Login



Register

Rrëfen , tavlla e cigares

Une jam nje tavell cigareje.

Pothuajse tere kohes jam e palare, e mbushur gjer ne fyt me cigare te fikura dhe hi. Sapo fiket njera, ndizet tjetra kesisoj, nuk para del koha qe te me pastrojne.
Nuk para shoh drite me sy apo nuk marr ajer.
Mbase jam e vendosur mu perpara diellit dhe mu ne mes te bahçes, por nuk marr asnjeren nga ato qe permenda sa me siper.
Mbase ngaqe jam pothuajse perhere e perballur vetem me aurolen e e erret, te stresuar e te lodhur te njerezve.
Duket sikur tere dufin e dites e nxjerrin perpara meje.
Ketu ka shume njerez qe i shoh perhere dhe pak nga pak kam filluar ti njoh.. Sigurisht qe ata s’e kane as idene time, por une ama i njoh dhembe e dhemballe..

A. 40 vjeç, drejtor firme, eshte nje burre i holle, i gjate, ezmer. I pelqen te degjoje jazz dhe blues. Sa perendime kemi shuar bashke nen sfondin e zerit te rregjur te Nina Simone, nje Zot e di. Ka nje familje te shkelqyer, por gjate nje periudhe te veshtire u pleks me dike tjeter. Tashme eshte bere pishman si qeni por nuk di sesi ti jape fund, pa rrezikuar asgje. Eshte nje njeri fort i rregullt dhe i sukseshem, kjo mbase eshte hera e pare qe i jane futur kembet ne nje kepuce.
Eshte interesante te shohesh njerez te tille te nervozuar. Pale si e pi cigaren, ja nxjerr ujin e zi fare. Duhet sikur do ti dalin mushkerite vendit. Syte i marrin nje pamje te pergjakur dhe duket Xh. 23 vjeç, fotografe ne nje firme publicistike. Ka shije te holle dhe nje bote shume te pasur shpirterore. I pelqen te vishet bukur, eshte dhe e mire dreqi. Eshte shume me e mençur se moshataret e saj dhe me pelqen se nuk para broçkullit. Nuk ka endje me te madhe sesa te shikosh menyren sesi pi ajo cigaren me ato buzet e saj mishtore, te lyera me nje te kuq te erret. Le perhere shenje te buzeve te saj ne cigare. Edhe te piren e cigares e ka shume lozonjare.

D. 35 vjeç, grua e martuar me 3 femije. Dikur duhet te kete qene e bukur, duket ende nga forma dhe kapaku i syve, megjithse te enjtur tashme. D. nuk del kurre pa syze. Nuk i pelqen te genjeje njerezine se ka rene nga shkallet apo eshte perplasur tek bufeja. Nuk mendon se i shkon moshes se saj nje budallallek i tille.
Dikur qe martuar me dashuri, por i shoqi qe kthyer shume shpejt ne nje specie shume te veçante drudhenese dhe pijedashese. D. -se nuk i lejohet te punoje, as edhe te dale. Ja sot ka dale fshehurazi. Nuk ben ndonje gje te madhe jo edhe kur del keshtu, maksimumi vjen dhe ulet ketu dhe dredh disa cigare. Duart i dridhen tere kohes dhe temthat duket sikur do ti dalin jashte. Ka nje lloj veshtrimi te perhumbur dhe te trembur. Vazhdimisht kthen koken dhe kontrollon se kush po kalon andejpari. Cigaren e fik me shpejtesi dhe force, duke meshuar mbi mua. Pastaj ashtu siç vjen, largohet porsi nje hije.

J. 14 vjeç, gjimnazist. Nje nga vizitoret me te rinj ketu, por dhe me i shpeshti mund te them. Fytyra ende femijenore ka filluar ti lulezoje pakez me puçrrat e moshes. J. e urren veten e tij. Problemi i tij i vetem jane vetem disa kile me shumice, gje qe e ben ate te ndjehet i gjymtuar ndaj preferon te mos perzihet me askend, por te rrije vetem, a ka mundesi deri ne pafundesi?
E thith cigaren ne menyre te tille qe me duket sikur ne vend te fytit ka fshese me korrent dhe jo fyt. Ka raste qe syte i lotojne, por ai shpejt i fshin ato me mengen e bluzes. Nuk i pelqen vetja keshtu.
P. 65 vjeç, pensionist. Ish mesues letersie. Fort i rrepte madje. Ende duket prepotenca e tij nga vetulla e djathte qe i rri si e nderkryer. Perhere vjen me nje liber me vete. Shumicen e rasteve e harron cigaren te fiket teksa lexon, pastaj ndez nje tjeter, pastaj nje tjeter e keshtu me rradhe. Rri me ore te gjata ulur duke lezuar. Perhere e shoqeron me nje kafe te shkurter pa sheqer. Fytyra nuk i qesh kurre. Nuk i pelqen t’a pengojne teksa lexon, mbase dhe perhere vjen vetem s’e kam pare me ndonje tjeter deri tani. Ka dhe raste qe nervozohet teksa lexon dhe fillon te flase me vete.

Te gjithe vijne dhe gjejne qetesine apo nje lloj prehje sado te vogel duke pire cigare. Cigarja, kjo mike e vjeter. Askujt nuk i shkon mendja tek une, qe ne kete rast ngelem si nje aktore ndihmese perballe cigares, aktores kryesore. Askush nuk me ve re mua, une jam diçka qe nuk bie ne sy, mbase ngaqe nuk luaj te njejtin rol si ajo.
A nuk ndodh perhere keshtu me heronjte ndihmes/plotesues?

Eni Turkeshi

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

5 Komente

  1. akull-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 June 2007 @ 8:50 pm

    Cool!:)

    Sa per vete, po s’e pata tavllen te sojme, s’me shijon as cigarja. Dhe ne dritare te koridorit te jashtem, ku cigarosem vetem, kam vene nje alamet tavlle qelqi.;)

  2. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 June 2007 @ 9:01 pm

    Ke ra n’ven t’keq Eni ;) Po nejse, po e ndez nje here dhe po iki ;), as une s’tu gjenda per nje cike muhabet :P Shihemi me vone.

    P.s:Per Autoret:pjesa e dyte me del si hyperlink (me linkun e fotos se tavlles)

  3. enka thotë:

    11 June 2007 @ 7:35 am

    akullnaja: flm:)
    edrus: he pra he ashtu me duket Edrus:)

  4. doriani thotë:

    15 June 2007 @ 12:17 pm

    gjetja me duket interesante,por per mendimin tim “humbet shume kohe” per te kostatuar,per te perballuar faktin dhe mbyllja them se nuk e justifikon gjithe sa paraqite.Mendoj se do te ishte me mire te kishe bere nje shkrirje te detajeve me meditime dhe mbase dicka me shume per profilizimin e personazheve,por jo kaq nxitueshem.Edhe nje here per mbylljen;je shume deklarative dhe thuajse moralizuese.per mendimin tim duhen evituar te tilla nota ne tregim.gjithsesi,kendshem,urime

  5. enka thotë:

    15 June 2007 @ 2:57 pm

    dorian te falenderoj per komentin.e pranoj se ka boshllek ne fund , por ne fillim te pjeses qe thua se vonon me konstatim , nuk eshte keshtu thjesht bera hapjen e pjeses nuk doja te hyja direkte ne teme.sidoqofte kritikat e tua mu duken shume te pikasura te falenderoj!

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.