Shpejt do vdes
1.
Panic attack
ah hije e mallkuar
per trupi c’me je mbeshtjelle,
je e ftohte,
je gjumendjellese,
lajkatare je!
je ankthi i nje monotonie te tmerrshme,
kalbje,
kuterbim,
helm.
me merr frymen,
me mbyt.
te lutem,
m’u largo!
te pergjerohem,
ne gjunje te ulem!
me ler edhe ca,
kam akoma shume per te jetuar,
shume gjera per te bere.
m’u largo!
mos ma mpi keshtu qafen, o hije!
me ler!
jam i ri!
qofsh enderr, o e mallkuar!
qofsh enderr e keqe,
qe neser te zgjohem
e te jem i gjalle.
mu hiq nga syte,
mos me hyp keshtu ne qafe.
ah, e di qe do dal nga ky mankth.
po kur?
2.
Lehtesimi
dhe duke u dridhur, ngrihem.
me mijra sy te shndritshem si djej,
mohues e te ftohte,
apo pelqyes e te brishte,
ne prezencen time te ndryshueshem, te gjithe,
me shoqerojne ngjitjen,
shkeputjen nga dheu,
rritjen.
dhe hijet zgjaten rrotull meje.
me mijra djej me mijra rruge hijeshojne.
“kam qene atje ku s’ka qene askush”
dua te bertas.
hijet e dine, e dine dhe djejte
qe dhe pak dhe do bucas,
e dine dhe djajte
qe me duar te shtriqura lashe pas,
dhe presin.
presin te marrin vesh, qysh?
kur? pse? me c’qellim? per c’shkak?
hijeve iu ngre doren,
iu ve gishtin mbi hunde,
dhe me qetesi iu them,
“prisni dhe pak”.
prisni dhe pak,
prisni dhe pak,
dhe djejte do ngrohen ne nje zjarr bubulak.
nga vdekja po vi,
dhe hijet ia pashe tek venin me hordhi.
dhe hijet me pasha, me shpata, venin me hordhi.
“prisni dhe pak”,
me del nga goja nje premtim gjysmak,
dredharak si hijet ne token thate,
ne token e njome, ne token e thate.
“c’beni te mallkuara”?
hijet e zgjatura me by’the e me bark, dridhen,
dridhen dhe djejte,
dhe hijet qihen!
3.
Nje vdekje komike
me trok e me britma,
marshon, marshon.
nje ushtri me hije
nje himn po kendon!
“ne jemi te bukur,
te lehte e te ndjere,
ne zbresim nga qiejt
here me zjarr here me ere.
ne bredhim ne shpirtra,
ne mendje e ne zemra,
me kosa, me shpata,
korrim njerez e emra.
ne jemi te tmerrshem,
ne jemi te lehte,
ne jemi te ndjere,
jemi vdekja vete”.
me trok e me britma
me kosa, me shpata,
nje ushtri me hije,
gallata, gallata!
4.
Duke provuar fjalet e fundit
vura letren e bardhe mbi tavoline,
format A4 prane vazos me trendafila,
qe mamaja nuk i kishte nderruar prej tre ditesh.
nga sirtari i sendeve te shtrenjta te babait
nxorra nje pende pate,
qe e kish kthyer ne pende shkrimi
kur ishte ne moshen time,
dhe shishen e bojes.
e hapa dhe futa penden ne te.
duhej te njomej mire para se te perdorej.
ne krahun tjeter te letres, ne te majte,
vendosa tavllen e duhanit
te punuar ne forme bunkeri,
dhurate nga im vella
kur u kthye nga pushimet ne shqiperi.
studiova planimetrine nga siper.
nuk mungonte asgje.
nxorra paqeten nga xhepi,
ndeza nje cigare,
dhe u ula.
paqeten me gjithe cakmak,
e lashe prane tavlles.
u ngrita dhe njehere,
te shihja se mos paqeta me kishte prishur planimetrine,
por jo, isha i kenaqur.
tani,
mund te filloj.
5.
Shpejt do vdes
Shume shpejt do vdes.
jo ne moshe te thyer,
apo i thyer nga ndonje aksident,
si te gjithe,
por do vdes tani shpejt,
dhe ne moshe shume te re.
disa nga ju nuk me besojne,
kujtojne se po genjej,
ndoshta per te terhequr vemendjen
a thjesht per te plotesuar trillin e mashtrimit,
dhe mbase kane te drejte.
disa te tjere mendojne se jam cmendur,
ata qe s’me konsideronin te tille, natyrisht,
dikujt ia ngjall ndonje kureshtje, kushedi,
ca prej jush edhe thone se s’di te shkruaj poezi,
e mire e kane, se kjo poezi s’eshte.
e ndonjerit mund edhe t’i kujtohet lermontovi,
poeti demoniak qe shkruajti, do vdes i ri,
e qe pastaj te permbushte profecine e tij,
u shnderrua ne nje duelist patetik.
s’ka gje!
mendoni c’te doni per mua,
e di qe nuk do ma thoni,
ndoshta e thoni kur te kem vdekur,
ndoshta edhe atehere me injoroni.
te lodhur nga ekzistenca ime,
mbase s’jeni ju, por une,
e mua me shikoni si pjelle e perdale
e trysnive te paqena,
me mire ndoshta, ne nje qoshe te harruar.
e megjithate, une shpejt do vdes.
ju nuk do te keni rendesi fare
e as bota.
ngjyrat do shuhen,
ylbejt e yjet do vdesin,
qielli i zi s’do kete as hene,
edhe malet do treten,
edhe lumenjte do ndalojne.
as ere do fryje.
muzika do te shteroje
e s’do te ndjej me asgje,
nje heshtje primitive do mbreteroje.
atje ku do shkoj
as hijet nuk ekzistojne,
vec hici.
trupi i ftohte
do te perzihet me balten
e me krimbat,
e vetem nena do me qaje,
mbase edhe ti.
shpejt do vdes,
nje ze i ankthshem po me peshperit ne vesh
dhe e ndjej qe s’vjen nga kjo bote.
mendoni c’te doni,
por une e di,
zerin e degjoj.
e perze,
mbyll veshet
dhe belbezoj me ze.
i qarte me ngjitet nga brenda meje,
me bucet ne kafke,
me lepihet ne diafragme,
s’e largoj dot.
shpejt do vdes,
mbase edhe aq shpejt sa sot.

4 February 2008 @ 9:27 pm
…a-ha!…. pune titanesh poezia, lule titanesh…tha dikush qe nuk jam une…
4 February 2008 @ 10:46 pm
I felt pain and panic…
p.s. K, dashuria është punë titanësh, tha ai që ti s’je , jo poezia,por ti ke të drejtën tënde ta përshtatësh, dhe të kesh sidoqoftë të drejtë.
4 February 2008 @ 10:59 pm
ekzakt.
origjinali permban mu ate fjale qe permende ti, P. Vetem se une ate “tha dikush qe nuk jam une”-nuk e kisha vetem per r.z.
e, meqenese nuk ia futim kot plotesisht po ta mendojme se : dashuria dhe poezia perkiten per si nga veshtiresia, kryenecesia dhe budallalleku, e gjejme me vend nje pershtatje te ketij lloji ne vargun e r.z. qe ne te tjera tone mund te ngjante: eh, sport i veshtire ai muhabet!…
pershendetje.
4 February 2008 @ 11:19 pm
E shof, e shof…s’më vajti mëndja te “përshëndetje nga Peshku” për ata që ne s’jemi… por po ashtu si dashuria, dhe poezia mund të jetë shumë e madhe e ti sheh veç një detaj (për titanët që e ndërtuan)…
Por përveç dhimbjes dhe panikut, këtu ndjeva dhe stërlodhje, mungesë nervi…
5 February 2008 @ 5:18 pm
Kulle, je krejt i pazakonte. kam lexuar dhe me te mira se keto nga penda jote…