Sa te papershtatshme jane perrallat klasike per femijet???

KESULKUQJA…

Tema e kesaj perralle eshte se vajza e vogel me nje kesule te kuqe ne koke, nga ku dhe emri, eshte nje vajze e urte.

Ta analizojme: qe ne fillim e kuptojme se kemi te bejme me nje vogelushe te cilen femijet e tjere bashkemoshatare, ne keqdashesine tyre te magjishme,e kane tallur duke i vene nofken qe ne e njohim, ka shume mundesi ngaqe ajo mban nje kesule te kuqe, per shkak te sensibilitetit te saj ndaj te fohtit ne zonen e kokes. Pra kemi te bejme me nje femije te semure, te perjashtuar dhe te pamotivuar nga shoqeria te ciles ajo i perket.

Kesulkuqja shkon dite per dite me shjporten me ushqime te gjyshja e saj e semure qe jeton ne pyll.

Analiza: hej miq .. asnje gjyshe normale nuk banon ne pyll.I vetmi spjegim per kete fakt eshte se gjyshja duhet te kete marre me ligjin 7501 per kthimin dhe kompesimin e prones disa hektare te mira toke , mes tyre dhe nje cope pyll. Por qe eshte nje gjyshe qelbesire bazohemi te teoria se nese ka kaq shume lek, pse nuk paguan sherbimin taxi per ushqimin, por mundon mbesen e saj te semure (nje shpirt i pandihme dhe perjashtuar nga bashkemoshataret) qe te beje perdite rrugen nga qyteti ku ajo banon deri ne pyll, pa menduar per rreziqet ne te cilen e ekspozon te shkreten femi?

Kesulkuqja takohet me ujkun ne pyll

Analiza: tashme kemi hyre ne zonen e fantazise se semure te shkruesit te perralles. E para, ujqerit ne Shqiperi nuk flasin dhe dyta edhe nese e bejne, shume shume do te te pyesin per rojtarin e pyllit nese eshte larg qe aty. I vetmi shpjegim qe kemi eshte se Kesulkuqja ka pa aq shume televizor, te Animal Planet, sa qe di, njeh dhe perkthen shume mire, ulerimat e ujqerve dhe zakonet e tyre ne anglisht e me pas ne shqip.

Ujku iken nga nje rruge me e shkurter se Kesulkuqja, e cila ndalon te mbledhe dhe lule ne pyll. Ujku gelltit gjyshen dhe i ze vendin ne krevat.

Analiza: Pa permendur faktin qe ne pyll nuk eshte se ka shume lule dhe ato qe jane rriten ne bimesi aq te dendur(Animal planet perseri) sa s i arin dot pa u cjerre, por dhe duhet theksuar se nuk eshte mire ti mesosh femijet qe kur ke nje pune per te bere , nuk rri te kepusesh lule, e ca me teper qe lulet e pyllit jane te rralla e te mbrojtuar nga ligji e prape nuk eshte mire ti zhdukesh ato.

Nga ana tjeter, Ujku, duket se eshte nje personazh me te cilin krijuesit e perrallave duket se tallin trapin. N.q.s do te lexojme Mamadhia dhe tre Kecat apo Tre Derrkucat do te kuptojme se ujku eshte nje „individ-personazh” qe eshte i mbushur me deshire per te hyre ne shtepite e te tjereve. Ai perdor te gjitha dinakerite(lyen kemben me miell, ndryshon zerin etj)dhe nese nuk ja del dot, ai nxehet dhe e shemb shtepine

Nderkaq personazhi gjyshe, nje plake e lene nga trute qe nuk ben dot diferencen mes zerit te ujkut dhe zerit te mbeses se saj… Me kete imazh do te rriten femijet tane per gjyshen?

Ujku nderkaq vishet me rrobat e gjyshes se gelltitur, hyn ne krevat ku e gjen Kesulkuqja te cilen e huton me fjale dhe pastaj e gelltit dhe ate.
Analiza: Kjo i kalon te gjitha permasat e bonsensit. Ujku ketu na eshte paraqitur si travestit, kjo eshte e padegjuar me pare. Clloj mendje njerezore e semure mund te ballafaqoje nje femije me te tilla aludime me karakter seksual? Dhe dialogu mes Kesulkuqe dhe Ujkut eshte plot me te tilla aludime… te gjitha te Ujku jane te medha ….veshet, dhembet duart… Po tjeter ?! Ndersa vete Ujku pergjigjet i ka te mashtrime te tilla qe ta afroje sa me shume Kesulkuqen ne krevat me te.E pra korruptim i te mitureve, joshje dhe pervesitet sexual!
E nderkaq vjen gjahtari i cili vret ujkun dhe cliron Kesulkuqen dhe gjyshen e saj.
Analiza: E para: C do gjahtari ne shtepine e gjyshes? Ka ndonje gje ne mendje te ai per Gjyshen? Pastaj si ka mundesi qe ne pronen private te gjyshes te hyje nje njeri me qellime te fshehura gjuetie kur s ishte as sezoni? Ose gjahtari eshte ndonje nevojtar qe do ti mare lekuren per te bere ndonje lek, ose eshte ndonje „politikan i madh ” nga Tirana qe paguan shuma te medha ne leke, per te kenaqur nevojat gjakesore qe mbledh gjate diteve te punes.
Finalja e perralles, eshte dhe me e zymte, ujku ne grahmat e vdekjes( dhe pyesim pastaj pse femijet e sotem jane kronikisht te crregullt ne tru nga te gjitha anet) i cliron dy viktimat e tij. Dmth kemi te bejme nje fakt tjeter te tmerrshem, qe asistojme ne nje fenomen te padegjuar qe „ushqimi ” i pertypur nga ujku nuk eshte se ka vdekur, por ato pafajesisht, pak rreshta me pas, vijne ne vete.
Pak a shume ketij imazhi te nje menjeje te degjeneruar i nenshtrohen femijet nga 2 deri ne 7 vjec kur degjojne peralla. Qe te mos flasim pastaj, per me te madhin gabim te letersise boterore „Borebardha dhe 7 xhuxhat” - kam marre vesh qe edhe kjo Borebardha jeton ne pyll me 7 burra njekohesisht….

Boston

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

13 Komente

  1. M O Z A thotë:

    22 January 2008 @ 11:12 am

    E mo boll dhe ju, lejini kalamajte rehat.
    E cna gjeti ne qe u rritem me perralla te tilla, edhe me kucedra e dragoj e cikllope e bajloze. Asnje gje sna gjeti, i shijuam, na zhvilluan fantazine e sa kohe ishim femije asnjere nuk i dhame nota seksuale apo perverse ngjarjeve te perrallave. Kalamajte kane nje menyre shume me te kthjellet e te drejtperdrejte te perceptuari gjerat, sa une e kam zili.
    Ah, po kur u beme mistrece ne pubertet, normal qe i shikonim me ket sy qe i shikon ti autor sot. :-)

  2. Ll thotë:

    22 January 2008 @ 11:16 am

    A mund ti bjere dikush shkurt e te me shpjegoje se c’synon ky shkrim/humor se vallaj jam budallalleps e s’po marr vesh gje :( Po filloni te me bej te mendoj qe po i shikoj gjerat si shume seriozisht keto ditet e fundit.

  3. M O Z A thotë:

    22 January 2008 @ 11:19 am

    Po kot me LL,
    ti fuste nai barcalete me borebardhen te llojit “edhe mua, edhe mua :-)”
    ose ate me ujkun “oj ti do me lesh rehat te dh.jes” edhe e kishim marre vesh me kollaj

  4. Ll thotë:

    22 January 2008 @ 11:22 am

    Moza,

    Lere se po me kujtohet qe njehere ne klase letersie na detyroi profi qe te analizojme Kesulkuqen. Cili eshte kuptimi i perralles, cfare synohet te tregohet me te. E filluan gallatat, kush e kush t’ja fuste sa me larg qe te dukej i vecante. Me i forti qe me kujtohet ishte:

    Kesulkuqja eshte proletariati (i kuq) dhe ujku eshte kapitalisti (i zi). Muhabet “kodra pas bregu e ne maje te malit” dmth.

  5. Erolina thotë:

    22 January 2008 @ 11:48 am

    :D proletariati dhe kapitalisti :)
    Poshte embargoja, se edhe kur e shfuqizojne, mxjerr krye ketu ku e kuqja emertohet “proletare” :D

  6. WASU thotë:

    22 January 2008 @ 4:22 pm

    Humor sa per te kaluar radhen, i sforcuar, a thua se s’ka ngelur gje tjeter per t’u banalizuar po i erdhi radha perrallave per femije.

  7. blete thotë:

    22 January 2008 @ 5:10 pm

    ne fakt perrallat per femije jane analizuar e steranalizuar me qindra here e ka plot libra me versione te ndryshme, qe nga feministet, erotiket, pacifistet, sarkastiket, etj etj. kjo tregon qe funksionojne mrekullisht per nxitjen e kultivimin e fantazise te cfaredo lloji.
    persa i perket trajtimit ne fjale, me duket edhe mua i sforcuar. p.sh. ujku nuk pyet per rojtarin e pyllit, sepse si kafshe qe eshte nuk e ka idene qe pylli ka rojtar ose perse i duhet. nese i japim atribute te te folurit, duhet ta pranojme gjithashtu qe ujku do t’i perdore keto atribute per te joshur vogelushen qe te perfundoje ne stomakun e tij te madh.
    p.s. kush e mban mend kengen e ujku nga teatri i kukullave te korces?
    mua me kujtohet vetem kenga e kesulkuqes

  8. Peshku Fluturues thotë:

    23 January 2008 @ 12:13 am

    Kesulekuqja
    Ishte kesulkuqja nje dite dhe po ecte ne pyll, nderkohe shef ujkun qe kercente nga nje ferre ne tjetren. Ajo behet kurioze dhe shkon prane ujkut dhe e pyet:
    -O ujk pse i ke syte kaq te medha ??
    -Po qe te shof me mire ty o kesulkuqe , dhe nderkohe ujku kercen ne nje ferre tjeter. Kesulkuqja e ndjek perseri dhe e pyet :
    -O ujk po veshet pse i ke kaq te medha ?. - Ujku i pergjigjet :
    -Po qe te degjoj me mire ty o kesulkuqe “, dhe nderkohe kercen tek nje ferre tjeter. Kesulkuqja nga kurioziteti e ndjek perseri nga mbrapa ujkun tek ferra tjeter dhe i thote:
    -O ujk pse i ke dhembet kaq te medhaja ??”, dhe ujku i pergjigjet
    -”O kesulkuqe a do na lesh te dhjesim rehat apo jo ??”

  9. ali thotë:

    21 February 2008 @ 8:21 pm

    po qan serbia u kall rusia po qesh kosova urime pavarsia.

  10. ali zekaj thotë:

    21 February 2008 @ 8:34 pm

    mbreti me 3 motrat.

  11. jani thotë:

    21 February 2008 @ 8:37 pm

    serbia ma e mira haahahah

  12. jani thotë:

    21 February 2008 @ 8:38 pm

    kosova ma e keqja hahahah.

  13. LONI-DONI-MIRI thotë:

    14 July 2008 @ 1:41 pm

    LETE HARRON AJE ENVER VETEN SE KU TE NXA JO QI KU ME MYT PO KU ME KALL PER ZGJALLI SE E DI SHUM MIRI KU OSHT MIDIS SHKIVE NE MITROVIC PO EDHE SHKIT ME TA PA I PRE SE LA TUNG

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com