Sali Berisha for President!

image Pllakat ne rruget e Los Anxhelos

Te mahnitur nga sukseset e arritura nga Shqiperia nen drejtimin e kryeministrit Berisha amerikanet kane vendosur qe te propozojne si kandidat per president te Amerikes Sali Berishen.
Sic njofton rrjeti amerikan i televizionit  News 3, megjithese emri Sali Berisha eshte i panjohur per amerikanet ai ka filluar te duket neper taksite, parrullat e mureve, reklamat e autostradave, debatet televizive dhe …kudo ku mund te behet reklame elektorale.
Kryesisht amerikanet jane te bindur se me nje president si Berisha Amerika do te ece perpara  ekonomikisht, kriza energjitike dhe e kredive te shtepive do te marre fund, por kryesorja eshte sepse nen drejtimin e tij Amerika do te munde te gjeje rrugen me te shpejte dhe me pa kosto per asgjesimin e municioneve te vjetra qe ndodhen neper depot amerikane
Pa bere shume komente mjafton te klikoni ne kete link por te pare videon e kronikes televizive

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

109 Komente

  1. Rrapushi thotë:

    18 August 2008 @ 7:40 pm

    e hongri dhe amerika :(

  2. xhibi thotë:

    18 August 2008 @ 7:47 pm

    :lol:

  3. edrus thotë:

    18 August 2008 @ 7:54 pm

    Mor n’Amerikë s’e kam shumë problem (I merr t’keqen Bushi Salës tem)… po sikur t’ket hudh kandidaturën edhe n’Kinë kur ishte herën e funit… at’her 10tet puna krejt :)

  4. xhibi thotë:

    18 August 2008 @ 8:09 pm

    Edro, perfytyroje Salen duke i folur neper mitingje kinezeve me dialektin e vet te perzier me ate kinezçe, sic e flet anglishten, dhe me dy gishtat lart. :D

  5. eT thotë:

    18 August 2008 @ 8:27 pm

    perfytyroje Salen duke i folur neper mitingje kinezeve me dialektin e vet te perzier me ate kinezçe, sic e flet anglishten, dhe me dy gishtat lart. :D


    hmm xhibo se njifke strategjine, simas venit dhe kuveni mer çun.

  6. ThoughtPolice thotë:

    18 August 2008 @ 8:33 pm

    C`dreqin ka ndodhe me peshkupauje? Eshte bere bicim faqe karagjozesh qe argeton njerezit me humor? Qe kjo faqe S. Berishen e konsideron armik, kete e dime, por te pakten mos beni fleterrufe per te. Nje admin. i peshkut ishte marre me punen e qeverise qe paraqiti Berisha, dhe eshte per t’u lavderuar. Pavaresisht atyre qe kishte shkruajtur, ajo ishte nje perpjekje serioze, por jo karagjozlleqe…

    Ju xhanem beni si te doni, por vetem i ulni seriozitetin ketij blogi.

  7. Grupi thotë:

    18 August 2008 @ 8:38 pm

    Po te fitoj ne Amerike Birisha…do japi doreheqje nga Shqiperia? Po ashtu…e ka votem time.

  8. xhibi thotë:

    18 August 2008 @ 8:40 pm

    Manjola. :D
    Polico, relaks he burr se nuk u be qameti. Mua shpeshhere me shqeteson fenomeni i “Berishezimit” dmth qe gjithe opozitaret (345 pari sa jane :D) nuk kane asnje platforme dhe asgje per ti ofruar popullit pervec se te ankohen per Berishen; dmth po tia heqesh ankesat per Berishen nuk kane ca thone fare. :D

    Po kjo i perket nje teme serioze. Kurse kjo eshte humor mre, pse gjithe vrrejtje ti? Nuk lejohet te behet humor me Salen? :D

  9. ThoughtPolice thotë:

    18 August 2008 @ 8:46 pm

    O xhib, humor te behet mer se kane vendosur te konkurojne portokalline. Por jo te vihet ne balle te peshkut ne menyre kaq tendencioze.

    Pastaj, Edi Rama eshte shpallur kryebashkiak i botes, per meriten e betonimit te Tiranes, ne kete rast i takon Rames qe te kandidoje per president ne USA, se i hudh pertoke Obamen dhe Mccain se bashku. Ose mund te konkuroje E. Veliaj se sponsorizohet edhe nga Sorosi.

  10. xhibi thotë:

    18 August 2008 @ 8:50 pm

    Polico, je shume i politizum per te shijuar humor politik kur behet fjale per Berishen. :D
    Po nga ana tjeter ke plot peshq te politizum me te majten kshu qe beni “balance” te mire. Vec ata nuk e japin veten qe ta shprehin kaq hapur, po e tregojne me artikujt e shtypit. :D

    Prandaj thashe une tek kutia e sugjerimeve qe do ishte mire te kishte me pak politike tek Peshku. :)

  11. xhibi thotë:

    18 August 2008 @ 8:51 pm

    Manjola, ti do e vdesesh policin me keto fotot. :D

  12. Grupi thotë:

    18 August 2008 @ 8:54 pm

    Polici i Sales

  13. ThoughtPolice thotë:

    18 August 2008 @ 9:03 pm

    Beni si te doni, me falni qe ju thashe.

    Xhibi, ti je i lumtur se nuk i di shume gjera! Cfare te te them tjeter ty, vetem t’u shtofte edhe me shume lumturia.

  14. xhibi thotë:

    18 August 2008 @ 9:06 pm

    Polico, po mire pra, shruaj nje artikull ti dhe na i trego ato qe nuk i di une dhe te tjeret, ti dime dhe ne. :)
    Po nuk mund te thuash qe ajo video nuk ishte funny. Nuk ishte video rezyme e politikes shqiptare, ishte nje video humori. Kaq!

  15. edrus thotë:

    18 August 2008 @ 9:11 pm

    xhibi thotë:18 Gusht 2008 @ 8:50 pm
    Polico, nga ana tjeter ke plot peshq te politizum me te majten kshu qe beni “balance” te mire.

    Xhibo, t’paktën burri si o burrë e kap i cep dhe nuk e lsho… jo si ti qi nele tu hongër llafe sa majtas e djathtas :P .

  16. xhibi thotë:

    18 August 2008 @ 9:20 pm

    Edro, po ato cepat qe i keni kap juve dhe nuk i leshoni bejne te mundur qe te rikthehen Sala dhe Tosi ne pushtet here pas here se nuk i gjykoni dot pertej kornizes “i joni” dhe “i armikut” . :P
    Nejse, une po pres te lexoj nje artikull serioz te Policit (jo ktu Polico, se eshte teme humori kjo) dhe pastaj nje replike me nje artikull serioz nga ty. :P

  17. edrus thotë:

    18 August 2008 @ 9:23 pm

    Jo Xhibo, nuk është e vërtetë ajo që thua ti, e vërteta është se ka shumë si ju që kujtoni se kto gjojna bohen me lojna që ngelen në pushtet ata që ngelën…. PIQUNI do thosh xha Rrapushi ;)

  18. xhibi thotë:

    18 August 2008 @ 9:26 pm

    Po mire ne te padedikumit mund te piqemi, po edhe mund te c’piqemi kur e shikojme qe ai tjetri po e pjerdh situaten, po juve qe jeni djeg (politikisht) dhe nuk ndryshoni dot? :P
    E ke pare ket filmin? Ja kete na keni bere juve “te pjekurit” ta shofim kete filmin over and over :P

  19. mushka thotë:

    18 August 2008 @ 9:30 pm

    polici e paska vene ne shenjester sorosin - njelloj si xhaxhi ‘veri. i kam qejf keta tipa qe e kane shenjestren te madhe po tyten te vogel

  20. edrus thotë:

    18 August 2008 @ 9:32 pm

    Thought Police, bën mirë ti që nuk merresh me kta… kta s’janë as për dialog dhe as për opzitë të ndershme… kta janë ku rafsha mos u vrafsha

  21. Genty thotë:

    18 August 2008 @ 9:42 pm

    e madhe kjo

  22. ThoughtPolice thotë:

    18 August 2008 @ 9:42 pm

    Edrus, ja se po flas seriozisht tani, qe t’i bej qejfin edhe xhibit.

    http://img486.imageshack.us/img486/3383/ramanudo5fe0.jpg

    http://img514.imageshack.us/img514/4782/festa20e20mjafttm2.png

  23. xhibi thotë:

    18 August 2008 @ 9:46 pm

    Polico, keto nuk ditkam une?

    Normal se dhe juve jeni bere me keq se ata te majtet me fenomenin e Berishezimit; nuk keni ca thoni gje pervec qe te shani dhe insinuoni kundershtaret. :D
    Duket sa e deshperuar eshte gjendja e superpolarizimit politik ne Shqiperi (dhe kjo eshte nje nga arsyet qe mundeson rrumpallen) sa nga inati i atyre qe nuk jane aq te polarizuar, ben aleance dhe Edrus me Policin. :lol:

  24. edrus thotë:

    18 August 2008 @ 9:48 pm

    Thought, kush është Xhibi? Ai me flokë të kuqe?? :)

  25. xhibi thotë:

    18 August 2008 @ 9:49 pm

    Edro nuk me paske gjet mer. Une jam ai me kanatjere me rrjeta dhe me makiazh ne fytyre. :lol:

  26. ThoughtPolice thotë:

    18 August 2008 @ 9:50 pm

    Jo, jo, eshte ai qe eshte kthyer ne profil :lol:

  27. xhibi thotë:

    18 August 2008 @ 9:51 pm

    Cun qenka dhe ai? Alamet shalesh paska. :lol:

  28. Sorkadhja thotë:

    18 August 2008 @ 9:52 pm

    Hey Peshq!

    Duke u marre me Policin ju po anashkaloni Sulen dhe humorin e kesaj video. Dhe ai (polici) kete kerkon qe te mereni me te duke haruar Sulen. Prandaj vetemper sonte lereni Policin te flase percart dhe mos u pergjigjuni. Le te qeshim me Sulen Hahahahahahahahahahahahahahahah!

  29. Jona thotë:

    18 August 2008 @ 9:54 pm

    shum fin humori polic

  30. xhibi thotë:

    18 August 2008 @ 9:57 pm

    Sorkadhja thote:

    I thuaj jo
    te pakten vetem sonte
    i thuaj jo
    po ti me ben te trembem
    te ulerrij te cmendem
    harroje sot policin dhe mos qesh
    me te mos qesh

  31. aldo-ny thotë:

    18 August 2008 @ 9:57 pm

    besoj se sala ka punu mire e ne shqiptaret nuk i duam ata qe punojne por duam ata qe vjedhin ethojme se eshte birkurve ky , te kenaq me qyfyre. populli shqiptar gjithmone ka pare qa ben komshia e ja duk e mire puna e tij , e puna e njerezve te vet i duket e keqe. lus zotin te fitoj mccain ne amerike e te behet tom rige e te behet zevendespresident e nuk e di ku do ti qojne sharjet keto gazeta socialiste qe bene per te sikur ska pagu taksat , po vjedh paret me sali berishen e tjera

  32. J. thotë:

    18 August 2008 @ 9:58 pm

    Duke u marre me Policin ju po anashkaloni Sulen dhe humorin e kesaj video.

    polici po sakrifikon veten.
    Po gjëra që ndodhin.
    oooooooo pooooolic.

  33. ThoughtPolice thotë:

    18 August 2008 @ 10:06 pm

    Ketu rrotull ka edhe gabele qe shkojne ne kisha bizantine qe te marrin uraten nga prifti, por thelle ne zemer ndjehen cifute…

  34. xhibi thotë:

    18 August 2008 @ 10:08 pm

    Plasi sherri tashi. Merrni nga nje helmete ose tenxhere dhe vereni mbi koke.

    Si tek ai tregimi i emigrantit: Ajri! :lol:

  35. Zana thotë:

    18 August 2008 @ 10:10 pm

    Aman Alisa se me shkrive gazit!!!!Po si te erdhi nder mend moj vajze!?Shume humor i holle……sikur me pelqeje ca kohe me pare….me duket se po ndjek edhe ti studimet e Spiropales…..Mah….

  36. Sorkadhja thotë:

    18 August 2008 @ 10:10 pm

    Po mire si ka mundesi qe Amerikanet te propozojne S. Berishen kandidat per President, kur ai, mesa di une nuk ka nenshtetesi Amerikane dhe as green card?

  37. Sorkadhja thotë:

    18 August 2008 @ 10:12 pm

    Apo mos eshte shaka kjo video?

  38. xhibi thotë:

    18 August 2008 @ 10:14 pm

    Sorkadhja thotë:

    Po mire si ka mundesi qe Amerikanet te propozojne S. Berishen kandidat per President, kur ai, mesa di une nuk ka nenshtetesi Amerikane dhe as green card?
    Apo mos eshte shaka kjo video?

    Jo moj ca shakaje, e kane propozuar veretet se e kane dhene gjithe lajmet ketej. Mbase fiton, nuk dihet, po deri tani eshte kandidat serioz. Nuk e pe ti si i ka bere gjithe femrat e Amerikes ti ike truri per Berishen?

    Nuk eshte shaka jo, eshte e vertete.

  39. Luçi thotë:

    18 August 2008 @ 10:15 pm

    Po he mer se u shkrite fare
    na fusni emrin ketu ene luni me ke te doni. Tallni bythen me gjithe shoqnine se do bohet president

    http://www.news3online.com/spread.php

  40. J. thotë:

    18 August 2008 @ 10:15 pm

    por thelle ne zemer ndjehen cifute…

    E drejtë. Dhe proud of it.
    Ku të kanë transferu tani te departamenti i përgjimit?
    Ngele legen o i ziu ti.
    Po të kishe mend nuk ishe bo polic.

  41. Sorkadhja thotë:

    18 August 2008 @ 10:17 pm

    Sapo fola ne telefon me pleqte e Kelcyres dhe ata me thane qe jane plotesisht dakort me vullnetin e Amerikaneve por vetem me nje kusht: Sekretare e Shtetit te emerohet Xhosi Topall!

  42. Sorkadhja thotë:

    18 August 2008 @ 10:20 pm

    O Luci,

    Cfare ishte ai linku? Per me apliku per llotarine Amerikane? Nuk duam tani se atje ka per shkuar Sula! :-)

  43. xhibi thotë:

    18 August 2008 @ 10:22 pm

    Jo jo, sekretare e shtetit do behet Spirotapalli :D

  44. ThoughtPolice thotë:

    18 August 2008 @ 10:22 pm

    Luçi thotë:
    Po he mer se u shkrite fare
    na fusni emrin ketu ene luni me ke te doni. Tallni bythen me gjithe shoqnine se do bohet president

    http://www.news3online.com/spread.php

    Xhib, beje per Edi Ramen apo Erion Veliajn kete dhe postoje tek peshku. Te shohim nese admin. do ta publikojne ne pjesen kryesore te peshkut, apo edhe ne periferi nuk ka problem.

  45. Moza thotë:

    18 August 2008 @ 10:22 pm

    Eh thuj,
    Po Luci shkrete qe e ka hang ate koqe ullini ene ka apliku per llatarine :P
    Ene tashti sdi ka me shku.
    Ne shqipni Sala
    N’Amerike Sula
    Ku me u myt une e shkreta :P

  46. xhibi thotë:

    18 August 2008 @ 10:23 pm

    Polico, pse ti je i vogel, nuk e ben dot? :D
    Une po pres te shkruash ate artikullin serioz ti me ato gjerat qe ne nuk i dime per Berishen dhe politiken shqiptare. Apo ajo fotoja e Mjaftit ishte ajo qe nuk e dimin ne? :D

  47. eT thotë:

    18 August 2008 @ 10:25 pm

    Plasi sherri tashi. Merrni nga nje helmete ose tenxhere dhe vereni mbi koke

  48. ThoughtPolice thotë:

    18 August 2008 @ 10:26 pm

    O xhib, po ku ke qene mer daje ti? Sa here kam folur per Berishen, mjaftin, peshkun, Ramen, Sorosin etj., nuk i numeron dot.

    Beje kete ti o xhib dhe shikoje pastaj humorin qe na flet ti.

  49. xhibi thotë:

    18 August 2008 @ 10:30 pm

    Leje mos e dridh tani Polico. Komente kshu kot bejne te gjithe. Bej nje artikull aty serioz qe ta lexojme te gjithe dhe te mesojme ato qe nuk dime. :D

    Moza, ti ke Ramen moj qe tka shti dalldine kshu qe nuk ke pse merzitesh. :P

  50. ThoughtPolice thotë:

    18 August 2008 @ 10:33 pm

    Komentet une nuk i kam kot, i kam te gjitha plot o xhib. Peshku, sorosi, mjafti etj., jane diskutuar ketu po ti ke qene duke bere copy/paste raoprtete e fmn-ne, keshtu qe je i lumtur, bile shume i lumtur.

  51. xhibi thotë:

    18 August 2008 @ 10:36 pm

    Polico, jo per ti bere qefin vetes, po besoj se kam kontribuar me shume me raportet e FMN sesa ti me foton e Mjaftit dhe komentet e tua. :D

    Ti ca prisje, te beja nje raport per ecurine e ekonomise shqiptare dhe te vija ne sqarim te grafikut “Burimi i informacionit: Polici i Peshkut“? :lol:
    Mbase e kam gabim qe besoj me shume shifrat e FMN sesa komentet e tua; m’fal. :P

  52. ThoughtPolice thotë:

    18 August 2008 @ 10:40 pm

    Lere foton e Mjaft-it, ketu ka gjera te tjera qe jane bere dhe thene, ti flet kodra pas bregut. E di qe jane perjashtuar njerez nga ky blog pse kane folur per Sorosin?

    Po leri tani mos me bej karagjozin mua, vazhdo jeto i lumtur.

  53. Sorkadhja thotë:

    18 August 2008 @ 10:42 pm

    Po mir une kam nje pyeteje:
    Po sikur gruaja e Kryeministrit te Shqiperise te mos pranoje te shkoje ne Amerike bashke me te shoqin, kush do te jete the First Lady? Pa First Lady nuk te pranon populli amerikan!

  54. J. thotë:

    18 August 2008 @ 10:49 pm

    Komentet une nuk i kam kot, i kam te gjitha plot o xhib. Peshku, sorosi, mjafti etj., jane diskutuar ketu po ti ke qene duke bere copy/paste raoprtete e fmn-ne

    Ça vetëbesimi ka ky mre!!! Të admirueshëm!

    nga ana tjetër, një ditë kishte harruar si mund të shkruante te peshku dhe po bënte prova.
    Si bënte prova?
    Shkrunte me nick Thoughtpolice

    prova

    Unë kam frikë mos na e zbulon naj cirk dhe na e merr. :(

  55. ThoughtPolice thotë:

    18 August 2008 @ 10:51 pm

    Xhibi, i fshine ato dy linket me fotot nudo te Rames dhe mjaftisteve me veshje alternative (kete shprehje e kam te huazuar).

  56. ThoughtPolice thotë:

    18 August 2008 @ 11:16 pm

    Per ta bere humorin te plote duke shfrytezuar kete sherbimin ketu http://www.news3online.com/spread.php te behet edhe nje video per Edi Ramen apo Erion Veliajn dhe te publikohet ne peshkupauje. Jo per gje, po t’i mbyllim gojet e liga qe thone se peshku eshte i varur politikisht.

  57. xhibi thotë:

    18 August 2008 @ 11:31 pm

    Polico, partishmeria e Peshkut tek sjellja e nje fotoje humoristike tregohet? :D
    Nese qellimi jot eshte te jesh grices, atehere great success do thoshte Borati. Ndryshe, si pret te te marrin te tjeret seriozisht me keto “protesta serioze”?

    Ta thashe, ke gje per te thene dhe per te dekonspiruar konspiracira a ku di une, shkruaj nje artikull serioz. Jam i sigurt se do te ta botoje Peshku.
    Ne te kundert, bjeri se i bie mire. :P

  58. ThoughtPolice thotë:

    18 August 2008 @ 11:41 pm

    Ehe!

  59. irsida thotë:

    19 August 2008 @ 12:03 am

    Hey, sinqerisht, ku iken ato komentet e policit me fotot? Jo se po mbroj policin, por jam e habitur qe u hoqen fotot. Perse jane ofenduese?
    Nuk mendoj qe ka fyer komentuesit e tjere ne ndonje menyre aq te ndotur sa te hiqeshin. It’s not my business, but i think it’s weird.

  60. Ftjkt thotë:

    19 August 2008 @ 1:10 am

    Video e lezetshme! Good job!!

  61. Syri Shqiponjes thotë:

    19 August 2008 @ 8:49 am

    E paska Kryer porosine Toma andej nga amerika…Po i ben presion McCain qe ta propozoje si zvpresident hhahaaaa.Hallall i ka parate qe ka marre…! Eshte nje publicitet i rralle….! Duhet marre shume seriozisht…hahaaaaaa

  62. berti thotë:

    19 August 2008 @ 9:18 am

    E keni prek policin atje ku s’mban me burri. E keni prek tek ……………….Saliu.

  63. veriori thotë:

    19 August 2008 @ 9:22 am

    Oh! sa mire po fitoi sala do jemi republike amerikane si porto riko,shqipetaret do ikin ne ha mer ik .
    Oh! sa mire eshte te jesh saliisto shqipetar si polici ,si edrus qe betohen per ideal te kokes se salkomunistit

  64. TROPOJA thotë:

    19 August 2008 @ 10:02 am

    O peshq.
    ju po ngaterroni kndidatet dhe vendet ku votohet.
    Ajo e 2008-tes nuk ishte kanditat BERISHA ne Amerike, por, BESNIK FUCIA i (PD)-se ne Kashar, qe me nje numer votash, sa ps-ja dhe lsi-ja bashke,(besoj te keni mbetur te kenaqur dhe ju) drejton sot komunen e Kasharit.
    SALI BERISHA kandidaturen e ka ne 2009 kunder klikes se Ps-se, por, jo per president ne ShBA,por Kryeminister ne Shqiperi.

  65. reti thotë:

    19 August 2008 @ 10:14 am

    uuuuuu shume i fort SALA bene edhe ne USA, por kesaj here do ta lejme deri ne 2012 se ka pune ende per te kryer.

  66. daj ceni thotë:

    19 August 2008 @ 11:01 am

    0sht tamom ashtu. Salen e dun gjithanej. Ma ka tregu nji miku jem qe ka pa me syt e vet dhe nkine dhe namerike. Gjith dyqonet shkrujshin SALE SALE SALE .

  67. arifibashkim thotë:

    19 August 2008 @ 11:12 am

    Epo mire o Tropojan atehere po ju sugjerojme amerikaneve Besnik Fucine dhe Sali Trimin po e veme ne vend te tij ne Kashar. Edhe me Fucine ata amerikanet mire do ecin megjithese duhet shume kohe qe qe ta bejne ameriken si Kashari. Une kam besim se Fucia me perkrahjen qe ka nga Sali Trimi duhet ti a dale mbane.

  68. eizo thotë:

    19 August 2008 @ 11:24 am

    saliut ja pame bathet …do te ishte me verte per te ardhur keq qe ai te behe president dhe rama kryeminister kjo dare do te shkatarronte dhe fundoste perfundimisht shqiperine motra dhe vellezer :-(

  69. TROPOJA thotë:

    19 August 2008 @ 11:27 am

    arifbashkimndarje
    po pse o burre jeni kaq humoristik me gjera serioze. Shtepia ndertohet qe nga themelet dhe jo nga çatia. Prandaj duke filluar nga Kashari, dhe dhe zona te tjera si Kashari, arrihen rezultate te larta deri ne qeverisjen e vendit. Prandaj SALI BERISHA na duhet ne Tirane, Besnik Fucia ne Kashar (dhe i uroj suksese), e keshtu me rradhe. Doni apo s’doni ju ,keto jane faktet.
    persh

  70. Rrapushi thotë:

    19 August 2008 @ 11:29 am

    0sht tamom ashtu. Salen e dun gjithanej. Ma ka tregu nji miku jem qe ka pa me syt e vet dhe nkine dhe namerike. Gjith dyqonet shkrujshin SALE SALE SALE .

    :lol: :lol: :lol:

  71. arifibashkim thotë:

    19 August 2008 @ 11:43 am

    Kam shume respekt per ju tropojanet, por nuk besoj qe themeli i shtepise tone te quajtur Shqiperi te jete ne Kashar.

  72. TROPOJA thotë:

    19 August 2008 @ 11:54 am

    o arif
    E shikoj qe e ke shum te veshtire ta kuptosh. po mundohem ta baj shembull si ne shkolle.
    1)- shtepia—— Shqiperia
    2)- çatia —— Tirana
    3)- themelet—— Fierza-Geghysen-Gri-Bujan-Dojan-Luzha-Cerrnica e shum e shum si keto komuna te vogla ku ban pjese dhe komuna e Kasharit.
    Prandaj mos e mba me qesh shum. hahahahahaha
    shpresoj ta kesh kuptuar.

  73. TROPOJA thotë:

    19 August 2008 @ 12:04 pm

    arifibashkim
    Te lutem mos e merr per keq shembullin,se ofendohem.
    Desha vetem te shpjegoj jo qe Ti nuk e di,por ju, (te kuqt e luni rolin), se pa komuna dhe bashki nuk ka Shtet.
    Si ne kohen e juj qe ishin, komiteti i partise t’leshit dhe komiteti eksekutiv.

  74. arifibashkim thotë:

    19 August 2008 @ 12:13 pm

    Te kuptova drejt biri im! Po po gjith komunat e Tropojes dhe ne krye eshte Vicidoli. Faleminderit per sqarimin.

  75. TROPOJA thotë:

    19 August 2008 @ 12:28 pm

    dukesh nga ato qe shpreh qe je shum i vjeter ne moshe, dhe eshte e veshtire per Ty qe ta harrosh “nenen parti”. Te kuptoj

  76. TROPOJA thotë:

    19 August 2008 @ 12:34 pm

    SALI BERISHA FOR PRESIDENT 1992-1997
    SALI BERISHA FOR KRYEMINISTER 2005-2009 dhe me gjate.

  77. berti thotë:

    19 August 2008 @ 12:37 pm

    Poshte Saliu, Fucija, PD-ja dhe Emin Gjana….. hihihihhihhihihhihhihihi

  78. arb thotë:

    19 August 2008 @ 12:38 pm

    …ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha sa kam qesh!!!

  79. TROPOJA thotë:

    19 August 2008 @ 12:44 pm

    do kisha shum deshire qe shprehjet e disa personave, te ishin publike ne media.
    Nuk e imagjinoj se sa e dobishme do te ishte ne favor te PD-se.
    Por te disave jane dhe per ne hosten.

  80. anonim thotë:

    19 August 2008 @ 12:59 pm

    Pasi lexon gjithe komentet e bera, veren se reagimet ndahen (si gjithmone) ne dysh: grupi i njerezve qe qeshin hahahaha dhe hihihi dhe ju duket fantastike videoja, dhe grupi i njerezve qe provohen sa nga videoja dhe sa nga te qeshurat dhe e shprehin ate duke share here komentuesin e pales tjeter, here adminin, here diktaturen.

    Une, do isha shume kurioz te dija se cfare ju pelqeu atyre qe u argetuan kaq shume ne kete video? Ju pelqeu thjesht humori, apo fakti qe tek kjo video gjeten nje menyre per te shprehur frustrimin ndaj Berishes? Nese eshte kjo e fundit reagimi me duket teper i kompromentuar. Tek e fundit, arsyeja perse humoristet (a)politike te LA kane perdorur Berishen ne kete kunderloje presidenciale eshte pak a shume e “wag the dog” dhe asnje merite apo frustrim perkundrejt Berishes. Zakonisht numra te tilla behen kudo: si kundershtare presidenciale zgjidhen nganjehere figure jo reale, ose figura komikesh, psh, paperino. Por, a kane te drejte keta njerez te perdorin nje figure reale, qe per me teper eshte edhe president i nje shteti real?

    Nese indinjihohemi qe dikush, nje shkrim me poshte, perdor nje fotografi reale, te dhene ne mirebesim, per te karikaturuar njeriun qe ai e ka bere qender te karikatures-shkrim, perse nuk indinjohemi qe per te karikaturuar zgjedhjet presidenciale amerikane ky grup aktivitistitesh perdor Berishen?

    Nga ana tjeter, me eshte e paqarte se perse indinjohen ata te grupit indinjues: per aryse morale , etike, identifikimi, apo thjesht per arsye militantizmi. Kjo e fundit e kompromenton teresisht reagimin.

    Mua me vjen keq qe kjo teme nuk ka hapur nje diskutim per ate se deri ku jane kufijte per te vene ne loje individin. Mesa duket, te dyja palet jane keq te kompromentuara, aq keq sa te mos kuptojne se kjo situate e paraqitur ne video i kalon caqet e Berishes.

  81. jon thotë:

    19 August 2008 @ 1:30 pm

    Per ata qe s’kane mundur ta kuptojne, s’duan ta kuptojne apo qe s’kane lexuar me siper: behet fjale per shaka interneti dhe jo humor nga LA.

    http://www.lydra.net/test/thepolice.html

  82. ThoughtPolice thotë:

    19 August 2008 @ 2:43 pm

    Nuk eshte puna tek humori me Berishen, por tek peshku qe presupozohet qe anesine e tij politike mos ta shprehe kaq hapur. Pse nuk behet nje video e tille per Edi Ramen dhe Erion Veliajn dhe te publikohet ne peshk, nese eshte vetem humor. Pse fshihen postimet qe kam bere une, ku ishte nje foto nudo e Rames dhe pjestare te Mjaft, te veshur me veshje te seksit te kundert? Qellimi im ishte vetem humori.

    Nje njeri i pavlere thonte - ne kete rast kishte te drejte - qe te jesh kunder Berishes paguhet. Edhe ketu vjen nje cupke (megjithese kam dyshime qe nuk e ka sjelle ajo ketu), qe per te fituar nje detyre shume te rendesishme (te majave me te larta :lol: ), ne peshkupauje, apo per te treguar se eshte stoike ne luften kunder Berishes dhe e meriton detyren qe ka marre, na sjell “humor” te tille.

    Cdo gje ka te beje me peshkun, jo me humorin. Po te jete per humor, Agron LLakaj do te kishte bere namin…

  83. emigrant thotë:

    19 August 2008 @ 2:55 pm

    TP, AlisaT nuk eshte “cupke”. Thjesht per sqarim muhabeti. E palidhur me asnje figure politike tonen kjo! Shumica e te cilave, ne fakt, nuk meritojne kurre kaq vemendje.

    AlisaT, se bashku me nje grup te spikatur qe shkruajne ketu (asnje nick s’po them se kam frike mos harroj ndonje), kane formuar tashme nje lartesi te admirueshme te femres shqiptare sot!

    Ja keshtu, TP. Mos i leshoni fjalet qesim! Nuk po flitet per politikane, prandaj nje cike me shume seriozitet dhe kujdes eshte i kerkuar.

  84. AlisaT thotë:

    19 August 2008 @ 3:02 pm

    TP,

    problemin une e shoh keshtu: ti ke zgjedhur te merresh me qellimin e prurjes se sa me prurjen vete. Une, nese do me kishe pyetur, do te te kisha thene: po, po te kishte qene kjo video per Ramen, per Velian apo Agron Llakaj, une prape do ta kisha sjelle. Pa u ndjere e detyruar te shpjegohem perse. Une, komente te tilla, si ky i yti, i konsideroj te ndara nga shantazhi vetem me nje fije te holle. Por, sic mund ta kesh vene re edhe vete, nuk je i vetmi qe gati-shantazhin e parapelqejne me shume se sa vete diskutimin.

    TP,

    as nuk me njeh, as nuk te njoh - prandaj cdo perpjekje per te shpjeguar njeri-tjetrin, qellimet reciproke, eshte groteske ne rastin me te mire, e pashendetshme ne rastin me te keq. Le te perqendrohemi me mire tek tema, tek argumenti, sepse keshtu i qendrojme larg batakut te luftes personale.

    TP,

    e fundit, njerezit jane te ndryshem, kane humor te ndryshem, percepsione te ndryshme, eksperienca te ndryshme, e me radhe. Cdo perpjekje per t’u veshur atyre individualitetin tend si kemishe force eshte irracionale. Ta respektoj reagimin tend negativ perkundrejt videos, por mundohu edhe ti te respektosh edhe tjetrin qe reagon ndryshe. Por, deri ketu.

  85. TROPOJA thotë:

    19 August 2008 @ 3:17 pm

    Keni te drejte ju peshq te luani si te doni, kur kete mundesi ua jep peshkaqeni.
    Sepse te peshku pa uje si per “çudi”, çdo artikull apo “shaka” ka lidhje vetem SALES, ndersa fytura te poshtera siç jane ato te se majtes.

  86. ThoughtPolice thotë:

    19 August 2008 @ 3:19 pm

    Mu prurjen nuk cfare te merrem e dashur. Une po merren me tendenciozitetin e kesaj “prurje”. Nuk eshte gati-shantazh apo “gati-adoleshente”, une thjesht po shpreh mos-aprovimin tim per kete linje qe ndjek peshku dhe qe ne kete rast e ke marre ti persiper. Une te njoh virtualisht nga keto qe shkruan ketu dhe jam i bindur ne perfundimin qe kam arritur.

    E fundit, respektoj te gjitha percepsionet dhe shijet humoristike te njerezve. Ajo qe nuk respektoj eshte anesia e nje blogu qe thote qe nuk ka anesi te caktuar.

  87. J. thotë:

    19 August 2008 @ 4:00 pm

    Gjuha e Policit:
    Për Nazarkon:

    Nazarko me mire t’i beje reklame “BigBrother”-it ne shkrimet e tij, sesa te shkruaje brockulla te tilla, qe eshte soroistet me te zellshem ne Shqiperi, nuk do t’i shkruanin keto fjale.

    Për Kikinë:

    Ne peshk gjithmone kam diskutuar per shkrimet e tij, prandaj ka ndodhur ky ngaterrim me mesuesin e fshatit qe aktualisht eshte kryeredaktor ne TCH dhe ka bere kete shkrim, pra te gjithe ato qe kam thene jane per Mentor Kikine.

    Për mua:

    Ketu rrotull ka edhe gabele qe shkojne ne kisha bizantine qe te marrin uraten nga prifti, por thelle ne zemer ndjehen cifute…

    Për Alisën:

    Nje njeri i pavlere thonte - ne kete rast kishte te drejte - qe te jesh kunder Berishes paguhet. Edhe ketu vjen nje cupke (megjithese kam dyshime qe nuk e ka sjelle ajo ketu), qe per te fituar nje detyre shume te rendesishme (te majave me te larta :lol: ), ne peshkupauje,

    Kishte para disa kohësh dhe një kuotim për Blendin ku i thoshte në perifrazim:

    Të njohim Blendi Salaj kush je, dhe së shpejti do i bëjmë të njohura infot që kemi.

    Mos vërtet i kërkojmë shumë Policit të jetë korrekt? Sepse prej natyrës së vet duket që nuk e kupton çfarë do të thotë të jesh i tillë…

    Adminë dhe mirëmbajtës të faqes. Këto komente që bën ky, përveç se të bezdisshme llogjikisht, të shtien dhe në mëkat, se është e pamundur të durosh jashtëqitjet policore të jesh njëkohësisht njeri dhe të mos reagosh.
    Merreni paraysh këtë gjë nëse mundeni.

  88. berti thotë:

    19 August 2008 @ 4:19 pm

    “E fundit, respektoj te gjitha percepsionet dhe shijet humoristike te njerezve. Ajo qe nuk respektoj eshte anesia e nje blogu qe thote qe nuk ka anesi te caktuar.”
    TP, pa dashur te bej avokatin e peshkut me duket se e ke gabim.Blogu nuk mbahet nga fryma e shenjte, por nga rob te gjalle, percepsionet, mendimet, shijet humoristike, idete e tua, te mijat te te gjitheve dhe gjithmone pa sharje, fyerje, ofendime. Ti thjesht pret qe te te thone “Ne jemi me Ed Ramen dhe Erion Veliajn” dhe pastaj do te bjesh rehat???!!!!. Po Saliun po shajme er burre, a thua sikur ju shane nga nena!!!!
    Hajde po deshet dhe i biem Adil Çarçanit.

  89. Ll thotë:

    19 August 2008 @ 4:24 pm

    Alisa,

    Ka te drejte ThP qe nxehet. “Tendencionaliteti” keqdashes i fshehur dobet ne prurjen tende e demtoi rende personalitetin e Kryeministrit te lavdishem Sali Berisha dhe rolin e tij si hyjni e gjalle ne mendjen e qindra milione Shqiptareve (ThP, Tropoja dhe qindra milione te tjeret qe ndajne te njejtat mendime). Une propozoj, jo, ne fakt kerkoj forcerisht, qe ti kerkosh falje publike!!!! :D

    Seriozisht tani, s’kam pare njerez te nxehen kaq shume as kur eshte bere humor me Skenderbeun ose me Ismail Qemalin :( Gjynah.

    Tropoja,

    Ti je ala tek ura mer lal ;)

  90. berti thotë:

    19 August 2008 @ 4:26 pm

    Ll, cer ke me TROPOJEN a i vrare, ai po sheh hallin e vet s’po i bje njeriu me qafe.
    :P:P:P Po me TROPOJEN ç’paten xhanem..

  91. ThoughtPolice thotë:

    19 August 2008 @ 4:27 pm

    Admin. kane pastruar komentet qe u zgjaten dhe mire kane bere, keshtu qe nuk ja vlen ta vazhdojme me tej kete debat o Bert.

    Per ta mbyllur, ajo qe me habit dhe eshte e rrezikshme, ka te beje jo vetem me mos-pranimin e kritikes, por reagohet ashper kunder saj. Tani gjejeni se kujt i perket ky lloj mentaliteti…?

  92. J. thotë:

    19 August 2008 @ 4:30 pm

    Ll, ti je mer maskara që fshin pa kriter??
    Të mos ju duket çudi, se dhe zoti vetë ka frikë prej satirës.

    Ja dhe një përshëndetje tjetër.

  93. Ll thotë:

    19 August 2008 @ 4:33 pm

    E megjithate une prape po cuditem J :)

  94. Tironsi thotë:

    19 August 2008 @ 4:34 pm

    Pse fshi mer, pse fshi? :D :D

  95. eT thotë:

    19 August 2008 @ 4:37 pm

    llukan, po pati mundesi, postimet e motres sime ( Manjës) mos i vini ne emrin tim
    Ps. ndajmë të njëjtën IP- i .
    Ps1: po nuk pate mundesi, nuk prish pune, unë i kam thënë 100 herë ti lërë këto lojra me fotoshop por më kundërshton duke më thënë se është art.

    Ps2. art wooli.

  96. Ll thotë:

    19 August 2008 @ 4:40 pm

    eT,

    “Ndjese” ;) :)

  97. TROPOJA thotë:

    19 August 2008 @ 4:49 pm

    o Li
    Une te ura jam, po a mu me e gjet se me ke jam ?

  98. xhibi thotë:

    19 August 2008 @ 5:16 pm

    eT, ti me motren hapni nje teme me vete me ato fotot tuaja te modifikuara se jane te lezecme, gjynaf qe ti vini vetem si komente dhe te fshihen. :)

    Polico, bravo se ja arrite qe keta te merren akoma me ty dhe ankesat e tua. :D

  99. ajo thotë:

    19 August 2008 @ 6:57 pm

    hahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa sa kom qesh, sa kom qesh
    Ej Alisa je e madhe…….
    Imagjinoni Berishen president te Amerikes do e kthente ate shtet me keq sec ka bere Shqiperine ton te dashur.
    Sme mbetet gje tjeter mua vec ta uroje Salen: Suksese! Dhe ishalla na nero dhe e ben Amriken sic ke bo venin tat

  100. Syribukur thotë:

    20 August 2008 @ 9:52 am

    Provoni kete lidhje:
    http://www.news3online.com/index.php?code=85xs19lYa1OAP3BV0224

    Ndoshta duhet te beni copy & paste.

    M’u rrenqeth mishi ne fillim, pastaj sikur me hyri qejfi… :) Fundja pse te mos jem?…

  101. Rapushi thotë:

    20 August 2008 @ 11:22 am

    Gjeneral Rrapushi,

    ke ngaterruar vrimen ;)

    jo moj jo, po me pelqen.

  102. xhibi thotë:

    20 August 2008 @ 8:36 pm

    Syribukur thote:
    M’u rrenqeth mishi ne fillim, pastaj sikur me hyri qejfi… :)

    Ta ka qefi? Bej nje parti dhe shaj Berishen ose Ramen dhe kjo mendoj mjafton qe te kandidosh. :D

  103. fati54 thotë:

    20 August 2008 @ 11:52 pm

    Askush nuk eshte i detyruar ta shohe peshkun,ai qe e sheh ta shohe sic eshte,apo joTP,cdonjeri prej nesh ka nje bindje te tijen dhe dhe nuk kemi pse tu imponojme te tjereve bindjet tona.

  104. lockos thotë:

    21 August 2008 @ 12:56 am

    Eshte 100 % montazh, eshte nje nga ato videot per ti bere shaka ndonje shokut,mjafton ti modifikosh varjabilet dhe del emer tjeter….
    Shiko emri te autobuzi si leviz…

  105. daj ceni thotë:

    21 August 2008 @ 12:27 pm

    E mri cuna, cere kini qi boni sherr per salen, ate e kina si me pas perenine, pa sale gamorin nuk bohet shqipnia, thone ca burra tmencem. Ta dum salen e ta rujm e tna e ruj. hajt tani cuna, pini nonji got raki se ju bon mir e lejeni salen tmushi xhepat se ka plan me realizu.

  106. peshkanëqi thotë:

    21 August 2008 @ 3:35 pm

    Z. Berisha (super-grand-kapo-kryeminister i Shqiperise) e kerkon Muzeu i Luvrit per etalon keshtu qe Sh.B.A nuk ka shance qe te kete kete fat kaq te madh.

  107. arifibashkim thotë:

    21 August 2008 @ 7:49 pm

    Po o peshkaneq po , etalon i ligesise, idiotizmit, maskarrallekut.

  108. Tani thotë:

    23 August 2008 @ 10:18 am

    Pak Seriozitet. Sali Berisha dhe Besnik Fucia duhet t’ia dine per nder z. Faik Fejza, sepse eshte merita e tij qe ajo komune fitoi zgjedhjet. Me gjith ate pune qe ka bere z. Faik Fejza edhe kandidati me i dobet i PD fitonte ne ate komune. Sa per dijeni ishte z. Faik Fejza ai qe e afroi Besnik Fucine, (mbiemri i pershtatet sepse eshte si fuci, kurse emri kurre sepse eshte i pabese), z. Faik Fejza e beri qe ti flisnin njerezit e komunitetit sepse nuk e perfillnin fare, dhe e beri dhe drejtor nga nje hic qe ishte, por ai ishte i pabese dhe ne zgjedhjet e kaluara te shkurtit ai spiunonte per kandidatin kundershtar te PSD, Ne nje kohe qe z. Faik Fejza gezon nje respekt te vecante nge i gjithe komuniteti per punen dhe per ndershmerine e tij, partia e tij e futi ne burg. Kjo eshte drejtesia e z. Berisha.

  109. AD thotë:

    27 August 2008 @ 12:55 pm

    medoj se zoti berisha duhet te jete zevendes president i “AMERIKES” PER TE SHFAQUR ME MIRE INTRIGEN E TIJ, PER TU BERE PRESIDENT I VERTETE I NJE VENDI QE SIA NJEH ENDE BEMAT E SHKATERIMIT

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com