Sfida e Xhon Mekkein

“The Economist”

Edhe pse votuesit preferojnë demokratët ndaj përfaqësuesve të Partisë së Vjetër të madhe, me një diferencë prej më shumë se dhjetë pikësh, në fillim të Konventës Republikane të hënën, Xhon Mekkein ishte në të njëjtin nivel me rivalin demokrat, Barack Obama në sondazhe. Ka një shans pragmatist që tregon se edhe pas tetë vitesh udhëheqje nga George Bush, votuesit mund të preferojnë një tjetër udhëheqje republikane. Pjesërisht, kjo reflekton dobësinë në aftësitë e paraqitura nga Obama në Denver këtë javë, mungesën e eksperiencës së tij, veçanërisht në çështjet e jashtme, në një kohë kur bota duket gjithnjë e më e trazuar dhe një tërheqje të tij që e bën më të vështirë lidhjen e tij me klasën e mesme në SHBA. Por ajo që e justifikon këtë, është se republikanët i kanë mbledhur forcat rreth një kandidati të vetëm që mund t’i shpëtojë ata. Patriotizmi i vendosur i Mekkeinit të kujton ndërgjegjen për sigurinë, ndërsa lufta e tij kundërshtare ndaj elementëve të dukshëm të partisë së tij, armiqësia ndaj emigrantëve dhe mungesa e ndjeshmërisë në lidhje me ndryshimet klimaterike, i jep atij më shumë mundësi të tërheqë votuesit e pavarur sesa ka afruar ndonjë republikan tjetër.
Mbi të gjitha, ai gjithnjë ka treguar një kurajë politike që Obama nuk e ka shfaqur kurrë. Kjo të paktën ofron mundësinë që si president ai të mund të bëjë pakte bipartizane me Kongresin, që është në duart e demokratëve. Por që ai të fitojë, duhet të përballet me disa pengesa të konsiderueshme. Një ndër to është ajo ndaj të cilës Mekkein nuk mund të bëjë asgjë, ashtu si dhe Obama; mosha. Në moshën 72-vjeçare, ai do jetë presidenti më i vjetër, përveç Ronald Reagan në mandatin e dytë të tij.
Zgjedhja e tij për zëvendëspresident do të ketë një rol të madh, pas zgjedhjes që bëri Obama me Joe Biden si zëvendës në prag të Konventës Demokrate. Një tjetër pengesë që duhet të kalojë është temperamenti i tij vullkanik. Ai konsiderohet si një njeri që e do luftën, që do të ishte i lumtur të bombardonte Iranin, nëse kjo do të ishte mënyra e vetme për të parandaluar blerjen e armëve bërthamore nga ana e tij, një njeri që është i gatshëm të përballet me Rusinë dhe që mbështeti rrëzimin e Saddam Husseinit para se të zgjidhej George Bush dhe para se New York dhe Washington të sulmoheshin. Ka edhe një tjetër motiv për të cilin Mekkein mund të ndihet në siklet. Në dëshirën e tij për t’u zgjedhur, zoti Mekkein është përgatitur të braktisë disa prej besimeve të tij për t’u bërë më tërheqës. Kjo nuk është aq e vërtetë për politikën e jashtme, pas rastit të Bosnjës dhe Kosovës, Mekkein ka qenë një luftëtar i vërtetë. Por edhe këtu ai fliste më shumë për multilateralizmin sesa flet tani.
Në rrugën e fushatës, ai ka nxjerrë në pah anën luftarake të fushatës së tij, për shembull duke promovuar idenë e ligës së demokracisë, që tashmë rrezikon të jetë përçarëse. Por në politikën e brendshme, ai është shfaqur më pak qetësues.
Mekkein ishte dikur një besimtar pasionant i qeverisjes së reduktuar dhe financave publike; një njeri që nuk e pëlqen republikanizmin konservator. Ai është angazhuar në populizëm. Dy muaj mbeten tani deri në zgjedhje, dhe Mekkein ka kohë mjaftueshëm për të zgjidhur këto çështje. Ai duhet të shpenzojë më pak kohë duke siguruar evangjelistët sesa të bjerë dakord me ta për çështjet e abortit dhe martesave homoseksuale. Dhe duhet të shpenzojë më shumë kohë për të rishikuar uljen e taksave. Xhon Mekkein e ka kritikuar presidentin Bush për reduktimin e taksave, që sipas tij është e papërballueshme. Xhon Mekkeini i ri, jo vetëm që do ta bëjë politikën e reduktimin të taksave të përhershme, por t’i shtojë atyre edhe heqjen e taksës së pronës që favorizon familjet e pasura, si ajo e tij. Njerëzit me të ardhura mesatare do të kenë shumë pak përfitime nga kjo. Analistët pohojnë se planet e tij do të rrisin deficitin. Politika e jashtme agresive, reduktimi i papërgjegjshëm i taksave, më shumë biseda për fenë dhe abortin: kjo e bën të duket, mandatin e mundshëm të tij, si mandatin e tretë të Bushit, një etiketë që demokratët po përpiqen t’ia bashkëngjisin përpjekjes republikane. Ne preferonim Xhon Mekkeinin e parë.
“The Economist”

Marre nga Gazeta shqiptare

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

15 Komente

  1. gjergji thotë:

    3 September 2008 @ 11:50 am

    Si planet e McCain ashtu edhe te Obames do rrisin deficitin: McCain me vazhdimin e planit te taksave te Bushit, dhe Obama qe me habiti me deklaraten e tij te enjten qe kaloi ku tha se do jepte popullit nje 150 miljard leke mbrapsh. Ne nje kohe kur jemi ne deficitin me te larte, ekonomi te dobet dhe ne 2 luftra qe kerkojne me miljarda dollare ne jave — ku do i gjejne keta te dy parate per t’i dhene popullit mbrash taksa?

    Me duket se kete 4-vjecar do perseritet presidenca e Bushit te pare, qe deklaroi “read my lips, no more taxes” edhe e pasoi me bombardimin e popullates nga taksat. Keshtu edhe keta te dy, ngelen duke na thene qe do marrin uje nga kova, po jo nga ana jone e koves.

  2. Miri thotë:

    3 September 2008 @ 2:58 pm

    Gjergji! Pesonalisht jam kunder ngritjes se taksave,sepse do te perfundojme ne socializem europian pastaj.Nese i ngre taksat me shume,pra nese con me shume pare ne Washington ata do te shpenzojne me shume.Cdo gje rregullohet duke mbajtur taksat aktuale dhe duke ndaluar shpenzimet.SHBA sapo nenshkroi kontraten me qeverine irakiane,trupat do te terhiqen ne 2010(sot provonca Anbar kaloi nen autoritetin irakian),pra do te kete me pak shpenzime.
    Ajo qe thote Obama nuk mund te zbatohet.

  3. toko thotë:

    3 September 2008 @ 4:35 pm

    Obama do te ishte nje kandidat ideal ne vitet 90. Sot bota eshte vertet e trazuar dhe eksperienca dhe ideologjia e tij jane te rezikshem per mua si shtetas i ketij vendi. Me pelqen politka e tij e jashteme por jo per kete periudhe. Cdo gje do kohen dhe vendin e saj.
    Per ekonomine ai eshte nje liberal demokrat. Shtimi i buxhetit me shpenzime sociale kur gjendja e ekonomise eshte e keqe, ritja e taksave kur ekonomi po kalon ne krize, per mua nuk jane rruga e zgjidhjes. Ne kohe krize ritja e shpenzimeve sociale rit borxhin dhe nuk stimulon punene dhe aktivitetin ekonomik. Ritja e taksave sidomos ne nje ekonomi globale largon bizneset nga nje vend ne krize, rit cmimet pra pasoja do te jete papunesi dhe ngritje cmimesh.
    E keqaj eshte se njerezit ketu ne amerike jane shume te dhene pas “celebrity” Fajin e kane televizori dhe revistat tablo. Nuk shikohet me programi dhe cfare ndryshimi sjellin keta njerez por shikohet oratoria, mosha, bukuria levizjet skenike etj etj. Shikohet aparenca mbi thelbin dhe permbajtjen. Kjo e ben Obamen nje kandidat te sukseshem.
    Personalisht jam nje adhurues i H.Klinton qe do te votoj per McCanin :(

  4. gjon cima thotë:

    3 September 2008 @ 6:15 pm

    McCain eshte nje zotni burre nderkohe qe Obama eshte nje zotni qe nuku dihet se nga vjen. Ose me mire vjen nga xhepi i klikes udheheqese te PArtise Demokrate qe, vetem e vetem per te eleminuar kandidaten e sigurte Hillary Clinton, ja arriten te imponojne me ane te nje komplot pallati kandidatin e tyre.

    Mbasi Hillary u eleminua na del qe Obama eshte nje kandidat teper i dobet dhe si tja bejme qe ta bejme te fluturoje se ky eshte kandidati qe kemi dhe duhet ta bejme te zgjidhet. Dmth qe nuk eshte aspak e vertete qe Obama eshte ne gjendje te bashkoje partine dhe kombin. Dhe kjo eshte e provuar tashme. Atehere çfare kemi bere gjer tani…shakara?

    Mendoj se ne kushte te nje fair-play (psh. mjaft qe primariet ne Florida e Michigan te kryheshin pa akrobacira) avioni i Obames do te ngelej per toke.

    Nderkohe qe Obama nuk ka asnje lloj eksperience apo ndonje rekord solid ai nuk ben gje tjeter veçse akuzon te tjeret per te gjithe gjerat qe ka vete: mungesen e theksuar te aftesise vendim marrese, mungese eksperience, mungese kapaciteti, huqit e te dredhurit (ndridhe Like beje trike), etj. etj.

    Obama ka arritur gjer aty sa te mohoje sukseset e presidences Klinton dhe ta njehsoje ate me presidencen Bush qe as edhe vete republikanet nuk kane guxuar ta bejne.

    Per mua Obama eshte nje oportunist, populist dhe politikan pa nivel e karizem. Nje bla-bla-ist.

    Une jam nje demokrat i bindur por ne kete situate votoj me ndergjegje per McCain.

  5. Qafir Arnaut thotë:

    3 September 2008 @ 7:22 pm

    C’eshte kjo mani sovjetike per te shqiperuar emrat jo-shqiptare? Eshte John Mccain ju lutmi shume

  6. XYZ thotë:

    3 September 2008 @ 7:25 pm

    Madje po te shqiperohej mire, do te dilte Gjon Mekaini.

    Gjon eshte ekuivalenti shqip i : Jean, John, Jan, Giovanni, etj.

  7. Parrulla Armiqesore thotë:

    3 September 2008 @ 7:33 pm

    a nuk duhet shqiperuar Xhon Mekein?

  8. XYZ thotë:

    3 September 2008 @ 8:30 pm

    JO.

    Shqiperimi i “John” eshte GJON dhe jo XHON.
    Gjon eshte emri shqip per : Jean, John, Ian, Jan, Giovanni, Huan, etj.

  9. toko thotë:

    3 September 2008 @ 9:24 pm

    First Lady Laura Bush

    This year alone, Cindy has discussed landmine removal with Kosovo’s President and Prime Minister. She’s met with children undergoing reconstructive surgery in Vietnam. She’s listened to stories from survivors of genocide in Rwanda. And she’s comforted Georgian refugees who fled their homes in South Ossetia. If Cindy can do all of this just in the last eight months, imagine what she can do in the next four years in the White House.

    The ‘Real’ McCain

    During the Kosovo conflict, McCain associated himself with the most extreme Albanian nationalists in the U.S. in calling for a much more vigorous American intervention. That’s why the neocons have always loved him. As Kristol and David Brooks, writing at the time in the Weekly Standard, put it:

    “For all his conventional political views, McCain embodies a set of virtues that today are unconventional. The issue that gave the McCain campaign its initial boost was Kosovo. He argued that America as a great champion of democracy and decency could not fail to act. And he supported his commander in chief despite grave doubts about the conduct of the war – while George W. Bush sat out the debate and Republicans on the Hill flailed at Clinton..”

    McCAIN AND THE KLA CONNECTION

  10. toko thotë:

    3 September 2008 @ 9:34 pm

    Per Obamen dhe Clinotn lexoni keteStriking Differences Over Kosovo

  11. toko thotë:

    3 September 2008 @ 9:44 pm

    Kurse pacifistete interanacionaliste globaliste shqiptare thone:
    …Pse qenka më mirë që unë të jetoj vetëm në një shtet të vogël shqiptar dhe vetëm me shqiptarë dhe mos të ndjehem mirë kur ka edhe popuj të tjerë që jetojnë në shtetin tim, që më pasurojnë kulturalisht,….

  12. Idris thotë:

    4 September 2008 @ 4:26 am

    http://www.youtube.com/watch?v=35ZacIe_YLg

  13. Fjala thotë:

    5 September 2008 @ 4:34 am

    Se mor vesh pse John McCain eshte shkruar si thuhet ne shqip (e.g. titulli) ndersa te tjeret e permendur jo. :P Thjesht nje obervation.

    Sa bukur ja tha fjalimit “plaku” sot? A ju pelqeu a jo?

  14. Fjala thotë:

    5 September 2008 @ 4:44 am

    Ehh, e di un shqipot kan hallin “pse ta bojm jevgun president” po leni kto “mundet smundet me bashku popllin” ;) spekulimet tuja.

  15. gre_wireless thotë:

    5 September 2008 @ 5:44 am

    shikoni ca statistika

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com