Rreziku për meshkujt, rrini larg ujit të nxehtë
Gazeta Panorama
Meshkujt që preferojnë banjat me ujë të nxehtë rrezikohen nga papjelloria.
Ky është përfundimi i një studimi të një skuadre nga Universiteti i Kalifornisë, ku shkencëtarët, të tërhequr nga një thënie që sugjeronte se dushi apo banja me ujë të nxehtë e bën një mashkull jopjellor, kishin vendosur të gërmonin mbi të dhëna shkencore, të cilat mund të pohonin apo mohonin këtë mundësi. Edhe pse thënia e lashtë u vërtetua edhe me prova shkencore, meshkujt kanë akoma mundësi rikuperimi. Nëse qëndrojnë larg nga uji i nxehtë, atëherë organizimi i tyre rikthehet përsëri në pjellor. Studimi është drejtuar nga dr. Paul J. Turek. “Kam parë shumë çifte, të cilët nuk e kishin fare idenë e kësaj thënieje dhe kështu vendosa të shikoj mbi të dhënat e publikuara në raporte nëse do të mund të vërtetoja në bazë të tyre diçka të tillë”, tha ai për “Reuters”. Profesori i San Franciskos zbuloi se “ekzistonin të dhëna të pamjaftueshme mbi këtë subjekt për të mbështetur teorinë popullore dhe kështu ne vendosën që të studionim sipas mënyrës sonë praktike”, tha ai. Turek dhe kolegët e tij identifikuan 11 meshkuj jopjellorë, me një moshë mesatare prej 36 vjeç, të cilët zakonisht laheshin me ujë të nxehtë për të paktën 30 minuta në javë. Hetimet e skuadrës së shkencëtarëve kanë vlerësuar se cilësia e farës mashkullore para dhe pasi ata përdornin ujin e nxehtë ndryshonte, efektet e saj shfaqeshin për 3 apo katër muaj. Pas 3 deri në 6 muaj që u larguan nga uji i nxehtë, pjesa më e madhe e meshkujve të përfshirë në studim kishin një përmirësim të mundësisë për të qenë pjellorë në 491 për qind. “Një numër shumë i madh meshkujsh, të cilët bëjnë rregullisht banja me ujë të nxehtë apo sauna, mund të përmirësojnë cilësinë e farës së tyre thjesht duke u shkëputur nga këto aktivitete”, tha Turek. Vetëm pesë nga meshkujt e studimit nuk patën përmirësime të konsiderueshme, edhe pasi evituan banjat me ujë të nxehtë, pasi ata ishin konsumues të rëndë të duhanit dhe tashmë njihet shkencërisht që duhani ndikon edhe në pjellorinë mashkullore. Ky ishte mesazhi im për meshkujt në të gjithë botën, të cilët po përpiqen që të bëjnë fëmijë”, përfundoi Turek, duke shtuar se “kjo simbolizon një kujdes të madh për veten dhe trajtimin e trupit tënd si një tempull, pasi prodhimi i spermës është një çështje shumë delikate për shëndetin mashkullor”, përfundoi mjeku.
Në laborator, inde të zemrës
Shkencëtarët britanikë kanë arritur të prodhojnë në laborator inde të zemrës nga qelizat embrionale. Ky zbulim konsiderohet mjaft i rëndësishëm, pasi mund të shërbejë për t’u ardhur në ndihmë pacientëve që janë në pritje të transplantimit të zemrës. Përfundimi i skuadrës nga Britania, në të cilën bëjnë pjesë mjekë, biologë, inxhinierë e specialistë të tjerë, erdhi pas 10 viteve punë kërkuese. Indi i zemrës i prodhuar prej tyre është i njëjtë me indin e një valvule të zemrës së njerëzve. Ky ind do të mund të përdoret në operacionet për zëvendësimin e valvulave të zemrës te njeriu për një periudhë nga 3 deri në 5 vjet.
Feminizmi i bën keq shëndetit
Aktivistet femra luftojnë për barazinë seksuale, duke menduar se ky është çelësi i një shoqërie të mirë. Por tani është zbuluar se barazia seksuale mund t’i bëjë njerëzit të ndjehen keq. Shkencëtarët në Suedi, një nga vendet më të njohura në botë për respektimin e barazisë, kanë zbuluar se barazia mund të ketë lidhje me shëndet të dobët si për meshkujt, ashtu edhe për femrat. Në një studim të publikuar në “Social Science and Medicine”, shkencëtarët krahasuan të dhëna nga 290 minibashki të Suedisë dhe i lidhën ato me shpenzimet, sëmundjet dhe punën. Rezultatet treguan një lidhje të fortë mes barazisë së sekseve dhe nivelit të prekjes nga sëmundjet si për meshkuj, ashtu edhe femrat.
Shpiket sapuni që të mban zgjuar
Nëse ke probleme me zgjimin në mëngjes, tashmë ka një zgjidhe efikase për ju. Studiuesit në Britaninë e madhe kanë shpikur një sistem që ju zgjon menjëherë, një dush me kafe. Në të vërtetë shpikja ka të bëjë me prodhimin një sapuni me kafeinë, i cili të ndihmon të zgjohesh. Sapuni, i quajtur “Shower Shock”, furnizon me kafeinë në mënyrë të mjaftueshme ka për dy kafe, pasi substanca merret në mënyrë natyrale nëpërmjet lëkurës. I aromatizuar me vajra në mente, çdo sapun të furnizon me një stimulim kafeine çdo pesë minuta. Një substancë që mund të ndihmojë gjumashët të dalin nga shtëpia vërtet të zgjuar, të pastër e të tonifikuar vetëm me një dush.
Studimi
Punëtorët e zyrave, në rrezik të madh të preken nga tromboza
Punëtorët e zyrave që qëndrojnë gjatë të gjithë ditës të ulur janë më të rrezikuar nga tromboza se të tjerët që janë në lëvizje, madje ata janë më të rrezikuar edhe se viktimat klasike të trombozës, pasagjeret e fluturimeve të gjata. Punëtorët e zyrave të cilët ngjiten pas ekraneve të kompjuterëve janë më shumë të rrezikuar nga mpiksjet e gjakut që formohen në këmbët e tyre. Studimi mbi trombozën ka zbuluar se 34 për qind e pacientëve që shtrohen nëpër spitale me mpiksjet e gjakut kanë qenë për një periudhë të gjatë në punë, që i impononte atyre qëndrimin ulur, ka treguar prof. Richard Beasley i qendrës mjekësore të Zelandës së Re. Tromboza e venave në thellësi apo DVT, është një sëmundje në të cilën gjaku mpikset në enët në thellësi të këmbëve. Sëmundja mund të jetë fatale, pasi arrin të bllokojë edhe venat në mushkëri. Kjo sëmundje është lidhur me fluturimet afatgjata, pasi pasagjerët që udhëtojnë shpesh dhe sidomos në klasat ekonomike nuk kanë mundësi që të shtriqen mjaftueshëm sa për të shmangur mbledhjen e gjakut. “Qëndrimi ulur për një periudhë të gjatë kohe, e zhvillon patjetër rrezikun e trombozës”, tha prof. Beasley.
* Duhani e alkooli
Alkooli dhe duhani janë më të rrezikshme se shumë droga ilegale përfshirë edhe atë haluçinogjenike LSD dhe drogën e kërcimit, ekstazi, sipas një studimi të ri mbi rreziqet e këtyre substancave. Specialistët e drogës thanë se duhani konsiderohet madje edhe më i rrezikshëm se kanabis dhe bashkë me alkoolin, edhe pse të ligjshme në përdorim, renditen në elementet e rënda.
* Terapi
Femrat që kalojnë periudhën e menopauzës përjetojnë disa efekte anësore si pagjumësi, vështirësi në frymëmarrje e skuqje lëkure. Për shumë vite mjekët kanë rekomanduar terapi me hormone, që mund të jetë edhe e rrezikshme. Përdorimi vetëm i estrogenit nuk sjell ndonjë rrezik për gratë e reja, 10 vjet përpara menopauzës, ndërsa terapia me hormone nuk rekomandohet për gratë e moshuara.
* Gjymtyrë të reja
Një njeri në Kentaki, SHBA, ka transplantuar dorëne tij pas 30 vitesh që e kishte humbur, duke u bërë kështu personi i tretë që kryen transplantin e kësaj gjymtyre, pas disa muajsh qëndrimi në spital ai doli me një dorë të re. Operacioni u krye nëntor dhe ai ka dalë vetëm para pak ditësh nga spitali. Operacioni zgjati 14 orë dhe në të morën pjesë 34 specialistë.
* Hipertension
Në botë mbi 600 milionë njerëz vuajnë nga sëmundja më e heshtur që ekziston, hipertensioni,(tensioni i lartë). Prej vitesh shkencëtarët janë përpjekur për të zbuluar shkaqet e tij dhe tashmë zbuluan se ai shkaktohet nga një proteinë. Një ekip shkencëtarësh britanikë identifikuan në një zonë të trurit një proteinë të quajtur “Jam 1”, e cila do të përdoret për eliminimin e tij.
* Nemo
Quhet Nemo dhe është një proteinë, që shfaqet në epitelin e zorrës së hollë, dhe e ndihmon atë të ndezë alarmin e imunitetit në të prekjes nga ndonjë bakter. Zbulimi është bërë në sajë të një pune të gjatë të shkencëtarëve gjermanë dhe italianë. Proteina i identifikon dhe i eliminon bakteret duke funksionuar si pastrues natyror dhe aleat i fortë në parandalimin e sëmundjeve kronike, si ulcera etj.
* Rezistenca
Penicilina dhe eritromicina janë antibiotikë të fortë, që dikur shërbenin si kura efikase për sëmundjet e ndryshme. Por këto lloj ilaçesh dhe antibiotikë të tjerë janë tani më pak të efektshme, për shkak se bakteret janë bërë më rezistuese ndaj sëmundjeve. Një studim tregon se ka një lidhje mes përdorimit të antibiotikëve dhe baktereve që ndryshojnë për
t’i rezistuar trajtimit.


26 April 2007 @ 3:16 pm
Normal qe do semuren njerezia nga barazia! Ti shkon per darke, tipi jo vetem qe s’te le te kalosh perpara, po kalon vete dhe ta falenderosh po s’ta leshoi deren surratit. Ti (dmth une) nevrikosesh, i rri me turinj, darka ju shkon nga kurrizi, tretja me probleme, fillojne pastaj ulçerat e ku e di une. Poshte feminizmi! (ne vendet e civilizume, se ne te tjerat: rrofte feminizmi!)
26 April 2007 @ 4:33 pm
Meshkujt që preferojnë banjat me ujë të nxehtë rrezikohen nga papjelloria.
———-
Boo..dhe kjo pjelloria e meshkujve..
mgjth. mashkull ishte dhe gjeli i AssPress-it qe ngrohte veze .
26 April 2007 @ 10:22 pm
Barazi seksuale, barazi seksuale. S’jemi njesoj dhe pike. Le pastaj qe na sjellka dhe probleme shendetsore.
Ta mbeshtes Akull-naja: “Poshte feminizmi! (ne vendet e civilizume, se ne te tjerat: rrofte feminizmi!)”
27 April 2007 @ 12:01 am
“Meshkujt që preferojnë banjat me ujë të nxehtë rrezikohen nga papjelloria”
kam degjuar qe temperatura e testikuleve duhet te jete pak me e ftohte se e trupit, 2-5 grade. Prandaj, te mbathurat nuk duhet te jene shume te ngjeshura. Kjo sepse sperma eshte me e shendetshme ne ate temperature.
Pastaj po te besh banjo qe zakonisht jane super te nxehta, je duke vene ne rrezik ca pjese delikate qe mbrohen vec me nje cipe te holle lekure.
27 April 2007 @ 12:09 am
“Por tani është zbuluar se barazia seksuale mund t’i bëjë njerëzit të ndjehen keq.”
Mendoj se sic menshkujt kane nevoje te ndihen lidera dhe femrat nuk mund te perballojne gjithshka 100% vete. Une jam per feminizmin ne kuptimin qe ligjet ne shoqeri te jene te barabarta per te dyja sekset dhe femrat mos te diskriminohen. Pershembull ne nje miting te Hillary Clinton-it sot ne tv pashe qe ajo po luftonte per barazine e pagave ne vendet e punes. Si ne Amerike dhe ne Kanada, ne te njejten zyre, per t enjejten pune, dhe te njejtin nivel eksperience, eshte gjetur qe meshkujt paguhen shume me teper se femrat. Ne kete nivel do doja barazi pershembull, por jo qe te filloja te rrihja burrin dhe ti jepja urdhra. Nga ana personale pastaj, si femer ke gjithnje nevoje per nje Mashkull me inteligjent se vetja, me te forte fizikisht, nje shpatull ku te mbeshtetesh dhe te ndihesh e sigurt.
Kur nuk ka balance ne marredheniet midis gjeneve lindin strese, e nga streset fillojne shqetesime dhe semundje.
27 April 2007 @ 7:24 pm
Perderisa jemi qenie humane dhe jetojme ne nderlidhje me njeri-tjetrin do te thote se kerkesat jan njesoj per barazi jetesore eshte normale.
Vetem se ne shumicen e rasteve kur femra merr pushtet ne dore i bie me shqelm si lopa qumshtit,nxitohet ne cdo aspekt,si ne shoqeri si ne familje si ne pushet,kjo vjen nga ndonje lloj hormoni ta pazbuluar ndoshta qe te con te fjala popullore femra i ka floket e gjata dhe mendjen e shkurter!