Ryshfetet edhe ne Shqiperi

Nga Lorenzo Colantonio (Gazeta Shqiptare)

Në katin e pestë të prokurorisë së Peskarës, në orën 12 ndodhen Nicola Trifuoggi dhe zëvendësuesi i tij, Giuseppe
Bellelli ende në punë, edhe pse në prag të pushimeve. Prokurori tjetër, Giampiero Di Florio, do të mbërrijë aty pasdite.
Fiks një muaj pas arrestimeve që ndryshuan tërësisht krerët e drejtimit rajonal, prokuroria e Peskarës po kërkon ende në pistat e supozuara nga dy njerëz që dinin sekrete: një avokat dhe një bankier. I pari, jashtë protokollit u tregoi prokurorëve të tangenteve bipartizane se mbreti i klinikave, Vincenzo Angelini, kishte derdhur shuma të caktuara në investimet industriale, jo vetëm të qendrës së djathtë, por edhe ato të qendrës së majtë.
I dyti, me një të kaluar të afërt në shërbim të një instituti të rëndësishëm bankar londinez të përfshirë në dokumentimin e borxheve të Angelini, operacion i ideuar nga ish-presidenti i Fira-s, Giancarlo Masciarelli, u tregoi hetuesve të Sanitopolit, rrugën e dyshuar që kanë ndjekur ryshfetet e shëndetësisë private: 15 milionë euro, që 30 ditë pas arrestimit të Del Turcos dhe të tjerëve, nuk mund të gjenden. Por ish-bankieri, që edhe ai tani për tani ka dhënë një dëshmi jashtë protokollit, thotë se bëhet fjalë për një udhëtim të ndërlikuar që nga një vend i Europës Qendrore (Austria apo Lihtenshtejni), të çon drejt e në Gadishullin Ballkanik
Pista e re
Për momentin është vetëm një hipotezë hetimore, një bazë pune për Financën dhe prokurorët, ideja se ryshfetet e shëndetësisë do të jenë fshehur në Shqipëri.
Dhe në një moment të caktuar, gjithçka mund të zhduket sa hap e mbyll sytë. Ndoshta, për këtë arsye hetuesit po punojnë edhe në vigjilje të pushimeve të verës, edhe pse një muaj pas arrestimeve asgjë nuk ka ndryshuar realisht. Nga njëra anë janë akuzat e Angelinit, 19 udhëtimet e tij të dyshimta në Collelongo, në shtëpinë e ish-guvernatorit, të dokumentuara nga sipërmarrësi i Chietit, në mënyrë të dyshuar, një vit e gjysmë para se të plaste skandali.
Akuzuesi i madh
Angelini mbledh adresa, ruan copëza përmbledhjesh, bën fotografi të dhënies së ryshfeteve. Më pas ia dorëzon të gjitha këto në një pjatë argjendi prokurorisë; duke nisur nga 13 prilli i kaluar, akuzon Giovanni Pace, Vito Domenici, Sabatino Aracu, Luigi Conga e pastaj Del Turcon, Lamberto Quartan e Camillo Cesaronen, se më parë kanë pranuar ryshfete në këmbim të vendimeve në shëndetësi, që iu hapnin rrugën e fitimeve dhe më pas mbetet viktimë e shantazheve të tipit “paguaj, ose s’bën dot asgjë”.
Deri në momentin kur duhet të shesë thesarin e familjes së tij, klinikën “Villa Pini” në Torrevecchia Teatina, që e ka trashëguar nga i ati, Guido. Angelini akuzon, por nuk ka asnjë gjurmë për thesarin që ua ka paguar politikanëve.
Tangentet e zhdukura
Nuk ka asnjë gjurmë, as të 5.8 milionë eurove që sipërmarrësi thotë se ia ka transferuar në shuma nga 100 mijë, 200 mijë dhe 780 mijë euro, Del Turcos, Cesarones e Quartas; dhe as të 500 mijë eurove që gjithnjë Angelini thotë se ua ka dorëzuar Paces, Vito Domenicit, dhe as të 100 mijë eurove, që ish-guvernatori i qendrës së djathtë, Pace ka përfituar me përfshirjen e ish-dhëndrit të tij, Vincenzo Trozzi, zëvendëspresident i Firas së Masciarellit dhe as atë pjesë të luanit, 6 milionë euro që janë dhënë nga ish-menaxherët Asl të Chietit, Luigi Conga-s.
Të rrisim shumën
Kështu, nëse një muaj pas arrestimeve do të biem në gjurmët e bilancit të parë, prokuroria mund të ketë në duar vetëm rrëfimet e Angelinit, që në fakt janë akuza të rënda nga pikëpamja proceduriale. Por, nuk është gjetur asgjë tjetër. Ndoshta për këtë arsye, vigjilja e pushimeve të verës po vjen shpejt me prokurorët në kërkim të faturave bankare, lidhur me rrëfimet e njeriut që mban sekrete dhe që përfshin në këtë mesele edhe parajsën fiskale të Lihtenshtejnit, si dhe transferime të dyshuara ballkanike që do të çonin direkt në Tiranë.
“Il Centro”

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

Komentet janë mbyllur.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com