Identifikohu



Regjistrohu

Ritakim me vendin tim

Nga t_red

“Më lëndove, Shqipëri!”- mendoja mbi malet që më zhdukeshin me shpejtësi nga vështrimi, teksa fluturoja me ndërgjegje për shkëputje në atë pasdite të lagësht shtatori.Do të më merrte malli për investimin disa vjeçar që bëra në fakultet, në punë, në shoqëri…por e shihja të nevojshme jetesën dhe eksperiencën në një vend tjetër, qoftë edhe për ta përdorur si parametër për bindjet dhe aktivitetet e mia.Me një dozë dyshimi në dëshirën për të lënë Tiranën dhe me një guxim enigmë për të testuar veten, vendosem në grinë e Londrës për ta pasur shtëpi, shkollë, punë, eksperiencë, risi, përkushtim, rritje, edukim dhe njohje për disa vite me radhë.Pas orëve, ditëve e muajve të gjatë shkollë ( jo “në” shkollë) e  punë ( jo “në” punë), kthehem me mallin e ushqyer vetëm me kujtesat e bukura, ngjarjet pozitive, ditët e këndshme, gjallërinë e madhe…

…Kontaktin me Shqipërinë e ruajta të përditshëm nëpërmjet ekraneve satelitorë, telefonatave të shpeshta, e-maileve të dendur, idealizimit mallor.Asgjë nuk më kishte përgatitur për atë që gjeta (apo rigjeta)? Një ndalesë informale në Rinas më sfiliti në luftën që bëja për të bindur veten se është e pamundur përulja aq e lakuriqtë për të kërkuar parà. Uniforma për mua vazhdonte të paraqiste personalitet dhe mbrojtje…jo zvarritje dhe fryrje burokracie në xhupa prej meshini pas xhamash servilë.Shije e hidhur në pragun e shtëpisë. Makina që më përcolli për në Tiranë u trondit disa herë në gropat që ju kisha harruar efektin. Me stomakun përzier prej tyre, gjeta pak vend në trurin e mbingarkuar ta pyesja për ata që pothuajse përditë kalojnë kësaj rruge para se të shkojnë të bëjnë paraqitjen në Europë (apo dyqanet e s aj) dhe po prej aty kthehen të uzurpojnë ekranet për të shitur rërë tek arabët. Dhe tregu është goxha i suksesshëm, përderisa edhe pas katër vjetësh, gjeta po ato madhësi gropash, hendekë, ç’vijëzime, anarki, rrëmet të shpërndarë epidemi nga njëra rrugë në tjetrën.

Ftohtë! Provova të ftohtë të ethshëm sapo hyra në shtëpinë e shtrenjtë mbi kapacitetin e saj në rrugën që klasifikohet mes të parave. Kontakt tjetër me anarshinë! Gjendja e saj nuk ishte ajo që kisha “blerë” nga lajmërimi online. Kondicioneri ngeli ndezur kur energjia e la përgjysmë testimin e tij. Bashkë me të, u përgjysmua edhe shpresa ime për të kaluar një rikthim pa “zhurmë mendore”. Trotuareve të rrugës sime, që e kisha idealizuar më shumë sesa e mbaja mend, pikëlohem në pantallona dhe shihem më sy të shpërndarë, të pasjellshëm, kureshtarë pa nxitje. Butikët e veckël, të mbingarkuar, me veshje xhami dhe reklamime po aq efektive sa vërtetësia e tyre, duket se presin dështimin e derës ngjitur, më shumë se sa suksesin e vitrinave të tyre të fryra. Emra të ngatërruar, të huaj, jo të qetë mbi secilin qepen…askund nuk shoh hallka, bashkëpunim, zinxhir që të funksionojë për të njëjtin interes.Takoj të parët njerëz që me ekzaltim i lajmëroj për ardhjen time. Mësoj të harruarën me dashje mënyrë  takimi, të vetmen në llojin e saj.Pronarët e bareve dhe të kafeneve do të ishin konsiderueshëm të suksesshëm nëse nuk do të kishte të tilla ndërtesa po aq sa ka edhe banorë në Tiranë. Dita ulet këmbëkryq aty!

I çuditshëm gjumi i rëndë i rikthimit. Asnjë shqetësim mbingarkues. Dyshoj për fushën elektromagnetike që me mbërritjen në Rinas. Thith ajrin e çliruar prej çudibërësve që asgjë nuk kanë në vijë dhe çdo gjë iu duket e përkryer.Me mallin në sytë e mendjes dhe çoroditjen në përballjen e çdo minute, personi, ngjarjeje dhe grimce, udhëtoj për në Veri. Në rrugën e “rikonstruktuar”shoh çdo metër manovrimet e shoferit për t’i shpëtuar rrëshqitjes në lumë. Asgjë nuk e pengon. Fosforishentet janë në largësi për t’i pasur zili edhe malli im. Muret mbrojtëse ngelën nostalgji e vrarë. Dheu kërcënon të rrëshqasë dhe bie pothusje pingul në zgjerimin që është bërë në nxitim e sipër. Gurët rrokullisen në pjerrësinë e vrazhdë, kalojnë nëpër xhade dhe vërtiten në lumë para se unë ta kuptoj si dhe nga u shkëputën.

Ndal për të blerë pak gjëra për të respektuar traditën. Shitësja e ngazëllyer nga klientja e papritur, mundohet të shesë duhanin për flori me rekomandim grotesk, bazuar në njohuritë “e mëdha personale” për zonën dhe zanatin.Përshëndetjeve të para dhe lotëve të ritakimit, jua zënë shpejt vendin vëzhgimet dhimbëse, sytë lutës, sytë refuzues, mirësia e fshehur, mirësia e shpërndarë, e pathirrur, e patrajtuar…mirësia që ishte…që duhej të ishte….Secili më vete dhe të gjithë bashkë kërkojnë dritën në fund të tunelit. Unë jam fundi i tij…nuk ndjej dritë të mjaftueshme në ardhjen, prurjen, ikjen time.Ndjej të më ikin duarsh studimet e rënduara për psikologji. Un-i me taban nuk e njihte të trokiturën time. Nuk munda të përcjell!

Hov-prerë kthehem për një ndalesë të shkurtër në Tiranë. Mjaftueshëm për të shkruar një gazetë, detyrohem të pres ndalesat qesharake dhe të pa kuptimta të autobuzit të unazës, me të cilin pretendoj të udhëtoj. Tërmet të kishte rënë, më me estetike mund ta kishte rrënuar pamjen e një kryqëzimi që të ngjall urgjencën për t’u larguar prej tij dhe më tej.Përtej xhamit lexoj pa fund “Mobileri” në tre variante të shqipes, sipas dëshirës dhe kapacitetit gjuhësor të “pronarëve”(ngjitur njëra pas tjerë, Mobileri, Mobiljeri, Mobilieri);  klinika dentare të shtuara si kioskat e dikurshme (kaq shumë vuajmë prej dhëmbëve?!). Të gjithë duhet të jemi kapur nga sindroma(si shumë të tjera) e perdeve dhe mbulesave. Dyqanet edhe për to janë 400 fishuar që nga vizita ime e fundit.(perde gjeta dhe lashë të nevojshmet).”Siguria” vura re të ishte fryrë në treg. Edhe nëpër kioska lulëzonte skema e paqartë e saj. Kujdesi për veten dhe himni i prezantimit të papunësisë bucet në çdo cep pallati, ku të pret një parukeri, permanent, sallon bukurie, estetike, kozmetike, floktore….(”zili” e kam shqipen e “mbi-pasuruar”)…tek të cilat radha është përditë, në çdo moment të ditës, e gjatë. Nëse gjithkush do të ishte në punë, dyshoj nëse do të kishte kaq shumë kohë dhe vëmendje për pedikyrin.

Me një dozë të mirë pluhuri sa herë që hap mushkëritë e rënduara (megjithëse është dimër), udhëtoj për në jug. Ndjej mall edhe për rrugën që më çon në qytetin tim.  Në rrethin final të “autostradës”, një lopë kullot e qetë në mes të bordurave ndarëse, brenda të cilave ka çelur pak bar. I zoti numëron makinat besoj, në atë episod  ideal për “you’ve been framed”. Si ka mundur të depërtojë deri aty brenda mes shpejtësive të denja për pilotim?! As kokën nuk e ngre!

Pak para se të mbërrij në Urën e Mifolit zgjatem në dritare për të kuptuar prejardhjen e “liqenit” të formuar rishtas, në të cilin “notojnë”deri poshtë dritareve me dhjetëra shtëpi. Pa përtypur akoma habinë, në xhamat e makinës ndjej vrullin e ujit të pistë të Vjosës, që ka dalë mbi urën e trenit dhe kërcënon me egërsi edhe atë të makinave.Kam kaluar shpesh mbi Vjosë. Është e vetmja rrugë që më ka nxjerrë dhe lejuar në qytetin tim. Asnjëherë nuk mbaj mend një rebelim të tillë të saj. Vërshimi më furi nga të gjitha anët që ka gjetur të gërryera, aty ku është marrë lënda për të ndërtuar shtëpitë që ajo vetë do t’i shkatërronte, e ka çuar “liqenin” e turbullt dhe rrjedhës me metra të tërë larg. A do të mund të kthehem në Tiranë? Varet nga shiu, nga gërryerjet pa fre në breg  dhe nga Vjosa…e detyruar të ngrejë krye.

Posterat elektoralë jane ende aty, të dalë boje pas çdo shtylle në Vlorë, së bashku me premtimet për shndërrim të qytetit në qendër turizmi. As rruga që të çon në Vlorë nuk e beson këtë, teksa detyron ardhësit të mendohen mirë për kilometrazhin dhe shëndetin e llamarinave.Disa ndërtesa janë lyer me bojë të lirë (keq, por të paktën nuk ka imazhe sulmi nga Robin Hood). Të tjerat janë gri…të trishta…më të trishta se thirrja dhe shpresa e vdekur për mirëmbajtje. Edhe këtu ka kafene, mobileri, dentistë, parukeri dhe agjenci sigurimesh në masë (akoma nuk jam e qartë nëse kafja, kolltukët, flokët, dhëmbët dhe makinat janë thelbi i merituar i jetës tek ne).

Ritakimi i harresës nuk u mundua të sillte shumë mbi pritjet e mia. Çudisë për shqetësimin e pa-faktë, mbylljes brenda guaskës dhe frikës së kotë për të tentuar jashtë saj, i shtohet vështirësia për të trumpetuar shumëllojshmërinë jashtë pragut. Siguria është mbjellë aty, është rritur artificialisht shumë dhe nuk ka lënë hapësirë për të parë përtej saj.Dy ditë janë pak; tre më rezultuan shumë për të njëjtësuar predikimet me prakticitetin. Gjithçka funksionon…..nëse gjendet rruga dhe mënyra e duhur.

Lë pas mërzinë e fshehur, shqetësimin e pa-luftuar, paqartësinë e sjellë…dhe ritakoj Vjosën e fryrë. Më la të kaloja! Por kërcënonte egër poshtë këmbëve.”Mos më zini rrugën”!

Akoma pa mbërritur mirë në kryeqytet, bëj devijimin e fudnit të ritakimit tim me Shqipërinë. Sapo kalova Qafë Thanën, bllokimi i valëve të celularit më dha shenjën e parë të pa-rehatisë në pjesën tonë Jug-Lindore. Dyzimi human dhe kufitar duket se ka ndikuar në karakterin e vendasve, që dukeshin të preokupuar me tepricë të nxirrnin në pah vlera të sajuara. Korani kishte shijen e asgjësë, gatuar me synimin absolut të së kundërtës. Zhurmat e parenditura mbulonin qetësinë letargjike të ambicieve, qoftë edhe për një ditë më vonë. Ditët e mia po treteshin me vështrim në Rinas, Adriatik dhe Ohër!

Pushimet mbaruan! 

Filloj të këmbëngul në gjetjen e udhës sime profesionale. Shënimet, takimet dhe zyrat më kanë ngelur pas. Londra qesëndis në tëmthin tim, teksa kërkoj “tete a tete” të konkretizuar në Tiranë.Reduktoj në mënyrë konstante  stërlinat e banalizuara në tregun që lulëzon bash para derës së selisë së duarve të pastra. Një grup policësh ndal makinën për të ditur kursin e Euros. Frika ime rezultoi e përdalë! Çohem herët për të finalizuar biseda, ide, projekte. Takimet shtyhen për pasdite, për nesër, për më vonë…

Konflikti i interesave që “anashkalohet” me zë të lartë, më kthen sërish tek shtëpia ime e ftohtë. Në çdo shtëpi shqiptare e ngrohtë është vetëm kuzhina. Nuk kam nevojë për të. Tjetër ushqim kërkon vetja skalitur në zymtësinë kërkuese dhe rezultative  9.00 -17.00 të Greenwich-it.

Por ka diçka që më mban këtu. Trokitja e gotës me kaq shumë miq, shkëmbimi i ideve me njerëz që gjithmonë i kam respektuar, afërsia familjare që ngroh edhe me ngushtësinë e saj, Tirana e gërvishtur, e vogël, e madhe, e mbyllur dhe konfliktuale, me fton në sfidë që nuk më jep mundësinë ku ta kap. Edhe ajo është zhytur mes  malesh! Male që vështrojnë ngrysur dhe unikalë një popull që ka vështirësi t”ju gjejë anën dhe t’i shohë si maja për t’u ngjitur, jo fajtorë që përzënë frymorë.Udhëtova për pak ditë, u lëndova për shumë vjet.Më lëndove, Shqipëri…dhe nuk e harrove shpalljen, as të risjellësh dëshirën për sfidë, përkushtim dhe dhënie.Sado i vogël të jetë hapi i secilit, paska vend për të gjitha dhe për të gjithë.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

44 Komente »

  1. Koth thotë:

    27 Nëntor 2007 @ 3:17 pm

    Mua me pelqen shume paragrafi i fundit.

  2. Selfmaderadio thotë:

    27 Nëntor 2007 @ 3:34 pm

    T-red,

    e perpiva te gjithen. Bukur :)
    Paragrafi i fundit eshte i mrekullueshem! Me ke folur nga zemra.

  3. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 Nëntor 2007 @ 4:05 pm

    T-red… ke shkruar edhe per mua… fantastike….

  4. M O Z A thotë:

    27 Nëntor 2007 @ 4:27 pm

    Dreqi e mori, kam inat me perserit te tjeret, sidomos “ca” qe qejfi ma ka me shume ti kundershtoj.
    POR paragrafi fundit thjesht nje permbledhje as e gjate as e shkurter, as e ngjyrosur as e shpelare, as e shtuar as e manget e asaj qe ndodh ne zemren dhe mendjen tone. Eshte e thene troc, bukur, qarte, e ashtu sic duhet.
    Eshte thene TAMAM mo !
    Nice work t_red.

    P.S. Megjithate une po ngordh te shkel prape nje cike Londren. Ahhhhhhh

  5. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 Nëntor 2007 @ 4:40 pm

    Thnx guys, and Self :)
    Mua me vjen mire qe megjithe veshtiresite e medha per ta vene re, paragrafi i fundit edhe mund te ndjehet. (jo te shihet, se eshte i veshtire per syrin e lire, ose per ate te sterviturin ndryshe).
    Por, me thoni, a nuk eshte mire te ndeshesh me njerez te qeshur dhe te drejperdrejte? (pavaresisht thelbit te “perdrejtesise”). Dhe me e bukura eshte se te lejohet t’i mbash iso te qeshures, pa u frikesuar se ajo mund te tkurre.

  6. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 Nëntor 2007 @ 4:48 pm

    t red!Tashti kjo puna jone me Shqiperine eshte nje çike e çuditshme.Ose mbase aspak ,por ngaqe per 50 vjet nuk u largua askush na duken sentimentet tona unike e te paprovuara nga askush tjeter….i vertete.Nje çike kjo lidhja me Shqiperine si puna e atij qe tha :”o Babe ,kam kape nje kusar,-leshoje mor bir,nuk me leshon mor babe”".

  7. swed thotë:

    27 Nëntor 2007 @ 4:51 pm

    Wo du weg willst wenn du älter wirst und zurück willst wenn du alt bist, das ist Heimat.
    Ta perkthen Selfi ose Cimi kur te vije :)
    Shume bukur :)

  8. lola thotë:

    27 Nëntor 2007 @ 5:29 pm

    Paragrafi I fundit gjithnje eshte “embelsira” dhe I jep domethenie nje shkrimi. Nese mbyllja behet bukur, atehere efekti shkon ne menyre perfekte aty ku duhet. Bravo, vertet me pelqeu shume

  9. Selfmaderadio thotë:

    27 Nëntor 2007 @ 5:44 pm

    Swed :)
    Aty ku do qe te ikesh kur te plakesh, aty ku do qe te (ri)kthehesh kur te plakesh, aty eshte atdheu :)

  10. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 Nëntor 2007 @ 6:05 pm

    You see, swed? Edhe Selfi ashtu mendon :)
    “Home sweet home”, edhe nese e ka emrin Shqiperi.
    Selfi po tregohet me e shkathet se emigranti. Po mos nxit me hapjen e fjaloreve te suedishtes, se mund te kete perplasje embelsirash :)

  11. Selfmaderadio thotë:

    27 Nëntor 2007 @ 6:18 pm

    T-red,

    me e shkathet? thjesht qelloi qe isha para kompit :)

    Mua me ndodh keshtu T-red. Kur shkoj per ne Tirane me kapin ethe. I kam me siguri nga pasiguria, sepse largesia te sjell pasiguri; ti nuk e di me se ne cfare raporti je me kete qytet, me njerezit. Ke frike se nuk te njohin, se ke ndryshuar kaq shume sa qe nuk te duan me. Por, e sjell stabilitetin duke patur disa pika te perhershme sigurie atje; disa miq shume te mire dhe familja. Pastaj, filloj dhe e shijoj shume Tiranen, ndoshta sepse une di te kenaqem edhe me pak; ndoshta sepse duke qene larg une i shoh ndryshimet, edhe ato te mirat qe njerezit qe jetojne atje nuk i shohin. Kur largohem, mezi me ben zemra. Ndjenj nje lloj faji te tmershem, se ndoshta kam qene shume arrogante me njerezit, qe ndoshta nuk ju tregova aq sa do te doja se sa shume i dua e sa shume me mungojne. Kur kaloj tek dhoma e pasagjereve jam si e perhumbur, kur niset avioni ndjej lotet dhe nuk mbahem me. Pastaj diku ne mes te rruges, kur filloj dhe i avitem Zurichut filloj dhe ndihem prape mire. Kur hap deren e apartamentit tim ndjej nje clirim te papershkrueshem, malli behet nje ngjyre e bukur roze dhe spostohet nga realiteti (i stazhionuar me eren time) i ri ku jetoj prej vitesh dhe qe me eshte bere shtepia e dyte. Home sweet Home - both directions :)

  12. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 Nëntor 2007 @ 6:25 pm

    Pikerisht prandaj thashe se nuk duhen te ishin nxitur parrullat nordike, Self. Ja te shohim nese na ecen fjala. :)
    Po mire, te pakten ndjehemi rehat se ne secilin “end” na pret nga nje shtepi. (megjithese ne ndonjerin prej skajeve here-here me shume duket si “house” sesa si “home”) :(

  13. sirena Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 Nëntor 2007 @ 6:40 pm

    Na bete me qajt na bete…;(..te dija dhe une te shkruaja kaq bukur, ua kisha rregulluar qejfin une juve!!
    Une po shkoj ne Shqiperi pas nje kohe shume te gjate, dhe me thene te drejten ndjenja qe kam tani eshte frike, ankth se kam qene e shkeputur shume kohe, dhe kam humbur afrimitetin me njerezit qe kam atje..frike se do ndihem e huaj. Une per vete i quaj “home” te dyja vendet, dhe ne te njejten kohe nuk quaj “home” asnjeren, sepse te dyja shpite kane karakteristikat qe i mungojne tjetres, dhe shpeshhere ndihem si njeri pa atdhe…

  14. M O Z A thotë:

    27 Nëntor 2007 @ 6:43 pm

    Ehe Sirena
    Ky eshte ai qe une quaj “dyzimi” i emigranteve shqiptare.
    Sidomos i atyre qe kane luksin ti sorrollasin keto gjera neper mend e nuk i ze gjumi me buke ne goje nga lodhja.
    Ske cer ti bash.
    Merre lehte dhe shijoje secilen shpi ne maksimun

  15. sirena Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 Nëntor 2007 @ 6:56 pm

    Mire me Moza, po ky artikulli ishte per mallin, ritakimin me Shqiperine. Kur te shkruaje nonjeri per vuajtjet, vetmine lodhjen dhe te-zenet-e-gjumit-me-buke-ne-goje etj, do ofroj dhe une realitetin tim te te qenit emigrant…

  16. LlTako Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 Nëntor 2007 @ 9:09 pm

    Ehe, i ka Tirana te gjitha ato tundimet e paragrafit te fundit por ka edhe gjithe problemet e paragrafeve para tij. Vetem e drejta per te levizur jashte e brenda lejon shijimin e plote te te vecantave te Shqiperise se perndryshe negativja te mbyt dale nga dale.

  17. Andi1 Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 Nëntor 2007 @ 9:28 pm

    Wo du weg willst wenn du älter wirst und zurück willst wenn du alt bist, das ist Heimat.
    Mirmbrema Selfi. Me lejohet vetem nje korrigjim i vogel? :-) Flm.

    Aty ku ti ,do qe te largohesh kur je rritur dhe te (ri)kthehesh kur je plakur, aty eshte atdheu.

    t-red. Bravo shume bukur. Nuk e di por , kur lexova shkrimin mu kujtua nje kenge e Ardit Gjebrese ” Kthehem perseri”
    A thua te kete ndonje lidhje?!!!

  18. swed thotë:

    27 Nëntor 2007 @ 10:28 pm

    If you miss the train Im on, you will know that I am gone
    You can hear the whistle blow a hundred miles,
    A hundred miles, a hundred miles,
    A hundred miles, a hundred miles,
    You can hear the whistle blow a hundred miles

    Not a shirt on my back, not a penny to my name
    And the land that I once loved was not my own
    Lord Im one, Lord Im two, Lord Im three, Lord Im four,
    Lord Im five hundred miles away from home

    A hundred tanks along the square,
    One man stands and stops them never
    Some day soon, the tide will turn, and Ill be free
    Ill be free, Ill be free, Ill come home to my country,
    Some day soon the tide will turn and Ill be free

    If you miss the train Im on, you will know that I am gone
    You can hear the whistle blow a hundred miles,
    Lord Im one, Lord Im two, Lord Im three, Lord Im four,
    Lord Im five hundred miles away from home
    Lord Im five hundred miles away from home
    Ill be free, Ill be free, Ill come home to my country,
    Lord Im five hundred miles away from home
    You can hear the whistle blow a hundred miles
    Lord Im five hundred miles away from home

    http://www.youtube.com/watch?v=tfK5pxaRoQA&feature=related

  19. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 Nëntor 2007 @ 11:37 pm

    Meqe eshte fjala per Atdheun ,neser eshte festa kombetare e nuk pashe asnje shkrim ,asnje artikull….Ju eshte holluar gjaku….

  20. lumidrin thotë:

    28 Nëntor 2007 @ 12:05 am

    E mbushur me siqeritet,teper emocionuese.
    Stili duket Remark.Ndnjejat jane Màrquez.
    Me Shqiperin mua me ndodh qe gjithmon me del e kunderta e asaj se si ma parashtrojne.Kur me thonin se eshte rregulluar ne nje fare menyre,me dukej si e djegur,kur me thonin se eshte prishur gjithçka me dukej shume e bukur.Shqipe, here fluturon lart, here ulet poshte.

  21. adriatik thotë:

    28 Nëntor 2007 @ 2:39 am

    t red, do të më pëlqente të thoja diçka më ndryshe, më bukur nga të tjerët por e shoh që nuk mundem. E respektoj mendjen dhe dorën e bukur.

  22. belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 Nëntor 2007 @ 3:29 am

    t red, vertet shume bukur! nga njera ane me nxore mallin e vendit, por nga ana tjeter me shtove ate friken e te panjohures per vendin tim. eshte bere pak kohe qe s’jam kthyer ne atdhe dhe ndjenjat jane shume mix. ndoshta, eshte frika e te mos qenit pjese e atij realiteti dhe te mos “belong” perkiturit ne ate shoqeri qe une e kam lene prej vitesh. frika se ndjehesh e huaj ne vendin tend te lendon.

    gjithsesi, rrofsh per shkrimin sepse vertet me pelqeu!

  23. Roni thotë:

    28 Nëntor 2007 @ 8:25 am

    Shkrim shum i bukur.
    kam nje mesazh per te gjith ata qe kan frike dhe pasiguri tek ballafaqimi i tyre me Shqiperine. Une vete kisha 6 vjet pa u kthyer. Ju siguroj se do te jete nje nga ndjenjat me unike dhe nuk do ta harroni sa te jete jeta eshte me te vertete nje mrekulli rikthimi ne atdhe.
    Me besoni qe po mundohem te perdor sa me pak hiperbola, por per mua ballafaqimi ose rigjetja ( me te mirat dhe te keqiat) me Shqiperine me ka habitur, pasi rigjeta vetveten.

  24. ardi thotë:

    28 Nëntor 2007 @ 5:59 pm

    …shkrim shume i bukur,,,,si shkrim…
    …por jo i sinqerte, …dmth “film”, “art”…dhe jo realitet…..
    …dmth kot fare…

  25. ardi thotë:

    28 Nëntor 2007 @ 6:04 pm

    ….dmth ky t-red…qe nga emri duket qe ska lidhje fare me shqipon…eshte munduar kaq shume ti vere rrjeshtat ne rregull duke ia nderruar vendet shpesh….
    ….sapo lexova nje interv te kadarese ku thoshte se kur shkon ne Shqiperi…nje dite thua - cmu desh qe erdha, diten tjeter bera mire qe erdha….dhe perseri bera mire qe erdha - …por si perfundim edhe vet ai ja kercet ne fund per ne Paris, qe do te thote eshte realist….
    …t-redi ben shkrime te kohes se shekspirit akoma…

  26. Marte thotë:

    28 Nëntor 2007 @ 6:27 pm

    t red

    fjalet e tua,i ke vjedhur ne mendjet tona

    mallin tend,e ke nxjerre nga zemrat tona

    “shqiperi me lendove”..e kerkove ne dhimbjen tone

    tiranen e kemi gervishtur se bashku..eshte e thelle gervishtja jone..e pangjashme me te tjerat

    shoket e gotave te perplasura,jane ata,te njejtit

    …por,avjonet fluturojne
    e na kthejne te gjitheve ne shtepite e dyta (e vertete Self)
    ku malli merr vertet nuancat e rozes

  27. Idris thotë:

    28 Nëntor 2007 @ 6:41 pm

    Eshte feste sot ejjjjjjjj
    Eshte e te gjithe shqiptareve.GEZUAR ke tema e FESTES

  28. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 Nëntor 2007 @ 8:23 pm

    Ja tek duken serish efektet qe japin syzet e nostalgjise. Eshte vertet mire ta shohesh Shqiperine permes tyre, se po u hoqen, shkohet aty ku thote me te drejte Llukani; negativizmi, rutina, pershtatja e frikshme fillon e te vret ngadale. Aq ngadale sa te heq edhe deshiren per t’i vene serish syzet, duke lene te te vrase shkelqimi i koheve dhe menyrave te epokes qe ka zet Ardi.
    Ritakimi me vendin tone nuk mund te jete shume i ndryshem, perderisa ne dhe origjina/ritakimi jemi frikshem te njejte (pavaresisht pretendimeve per vertetesine e ketij fakti).
    Por, sot ishte nje dite kaq e bukur, me diell kaq te ngrohte, ne nje Tirane te qete dhe te pazhurmshme (sepse njerezit e Tiranes sot kishin shkuar te “ndriconin” Vloren), saqe Tirana i ngjante nje endrre te paqene. Po t’i heqesh politiken, te ardhurit nga rrethet (me gjithe makinat e tyre te panumerta qe jane nisur per nje fundjave te stergjate neper gjiret familjare), Tirana kthehet vertet ne qytetin bujar qe te le te jetosh, te mendosh dhe te shijosh (me raste festash) ;)

  29. Dajoshi thotë:

    28 Nëntor 2007 @ 9:53 pm

    t_red, shkrim i lezetshem dhe shume i vertete. Per ca si une qe vijne per te vizita te shkurtra, TR duket si parajse. Me e mira do ishte te kishte njeriu 2 shtepi, ate atje dhe nje tjeter jashte, por ne jemi larg atij standarti, nejse. Une per vete mezi po pres te vij kete fundviti, me mbyti malli, nuk rri dot me shume se 1 vit larg. Sikur te largoheshin ata te rretheve me makina per kete fundviti, besoj do ishte prefekte. Me thuaj nese degjon gje. :)
    @ardi. Plako ta kam thone qe po shkove ne TR do te pelqeje, ti duket akoma nuk e paske terezine. :(

  30. Dajoshi thotë:

    28 Nëntor 2007 @ 9:57 pm

    Sot rastesisht ndesha dike qe kishte rreth 8 muaj ardhur ne USA. Kur i permenda qe po behem gati te shkoj per pushime ne Shqiperi, me si te isha UFO dhe me tha: “Po si po shkon, atje nuk ka drita!!!!”. Ishte radha ime ta shihja si UFO. :)

  31. lule thotë:

    28 Nëntor 2007 @ 10:06 pm

    T-Red, si gjithmone shume i bukur pershkrimi. Kam kenaqesi ti lexoj shkrimet e tua.

  32. ardi thotë:

    28 Nëntor 2007 @ 11:15 pm

    …dajosh une skam ne terezi edh eper nja dy vjet te tjera dhe totali i viteve mungese, nostalgji etj etj do arrije ne 14…une e di po skam cboj….
    …shkrimi me pelqeu, por eshte me teper artistik se realist….
    …ato rrjeshtat e llukanit me siper , me pelqyen me shume…..
    …kur i tregoja cunit tim 5 vjecar disa fotografi nga shqiperia (kur e pyesin njerezit nga je , e kam mesuar te thote - nga tirona) me tha: - WHAT?….ti je nga tirona, une me mire nga Chicago….

  33. october Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 Nëntor 2007 @ 11:40 pm

    pershendetje. ishte i mrekullueshem t_red
    me bere te qaj dhe me e bukura une jetoj ketu. Sapo ja nisa paragrafin e fundit dikujt qe jeton jashte dhe i njejti efekt..Lot…
    E di cfare? Sido qe te jete Shqiperia a nuk jemi dhe ne te mrekullueshem qe i shohim dhe i duam te mirat e saj? Sa here qe largohem qe ketu kur rikthehem ndiej mall; dhe marr fryme thelle duke mbushur fort mushkerite e mia me kete ajer te qelbur por kaq te domosdoshem, ajrin e Tiranes sone…..

  34. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 Nëntor 2007 @ 11:59 pm

    Shqiperia eshte si yjet.Duhet admiruar nga larg………………………

  35. Dajoshi thotë:

    29 Nëntor 2007 @ 12:28 am

    ardo, s’ke c’i bo plako. Shendet se te gjitha rregullohen, po ti e di mire qe kur te behesh per te vajtur ka per tu dridh icik buza. :(
    Zana, ty duket s’ta ka ra rruga anej do koh!!!! Sikur s’e ke me qejf, apo e kam kabim???!!! :)

  36. Sky thotë:

    29 Nëntor 2007 @ 11:31 am

    Swed, a e njeh nje cun qe quhet Altin? Jeton ne Stockholm?

  37. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Nëntor 2007 @ 1:28 pm

    Ashtu urte e bute e sjell nga nje thumb ti Zana :) Dhe shpon dreqi, se vjen nga nje sinqeritet c’armatoses fare. Te thuhej ne menyre me te ngaterruar, me te argumentuar, apo nga dikush qe gerricet shpesh me c’ti dale peperara, do te kishte me pak efekt si koment; por e thene ashtu qete-qete prej teje, sinqerisht qe te vret me shume se c’e pret “Shqiperia eshte si yjet.Duhet admiruar nga larg……………” :( Hiv nuk eshte e arsyeshme nganjehere kjo e verteta. Po e vertete eshte ama :(
    Lule, flm. Qe nga nick-u qe ke zgjedhur kuptohet c’fare perqasje ke ndaj gjerave. Must be peaceful for you.
    October, me shume sesa paragrafi i fundit, mua me bene per te qare te gjithe te tjeret siper tij. Dalin apo jo, lotet e lendimit zgjasin edhe me teper, vecanerisht kur realiteti eshte aq i forte ne qartesine e tij, sa artistikja kthehet thjesht ne sherbetor te mbartjes se tij. (dhe jo e kunderta, sic shihet prej mos-prekjes se faktit)
    “Nje dite them “Sa mire bera qe erdha”, tjetren shperthej “Po c’dreqin m’u desh qe erdha?!”….Kadareja nuk mund kurresesi ta perifrazonte me mire kthimin ne Shqiperi. Eshte kthimi dhe ndjesia e te gjitheve.

  38. swed thotë:

    29 Nëntor 2007 @ 1:36 pm

    Sky, s’njof asnje cun shqiptar ketu.

  39. Koth thotë:

    29 Nëntor 2007 @ 1:58 pm

    t_red,

    e qara a shenje e keqe ! Njin me thote mu kur behem i cik si i zgerlaq se kjo a shenje pleqnie . :) :)

  40. october Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Nëntor 2007 @ 9:12 pm

    “Nje dite them “Sa mire bera qe erdha”, tjetren shperthej “Po c’dreqin m’u desh qe erdha?!”….Kadareja nuk mund kurresesi ta perifrazonte me mire kthimin ne Shqiperi. Eshte kthimi dhe ndjesia e te gjitheve…..
    t_red, shkrimi yt eshte nga ata qe te lene pa fryme nga vertetesia e tij; teper real. Te duket sikur ke lexuar mendjen time….gjithcka e shkruar ishte e bukur; por paragrafi i fundit ishte arsyeja qe gjithkush nga ne do Shqiperine; qe kthehet e kthehet dhe pavaresisht nga gjithcka e ndjen se eshte lidhur cuditerisht fort me kete vend….
    koth nuk eshte e qara qe me pelqen, madje urrej qaramanet…..por…. a nuk eshte nje reagim njerezor dhe ky? Cmund te ishim pa emocione????….

  41. october Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Nëntor 2007 @ 9:13 pm

    Nuk e di per ju por une zgjohem shpesh me dilemen: ku te jetoj???

  42. Pjer Thomas thotë:

    29 Nëntor 2007 @ 10:53 pm

    Shkrimi ishte i nje lloji te veçante, larg reportazhit, larg tregimit, nje lloj i veçante pershkrimi, qe nuk ia ulte vlerat shkrimit, veç e kategorizonte si nje lloj i veçante.

  43. odin m. Shkruaji mesazh privat thotë:

    30 Nëntor 2007 @ 2:49 am

    t red bravo, shkrim i vecante, i lehte per tu lexuar, kuptuar si dhe shijuar.
    ke botuar dicka tjeter…nqs jo mos u mjafto vetem me shkrime te shkurta… übung macht der meister, self hilfe, shqip, perseritja mema e dijes, nuk pershtatet …

    Per temen e shkrimit do te thoja ajo qe ben me te embel,Tiranen,shqipen per ne qe jetojme ne “parajsen” perendimore, eshte se gezohemi si femija kur zbulojme ndonje qoshe, rrugice, peme,etj, qe i ka shpetuar tranzicionit. Jane te mbushura me kujtime, jane nje pjese e jetes sone, jane shpesh per mua me te ngrohta, domethenese se kryeveprat e perendimit. Edhe ai komshiu dikur i urryer me duket mbas kaq vitesh i embel e me simpatik se komshijte ketu qe prej dhjete vitesh akoma nuk ua di emrat te gjitheve. grüzi, hello… Per komshijte e vjeter mund t`ju tregoj hollesira deri ne brezin e trete…
    I vetmi merak eshte a do i pelqej edhe vajzes sime…veshtire…femijet si kane kujtimet tona, nuk i njohin komshijte e vjeter…
    “babi ka spongbob, pikachu,etj edhe ne shqiperi…tani po te keqen…”

  44. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    30 Nëntor 2007 @ 10:41 am

    Nuk ka hic arsye per te mos e besuar ate qe te thone,koth. Por “inside every older person is a younger person wondering what the hell happened? ”
    Pergjate rinise njeriu eshte i prirur te kete kujtese te forte per gjithcka, pavareisht nese “gjithckate” ndodhin ose jo. But now is more fun to find out that everything you know, you’re learning it after you’re thirty.
    Me te degjuar e kam :)

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.