Rrëfim në kufinjtë e xhelozisë për komshijen time dhe K-në

- Ohhhh! Hajde pak, hajde! – dëgjohet një zë nga dhoma përbri.
- Ç’ke moj? – i them.
- Hajde shih ç’më ka shkruar K-ja!

engjell.jpgShkoj dhe shoh ç’ka shkruar K-ja, admiruesi dhe i admiruari i fundit i komshijes sime, që dërgon rregullisht mesazhe të përmbajtura dashurie ose dashurie të përmbajtur, gati-gati në kufinjtë e neutralitetit, por ku një lexues i stërvitur dallon qartë dëshirën për t’u pleksur një orë e më parë, sidomos kur sheh orët e vona kur dërgohen shumica e tyre, orë hiç të përshtatshme për të shkruajtur mesazhe me subjekt librat e punën, për më tepër kur pjesa zyrtare zë vetëm një të pestën e 200 fjalëve krejt serioze, por të rradhitura për dreq në mënyrë sensuale.

Ka 5 ditë që skena përsëritet të paktën 5 herë në ditë. Dhe shtëpinë e ka pushtuar një lloj gëzimi që ajo e tërheq me vete nga një dhomë në tjetrën, nga kuzhina në banjë, nga korridori në bodrum, bashkë me buzëqeshjen që s’i shqitet nga fytyra për asnjë çast. Turtullon tërë kohën ndanë veshit tim duke më treguar për K-në dhe, gati-gati, e dashuroj dhe unë K-në, që kurrë s’e kam parë, por që është i gjatë, luan në piano, i pëlqen Uajldi, flet rrjedhshëm nja 3-4 gjuhë të gjalla e lexon nja-dy të vdekura, dhe që e ka mbushur apartamentin tonë të thjeshtë me lumturi, me akullore me çokollatë dhe pjata të palara. Jo se vjen për të ngrënë te ne, jo, por komshija s’e ka mëndjen fare, harron dhe të hajë, pa kur kujtohet të hajë, harron të lajë pjatat. Po të shihja dhe flutura krahëshkruara të silleshin nëpër shtëpi s’do çuditesha, bile dhe ylberët nëpër xhama do më dukeshin të zakontë, në harmoni të plotë me fustanet dhe trikot dhe bluzat dhe sandalet dhe këpucët që kanë marrë dhenë në prova e sipër para takimit. Dhe dielli ka dalë për qejf të sandaleve me rripa të hollë, dhe era ka pushuar për hatër të fustanit të lehtë…

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

12 Komente

  1. Pjer Thomas thotë:

    6 September 2007 @ 10:34 pm

    Ne fakt Akullnajen eshte pak e veshtire per ta kuptuar, dhe ky tregim ndonse ne pamje/leximin e pare dukej i veshtire, ne leximin/pamjen e dyte dukej me i thjeshte, kuptohet pa e humbur vleren artistike dhe lojen me fjalen, loje e cila eshte ne gojen apo doren e mjeshtrave te tille si Akullnaja. Duke qene se kuptoj kodet e bankave, fondeve/cioneve, kompanive, ekonomive te ndryshme, nuk mund ta lija dhe kete krijim artistik sa te bukur aq dhe mistik , pa i zbuluar kodin. Dhe Kodi apo qenia karakteri i Akullnajes zbulohej tek pjesa;

    “për më tepër kur pjesa zyrtare zë vetëm një të pestën e 200 fjalëve krejt serioze, por të rradhitura për dreq në mënyrë sensuale.”

  2. loer kume thotë:

    6 September 2007 @ 11:48 pm

    vazhdon stili misterioz qe duket si nje franz borgues babilonas me kapele hemingway :)

  3. Perparim Hysi thotë:

    7 September 2007 @ 12:07 am

    Moj komshie,moj komshije!
    Karshillek-xhelozie!
    “Lala”qe ka rene nga kali
    E di mire se c’eshte malli!

    Kur ka dasme,s’shkoj per shkarpa
    Pjatat?Le t’i laje”kunata…”

  4. e.selmani thotë:

    7 September 2007 @ 8:40 am

    Mua me duket personazh interesant ky K-ja! ;)
    Pergezime Akull-naja!

  5. Lumja thotë:

    7 September 2007 @ 9:18 am

    C’eshte ky “K”-ja moooj
    (marre nga teto ollga :-) )

  6. eT thotë:

    7 September 2007 @ 11:52 am

    Akull-naja, me pelqeu dhe ky shkrim. Pergezime !

  7. doriani thotë:

    7 September 2007 @ 12:29 pm

    Per hir te korrekteses letrare”me duhet ” te them nja 2 fjale si per kete krijim,si per “gjyshi”.Tek te dyja me pelqeu qe kishe ditur te bashkengjisje ndjeshmerine me detajet,duke dhene nje shenje te pare te pjekurise letrare,sepse treon qe arrin te shohesh vehten nga lart,me syrin e nje te treti.Kjo besoj une ,eshte e rendesishme per nje tregimtar,per te patur nen kontroll rrjedhen e narracionit.Per mendimin tim,keto jane tjesht etyde,pa arritur ne nivelin e skices letrare,por kishin rrjedhshmeri, larmishmeri detajesh(duke patur parasysh vellimin) dhe ne ndonje vend deshire per te thyer me bindje disa skema te vogla.Praktikisht ke dhene fotografi te qarta dhe besnike te realitetit qe te ka rrethuar ne momentin qe te ka prekur.Tani sipas meje ketyre fotografive shtoji edhe ngjyrat e tua dhe fillo te besh ndonje”pikture” . besoj se pas pak do te jesh gati.me ndonje gje te vogel qe sipas meje do te ishte mire te ishte ndryshe,nuk po merrem kete rradhe se ketu qarkullojne lloj-lloj “bestytnish letrare”.

  8. emigrant thotë:

    7 September 2007 @ 2:01 pm

    me ndonje gje te vogel qe sipas meje do te ishte mire te ishte ndryshe,nuk po merrem kete rradhe se ketu qarkullojne lloj-lloj “bestytnish letrare”.

    Dorian, sinqerisht, kush ka nevoje per te tilla komente, ne te cilat ti “e sheh vehten nga lart,me syrin e nje te treti”.

  9. Idris thotë:

    7 September 2007 @ 4:20 pm

    Akull nuk e di por sepse po me krijohet pershtypja qe je duke levruar nje lloj prurje qe te pakten une e ndesh per here te pare.Nje si dicka mbi Skicat,nen Tregimin,aspak Etyde,shume Mbreslenese….Nuk e kuptoj mire per momentin por qe po bie dicka te re e ndiej e perjetoj… Nuk gjej aftesi ta perqas me forma e gjini letrare te menyres klasike.Afrohem tek prozat poetike por …ngec..Eshte tjeter lloj…Jepi me shume force e mos ju ndaj ketij origjinaliteti te shprehur nga talenti Juaj.
    Eshte nje lenie pergjysem qe thote e shpreh me shume se nje e tere….

  10. Idris thotë:

    7 September 2007 @ 4:25 pm

    Po e ndaj ne dy postime per te thyer “syrin e keq”.
    Te ai paragrafi i pare me duket se ja kalon dhe Nanos ne ndertimin e fjales dhe shprehjen e mendimit.
    Kjo te jep shprese qe se shpejti me ca komente e korigjime te kushtueshme psikoanalistesh qe rekomandohen ne ca prurje me lart,se shpejti te te shohem edhe ne krye te Partive,Shtetit,dhe pa “bestytni letrare “do na udheheqesh drejt majave te larta te ndricimit dhe gjetjes se burimeve ujore.Pershendetje letrare-politike.

  11. lule thotë:

    7 September 2007 @ 9:50 pm

    Kjo akëlli se ç’ka një stil te veçantë, duket shume origjinal. Kur eshte si i paperfunduar te jep ate ndjesinë e inercisë dhe vazhdon ta bluash tregimin akoma ne kokën tënde per të gjetur fundin. Unë për vete vë gjithmone syze rozë kur i shikoj gjërat dhe jo te zeza si disa ketu,se po qe per të nxirë nuk vinim ketu te peshku po shkonim ne ndonje gazetë partiake dhe benim kritikun e zi.

  12. blete thotë:

    15 September 2007 @ 4:27 am

    Dhe dielli ka dalë për qejf të sandaleve me rripa të hollë, dhe era ka pushuar për hatër të fustanit të lehtë…
    I love it; I love it; I love it. Love it. And love it some more.
    ta shpreha ne anglisht se ne shqip me vjen turp te jem aq e shfrenuar. por vertet qe me kenaqe.
    lumsi k-ja.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com