Rikolonizimi i Kosovës

Jane mbushur plot 10 dite nga shpallja dhe njohja e pavarsise se Kosoves, por akoma nuk kemi nje sqarim te qarte se si eshte orkestruar kjo pavarsi. Me poshte eshte nje artikull nga Vetvendosja, pak i vjeter, ku pershkruen planet Serbe per nje rikolonizim te mirfillte te Kosoves, plane te cilat u pranuan nga grupi negociator i Kosoves dhe UNMIK-u. Nuk e di sa te vlefshme jane kto plane sot, ne shtetin e ri te Kosoves, por jane shume shqetesuese dhe ngjajne me nje fenomen “West Bank” ne brendesi te Kosoves.

A jane kto planet konkrete mbi te cilen u shpall pavarisa, sipas planit Ahtisari?

Levizja Vetvendosje!

Tetor 2006

Zonat e Veçanta në funksion të rikolonizimit të Kosovës
dhe serbizimit të kulturës e historisë sonë

Dy procese nëpërmjet të cilave shteti serb po synon legalizimin e pranisë së strukturave të tij brenda vendit tonë janë decentralizimi dhe krijimi i zonave me status të veçantë për kishat dhe manastiret ortodokse të cilat padrejtësisht dhe me dashakeqësi po quhen serbe. Në rajonet e enklavizuara të Kosovës, shtrirja e kontrollit territorial të Serbisë po realizohet nëpërmjet decentralizimit. Kurse, aty ku serbët janë një pakicë e thjeshtë, Serbia po synon ta arrijë rikolonizimin e Kosovës nëpërmjet planifikimit demografik, duke i keqpërdorur institucionet fetare. Decentralizimi do t’ia mundësojë Serbisë ushtrimin e kontrollit në më shumë se 15% të territorit të Kosovës (prej rajonit të Anamoravës e deri në Graçanicë), plus 18.9% të territorit që shteti serb ka në veriun e Kosovës, ku funksionon çdo strukturë institucionale e këtij shteti. Por, apetitet e Serbisë për shtënien në dorë të më shumë territoreve nuk po përfundojnë me kaq, ashtu siç nuk kanë rreshtur asnjëherë përgjatë historisë. Procesi tjetër plotësues me atë të decentralizimit është krijimi i Zonave të Veçanta përreth objekteve të besimit. Sipas planeve të qeverisë serbe, statusin e zonave të veçanta mbrojtëse do ta fitojnë gjithsej 150 objekte kulti, 21 prej të cilave Serbia i quan të një ‘rëndësie strategjike’ (shih foton 8). Kjo hapësirë përfshin gjithsej rreth 1.000 km2, apo 9,2% të territorit të Kosovës.

Nëpërmjet krijimit të Zonave të Veçanta Serbia po synon uzurpimin e historisë dhe kulturës sonë. Grupi Negociator i Kosovës ka pranuar që kishat ortodokse në Kosovë të quhen serbe. Pra, ata ia dhuruan Serbisë vlerat kulturore dhe historike të Kosovës dhe tashmë kanë pranuar edhe vendosjen e zonave kinsembrojtëse qindrahektarëshe përreth 39 kishave e manastireve ortodokse që do të serbizohen duke krijuar kështu edhe një mit të ri serb për Kosovën. Uzurpimi i tokës që bëhet nga Zonat e Veçanta paraqet të keqen më të vogël. Të keqen e madhe me pasoja edhe më afatgjate se decentralizimi këto zona e bëjnë meqë uzurpojnë dhe thetërsojnë kulturën dhe historinë e Kosovës me qëllim të delegjitimimit të autoktonisë së shqiptarëve dhe më pas të paraqitjes së tyre si ardhacakë. Pas ‘eksterritorialitetit’ të objekteve kulturore, Serbia do të thotë se xhamitë janë të turqve, kishat e manastiret ortodokse janë të serbëve, ndërkohë që nuk ka objekte fetare e kulturore të shqiptarëve, duke qenë se ata as që ishin në këto troje!

Elita politike dhe intelektuale serbe, qysh në shekullin XIX pat lansuar tezën për shqiptarët si popull i ultë dhe primitiv që s’ka kulturë. Rrjedhimisht, kjo tezë i paraqiste serbët si superiorë që duhet të sundojnë e qeverisin me shqiptarët e paditur e të paaftë. Teza e këtillë atëbotë përputhej me kolonializmin e fuqive të mëdha botërore që shtypnin popujt e Botës së Tretë dhe shfrytëzonin pasuritë e tyre. Sot, meqë kjo tezë është raciste dhe realisht e papërdorshme, establishmenti serb vuri në lëvizje tezën rezervë për shqiptarët e Kosovës si popull mbeturinë e Perandorisë Osmane ose ardhacakë nga Shqipëria, të cilët në rastin më të mirë na paskan ardhur në Kosovë pas të ashtuquajturës dyndje e madhe serbe të vitit 1690, atëherë kur nga Kosova dhe jo vetëm ajo u tërhoq Perandoria Austro-Hungareze për t’ia lënë vendin në këto treva sërish Perandorisë Osmane. Bazuar në këtë tezë, kultura e Kosovës nuk është e shqiptarëve të Kosovës. Natyrisht se në të dy variantet bëhet fjalë për falsifikim të historisë që mëton të justifikojë planet politike të Serbisë për sundimin e Kosovës dhe dëbimin e shqiptarëve. Kanë ndryshuar politikanët, por jo edhe politika serbe. Kanë ndryshuar tezat serbe, por jo edhe motivi e qëllimi i tyre. Do të thonë se, në rastin më të mirë, sipas tyre shqiptarët në Kosovë kanë ardhur pas të ashtuquajturës dyndje të madhe serbe të prirë nga prifti Çarnojeviq në fund të shekullit XVII! Pra, kësisoj ata po e përgatisin motivin edhe për agresionin e ri serb mbi Kosovën që synon t’i dëbojë edhe njëherë dhunshëm shqiptarët në një moment të volitshëm për Serbinë në të ardhmen. Luftërat në Kosovë përgjatë shekullit XX ishin luftëra të popullit të shtypur shqiptar të Kosovës dhe jo vetëm të tij, kundër Serbisë që ushtronte gjenocid e terror. Decentralizimi përfundimisht po e shndërron luftën e tillë në konflikt etnik shqiptaro-serb, ndërkaq ‘ekterritorialiteti’ i trashëgimisë kulturore po e shpien edhe një hap më tutje: po e përgatit fuqishëm terrenin për konflikt fetar i cili asnjëherë s’ishte karakteristikë e kryengritjeve dhe rezistencave të shqiptarëve nëpër shekuj. Në shumë aspekte, kësisoj, Kosova po e përsërit historinë e Irlandës së Veriut. Winston Churchill, sigurisht pa e kursyer cinizmin e tij sa zbavitës aq edhe disi të pështirë, me një rast pat thënë se në qoftë se doni që një konflikt të mos përfundojë kurrë, atëherë, zhvendoseni atë në terrenin fetar. Përderisa decentralizimi e tjetërson

konfliktin, ‘eksterritorialiteti’ e përjetëson atë. Këta negociatorë kosovar,Koshtunicës po ia plotësojnë ëndrrën për Kosovën si ‘Jerusalem serb’, përshndërrimin e Kosovës në fushëbetejë të amshueshme në të cilën, për mëkeq se kaq, kërkesa mitike dhe hegjemoniste serbe fiton legjitimitet. Duke inegociuar vlerat kulturore e historike dhe rregullimin e brendshëmterritorial të Kosovës me armikun e saj Serbinë dhe para se Kosova të jetësovrane, negociatorët kosovar Koshtunicës e Tadiqit po ua realizojnëëndrrën e akademisë famëkeqe të shkencave dhe arteve të Serbisë përserbizimin gradual por të sigurt të Kosovës dhe të historisë së saj. Fotot 9,10, 11 dhe 12 tregojnë shumë qartë që këto objekte të besimit nuk janëserbe, por ortodokse. Në këto objekte janë lutur edhe shqiptarët. Disa prejtyre edhe janë ndërtuar prej shqiptarëve.Ky proces i dëmshëm filloi me Manastirin e Deçanit. Më 1997 qeveria eSlobodan Milosheviqit i dha këtij Manastiri status ‘eksterritorial’ në 23hektarë të hapësirës ku ai ndodhet. Kurse, në vitin 2000, ish PërfaqësuesiSpecial i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Bernard Kouchneri, mevendimin ekzekutiv nr. 2000/3 e liroi Manastirin e Deçanit nga juridiksioni,autoriteti komunal, regjional dhe ai qendror.

Me këtë vendim UNMIK-urilegalizoi vendimin e qeverisë së Milosheviqit të vitit 1997. Ky është edhenjë tjetër fakt qysh UNMIK-u, duke e njohur zyrtarisht sovranitetin nominaltë Serbisë mbi Kosovën, i lejon asaj ndërhyrjen në çështje të ndryshmebrenda vendit tonë, prej rregullimit të pushtetit lokal e deri te krijimi ikëtyre zonave me status të veçantë, të cilat nuk do t’i përgjigjen askujt tjetërpërveç Beogradit.Në janar të vitit 2003, qeveria e Unionit Serbi dhe Mal i Zi ia paraqitiOrganizatës për Edukim, Shkencë dhe Organizim Kulturor (UNESCO)planin e saj për Manastirin e Deçanit. Projekti i Serbisë u pranua. Ndërkaq,vjet, PSSP-ja i atëbotshëm, Soren Jessen-Petersen me vendimin ekzekutiv nr.2005/5, i cili hyri në fuqi më 25 prill të vitit 2005, i jep statusin e Zonës sëVeçantë Mbrojtëse 866 hektarëve përreth vendit ku ndodhet Manastiri.Territori që i është dhënë Manastirit në bazë të vendimit të lartëcekur ështësi vijon: përfshin një gjerësi në të dy anët e kreshtave, që është mbi 7 km (1km përtej ‘Urës së Gjashtëshit’), e që i bjen diku te Rruga për Bjeshkët eBellesë (shih foton 13). Trafiku komercial me kamion të rëndë nuk do tëlejohet pa lejen e KFOR-it, ose të UNMIK-ut.
Po ashtu, të gjitha rrugëtkomunale, regjionale dhe autostradat duhet që të përshtaten më plotësimine kërkesës të dalur nga statusi i veçantë i rajonit në fjalë.75% të tokave brenda kësaj hapësire janë prona private të fshatarëveshqiptar. 200 hektarë janë pronë e ndërmarrjeve publike e shoqërore si ajoe prodhimit të ujit mineral ‘GUSHAVCI’ dhe ajo e gurit të mermerit, pastajndërmarrja bletare ‘APIKO’, ajo hoteliere ‘ILIRIA’, pushimorja e fëmijëve,pushimorja e punëtorëve të ndërmarrjes ‘EMIN DURAKU’, autoriteti pyjor’GJERAVICA’ dhe hidrosistemi ‘BISTRICA’.Vendimit ekzekutiv nr. 2005/5 iparaprin edhe një letër e ish zëvendëskryeadministratorit, Charles Bryshaw,në vitin 2003, të cilën e mori për bazë Agjencia Kosovare e Mirëbesimit(AKM) për të mos privatizuar asnjë nga ndërmarrjet publike që gjenden nëtokën që i është dhënë Manastirit. Kjo është një goditje serioze përekonominë e kësaj komune. Edhe ashtu komuna e Deçanit është njëra prejpjesëve më të pazhvilluara ekonomikisht dhe me shkallën më të lartë tëpapunësisë në Kosovë. Papunësia në këtë komunë arrin shifrën prej 70%.Fshatarëve u është mohuar kategorikisht mundësia e shfrytëzimit tëpronave të tyre, qoftë edhe për nevojat më elemenare. Deri tash trefshatarë janë arrestuar nga KFOR-i italian - njëri duke prerë drunj në pylline tij, tjetri duke marrë zhavor nga toka që është pronë e vetja, ndërkaq, itreti vetëm pse ka prerë trungun e kumbullës në pronën e tij. Në këtë zonëështë bllokuar çdo aktivitet. Bile është ndërprerë edhe ndërtimi i rrugës qëe lidh këtë pjesë me rajonin e Plavës, arterie e rëndësishme qarkullimi përdy vendet. Në pikat që paraqesin kufijtë e tokës që i është dhënë Manastirit,KFOR-i ka vendosur postblloqe.
Para disa muajsh aty ndaloheshin dhemaltretoheshin qytetarët që qarkullonin. Pas protestës dyditore të LëvizjesVETËVENDOSJE!, me ç’rast për dy ditë radhazi u bllokua ndërtesa eUNMIK-ut në Deçan, kalohet lirisht andejpari, ndonëse postblloku endembetet aty.Politika ekspansioniste e shtetit serb përgjatë historisë ka qenë ndërtuarmbi tri shtylla - kisha, ushtria dhe akademia. Kisha ka bekuar, ushtria kapushtuar, politika akademike ka planifikuar kolonizimin. Sot, shteti serb posynon që objektet fetare ortodokse në vendin tonë t’i shndërrojë në mjetepër rikolonizimin e Kosovës. Në ato hapësira ku këtyre kishave dhemanastireve do t’u sigurohet statusi ‘eksterritorial’, qeveria serbe po synonrealizimin e të ashtuquajturit ‘kthim i qëndrueshëm’ i serbëve në Kosovë.Beogradi nuk po dëshiron t’i kthejë serbët aty ku ata kanë qenë, sepsekështu ata do të mbeteshin një pakicë e thjeshtë e shpërndarë në pjesë tëndryshme të Kosovës, pa ndikim fundamental në të ardhmen e Kosovës. Nëmënyrë që ata ta kenë ndikimin e tyre aq sa ta mbajnë Kosovën peng, poduan që të vendosen aty ku veç janë shumicë në krahasim me shqiptarët,aty ku përmes kthimit bëhen shumicë, atje ku ndërlidhin vendbanimet meshumicë serbe, ose atje ku krijojnë vendbanime serbe të përqendruara dheetnikisht të pastra. Kjo e fundit po synohet të realizohet pikërisht nëManastirin e Deçanit. Në hapësirën e tokës përreth Manastirit
Serbia kaplan të ndërtojë një fshat serb. Sipas zyrtarëve nga Ujësjellësi i Deçanit, 1/3e ujit që kalon nëpër këtë ujësjellës është paraparë për këtë Manastir.Kursenë këtë Manastir aktualisht jetojnë vetëm 40 klerikë! Te harta 8 mund tëshihet se
Serbia disa manastire i konsideron si përmendore të kulturës sëSerbisë në Kosovë, e që janë me ‘rëndësi strategjike’. Pra, për Serbinë kakulturë strategjike dhe jostrategjike! Natyrisht, varësisht se sa vendndodhjae këtyre objekteve përputhet me planet e saj politike. Rreziku që përfaqësonky projekt rritet shumëfish kur dihet se vetëm 15 km në veri tëManastirit gjendet Patrikana e Pejës. Nëpërmjet krijimit të këtyre zonaveSebia synon të krijojë lidhje ndërmjet tyre, pra, vazhdimësi territoriale.Prandaj, nëse procesi i decentralizimit luftohet dhe ndalet në radhë të parënë Cernicë, ‘eksterritorialiteti’ duhet të ndalet pikërisht në Manastirin eDeçanit. Këtu konsiston kuptimi i angazhimit tonë posaçërisht në Sernicë eDeçan.Arsyetimet e negociatorëve të Kosovës janë të mjerushme dhe bile fyesepër popullin e varfër të Kosovës.Veton Surroi pat thënë që 860 hektarë përKosovën nuk janë asgjë! Në prill të këtij viti, kur e pat vizituar Manastirin eDeçanit, ai pat deklaruar që zonat përreth manastireve janë të nevojshmenë mënyrë që shqiptarët të mos ndërtojnë qebaptore andejpari dhe asisojtë mbrohet ambienti rreth tyre! Graçanica vlon prej qebaptoreve qëndodhen brenda zonës së veçantë atje. Pse ato nuk u larguan asnjëherë?!Sigurisht se bëhet fjalë për aspiratat nacional-shoviniste të Serbisë,arsyetimet banale për të cilat arrijnë të artikulohen edhe përmes capolitikanëve të Kosovës, siç është rasti i Veton Surroit. Prandaj më e paktaqë i dhamë ne atij dhe Petersenit gjatë njërit prej aksioneve tona të shumtaishte
sana e mbledhur në pronat e shqiptarëve që gjenden brenda Zonës sëVeçantë të Manastirit të Deçanit, e të cilëve nuk po iu lejohet asnjë aktivitettjetër përveç kositjes së barit.Nga hartat dhe aerofotografitë që i kemi siguruar nga një nëpunës teknik iEkipit Negociator të kosovës për 15 nga gjithsej 39 këso zonash vërehetqartë se çfarë është bërë në negociata për trashëgiminë kulturore.Atëherëkur kishat e manastiret ortodokse në Kosovë janë ndodhur në vendbanimetme shumicë serbe, oferta e palës kosovare përputhet me kërkesën eSerbisë, që do të thotë se negociatorët kosovar i kanë dhënë Serbisë aq saajo ka kërkuar! Atëherë kur objektet fetare ortodokse janë ndodhur nëvende malore e kodrinore ose afër tyre, territoret që kanë marrur ato janëshumë më të mëdha, gjithmonë më shumë se 200 hektarë, pasi që
Serbiadon që të kontrollojnë pikat e larta që kanë rëndësi strategjike e ushtarake.Ndërkaq, në fusha e vende të rrafshta, ‘eksterritorialiteti’ është më i vogëlterritorialisht, por në ato raste janë kujdesur që të fusin sa më shumë rrugëdhe udhëkryqe brenda zonës së veçantë në mënyrë që të mund të bllokojnëqarkullimin sa herë duan.Fakti më skandaloz që tregon se krijimi i Zonave të Veçanta është një veprimpolitik i Beogradit që s’ka lidhje, madje, as me trashëgimi kulturore ështëkërkesa e tyre që një hapësirë e tillë e mbrojtur të krijohet edhe përpërmendoren e Betejës së Kosovës në Gazimestan. Kjo përmendorekonsiderohet prej Beogradit si objekt i trashëgimisë kulturore, kurse aiështë ndërtuar në vitin 1953! Kërkesën e Serbisë për krijimin e kësaj zonee pranoi Grupi Negociator i Kosovës. Në foton 14 mund të shihet kjo zonëpër të cilën u morën vesh palët në negociata.Njëjtë sikurse nëpërmjet decentralizimit, këto Zona të Veçanta kanë përqëllim marrjen e pikave kodrinoro-malore me rëndësi të madhe strategjikeushtarake. Jorastësisht aty ku këto zona gjenden në vendet malore, hapësiraqë ato po marrin është shumëfish më e madhe se sa në zonat të cilatgjenden në vende të rrafshëta. Ato zona që gjenden rrëzë ndonjë pikemalore, atyre po iu jepet zakonisht edhe faqja e prapme e malit. Kjo nukshpjegohet ndryshe përpos me terma të strategjisë ushtarake. Në foton 15mund të shihet qartë kjo gjë.Që e keqja të përjetësohet vërtet, po u implementuan Zonat e Veçantapërreth objekteve ortodokse ato do të mund të marrin edhe shumëhapësira përbrenda qyteteve, gjë që do t’i ndajë vendet tona urbane. Një gjëe tillë mund t’i ndodh qytetit të Lypjanit. Manastirit i cili gjendet në qytetjanë pajtuar t’i jepet Zona e Veçantë. Në këtë mënyrë, Lypjani mund të bëhetMitrovica e ardhshme (shih foton 16).
Po ashtu, njërën prej pjesëve më tëbukura të periferisë së qytetit të Prizrenit Grupi Negociator është pajtuart’ia japë zonës së veçantë përreth Manastirit që gjendet atje (shih foton 17).E njëjta gjë i kanoset edhe Pejës (foto 18). Kurse me krijimin e Zonës sëVeçantë të manastirit të Graçanicës do të bllokoheshin të tri udhëkryqet erëndësishme që lidhin rajonin e Anamoravës me Rrafshin e Kosovës (foto19). Zonat e Veçanta, bile, do të mund të shkaktojnë uzurpimin e asaj qëështë trashëgimi kulturore e Kosovës. Manastiri i Sokolicës, p.sh., përfshinpërbrenda Kullën e Isa Boletinit.Në manastiret të cilat ndodhen në vendbanimet me shumicë serbe, ofertae Grupit Negociator të Kosovës përputhet me propozimin e UNOSEC-ut(praktikisht me kompromisin), që do të thotë se përputhet me kërkesën eSerbisë për kufijtë e Zonave të Veçanta.Në fillim Grupi Negociator i Kosovës tha që nuk do të krijonin asnjë Zonëtë Veçantë. Më pas ata u pajtuan që vetëm Manastirit të Deçanit t’i jepetZona e Veçantë. Përgjatë negociatave Grupi Negociator i Kosovës u pajtuaqë numrin e Zonave të Veçanta ta rrisë në 8. Lëshimi pe vazhdoi: në takimine tretë - 13; në të katërtin - 15; kurse në takimin e fundit, pala e Kosovës upajtua që të krijohen 39 të tilla! Ky nuk është, madje, as kompromis, meqë
Serbia kërkonte gjithsej 42 Zona të Veçanta. Shih tabelën 20.Gjithçka e qartë: nëpërmjet Zonave të Veçanta përreth objekteve fetare dhedecentralizimit
Serbia po synon copëtimin e Kosovës. Këto dy projekte tërrezikut kapital po i japin Beogradit forcën e kushtëzimit absolut për tëardhmen e Kosovës. Decentralizimi dhe krijimi i këtyre hapësirave me statustë veçantë e bëjnë Kosovën hapësirë politike jofunksionale. Nëpërmjetkëtyre planeve Beogradi fuqizohet aq sa të bëhet arbitër i pengimit tëfunksionimit politik të vendit tonë. Ato janë investim i qëndrueshëm nëkushtet që çmimi i çfarëdo shkëputjeje nga Serbia të jetë humbja e rreth40% të territorit të vendit.Këto dy projekte duhet të ndalen me çfarëdo çmimi që ato kërkojnë. Kosovësi duhet vetëvendosja. Ajo e parandalon copëtimin dhe rikolonizimin evendit.Planet aktuale serbe për rikolonizimin e Kosovës Serbia synon që në muajt dhe vitet e ardhshme, në kuadër të planeve përcopëtimin dhe gllabërimin e Kosovës, ta realizojë kthimin e organizuar dhemasiv të serbëve në Kosovë. Ky kthim mbështetet në standardin e katërtdhe quhet ‘kthim i qëndrueshëm’.
Serbia ka arritur që UNMIK-ut, IPVQ-vedhe shumë faktorëve ndërkombëtar t’ua imponojë tezën se serbët gjoja nukjanë të sigurtë në Kosovë dhe se ata nuk mund të kthehen në Kosovë ngaseshqiptarët do t’i dëbonin. Së pari, siç ka pohuar edhe përfaqësuesi iUNHCR-së, Ron Redmond, shumica dërrmuese e serbëve të Kosovësshkuan nga Kosova së bashku me forcat policore dhe ushtarake të Serbisënë qershor të vitit 1999.

Së dyti, Serbia nuk do që serbët të kthehen atje kuata i kanë pronat e tyre, meqë gjithandej do të jenë siç ishin - pakicë ethjeshtë. Ministri për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës, SlavishaPetkoviq, për radion B92, më 5 mars 2005, ka deklaruar: “Për një muaj, 85familje janë kthyer në Kosovë. Kjo është më shumë sesa ajo që ka arritur tëbëjë Nebojsha Çoviq për pesë vjet.” Së treti, Beogradi pohon se në Kosovëjetojnë 132.012 serbë dhe joshqiptarë, ndërsa janë 228.409 refugjatë të ikurnga Kosova pas luftës. Beogradi qëllimisht është i dobët në matematikë. Nëbazë të këtyre të dhënave,
del se ka më shumë refugjatë serbë nga Kosovasesa serbë që kishin jetuar ndonjëherë në Kosovë! Sipas Institutit Statistikortë Republikës së Serbisë ishin rreth 190.000 serbë të cilët jetonin nëKosovë në vitin 1991. Numri i serbëve në Kosovë nuk ka ndryshuar aqpërgjatë viteve të 90-ta. Këtë e vërteton edhe Iniciativa Europiane përStabilitet (ESI), e cila në njërin prej raporteve të veta thekson se në Kosovëjetojnë 130.000 serbë dhe janë 60.000 serbë refugjatë nga Kosova. Serbët embetur në Kosovë nuk do të qëndronin këtu sikur mos ta kishin jetesën mëtë mirë sesa në Serbi.
Serbia i përçmon serbët e Kosovës dhe i lë që tëjetojnë nëpër baraka në mjerim ekonomik e social, në mënyrë që atëherëkur të paraqitet një moment i volitshëm politik për t’i kthyer masivisht nëKosovë, serbët të mos kundërshtojnë ardhjen dhe të jetuarit këtu.Kur kësaji shtohen edhe 140.000 serbë në Serbi të cilët janë refugjatë nga Kroaciadhe Bosnja, e të cilët Serbia pa problem mund t’ua falsifikojë dokumentetdhe t’i paraqesë ata si ish banorë të Kosovës, bëhet e qartë se Serbia nuk ka problem me gjetjen e një numri të madh të serbëve që do t’i sillte nëKosovë. Një anketë e zhvilluar në nëntor të vitit 2004, në kuadër tëhulumtimit të përbashkët të USAID-it, UNDP-së dhe RIINVEST-it, nështator-dhjetor 2004, tregoi se 30% të shqiptarëve të Kosovës dhe vetëm12.3% të serbëve të Kosovës mendojnë të emigrojnë nga Kosova. Pra, janëshqiptarët ata që duan ta lëshojnë Kosovën dhe jo serbët, ngase pikërishtshqiptarët janë në pozitë më të vështirë politike dhe sociale. Sa për ilustrim,ta marrim shembullin e Mitrovicës. Sipas një tjetër raporti të ESI-t, në veritë Mitrovicës dhe Zveçan jetohet me mesatarisht 95 euro në muaj, 60% tëtë cilave sigurohen nga Beogradi dhe 23% nga Prishtina. Ndërkaq, në jug tëMitrovicës njerëzit jetojnë me 37 euro në muaj, nga të cilat 37% sigurohennga Qeveria e Kosovës dhe 40% nga sektori privat.
Serbia nuk do që t’i kthejë serbët atje ku ata do të ishin pakicë, sepse asisojnuk do të mund të ushtronte ndikimin politik të tillë çfarë do që ta ketë.
Serbia aspiron që serbët t’i kthejë atje ku ata janë shumicë për ta përforcuaredhe më shumë këtë shumicë, atje ku ata do të bëheshin shumicë nëpërmjetkthimit, ose atje ku do të siguronin vazhdimësi territoriale të enklavaveserbe. Shumica dërrmuese e serbëve të Kosovës në të kaluarën jetoninnëpër qytete, d.m.th. ishin pakicë aty ku banonin. Dhjetëra mijëra serbë tëkthyer në Prishtinë nuk do ta kishin as për së afërmi peshën e disa qindraserbëve të kthyer në pjesë të caktuara që do të mundësonin lidhjen etrevave ekzistuese të kontrolluara nga Qeveria e Serbisë drejt krijimit tëentitetit autonom territorial të serbëve të Kosovës përbrenda Kosovës.Andaj, përdoret formulimi ‘kthim i qëndrueshëm’ dhe jo vetëm ‘kthim’.Serbisë iu plotësua dëshira që të ketë të drejtë që serbët t’i kthejë edhe atjeku ata s’kanë jetuar më parë; pra, jo te prona e tyre dhe në pronën e tyre,por në vendbanime të reja që do të forconin e zgjeronin enklavat aktualedrejt bashkimit të tyre. ‘Kthimi i qëndrueshëm’ nuk është gjë tjetër veçserikolonizim. Më 18 prill 2006, në Beograd, Kilian Kleinschmidt, drejtor ideritanishëm i zyres për kthim të UNMIK-ut, në një konferencë me gazetarëtha se të zhvendosurit nga Kosova do të mund të kthehen në të ardhmennë vendet ku ata dëshirojnë. 6.500 familje parashihet që të kthehen nëmënyrë të organizuar si dhe 2.000 familje të tjera në mënyrë individuale.Gjithsej bëhet fjalë për rreth 35.000 banorë të cilët Serbia planifikon t’i sjellënë vendet ku serbët tashmë janë shumicë, atje ku ata me këtë kthim do tëbëheshin shumicë, ose atje ku nëpërmjet kthimit do të sigurohej vazhdimësia territoriale e enklavave.Kurse, më 6 qershor 2006, u nënshkrua’Protokoli për Kthimin Vullnetar dhe të Qëndrueshëm’ (’Protocol onVoluntary and Sustainable Return’) ndërmjet IPVQ-ve të përfaqësuara ngaDardan Gashi, Delegacionit të Grupit Punues për Dialog të Drejtpërdrejtëtë udhëhequr prej Milorad Todoroviqit dhe UNMIK-ut të përfaqësuar prejPSSP-së së atëhershëm, Soren Jessen-Petersen. Në nenin II, pika 5, thuhet qëserbët kanë të drejtë të kthehen edhe aty ku ata zgjedhin, e jo vetëm nëvendet ku ata kanë jetuar më parë. Përveç kësaj është e rëndësishme tëthuhet që në krejt dokumentin, ashtu siç edhe në të gjitha dokumentet tjeraqë kanë të bëjnë me kthimin e serbëve që kanë ikur nga Kosova, përdoretshprehja ‘persona të zhvendosur së brendshmi’ (IDP - Internally DisplacedPersons). Sipas fjalorit standard të Komisionerit të Lartë për Refugjatë nëKombet e Bashkuara (UNHCR), kjo shprehje përdoret ekskluzivisht për atapersona, të cilët, për shkak të konflikteve të armatosura apo katastrofavenatyrore detyrohen ta ndërrojnë vendbanimin, por pa e ndërruar shtetin.Pra, ata janë të zhvendosur, përkundër refugjatit, i cili është person, i cili, përshkak të arsyeve të lartpërmendura vendqëndrimin e ndërron prej shtetittë tij, në një shtet tjetër. Serbët e ikur në Serbi, pra trajtohen vetëm sipersona të zhvendosur së brendshmi, ngaqë, Rezoluta 1244 ruansovranitetin e Serbisë mbi Kosovën.Më 21 shkurt 2006, Qendra Koordinuese e Serbisë për Kosovën (QKSK),publikoi lajmin se udhëheqësja e kësaj Qendre, Sanda Rashkoviq-Iviq dheMinistri për Investime Kapitale, Velimir Iliq, kanë nënshkruar protokolin evlefshëm 115 milionë dinarë për ndihmë personave të zhvendosur ngaKosova. 95 milionë dinarë janë ndarë për ndërtimin e 70 shtëpive ndërmjetBadocit të Ri dhe Graçanicës për serbët e ikur më 17 mars të vitit 2004.Tashmë dy shtëpi veç janë ndërtuar në fshatin Badoc i Ri. Ndërkaq, 20milionë dinarë do të përdoren për infrastrukturën e nevojshme përfurnizimin me ujë të Badocit të Ri.Të gjitha shtëpitë e djegura gjatë 17 e 18marsit të vitit 2004, i ka rindërtuar Qeveria e Kosovës me paratë e buxhetittë Kosovës. Nuk ka arsye që të ndërtohen shtëpi atje. Beogradi po ndërtonshtëpi shtesë, sepse do që ta krijojë një zinxhir të fshatrave serbe ndërmjetArtanës dhe Graçanicës, dhe kësisoj të lidhen fuqishëm territoret nëAnamoravë me fshatrat e banuara me serbë në pjesën qendrore të Kosovës.Nga Artana përmes fshatrave Izvor e Dragoc krijohet lidhja me fshatratHanroc, Shishare, Shashkoc, Okosnicë, Badoc e Graçanicë. Me krijimin ekomunës së Graçanicës, krijohet lidhja me fshatrat e banuara me serbë nëkomunën e Fushë Kosovës, Lypjanit dhe Kastriotit. Graçanica lidhet meUglarin dhe fshatrat tjera të banuara me serbë në Fushë Kosovë përmesfshatrave Llapllasellë, Preoc e Çagllavicë si dhe me fshatrat Livaxhë, Skullan,Lepi e Radevë në komunën e Lypjanit nëpërmjet fshatit Sushicë. Nga fshatiUglar i cili gjendet në komunën e Fushë Kosovës, përmes fshatit Nakaradëdepërtohet në fshatrat e Kastriotit: Krushec, Caravadicë e Leshkoshiq.Në hartën 21, të publikuar kah fundi i vitit të kaluar, me rrathë të zinj qëkanë nga një X në mes janë paraqitur zonat e banimit kolektiv në kuadër tëkthimit të organizuar masiv të serbëve sipas planit të Qendrës Koordinuesetë Serbisë për Kosovën (QKSK). Me ngjyrë të verdhë janë shenjuarvendbanimet ku përkrahet kthimi individual ndërsa me ngjyrë të kuqe atopër kthim të organizuar e masiv të serbëve në Kosovë.Vërehet se një zonëe banimit kolektiv është paraparë në afërsi të Graçanicës. Dihet që serbëtnuk e kanë lëshuar Graçanicën as pas mbarimit të luftimeve. Atëherë, kushpo kthehet aty?! Në emër të ‘kthimit të qëndrueshëm’ po bëhet rikolonizimii Kosovës meqë serbëve po u pranohet e drejta që të kthehen ku të duan,pra jo vetëm te prona e tyre. Në rastin e ndërtimit të banesave kolektivepër kolonët e rinj serbë në Graçanicë, qëllimin e Serbisë po e realizonKuvendi Komunal i Prishtinës me në krye Ismet Beqirin. Kuvendi Komunal iPrishtinës, me datën 21 shkurt të vitit 2006, ka përcaktuar lokacionin prejpërafërsisht 54 ari, për ndërtimin e ‘katër objekteve të tërësisë sëpërbashkët në fshatin Graçanicë’. Kjo është bërë duke u thirrur në nenin3.1b) të Rregullores 2000/45, që ka të bëjë me planifikimin urban dhe tëfshatit dhe shfrytëzimin e tokës. Pra, rregullorja për vetëqeverisjen ekomunave përveç për decentralizim, është treguar e përdorshme edhe përrikolonizimin e Kosovës. Në faksimilin 22 është paraqitur vendimikolaboracionist i Kuvendit Komunal të Prishtinës lidhur me këtë.Në anën tjetër, CIMIC raportin javor nr. 1148 të KFOR-it, të datës 8 shkurt2006, thuhet se numri i shtëpive dhe banesave të blera në veri të Mitrovicësbrenda një viti nga QKSK, e tejkalon numrin 150. Muaj më parë dytransakcione kanë ndodhur në Kodrën e Minatorëve - njëra e blerë ngaQKSK dhe tjetra nga Kisha Ortodokse. Pesë banesa të njërit nga tresoliterat i janë shitur QKSK-së që nga tetori i vitit 2005, ndërsa, para disamuajve, një ndërtesë pesëkatëshe ndërmjet soliterëve i është shitur po ashtu QKSK-së për 300.000 euro. Blerjen po e bën
Serbia, jo serbët.Andajbëhet fjalë vetëm edhe për një aspekt tjetër të rikolonizimit.Asnjë zyrtar dhe asnjë kryeadministrator i UNMIK-ut asnjëherë në asnjëmënyrë nuk e kundërshtuan politikën e Beogradit që blen prona tëshqiptarëve për t’i pastruar etnikisht ata prej aty. Madje, kjo është nëkundërshtim edhe me vetë rregulloren e UNMIK-ut 2001/17 e nënshkruarnga Hans Hakkerup më 22 gusht 2001. Kjo rregullore, në seksionin e tretëtë saj në pikën 3.1 a) thotë që administratori komunal i UNMIK-ut mund tërefuzojë të regjistrojë kontratën për shitjen e pronës së banimit nëse kabazë të mjaftueshme për të besuar se transaksioni është bërë osepërkrahur në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga ndonjëorganizatë ose strukturë me qëllim që sistematikisht të blejë pronësi tëminoritarëve, në mënyrë që ta ndryshojë përbërjen etnike përbrenda njëtreve të caktuar.

Serbia, nëpërmjet QKSK-së po blen prona të shqiptarëvenë veri të Kosovës të cilët kanë mbetur pakicë atje. UNMIK-u e di shumëmirë dhe e lejon këtë, duke bërë edhe shkelje të rregulloreve të veta.Gazeta ditore e Beogradit ‘Politika’, më 1 shkurt 2006, paralajmëroi se sikomunat nga Serbia dhe Vojvodina, e madje edhe Republika Serbe në Bosnjë,do të ndihmojnë kthimin e serbëve si dhe komunat e reja serbe në Kosovëqë do të krijohen së shpejti, duke bërë ndërtimin e 1.200 shtëpive, secila përdy familje serbe. Nëse supozojmë që një familje ka mesatarisht 4 anëtarë,kjo do të thotë se sipas këtij plani, parashihet që 9.600 persona do tëvendosen nëpër vendbanime kolektive gjatë këtij viti. Në bazë të planit tëQKSK-së të bërë publik tash së voni, kthimi nënkupton kthimin e organizuartë 6.500 familjeve dhe përkrahjen për kthimin individual të 2.000 familjevetjera.Nëpërmjet decentralizimit dhe krijimit të zonave të veçanta mbrojtësepërreth kishave dhe manastireve ortodokse po synohet përcaktimi i kufijvetë brendshëm në Kosovë të cilët përkufizojnë entitetin serb brenda Kosovës. Plani serb parasheh bashkimin e enklavave serbe, duke krijuarenklava tjera të reja përbrenda, por që kësaj radhe janë shqiptare. ‘Kthimi iqëndrueshëm’ në Kosovë lidhet me trashëgiminë kulturore, sepse kthimimendohet që të ngjajë te trashëgimia kulturore pasi që kjo ta ketë fituarstatusin e Zonës së Veçantë. ‘Kthimi i qëndrueshëm’ lidhet edhe me decentralizimin sepse Serbia do që t’i kthejë serbët atje ku mendon tëkrijojë entitetin e veçantë të tyre.Për realizimin e të gjitha këtyre janë ndërmarrur edhe masa të tjerakonkrete.
Para se kryeadministratori Petersen të jep lejen për dy ministritëe reja për Kosovën (Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë tëDrejtësisë), udhëheqësja e QKSK-së, Sanda Rashkoviq-Iviq, me 6 dhjetor2005, u mor vesh në
Beograd me zëvendëskryeadministratorin dhe Shefin eShtyllës së Parë të UNMIK-ut, Jean Dussourd, që në Kosovë të krijohen 14nënstacione të reja policore, prej të cilave 12 në vendet ku shumicë janëserbët. Zëdhënësi i UNMIK-ut, Neeraj Singh, në konferencën për shtyp tëmbajtur më 12 prill 2006, ka deklaruar se “…gjatë këtij muaji, 13 nënstacionepolicore do të vendosen në nivele të fshatrave, 11 prej të cilave në hapsirate serbëve të Kosovës.” Pra, në muajin prill u materializua marrëveshjasekrete të cilën Sanda Rashkoviq-Iviq e bëri me zëvendëskryeadministratorindhe shefin e shtyllës së parë të UNMIK-ut, JeanDussourd, më 6 dhjetor 2005 në
Beograd.
Pra, Serbia po fiton substancësolide në Kosovë, ndërkaq Kosova - edhe më shumë administratë formaledhe ministri simbolike. Me këto nënstacione policore,
Serbia mëton që tëkrijojë mbrojtje paraprake për rikolonizimin por edhe të etablojë kufijtë eri të brendshëm, së pari si kufij të zonave të operimit të këtyrenënstacioneve. Në Kosovë tashmë janë 33 stacione policore prej të cilave 5sosh e kanë shumicën e stafit serbë. Edhe 12 nënstacione të reja për serbëtqë janë vetëm 6% të popullatës së Kosovës nuk bëhen për sigurinë eserbëve por për sigurimin e Serbisë brenda Kosovës, entitetit të kontrolluarnga ajo që do të legalizohet e zyrtarizohet.
Serbia s’çan kokën për njerëzitdhe gjendjen e tyre, kushdo qofshin ata.Ajo brengoset vetëm për strukturate saj, jo për njerëzit.Ajo i inkurajon serbët e Kosovës që të qarkullojnë mevetura që mbajnë targa të Serbisë, jo vetëm për ta dëshmuar veten e saj sishtet në Kosovë, por duke presupozuar që ata serbë të gjorë asisoj do t’ibëjë shënjestër të shqiptarëve.
Serbia do që t’i rrezikojë serbët ezakonshëm. Ajo do që ata të vriten e lëndohen. E çfarë ruan
Serbia nëKosovë? Ajo i ruan ‘rojet e urës’, sikurse edhe forcat e tjera të ’sigurisë’ qëi ka në Kosovë.Të gjithë ata po i inkuadron si pjesëtarë të SHPK-së, të gjithëata praktikisht po i maskon.
Serbia kujdeset për sigurinë e forcave të saj të’sigurisë’, jo për sigurinë e serbëve civil.Ata mendon t’i kthejë në Kosovë përt’i përdorur e assesi për t’ua përmirësuar jetesën. Dihet se
Serbia financon strukturat e saj në Kosovë. Përkundër kësaj ka shumë serbë të varfër dhemadje në varfëri të thellë në Kosovë, ngase nga Serbia përfitojnë pikërishtvetëm strukturat e saj, jo edhe njerëzit e zakonshëm.Të gjitha këto plane të Serbisë për rikolonizimin e Kosovës i kanë përjetuaredhe të parët tanë.Ato duhet të kundërshtohen me të gjitha mënyrat. Sa mëshpejt, aq më mirë dhe më lehtë do të jetë. Jo vetëm për neve, por edhe përbrezat që vijnë.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

53 Komente

  1. toko thotë:

    28 February 2008 @ 1:51 pm

    Perse duhet it besoj Vevendosjes kur parashikimet e saj per pavarsine qe kemi sot nuk dolen, kur armiku “imperjasit peredimor” do te na genjete me mbrorjen e pavarsise dhe nuk do te njihte pavarsine e Kosves ne menyre te njeaneshme. Tani duke ju kthyer atyre koherave te vjetra te vetvendosjes qe pershiu shume nga zemrat tona me idete e tyre radikale per liri e pavarsi kekron te shpalle nje lufte tjeter ate te dyshimit se “Armiqte tane imprjaliste perendomore ” na e kane me hile po na kthejne ne West Bank.
    SHume nga veprimet e UNMIK apo EU SHBA etj jane pikerisht si pasoje e ketyre veprimet te Vetvendosjes. NATO dhe shtetet e saj nuk nderhyne ne Kosove qe te zevendesojne nje forme genocidi me nje tjeter as se mendonin se shqiptaret kane te drejte, ata nderhyne dhe po nderhyjne se nuk duan te lejojne genocid te asnje ngjyre forme apo lloji ne Kosove.
    Per kete lexo me poshte se cilat jane plane e ketyre “armiqeve tane imagjinare”. Armiku real eshte shovinizmi serb dhe jo “imperajlizmi amerikan dhe lakjejte tij Evropiano perendimore”

  2. toko thotë:

    28 February 2008 @ 1:59 pm

    Rolin e EULUX dhe EU ne Kosove lexo ketu
    dhe
    ketu

    Azgjekundi nuk thuhet per ndajre apo enklava serbe nekosove por per Low and order duke respektuar cod komebsi dhe pakice

  3. Drini i bardhe thotë:

    28 February 2008 @ 2:18 pm

    “SHume nga veprimet e UNMIK apo EU SHBA etj jane pikerisht si pasoje e ketyre veprimet te Vetvendosjes.”

    —-

    Ummmmm JO! Ia fut kot ti toko. Veprimet SHBA, BE i kane per interesat e tyre afatgjate, zonat e influences ne Ballkan, linjat e energjise etj etj…jo si pasoje e veprimeve te Vetevendosje! - mendoje dhe nje here se me duket se flet sa per te folur.

    Vetevendosje eshte reagim, jo shkak.

  4. Tironsi thotë:

    28 February 2008 @ 2:55 pm

    Po eshte reagim Drino, po zbatii i pakos do varet shume dhe nga sjellja e shqiptareve. Sa me shume njerez te acaruar te kete nga krahu jone aq me te larta do kerkohen garancite per serbet. E vetmja pjese ku shqiptaret nuk kane c’bejne sot eshte Mitrovica e Veriut. Te te gjitha vendbanimet e tjera te serbve shqiptaret mund te ndikojne. Gjithe ata qe rrijne akoma e kane nje cmim. Meet their price dhe ikin ata, se nuk e kane shume per qejf me jetu si ne rrethim as serbet.

  5. Idris thotë:

    28 February 2008 @ 3:33 pm

    Me afer realitetit eshte gjykimi i Drinit….
    Kendet e veshtrimit per ti cuar “analizat” e “perfundimet” atje ku e kam “thene une” shpesh te bejne te largohesh nga qellimi i vertete i levizjeve .Ne kete rast per “Vetvendosjen ” mund te shtosh cfaredo bishti qe mendon ,por e verteta e kesaj Levizje eshte absolutisht krejt ndryshe nga komentet qe behen per “rrezikun “qe sjell ajo.
    Ajo Levizje eshte nje Levizje me te vertete humane dhe nxitese,nje trokitje e vazhdueshme ne koken e atyre qe moren fatin e KOSOVES ne dore per se mbari.
    “Mos luani me kete fat as me gjysma as me tre cereke,as me ndarje as me nendarje…Ne ketu jemi si gjithnje …
    DERI ne VETMOHIM ….. NE SHEKUJ.
    Dhe kete mesazh, brenda interesave te Politikes se Madhe ne Rajon,
    Perendimi (BE dhe USA) e kane lexuar qarte se ai eshte afatgjate dhe nuk shuhet me dy-tre perfundime brenda syzeve.
    Ai mesazh eshte si gjithnje brenda zgjidhjeve qe “ofrojne planet “,ai eshte larg Levizjeve provokative qe mund te mendoje dikush por njekohesisht eshte shume i lexushem
    Shqiptaret e Kosoves nuk jane dele …..

  6. Grupi thotë:

    28 February 2008 @ 3:59 pm

    Sa e vertet eshte kjo??

    Decentralizimi do t’ia mundësojë Serbisë ushtrimin e kontrollit në më shumë se 15% të territorit të Kosovës (prej rajonit të Anamoravës e deri në Graçanicë), plus 18.9% të territorit që shteti serb ka në veriun e Kosovës, ku funksionon çdo strukturë institucionale e këtij shteti. Por, apetitet e Serbisë për shtënien në dorë të më shumë territoreve nuk po përfundojnë me kaq, ashtu siç nuk kanë rreshtur asnjëherë përgjatë historisë. Procesi tjetër plotësues me atë të decentralizimit është krijimi i Zonave të Veçanta përreth objekteve të besimit. Sipas planeve të qeverisë serbe, statusin e zonave të veçanta mbrojtëse do ta fitojnë gjithsej 150 objekte kulti, 21 prej të cilave Serbia i quan të një ‘rëndësie strategjike’ (shih foton 8). Kjo hapësirë përfshin gjithsej rreth 1.000 km2, apo 9,2% të territorit të Kosovës.

    Se i bie 43% e Kosoves ne duar te Serbve qe s’perbejne as 6% te popullsise.

    Serbia thot se ka 250 mije refugjat Serb nga Kosova…kur s’ka pas ndonjehere aq Serb ne Kosove ne historine e saj. Dhe plani Ahtisari i ka pranuar kto shifra…dhe plani percakton kthimin e ktyre njerzve. Kush jane kta? Ku do kthehen? sa do kthehen? C’rrezik perbejne per Kosoven?

    Kisha Serbe merr mbi 9% e territorin te Kosoves nen kontroll!!! Tokat i merren fshatarve Shqiptar dhe i jepen kishes Serbe!! 1/3 3 ujit te Decanit shkon tek manasitri Serb ku ka vetem 40 priftrinj.

    Nuk jane kto zhvillime shume shqetesuese per Kosoven??

    Nuk po them nese Vetvendosja ka te drejte apo jo…e vura ktu qe te marr vesh edhe une sa te verteta jane kto gjera qe thot vetvendosja…dhe si eshte plani aktual sot (se ky artikull eshte nga 2006a). Se deri tani une personalisht nuk kam degjuar dhe nuk kam marre vesh asgje rreth planeve per kthimin e Serbve, c’do te thote ky “dicentalizim”, sa toke i eshte dhene kishes Serbe…ku dhe sa Serb do kthehen…si do qeverisen kto enkleva Serbe…kush do jene policet qe do ruajne rendin ne ato vende…dhe pse nje ndarje kaq e pa-barabarte ne favor te nje pakice kaq te vogel Serbe…qe ne thelb do jet nje pakice teper e rrezikshme per Shqiptaret e Kosoves dhe qe do jet gjithnje nen kontrollin e Beogradit.

    Nuk me pelqen aspak kjo situate…sepse cenon te drejtat e 95 % e popullsise se Kosoves.

  7. Odysseus thotë:

    28 February 2008 @ 4:10 pm

    Ka njeri informacione ate pakon me fjongo te Ahtisaarit ku mund ta gjejme ta lexojme pak? Se permbajtjen e saj s’e besoj se e di me shume se 1% e kosovareve.

  8. Qafir Arnaut thotë:

    28 February 2008 @ 4:49 pm

    Mos kujtoni se Kosova ka shpall pavaresine: Djalli fshihet ne detajet. Read the small script of the independence proclamation.

  9. bledi thotë:

    28 February 2008 @ 5:18 pm

    Problemi eshte se duke krijuar nje klime mosbesimi me keto plane ne Kosove aq me keq eshte.

    Mire do qe qe kishat ortodokse te ishin obiekte kulturore te kosoves e te ruajtur nga ajo, pa krijuar zona te medha e kantone rreth tyre, qe direkt do conte ne mosbesim e provokim te shqiptaret e nje situate e tille e mbarsur eshte pare ne te kaluaren qe nuk ka asnje garanci.

    Shqiptaret kane shume pune per te bere, se me sa shihet ne kete betejen e trashegimise historike serbet kane investuar goxha, e duhet te bindin boten se dhe keto plane tregojne se nje pjes e mire e botes i beson keto peralla serbe, se nuk ka arsye tjeter te mbash kisha kur nuk ke popull e ato si obiekte kulturore pa provokime zonash autonome reth tyre jane me te ruajtura, se nuk provokojne gje.

    E nje nga arsyet qe ato jane sote aty, eshte se ne pergjithesi ne histori shqiptaret nuk i kane ngacmuar, e po qe se shqiptaret nuk do provokohen ose perdoren kishat per tjeter gje, ato nuk rezikohen.

    Vet perdoria e kishave per te grabitur toka pereth, e per te krijuar zona autonome serbe breda kosoves, rezikon vete ato.

    Shqiptaret duhet te bejne shume pune te heqin propoganden serbe per kosoven, e lufta nuk ka mbaruar ne kete front.

  10. Altin Goxhaj thotë:

    28 February 2008 @ 5:56 pm

    Mu duk me interes te fus ketu kete shkrimin e “koha jone”:

    Pavaresia e mbikeqyrur, zgjidhja me pak e keqe

    E Premte, 22 Shkurt 2008

    Nga Timothy Garton Ash*

    Kur, gjate ngjarjeve njerezore, per njerezit behet e nevojshme qe t’i japin fund lidhje politike qe i kane lidhur ata me te tjeret ata do ta bejne kete vetem duke u betuar me solemnitet per te respektuar ne cdo hollesi kushtet e BE, OSBE, NATO, Gjykates Penale nderkombetare per ish-Jugosllavine dhe propozimit gjitheperfshires te te derguarit special te OKB-se, Marti Ahtisari, “perfshire adoptimin e prioriteteve te legjislacionit te perfshira ne aneksin XII te saj”. Kolonite amerikane ne 1776 dhe kolonite e Evropes ne 2008: krahasohen dhe ballafaqohen.

    Midis gjithe zhurmes rreth deklarates se shpalljes se pavaresise se Kosoves, vetem pak vete jane ndalur per te pare se cfare dokumenti i jashtezakonshem eshte ai. Ai eshte kaq i rrethuar me kushte, detyrime dhe kufizime, shume prej te cilave kane te bejne me mbrojtjen e minoritetit te mbetur serb, kaq i mbushur me angazhime per t’u konsultuar, nderuar dhe bindur padroneve nderkombetare te krahines, saqe ajo eshte nje deklarate vartesie. Paragrafi i saj i fundit fillon: “Ne ne kete menyre afirmojme, qarte, hollesisht dhe ne menyre te pakthyeshme, qe Kosova duhet te jete kufizuar ligjerisht per t’iu bindur kushteve qe permbahen ne kete deklarate, duke perfshire, vecanerisht, detyrimet per te sipas planit Ahtisari”. Ju pothuajse mund te degjoni keshilltaret perendimor qe diktojne mbi supet e perpiluesve kosovare te dokumentit. Kjo eshte me pak nje ceshtje “me nje limit, Kosova ishte e lire” sesa “me nje limit, Kosova ishte e kufizuar”.

    Sigurisht, realiteti ne terren do te jete i ndryshem nga fjalet e bukura ne leter. Shqiptaret e Kosoves kane ndermarre nje hap te madh dhe te rendesishem drejt veteqeverisjes. Ata kishin dicka per te festuar ne rruget e Prishtines te dielen ne mbremje. Librat e tyre te historise, edhe ato te prodhuar me ndihmen e BE-se, do te thone nje histori mitike edhe te lavdishme te perpjekjeve shekullore kombetare qe kulmuan ne kete dite. Une nuk dua te jem nje kosovar-serb qe jeton ne nje prej enklavave ne jug te lumit Ibar ne vitet e ardhshme. Une pikellohem per ato manastire te bukura serbe ne Decan, Peje dhe Gracanice, te cilat tani do te jene, me shume se me pare, ishuj ne nje det te huaj.

    Pozicioni i serbeve ne veti te ures se Mitrovices pertej lumit Ibar eshte nje histori e ndryshme. Me gjithe mbylljen e perkohshme nga ana e NATO-s e kufirit midis tyre dhe Serbise, pas djegies se dy pikave te kalimit kufitar prej turmes lokale, realiteti i integrimit te tyre te perditshem social, ekonomik dhe kulturor me Serbine do te vazhdoje. De facto, Kosova eshte tashme e ndare. Dhe ajo do te mbetet e tille derisa, Kosova dhe Serbia do te jene eventualisht anetare te BE-se, kur ato gradualisht mund te aspirojne, ka te ngjare pas nje periudhe prej disa dekadash sesa disa vitesh, per nje situate te krahasueshme me ate te Belgjikes: nje vend formalisht i unifikuar, por ne praktike shume i ndare, por me paqe dhe liri per qytetaret e saj te siguruar ne nje kuader me te gjere. Ne te vertete, nese gjerat do te ecin mire ne Evropen juglindore dhe keq ne ate veriore dhe perendimore, Belgjika dhe Kosova mund te konvergojne ndonjehere: ballkanizimi i Belgjikes te takohet me belgjianizimin e Ballkanit.

    Konteksti unik evropian nuk e ben kete histori te ndryshme nga ajo e territoreve qe synojne shkeputjen neper bote. Ne fakt, BE-ja eshte duke levizur me shpejtesi nga metoda imperiale drejt metodes se zgjerimit. Ky eshte stili evropian i dekolonizimit te shekullit 21-te: nga protektorat ne shtet anetar te BE, madje pa arritur plotesisht pavaresine sovrane ne mes. Dhe, te pakten ne leter, shqiptaret e Kosoves e kane pranuar kete cmim. Ne rast se ata tentojne te mos i permbahen kesaj, atje do te jene te pranishem disa mijera zyrtare evropiane, dhe, si nje mbeshtetje, trupat e NATO-s, per t’i drejtuar serish ata ne rrugen e virtytit.

    Kjo deklarate e pavaresise te mbikeyrur e koordinuar nderkombetarisht, eshte rezultati me pak i keq. Ata te cilet protestojne se kjo sjell paqendrueshmeri te re ne rajon injorojne faktin qe situata pa krye, ne te cilen ka jetuar Kosova, qekur perfundoi lufta e 1999 me Rezoluten 1244 te OKB-se, ne vetvete ishte e paqendrueshme dhe e pamenaxhueshme. Askush me mendjen ne vend nuk do te investoje seriozisht para ne kete gjendje pa rrugedalje. Nje paqe e brishte ishte nderprere nga perleshjet. Papunesia eshte mbi 40%. Asgje e qendrueshme dhe e perhershme nuk mund te ngrihej pa kete rezolute mbi ceshtjen e statusit. Edhe per Maqedonine fqinje, vendin e prekur me drejtperdrejte per shkak te minoritetit shqiptar atje, nje Kosove me e pavarur eshte nje faktor stabilizues. (Natyrisht e njejta gje nuk eshte e vertete per Bosnjen).

    Per te gjitha mizorite e viteve te Miloshevicit, marreveshja nuk eshte teresisht e drejte. Por, fundi i fundit, ajo eshte gjithashtu rezultati me pak i keq edhe per Serbine. Eshte e tmerrshme te humbesh nje krah te gangrenizuar, por ajo eshte nganjehere parakusht per rigjenerim. Ne zemrat e tyre shume serbe e dine kete. Dhe kjo ishte ne Beograd, jo ne Prishtine, ku une degjova kete anekdote: serbet do te benin cdo gje per Kosoven me perjashtim qe te jetonin atje.

    Tani per tani, do te kete nje shperthim zemerimi dhe dhimbjeje. Keshtu duhet te jete. Por atehere Serbia ka nje zgjidhje: te ri menjane e pafuqishme per dekada, ashtu si Hungaria pas Traktatit te Trianon, ose te marre rrugen evropiane per rindertimin kombetar, ashtu si Hungaria sot. Dhe Evropa, nga ana e saj, ka nje detyrim solemn per ta mbajtur te hapur kete rruge.

    Do te duhen shume vjet perpara se Kosova te marre vendin e saj ne OKB midis Kiribatit dhe Kuvajtit (ose Kurdistanit, nese ai do te shkoje me shpejt atje). Rusia, si nje anetar i perhershem i Keshillit te Sigurimit te OKB-se me te drejte veto, mundet dhe do ta bllokoje kete. Por, shume kosovare kane jetuar per nje kohet te gjate ne Zvicer, dhe mund te kujtojne se kjo republike alpine e vjeter dhe krenare u be anetare e OKB-se vetem ne 2002. Ajo qe eshte e rendesishme, ne radhe te pare, eshte realiteti ne terren dhe zgjerimi i njohjes nga shtetet e tjera. (Ndersa po shkruaj, numri ka arritur ne mbi 20 shtete qe e kane njohur, ose qe kane deklaruar synimin e tyre per te njohur, republiken e porsalindur – duke perfshire, pervec peshave te renda si SHBA, Britanise dhe Gjermanise, edhe vende te tilla si Afganistani dhe Kosta Rika). Anetaresimi ne organizmat nderkombetare do te vije me pas, me anetaresimin ne OKB qe ka shume te ngjare te dale ne plan te dyte.

    Eshte ky nje precedent, perderisa disa frikesohen dhe te tjeret shpresojne? Sigurisht qe ai eshte. Cdo shpallje pavaresie eshte nje precedent. Udheheqesit pro-ruse ne Osetine e jugut dhe Transnistria jane duke peshperitur per te ndjekur shembullin e kosovareve pro-amerikane. Separatistet baske dhe katalane mbajne shenim, dhe qeveria spanjolle ka reaguar kunder shpalljes se pavaresise me ashpersi befasuese – pjeserisht sepse kjo vjen ne mes te nje fushate elektorale teper te ngarkuar. Kosova eshte historia kryesore ne faqen e internetit te UNPO, Organizates se Vendeve dhe Njerezve te Paperfaqesuar, e cila ka 69 anetare, nga Abkhazia te Zanzibari.

    “Kosova eshte nje rast special”, thuhet ne deklaraten e Pavaresise se Kosoves, duke vazhduar te insistohet (degjohen serish peshperitjet e keshilltareve) se ajo nuk eshte nje precedent. Por te gjithe 68 anetaret e tjere te UNPO jane gjithashtu raste speciale. Liberalet kane rregulla universale per trajtimin e individeve; ata gjithmone kane hyre ne ngaterresa mbi grupet, si rreth qendrimit te grupeve brenda vendit (gje qe e tregon debati rreth multikulturalizmit) dhe rreth asaj se cili grup eshte autorizuar te perdore te drejten e veteqeverisjes. Ata nuk kane nje pergjigje konstante ndaj pyetjes nacionaliste: “Perse une duhet te jem nje minoritet ne vendin tuaj, kur ju mund te jeni nje minoritet ne vendin tim?” Gjithsesi, shpallja e pavaresise se varur te Kosoves eshte menyra me pak e keqe per te ecur perpara.

    (*) Marre nga: “The Guardian”

  11. toko thotë:

    28 February 2008 @ 6:00 pm

    Jam me Bledin ne komentin e tij
    Une nuk heq aspak rolin pozitiv qe ka Vetvendosja si shkop per kercenuar ndonje rrezik qe egziston por me duket se Vetvendojsa e tepron
    Kam lexuar keto kohe nje koment te udheheqesit te Vetvendosjes ku kritikon EULUX , se Kosoves nuk i duhen police dhe gjygjtare por ndihma ekonomike. Une do te do thoja se Kosoves i duhen po aq sa police dhe gjygjtare edhe ndihma ekonomike. Deklarata te tilla kur ne akuzohemi nga Serbet (deri diku me sukses ne krijimin e psikozes se frikes ne pakicat Serbe ) se shqiptaret do te keqtrajtojne pakicat ne Kosove, kur komuniteti boteror kerkon te vertetoj te kunderten e kesaj akuze duke sjelle police dhe gjykates mendoj se nuk i sherbejne Kosoves pavarsisht nga qellimi i mire i tyre.
    Sa per kishat serbe, varet nga ne te vertetojme ato qe kemi vertetuar ne komentet e temes “A eshte kosova serbe” Shkrime shume te mira nga Grupi dhe Toni1977. Eshte detyra jone te vertetojme te kunderten e pretendimeve serbe per kishat ne Kosove ashtu sic eshte detyra jone te vertetojme se shumica shqiptare ne Kosove kerkon te bashkjetoje ne paqe me pakicat.
    Sa per qellimet e fuqive te medha ato nuk i dime deri ta kemi bere vetem hamendje qe deri tani kane qene te gabuara hamendje qe krijuan skepticizmin tone per njohjen e pavarsise nga keto fuqi, dhe qellimi nuk eshte te vertetojme kush ka te drejte por te korigjojme hamendjet tona ne kushtet dhe faktet e reja te krijuara. Ne qofte se per hir te intatit se nuk pranojme se e kishim gabim dhe duhet vazhduar me te njetat hamendje pavarsisht se ato kane qene te gabuara i bejme dem vetes. Nuk ka rendesi kush kishte te drejte dhe kush ishte gabim Rendesi ka te mendojme ne ineres e vendit
    Inati dem i kokes thuhet.

  12. Qafir Arnaut thotë:

    28 February 2008 @ 6:05 pm

    ajo eshte nje bombe qe mund te na plase ne surrat. Kjo detyre u duhet lene Anglo Saksoneve.

    Eshte detyra jone te vertetojme te kunderten e pretendimeve serbe per kishat ne Kosove

  13. ujku i zi thotë:

    28 February 2008 @ 6:11 pm

    Qafir, je bere mjeshter ne “outsourcing”… ;)

  14. toko thotë:

    28 February 2008 @ 6:25 pm

    Qafir Porblemi i kishave apo dhe idese se Kosova eshte djepi i Serbise nuk eshte nje problem qe lindi sot dhe do te zgjidhet po sot. AiI eshte nje problem po aq i lashte sa edhe vete serbet ne gadishullin e ballkanit ( 500 600 vjet Grupi ???). Dhe ndersa ata kane patur fatin historik te krijojne nje mith dhe legjende jo reale rreth ketij fakti shqiptaret kane qene fatkeqe ne kete drejtm Keshtu qe sot ky eshte nje problem qe nuk do te zgjidhet menjehere, ajo do te kerkoj kohe mbase po aq kohe sa edhe u nevojit te krijohej ky problem. E di qe ne shqiptaret i duam zgjidhjet me nje te rene te sopates dhe shpejt ( ashtu sic duam te pasurohemi brenda nates, ashut sic deshem pavarsine e Kosoves te nesermen e arestimit te Sllobodanit etj etj) por ja qe ne bote gjerat nuk zgjidhen aq shpejt sa i duam ne shqiptaret.
    Dhe vec nesh askush tjeter nuk do ta zgjidhe kete problem jo vetem se eshte i zoti qe e nxjer gomarin nga balta por edhe sepse askush tjeter vec nesh nuk ka interes te punoj per kete. Keshtu qe mendoj si ky problem nuk ka te perse te jete bombe deri sa do te kerkoj kohe te gjate dhe mendoj se Anglo Saksonet mund te na ndihmojne me studime “DNA” apo librat e vjeter ne biblotekat e tyre por mendoj se duhet te jemi ne qe duhet te “japim gjak” per studim “DNA” apo te shkojme e te “c’plurosim” ato librat e vjeter

  15. Lexuesi thotë:

    28 February 2008 @ 6:27 pm

    Ehhh o Qafiro po ti hysh detajeve atehere dalim ne konkluzione me pak te kenaqshme ne raport me gjithe kete situate euforie qe eshte akoma ekzistente.Prandaj dhe them se vete titulli i shkrimit te sjelle nga Altini thote ndoshta me shume sec mund te thuhet nga komentet tona..:

    Pavaresia e mbikeqyrur, zgjidhja me pak e keqe

    Gjithsesi cka eshte e rendesishme eshte qe populli shqiptar i Kosoves doli dhe juridikisht (ndoshta pjeserisht..) nga kthetrat e Beogradit.Kjo ka rendesi per momentin.Me vone cdo gje varet nga politikat e ndjekura nga organet vendimarrese dhe vizioni europian i yne.Ky i fundit eshte decisiv per vete prosperitetin dhe rolin decisiv rajonal qe i vjen faktorit shqiptar.

  16. ujku i zi thotë:

    28 February 2008 @ 6:35 pm

    Kjo detyre u duhet lene Anglo Saksoneve.

    Shqiptaret duhet te punojne te hapin departamente te “Studimeve Shqiptare” (Alabanian Studies) ne universitetet Anerikane dhe Europiane.

  17. Dajoshi thotë:

    28 February 2008 @ 6:42 pm

    C’mendoni per kete me poshte?! Mendoj ka njefare lidhje me temen.

    “Obama: Kosovo recognition obstacle to possible armed invasion

    “The United States has recognized Kosovo as an independent and sovereign state, just like numerous other countries, which, furthermore, implies also a certain obligation to prevent a military invasion,” says U.S. Democratic Party presidential candidate Barack Obama.

    Asked how he would react as U.S. president to a hypothetical armed invasion by Russia on Kosovo, Obama said that the U.S. would not react in alone and would rely on NATO, which he said had “helped stop the conflicts in the Balkans at the time of the Bill Clinton administration”, Voice of America said on Thursday.

    “The U.S. has recognized Kosovo as an independent, sovereign state, just like Great Britain has, and many other countries,” Obama said.

    This also implied a certain obligation to see that there was no invasion of that state, Obama said in a debate with rival Democrat candidate Hilary Clinton in Cleveland, Ohio, their last debate ahead of the Texas and Ohio primaries on March 4.

    “Not everything was perfect, but lives were saved,” he said. Obama said they had created conditions not only for Kosovo, but also for other parts of the former Yugoslavia “to build democracy and join the wider European community”.”

  18. lulian kodra thotë:

    28 February 2008 @ 6:42 pm

    Qafir, kot per kuriozitet, se besoj se pergjigja nuk do jete e kendeshme ma merr mendja, a di gje se cfare presioni po i behet Janullatosit si i pari i kishes ortodokse autoqefale shqiptare, per te nderhyre ne keto objekte besimi ortodokse qe ndodhen ne Kosove?

  19. Lexuesi thotë:

    28 February 2008 @ 6:45 pm

    Shqiptaret duhet te punojne te hapin departamente te “Studimeve Shqiptare” (Alabanian Studies) ne universitetet Anerikane dhe Europiane.

    Ide e mire por qe te jemi pak me realiste problemi nuk qendron tek resurset humane per ti dhene jete nje projekti te tille por vete organeve shteterore qe jane kompetente per konkretizimin e ideve te tilla.Ne nje moment kur vihet dore kaq brutalisht mbi Akademine e Shkencave apo ne momentin kur me ane te politikes fiskale (shih tvsh-ne mbi botimet e huaja-perfshi ketu dhe ato te shqiptareve jashte kufijve shteterore te Rep.se Shqiperise) cenzurohet ne nje fare menyre zhvillimi i botes kerkimore-shkencore apo dhe informative e mases,mos prit qe nisma te tilla te marrin jete.Ato jane te deshtuara…pa u marre akoma ne konsiderate.

  20. ujku i zi thotë:

    28 February 2008 @ 7:01 pm

    Lexuesi, universitetet, te pakte ne ato ne US sepse s’kam shume njohuri per ato Europiane, jane private. Jam i bindur se intersi gjeopolitik qe ka shfaqur Kosova, i ben ato me te ndjeshem ndaj ketij subjekti. Nuk duhet te jete e veshtire qe per njerez te specializuar te kerkojne privatisht prane ketyre universiteteve te hapin klasa qe kane subjekt qofte gjuhen shqipe apo studimet shqiptare. Shteti sigurisht qe mund te bej dicka, por nuk duhet nenvleresuar roli i individeve, sidomos atyre qe i kane pasion keto studime skencore (jo pasionin e studimeve nacionaliste ;) ). Ne shqiptaret vitet e komunizmi na ka bere nje dem te madh, sepse e presim c’do gje nga shteti.

  21. henry thotë:

    28 February 2008 @ 7:10 pm

  22. Lexuesi thotë:

    28 February 2008 @ 7:14 pm

    Ujku i zi

    Inciativa te tilla te jesh i bindur qe zanafillen e kane nga vete interesi i shtetit per te promovuar gjuhen,historine,kulturen e kombit perkates.Kur i referohem shtetit,bazohem pikerisht tek detyrimi kushtetues (tek preambuli i Kushtetutes i Shqiperise) qe ka shteti ndaj ketij subjekti.Institucionet private arsimore ne bote e kane realisht te pamundur abordimin e nje objekti te tille mesimdhenie pa perkrahjen (qofte me resurse humane apo materiale) e shtetit implikues.Ketu kam parasysh prsh Katedren e studimeve shqiptare ne Austri apo dhe ne Itali (Rome).

    Nuk deshiroj te fajesoj ekzekutivin e tanishem por dua te them qe nje projekt i tille duhet qe shteti i interesuar te jete nxites dhe pse jo perkrahes i projektit ne fjale.Ne kete rast mund te sjell me dhjetera argumente por besoj se je ne gjendje te kuptosh qe jane pikerisht institucionet e abilituara me tekste kushtetute qe projekte te tilla ti ndermarrin (apo ndihmojne ne menyre konkrete) ne sherbim te promovimit te gjithe atyre karakteristikave te nje kombi.

  23. Qafir Arnaut thotë:

    28 February 2008 @ 7:25 pm

    Se pari, sipas Janullatosit kisha nuk eshte ’shqiptare’ por ‘e shqiperise’.
    Se dyti, lexo me siper.

    Qafir, kot per kuriozitet, se besoj se pergjigja nuk do jete e kendeshme ma merr mendja, a di gje se cfare presioni po i behet Janullatosit si i pari i kishes ortodokse autoqefale shqiptare, per te nderhyre ne keto objekte besimi ortodokse qe ndodhen ne Kosove?

  24. Tironsi thotë:

    28 February 2008 @ 8:27 pm

    Te gjite shtetet qe nuk e kane fitu pavaresine vete kane qene te varura ne dekaden mbas pavaresise. Helbete qe Kosova nuk do bente perjashtim se ne nuk jemi cifute. Problemi i Veriut te Mitrovices mua me duket pa zgjidhje sepse de facto ata do jene gjithmone nen Serbine. Ne duhet te shohim si tja bejme me keta qe kemi neper Kosove. Gjerat do jene me te qarta me miratimin e Kushtetutes, sepse mbasi te kaloje ajo nuk do kujtohet me njeri per pakon e Ahtisarit. Kam pershtypjen se disa kushte te pakos do humbin gjate perfshirjes se parimeve ne Kushtetute. Sic thoshte dhe the Guardian, ne letra gjerat jane ndryshe nga ne terren. Keshtu qe ne fund fare do jete ne doren tone, vecse do na duhet planifikim e durim. Zot na i jep keto te dyja se ne s’i kemi pasur kurre!!!

  25. Grupi thotë:

    28 February 2008 @ 8:39 pm

    Me duket se nuk po e kapni problemin nga duhet. Nuk ka rendesi historia se kujt i perkasin kishat apo manastiret. Nuk ka rendesi aspak sepse ato nuk jane as tonat e as te tyret. Toko mos me keqkupto kur vura ato fotot…se nuk po thosha qe kishat jane Shqiptare e ndertuar nga Shqiptaret. Ato kisha Serbe jane…por popullsia Ortodokse se ciles i sherbenin ne ato shekuj…ishte Shqiptare. Po sot s’ka me Shqiptar Ortodoks ne Kosove…dhe kleriket jane Serb. Pra sido qe ishte historia para 700 vitesh…ato jane kisha Serbe. Dhe nje argument historik do ishte teper i dobet dhe po rendesi…Serbet dhe Greket e ulin veten ne ate nivel sa te mundohen e te zhvarrosin ndonje cope histori per ti treguar botes se “eshte toka jone” Eshte mentaliteti i qenit…qe kur shur*ros ne nje peme…behet pema e tij. Ky mentalitet s’ka funksionuar kurre…aq sa i ka funksionuar Serbise per ta mbajtur Kosoven.

    Nuk eshte pune opiniono publik…eshte pune e implementimit te ligjeve.

    Kjo pakoja e Ahtisarit nuk jep detaja se si do implementohen kto ligje…ne terren. Eshte vetem nje kornize.

    Prandaj duhet te dime…VERTET kisha Serbe do ket pronsi mbi 9.2% e territorit te Kosoves…sipas zonave perreth kishave qe jane krijuar?? Me cfare llogjike i qenka dhene kishes se Decanit per shembull nje territor 7km ne gjersi dhe 1/3 e ujsjellsit…per 40 priftrinj qe jetojne atje? Me c’te drejte i eshte marre toka fshatarve Shqiptar…3 te cilve qenkan arrestuar nga UNMIK-u??

    VERTET komunat e reja qe do krijohen per Serbe perbejne 15% e territorit te Kosoves…plus ate 18% qe Serbet kane ne veri te Kosoves?? C’do te thote pakoja e Ahtisarit kur thote se kto komuna kane te drejte per mardhenje nderkufitare?? Sa te lidhura mund te jen kto komuna Serbe me Serbine??

    Si do implementohet kthimi i refugjatve Serb ne Kosove? Kush do ti verifikoj qe kta vertet jane Serbe Kosove? Kush do verifikoj sa Serb iken…e sa do kthehen? A eshte pranuar numri 250 mije refugjat Serb qe ka shpikur Serbia? Se i bie 250 mije Serb ne Serbi plus 120 mije ne Kosove…i bie gati 400 mije Serb!! A eshte ky plani?? Si mund te lejohet nje gje e tille…kur ne te vertet s’ka mundesi qe te ket patur as 200 mije Serb ne Kosove ndonjehere! Ku do vendosen kta Serbe? Do jene kto komuna te nderlidhura me njera-tjetren…dhe me veriun e Kosoves? pra…a do ken mundesi Serbet te formojne nje shtet paralel si ne Bosnje…dhe ta mbajne Kosoven peng??

    Ky eshte padyshim plani i Serbise…po kta te EULIX-it…do ti shkojne nga mbrapa?? Se UNMIK-u punen me te madhe e kishte…te ruante pleqt e palare e parruajtur priftrinj Serb…dhe kishat Serbe. Kaq kishte per te bere UNMIK-u…Po qeveria e Kosoves? Do vendosi autoritetin e saj?

    Mire ne leter Kosova eshte e pandare dhe Mitrovica dhe Kosova veriore jane brenda kufijve. Po sa do jet e mundur Kosova te vendosi autoritet ne ato zona Serbe? Sa do jene ne gjendje…dhe sa te gatshem do jene..Evropianet qe te vendosin autoritetin e tyre ne ato zona? Sa do jene ne gjendje te ndalojne veprimtarite e shtetit Serb ne brendesi te ktyre zonave?

    Dhe kto zona vetem do zmadhohen…sipas kti plani.

    Te garantosh te drejtat e nje pakice 6% eshte e pranueshme…ti japesh 43% te territorit, te ftosh te trefishosh kte popullsi…kjo s’eshte e pranueshme.

    Shpresoj ta kem komplet gabim.

  26. ujku i zi thotë:

    28 February 2008 @ 8:54 pm

    Lexuesi, jam dakort pjeserisht me ate qe thua, por megjithate me duket se po flasim per eksperienca te ndryshme, ndaj edhe bera dallimin midis universiteteve ne Europe dhe atyre ne US. Shume universitete ne US kane pergjithesisht katedra te “Studimeve te Europes Lindore”, “studime Europiane” etj. Ne njohurine time keto nuk jane te sponsorizuara nga shtete perkatese, por edhe nese jane te tilla kjo nuk e pengon asnje njeri qe me inisiativen personale te kerkoj ndihmen qofte te universitetit perkates ashtu edhe te shtetit Shqiptar per te bere iniciativa te tilla te mundshme. Nderkohe nje gje qe me vjen ndermend, qe jane gjithe ato organizata e shoqata shqiptaresh qe gjithe kesaj kohe jane marre me promovimin e ceshtjes se Kosoves, te cilat ne vend se ta quajne rolin e tyre te perfunduar mundet fare mire te merren me promovimin e kultures Shqiptare. Pra ndihma e shtetit nuk eshte menyra e vetme per te realizuar keto gjera, sidomos kur dihet sa i dobet eshte shteti shqiptar - gje qe eshte provuar tashme me shume se njehere.

  27. Qafir Arnaut thotë:

    28 February 2008 @ 9:04 pm

    Nje profesor universiteti ne Ottawa me tha se do ish ide e mire nqs njereziti kontribuonin drejt nje fondi studimie te avancuara nga studiues shqiptare/te huaj.

    Ne fillim mu duk e panevojshme, thjesht sepse do zbulohen qeleshet ne ikonat e Gracanices e do na dali fantazma e ‘Ur-Fashizmit’ (qe ka aq frike Umberto Ecco). Tani e shoh qe qenka e domosdoshme financimi i katedrave dhe individeve per te studiuar me thelle subjektin shqiptar

  28. Altin Goxhaj thotë:

    28 February 2008 @ 9:22 pm

    Ky e Vetvendosjes qeka rrote fare! Prape ky? Une thash se e kuptoi qe ia ka fut kot dhe u terhoq ne heshtje (sepse heshtja eshte ilac ne te tilla raste) por ky qeka i pacipe! Amerika dhe Rusia po flasin per konflikte juridike, ekonomike deri dhe kercenime ushtarake per ceshtjen e Kosoves sepse kaq delikate eshte kjo ceshtje! Amerika i ka dal per zot kosoves dhe i ka vene ne rresht te gjithe qe ti njohin pavaresine ne te gjithe boten, jane ata qe po kujdesen per te gjitha cka edhe lopa e kupton se Pavaresia nuk eshte kaq e thjeshte dhe eshte produkt total i politikes amerikane e cila eshte shume e kenaqur me klasen politike kosovare qe po ben figure pozitive ne te gjithe boten! Pse se dime ne qe serbet kane shume me teper te drejta se cfare u takojne, biles e dine dhe vete serbet kete gje, por kjo eshte diplomacia! Nuk eshte pune stallieresh por profesoresh! Une kam bindjen se Albini dhe mbeshtetesit e tij jane faktor shume destabilizues dhe demtues per Kosoven por qe ti fryne keshtu zjarrit kete se durokam dot! Ai po sillet si te jete armik i pavaresise njesoj sic jane vete ekstremistet serbe armiq te Serbise qe sulmojne ambasaden amerikane sepse e izolojne me teper vendin e tyre!
    Kosova eshte me fat qe sia var njeri teneqen ketij patrioti te flakte dhe e lejne ashtu vetem me tanatosin e tij si ai dasmori tipik shqiptar qe gjithe qejfin e ka tu prishi dasmen te tjereve!
    Mos ia degjofsha me zerin ketij brejtesi te Pavaresise!

  29. Idris thotë:

    28 February 2008 @ 9:51 pm

    Henry! Falem.
    Nje informacion me se i domosdoshem per te pare se perse plani i Ahtisar.
    eshte i kapercyer.
    Hapja e ketij plani me termat: KOSOVA eshte nje SHOQERI MULTIETNIKE duke lene menjane emertimin “SHTETI i PAVARUR i KOSOVES” eshte absolutisht jashte cdo lloj argumenti te kohes dhe vetvetiu i permbys detyrimet primare si “Shoqeri”… duke e PERFSHIRE BRENDA Shtetit kete detyrim nderkombetar.
    Pikat me te erreta qe per mendimin tim kerkojne te behet presion edhe me i MADH nga Levizja per Vetvendosje jane :
    Pikat…6.3 …dhe 7.3…..Te cilat duket hapur se jane futur nen presionin
    SERB,sado te kamufluara te jene shprehur si me mbulesa FETARE apo edhe me “dinakri-kopetencash” te pushteteve Lokale.
    Edhe njehere duke falenderuar z.Henry qe nuk na la te flasim me terminologji ne “hava” ose sipas stilit te “urra-patrioteve” mendoj se metodat e Levizjes per VETVENDOSJE duhet te jene me te FORTA,deri sa keto pika (dhe ku vezhgues te tjere “dyshojne” se jane futur si “pyka” ose shqip “gure nen rrota” ) te gjejne nje ripunim per t’ju paraqitur organeve LIGJVENESE te KOSOVES ne menyren e duhur.

  30. Qafir Arnaut thotë:

    28 February 2008 @ 10:04 pm

    Nuku thot kot emigranti qe kokan ‘rrot-ashtu’ komplet kta t’Tajrons

    edhe lopa e kupton se Pavaresia nuk eshte kaq e thjeshte dhe eshte produkt total i politikes amerikane

  31. Tironsi thotë:

    28 February 2008 @ 10:07 pm

    Idriso, per kete 6.3 e ke fjalen?

    6.3 Pranë Gjykatës Kushtetuese, komunat mund të kontestojnë kushtetutshmërinë e
    ligjeve apo të akteve të Qeverisë të cilat cenojnë përgjegjësitë e tyre apo zvogëlojnë të hyrat e tyre.

    Po 7.3 ku eshte?

  32. Idris thotë:

    28 February 2008 @ 10:11 pm

    I nerum Tirons!
    6.3 eshte tek Vetqeverisja Lokale dhe decentralizimi———- NENI 6
    ndersa 7.3 eshte tek Trashegimia Kulturore dhe Fetare——– NENI7

  33. Idris thotë:

    28 February 2008 @ 10:17 pm

    Tirons!
    Me qe e ke nga “nahija” ate me siper me flamur me zhgabe,coi nonji haber nga ato per te moskaluar “elmentet” qe lidhin statiken me dinamiken.Eshte shume e kollajte pasi te kthesh nja 1-2 TEKE (s’ma ha mendja se mba me shume) te bertasesh si MIU:
    “Ku eshte ai DACI ti q..nonen”…. Nejse mo e gjen vet ti noi gjo te bukur.
    Duhet t’ja kene fut gjate kontrollit te produkteve te pijeve,do i kene dhene raki kocimare :) :) :)

  34. lulian kodra thotë:

    28 February 2008 @ 10:20 pm

    Qafir, kujdes me Tajronsat! Sa per Albinin, si pergjigje ndaj Altinit, duhet thene se ato qe thote Albini shkojne pikerisht ne nje perkujdesje ndaj asaj shprehje qe ke cituar: “edhe lopa e kupton se Pavaresia nuk eshte kaq e thjeshte dhe eshte produkt total i politikes amerikane”. Ne qofte se Albini ka zemer dhe vullnet te thote ruajuni kolonizimit, me kolonizim duhet kuptuar edhe mentaliteti se pavaresia qenka produkt total i politikes amerikane.

  35. ujku i zi thotë:

    28 February 2008 @ 10:20 pm

    Qafo, andej nga memedhembja u eshte krijuar bindja se Amerika eshte Zoti dhe ben “politika totale” per shqiptaret, apo cfardo gjeje qe u pjell imagjinata kur pijne kafe dhe meditojne ne drite te qiriut.

  36. Qafir Arnaut thotë:

    28 February 2008 @ 10:24 pm

    Qafo, andej nga memedhembja u eshte krijuar bindja se Amerika eshte Zoti dhe ben “politika totale” per shqiptaret,

    Pikerisht o i ziu ujk! Kafsho andej nga “Populli i ‘zgjedhur’” qe shkrova per me teper per ket ‘marifet’

  37. lulian kodra thotë:

    28 February 2008 @ 10:27 pm

    Ky Altini qeka si ai tipi qe hyn ne dhome, i fut nje pordhe me ere te qelbur, iken, dhe i le te gjithe te pranishmit te lujne vendit ne nje riaktivizim total: te hapin dritaret, te shkundin peshqire, te nderrojne temen e muhabetit duke filluar te shajne mbare e prape ate qe ia futi pordhes, e mos vijne dot ne vend deri sa te iki era e keqe. Bah! I duket vetja edhe i zgjut.

  38. ujku i zi thotë:

    28 February 2008 @ 10:34 pm

    Kafsho andej nga “Populli i ‘zgjedhur’” qe shkrova per me teper per ket ‘marifet’

    Akoma po i vij verdall asaj tendes… I hope will be blood! ;)

  39. Artian thotë:

    28 February 2008 @ 10:42 pm

    Duke qene se jemi pak,dhe aq me shume te pa konsoliduar si Komb,ne nuk mund te kemi luxsin, e mbajtes se nje” panvarsie te paster” alla Vetevendosja,jo se e ka keq por se nuk mbeshtetet tek realiteti i vetevetes dhe ne mundesite reale te shqiptareve pa ndimen e te “fuqishmeve”sigurisht qe nje panvarsi e mbikqyryr e survejuar eshte gjithmon disa here me e mire se ajo nen/diktatin nacionalist Serb.

    Nje panvarsi e tille e ndihmuar do te ngreje me larte Shqiptaret duke i larguar nga konfliktet nacionaliste dhe duke i afruar ata me shume me interesat e Fuqive te Medha ne Europ dhe me tej.

    Me duket se Vetevendosja eshte nje nacionalizem i avancuar qe nuk eshte ne harmoni me realitetin.
    Ka fuqi Kosova dhe Shqiperia qe vertet tia dali mban vete,?
    Te zgjidhi shume probleme vete,pa ndimen e te tjereve?
    Duhet nje koperim,dhe kooperimi ka edhe detyrime,nuk mund te kete pavarsi te paster, per popuj te vegjel dhe te pakonsoliduar?Relativisht jemi nje popull i prapambetur, ekonomikisht politikisht e tje…
    Atehere pse kerkojme te hyjme ne NATO?
    Mos kerkoni qiqra ne hell ju Vtevendosja !

  40. lulian kodra thotë:

    28 February 2008 @ 10:55 pm

    Kam frike se e keqkupton vetvendosjen Artian! Vetvendosje nuk do te thote izolim, dhe nuk e kam gjetur askund qe te shprehi kete lloj ekstremizmi. Thjesht, i pari ne vend tim, jam dhe duhet te jem une, nderkohe qe ju, USA, EU, NATO, etj, jeni miq te mirepritur. Keto jane caqet, keto jane kufijte. Placken e Kosoves, bujrum, por me lejen time.

    Shume ne rregull me duket.

  41. Tironsi thotë:

    28 February 2008 @ 10:59 pm

    Idriso, me ate te nahijes s’jom tu u mor mo se e telendisen boll, po po dal direkt te tema.
    Te draft Kushtetuta nuk permendet fare kjo puna e pronesise se kishes serbe, kshu qe kjo do jete nje nga ato kushtet qe ka rene gjate inkorporimit te parimeve te Ahtisarit.
    Te 6.3 (bashkepunimi nderkufitar i komunave) hapin problem vetem ato te veriut dhe Shterepce ne jug. Kesaj ne jug i behet dermani se raporti Serb/Shqiptar eshte diku 60/40 me c’kam marre vesh. Per ato te veriut me sa di une eshte ndare mendja se me thon te drejten dhe s’ke cu ben pa hap lufte.

  42. Idris thotë:

    28 February 2008 @ 11:49 pm

    Tirons!
    Them se “dobiclliku” i decentralizimit i shoqeruar me “kopetencen” e percakatuar nuk eshte edhe aq i kufizuar sac duket.Eshte me i qarte me rajonet kufitare por me pas e di ti mo ….Dhe ky element nuk eshte i thjeshte, ai “te mbars” dhe pjell deshtak.
    Pervoja ka treguar qe kur hyn ,nuk ndalet se eshte pa shpatlla :D :D :D.
    Gjithsesi them se eshte me se i arsyshem vazhdimi i presionit popullor nga VETVENDOSJA qe eshte “sistem alarmi” ne veshin e KUJDESTAREVE per te kuptuar se shqipot e KOSOVES nuk jane dele apo dhi…….edhe sikur te jete nje forme proteste si kunder pergjigje ndaj PARAMILITAREVE “Arkanas” qe bejne “karshillek” deri edhe ne grupime zjarrvensish ndaj Ambasadave te huaja ne BEOGRAD !!!!Une nuk ngul kembe per te thene se kjo qe them eshte me sakta, por po sqaroj si i kuptoj te bashkerenduara LEVIZJET LIGJORE me PROTESTAT POPULLORE

  43. toko thotë:

    28 February 2008 @ 11:56 pm

    Grupi e lexova komentin tuaj
    Ne lidhje me kishat Ju thoni se kishat ishin serbe por kishte besimtare shqiptare. Para se te vinin serbet ku faleshin keta besimtare shqiptare?
    Ne lidhje me qenin dhe shu–ren Fatkeqsisht kjo politike ka dhene rezultat ne bote duam apo nuk duam Degjo median e botes si thote “Serbia eshte vatra e kultures Serbe” Permenden kishat etj etj Pra permendet pema ku qeni ka bere shu—ren. Duam apo nuk duam ne. Dhe duhet te themi se nje pjese e problemit tone me boten eshte pikerisht kjo “Kosova djepi i Serbise”, sikur shqiptaret te mos egzistonin fare ne kete toke shume kohe me pare se serbet te vinin.
    Se fundi tek tema e Pakos se Ahtisarit
    Pakoja e Ahtisarit ashtu si cdo shume te tjetera deri tani ka qene nje dhurate per ne Dhe si cdo dhurate nuk i kerkohet llogari dhuruesit perse me dhurove kete dhe jo ate. Do te kthehem tek ajo qe thote Artiani
    …Ka fuqi Kosova dhe Shqiperia qe vertet tia dali mban vete,?
    Te zgjidhi shume probleme vete,pa ndimen e te tjereve?…
    Derisa jo mos presim perfektesime. E rendesishme eshte Kosova fitoj pavarsine, Shqiptaret e Kosoves shpetuan nga represioni Serb dhe tani do te kene shtetin e tyre. Po te dime si te veprojme te mirat pas kesaj vijne
    Te mos harojme bota po shkon drejt nje konflikti te rezikshem per shkak te Kosoves Miqte qe na bene dhuraten po kerkcenohem me lufte ndersa ne me duket (me fal per kete) qiqra ne hell.
    E perseris
    Po te dime si te veprojme te mirat pas kesaj vijne.

  44. Tironsi thotë:

    29 February 2008 @ 12:21 am

    Idriso, vetvendosjes bravo i qofte sepse me e pakta, pervec asaj qe thua dhe ti, eshte se u tregon shqiptareve cili eshte sapuni e cili eshte djathi. Une s’kam gje me Vetvendosjen. E kuptoj qe do vene alarmin ore e minute dhe mire bejne, sepse ate rol te rendesishem kane marre. Duke e lene vetvendosjen menjane, them se ne si komb duhet te organizohemi paksa me shume tani. Ashtu si u mobilizun shqiptaret per luften, ashtu duhet te mobilizohen qe ta pershtasin realitetin ne terren sipas interesit te tyre. Decentralizimi do kaloje si ka thene Ahtisari, asaj s’kemi c’i bejme. Po dhe sikur te kishim kellqe, pse ti biem murit me koke kur kemi mundesi ta anashkalojme problemin?

  45. Idris thotë:

    29 February 2008 @ 1:25 am

    Ashtu e lejme !
    Do te anashkalojme ? Ate bejme . Do ti biem murit me koke? Ate bejme.
    Ene une le e rrit ne Tiron jam .Pse t’zihemi. Ham nga nje ….te amel :D :D :D.
    Dhuna pjell dhune .Besoj e njeh kete TEORI po aq sa une .Por ne kete rast une nuk shoh VETEM dhune.
    Them se brenda te gjitha zgjidhjeve ,qe nga krijimi i Jugosllavise ARTIFICIALE e deri me sort me PAVARESINE e MEVETSINE e KOSOVES, jane provuar shume OPSIONE. U provua dhe rezultati nga njoni me “kerkim falje” per 50 vjet tradheti,(nuke di se cfare qe,me duket nga ata qe fitojne konkurset ne arithmetike) dhe nuk u forcu pavaresia as Mevetesia :) :)
    Rezultatet me te mira mendoj se i kemi patur kur shqipot i kane alternuar te dyja format ,duke i dhene perparesi here njeres e here tjetres,sipas situates pa kaluar ne asnjeren NE AVENTURE.
    As nenshtrim……… as fodullek e karshillek.
    “Jom qe jom e them ne un i llaf ” ke plote profet ketu qe her shohin mynxyre Ballkanike e here Lufte boterore :( :( :( bile me thirrje per te hequr dore “ne te dy” nga variantet e opsionet se shkaktojme tragjedi me shkrimet ke Peshku….. I kap armiku dhe…??? Mjere ne qe zbuluam Planet!
    Une nuk i takoj soit te PROFETEVE, por kthej ka i cike koken Mrapa shof si veprum e cfare arritem,kthej koken Para dhe shof se si mund t,ja dalim
    me ata faktore “te mrenshem e te jashtem”(thonte :) :) qe na dhane kete rezultat.
    Po ja dolem ku dum ,shume mire po dhe po nuk na “lane” Ja u themi se nuk jena te kenaq dhe do vazhdojme kerkesat LEGJITIME.
    As qe e vej ne dyshim se eshte ashtu sic e keni argumentu JU thjeshte
    pjesen per Decentralizimin,po gjithsesi lene i cike Hapur….mos i shuj te gjith dritat :) :) :) Respekt!

  46. berti thotë:

    29 February 2008 @ 1:12 pm

    Nuk kuptoj se si mund te quhet Kosova “Zemra e Serbise”.
    1-Si shpjegohet qe ne gjithe historine e asaj krahine te quajtur sot Kosove Shqiptaret kane qene gjithmone shumice.
    2-Si shpjegohet qe ne “Zemren e Serbise” kane jetuar vetem 2% e kombit Serb.
    3-Nese Kosova paska qene djepi i kultures dhe “Zemra e Serbise” pse duhet te ishte Beogradi Kryeqytet i Serbeve dhe jo Prishtina.
    4-Si shpjegohet qe ish-krahina,zona apo quajeni si te doni Kosova ka qene vendi me i prapambetur i gjithe ish-Jugosllavise.

    Nese Serbet ne Mitrovice apo kudo ndodhen ne Kosove kane frike dhe Serbia cirret e grihet per ta, ka vetem nje aresye:
    Kane frike pasi kane qene te gjithe ne mos direkt fajtore per gjithe masakrat c’njerezore te ndodhura jo vetem ne 1999, por prej shekujve me radhe.
    Turp, turp i madh per gjithe kombin serb, qe akoma nuk kane kerkuar ndjese per gjithecka i kan shkaktuar fqinjeve te tyre. Me e papranueshme dhe e patolerueshme eshte se ne vend te kishim nje reagim me miqesor, ne Serbi endet akoma fantazma e Miloshevicit.
    Rrofte kombi shqiptar.

  47. eni thotë:

    29 February 2008 @ 4:36 pm

    Shifrat qe paraqiten nga vetvendosja tek ky shkrim jane shqetesuese. Megjithate nje gje duhet patur parasysh kur flitet per rikolonizim te Kosoves. Serbet nuk arriten ta kolonizonin Kosoven as per 100 vjet qe e kishin nen hyqem megjithese e provuan disa here rradhazi. Vete qytetaret serbe nuk shkonin ne Kosove sepse ajo ishte e varfer e me problemet etnike qe diheshin megjithe perfitimet e medha qe kishin nga shteti nese zhvendoseshin ne Kosove. Si mund ta kolonizojne ata tashme kur ajo eshte de facto e de jura e ndare? E pra, nuk e kolonizojne dot sikur c’te behet. Perkundrazi kam frike se edhe ata serbe qe kane mbetur do fillojne te ikin dalengadale.

    Ajo qe serbet mund te bejne akoma ne Kosove eshte ta destabilizojne ate apo ta nxjerrin ne drite te keqe ne opinionin publik boteror. Nga keto duhet ruajtur. Prandaj duhet reaguar qete dhe me logjike ndaj provokimeve te ndryshme serbe qe mund te vijne ne te ardhmen. Sepse me shume se provokime serbet nuk mund te bejne me ne Kosove. Kjo duhet patur parasysh.

  48. Qafir Arnaut thotë:

    29 February 2008 @ 5:10 pm

    Eee… po atehere nuk u vinte ne ndihme “Pappa Bear”

    nje gje duhet patur parasysh kur flitet per rikolonizim te Kosoves. Serbet nuk arriten ta kolonizonin Kosoven as per 100 vjet qe e kishin nen hyqem megjithese e provuan disa here rradhazi

  49. Grupi thotë:

    29 February 2008 @ 6:12 pm

    Ne lidhje me kishat Ju thoni se kishat ishin serbe por kishte besimtare shqiptare. Para se te vinin serbet ku faleshin keta besimtare shqiptare?

    Kishat katolike Shqiptare para-Serbe tashme jane humbur…jane rrenoja arkeologjike ose ne shume prej tyre u ndertuan kisha ortodokse mbi to. Prandaj nuk ja vlen ti futesh historise 1000 vjecare kot…nuk fiton asgje. Detyra jone nuk eshte qe ti kthejme kishat Serbe ne kisha Shqiptare…se s’ka Shqiptar Kosovar qe te shkojne ne ato kisha…dhe s’duhet te ket. Detyra eshte qe te ndolohet kjo masaker qe po i behet Kosoves per hir te nje grusht kishash (qe s’jane as 12 gjithsej qe datojne para shekullit 20). Le te mbeten kisha Serbe…e le te harrohen…po te mos marrin 9% e territorit Kosovar si prone e tyre.

    Kjo me shqetson mua me teper se “historia”…se nje histori fallco Serbe nuk duhet kundershtuar me nje histori tjeter po aq fallco. Ne nuk jemi qener qe te shur*rosim ne cod peme…dhe pastaj te vij nje qen tjeter e te bej te njejten gje.

  50. Pjer Thomas thotë:

    29 February 2008 @ 8:52 pm

    Artikulli ishte i vjeter djema, dhe ka qene nje analize e Vetvendosjes mbi pakon e Ahtisarit (qe vete serbet nuk e pranuan) dhe mbi realitetin ne Kosove. Tani punet evoluan ne nje shkalle me larte, pavarsia, dhe qeveria e re s’eshte e detyruar te implemetoj ate pako qe vete serbet nuk e pranuan. Kur serbet nuk e pranuan , tani s’ka pse ta pranoje parlamenti e qeveria e Kosoves, parvarsisht se athere e pranuan. Ato dheniet e tokave te shqiptarve te Kosoves, nga UMNIKU e organizma te tjera , manastireve serbe , jane dhunime dhe shkelje e se drejtes private se individit, keshtu qe gjykatat , parlamenti a qeveria duhet t’ua ktheje banorve/pronarve te tyre.
    Sa per kadetrat albanollogjike, ato vertet duhen shtuar, sepse tek-tuk ekziston ndonje, por kjo kerkon qe profesore dhe studiues te zote te historise sone te kontaktojne me universitetet e perendimit dhe te lindjes.

  51. ADELINA DURASI thotë:

    1 March 2008 @ 1:12 am

    Kosova e morri pavarsin, dhe pretendimet e historike te serbeve per kosoven jane te paverteta , ja cthote Noel Malcolm, historian në Londër, anëtar i Akademisë Britanike, autor i librit më të rëndësishëm për historinë e Kosovës, “Kosova, një histori e shkurtër”.Së pari, është pretendimi që Kosova është Djepi i serbëve në Ballkan, dhe kjo dihet që është e pavërtetë. Serbët erdhën në Ballkan në shekullin e 7, në këtë territor, u zëvendësuan nga sundimi otoman në shekullin 15. Kemi një periudhë 800-vjeçare atje, dhe sa nga kjo periudhë Kosova u sundua nga serbët? Vetëm në 250 vitet e fundit nga 800. Po ku ishin serbët para kësaj periudhe? Përgjigja është: jashtë Kosovës. Ishin në një territor që e ata e quanin Ras, Rasia, që është pak a shumë zona e Sanxhakut të sotëm, Novi Pazarit. E gjithë ideja se aty është djepi i qytetërimit serb në Ballkan është tërësisht e pavërtetë. Pastaj, kanë argumentin e lëvizjes së popullsisë; thonë se nuk kishte shqiptarë në Kosovë gjatë Mesjetës, që nuk kishte shqiptarë deri nga fundi i shekullit të 17, kur pati një eksod të madh të serbëve dhe u krijua një vakuum dhe ky vakuum u mbush nga shqiptarët e ardhur nga malet e Shqipërisë Veriore. Ka plot prova që tregojnë se ky argument është i pavërtetë, ka shumë prova që vërtetojnë se ka pasur shqiptarë që kanë jetuar në Kosovë përgjatë gjithë epokës mesjetare; ndoshta nuk përbënin shumicën në Mesjetë, por ka pasur një popullatë të vazhdueshme shqiptare atje. Dhe historinë e eksodit masiv të serbëve në 1690-ën, e kam vërtetuar që është e pavërtetë. Pastaj janë argumentet e ditëve të sotme për lëvizjen e popullsisë; ata pretendojnë se një numër i madh shqiptarësh u dyndën në Kosovë nga Shqipëria në mes të Luftës së Dytë; ky është një “nonsense” dhe kurrë s’është paraqitur qoftë edhe një provë për ta mbështetur këtë. Pra, shohim që të gjitha pretendimet serbe mbi Kosovën, bazohen në argument të paqena historike, dhe në fund dua të shtoj se po të shohësh te gjithë historinë e Kosovës që pas 1912-ës, sheh që Kosova nuk është trajtuar si një pjesë e një shteti demokratik - u trajtua në fillim si territor i kolonizuar - kolonizim ishte termi i përdorur nga serbët për atë proces, pra ata dërguan koloni atje. Dhe në shumë aspekte, ajo që Serbia bëri në Kosovë në atë kohë, nuk ishte shumë ndryshe nga ajo që francezët bënë, le të themi në Algjeri. Tani, a mund të themi ne që Algjeria është pjesë esenciale e territorit francez? Besoj se jo.

  52. suelita thotë:

    1 March 2008 @ 11:58 am

    Mos ia degjofsha me zerin ketij brejtesi te Pavaresise!
    ———————————————————————-

    Si Pavaresi letre qe eshte, rrezikohet nga fenomene me shkaterruese se nje “brejtes”.

    Nderkohe qe flitet se si populli shqiptar i Kosoves duhet te “shuj” dhe te pranoje gjithshka qe i serviret, te mos ngre ze mbi padrejtesise te mohimit te kombesise per hir te “Pavaresise”, te mos kene mundesine te shprehim vertete se c’mendojne per flamurin e ri ose edhe per ate cka po ndodh rreth tyre; te mos reagojne ndaj trajtimit te padrejte qe policia nderkombetare u ben ne varesi me komunitetin serb, kufiri i Kosoves eshte nen kercenim real dhe te vazhdueshem.

    N.q.s Albini ankohet dhe kundershton realitetin ne Kosove, si qytetar i Kosoves dhe si njeri qe ka nje lidhje te fuqishme me vendin qe nuk mund te krahasohet me ate qe mund te kemi ne “t’jashtmit”, nje person qe ka vuajtur burgimin, ka qene dhe eshte me afer zhvillimeve ne vend gjate koherave me te veshtire, une i jap 100% te drejte. Ai i ndjen gjerat ndryshe dhe e di shume me mire se ne se cfare te drejtash po i mohoen. Kur ti veshim dhe ne kepucet e tij apo te ndonje tjetri atehere ndoshta duhet te merremi seriozisht.

  53. Altin Goxhaj thotë:

    3 March 2008 @ 1:30 am

    Albini eshte po aq patriote sa ata serbet qe dogjen amabasaden amerikane! Kur e dogjen ishin te bindur qe ishin patriote por ne fund te fundit vetem ne shqiptarve na sherbyen per te rritur armiqesin e Perendimit ndaj Serbise. Po keshtu edhe Albini si patriot i flakte qe ehste vetem serbeve mund tu sherbeje!

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com