Identifikohu



Regjistrohu

ShBA: Demokratët në një garë historike

hillary.jpgFitoret e rëndësishme të zgjedhjeve paraprake në Teksas dhe Ohajo i dhanë mbrëmë fushatës së Senatores Klinton jetë të re pikërisht atëherë kur shumica e analistëve e kishin quajtur të humbur, dhe kur rivali Barak Obama kishte nisur (qysh tani) të debatonte në distancë me republikanin McCain si për ta portretizuar jashtë loje Znj. Klinton. E megjithatë sot në mëngjes Senatorja ka plot arsye për të buzëqeshur, një buzëqeshje të madhe sa Teksasi.

Para të martës në mbrëmje gjërat dukej se po vinin drejt fundit për Senatoren, kur edhe Partia e saj tregoi se e kishte humbur besimin në të duke lëshuar sinjale se kishte ardhur koha që ajo të pranojë humbjen dhe për të shtrëngojë rradhët pas Obamës. Megjithatë një krijesë e rafinuar politike siç është Senatorja, ajo diti ta shfrytëzojë revanshin e Barak Obamës për të ekspozuar natyren romantike të suksesit të tij, për të ripozicionuar veten tashmë jo më si pretendente por si sfidante, si kandidatja me këmbët në tokë në kontrast me retorikën ëndërrimtare të Senatorit Barak Obama, si gruaja me eksperiencë karshi rioshit me elokuencë.

Përveç Teksasit dhe Ohajos Senatorja Klinton fitoi edhe shtetin e vogël Rhode Island që ndryshe nga herë të tjera kësaj rradhe ishte faktor, pasi zakonisht, kur i vjen rradha zgjedhjeve në Rhode Island ka mbetur vetëm një kandidat. Senatori Obama fitoi mbrëmë vetëm Vermontin. Pas fitoreve në 11 shtete rresht nuk është e tepruar të thuhet se humbjet e mbrëmshme do i kushtojnë Senatorit nga Illinoi, pasi në rast se do të kishte fituar Obama do ishte konfirmuar që mbrëmë si kandidati për President i Partisë Demokratike.

Lodhja nga Obama

obamafan.jpgNë kopertina revistash, faqe gazetash, në çdo ekran televiziv me shfaqet kudo portreti i Barak Obamës. Edhe pse nuk i kam kushtuar ndonjë interes të veçantë fushatës është e pamundur t’i shpëtosh imazheve të tij, fragmeteve të fjalimeve mbushur me pathos frymëzues. Turma të elektrizuara që kërkojnë Ndryshim thërrasin emrin e tij. Baraku nuk është thjesht kandidat për President, është një Rock Star. Gjithmonë me kostumin e zi - dhe vras mendjen sesi do dukej me pulovër, po me t-shirt? E kam të vështirë ta imagjinoj. Keshilltarët e tij dhe media janë kujdesur që imazhi i Senatorit që stampohet në ndërgjegjet e zgjedhësve, të jetë i tillë, Presidencial.

Personalisht, muajin e fundit kisha nisur të ndjej sesi makineria mediatike që mbulon fushatën presidenciale ishte pozicionuar qartas ne favor të Senatorit Obama. Siç u pa, kjo nuk ishte një ndjesi vetëm e imja por edhe e shumë njerëzve të tjerë, në Teksas, Ohajo dhe Rhode Island. Sepse ndodhka që kur një kandidat bëhet i tillë “Media Darling” dhe ekspozohet kaq gjerësisht, herët apo vonë velemi, qoftë edhe nga karizma e tij e padiskutueshme. Dhe automatikisht nisim të qëmtojmë ato që nuk na pëleqjnë tek kandidati në fjalë. E ndërsa rrëmuam më tej se sharmi frymëzues i fjalimeve të Obamës, gjetëm më pak substancë nga ç’prisnim për të justifikuar entuziazimin elektrizues të turmës që e rrethon kandidatin e preferuar të Oprahs.

Ajo që nisi të bëhet gjithnjë e më e qartë ishte disbalanca midis premtimeve për ndryshim dhe mungesës së shpjegimit të një plani sesi ky ndryshim (lexo tërheqjen nga Iraku) do të ndodhë. Edhe në rast se ky plan egziston, fare pak prej mbështetësve deri në ekstazë të Barak Obamës ia kanë idenë se çfarë plani është konkretisht. Amerikanët janë të kapitur nga tetë vjetë të mbushura me aventurat e pafata të Presidentit Bush, e kërkojnë ndyshim me çdo kusht, dhe kjo ka qënë njëra nga arsyet për suksesin e Obamës që shihet si dikush jashtë Washingtonit zyrtar, që do të përfaqsonte natyrshëm një kapitull tjetër në administratën amerikane.

Kampi i Klintonit nuk humbi rastin që ta shfrytezojë mbiekspozimin e Barak Obamës për të vënë në dyshim kredencialet e Senatorit. Senatorja Klinton me dëshirë u paraqit si “underdog” përpara votimit të mbrëmshëm, por menjëherë pasi mësoi se ka fituar nuk kurseu shigjeta të reja karshi Obamës kur u shpreh se Ajo dhe republikani McCain do të sjellin eksperiencën e shumë viteve në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Barak Obama do të sjellë “një fjalim”. Kësaj rradhe është ajo që tenton të paraqitet si rivalja e McCain, duke lënë në hije Barak Obamën

Kur zihen dy fiton i treti

Ironike po ta mendosh, por fitorja e mbrëmshme e Znj. Klinton gëzoi edhe republikanët të cilët tradicionalisht kanë migrena të forta mjaft të dëgjojnë emrin Klinton. Gëzimi i tyre vjen prej faktit që sa më shumë të zgjasë beteja midis kandidatëve Demokratë aq më agresive do bëhet ajo, e për rrjedhojë shkakton kaos dhe përçarje brenda rradhëve të së majtës. Ndërkohë Republikanët e kanë përzgjedhur kandidatin e tyre, e janë tashmë në procesin e unifikimit për garën e madhe të Nëntorit.

obama-clinton.jpgForcimi i pozitave të Znj. Klinton do të ndiqet nga sulme gjithmonë më të forta midis demokratëve që rrezikojnë kështë të shkatërrojnë imazhin e njëri tjetrit duke bërë që cilido prej tyre të dalë fitimtar, të jetë një fitimtar i lodhur, që në mënyrë figurative i ka duart të lyera me gjakun politik të tjetrit. Kjo mund të arrinte deri aty sa negativiteti mes tyre të hidhërohej deri në ato nivele që do ta të bënte të pamundur bashkëpunimin në një ekip të përbashkët President/Zv. President.

Shtoi kësaj edhe çështjen e seksit dhe racës që përfaqsojnë kandidatët respektivë dhe problemi komplikohet më tej. Sepse në rast se Obama humb, egziston mundësia që një pjesë e votuesve të zinj dhe atyre që dëshirojnë të shohin presidentin e parë me ngjyrë të zhgënjehen deri aty sa të votojnë për republikanin. Nga ana tjetër nëse Hillari humbet, ata që do të votonin për të sepse duan të shohin Presidenten e parë grua, mund të ndjejnë se nuk kanë më një arsye për të votuar për kandidatin demokrat dhe mund të kthehen nga McCain. Siç ka provuar deri tani, gara presidenciale e këtij viti është e paparashikueshme, vetëm një gjë është e sigurtë, sido që të shkojë do jetë interesante dhe historike, patjetër një mësim i shkëlqyer i artit të luftës politike.

Blendi Salaj
peshkupauje.com

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

63 Komente »

  1. Leon thotë:

    5 Mars 2008 @ 5:46 pm

    Nuk e kam ndjekur me ndonje interes te vecante garen e demokrateve..
    Por nuk jam shume entuziast per Obamen… Ka dicka ky njeri qe te ben te shqetesohesh, nga menyra e te folurit dhe “body language”..
    Dicka qe nuk mund t’ja veje gishtin me qartesi , por te shqeteson…
    Hmmmmm… Naivitet mbase, apo papjekuri???…
    Shpresoj qe amerikanet te dine te zgjedhin me mire, se keto 8 vjetet e fundit..

  2. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Mars 2008 @ 6:31 pm

    Me pelqen shume qendrimi qe mban Klintonesha per ceshtjen e Kosoves…dhe kundrejt Rusise. Ky eshte qendrimi qe Amerika duhet te mbaj ne kte moment kundra Rusise…jo kalamanlleqet e Obames per dialog e bashkpunim. Merr vesh muzhiku per dialog.

  3. shefi kuadrit thotë:

    5 Mars 2008 @ 6:45 pm

    Mua me pelqen te mendoj se sa te afte do ishin Clinton apo Obama ne pushtet per ameriken e jo per shqiperine se do ishte shume meskine per mua nese e bazoja voten time tek motivet pro apo kunder0shqiptare te kandidateve.

    Obama sic e tha dhe blendi eshte me shume nje levizje e fryre ne sllogane por e vaket ne substance. Eshte kthyer ne kishe, cdo gje qe thote ai njerezit e marrin kallep si te jete gospel, ca te rinjve ka filluar tu bier te fiket gjate fjalimeve te tij (medemek nga enamorimi maksimal). Nuk eshte e larget dita kur te kerkohet qe ne M. Rushmore te shtohet edhe profili i Obames. Si cdo levizjeje populiste do ti bier edhe kesaj gazi. Dita e djeshme qe vec fillimi. PA qe eshte si OH edhe MA do te votoje edhe ajo per Clinton dhe pastaj do behet shume interesante. Hillary ka unionet, klasen punetore dhe bazen e demikrateve. Obama ka demokratet e lateve starbucks dhe rinine e cila voton me zemer e jo me mendje.

  4. toko thotë:

    5 Mars 2008 @ 6:48 pm

    Leon edhe une kam te njejten mendim mirpo e keqja qendron se njerezit jane lodhur aq shume me kushtet e sotme ekonomike dhe gafat e ketij tjeterit qe eshte sot ne shtepine e bardhe sa tani duan dicka te re. Dhe Obama ka dale me kete parulle megjithese nuk thote azgje se ku eshte kjo e re. ( Pa dashur ta kthej nga ana jone por me kujton Ramen, i ri, mendime te reja etj etj por azgje nuk thote per cfare te reje sjell). Ndersa Klinton apo dhe McCain megjithese i takjone brezit te vjeter te politkaneve kane argumnta faktike dhe plane me serioze me duket mua. Kane pastaj eksperiencen qe nuk eshte e paket per kushtet e Amerikes sot. Mirpo perseri turma eshte turme. Turma e do priftin sepse ai di te false bukur pavarsisht se cfare thote. Obama eshte bere si prift, dhe turma i shkon mbrapa. Nuk e di nese ke qene ndonjehere ne kishat e afroamerikaneve por njesoj si atje jane bere edhe mitingjet e Obames. Ska me keq se populizmi hesterik per politken e nje vendi.

  5. uhh thotë:

    5 Mars 2008 @ 7:04 pm

    Obami do ishte gjeja me e mire qe i ka ndodhur politikes Amerikane ne nje kohe shume te gjate. Me zgjedhjen e Obames si president, Amerika lan nje here e mire duart me argumentin e skalleverise, diskriminimit. Te bardhet po u deshmojne te zinjve se nuk diskriminojne megjithese jane shumica. Uroj te fitoje Hillary, por edhe nese fiton Obama USA del dyfish e fituar.

  6. Idris thotë:

    5 Mars 2008 @ 7:15 pm

    Amerika po VAKSINOHET “kunder plakjes” se thelle ne te gjitha gjymtyret ….Keshtu mendonte nje i djeshem “fans” pas Obamase duke pranuar me ne fund se:
    Efektet e vaksines do ndihen po jo me OBAMANE…por me Hillari ose McCain……dhe gjasat me te shumta i ka KLINTON.

  7. Dajoshi thotë:

    5 Mars 2008 @ 7:17 pm

    Blendo, bukur e ke qendisur. Jam shume skeptik ndaj Obames, me duket kashte pa koqe. Orator i papare dhe shume i sakte ne fjalime, por me ngjan eshte vec nje predikues kishe. Kurse gruan e tij nuk e shoh dot me sy, pordhet po i dalin nga syte e shqyer (kujto kur tha “You only get one shot at us”). Sot ne mengjes kur i pashe te dilnin ne podium diku ne TX ma shpifen me fort me ate ecjen prej e shkujdesur prej sfilatash. Fatkeqesia eshte qe ka shume te eksituar si ajo goca tek fotoja me siper qe nuk e dine as vete cfare kerkojne (thone qe kerkojne “shprese”…futja kot). Turma eshte turme, plus Clinton disa here ka demtuar veten. Nuk me pelqen buzeqeshja e tepruar e Clinton, solemniteti i Obames injekton me shume respekt. Shpresoj njerezve tu kthehet arsyeja dhe te kuptojne qe nje i parrahur nuk drejton dot shtetin me te fuqishem ne bote me predikime podiumesh (ndoshta jam edhe gabim). Pavaresisht polleve, them qe Obama do e kishte te veshtire perballe McCain. Kontrasti i ngjyrave do ndihet fort kur te hidhet vota.

  8. shqipe@ou thotë:

    5 Mars 2008 @ 7:17 pm

    Obama eshte nje histori romantike, dhe jo shprehja e barazise raciale ne Amerike. Edhe sikur te fitoje Obama, racistet thjesht do te thone “kemi nje nigger ne Shtepine e Bardhe,” dhe jo “aha tani po qe jemi te barabarte.” Skllaveria ne Amerike eshte tek mosbarazia e fitimeve midis klasave te shoqerise.

  9. Dajoshi thotë:

    5 Mars 2008 @ 7:18 pm

    Blendo, edhe nje gje per saktesim drejtshkrimi. Them se shkruhet “Senatorja” dhe jo “Senatoria”. :)

  10. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Mars 2008 @ 7:23 pm

    Ne kete pike, kushdo qe te fitoje, ne krahasim me cfare eshte tani ne krye, me mire do te jete. Pikepamjet e Obames mbi dialogun e bashkepunimin nuk me duken kurrsesi ide te keqija, perkundrazi. Amerika eshte sjelle si “big bully” per kaq e kaq kohe e po i del per hundesh. Askujt nuk i pelqen t’i imponohen, mungesa e dialogut dhe mirekuptimit e solli Ameriken ne kete batak ku eshte sot. Vetem pse je me i madhi nuk do te thote qe qetesine ta ruash me dru.

  11. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Mars 2008 @ 7:29 pm

    Shqiptaret kudo qe jane i kane nje borxh te madh dhe kurre te shlyeshem familjes Klinton! Kurre mos e harroni! I kemi borxh gjithshka qe eshte e shenjte dhe kjo eshte liria e Kosoves si pjse e tokes ame. Mund te duket si patetike kjo qe them por eshte pikerisht keshtu. Cdo shqiptar qe ka te drejte vote ne Amerike duhet te votoje vetem Klinton pavaresisht se edhe McCain ka qene plotesisht ne mbeshtetje te Kosoves sepse roli Klinton ka ndryshuar te gjithe historine tone. Mund ta kishte bere kete edhe dikush tjeter po te kishte qene por faktikisht e kane bere Klintonet (e them ne shumes se e kane bere bashke - fakt qe e dine te gjithe ata qe e njohin se sa varesie te ngushte politike kane pasur si cift).
    Ky nuk eshte nje borxh thjesht moral por mbi te gjitha historik!
    Ata shqiptare qe dalin ne televizione dhe mbeshtesin Obamen bejne nje akt te paster imoral sepse ky eshte imoraliteti!

  12. uhh thotë:

    5 Mars 2008 @ 7:46 pm

    hej Shqipe—ka nje ndryshim te madh midis barazise se te ardhurave dhe barazise se shanseve. Amerika profeton barazi shancesh dhe jo ate tjetren qe i referohesh ti. USA nuk shperndan te ardhura por shance. Kush ka shancin pastaj i grumbullon vete te ardhurat. Obama eshte simboli i barazise se shanceve. nje bir emigranti prej Ugande, nje bir product i nje martese midis nje te bardhi dhe nje te ziu, do te behet president i USA?! Kush degjoi CNN mbreme–gjyshi i tij eshte akoma ne Ugande. WOW, kjo nuk ndodh gjekundi pervecse ne Amerike.
    Ta krahasojme pak me vendin tone….ne kemi nje Sali nga nje zone gjeografike inferiore per syte e shumices se Shqiptarve…ka 15 vjet e kusur qe nje pjese e konsiderueshme e popullates sduan qe sduan ta pranojne qe nje inferior po drejton vendin.

  13. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Mars 2008 @ 8:02 pm

    Dajosh, flm dhe per korigjimin. Isha ne dileme!

    Sa per ilustrim te bisedes tuaj, nje foto e Hillari Klinton me regugjatet kosovare te luftes me 1998. Them se Klinton eshte me e pergatitur se Obama per sa i perket politikes se jashtme…
    hillaryrefugees.jpg

  14. ardi thotë:

    5 Mars 2008 @ 8:08 pm

    ….disa nga ju qe jetojne ketu duhet te kene kuptuar qe usa nuk mund te udhehiqet as nga nje me ngjyre as nga nje grua…pike muhabeti…
    …keshtu qe ai plaku rep eshte i zgjedh already….

  15. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Mars 2008 @ 8:09 pm

    Altin Goxhaj: “Ata shqiptare qe dalin ne televizione dhe mbeshtesin Obamen bejne nje akt te paster imoral sepse ky eshte imoraliteti!…”

    —-

    O Altin mbaji kuajt or lum miku se nuk funskionon keshtu Amerika. Une jam mbeshtetes i Klintonit, por jo (vetem) per arsyet qe permend ti me lart, dhe as nga frika se po mbeshteta Barakun me del emri per imoral…

    Sepse ne do te dish Obama eshte nje kandidat i shkelqyer sidoqofte, dhe ka edhe ai te mirat e veta qe Hillary nuk i ka. Ceshtja e Kosoves eshte vendosur qe ne kohen e Billit dhe nuk ka nevoje te mbeshtesim Hillaryn per hater te Kosoves. Kosova eshte pune e mbaruar, nuk varet ne fatet politike te Znj. Klintion, prandaj mos ia mbyt kot me “venie ne seder” se je offside.

    Edhe sikur Klinton te humbi, e Obama te behet President, Kosova s’ka asgje per tu shqetesuar. Dhe as shqiptaret qe votojne Barack Obama nuk kane asnje arsye per tu ardhur turp.

  16. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Mars 2008 @ 8:17 pm

    Pikepamjet e Obames mbi dialogun e bashkepunimin nuk me duken kurrsesi ide te keqija, perkundrazi. Amerika eshte sjelle si “big bully” per kaq e kaq kohe e po i del per hundesh. Askujt nuk i pelqen t’i imponohen, mungesa e dialogut dhe mirekuptimit e solli Ameriken ne kete batak ku eshte sot. Vetem pse je me i madhi nuk do te thote qe qetesine ta ruash me dru.

    WASU mire e ke ti po…e di qe eshte pikerisht Shqiperia dhe Kosova qe jane mall shkembimi midis kti “dialogu” me muzhiket dhe cowboy-sat…Te ishte nje politike si e Obames ne fuqi ne Amerike…Kosova akoma do ishte ne rrugen e “dialogut”…qe ti beheshe qefi muzhikve.

    Jo jo…per mendimin tim ka ardhur koha kur Amerika duhet te mbaj pikerisht kte qendrim…nje qendrim te fort qe thot…mbeshtesim demokracine dhe lirine. Jo si Bushi qe i perdorte si terma koti por ne fakt kishte interesa te tjera…dhe kjo e demtoj Ameriken. Ajo qe e forcon ne arenen boterore eshte kur Amerika vertet qendron per demokraci dhe liri…pikerisht ashtu sic beri ne Kosove. Ndersa Muzhiket sot po mbushin xhepat me paret e naftes…dhe kan konsoliduar pushtetin mafiozo-kgb ne Moske. Po mundohen te kthejne perseri perandorine e tyre…dhe ti imponohen botes. Duhet nje qendrim i forte dhe i drejte…se Bushi s’jep asnje faktikisht. Bushi te mos merreshe me Irakun e Iranin…te merreshe me Ruset…qe faktikisht ja mbushi vet xhepat me pare duke rritur cmimin e naftes me lufte.

    Ne jemi mall shkembimi…asgje me teper…dhe kemi interesat tona. Nuk na intereson nje “dialog” me muzhiket…dhe s’na interesojne muzhiket mafioz me influence ne Evrope dhe ne bote. Se c’behet ne Chad pastaj…s’me vret shume. Shikojme interesat tona…

    E tha shume mire Klintonesha per Putinin dhe ate Medve…se ja harroj emrin. Ashtu ju duhet thene…jo si Bushi gomari qe “i pa te miren ne shpirt”

  17. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Mars 2008 @ 8:21 pm

    Edhe sikur Klinton te humbi, e Obama te behet President, Kosova s’ka asgje per tu shqetesuar. Dhe as shqiptaret qe votojne Barack Obama nuk kane asnje arsye per tu ardhur turp.

    Po ashtu…po ka sfida te tjera ne te ardhme. Nuk mbaroj Kosova me 17 shkurt…as mos tju vi nder mend kjo gje. Do ket probleme te tjera te medha jo vetem ne Kosove po dhe ne vende te tjera.

    Muzhiku eshte ber me pare dhe me Benca tani…s’ka me Lada…Nje Amerike dialogesh vetem i hap rruge per te rritur influencen me shume. Prit se kane akoma kerkesa Muzhiket per Ballkanin…

  18. NYC_GUY Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Mars 2008 @ 8:30 pm

    Lobi shqiptar ne Amerike ka mbeshtetur financiarisht Senatoren Clinton .Zakonisht ky lob mbeshtet dhe jep kontributin e vet per kandidatin demokrat por pasi vendoset kush do jete ai , ndersa kesaj radhe e kane dhene mbeshtetjen per Klinton qe tani . Nqs lexoni me vemendje deklaratat e Obames dhe Hillary per te pershendetur shpalljen e pavaresise se Kosoves do vini re nje ndryshim te madh . Urimi i Obames permend disa here qe suksesi i Kosoves varet nga respekti qe do kene per serbet dhe bashkpunimi me ta .

  19. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Mars 2008 @ 8:31 pm

    Dakord Grupi, po bejme muhabet te pergjithshem tani se nuk mendoj se Obama do perkulej aq kollaj para rusit. Per Benz vs. Lada qe permend. Mirqenia ne Rusi eshte rritur ne Moske dhe ne ca qendra te tjera te medha…ruset kane dhe ate deshiren te duken dhe jetojne “flashy” - nderkohe qe ne ShBA edhe miljoneret shpesh jane te padallueshem nga varfanjaket…nejse…c’ka po dua te them eshte qe ajo “pasuria ruse” eshte me teper imazh, se populli rus, fshatari rus, shumica derrmuese eshte akoma e ngordhur per buke…kurse Demokracia Ruse eshte nje farsë qe heret apo vone…

  20. Drini i bardhe thotë:

    5 Mars 2008 @ 8:35 pm

    Dikush t’i shpejgoje tani atij anal-istit Sokol Balla ne Tirane pse patriotet shqiptare ne Amerike votojne me te drejte per te majten dhe jo per te djathten. Nese ju kujtohet na akuzonte per tradheti ndaj Bushit se votuam John Kerryn - dhe ja, po bejme te njejtin “faj” tani kur nuk ka diskutim qe do mbeshtesim Clinton dhe jo McCain - dikush te marre kohen t’i shpjegoje “Pse”, qe te ndricohet pakez injoranca e gazetarise shqiptare.

  21. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Mars 2008 @ 9:25 pm

    Ate termin “anal-ist” sic thash me pare e kam copyright…ju lutem merni leje para se ta perdorni! Kjo vlen dhe per ty Qaufir se ta pash qe ma perdore…ore ku jemi ktu ne Shqiperi?

    Blendi…100% dakord me ty. Nuk e kisha fjalen per popullin muzhik…e kisha fjalen per mafiozo-kgb-istat muzhik. Parja e tyre shkon drejt rritjes se influences muzhike ne Evrope. Jo se Obama do perkulet drejt tyre…por nuk do ket vizion qe ti kunderpergjigjet. Ai perdor terma dhe mendime te etiketuara…dialog, bashkpunim, paqe etj etj…pa marr vesh se per cfar po flet. Ai eshte nje kukull. Duhen qendrime te forta dhe te drejta…se pastaj behet si puna e Bushit dhe “freedom and democracy”. Nuk besoj se Obama do ket aq vizion sa te merret me problemin muzhik…do tja lere ne dere Evropes…dhe Evropianet ashtu sic jane do ja lene ne dere Kosoves.

    Amerikes i duhet te rikthehet ne rolin e saj historik…si mbrojtes i te drejtave te popujve. WASU e krahason me Bushin dhe “bullying” qe ka bere Amerika kto 8 vitet e fundit. Mua nuk me duket krahasim i sakte sepse ky bullying i Bushit nuk ishte per mbrojtjen e te drejtave te askujt…megjithse ashtu reklamoheshe…por ishte per mbrojtjen e te drejtave te kompanive te naftes etj. Qe te permirsohet imazhi i Amerikes duhet nje strategji 180 grad nga kjo…pra nje “bullying” per te derjta dhe per liri (qe besoj te gjith e kuptojme qe gjithnje do jet vetem nje fasad…po te pakten ne rastin e Klintonit shoqerohet edhe me veprime konkrete). Obama nuk do jet kurre ne gjendje te kryej nje strategji te tille. Ai do ta kthej Ameriken ne “isolationist”…do tja lere problemet Evropes. Dhe ai vet si individ nuk i kupton kto situata…s’besoj se e kishte idene se ku binte Shqiperia para se te shkonte Bushi atje. Klintonesha ka qene…i ka pare me syt e saj refugjatet dhe kampet dhe shkaterrimin. E kupton shume me qart se cdo te thote spastrim etnik…dhe e kupton shume me qart se cila eshte strategjia e muzhikve per Evropen.

    Nje gje duhet thene drejt…Amerika gjithnje shikon interesat ekonomike te saja dhe cdo veprim qe merr e merr per ato aresye. Kur interesat ekonomike nuk perputhen me interesat e “lirise dhe demokracise”…ato ekonomike dalin fitimtare. Dhe i vetmi rast…i vetmi ne nje kohe te gjate (mbase qe nga koha e Wilsonit)…kur u morr nje veprim aq i rende sa lufta per interesa te lirise dhe demokracise…ka qen Kosova. Dhe Klintonesha do vazhdoj ate rruge…e cila na intereson ne shume me teper se rruga e “dialogut” te Obames…sidomos kur ky “dialog” eshte i shoqeruar me nje injorance te thelle te probleme nderkombtare.

    Clintonesha foli drejt e qart ne favor te Kosoves kur u shpall pavarsia. Obama s’tha asgje pervec “te mbrohen minoritetet dhe kishat…te vazhdoj dialogu…Serbia e ka rrugen drejt Evropes”.

    S’ka me qetesi si ne vitet 90 kur kishin nje pjanec te rrejdhur nga trute ne Kremlin dhe nje Rusi qe vdisnin njerzit nga uria. Sot Perandoria Muzhike po mundohet te rindertohet…

  22. Pjer Thomas thotë:

    5 Mars 2008 @ 9:28 pm

    Kam pershtypjen se demokratet me kete gare te shfrenuar po humbasin pike ne syte e opinionit amerikan.

  23. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Mars 2008 @ 9:37 pm

    Grupi,

    Ideja ime ishte dhe eshte qe jo gjithcka fillon e mbaron tek bahcja ime, apo jotja. Per te tjerat, we’ll have to agree to disagree.

  24. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Mars 2008 @ 10:15 pm

    Ideja ime ishte dhe eshte qe jo gjithcka fillon e mbaron tek bahcja ime, apo jotja.

    Po por bacja ime me intereson me shume se jotja…apo jo?

  25. Shqipe, thotë:

    5 Mars 2008 @ 11:45 pm

    Perkraje kanditaturen e Hillary Klinton por, ajo qe verej ne mediat françeze se nuk japin me shume shpjegime mbi “programin” qe nje kandidat apo tjeter paraqet. Ne nje qender votimi ketu, Obama dominonte.

  26. Perparim Hysi thotë:

    6 Mars 2008 @ 12:20 am

    Pavaresisht deshires sime qe jam me zonjen Klinton,ajo qe nuk me pelqen ne kete gare,eshte”lufta brenda llojit”qe i kalon pakesa caqet.

  27. toko thotë:

    6 Mars 2008 @ 12:40 am

    Une mendoj se ceshtja e Kosoves nuk ka mare fund dhe megjithese se fatin e kosoves e neshkroj Billi dhe Xhorxhi i vuri vulen ajo perseri ka shume per te kaluar.Dhe mendoj se Klinton ose McCain do te ishte me shume ne favor te Kosoves se Obama.Eshte politike dhe Kosova jo pak here eshte bere placke tregu. Keshtu qe mire do te jete qe kjo placke te jete ne dore te nje tregetari qe nuk ka shume interes apo deshire ta shese. Eshte e vertete qe politka e jashteme amerikane nuk ndryshon me 180 grade sa here ndryshohen drejtuesit, por sic e thashe placke tregu jemi dhe mire do te jete te jemi ne dore te atij qe ruan drejtimin 0 grade ndryshim, pasi mbase edhe 15 grade kthese na rezikon te shitemi. Mos haro nuk kemi ndonje vlere kushedise cfare. Megjitheate kjo nuk do te thote te ndryshojme pikpamjet per ke te votojme. Jemi pak dhe tani qe punet kane mare nje drejtim ( Ose Klinton ose Obama) vota tone nuk ndryshon shume. Ndersa ajo qe ka rendesi eshte perkrahja qe japin shoqatat shqiptare. Vota eshte e fshehte ndersa perkrahja eshte e hapur. Une mund te votoj per McCain dhe Obama as qe mer vesh dhe as qe i ruhet se per ke votova une, ndersa perkrahja qe jep x shoqate shqiptare ka rendesise ajo eshte e hapur dhe publikuar. Ketu duhet luajtur politika e shqiptareve ne amerike. Megjithate e them me Obamen une kam firke. Ai kurre nuk ka shprehur asnje qendrim ndaj Kosoves, dhe kjo ne keto kushte eshte njesoj si te jete kundra. Mbase gabohem por ku i dihet.

  28. vajkal Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 Mars 2008 @ 2:21 am

    Obama for President! Hajt se ka ardh koha…

  29. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 Mars 2008 @ 2:50 am

    Blend,
    Me doli sot ne nje faqe kanadeze nje lidhje per nje llogarites delegatesh: Slate’s Delegate Calculator.

    Faqja eshte e lezetshme sepse te lejon te llogarisesh numrin e delegateve ne primaret e javeve te ardhshme sipas perqindjeve. Dhe e testova duke i dhene Klintonit 60% te votave ne cdo primare te mbetur (nje hamendje shume larg perqindjeve reale), e prape Obama pati me shume delegate ne total, sipas llogaritjeve.

    Me fjale te tjera, persa i perket votave te delegateve ne popull, Klinton s’ka shume shpresa. Super-delegatet pastaj, jane krejtesisht muhabet tjeter.

    P.S. Altin, une jam me Obamen. Dhe ty s’te ka vene njeri drejtor te moralit e te borxheve te shqiptareve.

  30. Permetari thotë:

    6 Mars 2008 @ 2:53 am

    Ironike po ta mendosh, por fitorja e mbrëmshme e Znj. Klinton gëzoi edhe republikanët të cilët tradicionalisht kanë migrena të forta mjaft të dëgjojnë emrin Klinton. Gëzimi i tyre vjen prej faktit që sa më shumë të zgjasë beteja midis kandidatëve Demokratë aq më agresive do bëhet ajo, e për rrjedhojë shkakton kaos dhe përçarje brenda rradhëve të së majtës.

    Blendi kam pershtypjen se kur i shikon ngjarjet vetem nga njera ane (shpresoj te jete ajo me xham :-) ) edhe nuk i interpreton mire ato qe ndodhin nga ana tjeter. Se pari, nuk mendoj se aresyeja qe republikanet gezohen sepse demokratet do te na percahen. Bile as pollet nuk e mbeshtesin kete teze. Demokratet duan, ne fakt, qe debati te vazhdoje. Ata duan te binden ne vlerat qe ka secili kandidat dhe debatet i ndihmojne ate te marrin kete vendim. Gezimi i republikaneve ka aresye tjeter. Po te kesh marre vesh nga lajmet perfaqesues te medias konservatore, si Rush Limbaugh apo Ann Coulter kane probleme serioze me kandidatin e tyre, John McCain. Ata u kane bere thirrje mbeshtetsve te tyre te votojne per Hillarine. Ata mendojne se McCain nuk eshte konservator sa duhet dhe eshte ne fakt po aq liberal sa Hillary. Dhe eshte e vertete se ata nuk e kane qejf fare Hillarine. Por nga menyra se si ka votuar Obama ne Kongres keto dy vjet qe ka qene senator, ai klasifikohet si sentori me liberal ne Kongres. Pervec kesaj, Hillaria kur vjen puna tek siguria e vendit ka bere ate qe duhet dhe do te beje ate qe duhet pavaresisht se ia do puna tani te beje per vete ekstremistet e militantet e bazes. Zgjedhjet e ketij viti per republikanet kane motiv tjeter - te zgjedhin te keqen me te vogel. Se fundi, per republikanet e tjere, ata qe ne fakt mbeshtesin McCain-in, motivi per gezimin e fitores se Hillarise eshte me i thjeshte. Nga pollet, kur perballet McCain me Hillarine fiton McCain, ndersa po te perballet McCain me Obamen, ky i fundit ka avantazh. Megjithate, pavaresisht nga fakti se si ka votuar Obama ne Kongres, do te thoja se ai meriton gjithe kreditin qe e ktheu garen per president ne nje nga garat me interesante ne historine e garave te tilla ne Amerike. Kur ai hyri ne gare shume pak i jepnin shanse per te fituar dhe shume pak u kishte shkuar ne mendje se ai do t’i hapte Hillarise kaq pune. Nje gje eshte e sigurt tani, qe kandidati i demokrateve, si jo me pare ndonjehere, do te vendoset ne conventionin e demokrateve pasi paveresisht nga fitoret e fundit te Hillarise, Obama ka ende me teper delegate se Hillaria. Problemi eshte se sa bindes do te jete secili ne argumentin se pse ata jane me te mire se kandidati tjeter. Dhe do te ishte gabim te nenvleresohen aftesite e elokuences qe Obama disponon.

  31. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 Mars 2008 @ 3:21 am

    S’eshte ceshtje anesh. Ky shkrim nuk ka fort te beje me Republikanet dhe une nuk kam dashur t’i hyj analizes se krahut tjeter. Qe ata republikanet deshirojne qe kjo “lufte brenda llojit” te vazhdoje, eshte afermendjes. Dhe qe Demokratet do kishin preferuar qe tashme kandidatet te ishin ne nje ticket bashke gjithashtu…it will get nasty and mcCain will be taking notes!!…Jam 100% dakord me analizen tende te krahut te Djathte, por thjesht nuk doja te fokusohesha tek konservatoret kesaj rradhe.

    Per ta ngjyrosur, konservatoret (e terbuar) jo vetem qe nuk e duan McCain se eshte teper liberal per ta, por ata kane dhe nje frike tjeter, qe nje pjese e meshkujve te bazes republikane shprehin se e pelqejne Obamen, c’ka rezikon mbeshtetjen per McCain. Por ne rast se McCain eshte perballe Klintonit nuk do te kete rrjedhje elektorale nga Republikanet per kandidatin Demokrat se meshkujt konservatore e urrejne “lopen” sic e therret Jay Severin ne Boston. Kjo reshte arsyeja dy pse republikanet gezohen kur fiton Hillari. prandaj limbaugh po i ftonte republikanet te votojne hillarine. them une - te votosh nje kandidat qe nuk e do per president, thjesht sepse permireson shancet e kandidatit tend me vone, eshte disi shtremberim i procesit demokratik…nuk te duket?

    @Penar. Po, po ceshtje superdelegatesh eshte kjo pune tani. C’ka eshte OK per mua se eshte brenda rregullave te Partise por, ka llafe qe tani sikur as delegadet e zakonshem nuk kane pse te mbajne “betimin” dhe mund ta kthejne voten - c’ka gjithashtu me duket shtremberim i procesit demokratik.

  32. lulian kodra thotë:

    6 Mars 2008 @ 4:12 am

    Blendi, analize e mire, vetem se ja ke shkelur pak nga fundi:

    “Shtoi kësaj edhe çështjen e seksit dhe racës që përfaqsojnë kandidatët respektivë dhe problemi komplikohet më tej. Sepse në rast se Obama humb, egziston mundësia që një pjesë e votuesve të zinj dhe atyre që dëshirojnë të shohin presidentin e parë me ngjyrë të zhgënjehen deri aty sa të votojnë për republikanin. Nga ana tjetër nëse Hillari humbet, ata që do të votonin për të sepse duan të shohin Presidenten e parë grua, mund të ndjejnë se nuk kanë më një arsye për të votuar për kandidatin demokrat dhe mund të kthehen nga McCain.”

    E para punes, Obama nuk vuan nga kjo, pasi si do qe te jete, “ndryshimi” do te ndjelle votues gjithmone. Nderkohe qe Hillary do vuante nga mungesa e votave te zezakeve, sic edhe degjova te ishte shprehur qarte opinioni i kesaj vote ne Urban Radio. Nuk ka nevoje qe ky grup votuesish te votojne per McCain qe te prishet balanca. Mjafton qe zezaket te zhgenjyer te mos votojne fare, (kjo eshte nje perqindje e madhe e votes demokratike) dhe McCain fiton.

  33. Cheney thotë:

    6 Mars 2008 @ 4:51 am

    Tani i ngel shtetit te kryesuar nga ‘Brotherly Love’ qe ti japi shtytjen finale Clintoneshes, dhe sigurisht qe do ja japim.

    Gjithsesi, sa per tju informuar, McCain ka qen i vetmi senator Republikan qe ka mbeshtetur Kosoven qe ne fillim. Ka dal bashke me ne ne protesta dhe ka mbeshtet mbledhjen e materialeve dhe te hollave per te ndihmuar Kosoven.

    Ps: dhitesh gazit kur shikon kozmopolitanizmin dhe patriotizmin e paorientuar dhe te hutuar te shpalosen sa nje 10 lekshe e vjeter!!

  34. bledi thotë:

    6 Mars 2008 @ 1:29 pm

    Obama përkëdhel serbët
    korrieri
    A do të kemi hapa prapa nëse Obama merr pushtetin? Ai shkruan: “Zgjidhja duhet të jetë e pranueshme nga të dy palët”

    Letra e Barak Obamës mund të lexohet në origjinal në adresën: http://www.serbianunity.net/vote/Barack_Obama-response_01-03-2008.pdf

    I gjithë populli i Kosovës pavarësisht origjinës së tij etnike, duhet të jetojë në një shoqëri tolerante dhe të lirë, ku respektohen plotësisht të drejtat e minoriteteve dhe vendet fetare. Kështu e nis kandidati demokrat për në Shtëpinë e Bardhë, Barak Obama, letrën drejtuar komuniteti serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në të ai i përgjigjet një letre të dërguar nga Kongresi i Unitetit Serb (KUS), ku ky komunitet shpreh shqetësimin lidhur me pavarësinë e Kosovës. Letra dërguar senatorit me ngjyrë të Ilinoisit më 28 shkurt nga presidentja e KUS-it, Mirjana Samardzija, kërkon mbështetjen e Obamës për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve serbe në Kosovë, Bosnje Hercegovinë dhe Kroaci. Në përgjigjen e tij, Obama shprehet se ndan të njëjtin shqetësim me komunitetin serb lidhur me situatën në Ballkan dhe natyrisht është për respektimin e plotë të të drejtave të minoriteteve. Sipas tij, Serbia dhe populli i saj kanë vuajtur në mënyrë të tmerrshme në dy dekadat e fundit, ndaj dhe meritojnë një të ardhme paqësore dhe plot shpresë. Obama shkruan në letër, se mbështet plotësisht qëllimin për integrimin e plotë të Serbisë në Perëndim, duke përfshirë këtu edhe anëtarësimin e saj në organizatat euroatlantike, si NATO dhe BE. Për sa i përket Kosovës, ai shprehet se SHBA-të kanë përgjegjësinë e vazhdueshme për të inkurajuar të dyja palët të arrijnë një zgjidhje paqësore të çështjeve të mbetura. Ai nuk shprehet hapur nëse e konsideron apo jo pavarësinë tashmë të kryer të Kosovës një çështje të mbetur, ashtu siç pretendojnë ende serbët. Gjithsesi, ai shprehet se si presidenti i ardhshëm, ai do të ndihmojë në dialogun mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, pasi është e vetmja mënyrë që zgjidhjet të jenë të pranueshme nga të gjitha palët. Barak Obama i përgjigjet pyetjes së komunitetit serb lidhur me Marrëveshjen e Dejtonit, duke i garantuar serbët se si president i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai do të vazhdojë mbështetjen amerikane lidhur me të drejtat dhe përgjegjësitë e dy komuniteteve në Bosnje-Hercegovinë. Ai do t’i kërkojë gjithashtu edhe Kroacisë të mbajë premtimet e bëra sipas një tjetër marrëveshjeje, lidhur me respektimin e të drejtave të minoriteteve. Ai e mbyll letrën, duke theksuar faktin se Serbia është një pjesë integrale e Evropës moderne dhe do të ndihmojë për stabilitetin dhe prosperitetin që populli serb meriton.

    http://www.korrieri.com/korrieri_Politike/212.html

  35. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 Mars 2008 @ 5:41 pm

    Obama perkedhel Serbet se aq di…i dergojne leter atij dhe ai ju pergjigjet. Obama do dali nje zgjenjim i madh per Amerikanet nese e votojne…Do ti ngaterroj problemet nderkombtare shume me keq se c’ka ber Bushi…

    @Penar. Po, po ceshtje superdelegatesh eshte kjo pune tani. C’ka eshte OK per mua se eshte brenda rregullave te Partise por, ka llafe qe tani sikur as delegadet e zakonshem nuk kane pse te mbajne “betimin” dhe mund ta kthejne voten - c’ka gjithashtu me duket shtremberim i procesit demokratik.

    Pse s’kopjojne modelin e PS-es kta…nje antar nje vote? :)

  36. Altin Goxhaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 Mars 2008 @ 5:44 pm

    kam pershtypjen se shume republikane votojne per Obamne qe ta heqin qafe Hilarin :-)

  37. toko thotë:

    6 Mars 2008 @ 6:02 pm

    Grupi une e lexova letren dhe nuk mu duk aq pergjigje e keqe. Te kuptojme se ai eshte politikan dhe kerkon votat e kujdo (Shqiptare dhe Serbe). AI nuk tha sic thote per Irakun psh se eshte politike e gabuar ( kjo do te ishte frika ime qe per inerci te kritikes ndaj politkes se jashtme te gjithe brezit te “vjeter” ky si i ri do te fillonte te shante politiken e SHBA ne Ballkan. Kete ai nuk e beri dhe kjo eshte pozitive). E keqaj e tij eshte politika e tij e quajtur e zbutur apo moderne apo e “re” Kjo do te krijoj komplikime per ne shqiptaret. Psh mendon se po e ishte Obama ne pushtet ne SHBA Amerikado te njiohte ne menyre te njeaneshme Kosoven? Une mendoj se jo Ai do te fillonte me biseda dy paleshe pa fund me Serbet Ruset Kinezet etj etj. Ndersa Bushi megjithe idiotsine e tij ne fakt ishte fati yne.
    Ndersa sa per pjesen e dyte mendoj se ke te drejte Mungesa e eksperiences ne politikn e jashteme kam frike se do te ndikoj per keq ne Amerike ( gjithmon nese ai fiton) AI me duket nga njohurite e politkes se jashteme njesoj me Bush ( ne fushaten e pare Bushin e bene cope me paditurine e tij ne politiken e jashteme Obama eshte me fat deri tani sepse media i eshte sulur Klinton, por te shohim me vone. Klinton e pyeten per emerin e kandidatit per president ne Rusi, Obama u duke qe nuk e dinte, ai duheshe pyetur per te pare eksperincen e tij, dhe jo Klinton, nejse shtypi ka infuence ketu, Bushi ne fillim nuk dinte emrin e Musharafit ha ha me vone ju desh ta mesonte dhe mire bile)
    Bush u perpoq ta kompesoj injorancen e tij ne politikne e jashteme me keshilltare dhe me ZV presidentin Keta duke mos pasur pergjegjesine dhe pa asnje ambicje per te bere kariere te metjeshem ne politike ( Cheney do te dale ne pension, Row do te shikoj punen e tij private, Ajo tjetra qe nuk me kujtohe emri shkoj ne Texas prane familjes, Rice nuk do te kanditoj si Zv presidente etj ejt). Keshtu qe Bush e qelbi fare ne politken e jashteme. Thua Obama do te bej te njetin gabm? Ka mundesi pasi ka pak experience dhe pak njohuri. Nga ana tjeter Klinotn apo McCain jane te vjeter. Kane njohje ( nuk ishte pa buke ajo reklama e Klinton me telefonin e kuq) dine ke te marin ne telefon dhe me cfare gjuhe te flasin. Ky eshte reziku i Obames mendoj une. Ndersa sa per punet e brendeshme ai di te grumbulloj njerez rreth vetes, ka qene aktivist per kete pune ne grupet OJQ, por kjo mendoj se nuk mjafton. Duhet ditur ekonomia, duhet ditur lobet dhe si veporjne ato. Duhet kuptuar se ekonomia amerikane ka disa rregulla te pa shkruajtuara qe e bejne kete shtet kaq te susksesshem. Ne rast se keto regulla do te shkelen nga padituria apo nga kerkesa per te ndryshuar si i “ri” reziku i deshtimit ose ndryshimit per keq do te jete i njete me mundesise te ndryshimit per mire. Thua tja dale Obama ketu ??
    Nuk e di megjithate besoj ne teorite e “konsipariocionit” dhe kam bindjen se superdelagatet do ti japin voten Klinton, Obama mund te behet ZV i saj, per 8 vjet dhe pastaj pasi te jete mesuar mbase do te behet kanditat i mire, ose mbase “konspiracioni” eshte McCaini. Nejse keto te fundit jane vetem teorite e mia

  38. ofelia Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 Mars 2008 @ 6:04 pm

    nuk me ngjan (nuk e lexova origjinalin) se perkedhel serbet…
    me duket se perdor diplomacine dhe nxit dialogun ne rajon…ma ha mendja se kushdo kantidat do te ishte pergjigjur njesoj…

  39. buda thotë:

    6 Mars 2008 @ 6:38 pm

    persa i perket qendrimeve ne politika te brendshme te dy kandidatet jane pothuajse njesoj pervec nje ndryshimi (me teper teknik) per reformen ne health care. Nderkohe qe persa i perket politikave te jashtme menyra qe Obama paraqet duket me bindese. Eshte e vertete qe ai eshte me teper per dialog ne fillim por nuk me duket dicka e keqe. Shikohen pasojat e mos-dialogut dhe unilaterizmit me luften e Irakut dhe gati per pershkallezimin e nje konflikti ne Iran gjate kohes se Bush. Obama besoj se ka nje ’sensitive understanding’ te politikes se jashtme dhe faktoreve kryesore. Nqs keni ndjekur nga afer pikpamjet e tij, pervec se ka qene kunder luftes ne Irak qe ne fillim (ne kontrast me Hillary) ai ka insistuar per rritjen e presionit mbi Pakistanin dhe eshte besoj i vetmi kandidat qe permend Afganistanin i cili po behet gjithnje e me shume nje terren ku talibanet po rilindin. Hillary ne anen tjeter ka votuar per luften ne Irak, dhe jo vetem kete por mbeshteti Bush per ti dhene status terrorist gardes republikane te Iranit, gje qe mund ti hapte rruge Bush-it per nje sulm te mundshem atje - dhe kjo ka ndodhur vetem disa muaj me pare. Hillary per mendimin tim eshte “my way or the highway” dhe shume kokeforte dhe nje sjellje e tille arrogante ka shume pasoja - p.sh. si Bush. Hillary me duket shume e etur per pushtet dhe besoj se eshte ne gjendje te beje cdo gje ta arrije…kujtoni lotet e krokodilit para primaries ne New Hampshire ose Super Tuesday… ‘passive-aggressive’ para dy javesh ku ne nje nate ne debat tha qe ishte e nderuar te bente fushate me Obamen dhe diten tjeter i tha ‘turp te kesh’.
    Per me teper them qe nuk mund te pretendohet qe US eshte nje demokraci e mirefillte kur dy familje (Bush ose Clinton) drejtojne vendin per 24-28 vjet (1988-2012 ose 2016). Me duket me teper si dinasti…

  40. Idris thotë:

    6 Mars 2008 @ 6:39 pm

    Iku dhe Amerika! E hodhem Tuch!

  41. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 Mars 2008 @ 7:44 pm

    Psh mendon se po e ishte Obama ne pushtet ne SHBA Amerikado te njiohte ne menyre te njeaneshme Kosoven? Une mendoj se jo

    Kaq duhet thene per te…

    Per mua personalisht nuk me intereson fare qendrimi i tyre per Irakun apo Pakistanin apo Iranin. Kur kemi “bacen” tone ne zjarr…nuk do shkoj te fik bacen e tjetrit.

    Megjithse mund te jem kundra luftes ne Irak apo ne Iran…nje gje duhet thene…Hillary eshte REALISTE. Ajo i kupton shume me mire nuancat e politikes Amerikane dhe nga fryn era…dhe shkon me eren. Me mire nje person i tille duhet…se nje idealizem adoleshent. Dhe qendrimi i Obames per “dialog” eshte idealizem adoleshent. Nuk ka asgje te keqe me dialogun por ka disa vende dhe disa situata kur nuk behet dialog…ku duhen mbajtur qendrime te qarta…dhe jo gjithnje qnedrime qe te kenaqin “te dya palet”. Kjo kenaqja e te gjithve dhe dialog me te gjithe eshte idealizem i parealizueshem…dhe bile i rezikshem ne situaten e sotme. Muzhiket po mbush xhepat me pare dhe po ben kercenime ndaj Evropes. Kina po mbush xhepat dhe po ashtu. Koreja e Veirut e siguroj bomben dhe tani fle rehat. Irani s’ka me firke se ka muzhiket nga mbrapa qe e mbrojne. Bota po kthehet perseri ne dy pole…Ndersa Amerika po shkon drejt hyneres.

    Nuk po them se Hillary do jet si Bushi cowboy-si…ajo perkrahu luften ne Irak sepe ashty frynte era atehere. Le te jemi dhe ne realist…dhe te pranojme qe mbase te njejten gje do kishim bere ne vend te saj. Ajo do mbaj Ameriken perseri ne krye te probleme nderkombtare…dhe do ta mbaj perseri si faktorin kryesor ne mbrojtjen e lirive dhe demokracive (dhe interesave ekonomike Amerikane) ne bote. Po kuptohet do ta bej ne nje menyre shume ndryshe nga Bushi. Ndersa Obama vetem do ta terheqi Ameriken nga ky rol…ose do ta demtoj shume ne kte rol.

    Ne nje kohe kur Muzhiket po forcohen eksponencialisht, kur po i fusin duart perseri ne problemet e Evropes…kur kan nje lider si Putini…qe cfardo qe mund te themi ne rreth ti…eshte per tu patur zili…atehere kjo eshte koha kur dhe Amerika duhet te mbaj nje qendrim te fort kundra ringjalljes se perandorise Muzhike. Se Evropa per vete eshte e vdekur dhe do na hedhi si kocke per muzhiket.

    KURR nuk do ishte bere Kosova po te mos ishte per Klintonin…por edhe po te mos ishte per Bushin! Kte ta themi qarte…

    Nuk kam dyshim qe do jet zhgenjim Obama…se ashtu perfundojne te gjithe kta populistat (toko mos ma shaj Edvinin se pastaj flasim ndryshe!)

  42. buda Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 Mars 2008 @ 8:12 pm

    Grupi, nqs do nje politikane qe shkon nga fryn era dhe ku ti interesoje sipas polls atehere nuk mund te gjesh me mire se Hillary…paraqitja e Obames si i dobet nga ana e politikes se jashtme eshte dicka qe Hillary perpiqet te propogandoje gje qe nuk eshte e vertete…Obama ka hedhur disa ide origjinale qe jane kunder rrymes dhe qe duke bere kete gja ka rrezikuar edhe te ardhmen e tij politike…per mua Hillary eshte nje politikane super-manipuluese dhe do te arrije me cdo kusht ate qe do…

  43. toko thotë:

    6 Mars 2008 @ 8:19 pm

    Buda ka nje ndryshim midis njeriut te ndershem dhe politikanit
    Njeriu i ndershem behet prift. Politikani behet k…rve
    Ne rastin konkret zgjedhjet ne amerike po behen per politikane dhe jo per prift.
    Bushi ishte nje prift i mire. I ndershem qe kurre nuk i lexoj pollet dhe beri ate qe i eshte dukur e drejte pavarsisht se shume i thone mos e bej. dhe fatkeqesiht shikohet ku e solli Ameriken. Klinton ( burri) ishte politikan i mire por i pandershme k…ve e keqe por ne politke ishte i sukseshem. Le te mos i ngaterojme keto. Obama eshte mbase nje pirft i mire por jo nje politikan i mire ( me sa shikojme mbase del ndryshe po te fitoje por sot per sot duket shume i drejte ;) ).

  44. Tironsi thotë:

    6 Mars 2008 @ 8:20 pm

    Ju lutem juve te amerikes qe kur te votoni te kini parasysh efektin qe do kete ne Shqiperi. Hillary dhe McCain na njohin, e dine si eshte puna dhe duket qarte qe na favorizojne ne perpara serbeve. Dhe ne qofte se Obama eshte shume i mire si thone ca nga ju ketu, me te do na duhet ta fillojme nga e para. Mos na e beni kete te keqe more amani te na lini pa perkrahje ne 4 vjecarin e ardhshem sepse kjo periudhe do jete shume e rendesishme per shqiptaret e cdo grime mbeshtetje do na hyje ne pune.

  45. anonymus thotë:

    6 Mars 2008 @ 8:30 pm

    O Tironso!
    E ke seriozisht ti apo tallesh?
    Vertet kujtoni ju qe Presidenti i Amerikes i bazon politikat e tij mbi perqindjet e komunitetit perkates emigrant qe kane votuar per te?!!!
    Amon, mos thoni keshtu gjerash sepse me trishtoni.
    Kaq keq te informuar te jemi ne si njerez?!

    P.S.
    Une per vete jam me Hilly-n.
    Nje sepse eshte dora jone dhe kjo eshte e vetmja menyre qe une te shpreh mirenjohjen time per ate qe beri i shoqi (edhe kjo BTW-sepse ishte Hillary qe ndikoi ne Qeverine e IRJM per te hapur kufirin).
    Dy, sepse Billin e du fort. Sidomos kur kafshon buzen kur ben sikur eshte prekur ne zemer. :)

  46. Tironsi thotë:

    6 Mars 2008 @ 8:42 pm

    anonymus thotë:
    “Vertet kujtoni ju qe Presidenti i Amerikes i bazon politikat e tij mbi perqindjet e komunitetit perkates emigrant qe kane votuar per te?!!!”

    Jo mer daje jo, nuk mednoj kshu fare. S’e ve ne dyshim qe nuk bazon njeri politikat mbi votat e 200 apo 300 mije shqiptareve aty. E di dhe qe psh edhe po te votoni ju per Obamen, nqs Fiton McCain psh ai prape do mbeshtesi shqiptaret. Une po them qe dhe ate 0.01 % te votave qe keni ju ne dore ta hidhni aty ku i sherben me shume Shqiperise.

  47. Tironsi thotë:

    6 Mars 2008 @ 8:56 pm

    Sa per te te krijuar nje ide per pasojat. Nje gazete serbe sot kishte ne faqe te pare fotot e tre kandidateve dhe poshte nga nje fjali: McCain- per Shqiperine e madhe; Hillary-te mbrohen serbet; Obama-bisedime me serbet
    Njerezit ne serbi jane tulatur dhe duket sikur po e flene mendjen. Nqs fiton Obama apo duket sikur ai do fitoje do u rizgjohet shpresa prape. Juve mund tu duken si gjera te parendesishme po mund te ndikojne goxha te popujt e vegjel ketu ne Ballkan.

  48. anonymus thotë:

    6 Mars 2008 @ 9:04 pm

    Tironso, Obama eshte qofte fare kur vjen puna per politike te jashtme. Por…por, kjo nuk do te thote qe nese gjindja jone do i shkonte pas, Obama do ishte me pak qofte. Dhe…Hilly ose McCain, nuk do e ndryshonin politiken e tyre edhe sikur te gjithe shqiptaret te viheshin pas ketij pallaveshit te Cikagos.
    Incidentalisht, Ruset e Amerikes jane me Hillyn “en-masse”! Megjithate… Hilly ne debat, u ngaterrua; nuk ja thonte dot emrin atij Metvejevit (a ca e ka).
    Me nje fjale, as nuk e kishte fare ne fletore kete punen e mbeshtetjes se Sovjetit te Bruklinit apo atij te Masacusetsit. :)

  49. Dajoshi thotë:

    6 Mars 2008 @ 9:11 pm

    Tironso, asigjo se lun te ky komenti i fundit. Vllai jot ka per zgjidhje t’par Hillin. Po shkoi puna per ke Obama apo McCain nuk osht cudi ja hudh McCainit. Do jete mo keq per ameriken por mo mir per Kosoven dhe shqiptaret. S’mharrohet ajo qe ka thon MC per Putanen: “Kur shoh Putinin, lexoj K G B”.

  50. shefi kuadrit thotë:

    6 Mars 2008 @ 9:25 pm

    Rrini o njerez rehat se nuk do ishte e ndershme qe te zgjidheshin kandidatet vetem nga mendimi qe kane ata per shqiperine, se nuk eshte shqiperia kerthiza e botes. Do ishte me e ndershme qe meqe jetojme ne amerike ti gjykojme kandidatet per nga perthpushmeria qe kane vlerat qe ata shpalosin me nevojat e amerikes, e jo me nevojat e shqiperise apo rusise.
    Obama eshte nga Cikago, atje ka nje komunitet te madh sllav, normale qe edhe ai do ti mbaje anen konstituenteve te vete, cka ketu per tu habitur?

  51. toko thotë:

    6 Mars 2008 @ 9:27 pm

    Dajosho ene une me ty jam. Vec kur thu se me McCain do jete me keq per ameriken une jom kundra Ma mire se me Obamen do te jete.Ky Obama or vllajo do me shkateru korporat e medha, po une qe punoj per korporata te medha ku me e mor 15 ditshin pastaj Apo me ndenj ne asistence (unemployment) me gjate si thote Obama Jo vllajo une du me punu se mor ma shume leke. Obama do me e bo Socializem vllajo. SIndikata me force, korporata koke poshte, populli fukara ne fuqi, ku di gjo une vllajo por meqe vij nga komunizmi 50 vjecar me hyn te dridhmet kur e nigjoj Obamen. Hillarin e pelqej se asht me sociale se McCain se ene ne fakirat dum pak ngrohje vec ky Obama do me djeg me dashnin e tij per ne.
    Sa per Irakun flije menjen vllajo asnji nuk hiken prej Iraku. Ja futen qores kur e fillun luften por tash ash vone nuk iket prej anej se ka me u bo me keq.Lene cfare thone heq trupat 60 dite apo 100 vjetesh Do ikin vetem kur aty te kete qetesi dhe qeveri qe tju boj qefin amerikaneve. Asht halli i naftes vllajo. Ene une per Hillarin do votoj po nuk fitoj Hillari, M’prit McCain se erdha :)

  52. Tironsi thotë:

    6 Mars 2008 @ 9:28 pm

    “Kur shoh Putinin, lexoj K G B”. :D :D

  53. Cheney thotë:

    6 Mars 2008 @ 10:35 pm

    ”Bushi ishte nje prift i mire. I ndershem qe kurre nuk i lexoj pollet dhe beri ate qe i eshte dukur e drejte pavarsisht se shume i thone mos e bej.”
    Duhet ti shkrush kastile ca gjona se ndryshe nuk ka kuptim.

  54. toko thotë:

    6 Mars 2008 @ 10:43 pm

    :lol:

  55. Idris thotë:

    6 Mars 2008 @ 11:13 pm

    E shef sa mire te ka bere ca kohe pushim? :D :D :D
    Nga mendimet me te kendeshme qe kam lexuar sidomos per
    Priftin me politikanin :) :) :) por jo per te qeshur por mjaft REALISTE e me kembe ne TOKE.

  56. buda Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 Mars 2008 @ 11:20 pm

    ndoshta e kam gabim dhe jam naiv por do te doja qe shteti te drejtohej nga nje njeri i mire dhe jo nje i pandershem (megjithese e ve ne pyetje ‘pandershmerine’ e Klinton). Hillary per mua me frikeson kur do te marre pushtetin me cdo menyre dhe ne disa taktika nuk duket shume ndryshe me Bushin (ajo reklama ne Ohio me telefonaten ne darke-scare tactics)… po meqe funksionon me rednecks te Ohios, bravo i qofte. Hipokrizia e saj mu me duket shume qarte ne cdo levizje super te llogaritur qe ben…

  57. Cheney thotë:

    6 Mars 2008 @ 11:23 pm

    ”Hipokrizia e saj mu me duket shume qarte ne cdo levizje super te llogaritur qe ben…”
    Kjo quhet llogaritje e kujdeshme dhe eshte aset pozitiv per nje person publik te ketij niveli.

  58. buda Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 Mars 2008 @ 11:27 pm

    o toko, nuk eshte se Obama eshte kunder korporatave se ai eshte aq i zgjuar saqe te kuptoje se socializmi its not the way to go…jane republikanet ato qe duan te perhapin llafin se demokratet jane per socializem, rritje taksash, big gov, deficit etj. Demokratet dhe republikanet ne thelb, tamam, tamam jane shume afer me ideologji persa i perket ekonomise sepse te dy palet e dine se kapitalizmi eshte ajo cfare duhet ndjekur…njera pale thote te jete i eger pala tjeter thote ‘pak’ me i eger…cdo republikan qe me ben kete argument per ekonomine i them shiko B.Klinton…small gov, economic prosperity and budget surplas…shiko hardcore republican Bush… budget DEficit pa pergjegjesi fiskale…

  59. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Mars 2008 @ 12:09 am

    Rrini o njerez rehat se nuk do ishte e ndershme qe te zgjidheshin kandidatet vetem nga mendimi qe kane ata per shqiperine, se nuk eshte shqiperia kerthiza e botes.

    Une is Albano…no is Amerikano…

    Dhe fundja fundit…si Hillari si Obama…nje vrim ne uje do bejne per ty e per mua. Dhe bile…Obama do ta bej vrimen akoma me te madhe…prandaj edhe nga pikpamja e programeve qe kan per Ameriken…vota i shkon perseri Hillarit.

    Nejse…me sa duket do i perserisin zgjedhjet ne Florida dhe Michigan…ku fitoj Hillari po s’u pranuan. Mbase ka akoma shance…ose te pakten mund te perfundoj me te dy bashk ne gare si president/kryeminister. Edhe ajo ishte e pranueshme…

  60. toko thotë:

    7 Mars 2008 @ 12:38 am

    …nuk eshte se Obama eshte kunder korporatave se ai eshte aq i zgjuar saqe te kuptoje se socializmi its not the way to go…
    ————-
    Dakort Buda por ai kete thote lufte big corporations dhe duke menduar se ai eshte i ndershem sic e ke thene edhe vete mua me hyn frika se ai e ka me tere mend. Se kete thote edhe Klinotn por ajo duke e ditur qe eshte “te tjera ben te tjera thua qe te ma prishesh mendjen mua” kam shprese qe nuk do te bej ato qe thote. Ndersa ky Obama me tere prekrahejn ne sindikatave dhe patjeter premtimevet qe ju ben atyre dhe shto ketu ndershmerine e tij me duket sikur do te behet kryetari i sindikates drejtusi i korporates sime ( e egzagjeruar kjo me kupto drejt).
    Sa per B Klinto dhe G W Bush mos haro ekonomine dhe ciklet e saj. B Klinton ishte me fat ishte koha e bumit ekonomik, Bush ishte koha e ciklit poshte. Pastaj 9/11 Lufta budallaqe ne irak etj etj. Keshtu qe meritat shpesh nuk jane shume te drejtuesit ne nje ekonomi tregu. Merita e drejtuesit ne ekonomi eshte ta bej dhimbjen sa me te paket dhe te kursej gjate ngritjes se ekonomise qe te shpenzoj gjate renies se saj.

  61. TranquilityBay thotë:

    7 Mars 2008 @ 12:43 am

    Te gjithe shqiptaret e vertet duhet te jene me John McCain ! Pra me republikanet !

  62. palaco-njeri thotë:

    7 Mars 2008 @ 12:55 am

    Osama,opsssssssss me fal Obama eshte hipokrit.
    Ai nuk ka per te fituar garen e Demokratve,ka per ta fituar Hilary Clinton,per vete faktin se i vetmi kandidat demokrat qe ka shnce per president eshte Hilary Clinton.
    Do te ishte me te vertet katasrofe nqs Obama do fitoje zgjedhjet.
    Per nga aspekti Shqipetar Hilary eshte numer 1,Macain numer 2.
    OBAMA NUMER 0.

  63. 23-dimension Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Mars 2008 @ 12:02 am

    Po per Irakun nuk ka teme?

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.