Identifikohu



Regjistrohu

Reforma ne drejtesi, Topi kritika klases politike: Nuk eshte bere asgje

Balkanweb

Duke folur per problemet e gjyqesorit, presidenti vecoi korrupsionin si nje nder ngercet e sistemit. Sipas tij “korrupsioni ne drejtesi mban nje peshe te forte sepse eshte aktiv dhe vjen nga pozicionet dominante”.

Presidenti Bamir Topi shprehet ne mbeshtetje te vazhdimit te reformave per permiresimin e sistemit gjyqesor. Na fjalen e mbajtur sot ne konferencen gjyqesore kombetare te mbledhur per zgjedhjen e dy anetareve te rinj te KLD kreu i shtetit theksoi se perfeksionimi i reformes ne gjyqesor do te jete i mundur vetem fale profesionisteve. “Nese kerkohet te rrisim parametrat dhe standartet ne drejtesi duhet te jesh i pavaruar nga politika ” tha Topi. Sipas tij progresi ne drejtesi duhet pare me shume ne nivelin strukturor, ndersa handikapi ne zgjedhjen e individit ne funksion te asaj cfare ndodh sot.
Duke folur per perpjeket per permiresimin e gjyqesorit, por dhe te sistemit ne teresi, presidenti kritikoi ashper forcat politike, te cilat sipas tij ne ndryshim nga premtimi i dhene disa muaj me pare ne nje tryeze te perbashket per bashkepunim per realizimin e reformen ne drejtese, nuk kane bere asgje.” Jam i bindur qe e ardhmja do te jete me progresin e duhur, por e ardhmja nuk mund te perceptohet ne menyre te pergjithshme. Keshtu qe ne nje kohezion te forcave politike te cilat nga nje vullnet i shprehur ne nje tavoline rreth 3 muaj me pare kane mbetur ne vend numero” tha Topi.
Duke folur per problemet e gjyqesorit, presidenti vecoi korrupsionin si nje nder ngercet e sistemit. “Korrupsioni pasiv, eshte shume i demshem, por korrupsioni ne drejtesi mban nje peshe te forte sepse eshte aktiv dhe vjen nga pozicionet dominante”.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

1 Koment »

  1. Idris thotë:

    7 Dhjetor 2007 @ 5:29 pm

    ..qe tre muj me pare kane mbetur ne vend numuro…..

    Sa isha politikan e kisha shume mire po ’s’kisha President.
    Tani qe jam President una,tani s’ka politikane per MUVE. :P :P :P ;) ;) ;)

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.