Sa larg Prishtina nga Tirana

Revista Mapo (Isuf Kurtaj)

“Tirana valla boll larg, por asnjëherë nuk pritoj të shkoj”,-më thotë Kushtrim Asllani gazetar nga Prishtina. Në fakt nga Prishtina Tiranë është goxha larg. Po ç’rëndësi ka nëse është më pak a më shumë se 300 kilometra distanca që ndan Prishtinën nga Tirana, pasi ka lloj-lloj mundësish për t’u larguar dhe afruar këtë distancë. Me makinë, nga njëri kryeqytet në tjetrin, bën së paku 7 orë. Të skamurit, që detyrohen të rrugëtojnë me autobus, duhet të bëjnë plot 11 orë të mundimshme. Mjeti që të sjell në Tiranë sa hap e mbyll sytë me 80 euro është avioni i vetëm i linjës Sllatinë-Rinas. Por edhe këta 30 minuta që ndajnë Tiranën me Prishtinën në avion, ngjajnë më të gjata se një 30 minutësh i zakonshëm. Aterrimi është plot ankth, sepse avioni i linjës është njëlloj siç janë këto dy kryeqytete. Dhe sapo rrotat prekin pistën, fillon e ndjen se je në Tiranë. Në këtë moment malli Tiranë është gjithçka: është Rinasi, Vora edhe Gërdeci në të djathtë. Si për të harruar Gërdecin vjen dhe një lajm i mirë, rruga e aeroportit që të çon në Tiranë është rregulluar. Mbikalimi i zhvendosur tashmë ka përfunduar dhe Tirana ka një hyrje fantastike, ndërsa treni ekspres Rinas-Tiranë mbetet një ëndërr.

Prishtina larg
Ishte po Tirana e para disa ditëve më parë, vetëm paksa më e shkretë në mes të drekës. Lokali gjigandë me njëmijë e një karrige i ngritur në mes të Parkut Rinia ia ka marrë hijen simboleve të Tiranës së para disa viteve. Hotel Dajti dhe pak më tutje 15 Katëshi e kanë humbur shkëlqimin. As Hotel “Rogneri”, nuk është ai i pari. Aty më nuk luhen skenat dhe prapaskenat e politikës shqiptare. Strofkullat ku zhvillojnë pazaret krerët e politikës shqiptare ndërrohen shpesh. Megjithëse “Sheratoni” është vendi ku e nisin dhe e përfundojnë ditën një pjesë e mirë e elitës shqiptare. Dy hapa nga kryeministria është lokali “Bulevard”, ku argëtohen zyrtarët më qejflinj. I përbërë prej xhami dhe betoni, qytetarët krenohen për gradacelën e shumëpërfolur Twins Tower. Zhurmat u shuajtën sa mbyll e hap sytë, dhe ato sot janë aty, dëshmi e gjallë e mish-mashit urbanistik.

Përsëri larg
Së paku unë që jam nga Kosova dhe që kam studiuar për disa vjet dhe së fundmi punuar në medien e shkruar në Tiranë, kur vij nga andej më duket larg. Nuk munden të ma afrojnë as klipet e këngëtarëve nga Kosova që performojnë në televizionet e Tiranës, as ndonjë lajm për Kosovën që futet në rubrikën e rajonit në të përditshmet shqiptare. Por as ndonjë analist prishtinas që zë vend ndonjëherë në këto televizione, as ndonjë telefonatë apo e-mail që më vjen nga Prishtina. Fajin e ka Tirana, malli për të. Humbas, zhytem direkt deri në fyt në gjurulldinë karakteristike të këtij qyteti. Tiranasit i shoh njësoj si para një jave teksa ankohen… dhe ky vit sipas tironsve po shkon si mos më keq me lekun dhe vapën, që do të thotë më shumë pluhur dhe më shumë mërzi. Përkundër ankesave, kafenetë janë plot. Kronika e televizione dhe gazeta flasin për papunësi të madhe. E fryn paksa. Ashtu si në Prishtinë, papunësia nuk i step kryeqytetasit, të vjetër dhe të rinj qofshin, e tjerrin kohën e lirë nëpër kafene. Vetëm se në Tiranë jeta e ditës dhe natës është e përqendruar te ish-Blloku. Në Prishtinë kafenetë janë të shpërndara në shumë lagje të Prishtinës. Në Tiranë është më mirë përsa u përket dritave. Nuk ka mbetur asnjë lloj shenje nga kriza e thellë energjetike që pati kapluar Tiranën në dimër. Por megjithatë, njerëzit kanë ankesa të tjera… Tirana sot kalon një kaos urbanistik… Larg çdo mundësie për t’i përngjarë metropoleve evropiane. Ndërtesat kolektive, pesëkatëshet e dikurshme, janë po aty, por tani më të “rritura”, taman si fëmijëria ime, madje edhe më bukur, pasi ngjyrat e fasadave të këtyre ndërtesave i kanë munguar asaj moshe. Shumë pranë tyre janë ndërtesat 10, 15 apo edhe 20 katëshe.

Tirana dje dhe sot
Tirana e djeshme dhe sotme janë të kapura dorë për dore në një valle të (pa)barabartë. Këtë e ka shkaktuar katastrofa arkitekturore e viteve të fundit, të cilën vazhdon ta zbusë “Tirana e vjetër”. Bulevardi, ndërtesat e ministrive, parlamenti, ndërtesa universitare e “Korpusit”, Piramida, Ura e Tabakëve, Xhamia dhe Sahati në qendër të Tiranës së bashku me sheshin “Skënderbej”, që kompozojnë kështu ato pak bukuri që vazhdojnë të mbeten. Përmes këtyre vlerave kulturore nuk tjetërsohet sharmi i Tiranës dhe nuk e mposht as modernizmi i keqkuptuar i Tiranës. Bare, restorante luksoze, komplekse pishinash dhe komplekse të tjera argëtimi, mu në zemër të Tiranës si “Hajvani” e kisha fjalën për “Tajvanin”, brenda të cilit është kazinoja e shumëpërfolur, përbëjnë këtë mozaik sa të trishtë, aq dhe të këndshëm. Përballë kësaj ngrehine mikse sa të turbullt, aq dhe shpresëdhënëse, Tirana, për dikë vazhdon të përparojë dhe për dikë jo. Nga ky sfond i largët Prishtina më duket dhe më larg. Sa më shumë Tirana po merr pamjen e një qyteti (jo)modern, aq më shumë po më largon nga Prishtina. Si për çudi, kur ndodhesha në Prishtinë, Tirana më dukej shumë afër. Këtë nuk e kam kuptuar asnjëherë.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

16 Komente

  1. edrus thotë:

    25 August 2008 @ 1:10 pm

    kur ndodhesha në Prishtinë, Tirana më dukej shumë afër. Këtë nuk e kam kuptuar asnjëherë.
    Të tjerëve ju është dukur 64 vjet larg

  2. peshkaqeni thotë:

    25 August 2008 @ 2:08 pm

    Hajde Tiranë hajde
    Edhe New York-ut ia paske kaluar…

  3. Erjon thotë:

    25 August 2008 @ 2:32 pm

    Se kapa lidhjen e Prishtines ne kete reportazh per Tiranen… pervec faktit qe autori eshte nga Prishtina.

  4. Grupi thotë:

    25 August 2008 @ 5:00 pm

    Se kapa lidhjen e Prishtines ne kete reportazh per Tiranen… pervec faktit qe autori eshte nga Prishtina.

    Paguhen per germe kta ore….prandaj shkruajn artikuj kshu pa kuptim fare.

  5. xhibi thotë:

    25 August 2008 @ 7:33 pm

    Erjon thotë:

    Se kapa lidhjen e Prishtines ne kete reportazh per Tiranen… pervec faktit qe autori eshte nga Prishtina.

    :)
    Une mendoj pikerisht ajo eshte lidhja, pra qe autori eshte nga Prishtina. Kosova eshte Shqiperia nr 2 tani mo, shteti i dyte shqiptar. Ke 2 milion shqiptare andej dhe 3.3 milion ketej, qe me ne fund nuk i ndan me asgje … pervec faktit qe te duhet nje dite te tere te udhetosh dhe faktit qe vetem tashme mbas 10 vjetesh qe Kosova eshte defakto e pavarur, qeveria po kujtohet te beje nje rruge per se qeni per te lidhur keto dy shtete.

    Kjo per aspektin fizik te largesise. Per te tjerat pastaj, nuk eshte e thene qe gazetari duhet patjeter te jete me 7 breva tirons pa te flase per Tiranen. :)

  6. xhibi thotë:

    25 August 2008 @ 7:36 pm

    breza dmth :)

  7. Grupi thotë:

    25 August 2008 @ 8:21 pm

    dhe faktit qe vetem tashme mbas 10 vjetesh qe Kosova eshte defakto e pavarur, qeveria po kujtohet te beje nje rruge per se qeni per te lidhur keto dy shtete.

    Shi shi shi…c’qiveri qe paskemi patur! Tani u kujtua te ndertoj rruge per ne Kosove? Argument bindes vertet…Megjithse rruga ka vite qe ka filluar ndertim dhe ka po 10 vjet qe ka filluar projekti (mgijithse kuptohet…”s’ka projekt!”) dhe se Kosova para atyre 10 viteve ishte ne gjendje pushtimi…fajin e paska…wait for it…qiveria Shqiptare!!

    Sa pe djenine tone…mund te na japesh dhe nodnje emer apo parti konkrete qe te dime ke te sulmojme ne artikujt e arrdhshem te Fatos Lubonjes/Ilir Metes/Peshkatarve etj??

  8. xhibi thotë:

    25 August 2008 @ 8:31 pm

    Grupo, Kosova ka rreth 10 vjet qe nuk eshte ne pushtim. Ku planeti ke jetuar ti? Nuk kishte ndonje dyshim ne mendjen e ndonje shqiptari apo te huaji (pervec serbeve dhe ndonje greku) qe ne momentin qe lufta mbaroi dhe Kosova u vu nen administrim te OKB dhe u shkeput komplet nga Serbia, qe do arrinte dhe pavaresine formale.

    Kosova ka operuar ne shume aspekte si vend i pavarur gjithe keto vite, te pakten ne aspektet ekonomike qe po flasim dhe te lidhjes se dy vendeve.

    Ca leshi projektesh mer? Te kishte qelluar te udhetoje ndonjehere ne keto 10 vitet e fundit Tirane-Prishtine e ta shikoje ca gjendje ishte rruga, sidomos deri ne Kukes?

    Dhe kur them qeveria e kam fjalen te gjitha administratat qe kane qene ne pushtet gjate ketyre viteve. Apo duhet patjeter te sulmosh dike ti specifikisht? Ok pra, sulmo trurin tat qe te ben te te duket vetja analist me i mencur se Lubonja, qe cuditerisht nuk te kane zbuluar akoma mediat shqiptare dhe ato te huaja. :D

  9. zzzz thotë:

    25 August 2008 @ 8:34 pm

    Nuk kishte ndonje dyshim ne mendjen e ndonje shqiptari apo te huaji (pervec serbeve dhe ndonje greku) qe ne momentin qe lufta mbaroi dhe Kosova u vu nen administrim te OKB dhe u shkeput komplet nga Serbia, qe do arrinte dhe pavaresine formale.

    Ndonjë greku? lol … Serbët dhe greqërit bashkë

  10. xhibi thotë:

    25 August 2008 @ 8:45 pm

    zzzz, desha te them qe serbet mund te kene qene te gjithe te deziluzionuar qe nuk do ta humbin Kosoven, po greket mendoj benin gam-gam nga njera ane, po nga ana tjeter e dinin qe ajo pune mori fund qe kur i perdhunoi Nato serbet me bombardime intensive dhe kur beri planet per ta pushtuar Jusosllavine me trupa tokesore, nese nuk do terhiqeshin nga Kosova.

    Nejse mo, dhe une mbase bej gabim qe i replikoj te gjithe ketyre qe jane “disfranchised” si puna e Grupit qe jane kunder cdo gjeje dhe analize vetem per te thene qe te tjeret ja fusin kot, sidomos keta si Lubonja dhe peshqit dhe media dhe gjithe bota, dhe ne ja fusim plot. :D

  11. Shqiptari i Prizerenit thotë:

    25 August 2008 @ 9:29 pm

    Lidhja Tirane Prishtine eshte e thjeshte- te dyja jane qytete shqiptare dhe te dyja nevojisin te pranojne se kryeqyteti i vertete shqiptar eshte Prizereni.

  12. Monda thotë:

    25 August 2008 @ 10:33 pm

    Ok bac u kry :).

    Po s’e pate problem ti, ta bejme Vloren kryeqytet se ashtu i kemi ca pune :D.

    Per temen, me thene te drejten s’kam qene ndonjehere ne Prishtine, po prinderit e mi qe kane vajtur s’u eshte dukur larg. Kismet vitin tjeter kur te vete do u kallxoj me kokretisht.

  13. gre_wireless thotë:

    26 August 2008 @ 5:03 am

    “Shqiptari i Prizerenit thotë:

    25 Gusht 2008 @ 9:29 pm

    Lidhja Tirane Prishtine eshte e thjeshte- te dyja jane qytete shqiptare dhe te dyja nevojisin te pranojne se kryeqyteti i vertete shqiptar eshte Prizereni.”

    “Monda Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Gusht 2008 @ 10:33 pm

    Ok bac u kry :).

    Po s’e pate problem ti, ta bejme Vloren kryeqytet se ashtu i kemi ca pune :D. ”

    morali i komenteve. Flamurin e ngriti Isa Boletini ne Vlore keshtu qe Vlora duhet te behet kryeqytet dhe kryeministri duhet te jete nga Kosova :)

  14. ARIU thotë:

    26 August 2008 @ 10:29 am

    Me ka marre madhi per patellxhane me mish derrkuci!!!

  15. Grupi thotë:

    26 August 2008 @ 2:47 pm

    Grupo, Kosova ka rreth 10 vjet qe nuk eshte ne pushtim. Ku planeti ke jetuar ti? Nuk kishte ndonje dyshim ne mendjen e ndonje shqiptari apo te huaji (pervec serbeve dhe ndonje greku) qe ne momentin qe lufta mbaroi dhe Kosova u vu nen administrim te OKB dhe u shkeput komplet nga Serbia, qe do arrinte dhe pavaresine formale.

    Kosova ka operuar ne shume aspekte si vend i pavarur gjithe keto vite, te pakten ne aspektet ekonomike qe po flasim dhe te lidhjes se dy vendeve.

    Qeke special ti Xhibo fare…lexo mire c’shkruajta une para se te marresh flak.

    Ca leshi projektesh mer? Te kishte qelluar te udhetoje ndonjehere ne keto 10 vitet e fundit Tirane-Prishtine e ta shikoje ca gjendje ishte rruga, sidomos deri ne Kukes?

    Te thash pra qe qenke special fare…me thuj pak sa vite ka rruga e re qe ka fillu ndertimin??

    Dhe kur them qeveria e kam fjalen te gjitha administratat qe kane qene ne pushtet gjate ketyre viteve. Apo duhet patjeter te sulmosh dike ti specifikisht? Ok pra, sulmo trurin tat qe te ben te te duket vetja analist me i mencur se Lubonja, qe cuditerisht nuk te kane zbuluar akoma mediat shqiptare dhe ato te huaja.

    Po une nuk do haem me Lubonjken…nuk shkoj ne nivel aq te ulet. Po na thuj pra kujt tja vem fajin…se kshu “te gjithe kan faj”…na le ne ajer fare. Dhe me kujto dhe njehere se per cfar po grindemi…se…e harrova.

  16. jakova thotë:

    27 August 2008 @ 6:53 pm

    Per Prizrenline dhe Monden,
    shkeputur nga enciklopedia “Gjuhet e Keqija”:

    Prizreni:kryeqyteti i Mamushes(türkce:Mamusa),arpagjikeve dhe gjithe kazanxhinjeve te Kosoves.

    Vlora:kryeqyteti i Mallkeq-it ,Dushkarak-ut dhe gjithe skafisteve te Shqiperise.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com