Rock-in Tirana: Ian Paice i Deep Purple në koncert
“ArtKontakt” sjell Ian Paice në Tiranë; bateristi legjendar i Deep Purple do të japë një koncert special, por edhe ‘këshilla’ për ata që e dinë se çfarë është rock-u i vërtetë
“ArtKontakt” dhe “Charl’s Entertainment” janë arkitektët e një nate shumë speciale rock-u në Tiranë, me Ian Paice- bateristin themeluesin e grupit Deep Purple dhe Matt Filippini Band nga Italia. Natën e dymbëdhjetë të prillit, Ian Paice, bashkë me grupin italian të rock-ut do të luajnë muzikën e Deep Purple për rreth dy orë, nën dritat e amfiteatrit Calvin. Por Ian nuk vjen në Tiranë vetëm për koncertin, atij i intereson të takojë muzikantë rock-u shqiptarë, për të krijuar një kontakt për bashkë-prodhime ose thjesht për të folur mbi muzikën që shoqëroi revolucionit e shoqërisë moderne. Ai do të flasë me publikun në një auditor titulluar “Drumm Clinic” në Akademinë e Arteve mbi profesionin e bateristit rock dhe energjinë e ritmit që mban gjallë për dekada një grup rock-u. “Ky takim ka si finalizim të tij koncertin natën e 12 prillit, por Ian Paice është i interesuar të flasë me muzikantë të rinj lidhur me eksperiencën e të qenit gjithë jetën i përfshirë me rock-un. Ai do t’u japi një ‘shkundje’ në emër të rock-ut”, thotë Andi Tepelena, drejtori ekzekutiv i ArtKontakt.
Rock-in Tirana
“Problemi i rock-ut në Shqipëri është se ai nuk e kryen misionin e vet”, thotë Andi Tepelena. Sipas tij, një lloj apatie dhe mungese hapësirash e kanë bërë këtë zhanër të muzikës periferike në Tiranë, ndërkohë që rock-u është muzika më me traditë në Shqipëri. “Rock-u ka shoqëruar ndryshimet më të mëdha në Shqipërinë demokratike, po të kthehemi pak mbrapa në kohë, do të kujtohemi se Tirana ishte plot me muzikantë të rinj dhe energjik që adhuronin këtë muzikë”, tregon Tepelena. E vërteta është se metropolit i mungon një skenë alternative ku të shfaqen tendencat e ndryshme muzikore, si rock-u. Të vetmet skena të tij janë lokalet dhe baret fundjavave. Organizimet e koncerteve rock bëhen vetëm me mbështetjen e ndonjë “OJF-je” ose në kuadrin e një reklame të firmave të mëdha si ato celulare. Herët e vetme që këngëtarët e rinj rock ftohen nëpër koncerte është kur ato kanë një target adoleshentësh. Duke biseduar me muzikantë të rinj në Tiranë, vështirësia për të gjetur një mundësi për të çarë është aq e madhe sa edhe ëndrra e tyre. “Momentet e veta kur aktivizohemi realisht janë angazhimet nëpër festivale si “Top Fest”, por edhe aty varemi krejtësisht nga hapësira që na lënë ata për regjistrim”, shprehet Geni Huba i grupit “Kody”. Të njëjtin fat kanë edhe shumë grupe të reja të rock-ut në Shqipëri. Rastet më fatlume janë ato kur një natë në një lokal arrin të mbledhë një grusht njerëzish.
Ndërkohë, sondazhet radiofonike në Tiranë, si ajo i “Top Gold” tregojnë se shqiptarët ‘mbarojnë’ pas rock-ut, sidomos atij ‘heavy’. Përfaqësuesit më të denjë të kësaj rryme janë grupet me histori të hershme, si Metalica, Led Zebelin, Deep Purple etj. Është pikërisht ky lloj rock-u që ka një vlerë të pashlyeshme në Shqipëri, pavarësisht evoluimit të kësaj muzike.
Zhbllokim damarësh
Ideja e “ArtKontakt” dhe Andi Tepelenës, është pikërisht zhbllokimi i këtij ngërçi. “Ideja që bluaj prej dy vitesh është të sjell në Shqipëri një sërë muzikantësh, historinë e të cilëve e njeh gjithë bota. Ata janë njerëz shumë të hapur dhe e njohin mënyrën sesi një muzikë e tillë merr hapësirat që i takon. Por më kryesorja ata frymëzojnë”, thotë Tepelena. Fryma e takimit të Ian Paice me muzikantët dhe adhuruesit e rock-ut do të përplaset pikërisht në këto sfonde, në përgatitjen e terrenit për ta bërë Tiranën një metropol të vizituar nga muzikantët e njohur.


28 March 2008 @ 2:02 pm
S`ma ha mendja qe ardhja e Ien Pejsit do e “zhblllokoje” ngercin e muzikes rock ne Shqiperi… gjithsesi, bukur per ata qe e kane ndjekur neper albume muziken e Deep Purple - ka njefare nostalgjie ne kete mes.
Jam kurjoz se kush do i kendoje ato kenge, cili kengetar, sepse kenget e Deep Purple jane shume kerkuese si nga regjistri e kapaciteti i kengetarit, deri ke virtuoziteti i paperseritshem i Rici Bllekmorit, Xhon Lordit, Dejv Koverdejlit, e sidomos, Ien Gillanit.
28 March 2008 @ 8:20 pm
http://www.moonstone.it/pics/Tour2005/index.html
31 March 2008 @ 9:15 pm
Paice do performoje me Mat Filippini Band.
Ne linkun e meposhtem mund te shikoni atmosferen rock qe ata arrijne te krijojne: http://www.youtube.com/watch?v=YshMUHpt9Z8&feature=related
2 April 2008 @ 6:17 pm
Shpresoj qe te gjej kohen te iki ta shof…
5 April 2008 @ 10:47 am
Ku mund me i gjet biletat?
5 April 2008 @ 11:31 am
i feel like letting my freak flag fly says:
ah mund ti blesh ne charls ose neper dyqane eurostar dhe kushton 1000 lek.
_
tirane , kshilla dhe rock&roll
5 April 2008 @ 4:21 pm
e shtuna tjeter u beka si patate e nxehte te calvin…