Identifikohu



Regjistrohu

Realiteti shqiptar dhe NATO

Marrja e fteses per ne NATO padyshim qe ishte nje eveniment i rendesishem per shqiptaret dhe natyrisht edhe nje gezim i natyrshem i tyre pasi realizohet nje aspirate e hershme e tyre packa se u realizua dicka me vonese.

Tani te flases per rendesine qe ka integrimi i Shqiperise e shqiptareve ne aleancen politiko ushtarake me te madhe te kohes si mbrojtese reale e lirise e demokracise e faktor i rendesishem e zhvillimin e prosperitetin ne nje vend te vogel si Shqiperia eshte e tepert pasi shqiptaret jane te vetedijdshem per kete.

Por ne anen tjeter vetem politika nuk ka asnje te drejte te ngreje borite e propogandes per kete eveniment vertete te rendesishem te shqiptareve pasi jane ata qe kete antarsim e shtyne ne kufite e te pamundures per tu realizuar saqe kacelarite e rendesishme te perendimit vendimin per ta ftuar Shqiperine ja atribuan shqiptareve e jo klases politike te tyre apo perfaqeuesve te tyre qe duhet te ishte ne realisht..

Qe shqiptaret e merituan vertete kete antaresim kjo nuk ka as mete voglin dyshim pasi shqiptaret jane populli me properendimor i krejt ish perendorise komuniste e ne anen tjeter nje nder popujt me pro amerikan te botes kur dihet se amerikanet jane kontribuesit kryesor te aleances se Atlantikut te veriut dhe jane bijte e the perkrah aleateve perendimore Bosnje, Afganistan e Irak.

Shqiptaret me kete rast duhet ta falenderojne dyfish aleancen e Atlantikut te veriut, se pari per ftesen e tyre per shqiptaret per tju bashkuar aleances pra njohjen e kontributit e orjentimit te natyrshem drejt perendimit e se dyti per mesazhin e fuqishem qe transmetuan ndemjet keti akti per Shqiprine e shqiptaret. Duke ju a atribuar meritat e bashkimit me aleancen e Alanikut te Veriut vetem popullit shqiptar ju thane shqiptareve se ju akoma vazhdoni te perfaqesoheni me mbeturina te komunizmit pra nga antishqiptare e respektivisht antiperendimore.

Ne kete kuader eshte detyre emidiate e shqiptareve qe te ndergjegjesohen se nga kush qeverisen e ne kete kuader duhet te jene me te ndieshem ndaj kerkesave e sugjerimeve te miqve perendimore pasi politikanet tane te nderuar kane 18 vjet qe operojne me dy sandarte.

E them kete se nese i referohemi te shkuares jo te larget por vetem disa muaj me pare se te merrnim ftesen per ne NATO kerkesat e Washingtonit e Brukselit ishin fokusuar ne dy kerkesa kruciale duke u nisur per nga rendesia aktuale dhe prespektivat e zhvillimit te demokracise se re ne Shqiperi, ne reformen zgjedhore e ate te drejtesise.

Prioriteti i ketyre dy kushteve del edhe pa hyre ne nje analize te thelle por vetem nisur nga fakti se gjate 18 viteve te Shqiperise post komuniste nuk jane arritur asnjehere sandartet perendimre persa i perket zgjedhjeve , krijimit te kushteve per votim e respektimi i vullnetit te shqiptareve e ne anen tjeter klasa politike shqiptare zaptuese e pushtetit e tjetersimit te vullnetit te popullit e ka radhitur Shqipeine ne vendet e para persa i perket krimit te organizuar e korrupsionit.

Mirpo qeveritaret e politikanet tane te nderuar ashtu sic kane bere edhe here te tjera qe kur kane qene nen monitorimin e drejteperdrejte te institucuineve e organizmave perendimore kane bere sikur jane te perkushtuar ne plotesimin e sandarteve e realizimin e reformave dhe sapo ky fokusim ka rene pernjihere jane kthyer ne filozofine e praktikat e trashiguara qe objeksion nuk kane pasur ndonjehere integrimin e zhvillimin e Shqiperise por mbijetesen e tyre ne politike apo thene me mire vazhdimsine e qendrimit ne kurriz te shqiptareve duke e pare integrimin e funksionimin e demokracise si fundin e tyre te pashmangshem.

Per tu bindur per kete ka shembuj me qindra ne te kaluaren jo te jarget por mjafton vetem politika e dites ne Shqiperi per tu bindur se qeveritareve e politikaneve tane ftesa NATOs nuk ka qene nje shtyse e obligim e shume per te thelluar e pershpejtuar jo vetem reformen e zgjedhjeve dhe te drejtesise por edhe reforma te tjera ne menyre qe ta fitojme antarsimin ,por ftesen e shikojne e perdorin si medallion e flamur propogande per te mbuluar trashigimine e tyre komuniste e interesat e tyre meskine.

Ne vend qe te perqendroheshin maksimalisht ne eformen zgjedhore duke kerkuar mundesite e hapsirat qe jo vetem procesi zgjedhor te jete transparent por te gjendeshin edhe mundesite e perfshirjes ne kete proces jetik per demokacine e brishte shiptare edhe diaspora e saje e vjeter dhe e re qe me se pakti jane gjysma e shtetasve te Repuplikes se Shqiperise qe jetojne ne perendim pasi votojne diaspora afgane e irakene vende ne lufte e kete besoj se e dine politikanet tane.

Ne anen tjeter per te ndertuar nje system drejtesie ne nje vend me pervoje te paket e nje nder me te korruptuarit ne bote te diskutohej nese futja e sistemit te jurive ne sistemin e drejtesise shqiptare apo ndonje element tjeter do te dergonin patjeter ne ngritjen e shendoshjen e drejtesise shqiptare qe akoma mbisundohet nga filozofia e praktikat e sistemit komunist qe pretendojme se po e leme pas.

Nese do ju shtonim ketyre dy reformave te qensishme edhe impenjimin e vemendjen e duhur mbi reformat e tjera te ekonomise se tregut sic jane ato mbi pronsine e sistemin e siguracioneve e te kreditimit atehere me siguri qe “reformat” per reformimin e istitucionit te zgjedhjes se presidentit do i vinte radha nga fundi jo per nga rendesia por mund te themi se procedura e zgjedhjes se presidentit funksionon tersisht mbeshtetur ne kushtetute por edhe pse presidenti actual ka me shume se kater vjet per te permbushur mandatin e per pasoje nuk permban asnje prioritet e emergjence ne kete drejtim.

A mos vadhe z Berisha kerkon me percaktimin si prioritet te reformave ndryshimin e kopetencave e procedurave te zgjedhjes se presidentit ti beje presion z Topi per ceshtjen Gerdecit mbas pozicionimit te keij te fundit mbi kete ceshtje qe megjithse z Topi eshte paraqitur me profil te ulet gjer tani ashtu cic ka qene edhe me pare ne PD prapeseprape i ka bere nja dy prononcime korrekte mbi ceshtjen “Gerdeci”.

Meqe z Berisha deshtoje ne ne ndryshimin e kushtetutes persa i perket minimizimit te kopetencave te presidentit une mendoj se do te dali zbuluar dhe ka per te deshtuar edhe ne nismen e tije te dyte per zgjedhjen e presidentit direct nga populli qe ne realitet kesaj radhe po e trumpeton me tallalle kur te kerkoje qe te kufizoje mandatin e presidentit actual ne kushtet e perputhjes se institucionit te presidentit me kushtetuten tashme te ndryshuar.

E them kete pasi z Berisha as qe eshte i interesuar se cfare mund te ndolle me institucionin e presidentit mbas kater vjetesh kur ai e di mire se do jete ne pension ne mos diku tjeter por me kete kerkon qe te ngreje sa me shume tym qe te jete e mundur ne radhe te pare per ceshtjen “Gerdeci” qe vete naivet dhe te semuret mund te mendojne se nuk eshte i pefshire por me kete largon vemendjen nga reformat reale e qe nuk presin asnje dite me teper.

Nese i referohemi ndryshimeve te herepashershme te kodit zgjedhor qe ne te tera rastet jane trumpetuar si reforma te thella zgjedhore ku ne te tera rastet ne njeren ane ka qene z Berisha e maveshja apo me mire te themi pazari eshte arritur ne limitet e fundit te kohes duke i vene shqiptaret para faktit te kryer e per pasoje ne vazhdimsi eshte tjetersuar vullneti i shqiptareve. Gjithashtu ne anen tjeter na u konfirmua hapur sivjet kur u shtrua ceshtja e fteses per ne NATO me kushtet qe na vune mbi reformen zgjedhore se tera ato qe jane thene ne te kaluaren kane qene ne te vertete pazare te ndyra e propogane ne funksion te vazhdimsise komuniste.

Keto dy fakte besoj se jane te mjaftueshme qe z Berisha jo vetem nuk e ka as impenjimin me te vogel per te bere reforma reale pasi nese i referohemi reformes ne sistemin e zgjedhjeve z Berisha e ka pasur kete rast me se paku 10 here nga pozitat e pushtetit e te opozites e nuk e ka realizuar asnjehere gje qe nuk ka asnje kredit per te udhehequr transormimin e shoqerise shqiptare ne nje shoqeri te lire e te begate.

Nese i shtojme ketu vazhdimsine komuniste te grabitjes se prones se shqiptareve me gjoja pseudoreformen e legalizimeve , monopolin e sigurimeve, telekomunikacionit e energjise e vjedhjen e pasurise kombetare e se fundi tragjedine e Gerdecit i vetmi sherbim qe i ka mbetur z Berisha qe te beje per Shqiperine e shqiptaret te largohet nga jeta politike se bashku me shpuren e tije pasi ai vetem mund ta vonoje integrimin e Shqiperise ashtu sic ka bere gjer tani por kurr nuk mund ta mbaje peng per gjate synimin e prespektiven e Shqiptareve per ne NATO e BE.

Dora e zgjatur e perendimit e kryesisht e Presidentit Bush nuk duhet te rrije bosh por te kapet ne kohe nga Shqiptaret pasi jane shanse historike qe per kombin tone te vogel nuk takon qe te na afrohen shpesh ku per hir te se vertetes duhet thene se historia nuk ka qene edhe aq bujare me kombin tone se paku gjer tani se fundmi

AJET DELAJ

NEW YORK

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

11 Komente »

  1. e ke mire thotë:

    23 Prill 2008 @ 11:36 pm

    Sa bukur e ke thon mer tej ,
    Jam dakord 100% me tju dhe per ta plotesum do shtoja se gjeja me e mire qe mund te bente Berisha do ishte qe postin e kryeministrit tja linte GJINUSHIT , se gjynaf i shkreti , eshte bere cope per shqiperine .
    Besoj se te gjithe shqiptaret jane dakord me kete zgjidhje .

  2. anonymus thotë:

    24 Prill 2008 @ 12:26 am

    Admina, une e di qe ju e beni kete pune xhaba, dhe une ju falenderoj per kete! :)
    Por kur vij ketu ne Peshk, te pakten nga artikujt, pres nje nivel minimal te te shkruarit te shqipes, si nga ana drejtshkrimore, dhe nga ajo llogjike!
    Ky nivel minimal nuk eshte arritur nga ky artikull. Gjykoni vete!
    1. …A mos vadhe z Berisha kerkon …
    2. …me gjoja pseudoreformen e legalizimeve …

    Me nderime,
    Policia Gjuhesore e Qytetit :)

  3. sopata thotë:

    24 Prill 2008 @ 10:06 am

    Une si qyetar shqiptar i kombesise greke nuk jam dakort me opinionin, pse? sepse prioriteti politik i shqiperise ne NATO eshte detyrimet qe rjedhin nga te drejtat e njeriut (jo vetem prona).

    pra shqiperia duyhet te jape tye drejten e vetevendosjes grekeve te kene autonomine e tyre perpara se te marin ftesen per ne NATO. me te drejte juve miqte e peshkut, bashke qytetaret e mi do te me kundershtoni bile edhe do tye me ofendosi si zakonisht.

    por une ju argumentoj.

    Qe shqiperia te pranohet ne NATO brenda je viti kalendarik para se gjithash duhet te njohe: te drejtat civile dhe politike te dyshtetesise se vorio epirioteve.

    duhet tu njohe atyre brenda kufijve te shtetit sqhiptar autonomine ne nje teritor atje ku ndodhen komunitete greke me shumice.

    duhet te organizoje te drejten e deklarates personale per numerimin e popullsise, fe, kombesi dhe gjuhe a nenes.

    duhet te tregoje me fakte se nuk duhet te ushtroje asnje lloje propagande demaskuese kunder grekeve etnike per efekte te mos diskriminin it racor.

    a eshte ne gjuendje qe shqiperia ti plotesoje keto kushte bperpara se parlameni grek te vendose brenda viti nje PO PER Anetaresimin e shqiperise ne nato?

    kopetenti sepata

  4. Tironsi Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Prill 2008 @ 10:17 am

    Ik mo lipsu ti! Dashke autonomi ti me 3 % te popullsise. Nuk o liru hala plako. DHe po qe se o ky kushti te kemi dhjere mu ne NATO e BE bashke

  5. berberi Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Prill 2008 @ 10:39 am

    O Sepate! C’fare kupton ti me autonomi, na e thuaj se mbase ta japim. Kush jane teritoret sipas teje ku ndodhen me shumice pakicat Greke?

    Sa per NATO-n mos ki merak fare. Ata deshen po na ftuan dhe jo se ne e merituam. Po keshtu do te veprojne edhe per antaresimin e plote. Po tju interesoje do na pranojne, dhe nuk ka lidhje fare me ato brockullat e tua. Megjithate me behet qejfi qe shpreson per dicka qe dhe vet ti se di se cfare eshte. Por sidoqofte njeriu me shprese ndjeht me mire se pa te.

  6. Pjer Thomas thotë:

    24 Prill 2008 @ 11:42 am

    Artikulli ndonse i gjate, ishte me vend.
    Sopata, a nuk do te ishte mire si fillim, qe Greqia te njohe po shqiptaret qe denbabaden kane jetuar e jetojne ne çameri, siç jane çamet dhe suljotet e grupe te tjera autokton ne Greqine e veriut. A nuk eshte per ty diktature, qe familje te tera qe mbeten ne vendet e tyre nga gjenocidi grek , te kene frike te flasin shqip (gjuhen e nenes), te mos mesojne shqip ne fshatrat e tyre, sepse pikerisht shteti grek nuk e lejon, dhe a nuk eshte poshtersi, qe duke i joshur shum shqiptar te varfer me viza e karta pune dhe hegjemoni, te deklarosh tani se ata jane greker dhe u takon autonomia. Per hir te vertetes duhet thene se shqiptaret greke apo minoritaret (me gjith ata te komunisteve qe erdhen me 1949) nuk i kalonte te 60 mij vetave, deri me 1990. Si u trefishuan keta per 17 vjet. E kupton qe ketu ka nje hile/genjeshter , viktim e se ciles mund te jesh dhe ti. Nuk do te deshiroja te ishit nje lojtar i qarqeve shoviniste greke, qarqe qe sa vijne e vetdiskretitohen nga ekstremizmi dhe politika e tyre e ndyre.

  7. hunter thotë:

    24 Prill 2008 @ 12:24 pm

    Shqiperia eshte shtet demokratik ku te drejtat e te gjithe minoriteteve njihen dhe mbrohen nga shteti. NATO dhe BE i njohin meriten Shqiperise. Pretendime te tjera per autonomi jane provokime.

  8. sopata thotë:

    24 Prill 2008 @ 12:32 pm

    une nuk ju shtrova se cfare kane greket, amerikanet, francezet apo kush shtet qe shte ne NATo qe nga viti 1. Une ju parashtrova disa kerkesa politike te kohes qe duam apo sduam ne te gjithe (perfshi veten time dhe shume kombas te mi) jemi te detyruar ti pranojme.

    ju njoftos se sot parlameni shqiptar votio dy ligje.

    E para kqe lejon marjen e nje kredie te majme me interesa kombetare te ruges Reshen Kalimash prej 230 milion euro dhe e dyta.

    kalimi i ndryshimeve normative te nenit 13 te kushtetutes e cila thote se “pa vendim parplamenti por te te qeverise trupat e NATo s mund te dislokohen pa numer, e theksoj pa numer ne teritorin e shqiperise.

    nuk ka thene me teper se sa me lejon edukata.

    ju faleminderit.

  9. sopata thotë:

    24 Prill 2008 @ 12:36 pm

    te me falni, ishte bfjala per dy banka greke qe kane investuar ne rrugen Reshen Kalimash shumen prej 230 milion eurosh ne forme kredie me shtetin shqiptar. une do tan kuptoja kete qe greket bejne leshime financiare te shqiperise ne krize per te perfituar leshime gjeo politike politike.

  10. finish thotë:

    25 Prill 2008 @ 1:39 am

    Sopata edhe un sjam dakort me shkrimin e mesiperm PSE? “shqipria i detyrohet Aleances etj…” Kujt i detyrohemi NE??? Europs qe desh na la si kurdet a??? qe pasi ma shume na mori se na la? IK ORE ZHDUKU se ALEANCAT/BE na detyrohen TROJET TONA,na detyrohen Gjakun na detyrohet NDERIN e kombit te neperkambun.S’duhet qi hymje-daljet ne Aleanca e BE monopole te franko-gjermanve te na humbin rrugen e te drejtave tona e interesave e ti nese sdo me ndejt ne SHQIPNI te katapultojm me nji grusht dhé ne fet te sames tende.

  11. dino thotë:

    29 Prill 2008 @ 11:17 pm

    pajtohem me ty finish. Po nuk kuptoje pse nuk veprojme si komb dhe kerkojme te drejtat tona nga Evropa qe na kane percare me dhune e kane financuare shtetet fqinje si greket, serbet, maqedonet nacional qe te bejne dhune te pa pare ne historine e njeriut kunder popullite liri dashes Shqiptare. Ne duhet ta ngrem zerin si populle per holokaustin qe ndodhi ne Cameri, ne kosove dhe ne troje tjera ku ka shqipetare. Per nder te atyre viktimave, populli duhet te zghohet nga gjumi dhe te kujtoje masakrat makabre te grekeve serbve maqedonve. Veq bashkimi vellezer na forcone, ju lutem mos lejoni qe historia te harohet, te ngrem zerin edhe ne si Komb Shqipetare kemi te drejte me shume se gjdo vend ne ballkan, jemi nje komb i ndare ne pese shtete

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.