Sa “mirë” të jesh ndërkombëtar
“Stresi është një gjendje injorante që beson se gjithçka është urgjente dhe me rëndësi”-thoshte Natalie Goldberg tek “Mendjet e pazakonta”. Duhet të jetë shprehja me të cilën përballen çdo ditë qindra të rinj, intelektualë apo aspiruesit për të qenë të tillë, që punojnë me staf ndërkombëtarësh nga ata që kanë mbirë me shumicë në të gjitha vendet në zhvillim.
Urgjenca dhe rëndësia e çdo veprimi të tyre bëhet më kohë-ngrënëse dhe tensionuese teksa udhëzimet për rrahjen e ujit në hava vijnë prej atyre që kanë ardhur në Shqipëri me misionin e vetëshpallur për ta përmirësuar atë. Deri këtu, synimi i ndërkombëtarëve që janë vendosur në atdheun tonë të dashur, mund të pranohet si i mirëqenë dhe deri në një farë shkalle i nevojshëm për hapat e shumtë që ka ende për të bërë vendi. Por, ka disa kleçka dhe yçkla në praninë dhe sjelljen e tyre. I gjen si me emërues të përbashkët, kanë edhe përpjestues të herëpashershëm, dhe thyesa e tyre vepruese dhe efektive pothuajse bëhet copë, kur mbetet e zhveshur nga gjendjet e urgjencës dhe të rëndësisë në të cilën pretendojnë se punojnë. Është bërë zakon që shqiptarët ta nënvleftësojnë veten, të ndjehen liliputë dhe robër besnikë të ndjenjës së inferioritetit, të hapin rrugë dhe të tundin kokën para çdo të huaji që shkel në Shqipëri. Rastet kanë treguar se interesi madhor që i bën këta njerëz të sakrifikojnë pak kohë nga jeta e tyre për Shqipërinë, janë pagesat e majme që marrin të huajt për të punuar në këtë vend me “shkallë të lartë vështirësie”. Karvani i nëpunësve civilë mediokër, i ekspertëve të ngelur gjatë pa punë në vendlindjet e tyre, i dështakëve që kanë parë çdo tip dere t’ju përplaset në fytyrë, i të epshurve për para të shpejtë dhe të pakontrolluar, i sjellin këta të huaj në vendin e shqiponjave, për t’iu folur pak mbi të. Rezultatet e vetme të dukshme dhe të matshme që kanë zakon të bëjnë publike këta përfaqësues të mendësisë perëndimore, përqëndrohen tek zhvleftësimi i çdo përpjekje të bërë për të lëvizur nga status-quoja ku psikologjikisht na kanë vendosur prej kohësh. Është fare e thjeshtë të kritikohen shumica dërrmuese e karakteristikave dhe sjelljeve të një shqiptari përgjithësues, veçanërisht integrimi kulturor dhe etika në komunikim e në punë. Ama është akoma më e thjeshtë të hiqen syzet e pranimit si të mirëqenë për mbivlerësimet e njerëzve që zaptojnë pikat kyçe të lekë-rrjedhjes shqiptare. Stresi nën të cilin ndodhen përgjithësisht të dërguarit në Shqipëri, rrjedh nga një presion i përpiktë nxitur nga procedurat burokratike po aq sa nga etika e lënë me pushime. Por, Shqipëria shihet thjesht si start për të kapërcyer diku tjetër në karrierë, si i vetmi cep në Evropë ku mund të “shijosh” ende mungesën e forcës së ligjit, ku mund të kërkosh të paguhesh për broçkulla, ku të krijojnë kult pa e kërkuar, por, edhe ku ndesh në njerëz të përgatitur që nuk kanë se si të kenë nivelin e akuzuesve dhe stresuesve perëndimorë.
Të shumtë janë të rinjtë e talentuar apo stafet shqiptare me eksperiencë që janë të aftë të përballojnë më shumë se katër detyra në të njëjtën kohë; ama të qenit shqiptar e disfavorizon menjëherë këtë kategori, dhe e bën të ndjehet pjesëtare e grupit ku ndjenja e inferioriteti duket sikur është injektuar deri në deje. Të huajt që punojnë në Shqipëri shëtisin çdo fundjavë në vendet më piktoreske të Shqipërisë, me makinat dhe shpenzimet e parave që gjoja destinohen për Shqipërinë. Ata kanë dieta, fluturime, angazhime dhe nderime shumë më të mëdha nga ç’janë mësuar më parë në jetë. Ashtu si rregull-bërësit e bardhë në mes të kontinentit të zi, edhe këta ndërkombëtarë ngulen këtu me dëshirën në rritje për të mos u larguar kurrë nga luksi artificial tek i cili, çuditërisht fillojnë të besojnë. Aq keq sa çdo shqiptar ju jep përshtypjen e një shkopi që mund ta komandojnë si të duan dhe me të cilin mund të godasin ku t’iu teket. Përkëdhelia e madhe që kanë ndjerë në ambiente zyrtare, shoqërorë dhe financiare, i bën këta njerëz të shohin çdo ngjyrë bardhë e zi, me dëshirën e errësuar për të pjesë e kësaj ëndrre që shpesh,as vetë nuk e kuptojnë. Ndërkombëtarët janë kthyer në një klan turistësh me para të destinuara për të ndikuar sadopak në një çështje apo në një tjetër në Shqipëri. Stafi shqiptar që punon me ta, në mos është adaptuar dhe kthyer në vegël shërbimi, shpesh ndodh të jetë shumë më i kualifikuar se drejtuesi “ndërkombëtar”, por duhet varur nga dikush, thjesht sepse supozimi dhe kulti i perëndimorëve gjithçka-ditës, gëzon ende shëndet të plotë si koncept.
T’iu rezistosh alarmeve fals të emergjencës që lëshon pseudo-stresi i tyre, do të sillte një ndryshim të madh në efektivitetin dhe rrugën që kërkojnë të ndjekin vendasit dhe hierarkët e shkallëve të dyta. Por, pikërisht këtu qëndron ndryshimi mes presionit nga kohë-ngrënësit dhe stresit fals që prodhojnë ndërkombëtarët. Vetëm mes tij e ndiejnë suksesin e tyre të asgjësë, të tejzgjatjes dhe vërdallosjen në të njëjtën pikë. Pikërisht aty ku edhe janë fundosur përpjekjet e dështuara për të dalë prej saj.
nga t_red


15 Nëntor 2007 @ 2:09 am
T-red!Ke goditur ne shenje.Po varet se sa do degjohet kjo kembora qe po tund.Se dhe kambane,po te ishte,as do degjohej.Per te mos e humbur fillin(ti e di qe jam plak dhe me “dalldis”mendja!)une do te thosha se kete statusine ketyre te”afteve qe kane rene nga qielli dhe,per cudi bejne veze te kuqe”(thenia ne thonjeza eshte imja!) e ka percaktuar me mire se kushdo ish kryeministri i Kosoves,Bajram Rexhepi qe tha per ta:”UNMIKU nuk largohet nga Kosova as per dyqind vjet,se,sa merr nje shofer i Unmikut,nuk merr kryeministri i Kosoves”.Te shtosh tjeter,e prish cdo gje qe ke shkruar ti.
15 Nëntor 2007 @ 11:02 am
T_red,
gjej shume fakte qe i kam konstatuar edhe une me te huajt ne Shqiperi. Une, nganjehere, kur me pushton temperamenti, i konsideroj te huajt dhe shqiptaret qe punojne per ta neokolonialiste. Gjithmone bashke dhe gati per te treguar me gisht ata, shqiptaret.
Kam pas njohur nje gjerman ca vite te shkuara. Thoshte: kam ardhur ketu t’ju sjellur kulturen shqiptareve. Ne te vertete, shiste traktore. Vetem se, para se te ndalonte ne Shqiperi, ai bente nje stop ne aeroportin e Zürich-ut ku depozitonte parate qe i jepte puna e tij ne Shqiperi; para qe ai i depozitonte ne Zurich qe te mos ja gjente departamenti gjerman i taksave. Me keto para ngriti shtepine. Ky njeri ne pazar luftonte me fshatarin edhe per qindarken e fundit dhe ankohej me ze te larte e gjithandjej se ai fshatari donte ta vidhte. Behej fjale per 1kg domate, qe edhe te donte nuk mund t’i sillte fshatarit me shume se disa qindarka me teper, qe ndoshta as nuk do ja shuanin urine femijeve te tij ne mbremje. Nderkohe, qe gjermani fitonte dicka tek 14000 DM ne muaj dhe mburrej se arrinte te jetonte ne Shqiperi me 1000DM. Kuptohet, qefet, makinen dhe te tjera dekoracione ja paguante EU.
15 Nëntor 2007 @ 11:20 am
Nice piece T-red,
Me dole ne shteg se jam duke lexuar “Nje rrefenje me nderkomberare” nga Ylljet Alicka, fitues i cmimit kult ne 2006. (ISBN 99927-52-94-7)
Interesant dhe e rekomandoj. I thjeshte dhe i rrjedhshem per tu lexuar dhe qe gerric plaget tona me elegance.
Keputa nja 2 paragrafe nga nje kapitull i botuar ne http://perpjekja.net/revista/arkiv/nr21/alicka.html
“Roshi u takua me krejt nëpunësit e përfaqësisë pjesa më e madhe e të cilëve ishin ndërkombëtarë, të cilët para se të vinin në këtë vend të vogël në periferi të Europës duket se nuk kishin pasur shumë hapësirë apo rast për të shpalosur aftësitë e tyre në të mirë të njerëzimit. Nuk ishte aspak e vështirë të kuptoje se ndërkombëtarët ndjeheshin të rëndësishëm në këtë vend.
Kjo gjë të binte në sy dhe në mënyrën se si ndërkombëtarët të jepnin dorën, me ca lëvizje të llogaritura dhe pa atë xhestikulacionin e tepruar e shpesh të paformë që i karakterizonte rëndom nëpunësit vendas. Kur shtrëngonte duart e tyre të buta Roshi nuhati se ndërkombëtarët mbanin erë të mirë parfumesh dhe se cdo orvatje për tu dukur barabar me ta dukej pa vend dhe meskine.
Por dhe vështrimi i ndërkombëtarëve në përfaqësi ishte ndryshe nga vendasit, pasi në kohën që Roshi u jepte dorën vështrimi i tyre kalonte diku mbi kokën e tij. Ai, vështrimi pra, zgjatej në një pikë të pakapshme për sytë e Roshit edhe kësisoj këndi i rënies së vështrimit zgjerohej pa kufi “
15 Nëntor 2007 @ 11:23 am
Barcaletë me ekspertin e huaj.
Nje ekspert i BE-së shkon ne nje zone malore per ekskurison dhe shikon një bari me një tufë të madhe delesh. I thotë bariut - po e gjeta me të parën sa dele ke a ma jep një dele. Ok i thotë bariu (po dmth se ok barinjtë nga anët tona s’para e përdorin shumë). 257 i thotë ky tipi. Ou thotë bariu, i fortë qenke, merre delen se e ke hallall. Merr delen eksperti dhe bën të iki. I thotë bariu ndërkohë - po e gjeta unë cfarë pune bën ti a ma kthen delen? Ok thotë eksperti (se ekspertët thonë ok). Ti i thotë bariu je ekspert ndërkombëtar. Ouuuu, habitet tipi, si e gjete? E para i thotë bariu, më tregove një gje që unë e dija edhe pa ma thënë ti, e dyta, leje qenin aty ku e more dhe kris bythën.
15 Nëntor 2007 @ 11:28 am
hihihihi
15 Nëntor 2007 @ 11:32 am
Well Swed, e ke pershtat mire.
Kjo ne fakt nuk eshte me nderkombetarin por me konsulentin
Anyway, edhe nderkombtaret tek ne si konsulentet jane te cajne menderen e marrin leke per te treguar gjera qe ti i di.
15 Nëntor 2007 @ 11:41 am
Moze, nderkombetaret jane me keq akoma, se konsulentet te pakten kane nje profesion dhe vijne e flasin per fushen e vet (do thuash ti thone gjera qe dihen, ok, po gjithsesi nuk jane komplet out) Ndersa nderkomebtaret jane vertet fun, ka studiuar burri i botes psh sociologji, ka punuar mesues province 10 vjet, dhe vjen oficer i x organizate te huaj per reformen ne bujqesi. Jane personat me kot qe egzistojne ne bote, po kot kot kot fare.
P.S. I shaj se i kam zili, vdes per tu bo pak ekspert nderkombetar, sic vidste Vani per pak magazinier. Po degjuat gje me thoni, UNICEF, WHO, ndonje program i BE-se per bujqesine a per ilacet a per dhunimin e grave, whatever, pranoj
15 Nëntor 2007 @ 11:49 am
E di Swed, se i kam provu te dyja. Sidomos te dyja bashke (nderkombetar kbehonsulent) kaihere del kombinim o zot o zot.
Ti dhe mire ate rastin e atij mesuesit te fillores, por une kam pare raste pensionistesh apo dhe te pashkolluarish.
Skema : Shteti nderkombetar jep leket asistence teknike - behet tender per projektin - tenderin e fiton nje organizate a kompani nga shteti nderkombetar - puneson njerezit me te lire e me pak profesionale nga shteti nderkombetar - fryn faturat e jeteses ne shqiperi se ketu eshte vend rrumpalle - shton koeficient veshtiresie se po punon ne nje vend rrupalle - pensionistet bejne punen me sybet - marrin leket - ikin.
Shqiptaret si perfundim me leket e shetit nderkombetar (dhurate apo kredi) marrin ne dore nje pune te kryer me sybet qe pertej kesaj jane te detyruar (se jane legena shqiptaret) ta pranojne dhe ta perdorin.
Pra nderkombetaret i japin ca leke vetes se vet per te na bere neve corap.
Po le jashte ketu plot raste kur keto punerat e bera me sybet kane qelluar shume me larg se leket e projektit konkret, kane qelluar gjer ne ndryshime te rendesishme ne legjislacion,procedura dhe standarte qe indirekt kane favoriuzar faktore te brendshem apo te jashtem te interesuar per te zhgrrab leke te tjera ne shqiperi.
Kemi shume peshqeshe nga nderkombetaret qe mbajne peng apo kane shkaterruar segmente te caktuara te shtetit dhe ligjeve tona.
15 Nëntor 2007 @ 12:47 pm
Swed, kete barcaleten tende e tregoi nje koleg ne nje darke “pune” qe patem me ca nga keta nderkombetaret. E beri pasi kishte pire pak vere te bardhe, sigurisht, se esell nuk donte t’jua prishte qejfin atyre qe mendonin se po bejne namin dhe se ne e besojme nje gje te tille. Anyway, keta nderkombetaret dhe ekspertet bashke bene sikur nuk kuptuan gje.
Te nesermen ne mengjes: “I’m still trying to digest last evening jokes. Sometimes you Albanians are not aware of your weird sense of humour” - na tha njeri prej te “ofenduarve”. Rezultati? Te gjithe u vume ne kerkim te me shume pershkrimeve per keta hyjonore pa bisht.
Gjetem edhe 10 fjalitë që nuk do t’e na bjerë rasti kurrë t’i dëgjojme nga goja e një ndërkombëtari:
1.Oh, ke të drejtë. Po më paguan shumë për këtë punë.
2.A hedhim bast që për një javë të tërë unë nuk do të përdor fjalët “synergy” apo “added-value”?
3.Po sikur të vendosim që pagesa për ne, ekspertët, të bëhet në bazë të suksesit të projektit? Hë?!
4.Dëgjo, kjo strategji që unë po përdor është e tëra e bazuar në një rast të vërtetë biznesi që e kam lexuar nga një çështje në Bruksel!
5.Në të vërtet duket sikur në kërkojmë më shumë se ç’japim…jo se kjo është e vërtetë.
6.Nuk më duket se kam njohuritë e duhura për të dhënë mendimin tim për këtë çështje (edhe pse u shoqëroka me shpërblim)
7.Zbatimi? Më fal, por jam shumë i zënë me raportin 400 faqësh që duhet të shkruaj…
8.Oh,jo, jo, nuk është merita ime. Stafi në departamentin ngjitur punoi shumë mbi këtë çështje ( po po)
9.Problemi është se këtu ka shumë staf dhe pak punë.
10.Oh, po me sa shoh unë, gjithçka duket në rregull këtu. Nuk paskeni nevojë fare për ndihmën time.
Këto janë gjëra që një ekspert nuk do t’i thoshte kurrë. E ç’është një ekspert ndërkombëtar tek e fundit?
- Dikush që të heq orën nga kyci dhe të tregon sa është ora.
- dikush që mundohet të të shesë 99 mënyra për të bërë një pune qe vete nuk e ka bere kurrë më parë.
- dikush që thirret në momentin e fundit dhe paguhet me shuma marramendëse për të gjetur se kush e ka fajin që gjërat nuk ecin fjollë.
P.s. njeri nga ekspertet na ftoi ne pervjetorin e tij te 75-te, kurse tjetri justifikoi se dy jave pune me nje fundjave ne mes ishin shume per t’ia justifikuar familjes, prandaj projekti duhej te paguante edhe qendrimin e gruas dhe dy binjakeve te vegjel. Pagese per ekspertet lokale nuk ka. Nuk eshte parashikuar ne projekt!:)
16 Nëntor 2007 @ 11:17 pm
Një barsaletë paksa e rëndë për të ndjeshmit por që m’u duk se i përshtatej mirë rastit:
- Ku qëndron ndryshimi midis bishtit të lopës dhe kravatës së një eksperti ndërkombëtar?
- … (po e them anglisht më mirë) Bishti i lopës covers the entire arsehole.