Sëmundjet e seksit, 83% e qytetarëve të painformuar
Zirina Llambro
Gazeta Panorama
Studimi ISHP: Më shumë se gjysma e të anketuarve s’dinë ku të trajtohen. Shqiptarët janë të painformuar për rrezikun e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (SST).
Kjo ka rezultuar nga studimi i fundit i Institutit të Shëndetit Publik. Sipas të dhënave të këtij studimi, 83% e personave që janë analizuar në maternitete, qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” dhe klinika private nuk kanë informacionin e duhur për pasojat e rënda që mund të shkaktojnë këto sëmundje për shëndetin. Madje, në raport janë evidentuar dhe një sërë problemesh të tjera që lidhen me marrëdhënien në çift apo pamundësinë ekonomike për t’u kuruar për shkak të kostos të lartë të shërbimeve. Kështu rreth 55% e të anketuarve nuk e dinë se ku të drejtohen për t’u ekzaminuar, ndërsa në 47% të rasteve partneri edhe pse mbartës i një prej sëmu-ndjeve seksualisht të transmetueshme nuk ka pranuar të kurohet. Grupmosha që paraqitet më shpesh në spitalet publike dhe klinikat private me mbi 70% të rasteve është ajo nga 21-30 vjeç, ndërkohë që pas të 30-ve vjen në ulje numri i femrave dhe meshkujve që vizitohen për këto probleme.
Gratë shtatzëna
Nga ana tjetër, për sifilizin, gonorren dhe klamidian, sëmundje këto të transmetueshme që janë shumë të rrezikshme as në maternitete dhe as në klinika private nuk kryhen analizat për gratë shtatzëna. Kjo edhe pse nëna shtatzënë, sidomos për sa i përket sifilizit, e kalon infeksionin te foshnja, i cili mund të humbë jetën që në bark. Te foshnjat që mbijetojnë, pasojat e sifilizit mund të dëmtojnë sytë, kockat, organet e tjera e deri trurin. Ndërsa gonorrea e klamidia kur kalojnë nga nëna te fëmija mund të çojnë deri në verbimin e të vegjëlve.
Mundësitë ekonomike
Veç kësaj, rreth 29% e të prekurve nga (SST) nuk kanë mundësi ekonomike për të blerë medikamentet e trajtimit. Ky fakt dëshmon qartë se sëmundja e tyre në këto kushte përkeqësohet dhe në jo pak raste jo vetëm që i kushton atyre marrëdhënien në çift, por mund t’u rrezikojë edhe jetën. Më shumë se gjysma e të anketuarve kanë pohuar se në rast se nuk do të paguanin për trajtimin dhe ekzaminimet do të ishin më të predispozuar për t’i kryer ato. Por krahas kësaj, në rast se mjekët dyshojnë për infektimin e pacientëve për këto sëmundje në 40% të rasteve ata i drejtojnë pacientët në laboratorët privatë për të vijuar analizat. Çka tregon që një pjesë e tyre heqin dorë në pamundësi për të paguar faturat e kripura për këto ekzaminime. Një tjetër problem i evidentuar nga raporti i ISHP është edhe mungesa e dëshirës që kanë qytetarët për sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Kjo pasi jo pak prej tyre i konsiderojnë “tabu” këto tema. Pasojat për shkak të mungesës së informacionit por edhe kulturës së nevojshme për t’u ekzaminuar periodikisht bien direkt mbi shëndetin e tyre dhe të partnerëve.
TE dhenat e studimiT tE ISHP mbi sEmundjet seksualisht tE transmetueshme
Karakteristikat
* Klientët nuk kanë dëshirë të flasin për këto probleme
* Klientët nuk e dinë ku ofrohen këto shërbime
* Klientët nuk kanë mundësi të marrin trajtimin për IST
* Partneri nuk ka dëshirë të trajtohet për IST
* Mungesë informacioni në lidhje me IST
* Largësia (mjetet e transportit)
* Kosto e lartë e shërbimeve
* A duhet të paguajnë pacientët për vizitën
* Orët e kufizuara të punës në klinikën tuaj
* Mungesa e negocimit me partnerin
* Statusi i ulët ekonomik i femrave
* Mungesa e privatësisë (ruajtja e konfidencialitetit)
* A vini re ndryshim të nr të vizitave në institucionin tuaj

24 May 2007 @ 6:01 pm
me vene duart ne koke…
24 May 2007 @ 10:38 pm
Me vene duart ne….
26 May 2007 @ 6:34 pm
Me vene doren te koka…
11 October 2007 @ 5:12 pm
Të shkuara Peshku !
http://img266.imageshack.us/img266/94/fish365500yb1.jpg
11 October 2007 @ 6:03 pm
nuk eshte semure peshku por e sulmojne.
ca njerez jane fare pa shprese.
11 October 2007 @ 6:12 pm
.. se nuk është hera e parë, atëherë
11 October 2007 @ 6:31 pm
Shkaku i SST eshte mungesa e ujit…..
25 January 2008 @ 2:16 pm
SST-semundjet seksualisht te transmetueshme!!!
ne kohen e monizmit pothuaj kane qene 0% ,hapja e vendit dhe liria seksuale solli edhe keto semundje te cilat nqs diagnostikohen heret sherohen. ajo qe une konsideroj problematike eshte perhapja e ketyre semundjeve ne moshat e reja kur praktikat seksuale fillojne ne moshe ende te hershme ku mungesa e informacionit mbi masat mbrojtese eshte e paket ( dua tju kujtoj te gjitheve se e vetmja menyre mbrojtese ndaj sst jane prezervativet!!!!! sepse ato bejne te mundur qe kontakti me keto infexione te jete pothuaj 0% nuk po flas per parandalim shtatezanie por semundjesh!!) sot ka nje rritje problematike e infexioneve me HPV (human papiloma virus) e cila nga studimet rezulton ne shkaktarin e vetem te kancerit te qafes se mitres totalisht te parandalueshem.
ne keto artikuj me mire do ishte te trajtohej edukata mjekesore (me pak e kushtueshme) per te gjithe sesa te behen sondazhe per faturat e kripura te analisave laboratorike !!
25 January 2008 @ 2:43 pm
Happy king,
Mungesa e informacionit nuk ekziston vetem tek moshat e reja, madje mendoj se ne shqiperi ekziston e kunderta. Brezate rinj ne pergjithesi kane te futur ne programin mesimor edhe edukaten seksuale (me kujtohet qe vitet 90 ky program u fut ne shkollat 8-vjecare). Megjithate ishte nje klase shume siperfaqesore dhe karakterizohej nga nje komunikim i ndrydhur deri edhe inekzistent mesues-nxenes, thjesht per faktin se per brezat me te vjeter bisedat mbi seksin ishin dhe vazhdojne te jene tabu.
Artan, shkaku i SST nuk eshte aspak mungesa e ujit, eshte ne radhe te pare mungesa e ndergjegjesimit te popullsise ndaj domosdoshmerise se mbrojtjes gjate seksit, e ne radhe te dyte ndergjegjesimi i popullsise mbi faktin se seksi eshte pjese e natyrshme e jetes dhe si i tille, nuk ka asgje te keqe apo te turpshme te edukohesh mbi te, te konsultohesh me mjekun, ta diskutosh me partnerin apo te edukosh femijet mbi te.
Gjithashtu, nje hap i domosdoshem eshte ne te njejten kohe ndergjegjesimi i punonjesve te shendetesise mbi rendesine e etikes profesionale, ruajtjes se privatesise te pacientit, respektit ndaj pacientit (pavaresisht nga mosha, gjinia apo statusi civil i ketij/kesaj te fundit).