Sherr me grushte PS-LSI në Patos, plagosen 15 anëtarë
Socialistët rrihen me bashkiakët, do t‘u prishnin selinë
Anëtarët e kryesisë së degës së Partisë Socialiste në Patos janë përleshur dje me policët dhe punonjësit e Inspektoratit të Ndërtimit të Bashkisë së Patosit. Katër socialistë, mes tyre dhe kreu i degës, Artan Velçani, janë lënduar lehtë, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e policisë së rendit që situata të vihej në kontroll. Mësohet se në këtë përplasje fizike kanë marrë pjesë më shumë se 100 anëtarë dhe militantë të PS-së në Patos dhe shkak i përplasjes është bërë një vendim i bashkisë, që drejtohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim, për shembjen e disa ambienteve të godinës së selisë së PS-së lokale.
Rreth orës 10:00 të paradites së djeshme, pranë selisë së PS-së në Patos është pozicionuar një fadromë ndërtimore, si dhe automjeti i tonazhit të rëndë që shoqëron fadromën në rast të ndërhyrjes me ruspë. Së bashku me mjetet e Inspektoratit të Ndërtimit kanë qenë edhe një numër i madh policësh bashkiakë, inspektorë ndërtimorë, si dhe nëpunës të bashkisë. Ndërsa fadroma u është afruar mjediseve të selisë së PS-së, pikërisht garazheve të saj, një kordon anëtarësh të kryesisë së PS-së lokale i ka dalë përpara. Të ndihmuar nga shumë anëtarë dhe simpatizantë të PS-së, krerët lokalë të kësaj partie nuk kanë lejuar që fadroma të përparonte. Gjatë tentativave të shumta të fadromës për t‘iu afruar objektit, mes policëve bashkiakë, inspektorëve të ndërtimit, punonjësve të administratës së bashkisë dhe palës kundërshtare janë shënuar përleshje. Mësohet se kanë marrë plagë të lehta kreu i PS-së Patos, Artan Velçani, koordinatori i FRESSH-it për Qarkun e Fierit, Sajmir Shehaj, si dhe anëtarët e kësaj partie, Shkëlqim Beqiri dhe Armand Ahmetaj. Ndërkohë, në përleshje janë përfshirë edhe rreth 12 simpatizantë të tjerë të PS-së që kanë marrë vetëm gërvishtje të lehta. Situata e tensionuar ka zgjatur afro dy orë dhe sipas kreut të PS-së Patos, Artan Velçani, mësohet se është komunikuar me prefektin e Fierit, drejtorin e policisë, deputetë etj. Ndërhyrja e policisë së rendit ka qetësuar situatën, ndërkohë që fadroma ndërtimore ka mundur të shkatërrojë vetëm një cep të garazhit që është pjesë përbërëse e godinës së PS-së lokale. Rreth mesditës, tre anëtarë të PS-së dhe kreu Artan Velçani i janë drejtuar Drejtorisë së Policisë Fier ku kanë kryer një denoncim pranë shefit të rendit, Nexhip Dauti.
Kreu i PS-së së Patosit, Artan Velçani, është shprehur për gazetën “Shqip” se ngjarja ka prapavijë mafioze e abuzuese. “Bashkia e Patosit nuk e ka njohur Partinë Socialiste lokale dhe për rrjedhojë nuk ka bashkëpunim institucional me të. Policia ndërtimore, e ndihmuar nga e gjithë administrata e bashkisë, pa lajmëruar aspak, ka ndërhyrë duke tentuar të shkatërrojë selinë e PS-së. Kjo bashki me në krye Bardhi Melin po përpiqet të zhdukë anëtarët e PS-së. Ndërhyrja e paligjshme që u krye më detyron të deklaroj se është një ndërhyrje me prapavijë të theksuar abuzuese dhe mafioze”, tha Velçani. Ai sqaroi se kjo godinë është pronë e PS-së që nga viti 1991.
Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Patosit, Bardhi Meli, i cili është zgjedhur në këtë post si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim thotë se ndërhyrja ka qenë e ligjshme. “Kemi një vendim të KRT-së për të rrafshuar çdo garazh, gardh apo mur pa leje. Ky vendim ka marrë miratimin e prefekturës dhe mëngjesin e së mërkurës ne vendosëm të ndërhyjmë në garazhet e PS-së. Ne kemi ndërhyrë në fakt në një pronë të bashkisë, pasi selia e PS-së, ndryshe nga ç‘pretendojnë socialistët i përket bashkisë. Garazhet, ku ne ndërhymë, disa anëtarë dhe simpatizantë të PS-së i kanë kthyer në banja ku çdo pasdite venë të droguarit”, thotë Bardhi Meli.
Përplasja mes PS-së së Patosit dhe bashkisë që drejtohet nga LSI-ja ka nisur menjëherë pas fitores së Melit, që në fakt u mbështet nga drejtuesit aktual të PS-së në zgjedhjet e fundit lokale. Mes PS-së dhe bashkisë janë ndërprerë përfundimisht bashkëbisedimet edhe për faktin se mjaft anëtarë të PS-së lokale nuk dëshironin emrin e Melit si kandidat të së majtës në zgjedhjet e fundit vendore.


25 July 2008 @ 9:28 am
U mblodh gjithe partia per te mbrojtur garazhin pa leje?? Pika qe s’ju bie idioteve!
25 July 2008 @ 9:29 am
Keshtu ju pafshim juve komunisteve duke ju zene e rrahur tere jeten. Se per nje cope karrige prisheni dhe sa te egzisoje njerezimi skeni per tu bere kurre. Ishalla te qendroni dhe 4-vjet ne opozite qe te rriheni me shume dhe tju mbarojne leket e popullit qe keni mare kur keni qene ne qeveri.
25 July 2008 @ 9:45 am
Qe nga 1992-1993,ne shqiperi nuk ka komuniste,nuk ka as edhe demokrate,por tel me gjemba,kryqzim gjarperi meiriqin!
25 July 2008 @ 9:56 am
Demokracia egziston derisa fjala e lire shprehet, ju e dini mjaft mire qe ne nje vend kapitalist i zoti can gjithmon. Ndersa komunizmi i ka ngel ne shpirt ketyre te PS-LSI se ajo eshte nena e tyre dhe vetem mendjen ke provokacionet, spiunlliqet, dhunimet, shkaterrimet e kane, sic eshte kjo ngjarje qe ne diskutojme. Plus kryetari i PS thote te majte e djathte bashkohuni cka ku mendon ta kthej ne komunizem perseri Shqiperine.
25 July 2008 @ 10:05 am
O tel me gjemba,nuk eshte shesh me lule,
eke fjalen me grushte e me shqelma,?
…apo “fusha eshte e imja,topi eshte i imi,penatine e gjuaj vete?
25 July 2008 @ 10:11 am
Shesh me lule e gjen vetem ne boten tjeter e jo ne kete bote dhe mos kerko ta gjesh se ske per tja arritur kurre.
Per fushen, topin dhe penalltin ke disa te tjere mbi koke te cilet kane shekuj qe jane nen shijen e demokracise ku keto monitorojne veprimet tona dhe nuk eshte aq e thjeshte sa e mendon ti.
25 July 2008 @ 10:14 am
Per hajer ishalla!!!!!

Ka mor mmr kjo pune mer jahu!!!!
25 July 2008 @ 1:56 pm
paçin rrugen e mbare dhe per hajer kampionati i boksit.
25 July 2008 @ 2:00 pm
Ku jeni ju mbeshtetesit e te majtes.
Po ne Patos SALA ishte?
Keto jane prova se çdo gje ps-ja dhe lsi-ja i kerkojne me dhune dhe jo me dialog. Ju hupt fara e enverit ishalla.
25 July 2008 @ 3:49 pm
Cfaj kane ata te shkretet?. Shikojne ne Parlament dhe marin shembull.
Kur ben K/ministri dhe deputet qe jane “ajka” keta bishtat pa tjeter qe do te bejne me keq
Nga ana tjeter keta bishta jane ata qe zgjedhin K/ministrin dhe Deputet Kur keta jane plehra vagabonde kush do te zgjidhet ne qeveri parlament?
Bishta rrugace qe zgjedhin plehra ne krye. Rrugace ne krye qe mesojne bishtat si te sillen.