(Ri)integrimet tregtare dhe ekonomike të Kosovës: ku, si dhe kur?
Isa Mulaj, hulumtues i lartë dhe koordinator për Kosovë i Institutit për Studime dhe Analiza të Politikave Ekonomike
Transicioni i shoqëruar me shpërbërjën e ish-Jugosllavisë rezultoj me hartimin dhe zbatimin e politikave ekonomike divergjente nga shtetet e reja. Tregu i përbashkët Jugosllav ishte çintegruar dhe në vend të tij u shfaqen shumë pengesa në shkëmbimet tregatare. Nga një ekonomi që për dy dekada deri në fillim të viteve ’80-ta kishte pasur bilanc pozitiv në tregtinë e jashtme, gjatë transicionit për në ekonominë e tregut në kuptimin e plotë (ish-Jugosllavia ka qenë ekonomi gjysmë e tregut) shtetet e reja, me përjashtim të Sllovenisë, ende kanë deficit të lartë tregtar.
Sipas statistikave zyrtare, eksporti i Kosovës gjithmonë ka qenë shumë më i vogël se importi. Në vitin 1987, afër 2/3 e bruto prodhimit material (kështu quhej atëherë) të Kosovës ishte tregtuar në tregun lokal dhe më pak se 1/4 në njësitë tjera federative të ish-Jugosllavisë. Vetëm 12% e tregtisë së përgjithshme llogaritej si eksport në shtetet e jashtme ose mbulesë e importit me eksport. Nëse kësaj i shtohet edhe eksporti brenda ish-Jugosllavisë, eksporti i Kosovës ka qenë ndërmjet 35% dhe 36% e importit të përgjithshëm. Dy dekada me vonë ose në fund të vitit 2007, ky tregues siç e raporton Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është vetëm 6,4%. Kjo mbulesë tejet e vogël duket si përmirësim nga vitet paraprake kur kishte qenë 5,7% më 2006 dhe 4,1% më 2005.
Eksporti në strukturë ose raport ndaj importit ka arritur diçka më shumë se gjysma e asaj që ishte më 1987. Mirëpo, këtu tani përfshihet edhe eksporti në shtetet e pavarura që dolën nga ish-Jugoslavia që në të kaluarën llogaritej si tregti e brendhshme. Në vëllimin e përgjithshëm të eksportit gjatë vitit 2007 në vlerë prej 96.420.000 euro, katër vende të ish-Jugosllavisë (Maqedonia, Serbia, Bosna dhe Hercegovina, dhe Sllovenia) marrin pjesë me rreth 35%, që nuk përfshinë edhe pjesëmarrjen shumë të vogël të dy shteteve tjera (Kroacisë dhe Malit të Zi). Eksporti i Kosovës në vendet e ish-Jugosllavisë duket me strukturë më të përmirësuar, por në raport me importin prej të njëjtave vende shumë më i disfavorshëm ose deficit tregtar më të përkeqësuar. Deri në 40% e importit vie nga këto shtete. Vetëm Maqedonia dhe Serbia përfaqësojnë mbi 30% e importit të përgjithshëm të raportuar në Kosovë. Eksporti për në Serbi ka rënë ndërsa importi është shtuar dukshëm nga viti 2006 në vitin 2007. Një partner i rëndësishëm në shkëmbimet tregtare të Kosovës tani është Shqipëria, kryesisht vetëm në eksport. Eksporti i Kosovës në Shqipëri për vitin 2007 përfaqësonte 15,3% e vlerës së përgjithshme dhe kjo është paraqitur si rritje nga viti paraprak si në vlera absolute ashtu edhe në përqindje. Me këtë pjesëmarrje (15,3%) Shqipëria paraqitet si vendi kryesor menjëherë pas Maqedonisë (15,7%) ku Kosova eskporton.
Këta tregues sugjerojnë se Kosova është duke bërë një lloj integrimi tregtar dhe ekonomik sikur në të kaluarën të cilit i shtohet edhe Shqipëria. Kostoja e këtij (ri)integrimi duket më e lartë dhe me pengesa të shumta. Levizshmëria e mallrave dhe e njerëzve nga Kosova është kufizuar në shtetet tjera të ish-Jugosllavisë, e mos të flasim për në disa shtete të Bashkësisë Europiane (BE) që ende nuk na e kanë njohur pavarësinë. Është indoktrinuese fushata me parullat “E tash Europa; Eja në Europë” që është duke u zhvilluar nepër disa qytete dhe fshatra të Kosovës në kohën kur enklavizimi ekonomik në baza etnike është intensifikuar në terren. Kosova nuk është e integruar brenda vetevtes e disa na shpifin se e ardhmja e saj është integrimi në BE. Një grup tjetër na shpifin për gjoja vlerat kulturore të BE-së si element kryesor i arsyeshmërisë për integrim, duke harruar se moto e BE-së është “të bashkuar në diversitet”. Autorët dhe aktorët e parullave “E tash Europa; Eja në Europë” janë të ngjashëm me ata që na i promovonin dogmat e vëllazërim-bashkimit. Disa shqiptarë ende vazhdonin me parullat e vëllazërim-bashkimit në kohën kur disa njësi federative shikonin si të zhvilloheshin me tepër, e pse jo edhe të shkëputeshin nga ish-Jugosllavia (kujto pranverën kroate më 1971, demostratat e studentëve në Kosovë më 1981, dhe përgatitjet e Sllovenisë për pavarësi në fund të viteve 80-ta).
Parulla “E tash Europa..” është joreale. Cila Europë? Nga ajo që u përshkrua më lartë kjo duket të jetë ish-Jugosllavia dhe Shqipëria dhe shtetet përreth si Greqia, Bullgaria, dhe Rumania. Nëse mendohet në anëtarët tjerë të BE-së ose shtetet përendimore, atëherë nuk ka nevojë të na thuhet “Eja në Europë”. Vetëm le t’i hap dyert dhe brenda një periudhe njëmujore së paku 1/4 e popullsisë shumicë të Kosovës do të jetë atje. Para se ta bëjnë këtë, do të ishte mirë që ato shtete të mos na torturojnë tej mase për viza kur garancionet janë zyrtare, e sidomos një shtet anëtar i BE-së me të cilin para 20 viteve ishim në një shtet të përbashkët dhe kishim të njëjtat pasaporta. Çfarë kuptimi ka tash parulla “Eja në Europë” në rrethanat aktuale të Kosovës?
Autorët, aktorët dhe sponzorët e parullës “E tash Europa…” ose e nënvlerësojnë seriozisht situatën në terren, ose janë duke synuar t’ua mbyllin sytë njerëzve përballë realitetit. Ata ndoshta nuk e njohin sa duhet historinë e BE-së. Sa për informim të shkurtë, ajo që sot njihet si BE është themeluar në vitin 1957 dhe për 35 vite në vijim quhej Bashkësia Ekonomike Europiane (BEE). Ka qenë ekonomia dhe vetëm ekonomia forca shtytëse e integrimit Europian. BE-ja është themeluar më 1993 me traktatin e Mastrihtit të nënshkruar më 1992 për ta ushtruar dhe zgjeruar veprimtarinë e saj në këto tri shtylla: 1) Bashkësia Europiane; 2) Politika e jashtme dhe siguria e përbashkët; dhe 3) Bashkëpunimi ndërmjet policisë dhe gjyqësorit në çështjet kriminale. Shtylla e parë merret me politikat ekonomike, sociale dhe të mjedisit. Kjo duhet të na interesoj më së shumti, e jo parulla “Eja në Europë”. Vetëm ekonomistët nuk e kuptojnë si duhet se ekonomia dhe ndikimi i saj është politika më e madhe dhe më e mençur. Si të integrohemi ne në BE kur ekonominë tonë me qëllim e kemi lënë krejtësisht pas dore? Të gjitha qeverive të Kosovës që nga pas lufta e fundit kanë mundur t’iu interesojnë lloj-lloj dogmash për BE-në por në aspektin ekonomik kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë çintegrimin e Kosovës. Qeveritë e Kosovës nuk kanë bërë asgjë për banorët shqiptarë në pjesën veriore të Mitrovicës me përjashtim të deklaratave të thata si strukturat paralele, esktremistët serbë, Beogradi, etj. Për dallim nga qeveritë tona, qeveria e Serbisë është marr dhe vazhdon të merret me spastrim ekonomik dhe etnik në atë pjesë duke i blerë pronat e shqiptarëve dhe duke i detyruar ata të shpërngulen më në brendi të Kosovës. Me vetë faktin se qeveritë e Kosovës nuk kanë ndërmarrë me kohë asgjë në aspektin ekonomik për ata që u shpërngulën nga atje dhe i shitën pronat, janë përgjegjëse për spastrimin etnik të atij rajoni po aq sa edhe vet serbët dhe Serbia. Nuk po i përmendim këtu edhe planet për kolonizimin e pjesëve tjera të Kosovës që do t’ia ngushtojë popullsisë shumicë hapësirën e veprimit në terren sikur me rastin e eksperimentit të miut në kafaz. Qeveritë e Kosovës shumë rrallë i kanë inkurajuar shqiptarët në pjesën veriore të Mitrovicës, dhe atë vetëm me fjalë, që të mos i shesin pronat por të qëndrojnë atje pa përkrahje dhe mbrojtje institucionale, pa punë dhe pa mjete për ekzistencë. Në anën tjetër, qeverive të Kosovës i kanë tepruar qindra miliona euro nga buxheti si suficit, për çka janë kritikuar shumë herë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për planifikimin dhe qeverisje të dobët të buxhetit.
BE-ja i ofron përkrahje, lehtësira dhe i bënë presion Serbisë që të ofrohet për anëtarësim në BE dhe Serbia tregohet e rezervuar. Kosova dëshiron të anëtarsohet në BE ndërsa BE-ja nuk e pranon. Ndoshta edhe ne duhet të jemi pak refuzues sikur Serbia që BE-ja të na lusë për anëtarësim! Në rast se BE-ja reagon ndryshe ndaj neve në krahasim me Serbinë ose në disfavor tonin, atëherë ne mund ta akuzojmë se zbaton standarde të dyfishta! Kështu në vend të fushatës “E tash Europa; Eja në Europë” duhet ta zhvillojmë fushatën “E tash Mitrovica, Parteshi, Brezovica..; Eja në Mitrovicë, Partesh, Brezovicë…” ose “E tash rreziku i çintegrimit ekonomik të Kosovës.” Fushata e tanishme “E tash Europa” është vetëm dëshirë. Parulla e mëhershme “Bac, u kry!” po ashtu ishte dëshirë. Derisa qasja të jetë e orientuar vetëm në dëshira, nuk ka kurrfarë integrimi as në BE e as diku tjetër. Një fjalë latine thotë: radix malorum est cupiditas – rrënja e të këqijave është dëshira.

1 July 2008 @ 9:52 am
Shume mire qe ka dy tema per Kosoven ne faqen kryesore. Akoma me mire te lexosh se perceptimi kosovar qendron akoma disa hapa me larg zvarritjeve shqiptare dhe pershtatjeve me vend e pa vend.
“Rrenja e te keqijave eshte deshira”…
1 July 2008 @ 2:21 pm
Pse te mos ndihmoj e investoj Shqipnia ne mitrovic aty a themra a Akilit..Te pakten ndihme simbolike qe te jep shpres ashtu si bani kosova per gerdecin po ku e kan menden ta tonet mor aman kta ku me te fut ne dhè kta per mend qi kan ta bajn jugun e shqipnis “mitrovic”.
2 July 2008 @ 1:44 am
Nje veshtrim i bukur z. Mulaj, por nuk ipni propozim per zgjidhje…Cfare duhet bere Kosova?
2 July 2008 @ 3:58 am
Përgjigjje për komentuesin “Shqiptari nga Prizreni”:
Në artikull e ke së paku një numër dyshifror të zgjidhjeve por duket se nuk i ke lexuar fare. Ja se cilat janë ato:
Qeveritë e Kosovës nuk kanë bërë asgjë për banorët shqiptarë në pjesën veriore të Mitrovicës me përjashtim të deklaratave të thata si strukturat paralele, esktremistët serbë, Beogradi, etj. A E KUPTON KETU ZGJIDHJEN? A ZGJIDHIN GJE DEKLARATAT E THATA?
1) “Shqipëria paraqitet si vendi kryesor menjëherë pas Maqedonisë (15,7%) ku Kosova eskporton.” Kjo tregon se duhet të intensifikohen shkëmbimet tregtare me Shqipërinë për integrim më të fortë tregtar dhe ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
2) Është indoktrinuese fushata me parullat “E tash Europa; Eja në Europë”. Ta bënë me dije që të mos mashtrohesh me reklama dhe fjalë miradie.
3) “enklavizimi ekonomik në baza etnike është intensifikuar në terren. Kosova nuk është e integruar brenda vetevtes e disa na shpifin se e ardhmja e saj është integrimi në BE.” Zgjidhja këtu nënkupton: TE INTEGROHEMI SE PARI SI KOSOVE SEPSE PO THEMI SE JEMI SHTET I PAVARUR DHE SOVRAN(!!!), PASTAJ ME SHQIPERI, E ME VONE ME MAQEDONI DHE BE.
4) “nuk ka nevojë të na thuhet “Eja në Europë”. A E KUPTON KETU ZGJIDHJEN? A iu marrin juve në Europë ata që iu thonë kështu?
5) “do të ishte mirë që ato shtete të mos na torturojnë tej mase për viza kur garancionet janë zyrtare”. A TE KA NDODHUR NDONJEHERE TE KENI PROBLEME ME VIZA TE BE-se? Mua dhe disa ministrave nga Kosova po. Kemi pritur deri në një muaj dhe na është dashur të shkojmë 3-4 herë në ambasadë edhepse dokumentet i kishim të gjitha në rregull prej ditës së parë dhe garancionet shumë zyrtare. Ti me siguri shkon atje pa viza, pa pasaportë, bile edhe pa letërnjoftim sepse NUK E KUPTON ZGJIDHJEN QE E TREGON ARTIKULLI PER PARULLEN “EJA NE EUROPE”.
6) “ose janë duke synuar t’ua mbyllin sytë njerëzve përballë realitetit.” ZGJIDHJEN KETU E KE NE KUPTIMIN: MOS I MBYLL SYTE!
7) “Bashkësia Ekonomike Europiane (BEE)”. Forca shtytëse e integrimeve Europiane është ekonomia. Pa përkushtim rreth ekonomisë dhe zhvillimit ekonomik s’ka integrime.
9) “planet për kolonizimin e pjesëve tjera të Kosovës”. A E KUPTON KETU ZGJIDHJEN?
10) “Në anën tjetër, qeverive të Kosovës i kanë tepruar qindra miliona euro nga buxheti si suficit,”. KINSE TI NUK PO E KUPTON KETE ZGJIDHJE, APO JO? Mbaj qindra miliona euro si suficit buxhetor (d.m.th. kemi para te teperta per t’i hedhur) e po e leme popullsine ne Mitrovice pa mjete per ekzistence dhe po e detyrojme t’i sheshin pronat e tyre qeverise se Beogradit.
Në paragrafin e fundit ke edhe shumë zgjidhje tjera. Këto që ua përmenda janë vetëm disa. Nëse e lexon artikullin, atëherë e konstatoni se janë NJE NUMER TRE-SHIFROR I ZGJIDHJEVE. E ATO ZGJIDHJE GJEJ TI.
Vërejtje: leximi bëhet i pakuptimtë nëse nuk kuptoni gjë kur lexoni.
Shembuj se shumica e shqiptarëve nuk dijnë të lexojnë dhe kërkojnë vetëm zgjidhje:
1) Ambasadori amerikan Robert Geldbard i kishte thënë Ibrahim Rugovës: mos doni Ju qe ne t’ua sjellim pavarësinë-ZGJIDHJEN në pjatë?
2) Nastradinit i ishte thyer pasqyra. Ai e bëri atë në grimca më të vogla dhe po e shishte si ilaq kundër morrave. Një blerës që kishte përdorur “ilaqin” po i ankohej Nastradinit se ai ilaq nuk ka pasur kurrfarë efekti kundër morrave. Nastradini po i përgjigjet: e po ti nuk ke ditur si ta përdorësh. Duhet t’i kapësh morrat dhe me grimcat e pasqyres t’ua vërboni sytë!
3) Ndoshta të kujtohen humoristët Leci (Ibrahim Krajkova) dhe Qumili (Sevdai Radogoshi). Leci blejti në dyqanin e Qumilit një lloj helmi për mbytjen e minjëve. Qumili i premtoj se pas përdorimit të atij helmi nuk do të shfaqen më minjët. U kthye Leci pas disa ditëve dhe po i ankohet Qumilit: e kam shpërndarë helmin kudo nepër skutat e shtëpisë dhe asnjë efekt nuk po shoh kundër minjëve me përjashtim se ata po shtohen dita-ditës. Qumili u arsyetua: ti nuk ke ditur si ta përdorësh helmin. Ja si duhet vepruar; e zënë miun dhe Ia jep nga një lugë helm 3 herë në dite. Nëse nuk i mbytë minjët kjo mënyrë, unë do t’i kthej paratë.
Përfundim:
Unë nuk po iu kuptoj juve dhe disa tjerëve që kërkoni vetëm zgjidhje kur zgjidhjet ekzistojnë sa herë që i keni sytë hapur. Mos po kërkoni që ato zgjidhje t’ua sjelli në pjatë apo t’ua verbëroj morrat me grimca të qelqit!
2 July 2008 @ 12:44 pm
po isa musaj jam sh. dakort gjendja e shqipeve ne mitrovic a harru,a lan tamam ne dor te zotit,mjerim ekonomik sjell “mjerim politik”.Qeveria e ks ska ba as 1 gja aty.. Duhet dhe shoqnia civile e ks dhe diaspora te jap ndihme ekonomike atje.
2 July 2008 @ 12:49 pm
Zoti Mulaj a mundeni ju te bani nji organizim psh nga diaspora ku mund te mblidhen fonde per mitrovicen.Un studente ne zvicer jam e nese ka fonde do jepsha per Mitrovicen.Nuk e di a mund te ndihmoj gja njoh edhe shqiptar te Ks.
2 July 2008 @ 11:54 pm
Z. Isa Mulaj,
eshte nje teme shume interesante dhe prurje e bukur. Shqiptari nga Prizreni ju beri nje koment dhe ju u pergjigjet me nje shkrim te gjate per ta kundershtuar.
Te them te drejten edhe une pata te njejtin reagim si Shqiptari nga Prizreni kur e lexova shkrimin po nuk e thashe te njejten gje sepse me pelqeu propozimi qe benit per qeverine e Shqiperise dhe asaj te Kosoves te ndihmojne banoret ne Mitrovice. Kjo me duket nje ide e shkelqyer dhe gjithashtu duhet te kerkohen edhe ndihma nga shoqerite private per projekte qe ruajne vlerat dhe popullsine shqiptare ne Mitrovice.
Per pjeset e tjera, edhe komenti im do te ishte qe nuk kishte asnje propozim. Dmth, kishte po ishin ne nivel gazetari dhe jo ne nivel “hulumtues i lartë dhe koordinator për Kosovë i Institutit për Studime dhe Analiza të Politikave Ekonomike” qe ju keni titullin ne fillim te shkrimit.
Per eksportet, te pakten nga cfare keni pemendur ju ne artikull nuk nxirret asnje perfundim. Shqiperia perben akoma vetem 15% te eksporteve. Nuk thuhet se sa ka qene ne vitet e meparshme dhe nese jane shtuar eksportet totale apo nese eksportet me Shqiperine thjesht zevendesojne eksportet me Serbine dhe vendet e tjera. Gjithashtu, te thuash qe Kosova duhet te rrise integrimin tregtar me Shqiperine nuk eshte zgjidhje. Si studiues i ekonomise se Kosoves dhe si pjesetar i nje instituti qe merret me keto pune ju duhet te jepni zgjidhje me konkrete…
3 July 2008 @ 3:07 am
Z. Mulaj-
qenkeshi nje njeri nervoz…Shkronja e shtypit te medha qe perdorni tregojne kete haptas :)…Nuk keni nevoje te reagoni si keni reaguar…Shkrimi eshte i bukur por zgjidhje nuk ipni…Cfare ju beni eshte konstatimi i gjendjes…Let t’ju leme vete juve te perballeni me fjalet tuaja. Per mua zgjidhje do te ishte p.sh. te thoni Kosova duke ulur taksat per bizneset dhe duke u koncentruar ne sektore strategjike dhe bujqesi do te prodhoje me shume…Ose Kosova do te duhej te integronte ssitemin energjetik me Shqiperine ose Kosova duhet te lejoje shfrytezimin e rrugeve pa takse per Shqiperine dhe te shfrytezoje pa taksa portet shqiptare etj etj… Me mire po ndalem sepse ju jeni hulumtues i larte kurse une nuk bej gje pos qe punoj per nje kompani qe menaxhon nja 50 here para me shume se buxheti i Kosoves…Keu kah ne s’ ka fjale e konstatime por propozime lakuriqe cfare te behet qe te rris shitjen e komp;anise…
Gjithe te mirat dhe rrofte bashkepunimi shqiptaro-shqiptar.
3 July 2008 @ 3:12 am
Përgjigjje për “gre_wireless”
Për juve dhe ata që nuk kanë sy është e natyrshme të mos gjejnë propozime. Artikujt nuk shkruhen për t’i zgjidhur problemet tuaja personale dhe të milionave të tjerë. Propozimet behen diku tjeter. Sidoqofte, edhe ketu ke shume propozime.
Për eksportet ka shumë përfundime të gatshme, e më shumë të tjera mund t’i gjejnë lexuesit. Cilët lexues? Ata që kanë sy dhe mendje.
Çka është ky koment i juaji “Shqiperia perben akoma vetem 15% te eksporteve”? A e din ti se në shumë shtete rekordi i eksporteve në një shtet tjetër nuk arrinë as 10%? Me këtë rast nuk thuhet vetëm 10%, por thuhet shteti numër një për eksportet tona është ky që merr pjesë me 10%, ndërsa pjesëmarrja e 85 shteteve tjera në 90% tjetër të eksportit variron prej 0.5% deri në më së shumti 8%.
Çka është komenti i juaj “Nuk thuhet se sa ka qene ne vitet e meparshme”? Shko në fund të paragrafit të tretë të artikullit dhe lexo me kujdes. Aty thuhet “dhe kjo është paraqitur si rritje nga viti paraprak si në vlera absolute ashtu edhe në përqindje.” PO TE TREGON QARTE SE EKSPORTI NE VITET PARAPRAKE KA QENE ME I VOGEL. A MOS I DESHE TI 10 FAQE ME SHIFRA DHE EVENTUALISHT NJE KAFE ME NJE GOTE RAKI? TE TJERET MUND T’I KERKOJNE EDHE 100 FAQE, por kjo në shkrime është budallallëk.
“Gjithashtu, te thuash qe Kosova duhet te rrise integrimin tregtar me Shqiperine nuk eshte zgjidhje. Si studiues i ekonomise se Kosoves dhe si pjesetar i nje instituti qe merret me keto pune ju duhet te jepni zgjidhje me konkrete…” KETU JA KE FUT KOT KREJT. Mos po të duket ty rritja e integrimit tregtar me Greqi (sepse ju e paskeni pseudonimin “gre_..” dhe Serbi zgjidhje më e mirë? Ju me siguri po e kërkoni pikërisht këtë me vet faktin se nuk e konsideroni zgjidhje rritjen e integrimit tregtar ndërmjet Shqipërisë.
Së fundi, për ato fyerjet personale që po m’i bëni “Si studiues i ekonomise se Kosoves dhe si pjesetar i nje instituti qe merret me keto pune ju duhet te jepni zgjidhje me konkrete…” po bëhem shumë bujar dhe së pari po iu rekomandoj një zgjidhje SHUME KONKRETE për juve personalisht:
Të lutem mësohu të lexoni dhe kuptoni artikujt si duhet, e mos ja futni kot me keqkuptime, pyetje jashtë teme dhe sulme verbale. Këtë mund ta thotë dhe argumentoj secila mendje e arsyeshme. Unë nuk jam në gjendje t’ua vërboj morrat me grimca të qelqit as juve e as kujdoqoftë në botë! Disa studiues përendimorë thonë se shqiptarëve me gjasë duhet t’ua kryej edhe nevojën fiziologjike (më falni në shprehje) dikush tjetër sepse duket që ata (shqiptarët) i urrejnë gjërat që i kanë në kompetencë dhe mund t’i bëjnë vet.
*************************************************************************
Përgjigjje për komentuesin “finish”
Ideja e juaj është shumë konstruktive por kam frikë se tani kemi ardhur para aktit të kryer. Sikur të ekzistonte shoqëria civile në Kosovë, ky problem nuk do të na ndodhte me Mitrovicën. Për qeveritë e kam sqaruar pak në artikull që nuk kanë bërë asgjë edhepse i kanë shumë kompetenca. Qeveria e ka ngulfatur ose e ka shuar edhe shoqërinë civile. E vetmja zgjidhje është riorganizimi i shoqërisë civile jashtë sferës së ndikimit të qeverisë. Atë mund ta bëjmë, dhe unë të vetmen shpresë këtu e shoh në angazhimin e diasporës (të cilën Qeveria me Kushtetutë nuk e njeh nëse ka emigruar para vitit 1999 sepse nuk i garanton shtetësi të Kosovës). Mund të llogarisim edhe në përkrahësit e heshtur (ata që na përkrahin por që për arsye të ndryshme ende nuk guxojnë të shprehen publikisht) brenda Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, etj.
Si shoqëri civile së pari duhet t’i bëjmë jo presion por represion qeverisë që të ndërmarr diçka për kthimin dhe mbrojtjen e qytetarëve të saj në Mitrovicë. Qeveria e jonë ka mjete për kthimin e serbëve refugjatë nga Kroacia dhe vendosjen e tyre aty ku atyre ua don qejfi në Kosovë. Qeveria e jonë e ka Ministrinë për Komunitete dhe Kthime që është tejet e brengosur si ta rikolonizoj Kosovën me serbë duke i shpronësuar shqiptarët nga pronat e tyre shekullore. Kjo ministri e ka buxhetin vetëm për serbë, e atë buxhet e paguajnë shqiptarët! Çfarë tmerri.
Meqenëse jeni student (apo studente, nuk jam i sigurte) dhe keni bërë pyetje praktike rreth një problemi akut, për detaje tjera rreth këtij problemi dhe riorganizimit të shoqërisë civile mund të më shkruani e-mail.
Shoqëria civile ekziston vetëm kur ne mund të shprehemi dhe te merremi si duhet me problemet reale. Me ia fut kot nuk është shoqëri civile por shoqëri anarkiste. Heshtja ndaj problemeve degjeneruese, që d.m.th. se e dijmë fare mirë se si janë problemet por s’po guxojmë të flasim dhe të merremi me to, është shoqëri e vdekur. NE NUK GUXOJME TE HESHTIM. PERNDRYSHE, JEMI SHOQERI E VDEKUR PER SE GJALLI.
Suksese në studime.
3 July 2008 @ 3:45 am
Shiptari i Prizrenit,
Mos ia fut kot se lidhje s’paske as me konstatime e as me propozime.
QEVERIA I KA ME SHUME SE 400 PROPOZIME E STRATEGJI QE KANE MBETUR NE SIRTAR PA U ZBATUAR. A PO TE DUKET NERVOZE KJO ME SHKRONJA TE MEDHA?
Gjendja eshte shume shume larg konstatimit. Ne Kosove ajo nuk duket askund.
Kur ju shkoni te mjeku me siguri e pyesni per propozime pa ia sqaruar semundjen dhe ai nuk paska nevoje ta percaktoj diagnozen por vetem te beje propozime pa ju kontrolluar fare!
Per zbritjen e tatimeve po ia futni kot. Kosova me teper se kurre ka nevoje per buxhet me te madh e ti thua te zbriten tatimet ashtu qe pagat e urise te mesimdhenesve te behen edhe me te uleta perballe rritjes marramendese te cmimeve. Tatimet jane mjaft te uleta por nuk ka mbledhje efikase te tyre, sepse shqiptaret mendojne se kjo eshte pergjegjesi e UNMIK-ut.
Per ate kompanine tuaj me 50 apo 500 here buxhet me te madh se te Kosoves, varet nese ju jeni pronar ose udheheqes i saj. Vetem po ta beje me dije nje fakt:
se une kam vizituar shume shtete dhe e di mentalitetin e krekosjes se shqiptareve deri ne palce. Shiten me fjale se kinse jane vet Zoti atje. Disa jane me te sinqerte dhe thone se ata (shtetet e huaja) i kishin njerezit e vet per laps (shkence) dhe karrige (pushtet) ndersa ne e kemi vendin vetem ne disa pune manuale dhe sherbyese. Hulumtuesit vertetojne se ne vendin e tyre shqiptaret e Kosoves edhe si kryetar dhe kryeminister jane baras me zero pasi jane vegla te tjeterkujt, e si qenka e mundur qe emigrantet te jene Zot ne shtetet e huaja qe i kane ne grusht kryetaret dhe kryeministrat e atyre emigranteve?
Propozimet tuaja tjera jane DESHIRA. Te lutem edhe nje here artikullin dhe shprehjen latine se cka eshte DESHIRA.
Propozim per juve:
Lexoje librin “Pse Shqiptaret nuk kane mend” te autorit Ali Mehmetaj. Eshte libri me i shitur ne Kosove (bestseller). Lexo, por mos lexo kot, mos mendo kot, dhe mos ia fut kot. A e di se c’eshte LEXIMI?
3 July 2008 @ 6:08 am
teme interesante po nuk ia vlen t’i pergjigjesh zotnise keshtu qe po i vazhdojme komentet ne nje teme tjeter….
megjithate propozimi i ndihmes direkte per Mitrovicen shume interesant.
PS: gre_ nuk ka lidhje me Greqine, nese i ndjek komentet do e kishe kuptuar
4 July 2008 @ 1:09 am
Ti Isa Mulaj qenke kokrra e gomarit…Ti mendon se je Ajnshtajn ore debill…? Po ndalem vetem ne nje pike te vrerit dhe fyerjeve tua…Po kompania ime menaxhon 50 here sa buxheti i Kosoves tende…Une nuk jam nje punetor i thjeshte edhe pse une kam respektin me te madh per njerezit qe punojne ( edhe pune manuale, qe une jam krenar qe i kam bere kur kam shkuar ne nje nder shkollat me te mira ne bote) dhe nuk shesin pallavra sikur ty qe ben konstatime qe tash me duket se i merrke nga libra dhe artikuj mbi ekonomine e Kosoves…Pse do thuash ti…? Po ta shpjegoj hajvanizmin tend ne dijet per ekonomine me fjalet tua se shihet qe ere s’paske nga shkencat ekonomike…Ti thua se tatimet me te ulta po zvogeluakan pagat e urise se mesimdhenesve…Ti plako qenke rrokatur sepse ti s’ditke as matematike te thjeshte se ulja e tatimve fut me shume para ne xhepin e taksapaguesve ndersa per biznesmenet u lejon atyre te investojne profitet ne zgjerimin e bizneseve te tyre dhe krejt ne fund edhe qeverise te rrise te hyrat buxhetore sepse keshtu zgjerohet baza taksore…Nese ke degjuar ndonjehre per Leffevre curve e kupton se s po flas por ty dukesh nje rrote qe ditka vetem per ekonomine e socializmit vetqeverises te Jugosllavise…C’t'i besh msusit jugosllave kshu i kane mesuar nxenesit e vet te zellshem- te nervozohen dhe jo te flasin me argumente…Per mua polemika perfundon ketu sepse ty ke komplekse dhe une nuk kam kohe t’i sheroje ato. Zoti ta shpetofte shpirtin.
4 July 2008 @ 5:32 pm
Shqiptari i Prizrenit,
Ende jam ne pritje te vendimit te moderatorit te kesaj faqeje lidhur me sharjet tuaja te neveritshme prej rrugaqi. Rreth komentimit, “Peshku” thote se i ka disa rregulla. Te shohim nese modertaori do t’i permbahet dy rregullave te para te tij.