Sa universitete i duhen Shqipërisë?
Tani për tani kemi 26 institute të arsimit të lartë. Këtyre mund ti shtohet së shpejti edhe Universiteti Myzeqeja!
*******************************
Në mbledhjen e sotme të qeverisë Kryeministri u shpreh ndër të tjera se Premtuam Universitetin Myzeqeja dhe, zoti ministër i Arsimit, vitin që vjen ky universitet do të jetë realitet. Hollësi të mëtejshme mbi këtë nismë të qeverisë nuk di dhe nuk është asnjëherë mirë të kritikosh diçka menjëherë por këtë herë ama do të bëj një përjashtim sepse Universiteti Myzeqeja s’është gjë tjetër veçse vazhdimi i një inflacioni akademik që u fillua në ethet e fushatës zgjedhore të 2005-ës nga qeveria Nano dhe që u vazhdua më pas nga qeveria Berisha. Është një nismë e cila vazhdon të nxjerrë në tregun e punës gjithnjë e më njerëz të diplomuar por të cilët do të kenë në duar diploma të një cilësie të ulët, diploma që nesër pasnesër s’do tu vlejnë për gjë.
Sa universitete ka vendi ynë tani për tani? Hmmm, pyetje interesante. Gjithsej universitete të përgjithshme kemi në Tiranë, në Shkodër, në Elbasan, në Korçë, në Vlorë, në Gjirokastër e në Durrës. Por përveç këtyre kemi edhe Politeknikun dhe Bujqësorin në Tiranë së bashku me Akademinë e Arteve dhe atë të Edukimit Fizik po në Tiranë. Gjithsej kemi 11 institute publik të arsimit të lartë. Përveç këtyre kemi gjithashtu edhe 15 institute private të mësimit të lartë të cilat janë hapur vitet e fundit, dmth gjithsej, publikë e privatë kemi 26 institute të arsimit të lartë. E këtyre 26-ve do tu shtojmë së shpejti, apo së largëti, edhe Universitetin Myzeqeja….
Këto universitete, njësoj si ligjërimi i pronësisë mbi tokën të të shpërngulurve nga zona të ndryshme të vendit s’janë gjë tjetër veçse një përpjekje e qeverive tona për të fituar ca vota më tepër për zgjedhjet e ardshme. Është qesharake që në vend që të përqëndrohen ato burime të pakta të shtetit në disa shkolla kryesore e ti lihet vend privatit për të përmbushur nevojën e të tjerëve shteti vazhdon të hapë institute të arsimit të lartë sikur po hap kurse për luftimin e analfabetizmit. Jemi në vitin 2007, s’mund të ecim më përpara me shkolla gjysmake.
Llukan Tako
21-02-07
Lista e institucioneve të arsimit të lartë nga faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës:
Lista e Institucioneve të Arsimit të Lartë Publik
1. Universiteti i Tiranes
Tirane
Web: www.unitir.edu.al
2. Universiteti Politeknik
Tirane
Web: www.upt.al
3. Universiteti Bujqesor i Tiranes
Kamez, Tirane
Web: www.ubt.edu.a
4. Universiteti “Luigj Gurakuqi”
Shkoder
5. Universiteti “Aleksander Xhuvani”
Elbasan
Web: www.uniel.edu.al
6. Universiteti “ Fan S. Noli”
Korçe
Web: www.unkorce.edu.al
7. Universiteti “Ismail Qemali”
Vlore
8. Universiteti “Eqrem Çabej”
Gjirokaster
Web: www.uogj.edu.al
9. Akademia e Arteve
Tirane
www.akademiaearteve.edu.al
10. Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”
Tirane
11. Universiteti “Aleksandër Moisiu”
Durrës
Website: www.uamd.edu.al
Lista e shkollave te arsimit te larte privat te licensuara ne Shqipëri:
1. Shkolla e lartë “New York University-Tirana”
2. Shkolla e lartë “Luarasi”, Tirane
3. Shkolla e lartë “Universiteti Ufo Dental”, Tiranë. www.ufouniversity.org
4. Shkolla e lartë “Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë, www.unizkm.edu.al
5. Shkolla e lartë “Marubi”,Tiranë
6. Shkolla e lartë “Universiteti Marin Barleti”
7. Shkolla e lartë “Universiteti Kristal”, Adresa: Përgjatë autorstradës Tiranë-Durrës, kilometri 5, www.universitetikristal.edu.al
8. Shkolla e lartë “Justiniani i Parë”
9. Shkolla e lartë “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi” Kamëz, Tiranë.
10. Shkolla e lartë “Universiteti Europian i Tiranës”, Tiranë www.universitetieuropian.com
11. Shkolla e lartë“Justicia” Tirane
12. Shkolla e lartë “Aldent”, Tiranë
13. Shkolla e lartë “Medikadent”, Tiranë
14. Shkolla e lartë “ Wisdom University ”
15. Shkolla e larte “ UNIVERSITETI POLIS”,Tirane, www.universitetipolis.org

21 February 2007 @ 5:52 pm
“Sa universitete i duhen Shqiperise?”
————
Po duke pare centrifugen qe drejton popullin tone, duke bere dhe ca ekstrapolime mbi bazen e numrit te partive per koke, them se i duhen dhe nja 30′000 cope, gjithmone duke marre parasysh se jo te tere te lindurit do frekuentojne universitetet.
—————
Është qesharake që në vend që të përqëndrohen ato burime të pakta të shtetit në disa shkolla kryesore e ti lihet vend privatit për të përmbushur nevojën e të tjerëve shteti vazhdon të hapë institute të arsimit të lartë sikur po hap kurse për luftimin e analfabetizmit.
—————-
No comment.
21 February 2007 @ 5:56 pm
Shqiperise i duhen 3 - 4 universitete.
Zakonisht raporti duhet te jete 1 universitet per 1 milion banore
21 February 2007 @ 6:00 pm
S’vjen e keqja nga numri i Universiteteve Llukan…. E keqja vjen nga kualititi i edukimit. Shumica e ketyre bizneseve/universiteteve jane pacavure… E njejta gje qe eshte dhe ne Amerike…
Ka nevoje per nje sistem akreditimi, apo unifikimi standartesh, qe ne baze te situates ne shqiperi them qe do te realizohet brenda mijevjecarit te trete.
Deri atehere le ti ziejne e ti pine lengun, universiteteve, profesoreve, dhe diplomave se bashku, ne nje kazan…
21 February 2007 @ 6:07 pm
Elbasani, ka ik koha kur Partia vendoste per cdo gje me direktiva nga lart.
Numrin e vendos tregu. Sa kohe qe ka kerkese per tu fut ne universitet e ka pare per te paguar do te vazdhojne te mbijne si kerpudha.
Qyteti ku jetoj une ka 3 milion banor dhe rreth 20 universitete, keshtu qe raporti jot nuk paska shume zbatim…
21 February 2007 @ 6:08 pm
Lawman, aty e kam hallin edhe une, tek inflacioni i diplomave te pavlefshme se s’ka aftesi shteti ti beje cilesore keto universitete. Prandaj them qe duhet ti lihet privatit kjo pune, pervecse disa universiteteve kryesore.
21 February 2007 @ 6:11 pm
me i vlefshem do te ishte nje studim per tregun e punes per te diplomuarit e ketyre universiteteve dhe shkollave te larta.
fakti qe ka kaq shume shkolla, tregon dhe interesin per shkollim, qe eshte gje shume e mire. me tere ato drama qe ndodhen ne shtator me pranimet neper fakultete, shyqyr qe ka kaq shkolla private per te permbushur nevojat. ndryshe rinia e merzitur do t’i drejtonte fuqite e veta ne drejtime te tjera.
21 February 2007 @ 6:18 pm
…shyqyr qe ka kaq shkolla private per te permbushur nevojat. ndryshe rinia e merzitur do t’i drejtonte fuqite e veta ne drejtime te tjera….
Blete sic tha Ministri i Arsimit para nje jave, Ekonomia shqiptare ka nevoje edhe per zanatcinj! Keta i duhen ekonomise e jo lende te pergjithshme prandaj duhet qe shteti ti kushtoje me shume vemendje shkollave profesinale e jo thjesht “universiteteve” ne ndertesa gjimnazesh.
21 February 2007 @ 6:19 pm
lawman ti harron dicka te rendesishme qe je ne shqiperi dhe jo usa.
dhe 1 ne 3 miion duhet te jete universitet shteti pastaj private mund te kete.
ne Shqiperi ka universitet ne cdo qytet dhe mungojne pedagoge.
korrupsioni eshte ne nivele spektakolare prandaj me lind pyetja qe ckuptim ka te kete kaq universitete
21 February 2007 @ 6:20 pm
Po ta konsiderojme Unviersitetin thjeshte si shkolle profesionale, s’ka asgje te keqe te kete me dhjetera e mijera, me kusht qe te jene cilesore, kuptohet.
Por po ta kuptojme universitetin si qender kerkimi dhe jo vetem mesimdhenie, atehere bindemi lehte se Shqiperia me gjithe perqendrimin e larte te gjenive per km2, nuk ka nevoje per kaq shume Universitete, qofshin ato private apo publike.
Inflacioni i diplomave te pavlefshme nuk eshte problem specifik i universiteteve shteterore, por i numrit te madh te universiteteve ne pergjithesi.
21 February 2007 @ 6:21 pm
Për shkollim më të mirë, jashtë…
Isuf KURTAJ
Studentët, skeptikë ndaj fakulteteve private
Thonë, - “merrni atë që paguani”, për më tepër, nëse investohet për edukimin e të rinjve dhe rezultatet dihen në fund… do të jenë të (pa) pëlqyeshme. Krahas arsimit shtetëror, edhe ai privat në Shqipëri ka hyrë “fuqishëm” në tregun e arsimit. Jashtë, studentët nuk vuajnë shumë për degën që do të zgjedhin, pasi të orientojnë pedagogët, ndërsa tek ne “vaj halli”. Maturantit, sapo të mbarojë gjimnazin, i duhet të “vrasë mendjen” se kë degë të zgjedhë, dhe sapo bie në ujdi me vetën dhe të afërmit, del kleçka, ku të fillojë të formohet dhe të marrë atë çka do t’i duhet përgjatë jetës. Fakulteti, ku ai do të ndjekë studimet, është me shumë rëndësi, sepse nga ky do të vijnë dhe ofertat me të ndryshme për vende të mira pune… Vështirë mund të ketë ndonjë fakultet në vend, që të mbushë standardet e kërkuara për të çuar fëmijën pa gajle, me idenë se mund të arsimohet njësoj siç bëhet jashtë vendit. Fakti, që fakultet shtetërore s’po reformohen dot siç është më së miri, dhe kjo për fajin më të madh të gjendjes, na le të shohim me skepticizëm zgjedhjen. Rruga që kanë zgjedhur krerët e arsimit s’është duke lëshuar frute dhe ecuria e arsimit në Shqipëri, në përgjithësi, është po aq pak profesionale sa dhe para 10 vjetësh dhe kjo bën që studentët që mbarojnë, “dalin në jetë” jo të kompletuar. Derisa në fakultetet shtetërore është problem numri i madh i studentëve në auditorë dhe mungesa e kushteve dhe kuadrove, në fakultetet private në mjaft raste, ndeshemi me një problem tjetër. Sjellja e studentëve ose lënia e orëve të mësimit me justifikimin: “se nuk më ngel njeri, sepse e ndjejnë sigurinë e parave që paguajnë për të marrë diplomën”, u krijon vështirësi të shumta pedagogëve për të zhvilluar një proces mësimor normal.
Përgjithësisht, në mjediset e fakulteteve private pretendohet se ofrohen mundësi pak më të mira për një arsimim normal, por që janë shumë larg kërkesave të kohës. Në drejtim të infrastrukturës, fakultetet janë pajisur “mirë”, vetëm se laboratorët dhe mjetet e nevojshme didaktike, si dhe mundësi të gjera të për të gjithë studentët në të njëjtën kohë, nuk kanë. Me apo pa defektet e mundshme, këto universitete në Shqipëri, me apo pa investime të mëdha, kanë gjetur një përgjigje pozitive në treg, duke bërë që, megjithëse relativisht e re, universitetet private të funksionojë me kapacitet të plotë në të gjitha klasat për çdo cikël, duke treguar kujdesin e nevojshëm edhe për të mos pasur klasa të mbingarkuara. Në të gjithë vendin numërohen mbi 15 fakultete private për arsimin parauniversitar të licensuara nga Ministria e Arsimit, por pa pasur mundësi kontrolli për mbarëvajtjen e tyre. Arsimi privat është një dukuri mjaft e re në arsimin shqiptar, e cila po krijon me mjaft vështirësi tregun e vet. “Tendenca për ta parë këtë sektor thjesht si biznes, por pa menduar për një fitim më afatgjatë, ka sjellë që ky treg të mos sjellë një produkt me parametra profesionalë”, - shprehet profesor Uran Kodra. Kjo, sipas tij, vjen jo vetëm ngaqë ende nuk është krijuar përvoja e duhur për zhvillimin e këtij sektori, por edhe prej faktit, që pronarët e universiteteve private, ashtu si të çdo ndërmarrjeje private në përgjithësi, vijnë nga shtresa biznesmenësh që nuk kanë domosdoshmërisht lidhje me arsimin. Po kështu, shpesh, pronarët ndërhyjnë vetë në menaxhimin e tyre, pa kuptuar nevojën e profesionalizmit në këtë fushë.
Për të shkolluar një student në fakultetet private, familja duhet të shpenzojë më shumë se 3 mijë euro në vit vetëm për frekuentimin e shkollës. Duke parë tarifat e çmimeve që aplikojnë fakultetet private, duket se ato mund të frekuentohen vetëm nga një shtresë e lartë e shoqërisë. Kjo, për arsye se një pjesë e mirë e familjeve nuk ka mundësi të përballojë shpenzimet e larta të shkollimit, që kanë pësuar rritje nga viti në vit. Gjithashtu, shpenzimet duhet të mbulojnë dhe transportin dhe ushqimin. Shuma mesatare që duhet të paguajë në një shkollë private një student, shkon rreth 500 euro. Avantazhet e fakulteteve private janë që, kanë më shumë kushte, duke përfshirë sallat e studimi, bibliotekën e shkollës, si dhe më shumë gjuhë të huaja në program. Ndërsa nga ana tjetër, fakultetet shtetërore vazhdojnë të “rikonstrukturohen” por vetëm nga fasada. “Në disa prej fakulteteve edhe mund të jenë shkelur disa prej normave të rëndësishme që parashikohen në licensimin e tyre. Këtu përmendim stafin e pedagogëve, ndër të cilët ka pasur që kanë qenë të dypunësuar apo që janë në një moshë për pension”, - shprehet Flori, një student i sapo diplomuar. Kjo ka bërë që ai ti shmanget shkollimit në Shqipëri, pasi sipas tij, fakultetet private në Shqipëri akoma nuk janë “pjekur” profesionalisht dhe ligjërisht. Një realitet i tillë tregon vërtet një situatë biznesi, ku kush më shumë e kush më pak mundohet t’u shmanget detyrimeve taksative. Universitet private në Shqipëri dihet që nuk kanë nivelin e shkollave të huaja prej nga ka ardhur ky model shkollimi. “Nuk ngel njeri në stazh, sepse përderisa paguajnë goxha lek dhe kërkesa e llogarisë është e ulët”, - shprehet Beni, student në fakultetin e “University New York of Tirana”. Ndërkohë, profesorët e fakulteteve private thonë se kanë staf me të kualifikuar se profesorët e fakulteteve shtetërore dhe kjo e bën avantazhin, që qindra studentë zgjedhin të studiojnë në këto fakultete. Një plus tjetër sipas tyre është se studentët kontrollohen çdo muaj për ecurinë e tyre. Me gjithë pyetjet dhe përgjigjet, nuk mund të vesh një ndarje të prerë mbi faktin se kush është varianti më i mirë për një shkollim të lartë sa më cilësor.
21 February 2007 @ 6:24 pm
Dhe kur thote LlTako bashke me Ministrin e Arsimit, “Ekonomia shqiptare ka nevoje edhe per zanatcinj!” Mjafton te shohesh cilesine e sherbimeve me te thjeshta ne Shqiperi, qe te çosh ne dreq numrin e universiteteve dhe te univeritareve.
21 February 2007 @ 6:38 pm
llukan, nuk mendoj se kufizimi i numrit te universiteteve eshte zgjidhja e problemit te mungeses se zanatcinjve. per ate pune kemi emigrantet ilegale kineze.
nese nje nxenesi te porsadale nga gjimnazi i tregohet sa shume mund te fitoje me zanatin e kepucarit, cfare e ardhme e ndritur e pret, si edhe te gjitha femrat qe do t’ia varin, dhe ai perseri zgjedh bankat e universiteteve private, atehere harram i qofte.
Shkollimi i larte gjithmone financohet me sakrifica nga ana e familjes qe deshiron nje te ardhme sa me te ndritur per pasardhesin e vet, i cili me te shumten e kohes e kalon kafeneve gjithsesi. Por per mua me mire te kete shkolla te larta sesa zejtare te papune, zanatet e te cilave po shuhen pak nga pak.
21 February 2007 @ 6:43 pm
O iliriaaaaaan!Hajde se eshte fusha jote.
Mungon edhe nje universitet ai i “Mamurrasit” per diploma te marrjes se pushtetit me “trima”. O e shpelafte mortja.
Per mendimin tim dhe NJE ka qene teper per nje popull qe dijet i ka te “trasheguara me teprice”.Shiko sa dijetare ka te trasgheguar nga fusha e letersise sot per te menduar se c’fare skarcitete do te nxjerrin “furriqet e pulave” te teorive universitare neser.
Dhe persa i perket seriozitetit te problemit kujtoni vetem se shume popuj ,historikisht ne dekada prapa por te ngjashem me ne SOT,mezi harrinin TE MBANIN ME DINJITET vetem nje te tille.Sepse universitetet nuk mund te jene produkt i “glasave’ te Qeverise apo te Ministrise se Arsimit. Ne nje shtet ku cdo gje me vlere bastardohet nga dijetare te dale nga shkolla e demokracise si teoria Enveriane qe :”komunizmin e mesuam ne praktike” perfytyroni se cfare produktesh intelektuale do dalin per te marre fatet e Shqiperise ne dore.Jo thjesht tregu ni punes por edhe studime te superorganizuara nuk do te argumentonin dot perse duhen kaq njerez me arsim te larte? Ja dhe nje perfundim nga minority Game: Po tabelat kush doti mbaje ? po posteraqt kush do ti ngjite?
21 February 2007 @ 6:46 pm
elbasani, edhe koncepti i shtetit si pronar i nje universteti eshte koncept komunist. Cdo gje qe e ben shteti, privati e ben me mire…
Jam dakort per subvencionim te arsimit te larte nga shteti, por duhet te jete nje institucion i pavarur…
Se c’ndryshim ka Amerika nga shqiperia per punen e etjes per edukim nuk e di. Di qe shqiptaret kane zell e deshire me te madhe per te mbush zhepat me diploma. Prandaj raporti uni/banor duhet te jete me i madh ne shqiperi se ne amerike.
21 February 2007 @ 6:48 pm
Ah mer llukan, te ngrihej dhe nje here enveri nga varri po jua tregonte te gjithve ai se cfare duhet te benin. Kush duhet te behej zanatci, kush dyqanxhi, e kush me “shkolle te larte”…
E marte dreqi demokracine qe i le njerezit te bejne si ja do kokrra e qefit, se sic duket Shqiptaret nuk jane te afte te vendosin per jeten e tyre, dhe kane nevoje per imponim…
21 February 2007 @ 6:50 pm
doli edhe nje batute andej nga Tirona:
-Sa shtepi ke??
-dy dhoma e nje kuzhine.
-Po mire at’here pse nuk hap nje universitet??!!
21 February 2007 @ 6:55 pm
Blete mos harro qe zanatcinj tani i bie qe te quhen rregulluesit e kompjuterave, elektricistet e thjeshte (s’ke nevoje per diplome 4-vjecare per rregullim TV), puntoret ne fabrika, drejtuesit e hoteleve te vockela, kamionistet etj. Zanatciu s’eshte me kepucari
keto punet qe te solla me siper mbulohen nga shkollat 2-vjecare ne ShBA.
Lawman, lere Enverin aman se do veje ky diskutim ne dreq tani. Ore mua s’me intereson se per cfare meson X apo Y apo Z ne universitetin privat ABC. Mendoj thjesht qe duhet te synojme te kemi mesimdhenie cilesore ne universitetet shteterore e kjo s’arrihet duke shperndare parate ne 100 vende por duke i grumbulluar ne 10. Universitetet private pastaj duhet te plotesojne mangesite e tjera.
21 February 2007 @ 6:55 pm
hahaha…..keta spo kontrollojne dot petagoget qe po ju vjedhin notat studentave per 10 mije leke do hapin universitet te ri? Me mire ti invostojn ato leka ne universitet qe kane, ne infrastrukturen, konviktet, sesa te ndertojn edhe nje problem tjeter. Ehuuuuuuuuuuuuuu ca nuk degjon nga Berisha
21 February 2007 @ 7:00 pm
e verteta eshte se nuk ka ndonje ligj qe te kufizoj hapjen e universiteteve, ose me mire institucionet e edukimit te larte. problemi eshte se keto universitete ose te pakten ato qe jane per specializim ne nje fushe te vecante jane te gjitha te vendosura ne kryeqytet. perse duhet te jete Universiteti i Bujqesise ne Tirane. shperndaj universitetet ne rrethe, bashki ose komuna fundi i fundit, ku mund te jene me afer zonave ku mund te ushtrohet edukimi i perfituar ne klasa ne formen praktikes. Kjo qe po permend mund te jete nje shembull i parendesishem, pasi problemi qendron tek vete studentet. ne kete pike mund te jeme edhe gabim se nuk e di se si mund te jene marrdheniet midis studenteve dhe profesoreve, por kur studentet shqiptare largohen nga Shqiperia per te studiuar jashte, dhe perfundojne te marrin diploma ne Economics, Business dhe me e keqja Shkencat Politike atehere…..
jo se dua te ule keto fusha por universitet e “pergjithshme” mbahen gjalle vetem nga keto, the neqoftese nuk vleresohen keto bursa nga shoqeria dhe ne nuk mund te fajesojme studentet shqiptare qe mesojne ne Shqiperi as profesoret qe japin mesim dhe as institucionet e edukimit te larte.
me shume institucione, per Shqiperine, do te thote, ……asgje.
21 February 2007 @ 7:13 pm
Bonehead, Cdo te thuash ti “dhe me e keqja shkencat politike”? Ti vete besoj se shkon per engineering apo mjekesi???? per mendimin tim ska per vleresimin e diplomave ketu. Diplomat qe merren ne shqiperi njihen dhe jashte shtetit. Tim ati i eshte njohur diploma per financen edhe ketu ne Amerike. Kjo Myzeqeja eshte thejsht nje problem me shume…do duhen me shume leka per ta mbajtur hapur dhe sipas standarteve. Universitetet publike kane mjaft probleme…Nuk mendon se do ishte me mire nese lekat do investoheshin ne te universitet qofte per program mjekesie, research institutions, apo dhe te permiresojne mjediset e konvikteve? Pse te hapin me shume probleme me kete Myzeqene…ky nuk do behet i pari ne vend, po bjer i fundit nga mungesa e lekave….Ahuuuuuuuu sa probleme kane keta per te zgjidhur qe ju mungojn fondet….dhe kerkojn ti hapin vetes me shume telashe,
dhi i zgjebur dhe bishtin perpjete
21 February 2007 @ 8:07 pm
E ke gozhduar kete, kjo hapje universitetesh te reja nderkohe qe ne nuk kemi as edhe nje - e theksoj: AS EDHE 1 - universitet te sakte eshte ose shprehje e paaftresise ose e papergjegjesise se qeverise (kesaj dhe asaj para kesaj), qe “hapin” universitete-kioska.
Ku jane shkollat Profesionale? Keto na duhen.
***
Tako: “Është qesharake që në vend që të përqëndrohen ato burime të pakta të shtetit në disa shkolla kryesore e ti lihet vend privatit për të përmbushur nevojën e të tjerëve shteti vazhdon të hapë institute të arsimit të lartë sikur po hap kurse për luftimin e analfabetizmit. Jemi në vitin 2007, s’mund të ecim më përpara me shkolla gjysmake.”
21 February 2007 @ 8:10 pm
Tregu e zgjidh vete nevojen per universitete. Qeveria te qeverise, jo te beje politike nga kabineti. Lerini fryme tregut te lire zoti Berisha, jeni e djathta me ultra e majte ne pushtet.
21 February 2007 @ 9:04 pm
ne te gjith Veriun e shqiperise kemi vetem nje universitet !
Dibra, Mati ,Mirdita Lezha, Kruja, Kurbini,Tropoja, Banoret e ketyre Zonave ju duhet te shkojne ne tirane, shkoder,durres etj te studiojne.
pse mos te kete nje Universitet” Mati prsh ku ka lindur shkrimtaret me te vjeter te letersise shqipe (vendi i kuvendeve historike dhe i herojve)(vendi ku lindi Shqiperia) vendi i Kastrioteve, i Mbretit Zog l , i pjeter Budit te madh,
pse mos te kete Mirdita tempulli i qendreses anti turke,
pse mos te kete Dibra bujare,
Tropoja e trimave,
lezha e kultures,
kruja e pathyeshme,
kurbini i burrave etj.
secili te pyese veten pse?
enver hoxha i malsoret dhe i quajti fashiste, rraksinare, naziste, njeres kriminel qe njohin vetem armet etj.
dhe sot ne demokraci, veriut nuk i jepet ajo qe i takon.
21 February 2007 @ 9:10 pm
S’ka petagog qe pranojne qe te japin mesim ne Burrel!!!
Arsyeja;
niveli shume i lart i studenteve dhe kushteve.
21 February 2007 @ 9:17 pm
Qyteti i Burrelit bashke me fshatrat ndodhet ne Londer tashme!
Nuk ka ngel njeri andej!
Per c’fare te ngrihet universiteti aty? Aty vetem dhite e egra kane ngelur!
21 February 2007 @ 9:19 pm
Sistemi i arsimit ne shqiperi, eshte pak lindore , pak perendimore , pak e pa stabilizuar,pak unike, pak e varfer dhe ne fund mund te themi se produkti i ketij sistemi eshte ne nivele te mjerueshme kur nje diplome blihet ose konvertohet me cdo gje ,kur shume vete kane diploma ne xhep qe nuk njihen gjekundi,edhe ne tregun vendas konkurenca eshte e pandershme,sepse kriteret per pranime ne pune qofte ne administraten publike,qofte ne tregun privat ,nuk fuksionojne sipas parimit:
“punes duhet ti gjeme njeriun ,dhe jo njeriut ti gjeme punen”
Ne perendim kendej ku jetojme ne ,edhe per nje pune ordinere ,hidraulik,murator,bojaxhi duhet te testohesh dhe te jesh i sukshem qe te kesh nje pune ,kush jeton ne perendim e di mire kete pune ,dhe pastaj nuk diskutohet rangjet e puneve te tjera qe kane te bejne me drejtimin e sektoreve te tjere te shtetit, komunes ,lagjes etj .
Por ne shqiperi , cdo gje eshte mbrapasht cdo gje eshte vetem slogan,i tipit komunist,por me nje fytyre demokratike, vetem dogma fjalesh dhe ne realitet as gje !as nje ndryshim esencial drejt permisimit,
Ne shqiperi delli i politikes eshte aq i trash, sa zor te zhduket,
Kur nje diplome blihet,dhe pastaj fillohet pune si deputet, ate shtet e ka mare lumi,Universiteti i pare shqiptare i vitit 1957 megjithse ishte i ideologjizuar, beri nje hop perpara ne arsimin e popullit, ishte nje baze e mire per nje zhvillim ,nje arsim qe nuk reformohet eshte i vdekur ,tregu i lire privat, i kupton me mire reformat zgjedh me te mirin,se i duhet te zgjidh shpejt problemin ,” koha eshte flori” Ne 17 vjet kemi humbur shume kohe , shume florinje , por ta haj dreqi nuk jemi kaq te pasur !!
21 February 2007 @ 9:27 pm
Popullsite shume milioneshe te Ballenjes ,Kostenjes,Koperatives Shoshaj-Lis,Plan i bardhe e Qaf e buallit i eshte hengur haku per te pasur nje Universitet.Si eshte e mundur vendit te shpikjes se barutit dhe rrotes ti mohohet kjo e drejte.Aq me teper kur ky vend u be i njohur ne tere Ballkanin me parkun legjendar te transportit te kromeve.Aty duhen hapur disa Universitete ,problem mbetet vetem propozimi per profilizimin e tyre.
21 February 2007 @ 10:05 pm
pse sa Pedagoge ka Gjirokastra qe eshte sa gjysma e Mati ore Vlonjati.
apo duhet universiteti ne Gjirokaster sepse eshte vendelindja e Diktatorit.
Leon vertet Lobi i Burrelit eshte nder me te medhejt nder shqiptar ne Britani.
POR prap Jan 250 mije Matjan ne gjith Shqiperin.
Nje Univeristet Ushtarak do ishte i dobishem te ndertohej ne Mat/BURREL,
Tre here Kfori dhe Nato ka bere stervitje ne Malsine e Matit, duke treguar simpatine per nje terren i mire per stervitje ushtarake.
21 February 2007 @ 10:13 pm
Kush nuk e kupton akoma se perse po hapet Universiteti Myzeqeja le te lexoje pergjigjet e Burrelit
21 February 2007 @ 10:17 pm
Lltako cka ketu per te qeshur, apo ti qesh keshtu gjithmone?
21 February 2007 @ 10:22 pm
Llukan Universi-(tetet) ne shqeri jane te mbushur me pedagoge qe ne vend te lexioneve, gromesine me studentet… tamam sic e thua edhe ti “sikur po hap kurse për luftimin e analfabetizmit.”.
Kur ka qene hera e fundit qe ke qene ne nje Universitet shqiptar? Ta nxoren mallin Pedagoget? Kuriozitet.
21 February 2007 @ 10:24 pm
ET, gjeneratori… Po ti cfare mendimi ke… ?
21 February 2007 @ 10:27 pm
pozitiv..
21 February 2007 @ 10:28 pm
Burrel do te ta shpjegoja por besoj se ja vlen me teper te perpiqesh te kapesh nenkuptimin.
e.T., me bere kurioz per ate qe shkrove keshtu qe vajta, e lexova, e fshiva
Alb, asnjehere, po flas ne parim.
Ll.
21 February 2007 @ 10:30 pm
Mos grromesi mer taj… po te ktheheshe ti Nga do ta nisje ndryshimin?
21 February 2007 @ 10:32 pm
10:30 pm per ET
21 February 2007 @ 10:35 pm
Lltako don te thuash se qesh se ke semure dhembet
21 February 2007 @ 10:36 pm
pozitiv..ne kupimin qe akoma jam me MaoCeDun-.in kur thonte “le te hapen 100 shkolla, le te lulezojne100 lule”
21 February 2007 @ 10:38 pm
@LlTako, gjynah vallahi
21 February 2007 @ 10:40 pm
hey ju qe me fshini shkrimet, mos mi merni gjerat se Jam Racist qe permend Jug apo Veri.
une jam Racist per te huajt dhe per gjakprishurit qe nuk jan atdhetar.
pa pa sa te permendesh krahinat ketu te marrin per Racist dhe fshine shkrimet.
21 February 2007 @ 10:40 pm
Ambiguo si gjithmone… Plako me ke do ta krahasoje Universitetin e Tiranes?
21 February 2007 @ 10:42 pm
Nje gomar,nje lepur,nj tiger,nj elefant,nj xhiraf,nj ari,nj ujk nje dhelper po degjonin profesorin qe shpjegonte ndertimin e nj ure ne fund profesori pyeti:
-ka ndonje pyetje per sqarim….?
-po, tha gomari ,kam nje pyetje:
-ajo ,ura dote ndertohet per se gjati apo per se gjeri?
Une i jap te drejte Matjanit, duhet ndertuar nje universitet ne Mat, po kush do ta bej Uneversitetin.
the burrel
me jep pergjigje .
21 February 2007 @ 10:45 pm
alb, perse ambiguo ? si mund te kahasoj diçka qe nuk di se ç’eshte ?
21 February 2007 @ 10:47 pm
Po te hapen universite, pse te mos hapen. Toka kemi plot me nje euro metri, studente plote, po dhe pedagoget nuk ne mungojne. Ta bejme shqiperine lule, ta ngreme edhe njehere koken si ne kohen e dulles. Ne fund te fundit duhet pak konkurence akademike (me kuptimin e dyte te fjales konkurence)*
Nje pietje kisha une: kur do kthehen ne shqiperi keta studentet shqipetar qe studjojne jashte te na iluminojne pak?
*kuptimi i pare i togfjaleshit “konkurence akademike” eshte “te fitosh sa me shume ne sezon”
21 February 2007 @ 10:54 pm
e.T thotë:
21 Shkurt 2007 @ 10:45 pm
alb, perse ambiguo ? si mund te kahasoj diçka qe nuk di se ç’eshte ?
_______________________________________________
?????
21 February 2007 @ 10:56 pm
Banago, nji gje, vendet ose zonat e pazhvilluara kane popullsi me te arsimuar, italia e jugut me te arsimuar se ajo verilindorja e cila ka shume fabrika,atje 13-14 vjeçari shkon e punon.
per kete arsye dhe mendimi qe hodhi pak me lart Llukani (shkolla profesionale). me le pak te ftohte,
nuk di sa industri ka sot ne shqiperi, perjashtoj kepucet e italianit….
21 February 2007 @ 11:00 pm
@alb mos u habit ! 17 vjet nuk jane pak. kur kam ikur une bunkeret ishin ti lepije me gjuhe (nga pastertia)
21 February 2007 @ 11:00 pm
O Banago… cer je tuj thu mer taj… Universitete ne hyrje 3 dhoma e 1 guzhine… hajt te fala ene ty…
21 February 2007 @ 11:03 pm
jo alb, me keqkuptove: e kisha fjalen 3 kate dhe 1 garazhd
22 February 2007 @ 12:01 am
O llukan ate te vigjilences revolucionare e kisha me vete.
22 February 2007 @ 4:34 am
Hyra dhe lexova pak te faqja e Unit te Tiranes, mbi botimet. Mund te kishte nja 20 botime qe prej vitit 90 dhe kusuri ishin te viteve 70.
I pacim me shendet Universitetet e shumta qe kemi.
22 February 2007 @ 4:37 am
Banago,
e di si thote ajo kenga e vjeter “mbahu neno, mos ki frike se ke djemte (lexo: studentet) ne Amerike!” Mendoj se po te kthehen studentet ne Shqiperi, do prishen shume shpejt, s’do kete me vlere kontigjenti i “jashtem”. Me mire te rrine atje ku jane dhe t’a mbajne Shqiperine me moral.
22 February 2007 @ 7:00 am
Llukan. Hidhi nje sy Universiteteve te Wisconsin/ USA Popullsia ne 2005 ishte 5,536,201 banore. Ne keto Universitete nuk permenden Shkollat e Larta Teknike 4-vjecare, apo ato te Larta 2-vjecare.
19 Kolegjet Private ne Wisconsin / USA
· Medical College of Wisconsin@
dir.yahoo.com/…/Private/Medical_College_of_Wisconsin
· Lawrence University@
dir.yahoo.com/…/Private/Lawrence_University
· Marquette University@
dir.yahoo.com/…/Private/Marquette_University
· Milwaukee School of Engineering@
dir.yahoo.com/…/Private/Milwaukee_School_of_Engineering
· Alverno College@
dir.yahoo.com/…/Private/Alverno_College
· Carthage College@
dir.yahoo.com/…/College_and_University/Private
· Edgewood College@
dir.yahoo.com/…/College_and_University/Private
· Concordia University Wisconsin@
dir.yahoo.com/…/Mequon/Education
· Beloit College@
dir.yahoo.com/…/Private/Beloit_College
· St. Norbert College@
dir.yahoo.com/…/De_Pere/Education
· Ripon College@
dir.yahoo.com/…/Private/Ripon_College
· Cardinal Stritch University@
dir.yahoo.com/…/Private/Cardinal_Stritch_University
· Silver Lake College
www.sl.edu
· Northland College@
dir.yahoo.com/…/Ashland/Education
· Viterbo University@
dir.yahoo.com/…/College_and_University/Private
· Carroll College@
dir.yahoo.com/…/Education/College_and_University
· Wisconsin Lutheran College@
dir.yahoo.com/…/Private/Wisconsin_Lutheran_College
· Bellin College of Nursing
Offering Bachelor of Science in Nursing degrees.
www.bcon.edu
· Marian College of Fond du Lac@
dir.yahoo.com/…/Fond_du_Lac/Education
Universitetet Publike ne Wisconsin/ UW-Campuses
Campuses
Since its creation, the University of Wisconsin System has established itself as one of the world’s premier public university systems. The UW educates more than 160,000 students on 26 campuses, and serves more than one million citizens through statewide extension programs.
The UW System’s campuses in Madison and Milwaukee offer both undergraduate and graduate degree programs, including doctoral and professional programs.
Eleven comprehensive campuses provide students both undergraduate and master’s degree programs in smaller, more individualized academic settings.
The UW System’s 13 UW Colleges deliver freshman-sophomore courses for students seeking a foundation for a bachelor’s degree.
UW-Extension works with all 26 UW campuses, all 72 Wisconsin counties, and a wide variety of other educational partners to bring UW expertise to all corners of the state.
All UW System campuses and UW-Extension programs provide Wisconsin’s citizens with opportunities to contribute to the state’s growing “knowledge economy” through the UW System’s three-pronged mission of teaching, research and public service.
UW Campus Homepages
UW 4-Year Campuses ·
UW-Eau Claire UW-Green Bay· UW-La Crosse· UW-Madison UW-Milwaukee UW-Oshkosh· UW-Parkside UW-Platteville UW-River Falls UW-Stevens Point UW-Stout UW-Superior UW-Whitewater
22 February 2007 @ 10:48 am
Flamuri Ravintsara thotë:
Banago, e di si thote ajo kenga e vjeter “mbahu neno, mos ki frike se ke djemte (lexo: studentet) ne Amerike!” Mendoj se po te kthehen studentet ne Shqiperi, do prishen shume shpejt, s’do kete me vlere kontigjenti i “jashtem”. Me mire te rrine atje ku jane dhe t’a mbajne Shqiperine me moral.
————————————
Jam dakord me ty Ravintsara. Mu kujtua edhe diç e bukur nga proverva qe solle.
Ne Vlore ekziston nje fshat me nam qe quhet Kuç. Njihet gjithandej si “Kuçi i Vlores” dhe si “Fshati me tri germa”. Ne kuç ka pase jetuar nje familie e ngritur nga emri por e rrenuar nga ekonomia. Tek kjo dere na u martua nje femer - emri nuk po me vjen - dhe punonte si qen, e rrckosur dhe ajo qe te bente me shume pershtypje ishte fakti qe ecte zbathur. Aq keq ishte gjendja.
Kishte raste qe njerzit e takonin ne udhet e fshatit te ngarkuar me dru a me shkarpa dhe e pyesnin te habitur: “Pse zbathur, Bejlere???” (mu kujtua emri)
Ajo pergjigjej: “Te me rroje Godo Zhapa, se i kam te mirat prap!”. Goco Zhapa ishte i shoqi, sigurisht.
Pse e solla kete? E solla per te thene qe te shpresosh nga studnetet shqiptare qe studjojne jashte eshte e kote. Nese e ben perngjet me Bejleren.
Ajo qe une mendoj, ne fakt, per studentet shqiptar jashte shtetit eshte qe ata brumosen andej me fryme shume pragmatiste, e thene ndryshe materilasto-egoiste. Te vijne ate ne shqiperi do te thote “nje me shume”.
Shipera sot ka nevoje per idealizem. Duhet te kete klase polititike qe aspiron, qe ka vizion. Por jo qe gjithçke qe njeriu ka nevoje eshte materiale. Kjo duhet kuptuar mire, duke mesuar edhe nga psoudo-idealizmi komunisto materialiste, qe gjithçka e vertsite rreth materies.
22 February 2007 @ 4:07 pm
Alb dhe ET më falni për paditurinë time por këtë shqipen e re unë nuk e kuptoj sepse kam shumë vjet larg Shqipërisë.
Cfarë do të thotë ambiguo? cfarë do të thotë investigim, kualitet, kuantitet e ku ta di unë?
Jo vetëm këtu por edhe në gazeta dhe revista të tjera ka shumë italianizma dhe izma të tjera pa kuptim dhe të pa nevojshëm.
Sa për temën mendoj se nuk ka asgjë të keqe që hapet edhe një universitet i ri (Në Fier, Berat dhe Lushnje nuk ka një të tillë), por jo sa për fushatë zgjedhore.Unë mendoj se cilësia e tij duhet të jetë kushti kryesor i hapjes, por edhe niveli i akademikëve, kushtet e jetësës së studentëve, kushtet e sallave të leksioneve, etj. Shteti duhet të jetë një regullator dhe mbikqyrës i plotësimit të këtyre kushteve bazë të funksionimit të tij…
22 February 2007 @ 7:33 pm
Djema/vajza, nuk e dija se kishim kaq shume universitete, e po thash; kur qenkan 26 se u shtua dhe 1 , ç’u be , asgje s’u be
Ne fakt ajo qe i duhet Shqiperise eshte shtimi i shkollave profesionale, qe Shqiperia -vertet - i ka me pakice. Ketu ne EU, ka me qindra e mijra shkolla profesionale te mesme qe furnizojne tregun e punes me lloj - lloj zanatçinjsh , ndonse jo me shume eksperience, por sidoqofte puntore te rinj te pregatitur.
22 February 2007 @ 7:39 pm
peshkaqeno… nuk po me kujtohej fjala e duhur plako…
Jam dakord me ty.
22 February 2007 @ 9:56 pm
A duhet te kete Mati nje Universitet, Natyrisht qe jo.eshte pergjigja e Bolshevikeve !
25 perqind e te ardhurave te Shqiperise vinin nga Kromi i Maleve te Matit.
nje leter e derguar Naltamadhnise ZOGU l. nga Lobi i Burrelit ne Britani ka vene ne levizje te gjith intelektualet Matjan, per ti bere thirrje Tiranes Zyrtare te vene ne ecuri procesin.
nese nuk jepet nje pergjigje zyrtare atehere,
mendoj se Matjant jan ne gjendje te vendosin vete( Kur Mati gjithmone ka qene Dinasti me vete dhe Kryeqendra e Gegnise).
i don’t see why not
22 February 2007 @ 9:59 pm
BOH LITAKO SA PASKE BOTUAR TE KEQEN….MBI NJE MIJ TEMA, TE LUMTE
22 February 2007 @ 10:09 pm
Nuk fle uji /nuk fle deti /po ashtu nuk fle dhe mbreti Ali Asllani Viti1936. Edhe vjershat ja kane bere jugoret n/madhnise. Pse si ka bere nonje intelektual burreli si Osmon Gazepi.Apo jam gabim?
25 February 2007 @ 12:26 pm
Nga nje leksion qe po lexonte nje nipcja im qe studionte ne nje universitet privat ne Tirane(nder te tjera):Politika eshte pjese perberse e c’do aktiviteti te shoqerise(!!!!) dhe i NDIKON patjeter ato(aktivitete).
Dhe me vinte keq per nipcen qe kishte studiuar,qe pasi e pyeta:sa politike duhet te jete drejtoria e nje spitali ose nje gjykate ,ushtria dhe forcat e rendit ne nje shoqeri vertet demokratike????
-Varet nga ngjyrat e partise qe eshte ne pushtet ,me tha
Me vinte per te qare……. as qe e kane idene se c’do te thote demokraci akoma pas 17 vjetesh demokraci.
Dhe i famshmi pedagog(nje kosovar qe shumica e studenteve as qe e kuptonin kur fliste,sipas te thenave te nipces),citonte ne leksionin e tij,nje grek te ‘98 dhe nje burim tjeter anglez te 2002(dukej qe ishte i axhornuar)
26 February 2007 @ 7:24 pm
Së pari,para se të shkruaj se duhet apo jo Universiteti Myzeqeja,dua të sqaroj gjithë ata lexues kurioz rreth meje:Pak ashumë e dhashë një përgjigje,por,sidoqoftë,me që i hyra kësaj “valleje”,nuk dua borxhe mbi kurriz.Se aty nga viti 2003 kam shkruar dhe një poezi për borxhin(për dijeni unë shkruaj gjithmonë!) ku them:
“Askujt nuk i kam borxh(veç djalit tim)
Dhe atij do mundohem që t’ia kthej!
Në ndodhtë që s’ia ktheva,do të jetë mallkim!
Borxhi është i rëndë:borxh,të urrej.”
Pra,kjo është arsyeja që shkruaj me emër e mbiemër të plotë dhe nuk përdor pseudonime që janë bërë të modës.E quaj,pak jashtëmode,këtë
(pseudonimin) i cili,nevojitet,veç kur shkruan nën regjime diktatoriale.
Ata që vuajnë prej këtij”lluksi”,po të shprehem kështu,nuk kanë të drejtën morale që të kërkojnë origjinën time,kur vetë sillen sikur janë jashtëplanetarë apo,duke u fshehur pas “gaxhoit”,vërvisin fishekë në det.Kaq.
Sa për universitetetin në fjalë,unë mendoj se Shqipëria dhe në këtë suazë edhe Myzeqeja-dhe jovetëm kjo-nuk vuajnë nga mungesa e univeristetit.Se marrë për frymë popullsie jo vetm tani,po dhe në kohën e diktaturës,ne kemi patur një arsimim që për kohën,ka qenë i mirë.
Pavarësisht mendimeve që japim ne,majtas apo djathtas,Univeristeti Myzeqeja do të hapet siç e la detyrë kryemnistri Berisha.Dhe nuk e shtroi si hipotezë,por prerë e qartë:të hapet!Problemi është që sa ky univeristet do të ndikojë në formimin e studentëve që do kenë fatin të ulen atje.Ky është problemi.A do ketë ai,fal programeve,njohje diplomash ne Europë dhe jashtë saj?Se,mandej,do të jete jo vetëm një investim i kotë që,për një shtet të brishtë me një ekonomi vajtuese,por edhe me pasoja të mëvonshme siç është inflancioni.E,sa për ato mendime që kryqëzohen,që jo Mati,Mirdita,Lezha a ca më tutje a kanë kapacitete për të përballuar me(forcat e tyre)një Universitet të pritshëm,mund të them vetëm kaq:gjeografia e njerëzve me formim të lartë shkencor nuk është e ndarë me kufi natyror.Ajo ka një intregitet të gjërë që nga Veriu e deri në Jugë,se njerëzit e ditur,nga çdo krahinë,kurrë nuk i kanë munguar Shqipërisë.Këto kapacitete janë.E rëndësishme dhe tepër imperative në çdo Universitet po se po,por dhe në çdo shkollë,është cilësia që,për fat të keq,lë për të dëshiruar.Për cilësinë,po.Për këtë duhet të tunden të gjitha kambanat se,mjerisht,sa ç’kemi parë,as sytë s’na kanë parë mirë dhe as veshët s’na kanë dëgjuar mirë.Por,ndoshta,nga pësimet janë nxjerrë mësime dhe këto kambana që tunden do t’i dëgjojë edhe Ministri i Arsimit.Dhe jo vetëm për Universitetin e Myzeqesë,po për gjithë shkollat e Shqipërisë.Le të shpresojmë!Amen!…
Përparim Hysi,Florida, 26 shkurt 2007
26 February 2007 @ 7:34 pm
Le të shpresojmë!Amen!…
26 February 2007 @ 7:38 pm
o papi,po universiteti muzeqeja do te kete drita,rruge,konvikte,libra, internet bibloteka,ambiente te tjera per studente ,transport publik ,dyqane ,cafene dhe ne nje kohe, qe atje ne myzeqe te mbyt balta,apo studentet do te veshin cizme, dhe triko leshi.
15 September 2007 @ 8:30 pm
sa universitete?Cme duhet mua numri kur edhe keto qe jane,jane cope cope.une jam tek fakulteti ekonomik ku vetem 3-jave para sezonit na japin lende te reja per provim.universitetin tone une do ta quaja universitetin e cudirave ku studentet qe kane pare me bollek jo vetem marrin provimet por pretendojne edhe per nota te larta,ku studentet qe nuk kane mik e pare me zore e marrin provimin,,ku pedagogu ende nuk i intereson te jape mesim ne universitet pasi i leverdisin me teper ato kurset cudiberese qe fillojne nga 100000 lek e deri sa …o zot nuk di me te numeroj,megjithese tani per lehtesi kane futur edhe euro-t.Nuk mund te them nje nr universitetesh,pasi jam jo per sasi po per cilesi,dua qe edhe keto universitet qe jane aktualisht publik apo privat qofshin,duhet ti nenshtrohen nje riidemi komplet.DUHEN PEDAGOG ME TE KUALIFIKUAR(DHE KETA TE TESTUAR TAMAM,PASI MUND TE KENE TITUJT POR NUK JANE NE GJENDJE QE DIJET E TYRE TI TRNSMETOJNE),AMBIENTE TE MESIM DHENIES ME TE MIRA(NE DIMER NUK KA DRITA,TERR TOTAL,AMBIENTE E BRENDESHME TE FAKULTETIT EKONOMIK LENE PER TE DESHERUAR),MUNDESIRA ME TE MIRA PER STUDENTET QE JANE ME TE VERTETE TE MIRE(DHE JO KALAMAJT E PEDAGOGEVE,MIQTE).
Ne ditet e sotme te gjithe duan te dalin me shkolle te larte pa mbaruar ende ate 9-vjecaren.
nese nuk jeni dakort me mua ejani dhe visitoheni fakultetin tim.mos harroni te blini edhe gazeten studenti,aty ku shreh tere dufin tim.
30 October 2007 @ 7:24 pm
Me kaq shume universitete qe kemi ne dalim vendi me i shkolluar ne Evrope.
Po c’do beje rinia aty pa pune ,vijne verdalle .Mbarojne nje universitet dhe nuk gjejne pune dhe i futen prape shkolles se larte.
Jane bera me nga 2 -3 diploma.
Sa per pedagoget jane te gjithe profesor- doktor.
Ne studentet shqiptar qe studiojme jashte shtetit nuk vemi ne shkolle per te lene po per te nxene.Universiteti ketu (USA) eshte jashtezakonisht i shtrenjte keshtu qe mendohemi mire kur vemi se leket i kemi nga xhepi dhe jo nga shteti.