Shpallja e Pavaresise se Kosoves pritet me manifestim festiv edhe nga Shqiptaret e Piemontit
Lajmi i shpalljes se pavaresise, ndonese ende jozyrtar dhe i pakonfirmuar u perhap me shpejtesi edhe ne rajonin veriperendimor te Italise. Te koordinuar nga Federata e Shoqatave Shqiptare dhe Arbereshe te Piemontit rreth 250 bashkekombas, arbereshe dhe miq italiane festuan se bashku ne mjediset e qendres Alouan gjate gjithe mbasdites se dites se sotme nen tingujt e muzikes popullore. Ngjarjet e rendesishme te dites nga Kosova dhe Shqiperia,
u transmetuan ne lidhje te drejteperdrejte satelitore ne nje ekran te madh te pergatitur posacerisht. Te pranishmit i pershendeten z. Vincenzo Cucci, Presidenti i FIAP, z. Dede Cuni, President i Shoqates Vatra, z. Hamza Kazazi, President i shoqates Shqiptaret jashte Atdheut si edhe artisti i popullit z. Besim Zekthi. ‘Dita e sotme rezervon per mua emocione te jashtezakonshme. Pavaresine e kemi pritur gjate dhe sot me ne fund mund te hedhim nje valle per ta kremtuar ate’ thote valltari i mirenjohur, i cili dore per dore me te rinjte e shumte te pranishem kerceu nen tingujt festive te muzikes popullore Shqiptare. Festa e Torinos u be keshtu pjese e gezimit te madh mbarekombetar Shqiptar qe u manifestua gjate gjithe dites ne te gjithe boten.
Blenti Shehaj
Torino


19 February 2008 @ 11:04 am
Mbremje fantastike. Qe kur eshte krijuar FIAP gjerat kane filluar te ndryshojne per mire ne Torino dhe po zhvillohen aktivitete te nje cilesie te larte. Bravo FIAP dhe VATRA.
I uroj jete te gjate shtetit te sapolindur.
Ciao.
19 February 2008 @ 11:07 am
Forza cuna. Sa me shume aktivitete te tilla.
20 February 2008 @ 5:48 pm
ne shqiptaret sa vite jemi tuj prit per kosova te behet e pavar dhe ne do ta vestoj kur te vije aj pra me 17 shkurt dit e djele ne oren 15:42 kosova u be e pavarur ju uroj pavarsin urime
20 February 2008 @ 5:52 pm
KOSOV PO E PRET ME VITE KET PAVARSIN QE TE BEHEMI EDHE NE SHTET SI JAN TE TJERET DHU JU UROJ ME THELLSIN NG SEMRA URIME PRA PAVARSIJA
20 February 2008 @ 7:17 pm
NE SHQIPTARET PO E PRESI ME VITE PVARSIN E KOSOVE PRA NA ERDHI DHE UNE DUA TE JU FESTUO PERJT MA TE MADHIT DERI ME TE VOGLIN URIMA PRA PAVARSIJA E KOSOVES