Shkallnueri, te hetohet Nano per aksidentin, por Berisha heziton
Demokristianët rikthejnë edhe njëherë në skenë ngjarjen e Shkallnuerit, që daton më 2001, ku nga një aksident vdiq Petrit Islamaj, në derë të shtëpisë së tij, dhe për këtë ngjarje, deputeti i PDK-së ka akuzuar disa herë Fatos Nanon si autor të saj. Në mbledhjen e kryesisë dhe të grupit parlamentar të kësaj partie, është diskutuar marrja e një nisme parlamentare për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për këtë çështje.
Një kërkesë e tillë është rrëzuar njëherë në parlament nga maxhoranca e vitit 2004, kur u kërkua nga kryetari i atëhershëm i PDK-së, Nikollë Lesi, pjesë e opozitës dhe pjesë përbërëse i koalicionit të djathtë, të drejtuar nga Berisha.
Për të ngritur një komision hetimor mjafton të plotësohen të gjitha procedurat kushtetuese dhe rregulloren e parlamentit, për ta bërë realitet një nismë të tillë. PDK-së i duhen 28 firma deputetësh për ta çuar përpara kërkesën e saj. Aktualisht ajo ka 8 deputetë, pra i duhen firmat e deputetëve të tjerë të partive të djathta. Për këtë çështje, kryetari i grupit parlamentar të PD-së u tregua i kujdesshëm në deklaratën e tij, duke theksuar se i duhet ta shohë më parë kërkesën, më pas të japë një opinion lidhur me këtë komision hetimor për ngjarjen e Shkallnuerit. Ndërsa nënkryetari i grupit të PS-së, Isaraj, është shprehur se për këtë çështje nuk mund të ngrihet një komision hetimor, sepse një kërkesë e tillë është rrëzuar, pasi hetimet i ka marrë përsipër prokuroria. Ndërkohë që në raportin për shkarkimin e Sollakut, të komisionit parlamentar hetimor ngritur vitin e kaluar, një nga 83 akuzat e bëra nga maxhoranca e sotme për kryeprokurorin ishte mosveprim lidhur me dyshimet për një aksident ndodhur në një fshat të Durrësit, natën e 3 shkurtit 2001. Ndërkohë që prokuroria, menjëherë pas akuzave të Lesit, ka marrë në pyetje Kryeministrin e atëhershëm, Fatos Nanon, në zyrën e këtij të fundit, për të sqaruar çështjen në fjalë. Po kështu, është marrë në pyetje nga Prokuroria e Përgjithshme edhe deputeti Lesi, i cili përveç deponimit të tij, ka dorëzuar dëshminë e Robert Qirjos, atëherë punonjës në qarkullim rrugor të Durrësit. Në këtë kasetë, vetë Qirjo shprehet qartë se dëshmitarët e ngjarjes, një djalë, ka përmendur një targë TR 8227 E. Ndërsa dëshmitarja okulare e kësaj ngjarjeje ka dëshmuar se i afërmi ka qenë me të në derë të shtëpisë, kur kjo makinë me targa Tirane e ka përplasur. Sipas dëshmive të saj publike, nga makina kanë dalë një grua dhe një burrë, më pas një djalë i ri e ka hedhur viktimën në kanal. Prokuroria, dëshmitë edhe të Lesit dhe të Nanos i ka konsideruar si sekrete, prandaj nuk është shprehur publikisht, por çështja është mbyllur, pa gjetur autorin e ngjarjes.
Gilmana Bushati
Gazeta Shqiptare


25 Shtator 2007 @ 3:05 pm
Eh mer Tos, me at Porsche qe ke ti, ta ka lezet shpirti me u shtyp…..
25 Shtator 2007 @ 3:17 pm
Po me cmendje veni edhe juve qe do heteoje Sala aksidentin e Shkallnuerit?! Aq sa hetoi Tosi krimet e Sales qe beri ne 1997 qe u vrane mijra Shqiptare dhe u shkaterruan plotesisht institucionet shtetereore.
Pse ju genjen ajo e shkrete rradake. Sala dhe Tosi jane si puna e duarve qe lajne njera tjetren nga pislleku…….
25 Shtator 2007 @ 3:18 pm
Me mire me t’shtyp makina o shoferi???
25 Shtator 2007 @ 4:17 pm
Kjo ndodh zakonisht, kur kapet njeri, kercenon te nxjerr te gjitha pislleqet e te tjereve, qe te shpetoj veten.
Ata qe u arestuan kuptohet fijet cojne te Ndoka.
Nenministri i transporteve i arestuar, kishte fituar nje tender per privatizimin e ushqimit ne spital, qe e Privatizoi ministri Ndoka, me drejtorin e spitalit ekonomist agrar, e ja dhane njeriut te tyre, qe dhe ky ka gruan te emeruar ne nje drejtori ne spital.
Ja lidhjet e fijet tregojne vet. E dilte Ndoka , njeri pa shkolle e pervoje profesionale qe te japi kontribut ne kete fushe e pa njohje totale te saj, po jo per te vjedhur ne ate fushe, pas privatizimit te ushqimit donin te benin dhe urgjencen, po nuk i doli, kuptohet ti jipnin urgjencen nje te tyre, e ai te mirte finacime me shteti per cdo vizite e ne pergjithesi, financime qe do ti jipte ministri Ndoka, e do mirte nga ‘privati” i emeruar perqindjen.
E dilte ndoka e shante mjeket qe te hiqte vemendien e opinionin nga keto pislleqe.
25 Shtator 2007 @ 5:46 pm
Eh mer si mi ndron makinat daja, njehere porsche veture pastaj SUV tani nje lincoln Suv. Mesa duket sa here ndron kostumet Xhoi, Tosit i teket te ndrroje makinat. Ja te pakten ky na i zbardh faqen me nderkombetaret se tregon qe populli jone nuk eshte dhe aq i varfer po shijon dhe ai lluksin e gjermaneve…
25 Shtator 2007 @ 6:05 pm
Sipas dëshmive të saj publike, nga makina kanë dalë një grua dhe një burrë, më pas një djalë i ri e ka hedhur viktimën në kanal.
Si , te jete e besueshme.? Me thashetheme si popull e bojme mizen tra`, sot nuk mungojne as fotografite, as camerat,po filmoje te shkreten dhe futja..ah po se harrova,
sipas ketij dhe atij bla bla.ne cdo vend te botes mblidhen fakte,ekspertiza shkencore,shqyrtohen faktet ne menyre shkencore gjithashtu dhe dilet me nje konkluzion, e shtypi apo jo, e vrau apo nuk e vrau .
Fyllit me i vrim nuk i biet..
Ah po Tosi eshte i qut,por tani ka merdhif sepse,
kur bie nga fiku eshte veshtire te ngrihesh,
nuk te njiten koskat,mosha bo te veten etj ,
ene Skenderbe te behesh nuk te beson njeri teorikisht fol sa te duash ti ,keshtu eshte praktikish ne SHQIPERI
25 Shtator 2007 @ 6:08 pm
Keto punet e hetimeve sikur i ben Prokuroria, apo bajn si te qyt Kristianet ( versioni demo ) ene i bin pragut te degjoje dera.
Sollaku as qe e ka mundesine me e ba, keshtu qe hoxhe efendiu do e beje lanet !
E mer Nano ku katandise , qe tall b.ythen dhe Nard Ndoka me ty
25 Shtator 2007 @ 6:11 pm
Lule, me lej ta nenshkruj edhe une postimin tuaj, vetem me nje ndryshim te vockel: fjalen “populli” do kish qejf ta thoja “poplli” (dmth pa “u”; nuk di pse mbush me mire ashtu…
)
25 Shtator 2007 @ 6:33 pm
Joke natyrisht..
25 Shtator 2007 @ 7:15 pm
Si te te vij per mirrr mor emigranto, kam besim te juve
25 Shtator 2007 @ 7:50 pm
Pikerisht per veprimin e atij djali qe e paska hedhur apo shtyre viktimen ne kanal, kjo ngjarje duhet (duhej) hetuar.
25 Shtator 2007 @ 8:29 pm
Mendoni se ashtu sic drejtonte mercedesin ai njeri ka drejtuar edhe shtetin shqiptar. I pire!
25 Shtator 2007 @ 8:57 pm
E mbani mend se cfare thoshte Berisha per Nanon para zgjedhjeve???
Po me mbas cfare thoshte???
Tek Ju o QORRA SHQIPTARE qe besoni tek ata te dy,tek Ju eshte e KEQA,prandaj nuk behet Shqiperia!!!
Shikoni se cfare makine nget ai qorri Nano…
Ku i gjeti leket ai ???
O shqiptare te vegjel ne mendje,
Zoti ose Natyra, merreni si te doni, na ka dhene mendje,qe te mendohemi para se te veprojme!!!
Le ta veme pak ne pune ate te shkrete mendje.
Kinezet thone,
“nje foto baraz me nje mije fjale”
Cfare ju thote foto me larte?
Lere se jam nxehur tani…
Do shkruaja dhe ca fjale te tjera me te bukura,po kam frike se do i fshije Llukani!
25 Shtator 2007 @ 9:41 pm
une e kam lexuar dosjen ne prokurori
me keto 2 sy. Ne dosje thuhej… erdhi fshatari me shpejtesi sketerre dhe e beri lesh benzin e nanos.
Ceshtja mbyllet
25 Shtator 2007 @ 9:46 pm
Fshatari ishte nje terrorist ne mision vetevrases. Nano beri detyren!
26 Shtator 2007 @ 12:29 am
Do ti vij koha edhe ketij barkderri..
26 Shtator 2007 @ 5:10 am
Asgje s’ka per ti ndodhur , mbajeni mend . Asnjehere s’ka per tu faktuar . Nano eshte nje Silvio Berluskoni shqiptar .
26 Shtator 2007 @ 7:24 am
Nano i merr te keqen nje si Berlusconi…..Vite drite larg…me beso
26 Shtator 2007 @ 9:09 am
Koth thotë:
25 Shtator 2007 @ 6:08 pm
Keto punet e hetimeve sikur i ben Prokuroria, apo bajn si te qyt Kristianet ( versioni demo ) ene i bin pragut te degjoje dera.
Sollaku as qe e ka mundesine me e ba, keshtu qe hoxhe efendiu do e beje lanet !
E mer Nano ku katandise , qe tall b.ythen dhe Nard Ndoka me ty
———————————————————————
Nuk i heqe asnje presje ketij komenti…
E ka dhjere vete me doren e tij…
Tani te vuaje pasojat… Ka rene shume poshte,me poshte sesa vete S.B.! Keshtu eshte kur te verbon xhelozia dhe i merr gjerat me inat..
Pik meshire nuk kam…
26 Shtator 2007 @ 9:26 am
Ka rene poshte Fatos Nano? Eh mor djem sa te njome qe jeni. Se njihni Tosin ju.
26 Shtator 2007 @ 11:52 am
Eh mer tos mer tos.. Nuk e kuptova se Porsche-n e ke Biturbo apo benzin…???!!!! hahahaha
27 Shtator 2007 @ 7:35 pm
http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=21614