Seleksionimi gjenetik i fëmijëve
Para pak ditesh anglezja Louise Brown festoi tridhjete vjetorin e saj. Ajo eshte foshnja e pare ne bote e lindur me tekniken e fekondimit in vitro (in vitro fertilization, IVF). Ciftet qe kane veshtiresi ne shtatzani perdorin midis te tjerash kete teknike nepermjet te ciles fekondimi i vezes me spermatozoided ndodh ne laborator. Mbasi embrioni i ngjizur eshte rritur ne laborator per disa dite, injektohet ne mitren e gruas dhe shtatzania nga aty vazhdon si cdo shtatzani tjeter. Ne zhargonin popullor femijet e lindur me kete teknike njihen dhe si test tube babies (foshnja epruvete) ngaqe embrioni ne laborator qendron ne nje epruvete. Lindja e Brown eshte pasuar me rreth 3.5 milion fosnja epruvete te tjera gjate trithjete viteve te fundit.
Me perparimin e teknollogjise, tashme metoda in vitro perdoret dhe per te bere nje fare seleksionimi gjenetik te embrionit ne rastet kur nje ose te dy nga prinderit kane ne ADN-e e tyre semundje te renda gjenetike te cilat kane shanse te medhaja per tu transmetuar tek femijet e tyre. Kjo metode seleksionimi gjenetik quhet Preimplantation Genetic Diagnosis, PGD, qe do te thote se para se nje embrion te injektohet ne trupin e nenes, ai inspektohet per te pare nese permban semundjen e caktuar qe ka prindi. Embrionet qe nuk permbajne kete semundje me pas injektohen per te bere te mundur shtatzanine.
Metoda te tilla shtatzanie apo lindje qe duket se kene nje ose disa aspekte jonatyrale gjithmone shkaktojne debate etike. Kur Luise u lind tridhjete vjet para, kishte shume grupe te ndryshme shoqerore dhe fetare qe ishin kundra kesaj shtatzania “artificiale”, disa prej tyre dhe duke paralajmeruar per lindje monstrash. Tashme kjo metode perdoret gjeresisht ne gjithe boten.
Per sa i perket PGD, kjo metode gjithashtu aktualisht provokon debate etike. Ne Gjermani nuk lejohet, kurse ne vendet e tjera ku lejohet, si Anglia, procedurat jane rreptesisht te percaktuara nga ligje perkatese. Ne rastin e PGD ajo qe i shqeteson njerzit eshte qe kjo metode mund te perdoret per te konstruktuar/dizenjuar gjenetikisht femijet (si tek filmi Gattaca fjala vjen). Kjo metode potencialisht mund te perdoret per te percaktuar seksin e foshnjes, por dhe per te percaktuar tipare te caktuara. Disa njerez jane kundra ketyre metodave duke shprehur se jane metoda jonatyrale dhe nuk i takon njeriut por shansit apo zotit qe te percaktoje tiparet dhe karakteristikat e nje foshnje. Disa jane te shqetesuar qe nese keto metoda avancojne, do te sjellin si pasoje diskriminime gjenetike. Shume te tjere i shikojne thjesht si metoda parandalimi semundjesh, dhe disa jane dhe pro per avancimin e ketyre metodave thjesht per arsye estetike, si p.sh. seleksionimi i embrioneve per ti dhene me shume shanse qe femija te jete i gjate, apo bjond/brun, etj.
Ja dhe nje artikull qe flet se si mund te evolojne mundesite per shtatzani ne te ardhmen.

31 July 2008 @ 12:30 pm
Personalisht me duket diçka mjaft pozitive. Kjo metode, qe shmang semundje te renda e te trashegueshme, eshte nje shans me shume per njerezimin ne teresi; eshte gezim per nje familje; eshte akt miresie ndaj individeve fatkeqe te cilet, po te silleshin ne jete, do te hasnin teper veshtiresi per shkak te semundjes se vet. Gjithashtu, nuk shoh asgje katastrofike ne perzgjedhjen e gjinise: femijet dalin ne jete per shkak te deshires egoiste te prinderve… cfare ndryshimi ka nese kjo deshire egoiste shtrihet edhe ne perzgjedhjen e gjinise se femijes nga ana e prinderve?

Ne fund, ne lidhje me tiparet do te thoja se eshte shume e nevojshme te kemi kontrollin e tipareve te individeve pasi jane shtu shume jevgjit e kinezet… na duhen bjondet
31 July 2008 @ 1:46 pm
E di si tingellon kjo? Si puna e atij teatrit te kukullave ku miu i thote ariut pasi ky e pyet si behet mjalti…”shkojne bletet te lulet… thithin nektarin… e lluku, lluku e lluku lluku e behet mjalti “….
Tani seriozisht. Ketu ku jetoj une vetem ne kliniken e Universitetit te Maastricht lejohet nje proçedure e tille e kjo … brenda rregullave teper strikte. Une vete nuk kam asgje kunder seleksionimit te embrioneve…qe perdoren per te evituar mundesine e transmetimit te nje geni negativ qe njeri nga prinderit mund t’ia jape femijes.
Dhe diçka lidhur me metoden IVF … nuk eshte e thene qe eshte gjithmone e suksesshme e nuk eshte aspak zgjidhja e vetme per t’u bere domosdoshmerisht prind.
31 July 2008 @ 1:56 pm
Me ujin, zjarrin, qeveriun dhe gjenin mos luj
31 July 2008 @ 2:11 pm
Sa qejf!
:( 
:P
me sy boj qielli toidhio HITUA.
:D
Ka qene nje serial qe nje agjent mundi te zbulonte nje procedure lindjeje sipas kesaj metode ku ishin klonuar rreth 30 HITLERE…dhe qe mbaheshin e rriteshin ne kujdesin e nje ekipi mjekesh nga me famoze e te paguar ne Europe…me “ish” paret patriotike te Nazizmit….
Kur i shifje ne film…Te gjithe bjonde
Gjermania e mba nen Kontroll dhe nuk e lejon….:D
Se dime si e ka RUSI ..
31 July 2008 @ 4:23 pm
Po flitet per seleksionimin gjenetik ketu, jo per klonimin.
31 July 2008 @ 4:27 pm
jo, jo !
31 July 2008 @ 6:28 pm
Manipulimi gjenetik vetiu shkakton nje atmosfere jo-demokrate sepse vetem ata qe kan te ardhurat e nevojshme mund ta bejne. Pra, eshte komplet e kunderta e seleksionit natyral dhe nese vazhdon do krijoj dy lloj grupesh njerezish: ata qe jan udheheqesit dhe bagetia, me asgje ne mes. Sic u permend me lart, filmi ‘Gattaca’, vjen ndermend.