Shkurt: Presidenti Topi mbi rolin e grave
Teoria:
realisht duhet që gratë të jenë më pjesëmarrëse në shoqëri, të mos jenë vetëm individë që i tregon me gisht, sepse aq pak janë për fat të keq, ndërkohë që kapacitetet intelektuale të grave, por edhe parametra të tjerë të integritetit janë mjaft të spikatura, por prapë gjithmonë mbeten në minorancë. Ndërkohë që statistikat demografike, sepse i ka realizuar natyra në mënyrë të tillë, tentojnë gjithmonë të shkojnë 50 me 50. Ndërkohë që dëshira për t’u arsimuar në mjaft raste është më e shprehur tek seksi femër. Dhe na vjen çuditërisht në një moment kur tek politikat e punësimit, tek politikat, apo tek pozicionet e vendimmarrjes i shikon gratë që janë mjaft të izoluara.
Pjesa e mësipërme është shkëputur nga “Fjala e Presidentit Topi në promovimin e Raportit të UNICEF-it për gjendjen e fëmijëve në Shqipëri gjatë vitit 2007“. Presidenti natyrisht që ka të drejtë kur flet për politikat e punësimit në mënyrë të pabarabartë, ose mbi izolimin e grave në pozicionet vendimarrëse. Si për shembull…..
Praktika - Këshilltarët e Presidentit:
Prof. Ass. Dr. Aleksandër Flloko - Sekretar i Përgjithshëm
Prof. Dr. Dashamir Xhaxhiu - Drejtor i Kabinetit
Dr. Arben Cici - Këshilltar Diplomatik
Artur Metani - Këshilltar Ligjor
Ilir Kulla - Këshilltar për Sigurinë Kombëtare
Mimoza Koçiu - Këshilltare për Median dhe Zëdhënëse e Presidentit
Prof. Dr. Maksim Cikuli - Këshilltar për Shëndetësinë, Arsimin dhe Kërkimin Shkencor
Kasem Seferi - Këshilltar për Ekonominë
Ardian Myderizi - Këshilltar për Zhvillim Urban, Mjedisin dhe Turizmin
Fatlum Nurja - Këshilltar për Pushtetin Lokal dhe Çështjet Sociale
Dhe tani një pyetje: Sa gra numëroni në kabinetin e Presidentit?
**********************************************************************************
Fjala e Presidentit Topi në promovimin e Raportit të UNICEF-it për gjendjen e fëmijëve në Shqipëri gjatë vitit 2007.
http://www.president.al
18 janar 2008
Të nderuar shkëlqesi ambasadorë,
Të nderuar zotërinj deputetë, ministra,
Zonja dhe zotërinj,
Është një kënaqësi e veçantë për mua që të marr fjalën në këtë eveniment, në këtë takim për të vlerësuar së pari rolin e rëndësishëm, që tashmë është futur në një rrugë tradicionale me UNICEF-in, i cili konsiderohet një fondacion shumë prestigjioz i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe është bërë shumë bashkëpunues për shkak të kushteve të reja që lindën në Shqipëri, që me miratimin dhe aprovimin do të thoja të konventës për të drejtat e njeriut dhe në evenimente të tilla është shumë e rëndësishme që të bësh një bilanc në sensin e falenderimit për këtë bashkëpunim kaq të frytshëm të UNICEF-it me institucionet shqiptare.
Kuptohet që Shqipëria vazhdon të kalojë vite të tranzicionit të saj, padyshim duke bërë progres hap pas hapi aq sa tashmë viti 1992 vërtet konsiderohet si një vijë ndarëse me sistemin e kaluar, por nga viti 1992, ne na është dashur të gjithëve së bashku të përballojmë shumë sfida dhe besoj që ajo që ka mbetur si temë e ndjeshme e që po forcohet dita ditës, ç’ka nënkupton një lloj progresi në maturimin e shoqërisë dhe në radhë të parë të institucioneve të shoqërisë, është tema që ka të bëjë me fëmijët.
Unë e kuptoj që të trajtosh temën e fëmijëve nuk është thjesht një ndjeshmëri individuale, apo një ndjeshmëri e një pjese të shoqërisë. Para se të jetë një ndjeshmëri, të trajtosh çështjen e fëmijëve është një detyrim. Pra shoqëria në përgjithësi e ka detyrim që të merret me problemin e fëmijëve. Është e kuptueshme që UNICEF-i ka qenë një organizatë, një fondacion e themeluar që në vitin 1946 për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve të Europës së pasluftës, por me kalimin e kohës UNICEF-i mori përmasa të tjera, zgjeroi gjeografinë e tij, mori një karakter shumë më vendimtar përsa i përket çështjes së fëmijëve dhe tashmë shtrirja e rolit të UNICEF-it është mbarëbotërore. Ne kemi privilegjin që të bashkëpunojmë me UNICEF-in, institucionet shqiptare e kanë këtë privilegj për të përsosur pikërisht punën, por për të trajtuar jo vetëm çështjen e fëmijëve dhe kjo arritje është do të thoja një element i një roli cilësor, sepse nga fëmijët ne kemi kaluar në një trajtim të kombinuar ç’ka raportohet pikërisht në raportin e vitit 2007, pra me binomin grua-fëmijë, nënë-fëmijë dhe në raport konsiderohet si një sfidë e dyfishtë e pabarazisë dhe diskriminimit gjinor tek gratë edhe fëmijët. Por në rast se dikur për shkak edhe të rrethanave i bëhej një trajtim metafizik vetëm për fëmijët, pa e lidhur këtë me kushtet, sot ne kemi një trajtim shumë shkencor do të thoja të domosdoshëm për të trajtuar marrëdhëniet e fëmijëve me nënën në radhë të parë që është baza e familjes, padiskutim dhe unë do ta konsiderojë pa frikë e asnjë lloj kompleksi, baza e shoqërisë. Ka pasur vazhdimisht tentativa për ta politizuar në sensin e përkrahjes së gruas në vendimarrje, për ta vlerësuar në mënyrë mediatike, më shumë se sa realiste, qoftë edhe në fushata elektorale. Por unë mendoj se binomi grua fëmijë është baza e së ardhmes së shoqërisë. Ju të gjithë e dini, po aq sa e di edhe unë që një fëmijë projektohet për të ardhmen në radhë të parë duke konsideruar bazamentin familjar, në ç’kushte është rritur, çfarë edukimi ka marrë, si është projektuar për të ardhmen, cilat janë marrëdhëniet e familjes me shoqërinë, cilat janë marrëdhëniet e familjes me shkollën. Realiteti sigurisht është shumë i larmishëm. Dhe subjektet që ka UNICEF-i, si një bazë e rëndësishme e të dhënave për politikat institucionale në Shqipëri, është mjaft themeltar. Pra UNICEF-i e shikon fatin e një fëmije, i cili në një moment të caktuar mund të bëhet edhe subjekt i krimit, pozicionohet pikërisht nga gjendja e familjes. Nëpër familje ku rriten fëmijë të harruar, apo të braktisur, fëmijë të dalë jashtë kujdesit, ka probleme realisht, në radhë të parë probleme ekonomike, ka probleme që lidhen me orientimin patriarkal të drejtimit të familjes, ka probleme që lidhen me raportet burrë-grua, ka gjëra që lidhen në mënyrë esenciale me zërin e gruas në familje, me edukimin e saj dhe përgjithësisht kontigjentet për të cilat ne folëm të fëmijëve të harruar, të cilët janë potencial edhe për veprime të padenja në shoqëri, janë pikërisht nga ato familje që iu mungon një lloj komunikimi, që kanë një nivel përgjithësisht të ulët edukativ dhe kjo është arsyeja që ne përpara se të ndërhyjmë për të bërë terapinë, duhet të bëjmë diagnozën dhe kjo është një diagonozë që sot konsiderohet e vendosur, pra raporti i UNICEF-it, në bashkëpunim me institucionet shqiptare sot përbën një bazë të rëndësishme të të dhënave ku diagnoza është vendosur dhe duhen politika të ndërtuara mirë për të shëruar pikërisht këtë gjë, këtë fenomen, i cili në këndvështrimin tim nuk është i thjeshtë dhe nuk është afatshkurtër.
Unë kam ndjekur me shqetësim sikurse edhe juve edhe raste të kriminalitetit nga minorenët. Dhe ky është një element shumë i rëndësishëm për të parë se si do të trajohet ky fenomen për pjesën tjetër të shoqërisë, që furnizohet fatmirësisht nga media në raste të tilla. Por fatkeqësisht nga disa media veprohet duke i dhënë etiketime minorenëve që mund të jenë 12 vjeçarë, 13 vjeçarë epitetin “monstër”, apo ndonjë epitet tjetër mjaft përçmues, i cili nuk kontribuon në edukimin e kësaj kategorie që për fat të keq mund të konsiderohet edhe paaftësi.
Pra, një fëmijë minoren, i cili edhe sipas legjislacionit nuk dënohet, duhet të jetë në vëmendjen e shtetit, duhet të jetë në vëmendjen e politikave qeveritare, por pse jo duhet të jetë edhe në vëmendjen e sistemit të drejtësisë. Ne ende sot nuk kemi një gjykatë speciale për minorenët, ne ende sot nuk kemi kushte specifike për minorenët, që janë të detyruar të shkojnë në kushtet e paraburgimit. Pra, përfytyrojeni se sa kompleks është ky problem. Ky problem lidhet me rritjen e kushteve ekonomike të qytetarëve shqiptarë, të familjeve shqiptare dhe në disa zona janë kushte të papranueshme dhe kjo dihet nga të gjithë. Ka diferencime që detyrimisht duhet të minimizohen, ka kushte të vështira dhe të pabarabarta për fëmijët që të ndjekin sipas standardit mësimet në shkollë, ka fëmijë që duhet të bëjnë rrugë me orë për të kapur shkollën më të afërt, ka edhe fëmijë në të tjera kushte. Pra, ne jemi këtu për ta identifikuar dhe për ta ulur këtë diferencë të ndjeshme. Ka familje të cilat janë në kushtet e asistencës sociale, ka familje që janë në gjendje shumë të mirë. Pra janë këto diferenca dhe nuk janë përgjegjës fëmijët e vegjël, kurrësesi. Të bësh përgjegjës fëmijët e vegjël do të thotë që ti të kesh falimentuar me politikat. Përkundrazi, është kategoria që kërkon më shumë vëmendje dhe kjo vëmendje nuk mund shihet në mënyrë të izoluar tek fëmijët, por duhet parë në mënyrë shumë komplekse, tek barazia gjinore, kujdesi më shumë për nënat, që të marrin më shumë personalitet, më shumë autoritet dhe autoriteti nuk vjen kur nëna, apo gruaja është e papunë, autoriteti nuk vjen kur gruaja është gjithmonë e varur nga vendimet patriarkale në familje, nuk vijnë këto tendenca moderne, kur gruaja është e izoluar, kur gruaja është gjithmonë e nënshtruar dhe objekt i sherrit dhe i dhunës, por kërkon më shumë sensibilizim dhe ky lloj sensibilizimi kërkon më shumë politika realiste, kërkon që politikat vendimmarrëse të fusin në veprim më shumë gratë.
Nuk duhet të mbesim në retorika, por realisht duhet që gratë të jenë më pjesëmarrëse në shoqëri, të mos jenë vetëm individë që i tregon me gisht, sepse aq pak janë për fat të keq, ndërkohë që kapacitetet intelektuale të grave, por edhe parametra të tjerë të integritetit janë mjaft të spikatura, por prapë gjithmonë mbeten në minorancë. Ndërkohë që statistikat demografike, sepse i ka realizuar natyra në mënyrë të tillë, tentojnë gjithmonë të shkojnë 50 me 50. Ndërkohë që dëshira për t’u arsimuar në mjaft raste është më e shprehur tek seksi femër. Dhe na vjen çuditërisht në një moment kur tek politikat e punësimit, tek politikat, apo tek pozicionet e vendimmarrjes i shikon gratë që janë mjaft të izoluara. Do të thoni na jepni një rast konkret ju që po na flisni në mënyrë frekuente për këtë punë. Po, kam një rast konkret. Të gjithë kanë pritur që Prokurori i Përgjithshëm të ishte një mashkull, të ishte një burrë. Jo vetëm për të demostruar këtë lloj ndjeshmërie, por për t’i vënë realisht edhe në pozicionet që konsiderohen të forta dhe të hekurta, se edhe gratë mund ta bëjnë këtë punë. Dhe sot është një grua në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Dhe nuk do të ndalemi këtu. Ne do të rregullojmë në mënyrë të domosdoshme këto lloj raportesh në mënyrë që gratë që janë në detyrë të jenë më shumë sensibël dhe janë më shumë sensibël për çështjet e raporteve të grave në shoqëri, që do t’i japin mundësi atyre që të rrisin nivelin e tyre, të jenë më të ndjeshme dhe ndaj çështjes së fëmijëve në mënyrë që çështjet që kanë të bëjnë me problemet e minorenëve të mos mbeten pjesë e statistikave, por të jenë elementë që të implementohen në shoqëri, sepse jemi një shoqëri që kërkojmë sa më shpejt të futemi në Bashkimin Europian. Pra, nga njëra anë kërkojmë standarde shumë të larta që Europa i ka kaluar me kohë, nga ana tjetër ka probleme që nuk të japin shansin të prononcohesh për një dëshirë të tillë. Pra ne duhet ta ekuilibrojmë këtë situatë, situata nuk ekuilibrohet me ditë e me javë, kërkon një punë afatgjatë, sepse ka të bëjë me sistemin e edukimit të fëmijëve, ka të bëjë me arsimin ka të bëjë me shëndetësinë, ka të bëjë jo thjesht me ndjeshmërinë, por ka të bëjë edhe me edukatën, në mënyrë që fëmijët të rriten jo vetëm të ushqyer, të kujdesur, por të ndjekim edhe profilaksinë imuno-specifike që për shkak të padijes disa i bëjnë dhe shumë nuk i bëjnë.
Kjo është arsyeja që ne jemi mbledhur sot këtu jo thjesht për të promovuar një raport shumë të rëndësishëm, jo vetëm për të falenderuar UNICEF-in dhe institucionet që kanë bashkëpunuar me UNICEF-in, jo thjesht për të falenderuar disa individë që janë shumë të predispozuar dhe shumë të ndjeshëm dhe këta janë edhe në Parlamentin shqiptar, por të gjithë së bashku mbi bazën e këtyre të dhënave, të cilat konsiderohen si të dhënat bazale për situatën, të ndërtojmë politika konkrete, realiste, të absorbueshme për shoqërinë tonë, për të bërë progres ditë pas dite. Unë edhe një herë ju falenderoj për mundësinë që më dhatë për të marrë pjesë në këtë takim, duke ju siguruar zonja Auer që Institucioni i Presidentit do të jetë shumë bashkëpunues për këtë çështje dhe besoj që bashkë me bashkëpunimin tonë të rritet dhe numri i institucioneve të cilat duhet të kenë një program specifik konkret që t’i kontribuojnë këtij momenti kaq të rëndësishëm që ka të bëjë me të ardhmen e fëmijëve në shoqërinë shqiptare.
Faleminderit!

19 January 2008 @ 1:01 am
Me qafsh mu o Bamir sa bukur qi flet.
Nruja asht force e madhe thosh edhe Xhaxhi.
Ska gra ke stafi Bamiri, po ska gje se ka gra jashte stafit :p
19 January 2008 @ 2:17 am
Po edhe peshku o Moze herepashere e ben nje mesymje ne arat feministe, po toka eshte aq shterpe sa gje nuk mbin. Kete per teorine dhe praktiken - hehe psh sa admine femra ka peshku? :p
Me seriozisht, nuk eshte gabim krahasimi me xhaxhin, jo vetem per nivelin siperfaqesor te trajtimit, po edhe per ngjeshjen e njesise femije mbi njesine femer. Se nese e vute re, UNICEF-i ishte mbledhur per te trajtuar ceshtjen e femijeve. Kurse presidenti yne perfiton nga rasti dhe opa, feminist i mire, hap ceshtjen e gruas. Po ky lloj feminizmi natalist, i tipit Taulanti kerkon nje moter, eshte nje hap mbrapa ne kohe, nje trajtim krejt tradicional i gruas qe eshte pike se pari ne funksion te familjes, femijes. Se sic eshte patatja, eshte edhe gruaja, madje kjo e fundit buke, gjelle dhe embelsire.
19 January 2008 @ 2:18 am
Ska gra ke stafi Bamiri, po ska gje se ka gra jashte stafit :p
Kooonkoordojme bashke Moza me duket
Ene shif pra se bukuri ka tufa…madje ene Ilir Kulla (nje nder miqte e Fatos Nanos), o mu ke veni qe duhet KSK-ja tani eshte ne duart te sigurta
:D se duket qe ka bashkepunim te modh pozite-opozite…
19 January 2008 @ 2:59 am
Përpara se të merret me gjendjen e fëmijëve (dhe vendin e gruas në shoqëri), presidenti Topi - si dhe ata që i përgatisin fjalimet - duhen të kujdesen pêr gjuhën që përdorin:
ja një buketë e përzgjedhur e “neologjizmave” tê tij.
19 January 2008 @ 3:14 am
Xixa pse kot e bëra Kooordonojmë unë… Me këtë rast dhe ne shpikim fjalë të reja…
“Eveniment, minorancë, implementohen, Prestigjioz, maturimin, bazamentin, minorenët, Kontribuojnë, absorbueshme, bazale, predispozuar, promovuar, prononcohesh, implementohen, sensibël, demostruar, frekuente, integritetit, minorancë, sensibilizim, tendencë, minimizohen, konsiderohet”…
Pse çfarë faji ka fjalim-shkruesi i Presidentit (alias Demka), që populli nuk ha pyka në gjuhë të vet…, dhe i kërkon pykat në gjuhë të huaj…
Ka pas thonë Fishta i llafe… që:
E atij iu thaft’ goja,
që përbuz këtë gjuhë hyjnore,
e në gjuhë të huej ku s’ashtë nevoja,
flet e të veten len pas dore…
Dhe unë them Amin…
Ene kjo gjëja sa shpejt i merr komandat mo
19 January 2008 @ 3:33 am
është për të ardhur keq që një person publik përdor një gjuhë “të krimbur” me fjalë të huaja. Një veprim krejt i panevojshëm pasi krahas, qëndrojnë jetime të njejtat fjalë shqipe që ai i përbuz dhe nuk i shtie në fjalorin e tij.
Për të ardhur keq dyfish kur bëhet fjalë për Presidentin e Republikës, personi më i dukshëm publik dhe më simbolik i vendit, modeli i qytetarisë dhe i kulturës.
19 January 2008 @ 3:36 am
Ju sjell kokën e lajmit në fjalë (që sot ishte i pari ose i dyti) tek edicioni informativi një kanali televiziv tiranas “wannabe-soon-to-become” kombëtar:
Presidenti Topi: T’i duam gratë se janë nëna.
Mirë Presidenti bën retorikë boshe, po edhe gazetarët (folësja e rubrikës ishte edhe femër) kanë nevojë për lëkundje-shkundje dhe riformatim.
Përshëndetje!
19 January 2008 @ 5:11 am
19 January 2008 @ 5:42 am
Kish vesh kullare te pakten apo prap me polo kineze ngjyre kafe ose bezhe?
19 January 2008 @ 3:29 pm
Lost,
ka teori qe e shpjegojne falimentimin mashkullor ne shkolla perkundrejt femres, me falimentimin e shkolles per t’iu pershtatur nevojave te meshkujve. Qe, personalisht, e gjej shume llojgike. Sepse nga eksperienca ime shoh se qe ne kopesht edukatoret kerkojne t’i vene cunat te qendisin kur keta duan te luajne me makina. Thjehst, por perdor edhe une si presidenti keto shembujt e shume dhe gjitheperdorur (por sec kane ca te verteta aty brenda qe sistemi i arsimit nuk do t’i shohe, megjithese … ca kane filluar
Strange,
me lot kam qeshur. Po mire e ka ai i ziu, se dikur; heret apo vone, te gjitha grate nena te behen: nena po e po, gruaja po, vajza po.
19 January 2008 @ 4:33 pm
Shembull i shkelqyer promovimi presidenca, s’ke c’i thua. Po edhe e vetmja femer qe ka ne kabinet per merita gjinie ka gjasa te jete aty, se pozicionin qe i kane dhene nuk e ka mesuar dot as ne rrethina, as nje nje vit pune klanore.
Gjinia e presidentit…nuk e ka megjithe mend, jo!
20 January 2008 @ 10:30 am
Ore Presidenti per mendimin tim e respekton mbase me teprice gjinine femerore. Ai ka dy vajza, ka dy gra, ka dy teze, dy halla e dy motra. Ca doni te kete me shume ai i shkreti. Me shume se kaq se bashku te iken truri i kokes, kalon ne depresion.
20 January 2008 @ 10:54 am
Gruan e dyte e ka me celebrim apo involvim , e me interesantja e ketij lajmi , nese na lejohet da dime dhe ne te tjeret ( se Presidenti eshte dhe “Yni” i te gjithve medemek ) kush paska ” Nerin” me qen , (Sekond Ledy !!!)