Rama-Xhuveli, akuza të ndërsjellta për ndotjen
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama dhe ministri i mjedisit Lufter Xhuveli kane shkembyer sot akuza te ndersjellta ne distance nga njeri tjetri.
Kryetari i Partise Socialiste ka adresuar kete te shtune akuza ashpra ndaj minisrit te mjedisit Lufter Xhuveli, qe sipas Rames nuk paguan taksen e pastrimit. Duke ironizuar Rama tha se kryeqytetasi agro ambientalist nuk paguan as taksen e gjelber vetem 200 leke ne vit. Rama u beri thirje gjithashtu te gjithe pushtetareve te tjere te kryejene detyrimin kushtetues te pagese se taksave dhe tarifave vendore ne menyre qe te mos figurojne ne liste bashke me Xhuvelin.
Por nga ana tjeter vete ministri i mjedisit akuzoi pak minuta me pare Ramen ne pozicionin e kryetarit te bashkise si shkaktarin e ndotjes se ajrit ne kryeqytet. Bashkia Tiranes sipas tij eshte pergjegjes per nivelin e larte te pluhurit ne shume zona. Nje jave me pare vete ministri Xhuveli foli per nje nivel ne ulje te ndotjes se ajrit ku nje raport nderkombetar e ka renditur Shqiperine disa shkalle me lart sesa nje vit me pare.
(Klara Dervishi/news24)


9 February 2008 @ 11:06 pm
Ne do te flasesh per kete teme, s’thua dot me shume se Rama i thote “Xhuveleve”
“Kerkone Rama edhe 200 leke te vjetra nga Xhuveli, pa le, qe ja ka pastruar ne llogarine e botes ambjentin, por jo per Tiranen t’a dij ai”
9 February 2008 @ 11:35 pm
.
.
Nje jave me pare vete ministri Xhuveli foli per nje nivel ne ulje te ndotjes se ajrit ku nje raport nderkombetar e ka renditur Shqiperine disa shkalle me lart sesa nje vit me pare.
Cer pergjigje,vajtje ardhje.
10 February 2008 @ 10:30 am
10 February 2008 @ 12:00 pm
Ha ha ha…:)
Me falni, nisa te lexoja kete artikull seriozisht, por kur arrita tek batuta “ministri i mjedisit Lufter Xhuveli ” shpertheva ne te qeshur. Ministri i mjedisit…ha ha ha… Lufter Xhuveli…ha ha ha…me falni me falni po jane humorist te medhenj…