Re e kuqe me stileto

Mirdita! Dite e bukur sot, apo jo!
Heshtja juaj eshte pohimi me turbullues qe kam marre.
Heshtje qe pret te mbarset pas buzeqeshjes tinzare
Ku i magjepsur po me derdhet veshtrimi,
Ku deshiren deshiroj te te nanuris
Me nje derdellitje te pergjumur mbasditeje.

Me pelqen si syte te shndrrisin,
Si nje cope qiell mes reve te larguara,
nga ku duke perenduar dielli merr guximin
t’i thuri lavde plugut te bujkut.
Ndersa une, marr guximin t’iu them se
Jeni e lehte si re e kuqe me stileto.

Thoni se ju pelqejne poezite futuriste?
Une mendoj se qyteti jone duhet patjeter
Te vishet me taka te larta qe te dali nga lluca.
Ashtu? Gezuar festen! Une e festoj ne 28
Po nuk i dihet, ju mund t’a festoni sot,
Keshtu qe zonje e lehte, gezuar!

Barbare te zinj ne makina te zeza
Parzmoret e te cileve shkelqejne
Nen tingujt e nje nate te bardhe,
Dhe bukuroshe si ty qe enderrojne
Te merren me force, te perdhunohen
Mes turmes derdhur si drita metropoli pa drita.

Prandaj nuk me pelqen realiteti.
Deshiron te blesh pak realitet?
Nuk jam shites, dhe as dizident,
Jam dashnori i fundit nga nje fis kreshnik,
Dhe si nje kalores i gjunjezuar perpara nje dame
I dorezohem buzeqeshjes tuaj te trishtuar.

Per dashurine tuaj do e vrisja kulshedren
qe ka pushtuar burimin e dritave
dhe do ndertoja dyqind mullinj me ere,
sepse une jam kalores i bardhe
Ne fjale fisnik dhe ne dashuri barbar
Qe kam nje dhimbje te tmerrshme dhembi.

Kam nje prone. E kam pervetesuar para pak kohesh.
Fatkeqesisht ekziston vetem ne memorien time.
Eshte nje cope qiell pikerisht ashtu si ka qene
Vetem ate moment kur une e pervetesova
E qe ne gjithe perjetesine nuk do jete me i tille.
Nese deshironi, mund te ndertoj nje keshtjelle aty, per ju.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

3 Komente

  1. Blendi Salaj thotë:

    18 February 2008 @ 7:00 pm

    Lulian, une nuk jam kritik prandaj mos u gezo shume. :P Por ishte kenaqsi e vertete kjo poezi. Pa komplekse mu duk.

    Ca poezi me duken se bien telef pas krijimit (artificial) te momentit dramatik, emocione qe i gjej te stisuara me porosi - kjo nuk eshte nje nga ato poezi. Me terhoqi ky clirim dhe aftesia rrefyese qe nuk pengohet nga deshira per ta “poetizuar” vargun deri ne vdekje…

    Duket sikur ka nje tendence te qellimshme per te thurur nje fije vulgaritet ne poezi, “dhimbja e dhembit, prona e pervetsuar etj” qe sikur jane nje subtle defiance e asaj qe nje poezi “duhet te jete”. E megjithate e gjitha mbetet deshperimisht poetike. tung.

    Kam nje prone. E kam pervetesuar para pak kohesh.
    Fatkeqesisht ekziston vetem ne memorien time.
    Eshte nje cope qiell pikerisht ashtu si ka qene
    Vetem ate moment kur une e pervetesova
    E qe ne gjithe perjetesine nuk do jete me i tille.
    Nese deshironi, mund te ndertoj nje keshtjelle aty, per ju.

  2. Perparim Hysi thotë:

    19 February 2008 @ 1:21 am

    Nuk je Lulian,por je vullkan!Je vullkan ne poezi dhe,pse je i tille,fjalen vullkan nuk po e ve ne thonjeza.Origjinal dhe nuk e humb fillin gjate”shperthimit”.Me pelqeu ai vargu”ku dielli gjen kohe te pergezoje
    plugun e bujkut” apo ca me tej me ate mbyllje aq fine dhe domethenese,njeheresh.Pergezime,i dashur!

  3. akull-naja thotë:

    20 February 2008 @ 10:32 am

    Më pëlqeu shumë fare kjo poezi-trapez solo që mbaron krejt natyrshëm në ajër.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com