Shkrimtari i Ri Shqiptar, Ose “Shkelqimi Dhe Mjerimi I Nje Romani”
Duke lexuar ne nje gazete debatin e hapur per letersine e pas ‘’90 ne Shqiperi dhe per shkrimtaret e rinj qe nje shkrimtare e huaj e interesuar per artin ne Shqiperi, I kerkon me qiri neper Tirane, me erdhi nder mend nje perralle. Nje perralle urbane qe flet per nje shkrimtar shqipetar pas viteve ‘’90. Dhe per romanin e tij te pare. Atehere, na ishte njehere nje tip. Kishte qelluar me shpirt te ndjeshem. Poezia hyri ne te qe ne moshe te njome fare. Dhe ai e nxirrte nga vetja shume bukur. Qe ne moshen 6 vjecare kur sapo kishte njohur germat, shkroi poezine e pare. Dhe keshtu eci ai ne rugen e tij, vit pas viti, poezi pas poezie, derisa u rrit disi. Hyri ne gjimnaz. Lexonte e lexonte… shkruante e shkruante… Duronte talljet e shokeve qe kishin alergji nga librat, dhe kalonin kohen nga masturbimi I rradhes te matja e rrugeve tere diten e dites. Duronte veshtrimet perbuzese te vajzes qe pelqente se ajo ishte me e bukura dhe ai poeti shkarravine. Shtrengonte dhembet. Do me shihni, - thoshte me vete.dikur une do shkruaj librin tim te madh. Dhe te tere ju do me respektoni, doni apo nuk doni. Ai ishte rebel. Degjonte rock. Shkruante e shkruante. Madje, nje here fitoi dhe cmimin e dyte ne konkurs. I pari ishte per njerez te fuqishem. Do me shihni me vone kur une te jem njeri I fuqishem, - tha prape me vete duke shtrenguar dhembet. Sepse talenti I tij ishte gati hyjnor. Filloi studimet per gjuhe letersi. Ndoqi pasionin e tij te jetes. Ate qe I buronte nga brenda vrullshem. Aty ishte ne boten e tij. Te tere ishin si ai. Letrare. Dhe puthi per here te pare nje vajze. Dhe jetoi vitet e shkolles me pasion dhe perkushtim prej asketi. Ajo ishte puna e tij. Ajo qe po bente ishte ai. Do I jepte famen, dhe cdo gje qe te donte. Mbaroi shkollen, doli per here te fundit nga dera e saj, dhe ne koke I ra freskia e cmendur e fustaneve verore. Iu vu pas. U thoshte qe ishte gjeni, qe e vleresonin tere ata qe merrnin vesh nga letersia. Askush nuk I jepte me shume se nje buzeqeshje te ftohte. Cu hynte ne pune nje gjeni letrar? Ato kishin nevoje per para. Paraja. U kujtua nje moment, dhe kerkoi pune. Hic. E kujt I duhej nje gjeni letrar? Askujt. Ishte mall qe nuk shitej. Filloi diku ne nje librari si shites. Keshillues librash I perlqente te quante veten. Thoshte se merrej me drejtimin e brezit te ri ne letersi. Merrte 15000 leke rroge. Rrinte tere diten duke lexuar dhe ngrene buke e groshe ne shtepine e babait. Ishte 28 vjec. Dhe shkruante. Perfundoi me ne fund romanin e tij. Romanin e pare. Nje roman te mahnitshem per shpirtin dhe boten. Tani jeta do ti ndryshonte. Kritika do e kuptonte thelbin e filozofise se tij. Do behej I madh si ‘X ‘dhe ‘Y’ dhe romani I tij me pak fat do perkthehej nga nje perkthyes I njohur. Do lexohej dhe kuptohej ne bote. njerezit do ndricoheshin nga libri I tij. Dhe ai do shkruante emrin e tij ne librin e madh te shkrimtareve boterore. E hodhi doreshkrimin ne kompiuter ne nje internet kafe duke paguar me leket e kursyera me zor nga rroga per te.. Dhe pasi e masterizoi filloi te kerkonte botues. Aty u vu per here te pare perbale realitetit te vertete. “Ti, me fal qe po tregohem disi harbut, poer po te flas hapur, nuk je askushi. Je, nese me lejon te shprehem me figure letrare, mall I ri ne treg. Qe do te thote mall I pasigurte. Me shume mundesi nuk do kesh sukses qe me librin e pare. Nuk mund te rrezikojme parate tona. Duhen leke per botim. Te pakten 2000 euro. Vetem 500 kopje. Lidhje cilesore.” Ku te gjente 2000 euro nje dikush me 15000 leke rroge ne muaj? Atehere mesoi te lepihej. Ti lepihej atij qe kishte para. Biznesmenit. Dhe ata e degjonin duke pire puron e tyre dhe buzeqeshnin. Entuziazmoheshin nga talenti I tij, por sapo dilte na dera e harronin. Sepse duhet te benin para. Dhe ai filloi ta ndjente veten parazit. Dhe lypes. Po u lypte para te tjereve. Megjithate njerit qe e donte letersine e bukur dhe kishte kohe me shume se te tjeret, I erdhi keq. Parate u gjeten. Libri u faqos, shtyp, lidh dhe botua. Ishte emocion prinderor te mbaje ne dore librin tend te pare. Gati si foshnje. Me ate kopertine te bukur, te shkelqyeshme. Me ate kopertine qe do e preknin mijra duar, do e dashuronin mijra mendje… dhe filloi faza tjeter e punes. Te bridhje librarite, kinkalerite, bibliotekat, shkollat. Per te shitur librin. Sigurisht jo me leke ne dore. Libri vihej ne vitrine, dhe blihej, atehere ai merrte leket. Libri u vu ne vitrinen e librarive. Kalonte afer saj dhe shihte tere krenari kopertinen e bukur e te shkelqyeshme e tere ngjyra. Kopertinen qe u be e verdhe nga dielli dhe gri nga pluhuri. Sepse libri ishte vendosur ne krahun e librarise ku pluhuri nuk fshihej kurre. Ne ate krah ku dergjeshin dhjetra libra te tjere, idiote, bastarde, deri edhe gjeniale. Libra te shkruar rishtazi, pas ‘’90-tes. Kritiket nuk e moren vesh ndonjehere qe ishte botuar nje liber I ri nga menyra e te shkruarit ne shqiperi nga nje shkrimtar I ri premtues. Ata kishin pune. Te merreshin me politike. Dhe te shkruanin artikuj kritike te tipit “pse nuk ka kritike letrare…” Kuptoi qe askujt ne kete vend te cuditshem nuk ia ndjente per letersi. Sepse nuk kishte buke ne qarkullim. Njerezit e shkrete ishin ne kerkim te dy lekeve per te ushqyer familjen. Gjeja qe I gezonte me teper ishin ardhja e drites dhe ujit. E c’mund tu hynte ne xhep atyre per nje roman te ri qofte edhe gjenial? Ai s’bente per te ngrene. As per te pire.. Te kapitur, me mire degjonin predikimet e nje feje se faqet mbushur me nota optimizmi e shpirti te nje romanit te pare te shkrimtarit te ardhshem me fame boterore. Dhe cinizmi qe e pushtoi kur ndjeu disfaten, ia thau burimin e frymezimit. Nuk kishte me tema shkrimi. Jeta e perditshme nga puna te klubi e te shtrati nuk ofronte brumin e nevojshem. Mendimet e vrullshme per te pare vendet e botes e njohur njerez te rinj u bene enderra te buta per te fjetur gjume.Nderkohe Ishte shendoshur, thinjur, dhe floket I ishin rraluar ne balle. Ishte bere burre. Filloi te shkruante artikuj per gazeta e te kerkonte ne dyert e redaksive honorarin. Por, nuk ishte honorar per artikujt kritike te artit. Nuk kerkohej kritike letrare ne treg. Ndaj, sipas keshilles se nje miku, filloi te ndiqte ngjarjet politike. Dhej te fitonte para duke u angazhuar me nje force dhe duhej te gjente grua. E vendosi nje dite para nje gote konjaku vendi. Do te behej analist…Egzistojne dhe te pakten tre variante te tjera te kesaj peralle. Ne njerin, eshte po e njejta rrjedhe por me ndryshimin se shkrimtari nuk kishte talent. Ne nje tjeter, shkrimtari prape nuk kishte talent, por ngjarja u zhvillua bukur, duke e bere shkrimtarin nje pop star sepse babai kishte parate dhe lihdjet e duhura me televizionet te cilat i bene reklame dhe e ftuan neper shfaqe. Ai ishte I bukur dhe vishej bukur. Duhet te jete dhe varianti I katert, ku ai kishte talent dhe pjesen tjeter e bente babai, po une nuk kam degjuar gje. Do ishte bukur. Por… Varianti I pare I perralles mbetet ne fuqi, sepse ai tregohet me shpesh ne realitetin urban Shqipetar. Ai eshte shkrimtari I ri. Mund ta gjesh ne kafene e lagjes, apo ne klubin ku mbidhen te medhenjte, per te vjedhur ndonje fjale me vesh e nxjerre ndonje lek. Keshtu do te isha dhe une sikur mos kisha ndjekur zerin pragmatist te mendjes e te mos kisha studiuar stomatologji.Dhe kjo arsye me bindi plotesisht kur jo me larg se para dy ditesh, pyes ne librari per gazetat letrare sepe doja te botoja dicka te shkruar per pasion, dhe marr vesh qe ne kete moment qe po shkruaj nuk ekziston te pakten as nje suplement letrar, jo gazeta te mirefillta letrare qe nuk shihen kurrkund. Te kane lezet dhe bukuri kronikat e zeza tere gjak e vrasje misterioze me te cilat E.A.Poe do ndertonte nje perandori letrare njeqind here me te madhe se ajo qe shkroi.
LOER KUME

24 July 2007 @ 2:21 pm
Shkrim i bukur dhe ben ,si te thuash,anatomine e krijueseve ne kete periudhe tranzicioni qe po zgjatet,si pambarimisht.Autori me nje shkrim fin i ka vene pikat mbi i,po varet se sa degjohet.Le te vecoj”…keshtu do te isha dhe une sikur te mos kisha ndjekur zerin pragmatist te mendjes e te mos kisha studiuar stomatologji!”.Dhe eshte per te ardhur keq.Merre me mend,nje universitar pozon mjerisht para atyre qe”pijne purot”.Dhe kush jane ata?!…
E pershendes autorin per kete prurje jo vetem aktuale,por me shume shije.
Perparim Hysi,24 korrik 2007
24 July 2007 @ 3:16 pm
ok, duhet futur ne koke njehere e mire, letersia nuk te ben paralli. eshte si nje inkubus qe vetem thith e nuk jep kenaqesine e premtuar. keshtu ka qene ne kohet antike, keshtu eshte ne kohet moderne.
autori habitet perse nuk ka nje suplement letrar. desha vetem te di sa suplemente te tilla ka kerkuar te bleje ky autor perpara se te deshironte te botonte dicka te tijen? sa shkrimtareve te rinj u ka dhene shans dhe i ka lexuar?
njerezit blejne kadarene, sepse rrezaton intelektualizem nga bibloteka edhe pa u hapur asnjehere.
nje shkrimtar i ri nuk e ben nje gje te tille. ai kenaqet qe ka botuar nje roman, dhe pret qe edhe te tjeret te kenaqen me te. tipi i tij egocentrik fyhet kur rezulton se nuk eshte ne qender te universit dhe se bota nuk ndalon frymemarjen per romanin e tij. aq me keq bile, e sheh t’i bjere te fiket kur merr ne dore ca pacavure ngjyre roze ose te verdhe. po keshtu eshte bota, ky eshte niveli i lexuesit, as shume i keq, as shume i mire, as teper intelektual, as komplet injorant.
nese do te lexohet, shkrimtari nuk duhet ta kufizoje veten me te shkruarin, nuk duhet te kete as turp, as droje, as krenari boshe, as pertese e as snobizem. asgje nuk bie nga qielli, por duhet krijuar qe nga zeroja nese eshte e nevojshme. dhe shkrimtaret ose jane mjeshtra te krijimit, ose ndryshe kot qe i hyjne asaj pune.
24 July 2007 @ 6:01 pm
“desha vetem te di sa suplemente te tilla ka kerkuar te bleje ky autor perpara se te deshironte te botonte dicka te tijen? sa shkrimtareve te rinj u ka dhene shans dhe i ka lexuar?”
kjo eshte e vetmja pyetje me mend qe mund ti besh artikull-shkruesit.
24 July 2007 @ 6:42 pm
blete thotë:
24 Korrik 2007 @ 3:16 pm
ok, duhet futur ne koke njehere e mire, letersia nuk te ben paralli. eshte si nje inkubus qe vetem thith e nuk jep kenaqesine e premtuar. keshtu ka qene ne kohet antike, keshtu eshte ne kohet moderne.
===
Dan Brown dhe J.K. Rowling nuk do ishin dakort me ty-ja bletezzzzz
24 July 2007 @ 6:47 pm
Nuk eshte asgje e re ngaqe ka shekuj qe ndodh keshtu. Me kujtohet nje liber i Honore De Balzak qe tregonte ( Iluzionet e humbura)pak a shume te njejten histori te nje shkrimtari te ri ne Paris.
24 July 2007 @ 7:19 pm
lawman, nje shpjegim i vockel: Librat e Dan Brown dhe J.K. Rowling, hyne ne ate qe quhet letersi populiste, dhe qe shkrimtaret tane me kater pale syze dhe pamje te pervuajtur nuk e prekin me dore ngaqe mendojne se i ngjajne me shume sartrit ne pasqyre.
ka akoma njerez qe u vjen turp te blejne nje liber te Stephen King, pikerisht se ka aq sukses si shkrimtar horrori.
meqe ra fjala, Stephen King ka nje analize te mrekullueshme per te ndihmuar shkrimtaret e rinj qe te mos marrin me poza afezesh dhe te mos kene frike te jene mjeshter ne artin e perfitimit. n
25 July 2007 @ 3:23 am
Nga Laura:
Vetëvrasje
Shkrimtarët e vegjël e t’mëdhenj
Flasin shumë për të stërmëdhenjtë
Se kanë shpresë për më shumë lavdi
Se duan ta stolisin fronin e tyre që tani
Pastaj qirren me dëshpërim e lakmi
Se në këtë shekullin e njëzet e nji
Kanë mbirë të vegjëlit si ushtri
Libra! Libra! Hajde libra për të gjithë!
Autorë! Autorë! Sejcili një libër të ngjizë!
Shkrimtarët shtohen më shumë
Sa më shumë shtohet fama, autoriteti
E lexuesit e shkretë janë aq të stërlodhur
Sa vendosën ta vrasin librin, n’ujë ta tretin
Shkrimtarët veshen me të zeza
E vajtojnë harrimin e vdekshëm
Pa kuptuar se ato vetë u vetëvranë
Në librat e tyre me ‘lapidarë’ të rrejshëm!
25 July 2007 @ 5:13 am
Laura!Te pershendes se ke shkruar nje poezi qe ia vlen.Eshte jo vetem unike,por shume domethenese.Dhe,vecanerisht,vargjet:
“E lexuesit e shkrete jane aq te sterlodhur
Sa vendosen ta vrasin librin,n’uje ta tretin.
Shkrimtaret veshen me te zeza
E vajtojne harrimin e vdekshem
pa ekuptuar se ata vete u vetevrane
Ne librat e tyre me “lapidare”te rrejshem.”
Cdo koment do t’ua prishte bukurine ketyre vargjeve kaq te arrire.
Perparim Hysi,24 korrik 2007
25 July 2007 @ 5:31 am
Hahahahahaha @ qirren!
25 July 2007 @ 8:20 am
… sinqerisht, jemi sterlodhur…
Sidomos kur ata te stermedhenjte mallkojne ata te vegjelit…
~~~~~~~~~~~~
Gjenite kane lindur e kane vdekur… Ishin njerez si ne, i dhane njerezimit dicka te vetes se tyre, duke mbetur prape njerez, ndonese i beme hyjni…
Statusi qe qezon shkrimtari sot ne shoqerine tone, nuk ka qene gjithmone pozitiv… Kur Platoni vendosi te perzinte Homerin , pra poetin nga qyteti, Homeri kishte statusin me te larte. Poeti edukonte… Kete Platoni nuk e kaperdinte dot dhe e zevendesoi me filozofin, domethene me veten e tij… Kjo do te thote shume…
Ne shek, e 17, shrimtaret nuk mund te mbijetonin me cfare paguheshin per ate cfare shkruanin…
Pastaj gjerat ndryshuan dhe shkrimtari u ribe lider perseri…
Sot,
Sic e kam shprehur ne poezi, te gjithe po behen shkrimtare. Te jesh pedagog ne Amerike duhet se s’ben te botosh libra, e ke te perfshire ne kontrate… Kur nje student mbron tezen, ka shkruar 300 faqe, domethene nje liber. teza botohet si liber ne France….
Si rrjedhoje, te gjithe e keni provuar ndjesine e mbilodhjes kur gjendeni ne nje bibloteke a librari…
Ajo qe me befason, eshte kryeneqesia e disa shkrimtareve per te arritur ate ‘fame’ piedestaale, sic e pershruan artikulli. Disa asgjesojne dhe gjuhen e tyre dhe stermundohen te mesojne nje gjuhe tjeter, sidomos franceze , per te shpresuar se nje publik me glorioz me elitor do t’i lexoje e pranoje ne gjirin e tyre…
Mendoj cdo shkrimtar sado i vogel te jete duhet te behet i ndergjegjshem per oktapodin qe lind e zmadhohet brenda krijuesit duke pranuar dhe veteasgjesim, vetem me shpresen se nje dite, edhe pas vdekjes se tij, do te behet i pavdekshem…
Sot shkrimtaret, jane bere politikane… Kur s’ekzistojne, nje popull duket shume i pambrojtur, shume i varfer…
Ky eshte udhekryqi… Nese nuk shkruan ti, shkruajne ata!!!
Sidoqe te jete, nese shkruan , beje me shpirt, dhe mos i ngre lapidar asaj qe shkruan…
tung tung…
kam shume per te thene per kete teme, se jam nga ata te sterlodhurit , qe kane sterlexuar, libra qe dhe mund ti kishin anashkaluar, por…
25 July 2007 @ 11:02 am
Me pelqeu shkrimi i botuar. Me terohoqi drama e nje talenti te lincuar deri ne vrasje ne kushtet e reja ekonomike shoqerore pas 90-s. Karakteri u rrit me enderren per te triumfuar nepermjet “drejtesise se perjashtuar nga materja lek”. Ai dhe dhjetra mijra te tjere idealiste u gjenden ne nje sistem te ri, te cilit nuk i dinin asnje koordinate.
E konsideroj jashtzakonisht antihumane cilesimin e lexuesit si “injorant” ne rastin kur ai nuk blen libra por edhe ne cdo rast. Lexuesi eshte klienti i shenjte si per cdo mall tjeter qe s’eshte liber.
25 July 2007 @ 11:41 am
Por eshte e verteta. Shkruhet por nuk shitet, botohet por nuk shitet. Shtypshkronjat jane bere dyqane, jep lek e dorshkrim dhe merr mallin. Mund t’ha japesh miqve, te dashurave…por jo ta shesesh. Kultivo nje pasion tjeter, me mire, jepu bluesit te viteve 1800…askush nuk blen, askush nuk din, askush nuk flet per libra ne atdhe…vetem ata dy o tre emra pergjithmone, pastaj boshlliku…
25 July 2007 @ 3:41 pm
ok. ne fillim po i pergjigjem pyetjes se vetme qe eshte quajtur nga komentuesit si e vlefshme; une kam blere vazhdimisht, jo superrregullisht, (ndonje dite te djele harroja te bleja Driten, qe meqe ra fjala nuk ka qene suplement, po qe pertoja te lexoja akoma poezi me partizane) suplemente letrare e kulturore. dhe e them sinqerisht, kam lexuar me interes cdo gje te botuar nga shkrimtare te rinj, per te krijuar nje kontakt virtual mendor me bashkemoshataret dhe bashkeidealistet e mi letrare. dhe kam gjetur shume shume thesare (sipas meje) ne ato shkrime, po qe sot e kesaj dite akoma nuk u kam pare ndonje gje te botuar, apo akoma nuk i kam pare te dalin ne ndonje talk - show (ose si mund ta perkthejne fanatiket e shqipes, llafazano - shfaqe) e te mbrojne idealin e tyre per nje letersi te mirefillte te paster. askujt nuk ia ndjen per askend ne kete Shqiperine tone. askujt nuk ia ndjen realisht per askend kudo ne bote, por, ketu, kjo situate instalohet me keqdashje nese me kuptoni. “live and let die”!
laura, me pelqeu shkrimi yt, shume kendveshtrim interesant, por do doja te te sugjeroja me tere dashamiresine, mos u lodh, as me biblioteken, as me letersine e coroditur qe te sugjerojne, as me llafollogjite. shmang fjalet e kota te debatuesve te kote, e shko drejt e ne teme, ne letersine e mirefillte. une personalisht kam lexuar libra te blera ne tezga te autoreve qe as jane degjuar e me shume mundesi as do degjohen ndonjehere. jo emra te medhenj. me pelqen te hyj ne bote te paeksploruara. te zbuloj hapesira te reja. askush nuk mi sugjeroi. kerkim…
lexo psh. Fabio Volo - un posto nel mondo. nuk eshte i perkthyer. as qe kishte per te te rene ne dore se une vete e kam gjetur rastesisht. ai liber eshte kryeveper nga ana ideore. kerkim laura…
u permend Rowling, Brown, King. po permend dhe W. Smith qe eshte babai i ketyre (perjashto Stephen King)
jane te tere bestseller. por keta te pakten jane te tere letrare. shkruajne dhe krijojne letersi, jo faqe roze si D.Steel. dhe te jesh bestseller nuk eshte kriter qe nuk eshte letersi e mirefillte, se c’duhet te themi per P. Coelho?
dhe mos te me thote njeri qe shkrimtari qe shkruan sepse ashtu i vjen, nuk paska qejf te jete i lexuar, shume i lexuar, shume shume shume shume i lexuar…
gjithkush duhet te dije qe njerezit qe mendojne, njerezit filozofe ne vetvete jane dy kategori; njerez-shkembinj, qe e gdhendin ne veten e tyre tere filozofine qe bartin, dhe nje njerez - re, qe duan ta ndajne me tere njerezit e tjere ate qe mendojne, duan te gjejne terren, vellezer, nuk u pelqen te qenit vetem. shembulli me i mire qe me vjen ne mend tani eshte “Alexis Zorba” i N.kazanxaqis. zorba ishte njeriu - shkemb qe jetonte sipas filozofise se vet, dhe Nikua, personi re qe donte ta ndante shkembin _ Zorba me tere bashkevellezerit e tij te letrave e me gjere. ndaj, kush shkruan, do te lexohet. dhe per kete nuk besoj se ka njeri te ma kundershtoje.
meqe ra fjala te politika, N. Kazanxaqis ka qene dhe politikan, dhe nuk ka asgje te keqe te duash te merresh me politike per te ndryshuar dicka, madje shkrimtaret dhe artistet ne pergj. jane te prirur per ndryshim social pozitiv. respekte per piktorin Edi Rama. une vete, i pari do doja te beja dicka per kete vend te humbur ku jetojme, per ta nxjerre disi ne ndonje kend drite, qofte dhe polare ajo drite. pune tjeter pastaj nese marrim shembull shkrimtare qe behen politikane te kapin ndonje cape buke te hane e mos sajojne ndonje dallaver, e mos ngrene pak poziten e tyre shoqerore e mbase gjejne ndonje berber me te mire per floket e tyre te llahtarisur.
boooooooo, sa paskam shkruar… epo, nuk rri dot pa i vene pikat mbi “i” megjithate faleminderit per vemendjen qe me keni kushtuar te tere.
me respekt…
loer kume
25 July 2007 @ 3:45 pm
E kam thene edhe nje here tjeter nje nga shkaqet e mungeses se lexuesit. Viteve te fundit blogu ka demtuar shitjen e librave e njekohesisht ka demtuar shitjen e gazetave, revistave.
A mund te themi qe blogjet jane njefare anti-libri?!
Ka te ngjare te jete edhe keshtu, po aq sa blogjet mund te shderrohen edhe ne libra te kendshem, sidomos per prozen e shkurter dhe poezine.
Pra sot eshte me keshillueshme te drejtosh nje blog se sa te botosh libra. Shkruani per qejf ne blog e pastaj me kismet te zotit.
25 July 2007 @ 7:59 pm
Nuk ekziston nuk eshte shpikur deri me sot, anti-libri… Une harxhoj ore te tera ne blog, por nuk marre asnjehere (pa fyerje) kenaqesine qe gjej duke lexuar qofte edhe nje roman te thjeshte nga ata vetem me leng…
Loer, megjithese me pelqeu ajo qe ke shkruar, ne pjesen qe i mendoj se eshte e ngjashme me historine e cdo shkrimtari, besoj ashtu si laura qe shkrimtaret sadote famshem jane njerez te varfer, nje pjese e mire e tyre perfundojne duke shkruar libra me porosi, per te bere para, te tjere heqin dore me shpejt…
Motive si te perralles me lart ka psh… “Te fyer e te poshteruar” e Dostojevskit… ne cdo kohe ekziston bindja qe nuk lexohet, qe ska njerez qe blejne libra etj, por ky pergjithesisht eshte perfundim i tepruar, thjeshte jetojme ne nje kohe kur mundesite per te pasur ne dore nje liber jane shume te medha dhe mundesite per t’i lexuar te gjithe mjaft te vogla….
Une mund ta quaj veten lexues jorastesore dhe ne pjesen me te madhe te rasteve ne nje librari, kur me duhet te zgjedh mes nje gjeniu te panjohur (atij qe edhe mund te jete promovuar nga ndonje media) dhe nje kadareje e ndjej veten te detyruar te marr kadarene (apo kedo tjeter qe e ka tashme ‘famen”)… Reklama me e mire per librin eshte kryesisht nje shok lexues qe ta rekomandon, kur ti normalisht ke besim se ai di te zgjedhe dhe gjerat te pakten ne letersine e gjenive (ne ate te madhen), funksionojne prej rastesise me shume se sa prej revistave letrare…
Me ndodh qe shpesh te shgarravis, poezi proze, apo cte me vije ne mendje, por shpesh mendoj qe te gjithe kete e bej per veten, per tu ndjere me mire…Nese me bie pertoke morali, duke besuar pastaj ne menyre cinike se gjithçka qe shkruhet eshte veç nje broçkull i jap vetes te drejten te ushqehem me nje Shkrel apo me kedo tjeter dhe……..
KATER KESHILLA VETES
Mos u bëj poet nëse s’mund të lindësh
me seicilin varg, të lindësh me seicilën fjalë.
Ngrehu mbi veten në dot t’rrokësh frerët e erërave,
të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat
e gjakut tënd.
N’se dashurohesh, dashurohu n’flakë e n’valë,
jo ne sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi.
Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh
për secilën varg, të vdesësh për secilën fjalë.
25 July 2007 @ 8:00 pm
… Kume, nuk bie kurre dakort me ate qendrim ’shkrimtari’ :
“Do me shihni me vone kur une te jem njeri I fuqishem, - tha prape me vete duke shtrenguar dhembet. Sepse talenti I tij ishte gati hyjnor.”…
— do me shihni…
— kur te jem i fuqishem
— talent gati hyjnor…
Kete prirje ka shkrimi me siper. Nje gjeni , i quajtur vete gjeni, qe shtrengon dhembet se nje dite do te ‘hakmerret’…
Arti ne Shqiperi, eshte e vertete qe nuk merr investim, shkrimtaret e rinj nuk degjohen, mbase ato kokat e medhaja i shtyjne me berryla nga vitrina …
Por ama te flasesh per statusin e shkrimtarit sot ne shqiperi , nuk mjafton kurre (e kam pjese te tezes dhe po e studjoj kete teme me shume kersheri… me ka futur ethet)…
Edhe une nder shkrimtaret e rinj/te reja jam. Mbase ja do vij kete vere, ja do e botokam ate liber, qe erdhi nga ku di une se ku, dhe do ja jap publikut shqiptar, pastaj do vazhdoj rrugen, mbase do shkruaj perseri, se po vazhdojme te jetojme, dhe une e di qe do vazhdoj te shkruaj, se skam asgje tjeter per te bere me mire …
Por kurrsesi sme ka shkuar mendja, se une qenkam me talent gati hyjnor…
PALLAVRA… Hyjnia e shkrimtarit nuk duhet marre si shtatore e perjetesise…
Lasgushi, sa shkroi, ne hije…pa u duartrokitur, pa u botuar… Ate e lexon populli akoma tani, iken traktoristat me sistemin…
Gjithmone kam blere libra shkrimtaresh te rinj, sidomos poetesh, disa nga ata vetem me 20 poezi…
Per tu kthyer te listat e mia… Une studjon ne Amerike, listat ti ben tjeterkush, dhe jane aq te gjata sa ty ste ngelet kohe te shtosh dicka tjeter… Jo vetem aq, konstatova shume shpejt se nuk po lezonim veprat, si psh le te themi vepren e Duras, por lexonim artikujt qe ishin shkruar mbi vepren… Ne fund te fundit, te kap ankthi qe ti kurr nuk do lexosh ato qe deshe te lexoje ajken e ajkes…
Ne shekullin 17, nje shkrimtar i njihte ne maje te gishtave te gjithe, po sot? Eshte e pamundshme, vetem te jesh kompjuter…
Por te lexosh si papagall, nuk do te thote se do behesh shkrimtar i mirefillte…
Sot, botimi eshte bere biznes, s’di kush e tha. Edhe ketej ne perendim, i nderron botuesi kopertinen, psh vendosin nje femer lakuriq apo te mbuluar, vetem per te terhequr lexuesin…
Ne letersine Shqiptare mendoj, akoma nuk e kemi arritur bollekun. Prandaj te kontribosh me cilesi ne letersine shqipe eshte shume me vlere..
Si konkluzion, e kupoj qe eshte kenaqesi per shkrimtarin te ‘blihet’, jemi njerez dhe ne e vendosim ‘egon’ tone, edhe ne nje fotografi te vetme, e ledhatojme me duar, qajme per te, i kendojme ninulla “vogelush is hpirtit sa i mire qe je, gjithe bota te admiron’… POR duhet anashkaluar kjo ndjenje, perndryshe, vogelushi i shpitit behet tiran nje dite…. duke vrare muzen qe mund ta permbushte shpirtin nga cepi ne cep…
Te isha e pasur, do i investoja te gjitha parate ne artin shqiptar
Po kemi ca miljonere neper bote, por s’u kujtuan, edhe neve sua kujtuam…
Sidoqetejete, arti ecen edhe me kembet e veta…
Sa per bllogjet, pse jo? Me irritojne jashte mase, kur ato behen ditar, skruan dy rrjeshta edhe pret qe te vijne edhe te te duartrokasin, vershojne komentet…
me pelqen kur perdoret per krijimtari…
25 July 2007 @ 8:16 pm
—
—
me qe ra fjala te reklama ne internet:
pa shiheni kete si pikenisje:
http://lauretamema.com/
Ju pershendes… me nje keeeeeeeeeeenge, per te gjithe shkrimtaret kudo qe jane, kengen zgjidheni vete sipas deshirave…
26 July 2007 @ 12:19 am
laura, po te drejtohem perseri. me pelqen debati.
(mos e merr me nerv pergjigjen se eshte konstruktive jo agresive)
atehere, nje njeri qe e kane represuar, shtypur, tallur, shvleresuar, pa arsye pikerisht per ato qe ai i quan vlera te vetvetja, nje njeri i tille mos valle eshte nje krisht, qe tu ktheje faqen tjeter? jooo! ai njeri do grumbulloje nej mal me nerv dhe negativitet brenda vetes, dhe ne izolim dhe meditim negativ e siper, do shprehe pikerisht ate qe une kam shkruar… do me shihni, kur te jem i fuqishem… sepse ne fund te fundit eshte prirje natyrore e qenieve te gjalla te tentojne per te qene me te fuqishem laura… dhe ate fuqi, sipas rruges qe kane ndjekur per ta arritur ate pozicion ne zinxhirin ushqimor social, qe mund te kete qene rruge e qete, sportive, interesante, ose e vuajtur, me zvarritje, torturuese, duke shitur copa nga vetja, mund ta perdorin me qetesi apo me nervozizem. besoj me kupton qarte edhe pse kam prirje te shkraj me fjali te gjata ku humbet filli i bisedes…
dhe, mema, tjeter, me thuaj nje artist, jo vetem shkrimtar por artist, qe nuk ka egoizem te semure, qe nuk vlereson artin e tij ne majat e artit gjate momenteve delirante, dhe qe nuk pretendon ne enderrat e tij me te sinqerta te jete shtylle kryesore ne boten e artit boteror laura.
personazhi im ka fatkeqsine qe thjesht te jete me i sinqerte se sa duhet, i shtyre dhe nga fjalet qe kishte degjuar andej ketej per personin e tij … gjeni, i madh, etc etc … ndaj, analizoji frjalet e mia ashtu si duhen analizuar, ne menyre objektive, jo me manine per te kundershtuar.
ne fund te fundit, e thame me siper, s’me kujtohet se kush, qe shkrimtaret jane njerez si gjithe te tjeret, egoiste, ambicioze, me nje mori kompleksesh e problemesh psiqike si tere njerezit e tjere. kuptome drejt laura.
me pelqeka teza jote qe ke zgjedhur per te mbrojtur, dhe jam gati ta vazhdoj kete diskutim sa te duash e mbase dhe te hn ne pune per trajtimin e subjektit te tezes.
… ah se harrova, me c’kenge te duam e pershendesim secili veten sipas qejfit, pa na thene gje ti, me mire na thuaj dhe kengen qe ty te pelqen, na pershendet me te, keshtu na jep dicka nga vetja laura, dhe na thua dhe gustot e tua muzikore …
26 July 2007 @ 12:51 am
Komplimentet e mia per shkrimin. Lexova me kujdes , dhe nga ana e autorit eshte pershkruar shume shume bukur situata apo gjendja ne te cilen ndodhen sot autoret tan te rrinj. Shpresojme se ne te ardhmen do ket ndryshime pozitive.
Buze Liqenit.
26 July 2007 @ 1:04 am
Mire mo … Kume mire. Te kuptoj… Por nuk me ke ne krahun tend… Mbase duhet te biesh nje cike me poshte, ta ndiesh me teper dhimbjen, e te kujtosh qe ke per te vdekur si gjithe gjenite e tjere…
Ja u bere vertete gjeni, e bota po ta shtron qylimin sic deshiron ti… A valle kjo qenka lumturia… S’e besoj jo… Hakmarrjen thua e ngjize per te arritur ne fron, kjo qenka njerezore?
Por, pata fatin a gjemen, te kem njohur ca pleq me mjekra t’bardha e ca plaka me duar te dridhura, une isha femije, me e vogel se femije…
Ato thurnin historite e tyre brezpasbrezi, pa i shkruar, i gdhendnin ne veshet e ngritur…
Librat dhe gurët
Libraria është e mbushur dëng-dëng me libra
Unë duhet të lutem nga mëngjesi në darkë
Për një libër të vockël… Dreqi ta marrtë!
Sot po bie shi, shi me shumë rrëmbim
Aq sa flokët më peshojnë, me kaq rëndim
Në oborrin e shkollës… asnjë këmbëz s’lëviz
As hije, as mizë… Do hakmerrem e do t’kris!
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Iu afrova dritareve i gjuajta me gurë
Dhe librat i vodha, i hodha nën drurë
Në shi vrapova bashkë me baltën, lotët
Te gjyshi Hysen n’sup, mbështeta flokët
“Ç’i do librat? Pak histori t’kam treguar”?
Po ti historitë e tua kurrë s’i ke shkruar!
“Harrove gurët! I harrove veshët e tu?
Dëgjo ç’thonë historitë e gurëve këtu!
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Shiu m’i përlau lotët se një ditë, po-po, e di
Do shkruaj fjalët e gurëve dhe të vjetrat histori
…..
thone qe Drini nuk eshte shterrur akoma, aty pushoja nen hije e enderroja … perrallat e mia… Perderisa ishin perralla, e me mbushnin shpirtin … une nuk mund te kisha kurrsesi ‘hakmarrje’…
Jam rritur dhe une kunder rrymes se kohes, por s’me ka thyer kurrsesi, vec me ka bere me te forte…
ta uroj dhe ty… Lavdine mjere kush e pati, mjere kush e lakmoi…
Nuk kundershtoj sa per te kundershtuar, me beso per kete teme, lista ime fillon qe nga Platoni , Aristoteli, Descartes… vazhdon me 17, 18, 19, 20 e 21… Shkrimtaret shpesh u bene edhe diktatore, shpesh u cmenden edhe nga lavdia e tyre, shpesh menduan se po ndriconin humanizmin, shpesh u gabuan edhe e ndrydhen me shume, shpesh krijuan luftera e shpesh konfuzion… nxiten pasardhes… per perjetesine e ‘ndertuar’, per hyjnine ‘e enderruar’ per hakmarrjen ‘e cliruar’…
Rousseau ne ‘Reveries’ fillon keshtu: “Et maintnant je suis tout seul sur la terre”, dhe ja me ne fund i mbetur fillikat ne kete bote, - dhe vazhdon- te gjithe me jane bere armiq , gjithe bota me urren mua te varfrit…
eh,
na duhet nje kafe e gjate per kete teme…
sidoqetejete, ti ke mendimin tend, uroj te arrish ‘majen’ qe ke zgjedhur…
Une do mjaftohem me ‘cmendurine a shtazerine’ perreth , pa pretenduar te ngrihem me lart, se s’u rreshkas dot ligjeve qe me zotrojne, nje hic linda e nje hic do vdes…
26 July 2007 @ 11:44 am
laura, sa qejf ke te shkruash mbemrin tim moj
dreq… sa me preku poezia jote me siper…
ok, nuk dua ti jap ketij vargu komentesh ton personal, me jep nje adrese maili ku te kontaktoj me ty.
loeri
27 July 2007 @ 10:02 pm
Tregim i shkruar paster, thjeshte, ne formen e tij reale…pa zbukurime te kota e cilesime te panevojshme, fundja ashtu siç eshte realiteti ne monokromine e tij.
Persa i perket problematikes, do thoja qe nuk eshte ekskluzive per letersine shqiptare…eshte thjeshte me e komplikuar, gjithmone duke e paragonuar me perendimoren.
Fundja, persa i perket komenteve, dhe ketij mini-debati mbi “…si e cileson autori veten, lapidari…”, jam dakord me Loerin.
Kur nuk e vlereson punen tende, si pret te te vleresojne te tjeret?
Pastaj, si mundesh te propagandosh, ti besh reklame nje malli kur ti vete nuk beson se eshte dhe aq i mire?
Dhe se fundi, me gjithe respektin qe mund te kem per nje te panjohur, Laura ia fut muhabetit kot!!!! Por, kjo eshte nje perralle tjeter apo jo?
Kaq per kroniken