Shefi i Komisariatit dhe raportet e Individit me Shtetin
Artur Nura
Në një emision televiziv të dikurshëm një eksponent i opozitës së djeshme dhe pushtetit të sotëm te Qendrës së Djathtë, ndërsa kritikonte pushtetin e Qendrës së Majtë dhe korrupsionin e tij, më thoshte: “Polici i thjeshtë është fytyra e Shtetit. Ballafaqimi i parë i qytetarit me Shtetin është polici, veçanërisht ai rrugor”.
Duke ndarë të njëjtin mendim me të, atëherë edhe sot e gjithë ditën mendoj se vlen të analizosh më konkretisht këtë përkufizim, duke u marrë me elementë tee praktikees see përditshme e cila fatkeqësisht është e ndërtuar mbi baza fiktive, edhe sot që eksponenti ynë është në pushtet.
Në fakt, nëse duam vërtet që t’i bëjmë raportet e Individit me Shtetin optimale edhe në Shqipëri, kjo analizë besoj vlen të bëhet në të gjithë dimensionet e saj të mundshme dhe veçanërisht për rastet të cilat ndodhin kur individee të caktuar nisen për të bërë më të mirën e mundshme dhe bëjnë padashur të kundërtën!
Padyshim qëllimi kryesor e kësaj analize publike duhet të qëndrojë gjithmonë në dritë vështrimin e filozofisë që na mëson se nuk arrihet askund, nëse nuk kuptohet se çdo gjë fillon nga kontributi i secilit individ.
E pikërisht sot, dua të analizoj në mënyrë modeste një fenomen që ndodh në qarkullimin rrugor dhe që besoj se lidhet me të gjithë qytetarët e Shqipërisë, si ata që drejtojnë automjete personale, por qoftë edhe ata që nuk disponojnë të tilla.
Konkretisht dua të sjell në vëmendje të lexuesit faktin që Komisariati i Policisë Rrugore të Shtetit në kryeqytet ka në krye të saj një djalë të ri me vullnet mjaft pozitiv dhe të hekurt.
Disa që e njohin personalisht thonë se është i pakorruptueshëm, cilësi kjo për t`u komplimentuar pa mëdyshje. Dhe nee tee veertetee zotëria së fundi pas një diplomimi jashtë vendit dhe vendosur në krye të këtij institucioni të rëndësishëm të shtetit, ka kërkuar zbatimin e Kodit Rrugor duke kërkuar zbatimin rigoroz edhe në dy elementë të cilët ishin injoruar deri para ardhjes së tij në këtë detyrë.
Të gjithë kanë parë se si Drejtuesi i Policisë Rrugore, në orë dhe pa orë, ka qenë në krye të efektivave të tij të Tiranës duke bërë që drejtuesit e automjeteve në Tiranë të zbatonin edhe vendosjen e rripit të sigurimit dhe ndezjen e dritave të shkurtra!
Ky drejtues rigoroz padyshim ndihet i kënaqur sepse mundi të bindte një pjesë të mirë të qytetarëve të “pabindur” të kryeqytetit të zbatojnë edhe këtë pjesë të Rregullores të Kodit Rrugor dhe të tregonte se shteti funksionon!
Por në fakt në qarkullimin rrugor pas periudhës së aksionit kemi një panoramë “dyngjyrëshe” që jep padyshim mundësi teorike abuzimi në radhët e Policisë Rrugore dhe qytetarëve që kanë përballë punonjësin e shtetit të tyre, pra policin Rrugor!
Keetu padyshim kemi njee panoramee tee reendeesishme tee raporteve Individ – Shtet dhe personalisht jam i bindur që kur Shefi i pakorruptueshëm Policisë Rrugore është në zyrë dhe jo duke kontrolluar vartësit e tij, këta të fundit edhe mund të pranojnë një bakshish nga “kundërvajtësit”, në vend që t’i japim shtetit gjobën përkatëse.
Kjo mund të ndodhë padyshim, përderisa atyre kështu në këtë mënyrë u është lënë mundësia të zgjedhin në mënyrë fakultative kë do të penalizojnë dhe kë jo nga ata drejtues automjetesh që nuk mbajnë rripat e sigurimit ose nuk ndezin dritat e shkurtra!
Mjafton t’i hedhësh një sy panoramës së qarkullimit dhe do të shohësh se disa i zbatojnë këto rregulla dhe disa jo! Atëherë ç’mbetet? Padyshim, herë pas here sheh policë Rrugorë që të ndalojnë për moszbatim të këtyre dy rregullave, ndërsa të tjerët qarkullojnë duke i shkelur ato dhe vazhduar rrugëtimin e tyre të “paligjshëm”!
Unë besoj se nuk mund të ndodhte ndryshe dhe kjo jo për faj tee policeeve apo qytetareeve, por tee Kodit Rrugor! Policeet po tee ishin kaq idealistee mund tee kishin zgjedhur jo tee ishin pjesee instrumentesh tee shtetit Laik, por tee beeheshin prifteerinj apo hoxhallaree…
Parime themelore të së drejtës dhe të fizikës së thjeshtë
Besoj se kush ka edhe një njohuri të përciptë mbi Jurisprudencën e di që në faqet e para të saj thuhet se një ligj që nuk ka baza të mirëfillta natyrshmërie është i destinuar që të shkelet, deri në momentin e amendimit të tij në përputhje me nevojat e natyrshme të njerëzve.
Po kështu, kush ka njohuri elementare të fizikës së thjeshtë e di që edhe Ligjet, Urdhrat Administrative etj., duhet të formulohen në bazë të raportit të forcave fizike të jetës natyrore, sociale dhe qytetare.
E thënë më thjeshtë për rastin, mjaft ligje të cilat janë praktike në vende të mëdha si Turqia, Franca, Italia etj., mund të jenë kundër-produktive në vende të vogla si Shqipëria. Për shembull, vendosja e rripave të sigurimit në automjete është shumë e nevojshme në qytete të mëdha të Evropës, Amerikës dhe Azisë, sepse atje shpejtësia mesatare e automjeteve është dy herë më e madhe se në Tiranën tonë të vogël. Akoma më e madhe duhet të jetë kjo diferencë në qytetet e tjera të Shqipërisë që janë më të vegjël se Tirana.
Po kështu, edhe ndezja e dritave të shkurtra të automjeteve është shumë e nevojshme në qytetet e Evropës Veriore ku edhe mjegulla është në një periudhë të gjatë të vitit e pranishme, por tek ne…?! Edhe në Tropojë mund të nevojitet vetëm në një periudhë shumë të shkurtër të vitit!
Personalisht besoj se injorimi i këtyre dy rregullave të Kodit Rrugor të përmendura më sipër, kanë ndodhur vetëm për shkak të këtyre arsyeve racionale që sapo përmenda. Kjo ka ndodhur në fakt deri në momentin e ardhjes së shefit të ri të Komisariatit të Policisë Rrugore dhe unë nuk e di arsyen përse nuk i kanë abroguar këto rregulla deri tani!
Dhe padyshim që kanë sjellë mundësi abuzimi në këtë fushë edhe më parë. Personalisht jam gjobitur në “Ditën Ndërkombëtare Kundër Aksidenteve” dhe polici rrugor nuk dinte të argumentonte përse vetëm mua, ndërsa të tjerët e shkelnin këtë rregull të Kodit Rrugor!


27 May 2008 @ 4:00 am
Vallaj, keshtu nuk argumentohet. A shkele rregullat, zotni i nderuar? Po. Atehere, paguaj gjoben. Gjobitet apo jo ai shoferi tjeter, per ty, pak rendesi ka.
27 May 2008 @ 4:00 am
Se harrova, !!!!!!
27 May 2008 @ 4:18 am
Tamam Penar, pastaj ai polici të tërë shkelësit përnjëherë s’mund t’i kapi
Pfft, shiko zbato rregullat se po të zbatonin shumica rregullat s’do kishim nevojë për polic rrugorë. Është bërë trafiku si xhungël, më i forti fiton se asnjë s’do të zbatojë rregullat. Tani kemi dhe palo intelektualë që na gjejnë justifikime.
27 May 2008 @ 6:51 am
Cfare arsyetimi eshte ky qe ne qytetet evropiane qenka shpejtesia mesatare me e madhe se sa ne Shqiperi? Clidhje ka kjo me rripin e sigurimit? Rripi i sigurimit eshte i rendesishem me shpejtesi > 20 km/ore. Shpejtesia me e madhe e lejuar brenda qytetit “joevropian, joaziatik, joamerikan” Tirane eshte 50 km/ore dhe shpejtesia me e madhe e lejuar ne cdo qytet tjeter “evropian, aziatik, amerikan” eshte 50 km/ore ( - dicka te vogel per ata qe e masin me milje).
Puna e asaj te dritave pastaj eshte tjeter gje. Nuk dihet nese ka ndikim ne uljen e aksidenteve dhe nga ana tjeter konsumohet me shume energji dmth nafte/benzine per ti mbajtur dritat ndezur.
27 May 2008 @ 8:46 am
Mos ja fusni kot edhe ju! Ai thote se po nuk pati regulla te drejta keto te fundit shkelen dhe pastaj eshte vetem bakshishi qe i zgjidh gjerat. Nuk e keni vene re ju se ne Shqiperi polici rrugor rri gjithmone pas semaforeve? E dini pse? Qe drejtuesit e mjeteve ti shkelin rregullat e qarkullimit dhe ata te marrin bakshishin. Ja kjo eshte ajo qe deshiron te thote autori.
ciao!
27 May 2008 @ 3:13 pm
Tur Nur! paguj gjob/shishin ene mos hudh mo vickla.
Veetem ne Shqypni kam pa te zhvillohet gjyq de facto ne rruge mes policit dhe kundervajtesit. Ne Dominionin e Kanadase ta sellojne kaptines me shkop gome po u ktheve fjalen mbrapsht. Ju atje shkoni e i boni qerpaze n’Pordhi-Kali n’der t’Tanit
27 May 2008 @ 5:35 pm
ca thu me ti?! Gjoben e ka pagu n’dore ai dhe te gjithe ne! por qarkullimi shkon po simas qefit t’policit qe tashme nuk do me 2 mije lek, pro me shume. ky eshte problemi! dhe kemi nje panorame ca me rrypa, ca pa rrypa qe jane Ypa! Ca me drita, ca pa drita qe jane garipa! “nje mish mash” i tipit arnautllek/bashish hesap!
27 May 2008 @ 6:01 pm
ne shqiperi po varrosen njerez perdite nga aksidentet, ky diskuton nese jane apo jo te nevojshem rripat e sigurimit. ndoshta hapi tjeter i diskutimit do te ishte, jane apo nuk jane te nevojshem policet? po c’do te benin analistet pa ta?
27 May 2008 @ 6:29 pm
…Ne Dominionin e Kanadase ta sellojne kaptines me shkop gome po u ktheve fjalen mbrapsht. Ju atje shkoni e i boni qerpaze n’Pordhi-Kali n’der t’Tanit..
Nuk krahasohet Kanadaja me Shqiperine. Kanadaja eshte vend diktatorial. Vend policor, drejtohet nga policet dhe sigurimi i fshehte. Shqiperia eshte vend demokratik, drejtohet nga populli, dhe policet dhe ushtira dhe qeveria jane sherbetore varfanjake te popullit te pasuruar ne pushtet. Jo me kot Artur Nure mendon se ne qe jetojme ne keto vendet diktatorjale jemi per te ardhur keq. “Nuk e kuptoj si jetoni ju atje, Pse jete eshte ajo? Jete po bejme ne ketu ne Shqiperi. Qef of qef qe ben Dervishi, ha pula e fela mishi ” 
———–
Qafiro mos ja fut kot.
27 May 2008 @ 7:04 pm
Artikulli nuk qe keq, ne shum pika qendronte, perveç rripit te sigurimit, qe duhet te jete natyrisht i detyrueshem. Ne fakt policat ne Shqiperi pashe qe harxhonin kohen kot me bizeda me shoferin , nderkoh qe ne vendet perendimore nuk ndodh nje gje e tille. Vetem polici i lagjes, me nje bllok ne dore, merret me bizeda dhe me the e te thashe e me tha e me goditi me shau, etj.
27 May 2008 @ 10:34 pm
e kuptoj frustrimin e autorit kur thote pse nuk denohen edhe te tjeret qe bejne te njejten shkelje.
Cuditerisht, nuk kuptohet perse, por ata qe nuk denohen jane ata me fuoristrada dhe makina luxose kurse ata qe kane makina te lodhura, gabimi i pare dhe shikon xhaxhi policin qe tregon forcen e shtetit dhe ligjit.
kjo eshte thjesht nje menyre selektive per te zgjedhur bakshish paguesin merret vesh, pasi ne makinat e bukura nuk di kush te del. Probabiliteti eshte me i madh qe ne ne makina te vjetra te gjesh ndonje pemthym.
28 May 2008 @ 3:40 pm
Tule Toko. Tule!
9 June 2008 @ 8:09 am
E Moret vesh sot Gjykata vendos per pezullimin e ketij shefit te Komisariatit Ruggor te Tiranes. E kane denancuar sepse ka bo si cub pa patur asnje shkelje qytetari! Cfare Cubi!!!! Te shohim sot cfare do vendose Gjykata se…