime familjareve te viktimave dhe uroj qe te mos kete shume njerez qe kane humbur jeten nga keto shperthime, vetem qe, te pakten sot, te respektohet dhimbja e njerezve, te apelohet per dhurim gjaku, per ata qe kane mundesi, dhe te kontrollojne veten ca persona dhe te mos bejne “shperthime” kunder qeverise apo institucioneve te linjes.
    Do te kemi mundesine ne ditet ne vazhdim, te diskutojme dhe debatojme per pergjegjesine, per rregullat teknike etj., te asgjesimet te municioneve qe ben Shqiperia, qe eshte nje gje normale. Prandaj te presim dhe te mesojme me shume, se cfare ka ndodhur dhe ku ka qene problemi…

  112. Pjer Thomas thotë:

    15 March 2008 @ 6:10 pm

    Koth ;-….Te vertetojne te gjitha levizjet e armatimeve drejt ketij objekti hyrje dalje. Jo Policia , por sherbimet inteligjente…

    :-) o ç’me dhive tu qesh, kisha gjith diten me nje humor depresiv. Po ku ka sherbime inteligjente ne Shqiperi o Koth, s’ka kendej ne perendim, e jo me te kete atje. Te ashtuquajturat sherbime te fshehta fare mire mund ti quash sherbime hajvanesh. Ata ne vend qe te kontrrollojne telefonat e personave kyç te qeverise e shtetit, kontrrollojne telefonat e njerzeve te thjeshte.

  113. lulian kodra thotë:

    15 March 2008 @ 6:14 pm

    Ka pjer thomas ka, ne mos jane ata qe merren vete me shitblerjen, qe u bie te spiunojne veten, pra nuk e bejne. Mos e harxhoni frymen sot me gjetjen e fajtorit, ju lutem. Na mbani ne kontakt se jemi aq te avancum nga ana teknologjike, sa qe televizori i perket epokes se gurit e nuk na e kap, keshtu qe vetem peshkun kemi si informacion live.

  114. alket thotë:

    15 March 2008 @ 6:15 pm

    Kjo nga BBC - video atje eshte e nje kanali shqiptar, po sjam i sigurte se cili.

    http://www.bbc.co.uk/mediaselector/check/player/nol/newsid_7290000/newsid_7298600?redirect=7298655.stm&news=1&nbwm=1&nbram=1&bbwm=1&bbram=1&asb=1

  115. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 6:15 pm

    Te q….a Naton !

    Drejtori i kesaj kompanie deklaroi ne media qe Kompania e tij kishte afro nje vit qe merrej me kete pune. E kam fjalen per keto depot une ku ishin 3000 ton municione brenda dhe qe ishin demontuar per kete nje vit 6000 ton fisheke pa asnje problem.

    Ato te tjerat or daje thuaji ne ndonje mbledhje partie ti se ketu jemi duke thene ndonje gje rreth ngjarjes, jo Strategjise Afat gjate te antarsimit ne bllokun euro atllanik deh rolin e Shqiperise ne renditjen ne anen e aleances kunder bothtit te se keqes deh luftes kunder terrorizmit nderkombetar.

    Ndro kalal er daj, mos e merr infon nga Shijak TV.

  116. lola thotë:

    15 March 2008 @ 6:16 pm

    Ka riaktivizim shperthimesh. Sapo ndodhi nje tjeter, ndersa vijon evakuimi i banoreve…
    Pra 3000 tone municione caktivizoheshin 30 metra larg nje zone te banuar nga mijera banore. Ku eshte pare e degjuar kjo tjeterkund ne bote?

  117. shefi kuadrit thotë:

    15 March 2008 @ 6:19 pm

    Ngjarje e rende, sh e rende, ngushellime te gjithe familjeve te prekura. Car behet ne shqiperi o vlla vdesin njerezit si mushkonja, ke frik ti afrohesh kompjuterit ne mengjes se perdite ndodh dicka e rralle andej.
    Car kompani leshi kan punesuar keta, do na japin armet e Natos, armet e leshit, trapat e dreqit, le qe car them une enverit ti vine anash keta se atehere nuk ndodhnin tragjedi te tilla, shtet m*ti.

  118. vlonjati thotë:

    15 March 2008 @ 6:20 pm

    Si ka mundesi nje firem qe kryen nje pune te ketij lloj lejon qe ne ambientet e punes te kete dhe femije.Ne repartin e djegies ka shume femije,sa serioze eshte kjo.

  119. odi thotë:

    15 March 2008 @ 6:21 pm

    o Zo sa keq me vjen per ata njerzet qe gjenden aty ne ato zona! Me gjithe qenien time shpresoj se numri i te vdekurve je jete sa me i vogel dhe i lutem qytetareve te shkojne ne ambulancat me te aferta per te dhuruar gjak!

  120. vlonjati thotë:

    15 March 2008 @ 6:22 pm

    Lajmi fundit ne top-channel.Shume banore nga Struga dhe zonat shqiptare nisen drejt Tiranes per te dhuruar gjak.

  121. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 6:25 pm

    Vlonjat,
    drejtori i kesaj firme eshte shqiptar. Jane parrulla vlla qe i hapin keta skalionet e vdekjes ku te kene mundesi.

    Brenda kane qene 110 punetore, kjo eshte zyrtare .

  122. Penar Musaraj thotë:

    15 March 2008 @ 6:28 pm

    “Shume banore nga Struga dhe zonat shqiptare nisen drejt Tiranes per te dhuruar gjak.” - Wow!

  123. Permetari thotë:

    15 March 2008 @ 6:30 pm

    Ca ketu pelqejne te kercejne ne konkluzione apo te bejne “te zgjuarin pas beteje”. Ca si Koth-ja u duket vetja si ndonje lider i madh, president apo dicka me lart, dhe jep urdhra se c’duhet te beje sherbimet sekret e c’duhet te bejne ministrat. Lereni per nje moment menjane egon tuaj, o njerez. Ne qofte se ndihmoni me ndonje informacion ua dime per faleminderit, sa per te tjerat lerjani kohes, pavaresisht egoizmit tuaj pervers per te treguar se sa me te zgjuar se ata te tjeret jeni. Per mendje (pas beteje) jeni te gjithe te paret. Ajo qe ndodhi, ndodhi. Shihni se c’mund te beni te ndihmoni dhe lerini “urdhrat” e “mendjet e ndritura” per me vone. Te pakten, jo pa pushuar njehere shperthimet ne vend.

  124. vlonjati thotë:

    15 March 2008 @ 6:35 pm

    2000 qese gjak jane rruges per ne Tirane.Gjaku eshte dhuruar nga shqiptaret e Maqedonis.O Koth pak minuta me pare foli dikush te vizion dhe po diskutonte per kostot politike dhe per rrezikun e kesaj ngjarje pikerishte para takimit per antarsimin e Shqiperis ne NATO.Po qarkullojne shume hamendesime.

  125. Eddie thotë:

    15 March 2008 @ 6:37 pm

    A mendoni se do kete deme afatgjata natyrore? Ka mundesi qe te kete pasur lende toksike ne prodhimin apo te krijuara gjate degjenerimit te shperthyesve?

  126. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 6:38 pm

    Na fal o Permetar, o nxenesi i Gazidedes !

    Po kam gjithe ditem mer qe shkruj na i gje per kete ngjarjen, vetem kete punen Fatmir Mediut lexove mer qe i duhet pergju telefoni sa me shpejt qe te jete e mundur ?

    Na fal mer per bezdine !

  127. Ashley Dupre thotë:

    15 March 2008 @ 6:39 pm

    Ngjarje e padeshiruar por shpresoj te mbyllet me pak te demtuar.

  128. Julius thotë:

    15 March 2008 @ 6:41 pm

    Kothi e ka mire. Vetem me deklarata nuk ia hedhin dot lumit keta te sotmit. Sa dite te jene ne pushtet t’i bejne dite zie, ta dime te pakten. Turp per faqe te zeze!!
    Jo, nuk do ndodhte gje pa patur ndonje qellim perfitimi, se 3000 tn municion nuk i mbledh kot afer nje zone te banuar.

    Gjynaf viktimat. :(

  129. vlonjati thotë:

    15 March 2008 @ 6:42 pm

    Alabaket mbeten alabak.Sapo u dha nje lajm se disa persona po grabisin shtepit e lena shkret nga banoret e larguar.
    Ne apelin e fundit rezultojne 7 persona te zhdukur nga nje familje me mbiemer Osmani.

  130. odi thotë:

    15 March 2008 @ 6:46 pm

    Nje Radio lokale nga Gjakova njofton se rreth 100 punonjes te Shendetit te Gjakoves kan dhuruar gjak per Shqiperine te cilat jan nisur per ne Tirane rreth ores 1700 !

  131. Libertas thotë:

    15 March 2008 @ 6:48 pm

    Imagjinoni centralin atomik ne Shqiperi…. Ca trishtimi!

  132. lulian kodra thotë:

    15 March 2008 @ 6:50 pm

    Prape Osmani? 8 Osmani vdiqen ne Farke, gjynah.

  133. bajrami thotë:

    15 March 2008 @ 6:50 pm

    ngjarje shum shqetsuse për të gjithë po do zoti që të mos këtë shum të vrar.

  134. Permetari thotë:

    15 March 2008 @ 6:50 pm

    O koth, leri budallalliqet personale se nuk eshte momenti. Sherbimet sekrete te pergjojne Mediun??? Momenti per keto pergjime eshte! Lere se nuk ia vlen… Sa per informacionet qe ke sjelle kam, ta dime per faleminderit.

  135. vlonjati thotë:

    15 March 2008 @ 6:52 pm

    Vdes nje nga femijet qe ndodhej ne spitalin ushtarak.

  136. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 6:56 pm

    E mire ne mos Fatmir Mediun, atehere Sabri Godon. Pa leje, se del fjala andej nga Prokuroria po u kerkua leje !

  137. lulian kodra thotë:

    15 March 2008 @ 7:02 pm

    Ka tjeter shperthim?

  138. gjergji. thotë:

    15 March 2008 @ 7:06 pm

    o zot kur do mbarojne lajmet e tilla

  139. vlonjati thotë:

    15 March 2008 @ 7:07 pm

    Po shperthimet vazhdojne akoma.Eshte dhe nje video tjeter amatore qe eshte ber nga autostrada,sapo e trnsmentoj top-channel.

  140. Altin Goxhaj thotë:

    15 March 2008 @ 7:09 pm

    Une sot i cova kete shkrim gazetes Albania si respekt ndaj gazetareve femra qe sfiduan burrat e medias dhe shkuan te parat ne mes te shperthimeve aty ku asnje burre redaksional nuk guxoi!

    GAZETARET E LUFTËS!
    (Nga Altin Goxhaj – telespektaktor i lajmeve të Gërdecit)

    Tiranë më 15 Mars 2008

    Për orë të tëra e gjithë zona ishte në flakë dhe shpërthim. Policia u tërhoq me shpejtësi. Vetëm autoblindat mund të futeshin. Edhe ato nguronin! Me mijëra burra qëndronin rreth zonës por s’guxonin të futeshin! Vetëm ato u futën! Gazetaret! Vajzat dhe gratë shqiptare të medias.

    Është me të vërtetë impresionuese të shikoje në cdo kanal TV, duke bërë zapping me telekomandë në ngrohtësinë e shtëpive tona zërin femëror nga vendngjarja! Nuk kishte rëndësi nëse kanali ishte kombëtar apo lokal, publik apo privat! Kudo dëgjoje vetëm një zë femëror. “jam këtu… duken flakë… duket tym… shoh njerëz që vrapojnë… shoh njerëz të gjakosur…shoh makina që ecin me shpejtësi”! Kudo vetëm zë femëror!

    Një muaj më parë një zë femëror vinte nga Beogradi në mes të tërbimit huligan serb! Ishte një zë gazetareje që sfidonte frikën dhe kërcënimet. Ishte i vetmi zë që vinte nga zona e rrezikut! Ndërsa sot, një kor i tërë i pasintonuar zërash femëror raportonin si gazetare lufte nga vendngjarja në cdo kanal televiziv.

    Cfarë po ndodh kështu?! Ku janë meshkujt?! Përse sot, në një ditë të ngrohtë weekend-i vajzat e televizioneve mbërritën të parat në vendngjarje?! Pse pikërisht femrat janë më të gatshme të rrezikojnë?! Përse pikërisht femrat guxonin dhe kapërcenin kordonat policorë dhe shkonin aty ku shpërthenin municionet totalitare?! Pse pikërisht femrat raportuan saktë dhe profesionalisht drejtpërdrejt nga terreni në flakë?!

    Përgjigja është e thjeshtë: Sepse janë më profesionale, më të guximshme, më njerëzore, më gazetare! Besojnë tek lajmi, besojnë tek vendngjarja, besojnë tek humanizmi.

    Po ashtu sic ndodhte në koridoret e spitaleve ku femrat mbërritën të parat për të dhuruar gjak! Po ashtu sic ndodhi në Gërdec ku nënat vrapuan të parat të gjenin fëmijët e pastaj të merrnin arratinë! Sepse kështu ndodh gjithmonë me motrat dhe nënat tona.

    Vajzat gazetare të Shqipërisë janë krenaria e medias! Sepse janë ato që e mbajnë në këmbë në supet e tyre të brishta (pavarësisht se në koktejlet kryeministrore apo presidenciale ftohen gjithmonë burrat e medias). Dhe durojnë, buzëqeshin, kurrë nuk u qanë si burrat trima të kolltuqeve redaksionalë.

    Prandaj mua mw duket shumw pak 30%! Jo jo! Ne Parlament duhen 50% gra! Të paktën!

    Dhe unë sot tek lëvizja telekomanën ulur në kolltuk, nuk e di pse mu kujtuan tre strofa të një poezie shumë e vjetër që pavarësisht kohës thelbi si paska ndryshuar:

    Në udhëkryqe ndanë xhadeve
    Ditët e shtuna dalin shpesh
    Dhe zgjatin dorën nga makinat
    Herë dy nga dy herë veç e veç

    Dhe ato presin makinën tjetër
    Atje në rrugë atje në shi
    Ato të urtat gjer në dhembje
    Të thjeshtat gjer në madhështi

    Po s’ngrenë ato botën në këmbë
    Në komitet në ministri
    Ato të urtat gjer në dhembje
    Të thjeshtat gjer në madhështi.

    (Mësueset e fshatit – Ismail Kadare)

  141. Aiglon thotë:

    15 March 2008 @ 7:09 pm

    Po Koth, te jap krejtesisht te drejte. Ruaj zotet jetet e te pafajshmeve …

  142. toko thotë:

    15 March 2008 @ 7:13 pm

    PBS Public Radio njofton per mese 100 te vdekur. Shumica femije.
    Isha rruges dhe u detyraova te kthehem ne shtepi per te mesuar me shume. Peshku si gjithmon eshte vendi ku mar shumicen e lajmeve
    O zot qofte me kaq

  143. minatori thotë:

    15 March 2008 @ 7:13 pm

    O zot cfare tragjedie! Eshte e papranueshme. Eshte e papranueshme edhe per faktin se viktimat fatkeqe jetojne ne nje vend qe as nuk do i ndihmoje as nuk do e zbardhe ngjarjen. A do marrin pergjegjesine qe u takon? Cfare bejne keta qeveritare? Sot eshte dite zije, po edhe zemerimi. Nuk arrij ta kuptoj si merremi me cic-mice ketu, kur prinderit tane jetojne ne nje vend ku jeta e tyre eshte ne fije te perit ne cdo moment dhe pa pike pergjegjesie.

    Ajo videoja e atij cunit ne Vore ishte shokuese. Shperthimi e kishte hedhur pertoke.

  144. FM thotë:

    15 March 2008 @ 7:14 pm

    Eshte e ligjshme qe te behet asgjesimi i lendeve plase ne mes te nje zone te banuar???
    A ka qene ne dijeni ministri me kryeministrin per 3.000 tone eksploziv dhe rreziqet qe mund te sjelle?
    Nuk po thote njeri qe ministri ka vene bomben.. Por eshte nje aksident njerezor ne dukje (deri tani), i krijuar nga neglizhenca…
    Per saj te kesaj neglizhence kemi me dhjetra te vdekur duke perfshire femije 2 vjec..
    A duhet te mbaje njeri pergjegjsi per kete neglizhence dhe vdekjen e popullsise civile?? Mire ate ushtarake qe s’po e ze njeri ne goje..
    N.q.s. ministri i mbrotjes dhe kryeministri i nje vendi nuk mbajne pergjegjsi per kesilloj fatkeqsirash athere per c’fare duhen??
    Me duket e habitshme se si dikush me larte mund te shkruaj komente te turpshme pa perfillur jete njerezish.

  145. anja thotë:

    15 March 2008 @ 7:16 pm

    akoma nuk jan gjetur 3 grupe qe telefonuan top-channelin . njeri ne tunel rreth 60 veta. nje grup tjeter se dinte ku ishin…diku ne pyell–13 persona, dhe 13 persona tjere te nje familjeje diku ne gerdec

  146. vlonjati thotë:

    15 March 2008 @ 7:20 pm

    Nje nga ato gazetare qe u fut ne fshat dhe informonte direkt ne studio eshte kusherira ime.

  147. toko thotë:

    15 March 2008 @ 7:29 pm

    Nga shqiperia thone se shtepite e fshatit Gerdec jane zhdukur plotesisht Sipas te thenave ishte nje fshat i ri i ngritur ne vitet e demokracise ( Idiot Minister jo ne kohen e monizmit) nga ato pa leje me banore te ardhur nga vendet e jtera .Ne kohen e komunizmit ai vend ishte bosh me banore per arsye te armatimit qe ndodhej atje. Kjo qeveri dhe gjithe ato para tyre duhen varur per lejimin e ndertimeve ne ate vend. Akoma degjohen shperthime deirn e Tirane Te pakta por flaka dhe zjari duket nga Tirana

  148. vlonjati thotë:

    15 March 2008 @ 7:30 pm

    Greqi ka ven ne dispozicion nje avion sanitar per te transportuar te plagosurit qe kane nevoje per nje sherbim me te specializuar.Truqi,Italia dhe Zvicra jane treguar te gateshme per te ofruar sherbimet e tyre.

  149. Grizhda Zabar thotë:

    15 March 2008 @ 7:32 pm

    Ne kete mment po transmetohet lista e te plagosurve gjate kesaj tragjedie…jane 200 veta te konfirmuar, e mos me shume. Mosha e te plagosurve 3-80 vjec.
    Per momentin te dhenat jane po ato : 110 punetore te konfirmuar, 5 viktima, flitet per 2 femije te tjere te vdekur, por akoma nuk ka ardhur konfirmimi perfundimtar.
    Nderkohe sapo u transmetuan intervistat e te shpetuarve.
    Nje ish puntor tregon se flaket kane filluar nga jashte dhe jane spostuar brenda, dhe tregon qe ka pare nje grua duke rene ne toke.
    Po nje tjeter punetor, tregon se si kishte terhequr motren e vet. Djali ishte i djegur ne qafe nga flaket.
    Nje grua tregon se si ishin fshehur ne nje tunel bashke me dhjetra te tjere.Perkrah mbante nje femije dhe nje plake.
    Nderkohe jane bere 3 telefonata nga persona te fshehur ne tunel (50-60 veta), nje tjeter nga 13 veta te fshehur ne pyll, dhe nje familje me 13 veta te mbetur ne shtepi te izoluar te cilet nuk spostoheshin dot per shkak se nje pjestar i familjes ishte invalid.
    Sapo konfirmohet qe femija qe besohej i vdekur ka shpetuar.
    Nderkohe eshte dhene nje filmim i nje personi qe ishte ne vendngjarje dhe momentin qe po largohenin me makine, duket qarte plasaritja e xhamave nga presioni.

  150. alket thotë:

    15 March 2008 @ 7:33 pm

    Nga mora vesh nga familja ne tirane, procesi i cmontimit behej brenda ne nje si tip hangari/fabrike, dhe perjashta ishin konteniere te mbushur me barut, qe pritej qe te shiteshin sipas ofertave nga jashte. Diku ne nje nga keta kontenieret kishte filluar dhe shperthimi….

  151. Grizhda Zabar thotë:

    15 March 2008 @ 7:34 pm

    Sapo eshte shkeputur nje predhe qe ka hapur nje vater te re zjarri, gazetarja e top channel nuk arrin ta percaktoje ku po qendron kjo vater zjarri per shkak te erresires…
    Balla flet per nje ulje te intensitetit te flakes..por gjithesesi s’ka asgje kostante pasi shperthimet vazhdojne…

  152. Grizhda Zabar thotë:

    15 March 2008 @ 7:37 pm

    Toko dua te genjeshtroj faktin qe shumica e te vdekurve jane femije…dhe te vdekurit te konfirmuar jane vetem 5, nderkohe qe rritja e nr te viktimave vjen vetem kur te mesohet se sa punetore kane qene ne vendngjarje momentin e shperthimit te cilet nuk kane mundur te largohen.

  153. Grizhda Zabar thotë:

    15 March 2008 @ 7:39 pm

    http://www.youtube.com/watch?v=8BVjAiAwhFc

    Ky eshte linku i shperthimit te madh.

  154. gjergji. thotë:

    15 March 2008 @ 7:40 pm

    Ku i kane gjetur keto firma legene qe bejne shkaterimin e municioneve.
    Me mire t’ia kishin lene kete pune popullit te Vlores, do ta kishin kryer me mire dhe brenda dites.
    Per mua te pakten Mediu duhet te jap dorheqjen menjehere.

  155. gjergji. thotë:

    15 March 2008 @ 7:43 pm

    Ne 97 nuk u la depo pa u hapur dhe s’ndodhen gjera te tilla.

  156. opera thotë:

    15 March 2008 @ 7:43 pm

    Koth,
    mos e caj fare nga tipa si ai permetari. Vazhdo ti, dhe cdo njeri tjeter, te shkruani ato qe dini dhe ato qe mendoni.
    Besoj se permetari do te ishte dakort qe te pergjonim peshkun se mos hedh ndonjeri ndonje thirrje per shkuljen e asaj qeverie te qelbur dhe tradhtare.

  157. anonim thotë:

    15 March 2008 @ 7:44 pm

    Al Qaeda ?!!!!

  158. Grizhda Zabar thotë:

    15 March 2008 @ 7:46 pm

    @ Minatori…
    Jeta e çdo njeriu eshte ne fije te perit çdo dite qe ka falur Zoti…
    Psh sot ne Tibet jane vrare 100 te pafajshem nga dore njeriu…
    Ne pakisten ndodhi nje shperthim nga gazi ne nje restorant dhe vdiqen 10 veta…Me siguri ka me mijera qe po vdesin urie, nga semundje, qe po perdhunohen, e qe po vuajne…
    Kjo qe po ndodh ishte nje fatkeqesi… Sipas teje keta qe merren me cic mice cfare duhet te bejne… Nuk mund ta fashosh koken para se ta perplasesh… E kuptoj shqetesimin tend, por s’mendoj se ndonje ketu ka faj apo mund te bente dicka qe kjo tragjedi mos te ndodhte…
    Jane disa momente ku konforti ben me shume pune se sa shfryerja…
    Mendoj une!!… Te gjitheve na dhemb kur na prek drejt per drejt. Dhe nuk mendoj se do te sherbente kjo tragjedi qe Ju te kuptonit se keta Cic micat tani jane te panevojshme.Ne fund te fundit jane te nevojshme…
    Ne po ndajme nje dhimbje se bashku…!!…
    Perqafime.
    Grizhda.

  159. Drit thotë:

    15 March 2008 @ 7:46 pm

    Ate po mendoja dhe une, nuk na ecen fare, nje muaj para se te na vizitoje Bushi na zene ca terrorrista shqiptare ne amerike, tashti nje muaj para se te vendoset NATO na shperthen nje depo municioni. Pa fat fare paskemi qene.

    Ne 97 nuk u la depo pa u hapur dhe s’ndodhen gjera te tilla.

  160. Grizhda Zabar thotë:

    15 March 2008 @ 7:52 pm

    Ka filluar nje sere shperthimesh paksa me te forta ne keto momente…
    Nr i te plagosurve eshte 203, 5 te vdekur.
    Top Channel News.

  161. minatori thotë:

    15 March 2008 @ 8:03 pm

    E dashur Grizhda: komforti eshte mire e bukur, por une preferoj pergjegjesine. Vrasjet ne Tibet jane prodhim i dhunes; tragjedite natyrore jane tjeter gje. Neglizhenca, papergjegjshmeria, provincializmi nuk jane te barabarta me fatkeqesite natyrore. Edhe “aksidentet” ndeshkohen kur behet fjale per 200 viktima.

    Jo se cic-micet do ndalojne, por gjerat duhen vene ne perspektive. Kjo dite duhet ti vere te mendojne njerezit per cfare ka vlere e cfare nuk ka. Por jo ne perspektiven relativizuese “ndodhin gjera te keqija gjithandej” por pse ndodhi? Mund te ishte evituar? Cfare duhet bere? Kush do ta beje? Cfare do bejme ne, po nuk e mbajten premtimin qe kjo tragjedi te mos perseritet me kurre? Jeta ne fije te perit ne Shqiperi nuk eshte e barabarte me jeten ne fije te perit ne Amerike, sepse ne Shqiperi papergjegjesia totale mbizoteron.

    Keshtu qe te me falesh, por jam teper, teper i zemeruar dhe nuk kam nder mend te komfortohem fare.

  162. kik thotë:

    15 March 2008 @ 8:04 pm

    delijorgji eshte ai robi i hekurit qe u fut ne burg para disa vitesh
    tani eshte mik i ngusht i shkelzen berishes

  163. Aiglon thotë:

    15 March 2008 @ 8:05 pm

    Mallkuar qofshim, te gjithe si komb, si shtet e qytetare. Ne 1997, rreth 2000 shqiptare u vrane se luftuam njeri tjetrin, perzume me qindra shqiptare drejt vdekjes ne brigjet e otrantos, vrasim grate tona se jemi ne gjakemarrje, femijet tane vetevriten cdo dite se nuk kemi qene te afte ti krijojme asnje te ardhme, cdo dite nje shqiptar vdes nga dora e nje shqiptari tjeter, nga dora e nje krimineli, nga dora e nje shoferi apo nga neglizhenca e nje shteti vrasetar, po shtet vrastar, ashtu si para nje jave kur nje familje e tere u zhduk nga mos respektimi i rregullave me bazike, ashtu si dhe sot kur nje zot e di sa te pafajshem humben jeten per shkak te nje shteti qe as e rr.uan fare per jetet tona. Dikush te me thoje JU LUTEM SI KA MUNDESI qe nje njeri i me integritet, vecse ne mos i korruptuar, mund te lejoje te krijoje nje qender CARMATIMI ne nje zone po aq te banuar si Vora??? Si ka mundesi qe ky shtet nuk shqetesohet per detyren me primare qe justifikon eksistencen e tij, sigurimin e mireqenies sone fizike : mbrojtjen e jetes se qytetareve te pafajshem ??? Vete e kemi fajin, ne, populli shqiptar, ne vete qe i mbajme ne qeveri keto shtetar vrases …

  164. Grizhda Zabar thotë:

    15 March 2008 @ 8:06 pm

    Avion ushtarak c 130, me ndihma po arrin ne aeroport…
    Situate kaotike ne spitale, shumica e njerezve nuk dine ku te shkojne pas ketij momenti.
    Eduard Zaloshnja, specialist i aksidenteve ne studjo me Sokol Ballen.
    ” nqs kushtet teknike te zberthimit te municioneve te ishin zbatuar, nuk do te kishte ndodhur kjo. Fakti qe jane lejuar ndertimi i shtepive ne ate zone, kur cdo qeveri ne bote ka per detyre te siguroje jeten e popullit te saj, fakti qe keta shpi ndodhen aq afer vatres, kjo i ve faj njerezve qe na kane qeverisur keta 17 vjet. Nje aspekt tjeter per parandalimin, eshte qe e gjithe kjo shoqeri e ky shtet, eshte shoqeri qe ka nivelin me te larte te aksidenteve automobilistike, cdo 10.000 automjete vdesin 40 veta, niveli me i larte i vdekjeve ne europe…ajo qe me shqeteson si specialist i parandalimit te aksidenteve, eshte se ne shpenzojme shume pak per parandalimin e aksideteve, por nqs ulemi e mbledhim shumen e lekeve per programet e parandalimit te aksidenteve eshte shume e ulet […]”
    (Balla)”Ne aksidentin e Farkes, u ngrit problemi i edukimit te parandalimit te aksidenteve Mund te flitet per nje pergjegjesi konkrete te autoriteteve?”
    Eduard Zaloshnja: “Tufa e dhive shkon e ben dem ne faren e komshive, fajin nuk e kane dhite e ka bariu.. Sot do ishte normale qe kryeministri te dilte te jepte dorheqjen sic ndodh ne nje vend normal…ose minimumi ministri i mbrojtjes, qe ka detyren te na mbroje ne, te jape doreheqjen.
    I lutem zotit te kene shpetuar shume nga ata qe kane qene punetore, por me keqardhje mendoj se numri i viktimave duhet te jete me i larte se sa 4.”

  165. Laura thotë:

    15 March 2008 @ 8:09 pm

    Shtet kriminelash!

    edhe askush nga shteti nuk jep ndonje informacion deri tani!!!!!

    S’kane pergjegjesi ata! si gjithmone….

    sa turp, te na perfaqesoje ai shtet si popull…

    per bese, TRAGJEDI

  166. Ner thotë:

    15 March 2008 @ 8:11 pm

    Bravo vellezerit kosovare! Sapo mberriten 400 qese me gjak per ndihme ne spitalin ushtarak!

  167. Grizhda Zabar thotë:

    15 March 2008 @ 8:13 pm

    @ Minatori
    Ndersa une u mundova te te them, qe eshte fatkeqesi qe duhet te ndodhe nje tragjedi e ketyre permasava qe njerezit te fillojne te mendojne “se nuk jane te perjetshem” dhe qe gjithcka mund te ndodhe.
    Jam shume dakort per marrjen e pergjegjesive, jam shume dakort qe duhet nje fajtor, por jam edhe e mendimit qe te zemerohemi nuk eshte zgjedhja e duhur…dhe per me teper zemerimi nuk te ben te pergjegjshem , pos akoma me pak te pergjegjshem…
    Jeta ne fije te perit eshte njelloj si ne Amerike si ne Shqiperi, si ne Milano ku ndodhem une… ndryshon vetem diplomacia..
    Mos e keqkupto konfortin…s’eshte te meshirohemi…jemi aq te forte sa mos te kemi nevoje per meshire…
    perderisa po komunikojme, ke aq nevoje sa gjithe te tjeret qe te thuash cfare mendon, e qe une e te tjeret ta lexojme dhe mendimin tend… prandaj s’me duket me vend zemerimi ndaj ketij komunikimi.
    Ne e dime shume mire qe mbas gjithe ketyre zenkave ketu, ai popull qe po vuan si qen, nuk do te ngrihet te hedhe qeverine poshte… do ta mbaje aty, sepse ky popull s’ka akoma mesuar c’eshte respekti per veten…NUK PO TE KONFORTOJ!!!

  168. Brecht thotë:

    15 March 2008 @ 8:14 pm

    Populli shqiptar duhet të japë dorëheqjen.

  169. anja thotë:

    15 March 2008 @ 8:16 pm

    KFOR sapo zbriti tek Spitali Ushtarak me mjete te nevojshme. jan ne gadishmeri 4 helikoptera te KFOR tani per tani

  170. edrus thotë:

    15 March 2008 @ 8:16 pm

    Di gjë njeri nëse ka ndonjë komunikatë për shtypin nga qeveria, ose të dhëna zyrtare prej burimesh shtetërore? Ku mund ti shikojmë?

  171. Grizhda Zabar thotë:

    15 March 2008 @ 8:17 pm

    Ska akoma, perveç nje interviste te ministrit qe dha ne tel per Top Channel.

  172. elona thotë:

    15 March 2008 @ 8:20 pm

    po numri i te vdekurve sa ka arritur deri tani?

  173. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 8:22 pm

    Edrus,

    nuk duhen prit te dhena te sakta kaq shpejt. Eshte situate qe duhet menaxhu me shume kujdes. Absolutisht me shume kujdes.

    E mira ishte qe te vendosej censure ndaj lajmeve qe perhapen pa piken e pergjegjesise sepse futet panik. U dhin njerzit nga frika, jo raketa, jo gaz helmues, jo duhet evauku Durresi etj.

    Deri tani nuk ka te dhena te plota sepse dhe vete qeveria nuk i ka. Ajo qe ka me shume qeveria se ne , jane pamjet filmike te marra nga Helikopteret ushtarake qe kane filmu per llogari te puneve te tyre.

    Gjithshka plotesohet hap pas hapi por nuk eshte perfundimtare.

    Me e rendesishmja qe konsiderohet tani eshte te evakuohet popullsia dhe te mos kete deme te tjera. Mendoj se jane duke e bere mire deri tani.

  174. hjalmar thotë:

    15 March 2008 @ 8:23 pm

    Populli shqiptar duhet të japë dorëheqjen.

    po deshe municione kemi boll për të heq

  175. Grizhda Zabar thotë:

    15 March 2008 @ 8:23 pm

    Halil Ismet Ymeri, 8 vjeçar, eshte gjetur shendosh e mire, ne drejtorin e policise se shkodres, pasi eshte shpetuar nga nje qytetar shkodran qe e ka marre ne makine.
    Emiliano Sita, 3 vjeçar rezulton i zhdukur.
    Xhensila e Ilir Perfundi, vella e moter, rezultojne po ashtu te humbur.
    USA, Itali, Macedoni jane vendet qe ofruan ndihme.
    U behet thirrje pronareve te hoteleve qe te mund te ofrojne strehim per te pastrehet.
    Top Channel News

  176. Qafir Arnaut thotë:

    15 March 2008 @ 8:24 pm

    Rrumpalla te ha koken n

    Drejtori i kesaj kompanie deklaroi ne media qe Kompania e tij kishte afro nje vit qe merrej me kete pune.

    Per SAIC eshte fjala?

  177. Qafir Arnaut thotë:

    15 March 2008 @ 8:25 pm

    Populli shqiptar duhet të japë dorëheqjen.

    Sh. Daccord

  178. minatori thotë:

    15 March 2008 @ 8:25 pm

    Zemerimi me duket komplet i perligjur. Vetem se zemerimin duhet ta kanalizojme atje ku eshte pergjegjesia, jo ndaj njeri-tjetrit.

    Jeta ne fije te perit eshte njelloj si ne Amerike si ne Shqiperi, si ne Milano ku ndodhem une… ndryshon vetem diplomacia..

    Me kete s’jam fare dakort, prandaj dhe po replikoj. Top Channel-i (qe po e shfrytezon kete situate) pyet: “Eshte ky nje shtet qe te mbron apo qe te ngushellon pas vdekjes.”

    Kete me thuaj. Pastaj krahaso Voren me Milanon.

  179. Aiglon thotë:

    15 March 2008 @ 8:26 pm

    Llukan, do dilni ne rruge apo jo neser kunder ketij shteti vrastar ??? Nuk dua ta politizoj temen, eshte fatkeqesi per te gjithe kombin e mbi te gjitha per keto dhjetera familje te pafajshme, por nuk mund te rri pa akuzuar keto shtetaret tane vraster, qenie mizerabel qe per nje grusht para jane te gatshem te … mjere ne …

  180. edrus thotë:

    15 March 2008 @ 8:27 pm

    Pikërisht këtë desha të dija Kothere, se nëse kanë filluar të organizohen për të përballuar këtë situatë.

  181. krasta krau thotë:

    15 March 2008 @ 8:29 pm

    Kafsheri kafsheri kafsheri….
    Sapo jam kthyer nga vendi i krimit ku shteti shqiptare kishte mbyllur adoleshente dhe gra 40 vjecare per te cmontuar predha qe duheshin cmontur vetem nga specialiste.. Nje zone prej 27 kilometrash ne rreth eshte thuajse e shkaterruar… mijera te pastrehe, 215 te plagosur (ende ne pritje) dhjetra te humbur dhe zyrtarisht kater te vdekur… Sot kam pare me sy, se si nje shtet i con njerezit e tij drejt vdekjes…
    Poshte kriminelet

  182. Grizhda Zabar thotë:

    15 March 2008 @ 8:30 pm

    Reagimet e Politikaneve :
    Ne spitalin ushtarak takimi i Edi Rames dhe Berishes.

    Berisha : jane 100dra te plagosur, nga te cilet 4 rezultojne rende (vjen urgjence dhe largohen per te liruar vendin … helikopteret gjithmone ne gatishmeri)

    Edi rama perqafon nje plake ne lot qe thote “E shkreta bre!” dhe nje Plak .
    Rama :”Duhet te bejme gjithcka te mundur per te lehtesuar psikologjikisht keta fatkeq. eshte nje ngjarje shume e rende e duhet te mundohemi qe te mos marre permasat e nje tragjedie sepse nuk dihet akoma fati i njerezve te mbetur atje. Me pas duhet te marrim masa per bashkepunim. Ka konfuzion, pasiguri, dhe asnje nuk mund te parashohe se çndodh ne zemer te ngjarje.”

    Bamir Topi
    “Sigurisht qe ishte nje vizite shume e shkurter ne spitali ushtarak sepse ky eshte momenti qe duhet te leme stafin mjeksor e policine te punoje ne kushte qetesie. une gjithmone kam pershendetur media sepse ata percojne ngjarjen ne publik, ju duhet te kontriubuoni per qetesine e situates, sepse ajo eshte e rende per ne kontroll. situatat e renda e te veshtira, kalohen me solidaritet, qetesi dhe bashkepunim. nuk duhet rene ne panik. Te gjithe institucionet jane te motivuar te bashkepunojne per kete situate. Kjo situate e alarmit momental qe do te qetesohet.”

    Pas pak komunikimi i pare mediatik i shtabit te emergjences.

    Falje per gabimet por po i shkruaj ndersa po i degjoj ne moment.Dicka me shpeton dhe gaboj ne shkrim.

  183. Zana thotë:

    15 March 2008 @ 8:30 pm

    O Zot ,vertet nuk kam fjale…Kur do te mbaroje haraçi qe i paguajme asaj kohe..Ishalla me kaq!!Te gjitha agjensite e dhane si lajm te dyte mbas atyre te Tibetit.

  184. lulian kodra thotë:

    15 March 2008 @ 8:31 pm

    “Populli shqiptar duhet të japë dorëheqjen.”

    Jo shprehja e dites, po shprehja e shekullit duhet te jete kjo.

    Edrus, te vetmet komunikata qe dalin nga qeveria kane te bejne me ngushellimet qe i dergojne kryeministrit per fatkeqesine, a thu se iu rruhet ketyre mutrave. Ngushellime per dorheqjen i bie. Po edhe dorheqje nuk japin, keshtu qe i kthehemi shprehjes me lart, “populli shqiptar duhet te japi doreheqjen”.

  185. Grizhda Zabar thotë:

    15 March 2008 @ 8:35 pm

    @ Minatori
    Per sigurine ne vende te ndryshme te botes flasim nje here tjeter…
    Per Top Channel mendoj se nuk ka nevoje te shfrytezoje kete situate per tu afirmuar…fakti eshte qe ka gazetare atje te cilet rrezikojne… keshtu bejne te gjithe televizionet ne bote…
    pastaj mos u merr me detaje pa rendesi…
    Une mund vetem te inatosem me paprofesionalitetin e pyetjeve ndaj personave te shpetuar…por sic dihet ka panik…ka dhimbje… ka nje pike qe te gjithe jemi njerez e nuk mund te bejme ndryshe…
    Me shtetin s’jam dakort as une!!!… Kush eshte dakort me shtetin??
    ATEHERE RREZOJENI SHTETIN!!!…

  186. Grizhda Zabar thotë:

    15 March 2008 @ 8:36 pm

    Nr i te plagosurve 244, nr i te vdekurve 5.

  187. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 8:37 pm

    Qafir.

    Jo, eshte nje kompani shqiptare fillon me Alba dhe mbaron me lesh harapi.
    Punetore me meditje nga ata fakiret qe nuk kane me cer te mbajne frymen gjalle.

    Pamjet jane shokuese.

    Sapo u ktheva nga morgu i Tiranes.

  188. goa thotë:

    15 March 2008 @ 8:39 pm

    Plakat fataliste duhet të japin dorëheqjen.

  189. Grizhda Zabar thotë:

    15 March 2008 @ 8:40 pm

    Zana u dha si lajm i dyte jo per deskriminim (edhe pse mund te te vertetoj se perkohesisht ishte lajmi i pare ne reppublica.it ) nda vendit apo ngjarjes, por sepse ne Tibet pervec nr te madh te viktimave, po shkelen haptazi te drejtat e njerezve, dhe Kina pret olimpiadat… Viktimat dhembin njesoj gjitheandej… Olimpiada nuk ka rendesi ne vetvetiu, por dihet se iu dha si simbol mundesie Kines, mundesi qe Kina po shkel duke vrare me urdher shteti te pafajshem tibetian. Kina po shkel Konvente MbareBoterore.
    Eshte vetem strategji politike.
    Pershendetje.

  190. lulian kodra thotë:

    15 March 2008 @ 8:42 pm

    “Punetore me meditje nga ata fakiret qe nuk kane me cer te mbajne frymen gjalle.”

    Kafshe! Sinqerisht nuk kane pasur specialiste fare qe jane marre me keto pune? S’ka vdek ndonje specialist po keta gjynahet?

  191. Grizhda Zabar thotë:

    15 March 2008 @ 8:43 pm

    Kane vdekur rreth 10 specialiste, perderisa kane qene aty brenda dhe akoma nuk jane gjetur, e veshtire te gjenden. Do zoti shpetojne te gjithe.

  192. anja thotë:

    15 March 2008 @ 8:46 pm

    si ka mundesi top channel jep listen e te plagosurve e shkruajtur me jeshile ne sfond jeshil? Nuk shoh fare asgje!

  193. Grizhda Zabar thotë:

    15 March 2008 @ 8:46 pm

    Pak minuta me pare Berisha ka bere nje mbledhje me te gjithe ministrat e grupit te emergjence.

  194. Male thotë:

    15 March 2008 @ 8:47 pm

    Vertet qe mund te duket pak jashte vendit ne keto momente, por e vetmja gje qe mund te bejme tani eshte te ngrejme pyetjen madhore qe ngre kjo tragjedi: A duhet t’ia lejoje vetes populli shqiptar tani e mbrapa qe te vazhdoje te qeveriset nga keta njerez?
    A mund te bejme dicka qe te zgjojme nga gjumi e letargjia shqiptaret e drobitur e te pergjumur, ne menyre qe te behen te vetedijshem per gjendjen e tyre te vertete? A eshte e mundur kjo? A kemi ne si shqiptare respekt per vetveten apo ky respekt ka vdekur nje here e mire nen dhunimin sistematik fizik e psikologjik per dekada me radhe? A kemi ne si popull veti rigjeneruese?
    Nese pergjigja e ketyre pyetjeve eshte negative ose skeptike, atehere do vazhdojme te kemi tragjedi te tilla me qeveri ngushelluese dhe vetrespekti yne nuk do kete as qofte edhe nje pllake varri.

  195. lulian kodra thotë:

    15 March 2008 @ 8:48 pm

    “Gjithashtu mesohet se helikopteri i KFOR-it ka patur veshtiresi ne ulje nga shkalla e erresisres.” Balkanweb. Ne spital ushtarak keshtu, s’ka drita.

    Keta duhen hedhur poshte. Keta duhen ekzekutuar ne mes te sheshit nje nga nje, felliqsirat, edhe e shofim pastaj, e kalojme apo s’e kalojme tranzicionin pupthi.

  196. Grizhda Zabar thotë:

    15 March 2008 @ 8:48 pm

    Shoqata “Nene Tereza” ka dhuruar 5000 eurot e para per situaten.
    Istituti “Willson” do strehoje 50 femije.
    Hoteli “Majestic” Durres,
    Kovaleshenca e ministrise se brendshme dhe familjaret kane hapur dyert per te pa strehet.

  197. Zana thotë:

    15 March 2008 @ 8:53 pm

    Polemikat idiote e manipulime e mllefe kalamajsh nje here tjeter e diku tjeter.Le te urojme qe kush per detyre e ka te jete ne lartesine e situates.Koth te pakten deri tashti keshtu thote………..

  198. Koth thotë:

    15 March 2008 @ 8:57 pm

    Zane,

    ndihet pergjegjesi e madhe dhe solidaritet i madh. Njeres njof e pa njof jane ne spitale per kontribut ne gjak.
    Tirana ka hesht dhe ndjek gjithe kohes kete ngjarje shume te rende.

  199. Ermiri thotë:

    15 March 2008 @ 9:06 pm

    Nje homazh per te gjithe ata qe humben jeten dhe ngushellime te sinqerta familjareve. Ndonese me te vertete kjo eshte ngjarja qe ka rendesi, me terhoqi komenti i Sokol Balles kur tha :”…Rama u takua me Berishen…. bla bla”…. dhe po mendoja EJJJJJ POPULL cfare thua? Pse ata kane rendesi…??
    Ne te vertete, ne kemi nje obsesion per ta dhe per derisa ata te jene ne dijeni te ketij fakti do vazhdojne ta na shkelin, sic po bejne.
    Bravo per shoqatat, institucinet qe po fillojne vertete te mendojne per situaten dhe atij i them me te vertete HUMANIZEM.
    “Kryeminister jep doreheqjen,…per me teper…. duhet ta kishe dhene”