Rreth Vdekjes
Nazim Hikmet (Perktheu: Albtranslator)
Ejani uluni miq,
mire se erdhet, na nderuat
E di qe erdhet teksa flija,
u futet ne qelizen time, nga dritarja
Nuk e rrezuat as shishen e holle te ilaçeve
dhe as kutine e kuqe,
Me fytyrat tuaja rrezatim dritash te yjeve
u ulet dore me dore mbi koken time
Ejani uluni miq,
mire se erdhet, na nderuat
Pse me shikojne kaq çuditshem ne fytyre?
I biri i Osmanit Hashimi.
Sa çudi,
Po juve sikur kishit vdekur vella.
Ne portet e Stambollit
teksa ngarkonit qymyr ne nje anije Angleze,
se bashku me shporten e qymyrit
ne fund te ambarit…
Vinçi i anijes e kishte nxjerre kufomen tuaj
dhe gjaku juaj i kuq e kishte lare koken tuaj te zeze
perpara ores se daljes.
Kushedi sa dhimbje keni pasur..
Mos rrini ne kembe, uluni,
une kujtoja se ju kishit vdekur,
u futet ne qelizen time prej dritares.
Me fytyrat tuaja rrezatim dritash te yjeve
mire se erdhet, na nderuat
Jakup nga fshati Yayalar,
i dashur,
pershendetje.
Edhe juve nuk kishit vdekur valle?
Duke i lene femijeve vetem malarjen dhe urine
nuk u varroset ne varrezen e zhveshur
ne nje dite shume te nxehte vere?
Domethene nuk paskeni vdekur?
Po juve?
Muharrir Ahmet Xhemil?
E pashe me syte e mi
Arkivolin tuaj
teksa hynte ne toke.
Madje me duket se arkivoli
qe me i shkurter se trupi juaj.
Nejse lere fare kete, Ahmet Xhemil,
s’paskeni hequr dore nga huqi juaj i vjeter,
ajo eshte shishe ilaçi
jo rakie
Per te fituar 50 grosh ne dite,
dhe per ta harruar boten
ashtu fillikat siç ishit
sa shume qe pinit…
Une kujtoja se ju kishit vdekur.
Ejani uluni miq,
mire se erdhet, na nderuat…
Nje poet i vjeter pers:
Thote -,”Vdekja eshte e drejte”
“E godet mbretin dhe varfanjakun me te njejten madheshti.”
Hashim ,
Pse po habiteni?
Nuk e kishit degjuar vella,
per cilindo mbret qe vdes ne ambarin e nje anijeje
me nje shporte qymyri?…
Nje poet i vjeter pers:
Thote -,”Vdekja eshte e drejte”
Jakup,
sa bukur qeshet i dashur.
Sikur nje here te vetme nuk ju kam pare te qeshnit keshtu ne te gjallet tuaj…
Por prisni ta mbaroj fjalen.
Nje poet i vjeter pers:
Thote -,”Vdekja eshte e drejte”
Lereni shishen Ahmet Xhemil
Mos u nevrikosni kot,
E di ,
Ju thoni qe vdekja te jete e drejte,
duhet qe dhe jeta te jete e tille…
Nje poet i vjeter pers…
Hej miq nga po veni keshtu duke me braktisur,
miq nga po veni keshtu
tere turfullim?
per me shume: http://www.nazimhikmetran.com/english/frm_index/siirlerinden_secmeler.html“


10 Qershor 2008 @ 1:21 pm
Nazim Hikmet nje nga Poetet me te medhenj te Turqise,por,pse mos,edhe te Ballkanit e zbukuron “trapezen letrare te peshkut…”.Ne ndodhe keshtu,padyshim qe falenderimet i takojne edhe Eni Turkeshit qe e solli shqip per ne.
11 Qershor 2008 @ 1:19 am
Eni, flm edhe një herë për këtë përkthim kaq të arrirë nga ana jote.
12 Qershor 2008 @ 11:39 am
Alisa flm qe e solle ketu.
Papi dhe Belle ju falenderoj miq:)
12 Qershor 2008 @ 11:46 am
Hej, Eni, shumë e bukur kjo! Rrofsh!
12 Qershor 2008 @ 12:43 pm
”Vdekja eshte e drejte”
“E godet mbretin dhe varfanjakun me te njejten madheshti.”
Kjo s’le vend per pikepamje te ndryshme.
Ju thoni qe vdekja te jete e drejte,
duhet qe dhe jeta te jete e tille…
E nisim jeten te gjithe ne te njejten menyre, duke dale nga barku i nenes me te qara. Nisje qe nuk varet nga ne. E mbyllim jeten te gjithe pa dallim:pasanike e varfanjake, te zgjuar e budallenj, te mire e te keqinj. Mbyllje qe nuk varet nga ne. Ndersa faza e ndermjetme mes fillimit dhe mbylljes,varet shume nga ne. Ne ndryshojme nga njeri-tjetri e rrjedhimisht faza e ndermjetme eshte e ndryshme per secilin. Keshtu, mendoj se jeta jeta ,si pikenisje, eshte po aq e drejte sa vdekja. .