Login



Register

Shkëputur nga libri i Petro Markos “Intervistë me vetveten”

Pjese e shkeputur nga libri i Petro Markos “Interviste me vetveten”. flm. gjergji.

Pra c’jemi ne ? Shqiptare! Po pse e humbem gjuhen ?
Une do te them ato qe di : Pse nenat plaka, gjyshet dhe gjyshet dine me mire
shqipen se greqishten? Pse qajme e kendojme ne shqip ? Pse fjalet e urta i
themi ne shqip ? Sic duket qe nga viti 1820 e tehu, greqizimi u be me qellim
politik nga vete Greqia, qe fitoi lirine me gjakun e shqiptareve, qofte ne
Mesolongji, qofte ne revolucionin grek. Suli dhe Himara ishin shqiptare, po
dy krahina autonome qe nuk njihnin as Greqine, as Shqiperine, se ciles i
kishte humbur edhe emri. Suli dhe Himara ishin kurdohere ne lufte me turkun.

Erdhi koha qe Himara u nda : Himara bregdetare mbeti e lire dhe e krishtere,
kurse Himara e mbrendshme , Laberia, Kurveleshi, Lumi i Vlores e Dukati u
myslimanizuan dhe u ndane. Megjithese u ndane ne dy fe nuk e humben kurre
lidhjet e gjakut dhe te fisit. Cdo fshatar kishte te tijte ne nje fshat te
myslimanizuar qe ne kohen e Ali Pashe Tepelenes. Kur beheshin operacione
ndeshkimore nga turqit, bregasit nuk shkonin pertej maleve, ne Mesaplik e ne
Kurvelesh, per t’u mbrojtur, sic benin gjer ne ate kohe, por iknin me varka
per ne Korfuz ose per ne Gjirit, nen mbrojtejen e venecianeve. Aty shkonin
pleq e plaka dhe femijet. Burrat luftonin. Aty rrinin shume vjet, gjersa
mbaronin operacionet ndeshkimore. Thone se banoret e Dhermiut shkonin ne
ishullin grek, kurse ata te Himares ne Gjirit. Prandaj dhe, kur flasin
greqisht, dhermijasit flasin si korfjanet, kurse himarjotet, si
gjiritlinjte.

Pastaj shkollat ishin greke. Mesha kendohej greqisht. tregtine e benin me
Korfuzin, Janinen. Pak nga pak u shkeputen lidhjet me Laberine, me Dukatin.
Greqia, qe u clirua e para, thoshte se kudo ku jane ortodokse, jane greke ;
myslimanet jane turq. Nisi antagonizmi turq e kaurre! Propoganda bente punen
e saj. Kjo u thellua ne kohen e Ali pashe Tepelenes, i cili dergoi nje
delegacion ne Himare, qe dhe Himara te myslimanizohej. Paria e Himares
delegacionin e priti ne Qeparo, se kishte me shume kapedane.
Delegatet e Ali pashe Tepelenes u thane mendimin dhe qellimin e vizites. Me
plaku i kuvendit himarjot u tha delegateve :
- E falenderojme pashane, qe mendon per te miren tone. Po i thoni pashait se
ketu poshte, ne fshat, kemi nje fushe qe s’ka uje. Thahet ne vere dhe nuk na
jep asgje. I jemi lutur Krishtit dhe Shen Merise, Shen Kozmait dhe Shen
Spiridhoit, po s’na dhane uje. Ne na dhente Muhameti uje, menjehere behemi
myslimane. Keshtu i thoni pashait.
Kur vajten e ia thane pashait pergjigjen e bregasve, ai qeshi me zemerim dhe
tha :
- Eh kauret e dreqit, do te ma paguajn ! - Pastaj, duke qeshur : -
Pizevenget, jane te zgjuar, s’ke c’thua, jane rrufjane te medhenj !

Pak nga pak propoganda greke behej me e madhe, duke pretenduar se Himara
ishte krahina heroike e Greqise. Shume kapedane, sidomos paria, kishin
privilegje. Dhe parate e mireberesve himarjote, qe i kishin lene ne bankat
greke per shkollat e Himares, ishin nje shkak shume serioz per propoganden
greke. Gjike Bixhili nga Dhermiu kishte fituar shume para ne Rusi, ku e
kishte marre Pano Bixhili, perfaqesues i himarjoteve prane Carit, ne
Peterburg. Mesuesit dhe shpenzimet per shkollen merreshin nga fondi i Gjike
Bixhilit. Gjike Bixhili ndertoi dhe nje shkolle, qe eshte sot e kesaj dite.
Ne kur ishim te vegjel, ne shkollen e fshatit shihnim portretin e tij , te
varur ne klase. Sic i la Gjike Bixhili parate ne banken greke, ashtu i lane
dhe shume mireberes te tjere nga Jugu, si Zhapa me shoke. Ishin miliona, te
cilat u bene burim per te ushqyer propoganden greke ne vendin tone, sa u
krijua miti i Vorio Epirit dhe sillogu vorioepiriot, qe merrej me clirimin e
Vorio Epirit, domethene te Shqiperise se Jugut. Parate u vune ne dispozicion
te parise, e cila merrte nje mije dhe shpenzonte nje… Paria merrte para
nga banka greke, e cila qe e autorizuar nga qeverite reaksionare
nacionaliste te Megali Idhese ( Megali Idheja : qe Greqia te behej e madhe
duke perfshire ne kufijte e saj jugun e Shqiperise dhe vendet ballkanike ku
jane ortodokse).

Himarjotet qe emigronin ne Greqi, kishin privilegje : perkraheshin si bij
te nje “krahine heroike greke” me histori trimerie e burrerie. Fatkeqesia
ishte se Shqiperia u clirua e fundit ne ballkan. Himara kishte ushqyer
shpirtin e aneksartise, autonomise, si Suli, i cili pak nga pak u greqizua.
Dhe, pasi u clirua Shqiperia, me kufijte te cunguar shume, propoganda greke
e ushqeu shume idene e autonomise se Himares : as shqiptare, as greke!
Kishte hedhur rrenje te thelle kjo propogande ne shpirtin e himarjoteve, te
cilet syte i mbanin nga Greqia. Kreret himarjote, si Spiro Miloja, nje
luftetar qe e ndihmoi shume Greqine, ishte ne krye te kesaj propogande, me
gjithe farefisin dhe sojin e tij te perndare ne Dhermi, Vuno e gjetke. Spiro
Miloja ishte nga Progonati. Ne fshatin tone ai kishte farefis Lluke Zh. e te
tjere, qe propogandonin ndarjen e Himares nga Shqiperia. Si baze kryesore te
propogandes perdornin dhe kete : Pse laberia u be turke ? E pse te mos
behemi edhe ne me Greqine, qe eshte armike e betuar e Turqise, sic jemi dhe
ne armiq te betuar te turkut.

Shume fanatike ishin fshataret e mi! Njezet e gjashte kisha kishte. Mbaj
mend une se kishte tete prifterinj. Lidhjet ekonomike, privilegjet ne Greqi,
interesimi i greqise per himariotet, sillogu vorioepiriot ndikuan shume per
ti bere himarjotet t’i kthenin syte nga Greqia dhe te enderronin per nje
autonomi. Pastaj, edhe ne kohen e pavaresise himarjotet pane se asnje qeveri
e Tiranes nuk u kujdesua asnjehere per ta. Nuk shkonin as xhandare dhe nuk
merreshin ne asnje pune. Ata pelqyen te mergonin : heren e pare ne Llavrion,
ku kishte miniera ; ne Korint, per te hapur kanalin; ne Vllahi, ne Rusi,
pastaj ne Amerike, ne France, ne Meksike, ne Argjentine, ne Australi, Kanada
e gjetke. Keshtu ne dinim me mire ku binte Buenos Ajresi sesa Kukesi, qe nuk
ia kishim degjuar kurre emrin. Dinim ku binte Australia dhe jo Kosova, qe
nuk ja kishim degjuar kurre emrin. Dinim ku binte Athina dhe Korfusi ose
Tirana e Shkodra. Ishim pa asnje lidhje me atdheun tone.

Disa percares, vete regjimi i Zogut, sidomos Musa Juka, na percau. U ndame ne fshat ne dy parti: pendekuqet qe deshen Shqiperine dhe shkollat shqipe; dhe pendebardhet, qe deshen Greqine e shkollat greke ne fshat. Kete percarje e ushqeu shume Musa Juka, duke na armiqesuar vella me vella. Familja jone bente pjese ne partine e pendekuqeve dhe mbanim ne ballkon kurdohere flamurin e Shqiperise.
Kapedanet e Spiro Milos na kishin ardhur disa here ne shtepi, duke ne thene
se Andrea Markoja ishte vrare per Greqine, Marko Jani ishte internuar nga
italianet per Greqine e te tjera. Deshen qe ne te linim shtepine e te
shkonim ne Korfuz, ku do te na mbante me shkolla e me pensione Athina. Qofte
im vella, Fotoja, qofte kushuriri im Jani, i sikterisnin duke u thene :
“Andrea Markoja u vra per Himaren dhe Marko Jani vdiq i veremosur nga
internimet dhe vuajtjet e shumta per Himaren dhe jo per Greqine. Himara sot
eshte dhe mbetet shqiptare. Prandaj mbajme dhe flamurin dite e nate ne
ballkon. Ne e dime gjakun tone se nga buron”.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

1 Koment

  1. Perparim Hysi thotë:

    18 April 2008 @ 12:34 pm

    Kete fragment me vlera te medha,shkeputur nga kujtimet e Petro Markos,jepjani Bollanos(aliz kryebashkiakut te Himares)qe ta kete si pasqyre ku te shikoj surratin.Le ta lexoje e ta rilexoje ne ato tubimet antishpiptare.

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.