Re puplore

re-puplore.jpg

Jam nje Re Puplore qe fluturoj diku aty, siper, enderrave tokesore.

Rrezet e agimit tim te sotem jane kretase, ato te mbremjes ndoshta kiliane, o mbase armene.

Nuk dihet ku jam krijuar. Nuk dihet ku do shkrihem e zhytem.

Mjafton te coni koken lart ne qiell e me shihni mua, nje note e larte, akute kitare qe tretet larg veshit… larg, afer, te bardhe, pa cepa, sa bukur, sa lart…

Forca e gravitetit, roberuesja e shpirtrave eshte larg, shume larg te ferkuarit te kembeve te mia. Une jam e qiellit. Qielli eshte I pafund…

Jam nje Re Puplore. Fluturoj lehte, lehte mbi tere siperfaqen e tokes… nga ketu lart shoh cdo gje mbi token tuaj te shtrenjte, cdo cep e skute te botes…

Ju shoh habitshem, sa shakatore dukeni tek rrini aty poshte, ne kembet e hijes sime, duke u rrahur, vrare per toka, per para. Vrare per mjekra, ideale, gure te shenjte, qytete te humbur, per buke, uje, nafte. Vrare per gjak…

Per partite, bindjet, atdheun, memedheun, kombin… vrare per gjeneralin, komandantin, udheheqesin, Zotin…

Une jam ketu lart… larg cdo gjeje tokesore… qesh me ju, me token aq te fryre, te rrumbullt deri ne plasje. Sa per te qeshur!

Une Reja Puplore jam zoti. Plotesoj tere kushtet; pa fillim, pa fund, ciklik, siper, enderr! Cdo gje, brenda cdo gjeje…

Nuk me duket se gjerat kane aq rendesi apo se ka gjera te rendesishme ne kete forme te qenies… madje asgje s’ka rendesi vec pluskimit tim… fluturimit tim, shpejtesise… buzeqeshjes se dellit! E rrezet e tij qe tejshkojne trupin tim te tretshem prej puplimesh reje…

Gjerat nga ketu siper jane aq te vogla, aq te parendesishme, aq patetike… ju o njerez, aq te perkohshem e shkaterrues kohe!

Une jam nje Re Puplore. Hapesira pa kufi … aty fluturoj une. Gjithe c’ndjen qenesia ime prej reje me perket… pafundesia… ajri… era… dielli… hena.. cdo gje… toka, njerezit, pemet kafshet makinat…

Mund te krijoj gravitet te forte duke terhequr token me tere c’ka siper e poshte saj ne vallen time me eren…por do ishte nje pergjegjesi, jo?… c’ta dua?

Bota eshte e imja. Une jam e botes… boh! Vertet, nuk ka fare perkatesi ne kete mes

Une jam nje … nuk kam Memoiré, nuk kam kujtime… nuk mbaj gje me vete… As shpirtin!

E nderroj formen time ne cdo gje. Kur te dua. Sepse jam fluide. Uje dhe ere. Dhe nje dite do te kthehem ne det, per tu kthyer serish ne qiell. Ne finalen time te madhe shiu lag e bekon cdo gje ne toke, prek cdo gje, ju le pasin te tereve, duke shkuar drejt detit… nis gara ne tere token e shkelur, njerez, kafshe, pyje, miza, pilivesa, zogj, re, male…kush shkon i pari drejt detit…e drejt qiellit perseri…

Une jam nje Re Puplore. Era eshte perendia ime. Braktisem ne duart e saj, e lire, e lehte… Ne krahet e eres…nderroj drejtim… pluskuese…fluturuese…ju ze diellin … ju ndihmoj ju, njerez. Krijoj erresiren e domosdoshme per te liruar shpirterat tuaj te fshehte qe dielli e drita ju pengojne ti shfaqni…Jam perkedhelesja, mesonjesja e qenieve te etura per fluturim…per liri… me shiun tim, me hijen time, me pluskimin tim neper bote…

Une jam ai njeriu shtrire ne plazhet e Acapulcos ne hamakun e tij, duke pire coctailin e tij, tymosur marihuanen e tij. Ai ka hedhur tej gjithcka dhe ka haruar emrin e tij.

Jam ai burri i vertete qe sapo u emerua prokuror kuptoi qe gjithcka donte te bente ishte te kompozonte muzike, dhe dogji kostumin e tij, harroi emrin e tij…

Jam ai mesuesi i latinishtes qe u be eksplorator, dhe fizikani qe u be pirat rruge me makinen e tij te dashur…

Jam mjekja e suksesshme qe provoi te jete prostitute e suksesshme. Ajo harroi emrin e saj…

Jam tere pjaniket, te cmendurit qe shohin ngjyra e bote ku ju shihni shkretetira…

Oh… ja ku jam mbi shkretetire. Era luan me reren poshte nen hijen time. Re te tjera puplore ne qiell nuk ka. Por koncepte te tilla si vetmia, merzitja humbja, vdekja per mua jane te huaja.

Dhe mbi te gjitha, une, nje Re Puplore jam e lire nga ajo qe ju e kerkoni dhe pesoni me aq ngulm, me aq verberi, pa e kuptuar dhe vete; Perkatesia!

E keni te rrenjosur. Qe ne embrion. Qe ne gjeneze. Qe ne molekulat qe i nenshtrohen rendeses kur konceptojne ADN tuaj.

Femija i perket nenes… gruaja I perket burrit, burri gruas, burri e gruaja I perkasin familjes se madhe… i dashuri e dashura, njeri tjetrit… punetori i perket punes, dhe puna, pronarit… pronari nje tjetri e te madh, deri te banka… bankieri parase!

Te renduar me valixhe, me bagazhe, te veshur, te mbathur… nuk shkelni token me kembe, keni harruar se i perkisni asaj, ajo ju shtrengon… ju mberthen…

Kush eshte hapi i pare i fluturimit te lire? Te ndalosh, te flakesh bagazhet, te zbathesh rroba e kepuce, te shkelesh token me kembe te te mbushesh mushkerite me ajer…Ju I perkisni tokes, une bej dashuri me eren. Ajo me vallezon ne tere qenien time…lart… larg… shpejt… lehte… fluturimisht embel… si nje pupel… rrjedh ajri, rrjedhshem ne grimcat e mia puplore…

Ndaloj siper diku’je, pezull ne suspansin e ajrit. Asgje nuk pipetin, ketu lart qetesi e madhe… muzika e heshtjes… eshte embel, ndaluar mbi ndonje mal, a mbi ndonje det te pafund…ngjyra te forta kudo, blu, gjelber, verdhe, kurrize bizontesh te pyllit polak, barqe gri balenash ne Arktik, dhe une ndricoj ne bardhesine time qumeshtore, syte tuaj zbardhen nga drita ime…

Ju ndjeni qetesine, hijen time te vockel, dielli I madh zot ju ngroh gjakun dhe mendjen, potokalli eshte ngjyra e botes, ngjyer me blu nen bardhesine time, dhe ju doni te beni dashuri… ne emrin tim… nen syte e mi puplore, shtrire ne lendina, ne rere, ne det, ne tarraca pallatesh, ne deget e pemes, ne stolat e nje lulishteje, te shkallet e trampolines, aty mbi lekuren e ariut mbi akull, shtrire me mes te saharase…

Ju prek kudo qe jeni, kudo ku beni dashuri, nen hijen time… dhe une, Re Puplore, drejt agapése me diellin e detin… lozonjare, ledhatare… dashuronjese… E LIRE !

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

57 Komente

  1. Perparim Hysi thotë:

    8 November 2007 @ 2:14 pm

    Bukur!Unike ne stil dhe ca me shume ne ide.Dhe nje finale aq doemthenese dhe si nje apel i bukur:i lire?Po a do clirohemi ndonjehere valle?Nga te gjithe mitet;nga te gjithe “perkatesite?!”Si e lexon,deshiron dhe ti te jesh nje “repuplore”.Po a mundesh?

  2. whisper thotë:

    8 November 2007 @ 3:11 pm

    kesaj radhe komplimentet e miaa do t’i shkojne ilustruesit!! nuk mund te gjeje foto me te bukur se kjo per kete shkrim…

  3. strangeMAN thotë:

    8 November 2007 @ 3:12 pm

    Shume bukur! Nje poezi e gjate. Nje enderr e bukur.

    Pergezime!

  4. artan thotë:

    8 November 2007 @ 3:28 pm

    Sh.Bukur! Vertet kete e ndjen kur je mbi rete e bardha,ne avion Gjithmon me ka rene rasti te jem nga ana e dritares dhe te shohe zvoglimin e qytetit,objekteve, rruget, shtepite,ndersa ngjtesh e ngjitesh lart ne hapsirat ku fle qetesia,Kur sheh poshte gjithshka te duket per nje moment se i je larguar jetes se zhurmeshme,me strese te shumta,dhe ndjehesh i qete dhe ne nje paqe te bukur,kur sheh vetem re te bardha dhe hapsira blu te qiellit ,..

    Postimi i Loer Kume ishte nje pershkrim i persosur i ketyre ndjenjave ..

  5. whisper thotë:

    8 November 2007 @ 6:38 pm

    e di cfare, me kujtove dylon thomas… kjo poezia ka te njejtin thelb me ate qe do te thuash ti:

    Kllounë në Hënë

    Lotët e mi janë si rrjedha e qetë
    e petaleve të ndonjë trëndafili magjik;
    e gjithë brenga ime rrjedh përmes hapësirave
    të qiejve dhe dëborës së harruar.
    Mendoj se po ta prekja tokën
    ajo do të shkërrmoqej;
    Është kaq e trishtë dhe kaq e bukur
    Kaq drithshmësisht si një ëndërr…

    p.s. shqiperimi nga una (pa domate ju lutem)

  6. whisper thotë:

    8 November 2007 @ 6:39 pm

    just for the sake of it qe ku e keni edhe origjinalin:

    My tears are like the quiet drift
    Of petals from some magic rose;
    And all my grief flows from the rift
    Of unremembered skies and snows.
    I think, that if I touched the earth,
    It would crumble;
    It is so sad and beautiful,
    So tremulously like a dream.

  7. Reja thotë:

    8 November 2007 @ 6:46 pm

    Vetem puplore qe nuk jane ato rete ne foto..Kush ka bere pak metrologji do ti krahasonte me ..Bassus nimulus….

  8. edrus thotë:

    8 November 2007 @ 8:55 pm

    Të urrej o Re pulpore!
    Ashtu si çdo gjë që mund të duhet ose urrehet, për gjërat që s’mund ti kem … vetëm i urrej :P P.s: Mos më merr inat dhe vjen e shkarkon ndonjë vetëtimë mbi mua ;)

  9. Pjer Thomas thotë:

    8 November 2007 @ 10:22 pm

    Bukur, ashtu si fotoja e mistershme dhe terheqese , qe dhe pershkrimi i re-se ne veten e pare.

  10. Cajupi_junior thotë:

    9 November 2007 @ 11:19 am

    Re puplore…..mundem vetem te te them ..je madheshtore..te lumte !
    Po pse mo /Re puplore/ na bere te futemi prape ne llogore !
    ———————————————————-
    Puth ……Aromen e saj e besoj ne at’ “Ere”

    ate fllad qe aq prane deshiroj ta ndjej,

    Ai kundermim i holle femre , me josh ne at’ngrohten Humnere

    e’zjarri q’djeg brenda gjoksit (Shqiptari) ben te shpertheje !

  11. loer kume thotë:

    9 November 2007 @ 3:41 pm

    ndihem shume lart, aq lart i ngritur nga ju lexues qe jo vetem qe merrni mundimin te lexoni nje shkrim qe rastesisht ishte i imi, po keni dhe ngene te lini komente… ja, per kete shkruan njeriu, per keto pak sekonda emocion qe u dhuron te tjereve… nuk esht emodesti kjo sepse une jam larg modestise, po sinqerisht ndihem gati i lumtur kur shkrimet e mia bejne dike te ndihet mire… ndihem lart.. )dhe kjo lartesi nuk ka te beje fare me lartesite nihiliste te rese puplore :) )
    perparim hysi ka hyre tamam ne telb te rese, ne clirim, nga skemat, nga toka, deri dhe nga shpirti… o edrus, nuk e kam kuptuar c’lidhje ke ti me perparim hysin? :)
    edrusss kucedruss… po te kursej nga vetetimat :P
    ah, kjo whisper qe nuk po vjen te beje nje shtetitje mbi re… :P:P
    dhe “reja” sigurisht qe duhet te jete askush tjeter vec Proff.EU qofsha i gabuar…
    faleminderit…
    uhh, ky cajupi i ri po na lot mendjen me keto poezi alla mistrece alla cajup… :)

  12. INA thotë:

    9 November 2007 @ 9:31 pm

    Me ne fund u shpjegua heshtja jote e tejzgjatur.
    Pershkrim i bukur. E pare cdo gje nga lart te duket kaq “e vogel”, po pse ne formen e nje reje puplore? Eshte kaq e brishte dhe shkon nga fryn era (unless this is your intention, “take life as it comes”).
    Megjithate njeriu ka nevoje te jete ndonjehere “re puplore”, po ndonjehere ama, se gjithmone e merr lumi pastaj :)

  13. loer kume thotë:

    10 November 2007 @ 12:39 am

    wow!
    sinqerisht, eshte ndjesi gati gati lumturie te shohesh tere keta njerez qe mund te merreshin me cdo gje tjeter ne bote, dhe merren e harxhojne kohen e tyre pikerisht me mua dhe ate cka une shkruaj… faleminderit te tereve, jo me modesti, aspak, sepse ajo c’ka kam shkruar jam une, dhe une e dua veten time, por me habi e them kete faleminderit..
    me habi, kenaqsi, ngrohtesi, dhe ne fund te fundit njeriu ndjen qe ka njerez te tjere qe e kuptojne..
    uhh, ina qenka kthyer nga marihuana drejt rese puplore.. :) po ku je moj ina? o ina, po te jesh re puplore nuk e can koken fare pse je re puplore, sepse reja puplore nuk mbart mbi vete madje as shpirtin, jo me nje ambicie.. :)
    perparim hysi eshte afer, shuuume afer ideve social - politike te rese, me pelqen papi, je 1…
    edrus, ca lidhje ke me perparim hysin ti? kam harruar te te pyes… meqe ra fjala, edrus, kucedrus, kesaj rradhe po e kursej vetetimen se kam rruge te gjate per te bere :P
    kendveshtrimin e artanit nuk e kisha menduar por eshte shume i sakte, thanks,
    ore cajup, pse na fut ne koke keshtu gjerash roze e kuqe e ndezur nga cajupi at? :P aman se kemi pune per te bere, mos na shperqendro o xhan :)
    whisper… do vish te besh nje xhiro mbi re? eja se pershperimat mund ti mbaje reja ne kurriz :P
    strange man, tamam poezi eshte ne thelbin e saj kjo proze… nice..
    salut…

  14. loer kume thotë:

    10 November 2007 @ 12:02 pm

    DHE NDIHESH SI IDIOT KUR PASI KE CUAR NJE MESAZH, NUK KA DALE, CON TJKETRIN IDENTIK, DHE DALIN TE DY PASTAJ..

  15. edrus thotë:

    10 November 2007 @ 1:46 pm

    E parë dy herë rrjesht…
    siç duket ajo reja e parë sa u ngrit nga deti u shpraz në kodrat e Ishmit dhe u rikthye përsëri në det për të rifilliuar ciklin…. me të njëjtin refren :P

  16. Cajupi_junior thotë:

    10 November 2007 @ 2:29 pm

    Hahahaaa …interesante> roze -kuqe e ndezur !

  17. Idris thotë:

    10 November 2007 @ 8:02 pm

    Me thene te drejten eshte nje tregim qe do kulture me shumice te lexosh per rete.
    Ndersa fotografia ..po..qe eshte prure nga qiell me re kuptohet.
    ja psh nje poezi tip REJE….e frymzuar nga fotografia…..
    kur une te pashe
    ti u shperndave
    si re puplore
    prandaj s’me pe
    se une isha shperbere
    ne toke humusore……dhe mund ta vazhdosh qe reja ta shalon ose ti e kap rene dhe ne lartesi kozmike shihni te ardhmen e njerzimit…..ose dhe me variantin qe prodhoni bime te shendeteshme
    ne toke me humus
    rriten filize Jo humbes…e te tjera e te tjera….

  18. loer kume thotë:

    11 November 2007 @ 6:28 pm

    o idris… po shkruaje nje vazhdim sipas variantit tend o burre, se ne fantazi qenke i llahtarshem, …
    shiu i rese puplore… si zeusi ne afsh mbolli faren e saj ne mijra njerez… dhe erdhi ne toke gjenerata e trete… humanoreidet… njerez qe fluturojne… :)

  19. Idris thotë:

    11 November 2007 @ 8:19 pm

    Kena kohe…:D:D :D:D

  20. Cajupi_junior thotë:

    11 November 2007 @ 8:23 pm

    Bima qe mungonte ,ose te themi dobesia e Fotos qe Loer ka paraqitur ketu eshte vetem misri ibrit , te apasionuarit e ibritit do te deshironin ndoshta qe fusha te ishte mbjelle me mire me Ibrite , keshtu do te ishte me kuptimplote e romantike ne syte e tyre, se vete drizat perreth !
    E crendesi ka ajo cfare shkruhet aty , kur “Un” meditoj per bageti e Bujqesi !

  21. Idris thotë:

    11 November 2007 @ 8:36 pm

    Ke frymezim baritor Cajup dhe shquhesh per interpetime me origjine “Bageti e Bujqesi”.
    Te vjen kenaqesi kur shikon qe po rritet nje brez i talentuar me sy nga Rilindsit,qofshin keta ne dhe te huaj,Kanada,Zanzibar apo edhe ne Memedhembje.Ju jeni nje shembull i vecante i kesaj plejade gjith frymezim
    Kjo na mba me shprese qe letersia do te eci me ritme te larta perpara.

  22. Moza thotë:

    11 November 2007 @ 8:40 pm

    Idris,
    Pone popull 70% fshatunare jemi, normal qe me bageti e Bujqesi do i bejme interpretimet. Ca halli ke ti?

  23. loer kume thotë:

    11 November 2007 @ 9:16 pm

    bah… interpretimet i bejme alla bageti e bujqesi… interpretimet… te kujt? te fotos… hahaha, lodhu loer lodhu, se blendi i fut nje foto dhe rese puplore ia bejne naften :P

  24. marsida thotë:

    12 November 2007 @ 2:47 am

    Mua tregimi me inspiron nje thirrje njerezimit per nje “back to basics”!!! Kam idene se kemi harruar te gjithe vleren e gjerave te verteta, autentike, qe kane qene me ne perhere…kemi harruar natyren, nga miq te saj jemi kthyer ne zoterues…atehere qe ne kete toke jemi vetem kalimtare!!!
    Cili nga ne ndalon ne mes te rruges te kundroje shiun? Cili nga ne ecen zbathet te preke dhene me kembe, te ndjeje frymemarrjen e tokes, eren e barit te lagur? Cili nga ne ia vjedh ca minuta kohes vetem te sodise njerezit perreth, te humbase ne boten e tyre? Po sikur ne vend qe te shahemi, te luftohemi, te deshperohemi, te mbysim veten pak e nga pak me halle e komplikacione, ne vend te ketyre, te falenderojme diçka, dike, qe marrim fryme akoma…qe prekim, nuhasim, shijojme, qe jetojme???
    Cili nga ju do ishte gati ti thoshte projekteve, planeve, jetes te programuar si plani i prodhimit te nje kuti çokollatash, “IK PIRDHU”?????
    Cfare ka rendesi per ne sot? Hermès bag, Peugeot décapotable, Jimmy Choo shoes, diplomat, MBA, vila ne jug te Frances,posti prej CEO i nje multinacionaleje, njohja me shokun e shokut te shokut te kusheririt te trete te B.Gates, kursi i dollarit,ekonomia ekspansioniste e Kines?????
    Ku kemi qene ne e ku jemi tani?Sa ka evoluar njeriu, nese ka evoluar?
    Tregimi me lart u pergjigjet me shume delikatese e finese gjithe ketyre pyetjeve….na fton te mendojme pakez, te ndalemi te mendojme!!!

    Cfare ka vertete rendesi per mua???

  25. Cajupi_junior thotë:

    12 November 2007 @ 10:01 am

    Idris po c’pate ..eee. MO ! Meso nxito ti marresh gjerat personalisht , se nuk je i vetmi ibrit ketu ….uu..Mo! Flm per koplimentin qe i ben Letersise te brezit te sotem i cili padyshim ka nji diference te dallushme nga menyra se si zhvillohet debati ne pergjithesi nder Shqiptare, un personalishte kam shume rrespekt per Rilindasit , frymezimin e tyre perparimtare, si dhe vepren e te madhit Naim Frasheri Bageti e Bujqesi . Mir Kanadan qe permende po cdeshe ne Safari ..ii..Mo!

  26. whisper thotë:

    12 November 2007 @ 10:39 am

    o Lokume (TM edrus) po ti kur iki una me pushime i ben ftesat?!!! nejse nejse
    ti e di: “i can watch but i can’t take part, where i end and where you start…”

    uupppsss: hey you http://www.youtube.com/watch?v=l20L9SFqbBw :D

    blendi qenka bere kaq “high” nga komentet e marijuanes sa nuk po mer mundimin te hedhe drite mbi zgjedhjen e fotos :P

  27. loer kume thotë:

    12 November 2007 @ 3:22 pm

    hahha, whisper, po blendi i eshte dorezuar tumerave marijuanonjese, akullnajore, po vete akullnaja thuaj, po nuk pati icik ngjyra te kuqe the story, nuk terhiqet aspak :))
    komenti i marsides eshte nga ato gjera te shkruara qe dua, ose qe mendoj qe duhet ti kisha shkruar une me pare… :)

  28. Blendi thotë:

    12 November 2007 @ 4:29 pm

    Jo mor taj jo se nuk jom high.

    Nuk dua te flas per foton se eshte thjesht ne funksion ilustrues, as agronomia nuk me ka interesuar ne nivel personal, dua te flasim per rene puplore. Dakord? :)

  29. Idris thotë:

    12 November 2007 @ 7:00 pm

    Loer ..ne nje mendje jemi .Dhe une do i vija vulen shprehjes se Marsdides,per ta kuptuar po aq sa ajo.Po ja qe s’munda dhe per kete falenderoj Marsiden qe shprehu mendimin tim te radhitur bukur e me nuanca filosofike .
    Me c’kam vene re pervec ca “bubullimave”por pa shtrengata,je qejf paprishur dhe na fal per ndonjenderhyrje qe mund te mos te te kete pelqyer…por jo per TY.

  30. Idris thotë:

    12 November 2007 @ 7:05 pm

    Cajup mo mal i thate…c’do me rete ti? Perse tu duki habitshem fakti qe ke frymezim baritor.Se kuptova personalizimin?
    Shi mire poshte rese behet fjale per bujqesi jo per ibrite.Nejse lloji e njeh llojin me mire dhe une mund te kem gabuar ne rastin tend.

  31. akull-naja thotë:

    12 November 2007 @ 8:36 pm

    Loer, meqë më thirre emrin, po të them se çfarë mendoj për shkrimin, gjë që s’e bëra më parë për mungesë kohe dhe zelli për të thënë gjëra që ty mund të mos të të pëlqejnë dhe ndoshta as të hyjnë në punë. Por meqë mendoj se e para s’është aq tragjike dhe e dyta e mundshme, dhe ti për më tepër e kërkon, mejtimi im, si vijon:

    Teksti është konfuz. Ka kontradiksion midis idesë së resë që sheh dhe është gjithçka, dhe habisë e qesëndisë së saj për atë që sheh. Nëse reja do ishte simboli i materies së paformë, pakohë, pa lidhje, dëshira e mëkate tokësore, atëherë ajo do të ishte po ashtu e gjithëditur, atribut që ia jep fakti që ka parë dhe di gjithçka dhe, në këtë rast, nuk do çuditej aspak me mizerjen e poshtme; do të ishte e urtë, e matur dhe jo tallëse dhe e ngopur me veten e vet.

    Përshëndetje!

  32. loer kume thotë:

    12 November 2007 @ 10:09 pm

    hahaha, akullnaja sa e akullt ne tonet e saj ndaj loerit ! :) madje me nje lloj nervi… anyway, ti do shkruash pastaj qe “jo mooo, c’ne, nuk eshte e vertete, nuk ka sinjifikance per mua te kem ndonje ton akullnajor ndaj teje…” keshtu qe e leme, si te duash ti…
    persa i perket rese puplore… ke veshtrim shume akut, dhe me pelqeu kjo qe sapo evidentove. por, akullnaje, nuk ka kontradiksion.
    po ta shpjegoj per sa te intereson.
    reja eshte simbol i lirise. reja sheh, degjon, eshte gjithcka vertet, por kjo nuk do te thote qe reja nuk ka mendim, reja nuk ka personalitet te sajin, sepse reja egziston, dhe perderisa eshte, mendon, e kunderta e dekartit :)
    reja ka lidhje, ka formen e gjithckaje, ka ndjesi ciklike me kete bote, dhe nje agape si thelb te sajin, agape gjitheperfshirese, ngjitese, fluturuese…
    nese reja do dinte gjithcka, nese reja do ishte gjithcka, atehere reja do ishte zoti, ose koncepti i asaj qe di cdo gje, eshte cdo gje, konsumuar cdo gje, e si pasoje nuk duhet e flase, nuk ka me cte mendoje sepse ka menduar gjithcka, nuk duhet te egzistoje me sepse eshte vete thelbi i egzistences… jooo akullnaje, eshte peshku ai, jo reja ;)
    the fish doesn’t think, cause the fish knows everything :P
    ej, blendo, po flasim per rene :)
    u zgjata ne persiatje dhe bera komentin e asaj qe kam shkruar, gje qe s’me pelqen, dhe nuke bej pothuajse kurre, por syri yt i detajshem e meritonte :)

  33. loer kume thotë:

    12 November 2007 @ 11:19 pm

    dhe per kroniken… si llafoste marques? nese kaloresit qe iu pre koka ne kapitulline tete na duhet perseri ne te 10tin, atehere kaloresi le te jete! nese nuk ke kontradikta me veten, je teper perfekte per te qene reale, teper e gurte per te qene jetesore :P

  34. akull-naja thotë:

    13 November 2007 @ 1:27 am

    Loer, unë akull e kam emrin, dhe jo rastësisht. Por ti thua:

    Une Reja Puplore jam zoti. Plotesoj tere kushtet; pa fillim, pa fund, ciklik, siper, enderr! Cdo gje, brenda cdo gjeje…

    dhe pastaj thua:

    nese reja do dinte gjithcka, nese reja do ishte gjithcka, atehere reja do ishte zoti.

    Ti do të jesh reja, reja do të jetë Zoti…

    Sidoqoftë, natën e mirë!

  35. loer kume thotë:

    13 November 2007 @ 1:35 am

    akull, eshte problem logjik ky, dhe une si re qe nuk fle gjume i jap patjeter zgjidhje…
    nuk paska reja te drejten e vet te shprehe opinion? te kete mendim? te reklamoje egzistencen e saj? hmm, kur e ka zoti, reja eshte zoti, une jam reja,. opinione japim te tere… besoj me kupton…
    pacim lepurushe prej akulli :)

  36. akull-naja thotë:

    13 November 2007 @ 1:43 am

    delirojmë të tërë e ke fjalën?

    p.s. mund dhe të m’i kursesh epitetet.

  37. loer kume thotë:

    13 November 2007 @ 11:32 am

    akullnaja, terheq shprehjen lepurushe prej akulli. paske nje vene per replike, qe edhe pse kemi folur dy here ne personal nuk kam nder mend te ta ushqej, ndaj relax, take it easy…
    te kerkova nje mendim per shkrimin sepse dikur me ke kuptuar, por ok. nuk eshte qellimi yt te merresh me shkrime te miat, eshte me se normale, dhe, prape ke te drejte. nuk delirojme te gjithe, deliroj vetem une, ti dhe te tjeret jeni ne rregull…
    ne fund te fundit po te ishin te tere re puplore do kishte kuptim toka?

  38. akull-naja thotë:

    13 November 2007 @ 2:10 pm

    Loer, më vjen keq që ti e more për personale. Unë e kisha me atë që ke shkruar, megjithëse ti u gërrice literalisht me akullnajën. Unë për hir të atyre dy herëve që kemi folur, dhe pse herën e dytë më kape rastësisht online, (shyqyr që s’kemi fjetë, se me kte mani që keni ju shqipot për të tregu çdo kontakt me zo’jushat, do më kishe nxjerrë bojën…), s’doja të të prishja qejf, meqenëse teksti s’mu duk ndonjë arritje e shprehjes së ndjenjës apo llogjikës. Unë përpiqem të imagjinoj ato 100 gjërat që ti ke dashur të thuash, po s’i ke thënë dot. Mbase mund t’i thuash më mirë, ku di unë, ndoshta po të shkruash kur të jesh zbrazur nga vetja. Ti ke nerv kur shkruan dhe kjo më bën kurioze që vazhdoj i lexoj shkrimet që sjell te peshku. Por a mjafton? Nëse ty të duket se po, atëhere për mua është 1000 herë po.

    Përshëndetje!

    p.s. Blend, shumë e bukur fotoja.

  39. loer kume thotë:

    13 November 2007 @ 3:37 pm

    shqipo? ju shqipot? ti jo shqipo? mani? tregon? gjithcka? boh…
    une jam nje re puplore … atdheu im eshte qielli…

  40. loer kume thotë:

    13 November 2007 @ 3:50 pm

    PS.
    hahaha, sa te drejte kishte whisper… :)

  41. I. thotë:

    14 November 2007 @ 5:28 pm

    Eshte e rendesishme te njohesh vetveten, ta pershkruash eshte super!
    Pergezime Loer!!! :)

  42. blete thotë:

    14 November 2007 @ 5:44 pm

    loer, mos u pre duart atyre qe duan te te ndihmojne vertet. eshte me mire te kesh nje kritik te ndershem sesa njeqind lavderues qe “i ka cu nana me la gojen”. (me fjale te tjera lexo akullin e mbaj shenime)
    nese do te shkruash e ta shpalosesh talentin tend, degjoji ata qe te hyjne ne pune, jo ata qe te lavderojne per te shitur veten e tyre.
    miku me i mire i shkrimtarit eshte lapsi i kuq i redaktorit.
    nese ke nevoje te shikosh vetem “te lumte docka e vogel” kthehu edhe nje here ne klasen e pare fillore.
    p.s. merre si te duash kete koment.

  43. loer kume thotë:

    14 November 2007 @ 9:16 pm

    faleminderit I, faleminderit blete.
    sidoqofte, blete, nje sqarim te vockel, jo per debat, joper te te kundershtuar sepse ne nej aspekt ke te drejte. lapsi i kuq i redaktorit eshte miku me i mire i krijuesit, POR…
    1. akullnaja nuk me shfaqi asnje mik te mire te krijuesit, dmth laps te kuq redaktori, vetem krijoi nje replike puplore, qe une ia ktheva gjysem me shaka e gjysem seriozisht sepse jam pak nevrik.
    2. une blete, botoj te peshku. e di pse? ne emer te anonimatit. une ketu nuk njoh asnje. pervec dy njerezve, njeri prej te cileve ne komentin qe la nuk tha asgje per shkrimin, te tjeret nuk i njoh fare. as nuk di kush mund te jene, as qe kam idene me te vogel, une te atyre, dhe ata per mua. ndaj jam dashuruar pas peshkut, ndaj edhe pse bera fjale ne fillim me drejtuesit e tij, vazhdova serish te botoja ketu. ndaj habitem vazhdimisht, per te mos thene mahnitem, si njerezit ketu lexojne, pelqejne, nuk pelqejne pa asnje lloj interesi, pa asnje kompleksitet…
    3. akullin nuk e degjoj hic, sepse kaloi ne egzibicionisem nervash te sajat, dhe une jam shume nevriko agresiv nga natyra, per te duruar ato te te tjereve, edhe pse te fshehur me nje note embelsie.
    4. ju ftoj sinqerisht, me te vertet sinqerisht, ty te paren e tere te tjeret me rradhe, te marrin mundimin te bejne kritika konkrete, te prekshme, te ndreqshme, keshtu me ndihmoni nese keni deshiren e mire ta beni.
    prape faleminderit per vemendjen kushtuar meje blete…
    pafshim..

  44. INA thotë:

    15 November 2007 @ 1:41 am

    loer, nje shoku im thote:
    “Many people lose their tempers merely from seeing you keep yours.”

    Sidoqofte, per mua vazhdo shkruaj se une i lexoj te gjitha, secila ka vleren e saj.

    Tung

    P.S Don’t worry, be happy!!!

  45. swed thotë:

    15 November 2007 @ 2:59 am

    Loer, qe je nevrik dukesh edhe pa e konfirmuar vete. Do zoti te ndihmon nervi, Van Gogut i ndodhi.

  46. emigrant thotë:

    15 November 2007 @ 3:46 am

    http://www.webshots.com/g/33/621-sh/64396.html

    presorin e meteorologjise maj men e qujshin Temo Mandili… ;) :D

    swed, gruss dich Gott! 8)

    turqeta, peshku!

  47. INA thotë:

    15 November 2007 @ 4:15 am

    emigrant,
    Ajo ishte tamam foto e nje reje puplore, nice!!!
    Tamam si puplat e jastekut tim :)

  48. loer kume thotë:

    15 November 2007 @ 3:01 pm

    hmm, pupla jasteku, kete se kisha menduar, pupla qe lexojne endrrat e cdo nate, qe fluturojne me endrrat e cdo nate… enderra puplore… po po …:)

  49. loer kume thotë:

    15 November 2007 @ 3:31 pm

    hajde koment emigrant hajde… tamam per rene puplore ishte… sidoqofte, une po perqendrohem icik me shume se ty dhe meqe te blogu yt per faj te linjes ose ku di une se ca nuk dilnin komentet, po ta shkruaj ketu komentin tim mbi “kembe artistike”

    emigrant, une lexoj rralle poezi, dhe akoma me rralle me pelqejne, dhe vetemneper neruda, apo te mallkuarit shijoj…
    emigrant, poezia jote me shijoi..
    stili i ri me nderthurje moderno industriale - romantike eshte i papare..
    me pelqeu…

    pershendetje, nga R.P.

  50. loer kume thotë:

    16 November 2007 @ 1:53 am

    emmmm…jastek! pupla, enderra… gjume…bute… floke… vizione puplore…sikur po bie…sikur po fluturon… :)

  51. INA thotë:

    17 November 2007 @ 2:19 am

    Jasteku im loer ka histori te cuditshme.
    Erdhi nga Sh.B.A ne Shqiperi dhe e kam pasur qe kur kam lindur. Kudo ku shkoja merrja jastekun me vete, s’me zinte gjumi me jastek tjeter, e kam vertet me pupla. Do ti, jasteku beri rrugen Shqiperi-Sh.B.A (sikur te ishte e shkruar), edhe sot e kesaj dite e kam me vete.

  52. loer kume thotë:

    17 November 2007 @ 11:05 am

    jasteku yt ina, fluturon andej ketej neper cepa bote, me pupla eshte, qe i bie te jete re puplore jo? :)
    ke blog ina? dua te shoh laboratorin tend alkimik … :)

  53. Cajupi_junior thotë:

    17 November 2007 @ 5:16 pm

    E kam teper te veshtire qe t’harroj ate driz , por ne kte raste do t’ishte me mire ta harroj , duke bere nji perjashtim !
    E ne fund te fundit , sa here qe e shikoj … pyes veten …cfare donte te thoshte ..Natyra me ate bime? Chi lo sa….

  54. E_ngrohur thotë:

    28 November 2007 @ 12:49 am

    Akull-naja,
    shume dakord me ato qe ke thene. Une ketij ia kam perseritur disa here, ka nja 4 vjete kjo pune( dhe kjo pa fjetur me askend, se kot Loeri na imagjinon ndonjegje dhe ne kete rast) qe ky s’i ka akoma bazat stilistike per te shkruar nje pjesez letrare. Te fusesh aty nje element “hyjnor” as qe mund te ma besh pjesen terheqese. Te fusesh aty elemente megalomane, te cilat fshehin pasiguri, as qe mund te me besh te vazhdoj leximin me tutje se paragrafi i pare.
    Te shkruash s’eshte vetem talent por dhe pregatitje, pregatitje qe ky s’ka(nuk ka sfond linguistik, as literar, as filozofik…). Tani une mund ta laj dhe lyej se hajt, cun i mire Loeri, por te kishte vertete deshire te ecte ne kete fushe, do pranonte kritikat dhe do kualifikohej ne ate qe pretendon se meriton levdata.
    Eshte e disata here qe e ve re me keqardhje: pranon ato komplimente nga nje grup njerezish qe njeh, ato qe s’ja pelqejne punen ose i fut ne grupin e “lepurushkave” ose “pederasteve”. Dhe kjo per mua eshte mungese niveli.

    Loero, si perfundim, kjo reja jote eshte kthyer ne Re Pupleshe. Sikur nje student i imi(ver re: 19 vjece), te me sillte dicka te tille, as semestrin e pare, ne vit te pare s’do e kishte kaluar!

  55. loer kume thotë:

    28 November 2007 @ 9:33 pm

    e ngrohur,
    e para, studentet nuk jane te tute po te pedagogut te cilit ti i ben asistencen.
    e dyta, nuk i intereson askujt nje opinion personal i yti mbi personin tim, nese ke gje konkrete je e lire ta thuash ne kete forum, po sa per formimin tim kompleks nuk ke te drejte te flasesh se ti as qe e di c’libra filozofike kam shfletuar keto 4 vitet e fundit, jo te dish formimin tim. ti nuk me njeh fare.
    une akullnajen e kundershtoj ne aspekt artistik letrar, dhe ne fund te fundit ia respektoj opinionin, po sa per ato c’ka ti shkruan, bohhh… nuk eshte faji yt, por faj kane administratoret qe lejojne personalizime ne forum. keshtu, fol ti per qejf…. c’te bejme………

  56. E_ngrohur thotë:

    28 November 2007 @ 10:15 pm

    “The final proof of greatness lies in being able to endure criticism without resentment” Elbert Hubbard

    Akullnajes te ja vesh veshin, biles dhe shume, kam lexuar veprat e saja dhe ka admirimin tim te plote. Nga ajo mund te mesosh!

    Opinioni im personal per ty? Oh, Loeri-Loeri, te ja filloja te jepja opinionin tim personal per ty do te te thoja qe ke stagnuar ne nivel kalamankash 20 vjeçare, qe s’jane ne gjendje te lidhin dy fjali ne forme te pjekur, por qe natyrisht kane bileten e arte per jeten Perendimore. Tek ti frekuencat kane nje ecuri te ngjashme, s’duhet shume per t’a kuptuar ndaj hajt te keqen… jo me mua ca gjera.

    P.s. Nuk je informuar kohet e fundit, vendi i pedagogut qe asistoja, qe sivjet ne tetor eshte i zevendesuar nga e nenshkruara. Duhet thene me reviews shume pozitive deri tani. ;-)

  57. Loer Kume thotë:

    29 November 2007 @ 11:34 am

    vazhdon akoma kolegiumi administratoreve te lejoje mesazhe private ne forumin e komenteve… c’gje negative …

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com