Rryma sipas Google-it
Google ka nxjerrë përsëri një vegël interesante rreth kërkimit që bëhet tek Google. Google Trends tregon rrymat e vërshimit të kërkimit dhe krahas tyre tregon edhe lajme nga ajo kohë.
Për fat të keq nuk është edhe aq i dobishëm në qoftë se s’ka shumë vëllim tek kërkimi. Shikoni për shembull artikujt që japin rreth Tiranës dhe Shqipërisë.
Mund të bëhen edhe krahasime rreth kërkimesh të ndryshme, si për shembull Shqipëria kundrejt Maqedonisë dhe rezultatet mund të radhiten sipas qytetit, vendit, apo gjuhës.

13 May 2006 @ 7:07 pm
Rryma (??!!)
ne shqip fjala “trend” perkthehet “prirje”, “drejtim”, “tendence”
shih Fjalori Anglisht Shqip. Tirane 1996 (botimi i 9-te)
14 May 2006 @ 1:36 pm
Ndërsa tool në këtë rast shkon më tepër i përkthyer si mjet
14 May 2006 @ 8:25 pm
Për anonimin, fjalori im është i 2000 dhe e ka edhe rrymë. S’ma ha mendja se është fjalë që ka dalë mbas 1996, por e pranoj që prirje mund të jetë më mirë.
Për baton, vegël/mjet aty aty është përsëri.
Faleminderit për vërejtjet.
14 May 2006 @ 10:09 pm
kot po nderhyj sa per muabet :
Vegel ne shqip,me teper ka kuptimin ne fushen e maqinerise dhe te mekanikes,si pjese kembimi, dhe ne fushen e buqsise si mjete pune, kurse per rastin e mesiperm nuk pershtatet si fjale dhe si kuptim,ne nje fushe te tille sic eshte informatika, qe u permend ketu psh “tool” nuk ka vend .