Rrugët, trotuaret dhe Liqeni Artificial i Tiranës

Revista Mapo
Alfred CAKO

(…)

Liqeni Artificial i Tiranës
Çdo njeri që ka dy pare mend dhe që s’ka disa banesa prona të veta, natyrisht që nuk mund të mos flaës për gjendjen mjerane të Liqenit Artificial. Ky është një resort i rrallë me konsum të përditshëm për amatorët e shumtë të saj të cilët ndoshta i kanë dhënë në masë në disa palë zgjedhje z.Rama shumë vota për shkak se ai në të tre fushatat ju është drejtuar atyre për mbështetje me “propozime” dhe “skema konkrete” të demonstruara dhe të varura nëpër pemët e Liqenit duke shkëmbyer buzëqeshje me çdo frekuentues të tij të çastit apo duke dalë me një top basketbolli në dorë për shkak të ndihmës që i vjen në këto momente nga imazhi retrospektiv i tij rinor si basketbollist i një prej ekipeve të Tiranës Dhe kur shikon se këtë Liqen të cilin ja ‘dorëzoi’ Brojka me ndriçim të digës (një nga punët e pakta të sakta të këtij të fundit – nuk do analizojmë këtu shkaqet dhe pasojat e drejtimit të dobët të dy kryebashkiakëve blu pararendës të Ramës), sot e komandojnë bandat e qenëve rrugaçë dhe një errësirë e përkryer, të cilën mund ta kishin zili për të luajtur filma horror regjisorë apo aktorë hollivudjanë adhurues të A.Wichcook.

Para 3 vjetësh, z.Rama u akuzua, ndoshta me të drejtë, se ai vetë e kishte tharë ujin e Liqenit Artificial edhe pse u mbrojt në opinion me alibinë e vet të Kinës atëbotë dhe e paraqiti situatën si një aksident teknik dhe, duke i larë duart në dukje me zëvendësin e vet të cilit i hodhi gurët e mëkatit të zbrazjes së ujit të Liqenit. Opozita e akuzoi se ai e bëri këtë për të liruar ambjente të lakmueshme nga ndërtuesit për ngritjen e pallateve të reja në një Tiranë ende të uritur për banesa në zona preferenciale, të cilët po i drejtoheshin vetëm nga halli periferisë së palakmueshme nga ta, dhe nga ofertuesit e shtresave të mesme të ardhura sidomos nga rrethet, për ndërtime banimi. Këto akuza të opozitës së atëhershme blu mund të perceptohen si të vërteta kur shikon pallatet e reja në ndërtim tek fundi i Gardës dhe në hyrje poshtë digës së Liqenit, duke ngushtuar përgjithmonë e në mënyrë të pariparueshme një rrugë të rëndësishme që lidh Kopshtin Zoologjik së bashku me projektin e Unazës së Madhe (Unazë nga mosndërtimi i pakuptimtë i së cilës ngarkohet gabimisht për paftësinë e kryebashkiakut gjithë trafiku i Tiranës), me Tiranën e Re dhe Bllokun Ky ngushtim ka ndodhur progresivisht pas gjimnazit Petro N.Luarasi nga pallatet me lejë të dhëna vetëm në kohën e erës Rama në Bashki. Mëkat!

Duke u përqëndruar më tepër tek Liqeni, është fakt se disa zyrtarë të rëndësishëm të kryebashkisë së Ramës ka kohë që shprehen se do fillojë një restaurim i thellë i kësaj zone të pazëvendësueshme; gjithësesi, zhdukja e qenve kërcënues rrugaçë, dhe një ndriçim i mirë, qoftë edhe i përkohshëm i zonës me rrjetin egzistues të kabllove të furnizimit me rrymë, nuk do të donte ndonjë investim të madh në kohë dhe mjete financiare. Në se ky restaurim do të fillojë vërtet dhe ende nuk është lënë për në kalendat greke, do të uronim që Rama, në mos më të mirit, të paktën t’ja jepte fondet e investimit për Liqenin ndonjë miku të vet që të ishte i lirë nga okupime të tjera me burim fondet publike apo huatë e kryebashkisë, si dhe ti përcaktonte në kontratë një rend punësh të tillë që të mos pengonte njerëzit në aktivitetin e tyre shlodhës a sportiv, nga pluhurat e mundshme që mund të krijoheshin nga firma ndërtuese.

Me këtë shkrim që nuk mund të shihej kurrsesi me objektiv që të ishte kritizer prej syrit të të paanshmëve, do të synonim që ti themi zyrtarëve të kryebashkisë se ka një takëm njerëzish kritikë ndaj atyre punëve të tyre të cilat duhet të bëheshin shumë më mirë dhe, ndaj të cilëve nuk mund të drejtohet asnjë thirje providenciale për figurën e z.Rama, figurë e lidhur më së shumti me fatet e jetëve tona dhe të fëmijëve tanë për pozicionin actual si pushtetar local që ushtron dhe jo me fatin e tyre si qytetarë të vendeve të tjera. Ne nuk emocionohemi apo të ndikohemi as nga Prodi e as nga H.Thaçi për vendimet tona me politikanët a kryebashkiakët tanë, pasi vetëm ne qytetarët e saj e kemi dhe do ta kemi të skalitur nën lëkurën tonë kryeqytetin tonë të dashur dhe njerëz si z.Rama nuk ka përse harxhojnë frymë për tu kërkuar mysafirëve të tyre favore personale me qëllim influencimin tonë.

________________________________________________________________________________

Artikulli eshte i gjate dhe ka disa pjese. Une vendosa vetem pjesen e liqenit ketu, meqe ka te beje me planit e ri te Bashkise per Liqenin Artificial, qe u be publik dje. Pjeset e tjera te shkrimit mund ti lexoni ketu. Shkrimi duket se eshte botuar nga Mapo ne 6 korrik 2008.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

1 Koment

  1. ftjkt thotë:

    3 August 2008 @ 11:54 am

    Shkrim me te hallakatur nuk me kane zene syte. Ndoshta, akuzat jane te vlefshme por eshte nje mish-mash sa po te na pyeste zysha e letersise “Cfare ka dashur te thote autori?” do te pergjigjesha:
    “Me nder teje zyshe, nje m… ka thene, se per ate se cfare ka dashur eshte e qarte…”

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com