Identifikohu



Regjistrohu

Romela Begaj kampione europe

romela.jpg

E para nga e majta Romela fitoi medaljen e argjendtë në dygarësh. Peshëngritsja 22 vjeçare ngriti 101kg dhe fitoi medjalen e artë në stilin e shkëputjes duke shënuar kështu një rekord të ri për kategorinë 58kg. Kampionati Europian i peshëngritjes po zhvillohet në Lignano Sabbiadoro, Itali.

Foto AFP

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

26 Komente »

  1. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Prill 2008 @ 12:52 am

    Urime, po duhet ca më shumë informacion. E marr me mend se duhet të jetë shqiptare përndryshe s’do të ishte sjellë këtu, po për cilin shtet garoi?

  2. J. thotë:

    16 Prill 2008 @ 1:01 am

    Cte doni thoni, po ne mundje, boks, peshengritje TE THAJME.
    Urime goces. Suksese te tjera ne te ardhmen. (Eshte edhe fare e re 22 vjec) :)

  3. zotrules Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Prill 2008 @ 1:21 am

    I lumte, dhe urimet me te perzemerta.
    Ja se si brumosen kampjonet e Greqise.

  4. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Prill 2008 @ 3:25 am

    Dori, garon per ne.

    Romela Begaj nderon Shqiperine

    Kampionati Evropian për peshat kurorëzoi sot kampione në peshëngritje Romela Begaj.

    Xhuljeta Lamkaj
    Shekulli

    Kampionati Evropian për peshat kurorëzoi sot kampione në peshëngritje Romela Begaj sepse ngriti 101 kilogramë peshë. Por për 29 gramë më shumë se kampionia ajo e humbi këtë titull, duke u bërë nënkampione e Evropës për peshat. Begaj theu rekordin kombëtar. Ajo mori medalje argjendi në dy-garësh, ku ngriti 212 kg, sepse ishte 29 gramë më e rëndë se kampionia.

    Begaj konkurronte në stilin e shkëputjes, dhe po në këtë stil ajo ngriti peshën prej 101 kilogramësh, peshë e cila bëri të mundur që ajo të fitonte çmimin kampione e Evropës në peshëngritje. Ajo fitoi edhe titullin nënkampione e Evropës ku mori medalje te argjendte dhe medalje te bronxte. Romela Begaj e nderoi Shqiperine

    Kamionati Evropian mbahet ne Lignano të Italisë.

  5. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Prill 2008 @ 4:59 am

    Bravo Romela! Kjo fitore duket si ndonje rreze qe deperton permes reve. Ne kemi kampione, shteti ti siguroj atyre kushte normale stervitjeje, t’ua japin dhe shperblimet e medaljeve te fituara.

  6. Idris thotë:

    16 Prill 2008 @ 5:09 am

    Kemi dhe ate Markun ne Angli si te forte.
    Urime Begajt !

  7. ados thotë:

    16 Prill 2008 @ 7:07 am

    Bravo!!! Mbajeni fort kete vajze,do na e marrin greket. Apo tani qe u dolen te gjithe peshngritesat qe kane, te zhytur ne doping..:P

  8. shqipe@ou thotë:

    16 Prill 2008 @ 7:11 am

    Kur do ta bleje Greqia dhe kete? :(
    Urime urime.

  9. momli thotë:

    16 Prill 2008 @ 7:27 am

    Pse vetem sportistet nga Shqiperia mbeshtillen me flamur kur fitojne dicka?

  10. Shqiperi Etnike. thotë:

    16 Prill 2008 @ 10:04 am

    Rrofshin Romela Begaj-t dhe posht Vasil Bollano-t.

  11. Lexuesi thotë:

    16 Prill 2008 @ 10:49 am

    Urime kesaj vajze qe ngriti ne supe gjithe kete pikellim ne te cilin gjendet shoqeria shqiptare dhe e plasi pertoke….te pakten per disa caste sikur harruam mizerjen ne te cilen eshte zhytur sporti shqiptar.

    Uroj qe nje dite shteti yne nepermjet institucioneve perkatese te kuptoje kjo keto arritje sportive jane shume here me pozitive (reklame) se vete ato spote per te cilat jane paguar me qindra mijra euro nga taksat e shoqerise shqiptare.Uroj qe shteti te kuptoje qe me e rendesishme eshte perkrahja dhe inkurajimi i ketyre thesareve sportive sesa nje shperblim post factum.

  12. Lexuesi thotë:

    16 Prill 2008 @ 11:04 am

    Dua te shtoj dhe dicka te fundit…

    Kampionati europian qenka zhvilluar ne nje province te Italise.Mesa pashe nga pamjet vizive ishin te pakte ata qe brohoriten per Romelen dhe me konkretisht vetem ekipi kombtar i gjendur ne salle.

    Eshte e cuditshme si emigrantet shqiptare ne Itali nuk jane organizuar per nje mbeshtetje te ketyre vajzave.Mbaj mend nje sekuence nga lojrat olimpike te athines ne 2004,ku garonte nje djal shqiptar qe edhe pse nuk mori medalje,ne momentin kur ngriti peshen e fundit me sukses salla ka bucitur nga gezimi.Edhe pse gjendur para nje presioni psikollogjik,ku nje pjese e mire e salles ishte mbushur me forca sigurie ose te sherbimeve te tjera…..reagimi i turmes ishte mbreselenes e mjaft emocionues.

    Ndoshta e kemi vete fajin e gjithmone na pelqen tja hedhim institucioneve te shtetit.Ndoshta nuk kemi akoma ate kulture sportive qe te inkurajojme sportistet tane edhe kur ata nuk arrijne ne ate shkalle qe arriti Romela.

  13. ITS thotë:

    16 Prill 2008 @ 11:58 am

    Paska dhe femra peshngritese.
    Borati aprovon. “Seksi Tajm!”

  14. Fetija thotë:

    16 Prill 2008 @ 12:13 pm

    Ka qe cke me te.
    Madje bojne dhe pislluqe me doping :-)
    http://www.peshkupauje.com/kasaj-doping-ne-strasburg-2-vjet-pezullim-dhe-medaljet-e-hequra/2007/05/10/

  15. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Prill 2008 @ 2:28 pm

    Romela Begaj nderon Shqiperine - Bravo!
    Kampionati Evropian për peshat kurorëzoi sot kampione në peshëngritje Romela Begaj.

    Xhuljeta Lamkaj
    Shekulli

    Kampionati Evropian për peshat kurorëzoi sot kampione në peshëngritje Romela Begaj sepse ngriti 101 kilogramë peshë. - Prape kjo fjalia?! Mire, ja ta shohim pak me kujdes. Si kurorezoka Europiani? Vetem per te kurorezuar Romelen po behej? Vetem kjo kampione u shpall? Dhe u shpall “sepse ngriti 101 kg peshe”?! Mire, ja te shohim me poshte…
    Por për 29 gramë më shumë se kampionia ajo e humbi këtë titull, duke u bërë nënkampione e Evropës për peshat. Ou? Tani kjo doli kampione, apo nenkampione?! Ah. c’bejne keto 29 gramet e shtanges. Po sjellin verdalle nga 360 grame tru peshqish.
    Begaj theu rekordin kombëtar. Ajo mori medalje argjendi në dy-garësh, ku ngriti 212 kg, sepse ishte 29 gramë më e rëndë se kampionia. - C’lidhje ka 29 grameshi i kampiones me rekordin tone kombetar edhe nje here?! Ne dy garesh medalje argjendi…mire, vazhdojme me poshte…

    Begaj konkurronte në stilin e shkëputjes, dhe po në këtë stil ajo ngriti peshën prej 101 kilogramësh, peshë e cila bëri të mundur që ajo të fitonte çmimin kampione e Evropës në peshëngritje. 8-> :-? 101 kg ne shkeputje, (pesha 58 kg e ka fjalen vajza), dhe Romela paska marre titullin kampion. Po ka edhe me…
    Ajo fitoi edhe titullin nënkampione e Evropës ku mori medalje te argjendte dhe medalje te bronxte. - :D edhe te argjendte, edhe te bronxte, edhe te arte. Bravo reporterja! Te gjitha medaljet e kesaj gare i mori Romela keshtu.
    Romela Begaj e nderoi Shqiperine :)

    Kurse ti nderove Shekullin dhe te gjithe ata qe te lexojne!

    Kamionati Evropian mbahet ne Lignano të Italisë. - po ku tjeter?! Ne ndonje pallat sporti te lagjes mbahet. Dhe Bega eshte kampione (apo nenkampione, zgjedheni vete) ne nje peshe dhe ne nje stil te vetem. Po me aq konkurente sa ka pesha e saj, do te marre medalje se s’ben ajo. Tre konkurente per tre medalje jane ne peshen dhe stilin e hiperbolizuar.

    Po le te urojme qe te mos kete pasur mbeshtetjen e madhe te Fetijes ( se peshave, jo te postimit 12.13 :D) dhe te dallaveraxhinjve te federates qe iu japin substanca te skaduara cupave, edhe nuk i ngrene dot edhe ato 29 gramet qe e ndajne nga kampionia.

    Megjithate, kjo Romela e meriton nje “Bravo”. :)

  16. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Prill 2008 @ 2:51 pm

    T_red lomsh na bone…. :D
    ta ftillojme
    Jane tre gara ne peshengritje… Me shkeputje, me shtytje, dhe 2 garesh (shkeputje dhe shtytje bashke)…

    Romela ka fituar medalje ari ne shkeputje…
    Por ne shtytje ska dale aq mire…

    Mbledhja e peshave te ngritura ne shkeputje dhe shtytje e ka nxjerre te dyten ne Evrope ne peshen 58 kg…

    Hallall cupes :D

  17. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Prill 2008 @ 2:54 pm

    t-red,

    Shkrimi ndohsta ishte pak me i ngaterruar se c’mund te ishte e duhur, ama s’besoj se ka nevoje per nje cinizem te tille, aq me pak ka nevoje per cinizem arritja e Romeles.

    C’rendesi ka nqs. i pati keto arritje tek stadiumi i lagjes apo jo, puna e mire eshte e atille kudo, dhe per ate pune qe ben bravo i qofte, pa “”.

  18. bledi thotë:

    16 Prill 2008 @ 3:06 pm

    Urime

    Personalisht nuk me pelqen te shikoj femra te ngrene pesha. Peshengrita eshte nje sport qe nuk shkon me natyren e femres.

    Uroja qe te kishim femra ose ti krijonim kushte te luanin tenis etj e te mernin medalie ne sporte qe jane me popullore per femrat e publiku i ndjek, e mos ti fusnim ne peshngritie.

    Shqiptaret jane pak te ashpra e do qe mire te praktikonin sporte qe i bejne me elegante e forconje tiparet femerore.

  19. Brisilda thotë:

    16 Prill 2008 @ 3:36 pm

    Urime kesaj vajze shpresoj te na perfaqesoj denjesisht ne evenimente te tjera por i them mos te tundohet nga ofertat qe i behen nga Greqia e vende te tjera por te jete krenare qe eshte shqiptare dhe ta ngre flamurin tone sa me lart.

    Krenar te jesh Shqiptar

  20. ujkupauje thotë:

    16 Prill 2008 @ 4:01 pm

    bravo Romela Begas se na nderove,hallall buka e nonës.

  21. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Prill 2008 @ 4:10 pm

    Kraste,
    Si ishte Krasta?! :D
    Kur e beri lemshin Xhuli, po une pse te mos luaja pak me te? Me pelqeu shume se kjo Xhuli dukej qe i kishte kuptuar shkelqyer dhe i kishte raportuar po aq ndritur rezultatet e Romeles :D.
    Nejse, po punes se ketyre medaljeve dhe shpalljeve kampion ne peshengritje dhe ne boks po iu del boja. Aktivitetet jane dytesore ose tretesore fare, media nuk lodhet te kuptoje lojen e fjaleve e te titujve, dhe populli furnizohet me informacion te cunguar.
    Jo se rezultatet e Romeles nuk jane per t’u pershendetur, por nuk jane aq te medha e te rendesishme sa duken; kjo eshte e gjitha.
    Madje me e keqja eshte se pas nja nje muaji, cupa mund te kete fatin e Fetijes (prape te asaj te peshave i referohem, se kete tjetren e paska grire fshesa me c’me sugjeron Idrizi :D).
    Wasu,
    Thonjezat i kisha per te dalluar fjalen. Bravo i them vertet, por s’te le rehat ajo dreq eksperience e fresket e Fetijes apo ajo ca me e qelbur nga koha e Kafaranit apo Sulit e dashur, qe na ngriten ne kembe nga medaljet, e pas nje muaji vjen jua merr Federata Boterore e Peshengritjes prape, se ju dalin substancat ketyre taneve. :(
    Ketu ta kisha llafen.

  22. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Prill 2008 @ 5:30 pm

    O Idris ai Marku (ai bisha :) ) qe eshte ne Angli konkuron per Angline. Kurse kete Romelen e kemi te dores :) :) :) - do vershojne ofertat per pashaporte greke seshpejti nga ai I Dhimi pirros

  23. Idris thotë:

    16 Prill 2008 @ 5:47 pm

    31 1
    Po ketu e prute si SHQIPE me KRAHE! Ne s’thate nonji llaf qe e mohote Shqipnine si DHIMI piro.. Kom miq me kete mbiemer jetonin ne Durres…ishin “shume pak ” te perdorshem :( :( :( m’ato vakte e m’ato ane .
    Se u perdoren edhe matan kufirit pak rendesi kane …jane mesuar ta mbajne. :) :) :)

  24. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    16 Prill 2008 @ 7:38 pm

    Idris ai nuk e mohon Shqiperine sic e ben gjithe perbuzje ky i dhimi, thjesht medaljet e Markut i shkojne Anglise, ka nenshtetesi angleze.

  25. Pjer Thomas thotë:

    16 Prill 2008 @ 8:32 pm

    Bravo i qofte. Le te shpresojme per nje trajtim me te mire te ketyre sportisteve te disiplinave te ndryshme te sportit shqiptar.

  26. AuLoNa thotë:

    17 Prill 2008 @ 1:35 am

    HIMARA ne SHQIP ,Pjesa 1

    http://uk.youtube.com/watch?v=1VNnkx0_PDk

    HIMARA ne SHQIP ,Pjesa 2

    http://uk.youtube.com/watch?v=GccOxNNXf_A

    HIMARA ne SHQIP ,Pjesa 3

    http://uk.youtube.com/watch?v=KEdhxk8xgS0

    HIMARA ne SHQIP ,Pjesa 4

    http://uk.youtube.com/watch?v=UcrH-7affis

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.