Retorika dhe politika
Retorika e Tadiçit
Gëzim MEKULI
Sipas definicionit tradicional, intelektualët janë
një kategori mendim¬tarësh të cilët “kyçen” aktivisht
në hapësirën publike. Kështu këta janë edhe shprehje e
vetëdijes kritike e shoqërisë. Dhe, komunikimi është
meka¬nizmi me i rëndësishëm kontrollues i një shoqërie
demokratike.
Filozofët John Locke (1632-1704) dhe Rene Descartes
(1556-1659) refuzojnë emocionet si mënyrë për të
njohur veten, të tjerët dhe botën. Arsyeja dhe të
menduarit e arsyeshëm, sipas këtyre filozofëve, është
e kundërta e emocioneve.
Thënia e njohur e Dekartit “mendoj pra ekzistoj”,
ishte një tentim-përdallimi dhe diferencim i prerë i
arsyes nga ndjenjat. Në lidhje me përdallimin në
mes të emocioneve dhe logjikës hulumtimet në
retorikën moderne dëshmojnë e tregojnë se emocionet
janë këto që shpesh edhe u paraprijnë të menduarit dhe
logjikës sonë. Shkak për këtë shkrim u bë deklaratat e
politikanëve serb lidhur me pavarësinë e Kosovës,
konkretisht deklarata e përsëritur e presidentit serb
Boris Tadic. Politikat serbe janë duke përdorur me
pompë retorikën religjioze. Religjioni është pjesë e
diplomacisë së saj. E kjo, me qëllim që të
legjitimohet lufta, dhuna dhe neokolonializimi i
Kosovës. Presidenti Tadiç, ka paralajmë¬ruar së mund
të këtë dhunë n.q.s. pavarësia e Kosovës është e
njëan¬shme. Kosova është kinse djepi i kulturës dhe
religjionit serb, përsërit ai.
Një nga shkaqet e efektit të madh të retorikës së
Tadicit është, se kjo deklaratë, duam apo s’duam ne,
shkakton frikë dhe panik. Nëse një politikan (retor)
dëshiron të ndikoj dhe të bindë të tjerët, atëherë ky
duhet të ketë njohuri të kënaqshme për natyrën
biologjike të qenies njerëzore dhe, mënyrën se si
funksionojnë ndjenjat tek njeriu.
Që në antikë Aristoteli sqaroj se ndjenjat janë
ndikuese, shpirtërore, e, që “detyrojnë” njeriun të
ndryshoj mendimin dhe veprimin. Ne gjy¬kojmë në mënyra
të ndryshme e tërësisht subjektive. Dhe, kjo varet
shumë edhe nga ajo së në ç’mënyrë jemi të disponuar; a
jemi të kërcë¬nuar? A jemi të kënaqur? Jemi miqësor
apo armiqësor ndaj çështjes?
Deklarata frikë-prodhuese e Tadiçit të përkujton
përsëri mësimin e Aristotelit, i cili që moti thoshte:
se janë tri gjera që një fjalembajtës duhet ti ketë
parasysh nëse këta dëshirojnë të zgjojnë dhe të luajnë
me ndjenjat e masës, apo edhe në të kundërtën, nëse
duan ti shtypin këto ndjenja. Për retorin, së parit,
është me rëndësi të kuptohet, së në çfarë gjendje
psikologjike është populli, nëse zgjohen ndjenjat; pra
duhet të kuptohet prapavija e ndjenjës. Së dyti kujt i
drejtohen këto ndjenja. Pra, kush është shkaktari i
kësaj ndjenje. Dhe, së treti cila është arsyeja që kjo
ndjenjë bënë të zgjohet e të përforcohet?
Po i lexuam në qetësi deklaratat e Tadiçit,
kuptojmë se presidenti serb ka këshilltarë profesional
nga fusha e shkencës së retorikës dhe medias,
këshilltar që shkencën e retorikës e përdorin më shumë
për përfitime politike, e me pak për ato partiake.
Pse e them këtë dhe pse mendoj kështu ?
Tadiçi është një-politikan (retor) që njeh shumë mirë
këto tri veti ndikuese e bindëse të retorikës. Si
njerëz që jemi, çdo ndodhi që për ne është e largët
(edhe nëse kjo është e dhimbshme dhe e dhunshme), nuk
shkakton frikë. Por, nëse dhuna dhe dhimbja është e
afërt, atëherë kjo prodhon panik, frikë dhe pasiguri:
ndjenjat e frikës janë të gjalla dhe nuk të lënë të
qetë. E pra, është kjo arsyeja së përse për shqiptarët
retorika e Tadiçit, (kupto e shtetit zyrtar serb)
«keqkuptohet» dhe ka konotacione frike. Deklaratat e
politikanëve serbë nuk janë të rastësishme dhe të
padjallëzuara. Gjithsesi këto janë të qëllimshme dhe
të „djallëzuara“, janë pjesë e «diplomacisë publike»
(public diplomacy)
Frika përshpejtohet dhe fuqizohet nga «shteti i keq»
dhe nga ATA që në mënyrë të drejtpërdrejtë, përmes
fuqisë së tyre, edhe mund të na dëmtojnë,
shkatërrojnë, apo të shkaktojnë dhimbje e trishtim.
Po, qenia njerëzore e racionale u frikohet njerëzve që
kanë shumë fuqi dhe pushtet. Akoma më shumë. Njeriu u
frikohet këtyre njerëzve të fuqishëm kur kup¬ton se
këta nuk janë të logjikshëm, dhe, janë nacionalist të
nevrikosur.
Shpërlarja “vullnetare” e trurit
Sipas porosisë së deklaratave të Tadiçit, për të ndier
frikën, ne duhet, përpos tjerash, të kemi edhe një qik
shpresë, që të kemi mundësinë që ti shmangemi asaj që
në i frikësohemi. Pra, nëse shqiptarët duan t’i ikin
“luftës” dhe përdhunimeve nga politikat serbe, atëherë
këta do t’i vënë gishtin kokës që të “mos të turren” e
ta shpallin pavarësinë e “njëan¬shme”. Pra, shpresa “e
vetme” për shqiptarët, nëse duan të jenë të qetë¬suar
e të patrazuar, është që politikanëve mos t’u bëhet
edhe aq shumë presionin nga populli për të kërkuar
shpalljen e pavarësisë. Si rrjedhim i kësaj “logjike”
del se, deklarata retorike e Tadiçit, në këtë rast,
nuk i drejtohet politikave të Prishtinës, por
opinionit dhe popullit shqiptar, sepse përmes
«popullit të frikësuar e të shqetësuar», dëshirohet të
çimen¬tohet bindja për «me ndejë urtë, e mos me bo
sherr» dhe, synohet pasivizimi i «mendimit dhe
veprimit tjetër». Kjo strategji retorike kërkon
«spastrimin vullnetar» të trurit. Llogaria është e
thjeshtë: Një popull që është i pashpresë dhe «i
lodhur», është popull i dorëzuar dhe, nuk ndien frikë.
Kështu retorika “profesionale” e Tadiçit ballafaqon
luftën me paqen, miqësinë me armiqësinë, shkatërrimet
me ndërtimet, lotin me gëzimin, gjakun me parfumin…
Por, për të ndikuar tek njerëzit, përpos njohurive mbi
ndjenjat e qenies njerëzore, rëndësi të veçant kanë
edhe njohuria mbi vetitë e grup-moshave; pra vetitë e
të rinjve, moshës së mesme dhe të moshuarve. Secila
grup-moshë ka vetitë e veta përdalluese. P.sh. të
rinjtë janë më shumë e më lehtë të lakueshëm në
qëndrimet e tyre. Këta janë më emocional dhe më
gjaknxehtë. “Hallakaten” shpejtë, e “ftohen” edhe më
shpejtë.
Mirëpo këta janë edhe me besnik, sepse nuk kanë pasur
mundësinë të mashtrohen nga të tjerët. Këta janë edhe
me plot shpresë, sepse këta nuk kanë përjetuar shumë
humbje. Grup-mosha e pjekur dhe ajo e mo¬shuar janë më
të kujdesshëm, sepse këta janë të sprovuar me dështime
dhe me humbje. Këta e din fort mire së çfarë donë të
thotë të “ngulesh” e të humbësh dikë e diçka që dikur
ka qenë e jotja dhe njëkohësisht aq e shtrenjtë dhe e
dashur. E pra, ndjenja/emocionalja ka dimenzion
racio¬nal dhe, racionalja, po ashtu, ka dimenzionin
emocional.
Fjalia e Tadiçit, (ndjenjën dhe frikën që kjo ngjallë
tek populli), i mirëpërshtatet qëllimit dhe pranuesit
të tij (opinioni shqiptar). Për këtë politikan është
me rëndësi që komunikimi dhe emocionet “ti përshtaten
publikut të tij”, e jo vetes së tij. Kjo «fjali e
tmerrit» dëshiron të tregoj se, argumenti dhe logjika
nuk mund të konkurrojnë me frikën, panikun, pra
retorikën: Këto të tria bashkë kanë monopol mbi «të
vërtetën»: Çpordhja e retorikës së Tadiçit do të
konkretizohej vetëm dhe vetëm me shpalljen e
pavarësisë së Kosovës. E, ky do të ishte
kundër-argumenti i detyrueshëm politik dhe jo retorik
i politikave dhe vetëdijes shtetëformuese të
shqipta¬reve të shekullit XXI.
Në shtetet demokratike qeveritë kanë frikë nga
populli, ndërsa tek ne populli ka frikë nga qeveria.
Dëshmojeni të kundërtën; Shpalleni! Mos u Tutni!
Kontakto autorin: gezim@mekuli.com

8 December 2007 @ 1:52 am
E qelluar dhe me vend, go ahead!