Identifikohu



Regjistrohu

Shkodranët të favorizuar, me plazhe në çdo cep

VIRTYT ABDYLI
Metropol
Reportazh/ Të kamurit drejt Velipojës, të tjerët plazh në liqen dhe lumë

Ditët e nxehta të muajit qershor kanë shtuar fluksin e banorëve të qarkut të Shkodrës drejt plazheve. Por ndërsa më të kamurit nxitojnë pothuaj përditë për në Velipojë, pjesa tjetër i gëzohet burimeve ujore më të afërta dhe me më pak shpenzime.

Harta

Fatmirësisht për banorët e zonës së Shkodrës, resurset ujore janë të shumta, aq sa në çdo anë të saj gjenden vende ku mund të bëhet plazh ditor familjar.

Pamundësia ekonomike për të kaluar pushime të plota në plazhe apo pika turistike, bën që mjaft familje shkodrane apo qytetarë të ndryshëm, përfshirë dhe të rinj e të reja t’i drejtohen plazheve ditore pranë qendrave të banimit.

Pjesa më e frekuentuar mbetet rruga e zonës turistike Shirokë-Zogaj, ku kanë mbetur pa u dëmtuar ende mjaft vende, të cilat popullohen me pushues ditorë që kalojnë aty disa orë duke u larë në ujin e Liqenit të Shkodrës. Dhe në anën tjetër të tij, në Breg të Ranës, Bishtiqeni, apo dhe në pjesën e Malësisë së Madhe që laget nga ky liqen si në lagjen Culaj pranë Koplikut, apo Stërbeq, vërehen pushues ditorë që kalojnë aty disa orë.

Të organizuar në shoqëri, me familje apo dhe individualisht, ato më së shumti marrin ushqim me vete. Sidomos në fundjavë në këto zona shikon numër jo të vogël pushuesish. Përveç liqenit, dhe lumenjtë që kalojnë pranë Shkodrës, tërheqin pushues ditorë.

Në hyrje të qytetit, pranë urës së Bahçallekut, në dy anët e saj, shihen mjaft persona që lahen në lumin Drin.

Miniplazhet

Aty janë krijuar tashmë miniplazhe që frekuentohen në çdo ditë të javës. Po kështu në Dajlan, në lumin Buna, tek Ura e Mesit në lumin Kir etj. Ndonëse këto nuk janë plazhe të mirëfillta dhe mungon shërbimi e infrastruktura përkatëse, afërsia e tyre me qytetin apo qendrat e tjera të banimit bën që me autobus urban apo me biçikleta, njerëzit të shkojnë e t’i shmangen vapës duke u larë e marrë rreze dielli. Dhe në liqenin e Vaut të Dejës, pas hidrocentralit, ka disa vite që vërehen pushues ditorë që shkojnë për t’u freskuar në plazhe të improvizuara pranë tij.

Në këto zona kanë nisur të funksionojnë dhe disa biznese, më së shumti provizorë që ofrojnë shërbime për këta pushues, kryesisht bare e restorante të thjeshta me çmime të arsyeshme, e më së shumti ambulatorë që tregtojnë pije freskuese, akullore, produkte ushqimore të ambalazhuara, apo dhe ndonjë nënprodukt të gatuar me mish.

Në disa raste vërehen dhe kioska të lëvizshme që qëndrojnë gjatë ditës pranë këtyre miniplazheve dhe ofrojnë shërbimin e tyre.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

33 Komente »

  1. ardiana Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Qershor 2007 @ 9:52 pm

    Shiroka ka klimaten per kurim te semundjeve te mushkerive, nga me te mirat, po kush te investoje. Ky liqen “privatizohet” nga peshkatare qe vendosin gardhe ne uje..Ne Shiroke ka hoteleri te abandonuar dhe qe nuk perdoret me. Tashme njerzit shkojne vetem per te ngrene taven e krapit apo ndonje karas te pjekur kur eshte zezoni i tij…

  2. Zana thotë:

    29 Qershor 2007 @ 11:16 pm

    Tave krapi po,karas si karas maaa.Shyqyr qe mbijetoi krapi thuj se karasi kinez gati na e qiti fare.Ate krap..si krajl n’tepsi,i vezullojne (bashkohem me ke promovon perdorimin e drejte te kesaj fjale)luspat,i fresket,me gjeth lari.Nji pike ven (vere)s’do ishte keq..Shiroke,krap,vere,”karasi ” -”karas”e nuk di se ça duhet me dasht njiri ma ne ket dynja…Ah te ishin nje çike edhe ato kanionet…

  3. ardiana Shkruaji mesazh privat thotë:

    30 Qershor 2007 @ 6:28 am

    Zana,
    hahaha me pelqeu dialketi jot shkodran…Nuk e di nese ke shku najher te lokali ”Real”,?? nje lokal qe ndodhet pa arrite ne Zogaj. Pa ekzagjerim ashte nje mrekulli ta shohesh pamjen nga lokali. Very Romantic.. Te ishe mashkull do ta kisha ba nje ftese.. ti kishe sjell venen e une peshkun..

  4. ardiana Shkruaji mesazh privat thotë:

    30 Qershor 2007 @ 6:34 am

    Na ndjellin ujrat
    Sa u afrohemi
    Ne ndjejme etje pergjithmone
    Se jemi pjese e ujrave
    Dhe ujrat jane
    pjese e jone

  5. Zana thotë:

    30 Qershor 2007 @ 8:02 am

    Ardiana ,per fatin tim te mire jam estremamente donna,gru.Pa na vere e peshk te Reali po pime e hajme kur t’dush…Ishim k’naq tu ba thashetheme e pse jo bela’ edhe ndoj shkusi te vogel

  6. ardiana Shkruaji mesazh privat thotë:

    30 Qershor 2007 @ 8:17 am

    Zane,

    jo thashathem e gja por krejt forumistat do i marrim neper goje, dhe sa per shkrusi skena nevoj se na vine vete mbrapa, vec ishlla jo naj krap nga trut..

  7. Zana thotë:

    30 Qershor 2007 @ 8:28 am

    Uh moj nane çfare shyretit..Athu e kan vu ma ate barken qe dikur na çote prej te ura e Bunes e deri ne Shiroke??
    Eshte e vertete qe shkodra ka vende per plazhe gjithandej ,por klasin e Shirokes veshtire se ta ofron kush.Ka vertet nje mikroklime te çuditshme ,se eshte pak distante nga qyteti por ajri ndryshon krejt…Shyqyr qe gjeta nje shkodrane ketu…

  8. tnerual thotë:

    30 Qershor 2007 @ 8:29 am

    Shkodra ka shume afer edhe Ulqinin e Budven e fundjaven shume e kalojne atje atje.Per kete vit nuk e di a do shkojne shume se Ruset kane pushtu Ulqin e Budva duke i rrite shume cmimet.
    Deri ne 1992 nji pjese e mire e Shkodraneve kan pase preferu shume ma teper Shengjinin se Velipojen

  9. ardiana Shkruaji mesazh privat thotë:

    30 Qershor 2007 @ 8:38 am

    Zana shkodrane je ti??? se per tnerual e kam marre vesh qe eshte shkodran, hmm mbase dhe jam gabim.. Shiroka eshte nje nga vendet me te perferuara te mia, ne budva skam qen asiher por ulqini ishte skandal, uji shume i ndotur, me keq se ne durres… vilipoja si plazhe me pelqen por shume shume shurmeeee.. Shengjini mund te ket qen plazh i mire me pare por sot sikur nuk perferohet dhe aq shume.. Hey mos te harrojme Dhermin se une e kam fiksim si plazhe..

  10. tnerual thotë:

    30 Qershor 2007 @ 9:38 am

    eeee se harrova se Shkodra ka pase edhe pishinen e Uzines se Telave per me u la ne dimen :D

  11. ardiana Shkruaji mesazh privat thotë:

    30 Qershor 2007 @ 9:42 am

    atje sjam ken asiher, mos te harrojme dhe zallin e kirit
    mgjth e kam pa prej larg se me ken skam ken kurre hahaha

  12. LlT Shkruaji mesazh privat thotë:

    30 Qershor 2007 @ 9:44 am

    Mire qe u bete tre Shkodrane po fotografi do sjelli ndonjeri nga ju?

  13. tnerual thotë:

    30 Qershor 2007 @ 9:45 am

    Jo Llukan se me marrin mesysh :D

  14. Kotherja thotë:

    30 Qershor 2007 @ 9:47 am

    tnerual,

    Mirmengjes !

    shkodran je ti ? Tani e ndava menjen qe nuk kam per t`i pire kurre ato birrat. :)

  15. ardiana Shkruaji mesazh privat thotë:

    30 Qershor 2007 @ 9:50 am

    LlT thotë:
    30 Qershor 2007 @ 9:44 am
    Mire qe u bete tre Shkodrane po fotografi do sjelli ndonjeri nga ju?
    ———————————-

    Lit une e kisha vendosur nje timen me gjithe qef
    por sdi se ku??

  16. tnerual thotë:

    30 Qershor 2007 @ 9:51 am

    une nuk thashe gjirokastrit thashe shkodran e me duket se nuk na njifte mire ose paske pase eksperienca te keqia me ‘’shkodrane” ;)

  17. tneraul thotë:

    30 Qershor 2007 @ 9:53 am

    se harrova!
    nadja e mire kothere,a e don nje Kafe me te nxjerre gjumin :D

  18. LlT Shkruaji mesazh privat thotë:

    30 Qershor 2007 @ 9:54 am

    Laurent, he de se s’kemi sy te bardhe :)

    Ardiana, dergoi me e-mail tek info@peshkupauje.com

    Kothere, beje zemren gur, birres se ftohte s’i thuhet jo keto dite :)

  19. Kotherja thotë:

    30 Qershor 2007 @ 9:59 am

    Ah, jo !

    Ne fakultet kam pas 7 goca nga Shkodra , goca te nalta. Kemi shku jashtezakonisht mire. Kam qene ne dasmen e dy prej tyre i ftum si shok grupi. Me ka ba jashtezakonisht pershtypje. ( natyrisht nuk isha vetem )

    Ndersa nje nga miqte e mij me te mire eshte nga Shkodra. I rralle. Edhe kur ishim student kemi lene “koqezen” e namit

    Kjo domethene qe eksperiencen relativisht nuk e kam pas negative.

    P.S. Sot lun Shkodra me ata kroatet, ke noi menje ? :)

  20. Kotherja thotë:

    30 Qershor 2007 @ 10:03 am

    Mire e ke ti Llukan po une dhe nje cike dhe dal nga zyra. Koha nuk premton per plazh keshtu qe ka zgjidhje te tjera per sot.

    Mos e mbaj userin tim ne filter . :)

  21. tnerual thotë:

    30 Qershor 2007 @ 10:18 am

    Jo filter, po ne site te imet 0.2 te kalojne postimet e tua pijanec dreqi :D
    sa per fotot,Llukan ti e nja 3-4 kokrra ma bani hallall,po asht prishe bota,dikur as bicikletat si kena lidhe :D

  22. Zana thotë:

    30 Qershor 2007 @ 11:15 am

    Me kene prej Shkodre (jo per mburrje…)Po asht si status simbol.Me letra o pa letra ne Evrope o amerike kur i thu vedit qe jam prej Shkodre s’ka krize identiteti qe t’lkund.Tesh…Sekretart e pare i kena pase gati gjithmone jabanxhi..ça kena me ba…Thon per ne :boll me ken shkodran se tana i ban…”Ndoshta veç komunista ,post ,e mos ta hapi fjalorin sia dolen dot as me na ba e as me ma ç’ba…ça m’paska marre malli per Shiroke e s’paska Sardegna qe po ma largon..

  23. tneraul thotë:

    30 Qershor 2007 @ 11:56 am

    Do Shiroken shko ne Lago di Garda plus qe bajne nje levrek ne hell qe asht me lane gishtat ne to.

  24. Zana thotë:

    30 Qershor 2007 @ 1:57 pm

    Levrek ,ndoshta…po asht larg taves se krapit.Po m’kujton nje ndodhi.Nana jeme plake sot i thote n’telefon vajzes teme:”ça don me te ba nana kur t’ vish ne Shkoder?E ajo degju prej nesh i thote :Du tavo krapo..

  25. Lumemadhja thotë:

    1 Korrik 2007 @ 12:36 am

    Shkodranet,
    Ah bir nona vet. Kam nje krushqi ne fis me shkodrane. Pupu kur vinte taborri nga shkodra per nei dasem skish burre nene qe i duronte. Veshur, ngjeshur bukur, por goja qe si pushonte nje minute. Dhe mbaj mend me karafilin nga ato qe kercenonte ore e minute cunin : thupra thupra. Demek ik se do te te jap dajak. :-) nejse kjo ishte kot sa per episod. Por shkodranet, upupu i rrij larg se nuk ja dal dot me llafe. Mua me pelqejne ato te perzierit, pra qe nuk jane 100% shkodrane por jane le te themi 50% ose 30%. Pra kane ate piperin(humorin&gallaten) si per erez. Kam njoft nje grua, rahmet paste se ka vdek e re, qe ishte 50% shkodrane 50%vlonjate e martume ne shqiperi te mesme. Ishte robi me gallate qe kam njoft neihere. Humor te mencur dhe nje dialekt i perzirer ne menyren me fantastike.

  26. Zana thotë:

    1 Korrik 2007 @ 10:54 am

    Lumemadhe..,Prandaj ke vene kete nick ti pse paske krushqi me shkodrane??Me nje ndryshim te vogel …Lumemedhenjt ata qe paskan krushqi me ty.
    Shpesh ne dasmat e gezimet tona bejte vinin natyrshem ne boten tone.Bile u be mode edhe ne koncerte e spektakle.Me kujtohet se per ca kohe Zef Deda imitonte Bashkim Alibalin per menyren se si ai kendonte:Leter me ke çu…Ne nje nga keto spektakle pas imitimit te fundit te Zefit Bashkimi iu pergjegj po me bejte:
    “Bejte t’bukra je tuj thane;
    Andrra t’marra tuj diftu;
    Nje ket kang un po ta kndoj
    S’MERRET RROGA VEç ME MU………..”"

  27. Ervin BAKU thotë:

    1 Korrik 2007 @ 11:54 am

    Ju të rretheve të tjerë, a doni më për Belulin ?

  28. ardiana Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Korrik 2007 @ 11:22 am

    pershendetje te gjitheve

    Ervin ne pritje jam, jepi naqe… Lumemadhe ne dac naj betje shkodrane po ja nisi une..

    si shkodrane qe jam
    dhe une nje betje po ju tham
    tuj fillu me Zanen shkodrane
    e tuj e maru me Lumemadhen

    as tneraul se la mbas dore
    se e kam bob prej shkodre
    futet shpesh ne politik
    me pelqen si jep kritik

    shkrimet e ti plot lezet
    sikur ashte deputet
    ma i mire se Harasani
    dhe pse Julindes nuk ja bani

    kjo kotherja si rrufe
    sikur ashte ne betej
    fjalet e saja zene vend
    sikur ashte ne kuvend

    mos ta harrojme Lit
    dhe pse temat i stervite
    nje ktu nje atje
    pa i fshi ai si le

    po Ervinin a e njiheni
    ban sikur ashte Boletini
    si shkodran nuk me duket
    mbase ashte dhe prej Puket

    (to be continued)

  29. viola thotë:

    7 Dhjetor 2007 @ 7:16 pm

    SHuuuuume i bukur reportazhi.A ban me e kopju a???

  30. ada thotë:

    23 Dhjetor 2007 @ 1:54 pm

    shkodra ka nje peizash te mrekullueshem qe shum kush e enderron por nuk ka njerez qe te sponsorizojne por e kan lan ne meshire te fatit edhe fondet qe vin i fusin neper xhepa por shpresoj se ndonje dite do te rregullohet bay

  31. Denion thotë:

    30 Janar 2008 @ 6:20 pm

    Shkodra eshte mreti i te gjithe qyteteve te Shqiperise.
    Nuk ka asnje vend ne Shqiperi aq mikprites e aq te dashtun sa Shkodranet. Nuk ka vend ne bote qe mund te gjesh humor me shume se ne Shkoder. Dialekti Shkodran asht si muzike per gjithe boten.
    E ka beku Zoti me njerez te mire, me lumenj, me liqe, me det. me male etj
    Te gjitha i ka Shkodra.
    Une nuk jam Durrsak por kam jetuar 4 vite kur isha me Shkolle atje.
    Jam i dashuruar me Shkodren. Edhe nusen do e marr Shkodrane.

  32. rita thotë:

    7 Shkurt 2008 @ 3:05 pm

    shkodra, pak me fol,shkodra ka met ne mshir te fatit .

  33. rita thotë:

    7 Shkurt 2008 @ 3:17 pm

    shpresoj kete vit qe dote bahet diçka ne velipoje ,nese jo ,dote shkoje ne ulqin,pa pastertia ne velipoje eshte e tmerrshme,vjet te gjith te familjes jan ba te semure nga infeksioni ,

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.