Sa lirë e shita shpirtin
Dhe vdekja vjen pas teje…
Takimi me tokën e lagësht,
s’qe ashtu si e prita
Dhe vdekja vjen pas teje…
Si shiu pas reve të fryra të zeza.
Rrufepritësi nuk më funksionon.
Me shkepëtima po më digjet zemra.
Ufma pas reve të fryra të zeza,
Dëshpërimi, ma zë mendimin në kurth,
E po më vdes e mbytur lotësh mendja.
Mbaj kokën ulur toka është e lagësht.
Këto pellgje balte qenkan vërtetë të rralla,
Pellgje të hijshme, me ngjyra ylberi.
E spërkala të ndotura nafte.
Dhe vdekja vjen pas meje…
Lumejtë e hadit prej kohësh kam kapërcyer,
Mbi shpinën e lodhur të kërrusur të karontit plak
Sa shpirtra të pa jetë ke mbajtur? E pyeta.
Varkëtari ngriti sytë nga qielli,
Në ferr yjtë s’dukeshin gjëkundi.
Në ferr yjtë ishin shuar
Në ferr yjtë…
Karontin e bezdisa me pyetje,
Aq sa në fund s’ma ktheu kusurin.
Dy monedhat florinjta ishin ca shumë.
Desha të them, për një varkëtar.
Karonti as qeshte as qante,
qe rrugë monotone.
E unë sa lirë e shita shpirtin…

29 June 2007 @ 2:57 pm
O zot sa trishtim e vdekje kjo poezi…çfare mund te ndodhe ne jeten e njeriut kaq negative sa vetem Karontin te kujtosh…Kulmi i deshperimit duhet te jete te vdesi mendja e mbytur ne lote….Dai…su con la vita…Eshte kaq e bukur..Domani un’altro giorno…
PS ç’e ke kete nick vertet..me tingelloi si diçka prej korbi…Ah …shkruar bukur..Nuk je axhami.Njeh vargun e ritmiken…
29 June 2007 @ 8:23 pm
Faleminderit Zane…Ne tentative per te arritur vargun, gjithmone trishtimi eshte frymezim i pare…Pastaj kam shkruara edhe poezi jo te trishta po rralle.. u perpoqa te bej nje ne Sarande: “Me valet qe perkedhelin guret, ndersa une i ledhatoja gjijte te dashures dhe yjte vigjelonin permbi ne”, po deshtova sapo me doli perpara nje ndertim betoni, pune derqi eee ste lene ndertimet as te kesh frymezim…
29 June 2007 @ 10:53 pm
E rendesishme eshte te kesh ledhatuar persembari “ato”Frymezimi shkon e vjen
29 June 2007 @ 11:26 pm
ha ha ha, ishte vetem krahasim, te gjitha jane perfekte ne nje figure letrare
29 June 2007 @ 11:28 pm
Se harrova, ne nik nuk ka asgje prej korbi, veç tingellimes….
30 June 2007 @ 12:02 am
ore krasta e kraut se mos te sollen valet ne sarande keto vargjet per bunkieret
ngrihen qetesisht
si gunga permbi toke
here vec e vec
here koke me koke
kjo mas e heshtur
beton dhe hekur
keshtjelle shqiptari
ne kete shekull.
aty do bejme neser
epiken qendresen
t ju japim bunkerve
emra te pervecem.
ngrihen qetesisht
gunga neper are.
emrat e lopeve
ju vune ca fshatare
30 June 2007 @ 12:20 am
shume e bukur edhe kjo patre, po ishte nate dhe nuk e pashe ne ishte buker me emer lope apo hotel i ri i pa pagezuar ende kerthi betonarmeje…
30 June 2007 @ 4:47 am
“Dhe vdekja vjen pas teje…”
shume bukur…
PS: Dy monedha t’florinjta - eshte me e sakte gramatikalisht…
30 June 2007 @ 6:41 am
ne vjersha e pare sikur autori ka vdekur dhe eshte ringjallur
gjithsesi e bukur por shume e trishtuar..
ps; Padre komplimente
30 June 2007 @ 4:45 pm
drejt laura… ka nevoje per sy gjuhesor…