Sadam Huseini dënohet me vdekje

Pothuajse tre vjet mbas kapjes, Sadam Huseini është dënuar me vdekje për krimet e tij kundër njerëzimit. Bashkë me të janë dënuar me vdekje edhe vëllai i tij Barzan al-Tikriti dhe ish-kryegjykatësi i Irakut Auad Hamed al-Bandar. Ish zëvëndës-presidenti Taha Yasin Ramadan mori burgim të përjetshëm dhe tre të tjerë morën vendime me 15 vjet burgim.

Sadami u dënua për masakrimin e 148 shiave pasi nga fshati i tyre Dujail ju bë një atentat. Pasi dëgjoi se do të varej për krimet e kryera, Sadami bërtiti “Allahu Akbar (Zoti është më i madhi)! Jetë të gjatë Irakut! Poshtë me tradhëtarët!”

Pas vendimit kishte festime nga irakienët shiitë në Qytetin Sadër dhe Naxhaf, ndërsa në qytetin e lindjes të Sadamit, Tikrit, mbi 2000 irakienë sunitë protestuan vendimin ndonëse vendi është nën ndalimqarkullim.

Artikulli origjinal nga BBC-ja.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

16 Komente

  1. edrus thotë:

    5 November 2006 @ 6:41 pm

    vete e vune….vete e hoqen qafe,jane te sigurte qe do te gjejne nje tjeter?

  2. lawman thotë:

    5 November 2006 @ 10:18 pm

    Mission Accomplished!

  3. jak25 thotë:

    5 November 2006 @ 11:58 pm

    Kujt do ja merrte mendja se Iraku do arrinte ne kete dite?
    Tani mund te prishet e te ndahet sipas perkatesive etnike, e ne u varte Sadami a jo pak rendesi ka, pervec tek disa besnike, te pakte ne numer e jo me influence.
    Too little too late, per mua me mire do ishte te lihej ne burg te perjetshem, sa per te dhene nje sinjal te vaket se ne (koalicioni, sic thuhet gjykata ben ci thote USA) nuk jemi si ai; e nuk do e Vrasim.

    Gjithsesi \”faktori\” Sadam nuk eshte relevant e perben jo me shume se nje kuriozitet- ne ate pjese te botes qe quhet Akoma, Irak!

  4. areda thotë:

    6 November 2006 @ 12:28 am

    Edhe une jam e mendimit, qe me mire do te qe po te “kalbej” ne burg, se tek e fundit c´eshte vdekja per Sadamin ne kete situate….ajo per te eshte shpetimi.
    “Internacionalet” pretenduan te vendosin Demokracine ne Irak dhe misioni demokratik fillon qe nga shpjegimi se c´eshte demokracia…ne rastin konkret, hapi i pare eshte: “vrasjeve ju pergjigjemi me vrasje”…dmth.pak a shume nuk bejme asgje me ndryshe nga se do e kishte bere edhe Sadami. Simbolike e gabuar kjo per nje fillim teper te veshtire…

  5. Dori thotë:

    6 November 2006 @ 12:55 am

    Jam dakord që Sadami duhet të vuante më shumë në burg, por në një shtet si Iraku ai është problematic po qëndroi gjallë. Ai ka akoma shumë mbështetës dhe po ndejti gjallë atyreve u mbetet gjallë shpresa se do të kthehet prapë në pushtet. Më mirë t’u prihen krahët dhe të bjenë rehat irakienët, të paktën për sa i përket çështjes së Sadamit.

  6. john thotë:

    6 November 2006 @ 3:09 am

    ore derisa te jete gjalle ky asgje sndodh po prisni pasi ta vrasin
    o bo bo vetemmedia nuk durohet njiher pale keta te tjeret

  7. Joni thotë:

    6 November 2006 @ 3:30 am

    Dori kam pershtypjen se mbeshtetesit e Sadamit u mesuan me Sadamin ne burg. Me gjyqet spektakolar, si hero dhe idealist perpara inkuizitoreve filo-amerikane. Pra nga menyra harbute se si sillet ne salen e gjyqit, Sadami konsiderohet si heroi i tyre qe vazhdon te luftoje ameriken ne televizor. Kur te varet Sadami ketyre mbeshtetesve do i vdese heroi. Do idealizohet pastaj figura e Sadamit, dhe do vdesin shume te tjere per te. Kemi plot shembuj ku idealizimi i antiheroit pas vdekjes sjell pasoja shume me te renda se kalbja ne burg dhe nxjerrja ne TV here pas here.

    Me sa lexova vendimi eshte apeluar. Gjykata e apelit mund te japi OK (ne kete rast Sadami duhet te varet brenda 30 diteve) ose ta hedhe poshte vendimin dhe: ose ta gjykoje vete ose t’ia riktheje shkalles se pare.

  8. Ed thotë:

    6 November 2006 @ 4:52 am

    Per mua as me vdekje as me burgim per sa kohe ky vendim nuk vjen si rezultat i asaj cka populli irakien vendosi por nderhyrjes ushtarake, ndryshe pushtimit amerikan.

    Me kete nuk dua te them se per mua Sadam-i perfaqeson ndonje figure te larte. Aspak, eshte thjesht nje diktator dhe kriminel si te gjithe ata te llojit te tij. Ajo cka dua te them eshte qe demokracia ne nje vend nuk vjen si rezultat i “investimeve” te llojit ushtarak.

    Pushtimi i vendit te katert ne bote, per nga rezervat e naftes, nuk ka te beje fare me dogmat e Bushit per te bere boten nje vend me te mire. (praktikisht bota po kthehet ne nje vend edhe me te keq). Aspak per friken e tij se mos Iraku kishte potenciale nukleare apo se populli iraken ishte nen diktature. Nisja e luftes ishte dhe mbetet lufta per arin e zi ….. Kuptohet qe edhe prezenca e Zv. Presidentit Cheney, ish CEO i kompanise se naftes Halliburton, dha ndihmesen e saj ne kete lufte “te shenjte”…..

    Ashtu sikurse edhe ne raste te tjera biznesi amerikan i luftes per “demokraci” vjen ere … Vite perpara, gjate luftes Iran_Irak, nen friken e nje fitimi te mundshem te Iranit, Iraku i diktatorit Sadam u mbeshtet plotesisht nga qeveria amerikane jo vetem me arme por edhe me lende biologjike te shfarosjes ne mase dhe ne fakt ishin keto lende te cilat diktatori nuk kurseu ti perdore ….

    E njejta gje me suportin e dikurshem te djallit te zi, Osames apo te tjera figurave ne ameriken jugores si Pinochet apo Somoza ..

    Me pak fjale per sa kohe diktatoret vrasin nen interesat e US cdo gje eshte OK. Nese dalin nga kjo vije ata kthehen automatikisht ne Armiq te Demokracise …..

  9. enzo thotë:

    6 November 2006 @ 2:22 pm

    Sa i duam diktatoret ne shqipetaret,jemi shume te shqetesuar per denimin e Sadamit.A do ta shpetojme dot Valle?Duhet te marim mendimin e Ramizit e co.

  10. Qafir Arnaut thotë:

    6 November 2006 @ 6:59 pm

    dhe papritur, ish-kryetari Baath-ist i Irakut (dmth qe eshte nacionalist, afetar), bertet “Allah-u-akbar”.

  11. KLODI thotë:

    6 November 2006 @ 8:00 pm

    dhe lojrat e amerikes ne vendet arabe nuk mbarojne ketu ………….!

  12. Santos thotë:

    7 November 2006 @ 10:20 am

    Drejtesia ne Irak po behet, po tek ne kush do ta beje?!

  13. vlonjati thotë:

    7 November 2006 @ 8:18 pm

    Sadami do varet se shpejti me tha nje irakjen, pse i thash une per ta shtyre te flasi!!!
    Sepse ai di shume nga sekretet e te kaluares ne lidhje me palacolleqet e USA ne lindjen e mesme the ai, dhe amerikanet skane garanci se nese e lene ne burg nje dite ai sdo flasi.

  14. jani thotë:

    9 November 2006 @ 11:06 am

    Nese Sadami u denou me vdekje te njejten denim duhet te marre dhe Bushi pse eshte me i i mire ai?
    O po ben masakra Amerika o spo ben asnje. Amerika po ben masakra sa per 100 Sadama dhe Bin Ladena bashke…

  15. Burrel_Aryan_Group thotë:

    19 November 2006 @ 3:30 pm

    ah sikur te kishim Bushin ne kohen e komunizmit, te bente te njejten gje me Enver Hoxhen!

  16. JANI thotë:

    19 November 2006 @ 9:35 pm

    sdo bente gje jo se populli do ishte me enverin ashtu si dhe ishte.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com