Login



Register

Refatllarit i besoj jetën dhe Fatit vdekjen


Nga Zija Çela
Albania

Sot është dita të flasim për mëkatet tona dhe jo për ato të bluzave të bardha. E di se nuk mungojnë mes tyre, por nëse dikush dëshiron të flasë patjetër sot, le ta marrë gurin në dorë dhe të qëllojë i pari… Çfarë, dora po kullon gjak? Mos u habitni, është gjaku i Refatllarit.
Të ngresh dorën kundër mjekut, është njëlloj si t’i kundërvihesh Zotit. Sepse jetën na e jep Zoti, por një nga detyrat më të rëndësishme, atë të mbrojtjes së saj, ia ka deleguar komunitetit të bluzave të bardha.
E megjithatë mëkati u krye, dje “Nënë Tereza” u godit me thikë. Intelektual humanist për nga formimi dhe profesionist i dorës së parë në kardiokirurgji, Ali Refatllari provoi dje mbi kurrizin e tij gjithë brutalitetin, intolerancën dhe injorancën që helmon ende shtresa të gjera të shoqërisë sonë, por që ne përpiqemi t’i fshehim. I fshehim se na vjen turp nga vetja dhe nga bota, i fshehim se duam të dukemi ndryshe, i fshehim sepse mbartës të tyre janë një pjesë e madhe e elektoratit politik dhe kandari bën hile kur peshohen.
Ne nuk do të shërohemi nga sëmundjet tona, domethënë nga zgjyra jonë, në qoftë se nuk do të guxojmë ta shohim veten në sy.
Dhe po ta shohim në sy, kultura shëndetësore është në nivelin më të ulët. Kjo do të thotë se edhe informacioni përkatës është skandaloz. Çdo operacion në zemër është një shans për jetën, madje është shans i madh. Por çdo operacion i tillë është gjithashtu një ballafaqim me vdekjen. Një zemër që “fle” në akull katër, pesë, gjashtë orë me radhë dhe pastaj duhet të rikthehet në jetë nëpërmjet goditjes elektrike. Por a do të bindet ajo makineri organike aq e thjeshtë, por gjithashtu aq e hatashme? Pra, do të rikthehet, do të fillojë të rrahë përsëri?..
Jo vetëm në repartin e kardiokirurgjisë, që drejtohet nga Ali Refatllari, por edhe në klinikat e huaja, kudo jashtë vendit, ka një probabilitet të caktuar vdekjeje në çdo njëqind pacientë. (Zot, çdo vdekje është e dhimbshme dhe çdoherë, bashkë me të ndjerin, të gjithë vdesim nga pak.) Mirëpo e njohin të vërtetën pacientët tanë përpara se të hyjnë në sallë, e dinë atë fëmijët, prindërit apo të afërmit e tyre?! Këtu përjashtohen gabimet njerëzore, si dhe ato që mund të vijnë nga shkeljet e kodit etik, ato janë të pafalshme. Por nuk përjashtohet kurrsesi vetëdija për ta llogaritur rrezikun. Jo më kot nënshkruhet një dokument zyrtar. Por mbi atë dokument qëndron marrëveshja e ndërgjegjshme (civile) e pacientit me mjekun për t’i hyrë krah për krah një beteje të përbashkët, ku jeta shpesh varet në fije të perit. Asnjë ndërhyrje kirurgjike nuk duhet kryer me frikë, por çdo operacion në zemër është i frikshëm. Ne i marrim spitalet si fabrika të jetës, dhe të tilla janë, dhe të tilla duhet të jenë akoma më tepë. Por janë fabrika që punojnë në tokë dhe jo në qiell, ku Zoti ngjall edhe të vdekurit.
Sot është dita të flasim për mëkatet tona dhe jo për ato të bluzave të bardha. E di se nuk mungojnë mes tyre, por nëse dikush dëshiron të flasë patjetër sot, le ta marrë gurin në dorë dhe të qëllojë i pari… Çfarë, dora po kullon gjak? Mos u habitni, është gjaku i Refatllarit.
Kam qenë vetë pacient i tij para disa muajsh. Kam qenë pacient i tij, kur edhe zyrtarisht m’u ofruan mundësitë për ta bërë operacionin diku jashtë vendit. Ndoshta sot nuk do t’ju përgjigjesha në telefon, sepse mund të isha njëri prej atyre që… Por nëse jeta do të ma përsëriste atë dilemë, njëlloj do të zgjidhja: Refatllarit do t’i besoja jetën dhe Fatit vdekjen.

12 Prill 2008

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

52 Komente

  1. october Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 April 2008 @ 6:15 pm

    te dashur peshq…
    nuk eshte aspak e kendeshme te jesh i pasigurte…
    te punosh dhe te jesh i pasigurte per te ardhmen ne punen tende eshte nje stres i vertet….por te jesh i pasigurt dhe per jeten tende teksa je duke punuar ne nje institucion shteteror eshte…. e tmerreshme!!!!
    Une nuk do te doja qe nje i cmendur te vinte te me vriste teksa jam duke punuar…po ju???….
    Valle a kemi shpresa…apo duhet te ikim nga Shqiperia…
    Cila eshte zgjidhja???

  2. Koth thotë:

    12 April 2008 @ 6:36 pm

    Zgjidhja eshte: vitin tjeter votojme G99

  3. october Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 April 2008 @ 6:42 pm

    Koth nuk e kuptoj cdo te thuash …

    Sot është dita të flasim për mëkatet tona dhe jo për ato të bluzave të bardha. E di se nuk mungojnë mes tyre, por nëse dikush dëshiron të flasë patjetër sot, le ta marrë gurin në dorë dhe të qëllojë i pari… Çfarë, dora po kullon gjak? Mos u habitni, është gjaku i Refatllarit…..

  4. Koth thotë:

    12 April 2008 @ 6:46 pm

    Politike te re mer po them ! Pse habitesh ti ?

    Apo prisje te thema qe jam dakort me mjeket qe nuk do bejne operime te planifikuara te hene se ka ne qarkullim turlisoj psikopatesh !

    Shkrimi eshet shkrim solidarizes , ndersa sjellja ketu nuk ka kuptin nese do flasim se cer do bejme ne . Ne ose vetem votojme ose hame m.ut ketu ne peshk .

  5. october Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 April 2008 @ 6:54 pm

    tani po qe ishe teper i qarte!
    por dhe mjeket jam dakort te reagojne, nese nuk do duan te masakrohet me kot dikush tjeter perseri…
    Nuk e di por mendoj qe numri i psikopateve eshte teper i shtuar dhe shteti nuk i mbron aspak qytetaret e vet….
    A nuk e ke vene re se dhe media “kenaqet” duke “reklamuar” perdite ‘veprat” qe keta psikopate bejne???

  6. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 April 2008 @ 6:55 pm

    October, nuk mund të të them si Kotherja se kë duhet të votosh, por jam dakort me të që duhet votuar për atë që paraqitet me programin më të mirë për forcimin e shtetit dhe të vlerësimit të të gjithë atyre që punojnë për të.
    Vetëm nëse shteti do të dijë që të vlerësojë dhe të garantojë të drejtën e gjithkujt të ushtrojë aktivitetin e tij i lirë dhe me bindje, vetëm atëherë dhe individët do të punojnë dhe mendojnë dhe për shtetin.
    Por duke parë tashmë, që pas shkrimit të Strngeman, po shtohen gjithnjë e më tepër dyshimet e njerëzve që, nëse është më mirë të largohen nga ai shtet… do të thotë se shteti nuk e ka ndërmënd të mendojë ndonjëherë për individët, prandaj ju ngelet individëve që të fillojnë të mendojnë për të ndërruar shtet.

  7. not so easy thotë:

    12 April 2008 @ 7:02 pm

    Respekte per mjeket nje here si fillim !
    Shume e vertete qe punojne pa asnje mbeshtjetje, pa shtreter pa ilace, pa infrastrukture, pa shperblim.
    Por, keqardhje per veten time dhe qytetaret e tjere shqiptare, qe dhe kur i kane leket per ti pagu doktorret mund te mos e shpetojne dot jeten e vet.
    Baba i nje shokut tim shkoi para ca ditesh ne spital ne gjendje te mbaruar fare, dhe e lane ne korridor si kafshe, se cau njeri ta prekte me dore a ti bente nje sherbim, do kishte vdek po mos kishte dajen mjek ke pavioni tjeter.
    Rrofte daja !
    Po te mos ishte daja cdo bente ky shoku im? A do zgjoheshe ndonje cike dell psikopatie ne te ? Se di.
    Argumenti i sistemit shendetesor eshte aq delikat sa duhet me u mendu mire para se ti hysh debatit. Eshte xixi, xixi.
    Allahu i madh ne qiell na ruajte sa me shume, qe te mos i afrohemi spitaleve, ambulancave apo dhe klinikave private tona.

  8. october Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 April 2008 @ 7:12 pm

    une ne fakt respektoj gjithe njerezit e punes, dhe jam e sigurt dhe ju gjithashtu..
    Koth dhe Edrus jam dakort me ju mgjse kendveshtrimi pak i ndryshem, besojme ne te njejten gje..ne fund te fundit gjithkush do lumturine e tij e pastaj me tej…
    Not so easy nuk po kerkoj te debatoj per asnje argument vecse deshiroj te kem siguri ne pune, kudo qe te jem. dmth siguri per jeten, besoj se kushdo e do kete, apo jo???

  9. Koth thotë:

    12 April 2008 @ 7:17 pm

    october !

    Mos bjer dakort me mu. Une sapo pashe Liderin e G99 qe po mbronte pikerisht keto qe the ti .
    Dhe thashe t`ja mbeshtes keshtu ne distance.

  10. october Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 April 2008 @ 7:20 pm

    ha ha ha ….
    mos u tremb se nuk jam lider ne asgje, aq me teper ne politike.
    Kshu qe me ler te bije dakort…. sa per liderin nuk e kam pare te jesh i sigurt.

  11. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 April 2008 @ 7:29 pm

    Kjo teoria e qarkut te mbyllur, qe nxjerr çdo mendim me nga nje “sponsor” prapa, eshte gjynah. Eshte gjynah sepse ai robi i shkrete qe do te thote nje llaf te sinqerte (october) detyrohet te jape llogari per gjona qe s’kane pike lidhje me te.

    E shume te tjere, kur shohin kaq antagonizem ne ajer, zgjedhin heshtjen, me te drejte.

  12. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 April 2008 @ 7:30 pm

    October, nuk e kisha me ju… e kisha me shtetin që duhet të jetë garantues i lirisë dhe veprimit të të gjithëve.
    Nuk mund të punojë i qetë një kirurg kur mendon se pas portës së spitalit e presin idiotë për ta rrahur, nuk mund të punojë ndershëm një polic që sakrifikon jetën për të kapur një keqbërës kur ky i fundit as që nuk shkon para gjykatësit, nuk mund të punojë i qetë një mësues nëse nuk është i mbrojtur nga shteti.
    Edukimi i njerëzve për respekt ndaj njerëzve që punojnë është detyrë e të gjitha istitucioneve (si shtetërore ashtu dhe ato civile dhe fetare), por sigurinë duhet t’ja garantojë SHTETI.

  13. october Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 April 2008 @ 7:38 pm

    Edrus, besoj se e kupton qe dhe une me shtetin e kam…….
    gjithsesi faleminderit

  14. october Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 April 2008 @ 7:40 pm

    une e njoh stresin e kirurgut dhe te mesimdhenesit…njoh dhe pasigurine e tyre..per kete te garantoj

  15. Koth thotë:

    12 April 2008 @ 7:44 pm

    Po Penar ! Sponsor !
    Une dyshoj per kete dhe bej mire

    Ja si na u drejtua October : Valle a kemi shpresa…apo duhet te ikim nga Shqiperia…
    Cila eshte zgjidhja???

    Per fatin e tij te keq une kete e degjova nga ky lideri i G99 ne News 24, pothuaj ne te njejten kohe me postimin e shkrimit ketu.

    Dhe sipas mendimit tim Votojme Erion dhe Ilirian Ceribashin !

  16. not so easy thotë:

    12 April 2008 @ 7:47 pm

    shif shif,
    pranej thoshin qe erionka shkru ke peshku, ene a hap basti madh se kush e gjen nickun e tij :-)

  17. october Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 April 2008 @ 7:52 pm

    koth,
    une kam pyetjet e mija dhe ti argumentat e tua…
    nuk eshte e thene qe gjithcka ta kuptosh ashtu sikurse une e shkruaj, normale. Por nese do masakronte nje kolegun tend, nje psikopat e di cdo mendoje??? Nese shteti nuk vepron..ath kur e kam rradhen te masakrohem dhe une…Kshu qe mik as qe ma ndien kujt ja jep voten ti, por une dua sigurine time. dhe pyetja eshte te vazhdoje te rroje ne dileme??? apo te vazhdoj te shpresoj..por mesa duket nderkohe qe une do jem tuj mendu do dal ndonje psikopat dhe…

  18. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 April 2008 @ 7:54 pm

    Robt ndihen te paperfaqsuar. Jane stresu robt. Eshte veshtirsu biseda.

    Chill Pill!

    Get this widget | Track details | eSnips Social DNA
  19. not so easy thotë:

    12 April 2008 @ 7:58 pm

    eh mi October,
    Se qenke dhe gjithe edukate ne diskutim, seriozisht ee.
    Po ne kur themi doktorr na kujtohet hajvani qe kemi kryeminister ene na merr ere koka.
    Pranaj thashe qe eshte teme delikate. :-)

  20. october Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 April 2008 @ 8:03 pm

    cila eshte delikate? siguria e jetes????…..
    …. me pelqen nick name yt eshte teper domethenes

  21. not so easy thotë:

    12 April 2008 @ 8:11 pm

    po ku ka me delikate se siguria jetes. Aty rrotullohen te gjitha : thika mjekut, gerdeci, farka, ndotja e mjedisit, korrupsioni, kartat e identitetit, vetvrasjet, vrasjet, kanuni, kallashi nen krevat.
    Po te kishte siguri jeta ne shqiperi, une per vete po besoj se dhe te tjeret sdo ankoheshin fare. As mendja per te ik sdo na shkonte. Ky eshte handikapi me i madh qe ka ky vend, sepse siguria me themelore, ajo e jetes, MUNGON !
    Po kjo puna mjekeve prap them eshte shume e thelle, eshte nje cike si ajo puna : e beri pula vezen, apo veza pulen.

  22. Tulipan thotë:

    12 April 2008 @ 8:21 pm

    Nje miku im, i sapo dipllomuar, punon vullnetar ne urgjence. Nje dite, sapo kishte dale nga urgjenca, ishte sulmuar nga familjari i nje pacienti te cilin mjeket nuk kishin mundur ta shpetonin. Ky i kishte vene duart ne fyt, gati e kishte mbytur, u desh nderhyrja e rojeve per ti dhene fund perleshjes.
    Eshte teper e veshtire te ushtrosh profesionin e mjekut ne Shqiperi!

  23. not so easy thotë:

    12 April 2008 @ 8:25 pm

    Eshte teper e veshtire te ushtrosh profesionin e mjekut ne Shqiperi!

    Po eshte dhe shume e veshtire te te iki robi i dashur per lesh, sepse sistemi yne shendetesor eshte i krimbur ama.

  24. october Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 April 2008 @ 8:28 pm

    nuk duhet te fajesojme mjekun per ate qe eshte e paevitueshme. Por duhet te sigurojme nje sistem shendetesor sa me efikas dhe kushte e siguri pune gjithashtu efikase…

  25. Tulipan thotë:

    12 April 2008 @ 8:39 pm

    Qe sistemi yne shendetesor eshte i krimbur, kjo eshte e sigurte. Po per kete s`mbajne pergjegjesi mjeket. Mjeket vuajne pasojat e sistemit ashtu sikurse pacientet.

  26. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 April 2008 @ 8:45 pm

    Po per “mekatet” e bluzave te bardha kur do flasim?

  27. october Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 April 2008 @ 8:52 pm

    perse Ll a nuk mjafton ajo qe ndodhi???

    Sot është dita të flasim për mëkatet tona dhe jo për ato të bluzave të bardha. E di se nuk mungojnë mes tyre, por nëse dikush dëshiron të flasë patjetër sot, le ta marrë gurin në dorë dhe të qëllojë i pari… Çfarë, dora po kullon gjak? Mos u habitni, është gjaku i Refatllarit….

  28. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 April 2008 @ 9:11 pm

    October,

    Une s’kam ndonje lidhje as me viktimen e as me autorin e ngjarjes, kam qene fatlum e s’kam pasur nevoje te shkoj ne spital. Ne biseda te diteve te fundit neper tavolina poshte e lart me shok e miq “thashethemet” (i quaj keshtu persa kohe qe s’i vertetoj dot) qe jane hedhur kane qene se viktima kishte nje sjellje qe ne disa raste mund te kete qene jo etike. E vetmja gje qe mund te bej une tani mbi rastin e fundit eshte te pres derisa te flasin ata qe po e hetojne ceshtjen sepse eshte nje ceshtje penale.

    Pavarsisht rastit te fundit, problemet e shendetsise mbeten dhe cilesia e mjekesise Shqiptare mbetet e dobet.

    Ll.

  29. ados thotë:

    12 April 2008 @ 9:19 pm

    Koth thote:Zgjidhja eshte: vitin tjeter votojme G99..
    Ore koth, te kane rene pantallonat me duket or ditezi..G99 ??c’eshte ky ??..ndonje rock band ne MTV MUSIC AWARD, dhe na thuaj ta votojme?!..

  30. october Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 April 2008 @ 9:22 pm

    Llukan shpresoj dhe uroj te jesh me fat dhe mos te kesh nevoje per spitalet.
    Por me beso nuk eshte faji i mjekeve per gjendjen e spitaleve, apo me sakte institucionit ku punojne..Nuk dua ta ktheje ne personal diskutimin e mesiperm por le ta leme ne kuadrine e “thashethemeve” ate qe the, pasi viktima vertet eshte intelektual dhe akademik, dhe kirurg i zoti; dhe vertet nuk dua te diskutoj figuren e tij apo dikujt tjeter…
    Persa i perket cilesise se mjekesise ajo nuk tregon cilesine e dijeve te mjekeve…mos harro qe nga njera ane ka shume mangesi dhe nga ana tjeter…
    . te lutem, me ler te citoj Edriusin:

    Nuk mund të punojë i qetë një kirurg kur mendon se pas portës së spitalit e presin idiotë për ta rrahur, nuk mund të punojë ndershëm një polic që sakrifikon jetën për të kapur një keqbërës kur ky i fundit as që nuk shkon para gjykatësit, nuk mund të punojë i qetë një mësues nëse nuk është i mbrojtur nga shteti.
    Edukimi i njerëzve për respekt ndaj njerëzve që punojnë është detyrë e të gjitha istitucioneve (si shtetërore ashtu dhe ato civile dhe fetare), por sigurinë duhet t’ja garantojë SHTETI.

  31. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 April 2008 @ 9:32 pm

    October,

    Po me ngacmojne ato tre pikat qe ke lene me siper

  32. klajdevour thotë:

    12 April 2008 @ 9:38 pm

    Koth!

    Me ato burimet e tua: “miku i Filanit”, “mbesa e Fistekut”, “tenderi nr. x” a “y”, etj etj, si rezulton ngjarja?????

  33. october Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 April 2008 @ 9:42 pm

    ha ha ha Llukan vetem tre pikat???

  34. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 April 2008 @ 9:52 pm

    Epo une i perdor me kursim per vete ato “tre pikshat”.

    Sa per diskutimin une e mbylla me siper :)

  35. Leon thotë:

    12 April 2008 @ 9:57 pm

    october,
    Jane pasojat e krimit te bluzave te bardha.. Me krim nenkuptoj korrupsionin qe behet neper spitale dhe dhenja e lekeve nen dore qe tashme eshte kthyher ne rite te zakondshem..
    Diku paraja e piste qe sigurohet duke luajtur me jete njerezish do shperthje duke marre edhe jeten e doktorave vete…
    Nuk eshte aspak habi qe keto ngjarje ndodhin pasi sistemi spitalor ne shqiperi eshte i kalbur dhe njerezit qe punojne ne ato ambjente jane LYPSA te rendomte dhe jo mjek!!
    Ne spitalet shqiptare duhet te paguash nen dore qe dikush te te pastroje dhomen,te paguash qe infermieria te te bej nje gjelpere, te paguash nen dore per ilacet dhe analizat.. Keto jane vetem ditet e para para se te futesh ne operacion, apo te tjera sherbime mjeksore!
    Me vjen keqe per mjekun me larte se asgje nuk justifikon dhunen,por faji dhe njekohesisht zgjidhja e ketij problemit jane mjeket vete.

  36. october Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 April 2008 @ 9:57 pm

    Ndoshta une i perdor me shumice pikat.
    Ok, naten e mire.

  37. october Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 April 2008 @ 10:10 pm

    Pikerisht Leon keto gjera nuk duhet ti lejoje Shteti te ndodhin dhe as Ne sigurisht, por nuk eshte faji i doktorit ama. Jooo…
    Ne nje shtet ligjor gjithkush eshte i mbrojtur nga ligji dhe jo te trajtohet me dhune nga psikopatet.
    naten e mire

  38. lulian kodra thotë:

    12 April 2008 @ 10:31 pm

    Nuk eshte faji i doktorit qe merr pare nen dore? Eshte faji i shtetit qe nuk siguron jo vetem jeten por as jetesen e doktoreve qe keta te fundit marrin parne nen dore? Leni mor kto! Me trego nje Doktor qe eshte bere doktor per pasion, dhe jo sepse eshte zanat qe te siguron jetesen, dhe atehere ju besoj qe e ka fajin shteti pse doktorat marrin pare nen dore. Doktora iu thencin juve, se ju jini vampira. Te kishte doktora ne Shqiperi nuk i kishin dergu Gerdecaret me helikoptera. Te kishte doktora ne Shqiperi do i kishin bere spitalet, nuk do kishin prit qe shteti t’iu bej spitalet e spitalet t’i bejne doktora.

  39. Tulipan thotë:

    12 April 2008 @ 10:31 pm

    “njerezit qe punojne ne ato ambjente jane LYPSA te rendomte dhe jo mjek!!“
    “faji dhe njekohesisht zgjidhja e ketij problemit jane mjeket vete.“

    Per te ardhur keq!!!

  40. october Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 April 2008 @ 10:38 pm

    Lulian me pelqen fryma jote..
    i shkreti Luli i vocerr sa do ti donte nje pale kepuce te mira, dhe nje shtepi te mire..por nuk i blinte dot.
    A na i tregon ti Lulian si behen spitalet? dhe si blihen pajisjet, shtreterit, dorezat, vigonet etj etj, sepse helbete mjeket dine te kurojne dhe jo te bejne tendera…
    Sa per ate te doktorit per pasion, une njoh me shumice dhe qe vazhdojne te punojne ne ate profesion pome pasion.
    Pershendetje

  41. lulian kodra thotë:

    12 April 2008 @ 10:43 pm

    Sa e kane ngrit zerin doktorat per kushtet e keqia qe ka neper spitale? Se mos kane bere ndonjehere greve per kushtet e keqia spitalore, por gjithmone greve per rrogat e tyre kane bere kur kane bere. E merr vesh robi vetem kur e shtrojne per bisturi ne cfare haleje ka rene. Epo u dashka ardh robve thika ke fyti qe te flasin? Hakun paska honger doktori. Nuk llogjikojne familjaret kur humbin te afermin nen bisturi? Humbin arsyen? Kot e ngrini zerin atehere, pasi nuk jeni t’u llogjiku per shkak te thikes qe ka ngrene doktori. Keni humb arsyen. Madje qe kur nuk e kini ngritur zerin pa ardhur punet deri ketu.

  42. lulian kodra thotë:

    12 April 2008 @ 10:47 pm

    Si behen? Ja t’a them une. Kur vjen ai politikani ke doktori, mos ferkoni duart se do iu mbushi xhepat, po i thoni, si qen te vdesesh deri sa te sjellesh buxhetin per kete krah spitali, per keto pajisje, per keto masa, per keto standarte. Ja ashtu behet. Kur hiku Gramozi ne fund te detit, te kishit ngrit zerin dhe te kishit thene vete e kishit fajin, se po te kishit investu neper spitale nuk do ishte duke fjet me peshqit. Po nuk e ngrini zerin. E di pse. Se edhe juve ju pelqejne me teper karamelet e politikaneve se sa investimi neper spitale.

  43. october Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 April 2008 @ 10:53 pm

    e ke gabim sepse zeri eshte ngritur. Ti nuk e imagjinon sesa sherbime shendetesore mund te mos jepen dhe sa jete rrezikohen nese mjeket dalin ne greve. Kjo eshte arsyeja qe grevat kane qene vetem 1 oreshe, ose nuk jane perfshire ne greve mjeket e urgjencave. Mjeket e pa mbrojtur ndaj semundjeve, sepse shteti nuk te siguron as doreza me punu, kane punuar si heronj pa llogaritur oret no limit dhe kushtet skandaloze te punes, dhunen ne kohe te luftes apo dhe te paqes dhe mos pagesen apo keq pagesen nga shteti. Nejse, njerzve u duken me interesante diskutimet e modes sesa ato te shendetit dhe sherbimit shendetesor.
    Nese mendon qe dikush ha hakun, se nje i cmendur qe ka therrur kunatin vjen te therr dhe ty, mire e ke.

  44. Tulipan thotë:

    12 April 2008 @ 10:55 pm

    o lulian, zanate qe te sigurojne jetesen ka plot, dhe po te mos ishte per passionin, s`rrinte njeri te bente 6 vite shkolle e plus specializimin e me the e te thashe me nje thes me shpenzime.
    “Te kishte doktora ne Shqiperi nuk i kishin dergu Gerdecaret me helikoptera. Te kishte doktora ne Shqiperi do i kishin bere spitalet, nuk do kishin prit qe shteti t’iu bej spitalet e spitalet t’i bejne doktora.“-si ti bejne doktoret spitalet, duke investuar me te ardhurat e tyre per te blere pajisje te teknologjisese se fundit apo te shkojne per te bere update te njohurive te tyre qe kushton sa qimet e kokes? Aty ku je ti, investon shteti per keto probleme.

  45. zotrules Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 April 2008 @ 1:09 am

    Të ngresh dorën kundër mjekut, është njëlloj si t’i kundërvihesh Zotit. Sepse jetën na e jep Zoti,

    Zoti as ta jep as ta shpeton jeten me leke, dhe as nuk te le te vdesesh se nuk ke leke. U ngrit me kembe mafia e bardhe, te degjojme njehere palen tjeter mo.

  46. zotrules Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 April 2008 @ 1:12 am

    Kur vjen ai politikani ke doktori

    Politikani ka Greqine dhe Italine, helikopterin ne dispozicion…
    Po te jete per politikanet tane, mjeket me mire t’i futen politikes.

  47. Marku thotë:

    13 April 2008 @ 1:34 am

    Fakti qe vihet ne dyshim se akti eshte i denueshem buron nga realiteti shqiptar.Pra mund edhe te jete i merituar nje ndeshkim i tille?
    Keshtu duket edhe nga diskutantet,por u takon mjekeve apo dikujt tjeter
    ky ndeshkim apo me nje fare raporti? Ne Shqiperi karakteri social i shtetit nuk ekziston per shume arsye,ndoshta edhe nga alergjia se ky funksion i perkiste regjimit te kaluar.Perpjekja e politikaneve tane per tu paraqitur si antikomuniste te terbuar krahas shkaterrimeve ekonomike u reflektua edhe ne shkaterimin moral.Dhe ata ja kane arritur qellimit te qendrojne ne pushtet rreth njezete vjet me kete stil sepse populli ka barasvleresuar antikomunistin(sidomos ate me thonjeza) me demokratin.
    Tani eshte shume e veshtire ti çosh gjerat ne nivelin zero te pakten keshtu qe do te kete edhe “dhune te pamerituar” e do ta pesojne ata qe nuk kane bodigarde apo ata qe kane me pake personel.
    Sherbimi shendetesor nuk ka ndonje dallim esencial nga sherbimet e tjera
    ne Shqiperi.Nga njoftimet e fundit vendi yne ishte ne krye te njezete vendeve me korrupsion me te gjalleruar.Kjo sepse qeveria e sherbesave eshte kthyer ne sherbetore te familjes Berisha dhe klanit te tij.
    Gjynah ne rrastin konkret mjeku nuk kishte faj;po njezet e ca gerdecerat ç’faj kishin….?

  48. adriatik Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 April 2008 @ 2:14 pm

    Pjesa e Dytë
    (Shumë nga emrat i kemi ndryshuar per hir te asaj qe te mos ndodhe ndonjë keqkuptim prej ndonjë lexuesi jo fort të informuar lidhur me identitetin e personazheve të tregimit mbi pallmëshkërbyesit)

    Imzot Don Berisha i Tropojes, që e quante veten dikur Kalorë i Pare i Komunizmit, kurse tani po mbiquhet Kalorësi i Luanëve te Demokracise, ështe nje fshatr fort i kenduar e i shkolluar qe i di kartrat llatine dhe cirilike më mirë se sa një baçaler: në të gjitha sa thotë dhe porosit ay duket menjëherë ushtari i mirë e trim dhe në tërë ato sa quhen rregulla e kanune të dyluftimit s’ka burrë që t’ja kalojë, se i di përmenç, saqë s’keni veç ta lini që të flasë dhe në qafë time në keni për ta kapur dot në kabim.
    Aq më tepër, siç e dëgjuat, është fjesht marrëzi ta mbash veten të dogëndisur në sedër e të lënduar në zemër, nga shkaku vetëm i një pallme gomari. Mbaj mend se, kur isha akoma klama, pëllitnja, oj të pallur, sa herë me shkrepej, dhe hiç ashtu kot, pa ndonjë sebep, që te thuash, po edhe kaq mjeshtërisht e pa hile, sa pallmes sime i gjegjeshin të gjithë gomerët e fshatit, dhe prapë, zotërinj, nuk se për këtë, dua të them, që pallja ashtu gomarisht, nuk se për ketë, them, më zinin për doç e nuk më quanin bir të tim eti, që ish burrë i nderuar përmbi të gjithë burrat e nderuar sa janë.
    Po vërtet kjo mjeshtëria ime u kallte kuçin e zilisë në bark tri a katër të ngrefosurve e të pispillosurve andej nga fshati ynë, po pyesja unë? E ja kështu, që ju ngas fjalën, dhe që tani t’ju mbushet koka se ju them të vërtetën dhe nuk ju gënjej, hapni veshet e dëgjoni, se ky qerrata zanat është si puna e notit, që ke zor sa ta mësosh, se pastaj s’e harron më kurrë gjer të vdesësh.

    Dhe, në ato fjalë e sipër, Bamkë Topi vuri dorën mbi hundë dhe zuri të pëlliste kaq fort, sa tëre luginat rreth e rrotull gjëmuan e ushtuan. Mirëpo njeri ng fshataarët atje pranë, duke pandehur se donte te tallej ashtu me ta, mori vrull me një hu dhe kaq paq ja ngjeshi, dhe kaq rëndë e goditi mu në kokë, sa e lanë çaponjtë dhe u shemb gjerë e gjatë përdhe. Berisha , kur pa sa ligsht iu rrotulluan punët Topit, iu sul goditësit me ushtën, shtritur përpara luftarakisht, por qënë kaq të shumtë ata që i prenë udhën dhe e kundërsulmuan , sa ishte e pamundur t’i merrte hakun Topit e jo vetëm, por duke parë ate breshëri gurësh që po i vervitej tani mbi krye dhe atë shumicë grykash zjarri balestrash dhe arqibuzesh që e kishin vënë në shenjë, ai nxitoi, përkundrazi, t’i mbante frerin kalit sypatrembur Tosinantit, e ta rrotullonte nga ana e kundërt dhe, siç i thonë fjalës, duke vënë majat andej nga kish thembrat, vrapoi me sa mund larg e më larg nga turma e nga rreziku, duke iu lutur me shpirt të trazuar zotit që ta ndihmonte e ta shpëtonte, sepse priste në çdo hap që një plumb t’i hynte nga prapa krahërorit e t’i dilte përpara dhe pak e pak e mbante frymën për të parë e për të siguruar se nuk i mungonte. Por kundërshtarit i mjaftoi pamja e kijes së tij dhe nuk hapi zjarr. Kurse Bamkën e gjorë, porsa erdhi pak në vete, e vunë shtrirë torthi mbi gomar dhe e lanë të ndiqte pas të zonë, po Topi s’e ngiste dot veshgjatin, por ai vajti e ra pas gjurmëve të Tosinantit, pa të cilin nuk rronte dot asnjë minutë. Don Berisha, që nderkaq ishte larguar mjaft, ktheu kokën pas dhe , kur pa se Bamka po e pasonte dhe si u sigurua se nuk po e ndiqnin, vendosi të ndalej e ta priste.

    Fshataret e armatosur qëndruan atje gjersa u ngrys dhe, duke parë se kundërshtari nuk po dilte në sheshin e betejës, e quajtën ate të fituar dhe pra u kthyen në fshatin e tzre me britma ngazëllimi dhe ngadhënjimi: dhe sikur të kishin njohur zakonet e grekërve të vjetër, do të kishin ngritur ptjetër në atë vend atz një Lapidar.

    (vazhdon)

  49. Bo$$$ thotë:

    13 April 2008 @ 4:22 pm

    Cfare rremuje qe beni edhe ju ????????
    Me duket se ju nuk e kuptoni realitetin shqiptar ose shume prej jush kane shkruar te sapo ngritur nga gjumi……
    Ne shqiperi nje pjese e mire e mjekeve (kuptohet jo te gjithe) perpara se te te marrin ne dore te shohin nga kemba tek koka dhe po te shkoi mire do te te japin nje recete me ilace pa te pare me ne sy nqs nuk jep “dicka” (nga shkalla e rrezikut ndryshon vlera)
    Qe nje budalla te ngrihet e te plagose nje mjek mund te ndodhte ne cdo vend te botes,se me sa di une nuk ka mjek ne bote me bodyguard nga mbrapa.
    Kuptoj qe ketu shkrimi eshte i lire,por nese shkruani dicka te menduar me mire do te ishte me fitim per te gjithe qe lexojne …..

  50. gioi thotë:

    13 April 2008 @ 4:35 pm

    Me gjith respektin qe mund te kem per mjekun qe eshte plagosur sepse nuk e njohe dhe nuk di se si kan shkuar punet ne kete rast.
    Po dua te them se mjeket ne shqiperi jane shume pak human apo do te ishte me mire te them ata me te cilet kam pas te bej une si person si per raste familiare si per raste pune duke qen se kam punuar per pak kohe ne kete fushe.Kur flas per mjek pak human u riferohem atyre mjekeve qe kur marrin analizat e nje pacienti me kancer nuk dine te komunikojne lajmin personit me pak njezeri po shprehen sikur te ishte nje gje kalimtare e jo semundie qe shpesh te denon me vdekie.Flas per ata mjek qe kur shkon te vizitohesh po nuk pate leket (fetyren e skenderbegut per 10 mije lek se kohet e fundit edhe 5 mije lekeve u ka rene vlera) te trajtojne si kafshe si te ishe nje hic e te vizitojne sa per te kaluar radhen.I riferohem atyre mjekeve qe ne rastin kur behet nje lajm mbi ta ku thuhet e verteta se marrin lek dhe se i trajtojne njerzit si kafshe e te tjer, arrijne deri aty sa per te bllokuar lajmin kercenojne gazetarin duke i thene te mendoje mir nese ja vlen nje artikull konseguencave qe do ta ndiekin.Flas per ata mjek qe nga pa kujdesia ngaterojne e nuk kontrodhajne mir gjakun qe u japin pacientave, e japin gjak te infektuar me SIDE ose me Hepatit B.Apo ata mjek qe lejne nje femi 8 vjec me krah te thyer te pres ne korridor qe nga ora 10 e mengjesit e deri ne 4 te pasdites vetem se ne kete rast prindi nuk kishte lek me vete per tua dhene mjekve.
    Keto qe thashe jane disa nga rastet qe kan ndodhur une nuk them si nuk ka dhe mjek te mir , une them se keto jane disa nga rastet e shumta qe ndodhin.Se dihet qe populli qe shkon ne spital shkon per hall e te perfitosh nga vuajtja e te tierve eshte c’njerzore.
    Se harrova e dua ta them edhe kete qe ka persona qe bejne turnin e nates ne ranimacion e qe per te kaluar kohen vejne baste cili pacinent do te vdese mbrenda nates . E them me keq ardhie po kjo eshte nje pjese e ralitetit te mjeksise shqiptare.

  51. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 April 2008 @ 4:39 pm

    Primitivizmin e barbarine qe mbizoteron ne jeten shqiptare nuk mund ta ndrroje rrenjesisht vota.Duke votuar persembari mund ta pershpejtosh emancipimin e zhvillimin e shoqerise ,por nuk ben dot mrekullira.Ne cilindo rast per nje shoqeri si tonen duhet kohe ne liri e vlera per tu rrenjosur shenjteria e jetes.

  52. Angel-A Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 April 2008 @ 11:07 pm

    Besoj se si shume te tjere qe e njohin dhe qe kane patur kontakte me mjekun Refatllari, ashtu si dhe xhaxhi Zija, ngela shume e tronditur kur rastesisht lexova per lajmin ne internet vetem pak ore pas zhvillimit te ngjarjes. Duhet te pohoj se ne planin personal ishte e tmerrshme dhe se ndoshta edhe gjykimi im eshte shume subjektiv, por thjesht imazhi qe me kaloi mbi koke, i atij njeriu tejesisht te respektuar ne shqiperi, q duhej te luftonte per te mbrojtur jeten e tij nga sulmet e nje njeriu tjeter (sepse fundja me ne fund ishte njeri) me la nje shije te keqe, dhe ndoshta me teper. Per te kaluar ne nje plan me objektiv, eshte gjest i ndeshkueshem. Mesa duket te gjithe jemi te vetedijshem per mangesite ne sistemin mjekesor shqiptar. Dime qe ka mjek q marrin rryfshete sic ka dhe te tjere q kerkojne, dime q ne momente te caktuara krize, q kane filluar mos te na bejne me pershtypje, pacientet detyrohen te sigurojne vete medikamentet dhe materialet e tjera mjekesore, dime q ne shume raste shume prej tyre nuk marrin kujdeset q u nevojiten dhe q kushtet higjenike ne pergjithesi lene shume per te deshiruar. Mund te drejtojme gishta, drejt qeverise, drejt drejtuesve te institucioneve, madje dhe drejt mjekeve. Eshte e drejta jone si paciente dhe si qytetare, madje eshte detyre te ngreme zerin aty ku cenohemi, aty ku ka nje parregullsi apo aty ku nuk marrim ate qe meritojme. Por asnjehere, nuk duhet ta ngreme doren, edhe pse kanuni dhe tradita ne pergjithesi edhe ne zonat qendrore e jugore per shkaqe socio-historike na ka implementuar ne gen ndjenjen e trimerise dhe krenarise kur ngreme dore apo arme drejt ‘hasmit’ te prezumuar. Por ajo q nuk mund te fal ne Shqiperi eshte mosfunksionimi i sistemit gjyqesor, dhe ajo q eshte ndoshta inteligjenca ime e limituar q nuk ma lejon ta kuptoj, eshte se si njerez te rrezikshem me precedente penale ecin te lire rrugeve, madje kane mundesi te studiojne edhe levizjet e ‘target-it’ te tyre (sic lexova ne nje gazete mbi rastin e zotit Refatllari) per te rezultuar ne aktin e paramenduar. Duhet te shtoj se ndihem sinqerisht e lumtur q kjo histori perfundoi keshtu, q mjeku Refatllari eshte ende ne jete. Shpresoj q do te mund nje dite t’i rikthehet aktivitetit, do ishte humbje per Shqiperine neqoftese kjo nuk do te ndodhte. Per ta mbyllur, nder te tjera ajo q kuptova pas kesaj ngjarje eshte se eshte per shkak te njerezve si agresori i mesiperm, q une dhe shume te tjere nuk jemi me ne Shqiperi, dhe eshte me te vertete per te ardhur keq.

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.