Radikali Nikolic drejt fitores në Serbi

Tomislav Nikolic, kandidati i Partisë Radikale Serbe, ka fituar 39.4 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve. Ndërkaq presidenti i tanishëm, Boris Tadiq dhe kandidati i Partisë Demokratike fitoi 35.4 për qind të votave, njoftoi organizata monitoruese CESID. Në zgjedhje, sipas kësaj organizate, kanë dalë mbi 60 % të votuesve.

Nikolic vlerësoi pjesëmarrjen e lartë në zgjedhje dhe tha se partia e tij tashmë “nuk mund të ndalohej”. Kundërshtari Tadic u shpreh i bindur në fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve, që do të zhvillohet pas dy javësh, më 3 Shkurt.

Ndërkaq në Kosovë serbët kanë dalë në numër të konsiderueshëm dhe vlerësohet se, numri më i madh i tyre të ketë votuar për kandidatin radikal Nikolic. Zgjedhjet i përcollën vëzhguesit e vendit dhe 23 të OSBE-së, tre nga Asambleja Parlamentare e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, tetë nga Duma Ruse dhe përfaqësues të ambasadës së Sllovakisë në Beograd.

burimet: BBC dhe gazeta Lajm

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

47 Komente

  1. Roni thotë:

    21 January 2008 @ 6:44 am

    Cpaskan qen dhe kto serbet mer jahu, radikalizem i shkoi jeta.
    Si nuk u lodhen???

  2. Qafir Arnaut thotë:

    21 January 2008 @ 7:12 am

    kosovaret duhet te votonin per Nikolic, qofte sikur tia benin per inat te BE-ut qe po zvarrit kembet. Pastaj, me aq papunesi e rini sa kane ata mund te durojne edhe 10,000 te vrare te tjere por te pakten e marrin me djerse e gjak pavaresine…nuk ja u dhuron kush. Ndoshta i zgjojne nga dremitja edhe qypat e Tirones kur t’kercase druni ne Karadak.,

  3. Zana thotë:

    21 January 2008 @ 8:09 am

    Sa kollaj flet ti Qafir kur thua edhe 10 mije te vrare te tjere!!Nuk e di nese je apo ben sikur je??Une anoj nga ajo e para ,pra qe je!!!Asnje i vrare me shume ,as edhe nje.Jane njerez……..Kjo nuk ka pike logjike.A nuk u vrane 10 mije veta e Pavaresi kerkund.Do te thote se nuk eshte kjo rruga per ta arritur.Jane te tjera rruge ,strategji.Ne mos i dine ti mesojne……..

  4. Cheney thotë:

    21 January 2008 @ 8:48 am

    Qafir,

    BE-u e ka bo te qarte se cili o pragu..300,000 dhe te rrish drejt..
    Pa vajt aq sja vlen te prishen aferat..

  5. nentori i trete thotë:

    21 January 2008 @ 9:15 am

    57 perqind e serbeve te kosoves kane votuar per nikolic, 25 perqind per tadicin, 6 perqind per socialistin merkonjic

  6. obvious thotë:

    21 January 2008 @ 9:38 am

    Po lexoja Le Monde dje dhe fitorja e Nikoliçit sikur i ka komplikuar punet ne Evropen e lire. Ishte mese e qarte qe serbet do votonin radikalizmin perballe hapjes. Per to eshte me i rendesishem vatani se endrra evropiane qe luan me shtetet e varfera si zagari me gjahun e tij. Kosova, sipas nje dipllomati britanik, do shpalli pavarsine me 4 shkurt, pra nje dite pas turit te dyte presidencial. te shohim se çfare do te ndodhe ne rast se Nikoliç i afrohet Rusise. Evropa po e sheh me skepticizem kete deklarim te Nikoliçit qe nuk i intereson shume Evropa dhe se nje njohje perbashket e shteteve evropiane te Kosoves, do te thote ndarje, shkeputje nga trungu perendimor dhe kthesa drejt vellait te madh, nenes se dalur ne pension, Rusise se carit V. Putin.

  7. ados thotë:

    21 January 2008 @ 10:11 am

    Gazprom i futi thelle thonjte ne Serbi…1 miliard dollare ka bere investime deri tani.. keshtu kane fjalen e pare atje ne cdo aspekt…Nga njera ana, kjo eshte mire per ne….na rritet vlera

  8. labi thotë:

    21 January 2008 @ 12:00 pm

    Si komb kemi fat te jashtezakonshem qe nuk e vrasim shume mendjen per lojrat energjitike ruse dhe te gazpromit…kemi nje lloj imuniteti ekzotik nga keto komoditete qe nuk i dime akome se cfare jane dhe kjo na ben te pandikueshem nga presionet energjitike.

    E bukura eshte se asnjeri ne Europe nuk e merr dot me mend se si ne shqiptaret nuk e rr u j m fare per burime gazi…neve Gazpromi na vjen anash… nuk na duhet hic…eshte ndoshta e vetmja ane e mire e kafsherise me te cilen jemi mesuar te jetojme; pa gaz, pa ngrohje, pa drite dhe pa uje.

  9. Tironsi thotë:

    21 January 2008 @ 12:11 pm

    Thoni ishalla fiton Tadic sepse sido qe te jete nuk do reagoje ashtu si do reagonin radikalet mbas shpalljes se pavaresise. E ka thene qe nuk do luftoje per Kosoven. Megjithate, kushdo qe te fitoje nuk e ndalon dot pavaresine, thjesht mund ta nderlikoje procesin. Nuk ka me lidhje Serbia me Kosoven dhe nuk do te kete me kurre. Megjithate le te shpresojme per Tadiqin se me mire do jete dhe per ne.

  10. adi thotë:

    21 January 2008 @ 12:30 pm

    mendoj se kesaj here eshte shume me mire qe te fitojne radikalet serb. europa mbase me ne fund do ta kuptoje se serbet jo vetem nuk ndryshojne por po demostrojne ndaj saj shume me teper arrogance e agresivitet.gazi apo energjia ruse europes sigurisht i duhet,por mendoj se fodulleku serb do ta irritoje me se fundi.edhe vete ruset do ti largohen asaj perkrahje te madhe qe i kane dhene .europa vetem per ta afruar serbine gati po hap kufirin asaj e kta te fundit >>>>?…Breshka ferren do

  11. kapterr amiu thotë:

    21 January 2008 @ 12:30 pm

    sa te kemi “lumin me nafte mbi te cilin noton shqiperia”, nuk pyesim per gazin rus

  12. Kevinjon thotë:

    21 January 2008 @ 12:52 pm

    Ne Serbi fiton ai qe i flet popullit me gjuhen e popullit dhe jo te te huajve sic ben Tadiqi. Pavarsisht se nuk na pelqen ne Shqiptareve, Nikoliqi ben politiken e interesit nacional dhe shpirteror qe ka lidhje me Rusine ashtu sic bejme edhe ne me Amerikanizmin tone te shfrenuar…?! Deri ketu jami pak a shume te njejte si popuj, vetem ne nje gje te vogel ndryshojme! -Ne deshirojme te behemi, ata deshirojne te mbeten!!!

  13. losttext thotë:

    21 January 2008 @ 3:16 pm

    Nuk ka me lidhje Serbia me Kosoven dhe nuk do te kete me kurre.

    S`ma ha menja te jete ashtu, Tironso. Pjesa veriore e Kosoves, edhe pas shpalljes se pavaresise, do vetqeveriset. Gjuha serbe sigurisht do perdoret lirisht neper shkolla, neper te cilat historia do mesohet ndryshe nga pjesa tjeter e Kosoves. Shteti i aferm i Kosoves, nuk do kete dot pushtet t`ua ndaloje keto gjera serbeve te saj ne veri, ashtu sic nuk do u ndaloje dot levizjen dhe menyren sesi do e perdorin parane shteterore, ku do investojne, etj. Serbia do e kete gjithnje njeren kembe ne Kosove, duam apo s`duam ti e une.

  14. olsib thotë:

    21 January 2008 @ 3:21 pm

    Fitorja e mundshme e Radikaleve ne Serbi, me teper se per Kosoven do perbente nje problem per vet Serbine dhe gjithe rajonin ne pergjithesi. Ne fakt, ajo do te ekspozonte ekstremin e politikes se Beogradit duke rrezikuar ne kete menyre integrimin e Serbise ne Europe dhe duke e ulur me tej besueshmerine e zerit te saj ne lidhje me ceshtjen e Kosoves.

  15. Tironsi thotë:

    21 January 2008 @ 3:25 pm

    Me vjen keq qe po e them po veriu i Kosoves nuk do jete me pjese e Kosoves de facto. Veriu do qendroje de jure dhe per ca kohe dhe me c’parashikoj une do shkeputet edhe de jure pas nje dekade. Per kete nuk kam patur ndonjehere dyshime. Pjesa mbi Mitrovice nuk ka qene territor i Kosoves po i eshte shtuar asaj me nje reforme administrative bere nga Tito qe te shtohej numri i serbeve. Sot duam s’duam ne aty jetojne vetem serbe dhe edhe per ne do ishte me mire mos ti kishim neper kembe. Sa per minierat thuhat se ato do jene nen administrimin e Qeverise se kosoves dhe do behet nje marreveshje koncesionare nga e cila do perfitojne edhe serbet.

  16. GENTI-7 thotë:

    21 January 2008 @ 4:19 pm

    Per mendimin time me mire te fitoji Nikolic,sepse eshte nacionalbudalla dhe beson se mund te zbatoi me me shume sukses politiken qe ndiqte Miloshevici . Ky Tadic mua me duket bir kur-e dhe do ti hapi shume probleme pavarsise se Kosoves.

  17. Grupi thotë:

    21 January 2008 @ 4:27 pm

    Fitorja e radikalve do tja lehtesoj rrugen Kosoves drejt pavarsise…Evropa do marri vesh se c’jane Serbet dhe c’mentalitet qe kane…se akoma nuk e ka marr vesh (se duheshin 300 mije te vrare qe te merrej vesh).

    Dhe per veriun…do ishte me problematik per Kosoven e pavarur qe ti mbetej neper kembe…me mire te largohet…dhe Kosoves i lehtesohet puna. Mbetet 99% Shqiptare…sic eshte…Larg serbve!!

  18. Qafir Arnaut thotë:

    21 January 2008 @ 4:35 pm

    Shume lehte flisni per shkeputjen e Mitrovices, Zubin Potok, dhe Leposavic-it. Pa burimet minerale te kesaj zone Kosova kthehet ne nje Haiti dhe do te gravitoje drejt shkrirjes me Shqiperine.

  19. losttext thotë:

    21 January 2008 @ 4:38 pm

    Qafir, serbeve vete nuk u intereson te shkeputet pjesa me popullsi serbe ne Kosove. S`besoj se kjo ka per te ndodhur ndonjehere. Ama nje kembe do e kene gjithnje brenda atje, me te gjitha mundesite per ta bere corap gjendjen, si ta shohin te favorshme.

  20. Tironsi thotë:

    21 January 2008 @ 5:18 pm

    Qafiro, kjo puna e minierave mua me duket me teper si mit. Nqs behet nje marreveshje koncesionare ku nje perqindje e caktuar u kalon serbeve dhe tatimet i mbledh qeveria e Kosoves, sic dhe thuhet se do behet, c’te keqe ka? E di qe s’eshte maksimumi po dhe ndonje hata e madhe s’me duket se behet.

  21. bledi thotë:

    21 January 2008 @ 5:23 pm

    Kosova do jete e pavarur e ajo nje dora a kemba qe do te mbaj serbia ne kosove do jete me dhimbie e kosto per te, sesa do ndryshoj gje ne kosove.

    Serbia nqs do ta mbaj veten te lidhur me kosoven, ose ashtu sic thua ti te mbaj nje kembe, le ta beje, me keq do jete per te.

    Sa me pare serbet ta kuptojne qe eshte me mire te meren me punet e shtetit te tyre, tani te vogel e me shume probleme, e qe po e izolojne, e mos harxhojne kohe e energji ne gjera te humbura.

    Po mos te qe ky mentalitet te serbet, pasi mos harojme procesi i shperberies se jugosllavise filloi ne kosove, po qe se serbet te kishin tjeter mentalitet sot mund te kishin me shume se sa pretendojne se kane ne kosove e ne gjithe rajonin e pozite shume me te mire si shtet.

    Po duan te vazhdojne akoma me endrat e kosoves, qejf te kete.

    Shqiptaret me serbet jane te ndare keq,e veshtire eshte cdo version tjeter, e kjo dihet e sdo avokati te thuhet e kunderta.

  22. bledi thotë:

    21 January 2008 @ 5:28 pm

    Sa per veriun e Mitrovices…lerini genjeshtrat.

    Ajo eshte loje e fuqive te medha qe krijuan nje zone te tille ne kosove, e jo se e ka ne dore shteti i menderosur serb.
    Ashtu sic e krijuan per te balancuar shqiptaret pas konfliktit, ashtu mund ta kthejne ne te kundert, nqs serbia kalon prap ne krize nervore , e del kundra prendimit.

    Mitrovica eshte ne dore te nderkombetareve.

  23. Grupi thotë:

    21 January 2008 @ 5:29 pm

    Ato minierat ne veri te Mitrovices kane vite pa u perdorur dhe jane te amotrizuara…do duhet nje investim i madh per ti vene ne funksionim…dhe gjithsesi nuk do sjellin aq fitim te madh per Kosoven sa te vihet ne rrezik fati i kombit. Rezervat natyrore me te rendsishme per Kosoven jane faktikisht minierat e qymyrit…qe perdoren per TEC-et.

    Dhe ne Mitrovice gjysma e minerave dhe fabrikave jane ne anen Shqiptare dhe gjysma ne anen Serbe…pra…po s’pati bashkpunim asnjera ane nuk mund ti perdori plotesisht.

  24. bledi thotë:

    21 January 2008 @ 5:47 pm

    Mitrovica eshte ne dore te nderkombetareve, e ata do ti bejne gjerat aty sic te jene rethanata politike.

    Veriu serb eshte nje zone e vogel, e lene nga nderkombetaret per te balancuar shqiptaret pas luftes.

    Edhe minierat qe me sa di duan para teper te madhe te rivihen ne pune, do caktohen nga nderkombetaret ca do behet, e skane te bejne fare me ndarien qe nderkombetaret i bene qytetit per qellime te tjera, e qe eshte e paqendrusheme, pasi dihet kufijt e Kosoves nuk do ndryshojne.

    Dhe aq me teper ne kuadrin e radikalizimit nacionalist ne serbi e dalia kunder perendimit, qe eshte keq per ta, e me keq per serbet qe jetojne ne kosove e jane te varur nga PERENDIMORET DHE SHQIPTARET.

  25. redcarpet thotë:

    21 January 2008 @ 6:16 pm

    ky duhet te jete lajme i mire per ceshtjen e pavarsise. i tregon evropes kur@@ qe politika e bute e karrotes nuk punon me serbin

  26. Dori thotë:

    21 January 2008 @ 6:19 pm

    Tani do kenë dhe mbështetjen e Klaunit dhe Stoned

  27. losttext thotë:

    21 January 2008 @ 7:00 pm

    Sipas linkut qe solli Dori, zotni Klluni qeka solidarizu me zojen Stoun sepse kjo e fundit na paska nje grup miqsh qe nga femijeria e ngulur ne rrenje serbe. Moderatori i blogut permend dyfytyresine e Kllunit, kur ky nuk bezajte kunder bombardimeve te NATOs, qe s`paskeshin kursyer as femijet serbe neper shtreter (eshte me leverdi harrimi i qellimshem i gjenocidit serb ne Kosove, por merret vesh nga anon moderatori…), por ama shton me kenaqesi se e pranon mbeshtetjen qe po i jepka dyshja celebrite par excellence Klluni-Stone.

  28. losttext thotë:

    21 January 2008 @ 7:09 pm

    Julia Gorin, qenka moderatorja dhe autorja e shume shkrimeve ne kete blog, ku verehet manipulimi dhe shtremberimi i fakteve te njohura boterisht. Fuqia e propagandes serbe dhe asaj pro-serbe vazhdon e trumbeton me te madhe padrejtesine qe po ju beka kombit serb; shqiptaret s`duhet te reshtin se kujtuari botes gjenocidin e fundshekullit te kaluar.

  29. Qafir Arnaut thotë:

    21 January 2008 @ 7:23 pm

    Fuqia e propagandes serbe dhe asaj pro-serbe vazhdon e trumbeton me te madhe padrejtesine qe po ju beka kombit serb;

    prit prit..se ka propozime qe te Serbia te nise nje fushate te bazuar ne premisen qe shumica e Kosovare jane ‘illegal alliens’ nga Shqiperia

  30. losttext thotë:

    21 January 2008 @ 7:28 pm

    e pashe, Qafir; kjo Xhulia Gorin-i kishte nje shkrim me titull “Amerikanet duhet te vrasin me shume shqiptare sesa serbe,” ne te cilin hidhte shpifje te tilla si, jo vetem qe kosovaret nuk i kane debuar nga shtepite e tyre serbet por UCK-ja, por edhe qe numri i shqiptareve ne Kosove pas luftes eshte shume me i madh ne krahasim me ate para saj, pra jane emigrante nga Shqiperia…

  31. bledi thotë:

    21 January 2008 @ 7:36 pm

    Kjo xhulia gorin ka shume artikuj ne internet qe vjell vrer kundra kosoves, e shume serb neper forume japin linket e shkrimeve te saj.

    Me ka bere pershtypje nje komplet mosnjohje e problemit te kosoves nga kjo, e historise e gjithe teresise se saje, e gabime e deziformime qesharake e nje vrer qe kalon cdo kufi llogjik.
    Eshte e lehte ne shkrimet e saj ti dallosh keto.

    Ka kokebosh plot ketu ne amerike, qe shkruajn shkrime si komentatore, e ja keputin kote pa njohur fare ate per te cilen shkruajne.

  32. bledi thotë:

    21 January 2008 @ 7:40 pm

    Megjithese kjo xhulia-vici, duhet sec ka nje lidhje te forte me serbet, se sado pa tru te jete shkrusi, nuk ka aq shume pasion per njeren pale si kjo, e nje egersi e kalim kufiri, qe kalon cdo llogjike normale qe te duhet per te bindur njerezit me shkimet e tua.

  33. Grupi thotë:

    21 January 2008 @ 8:27 pm

    Pervec Stone dhe Cloony degova se edhe Sylvia Saint eshte me serbet?

    MoS!!! Stone dhe Saint…dy femrat me te bukur te Holywood-it. E humbem pavarsine…

    Eshte fatkeqsi e madhe sa injorant ka ne Amerike…sikur shumfishohen cdo dite (mbase dhe ashtu se kta konseravotoret si kjo Gorin bejne nga 12 kalamaj). Kjo semundje mendore ze me teper kta conservatoret dhe fetaret ekstremist…jo se kane ndonje gje kundra Shqiptarve…po se nje esktremist fetar mund te merret vesh mire me nje esktremist fetar tjeter si Serbet.

  34. olsib thotë:

    21 January 2008 @ 9:07 pm

    Mendoj se nuk ka shume vend per pasione ne kete ceshtje.
    Shteti serb dhe gjithe lobingjet qe gravitojne rreth tij mendoj se po e perballojne situaten me nje zgjuaresi dhe bashkveprim per t’u admiruar. Te pakten kjo ide te krijohet kur e shikon situaten nga larg.

    Kjo nga nje ane ve ne dukje avantazhin e madh historik qe serbet kane krijuar ne krahasim me shqiptaret persa i perket te pakten politikes, diplomacise e lobingjeve ne keto 200 vitet e fundit, por nga ana tjeter na detyron ne, si komb shqiptar mbi te gjitha por edhe si shtet(e) qe te kontrastojme keto perpjekje. Ne fakt edhe me pavaresine e Kosoves, fushata aktuale informative serbe, do te rendonte ne te ardhmen e saj.

    Do ishte nje qendrim teper mosperfilles ai qe “duan, s’duan Kosova do jete e pavarur”. Duhet te perpiqemi te shikojme me larg dhe te mesojme nga gabimet tona.

    Strategjia serbe eshte nje strategji e mirefillte komunikimi dhe si e tille duhet te kontrastohet po nga nje strategji komunikimi.

  35. GENTI-7 thotë:

    21 January 2008 @ 9:25 pm

    Ata qe do te vendosin per fatin e Kosoves e njohin historine e saj, e dine se kush ka te drejte dhe kush jo.Por nuk do te vendosin per te ardhemen e saj ne baze te se drejtes,por ne baze te ,se kujte ju intereson ti japin te drejte.Deri tani interesat e tyre kane qene me ne,po qe se ndrojne mendje thjesht do zbatohet vullneti i tyre…Sa per serbet, lerini te fryhen kot.

  36. Zana thotë:

    22 January 2008 @ 7:42 am

    Me dukeni shume te pafajshem kur mendoni kaq budalla shtetin serb e udheheqesit e tyre.Ata jane shume inteligjente,dine shume mire se ç’duan e si t’ja arrijne,jane shume te pergatitur.Kane miq e perkrahje shume te fuqishme.
    Klasa politike kosovare me duket e improvizuar,nuk kane nje projekt zhvillimi serioz.Do na mbaje Banca Boterore e diaspora shprehen.Edhe une qe jam ketu kuptoj se keshtu Kosova do jete gjithynje vetem peshe per komunitetin.Kerkohet shume seriozitet e profesionalitet.Kosova nder te tjera po paguan haraçin e gabimeve te saj.Kane dale gjithmone neper Evrope e Amerike e nuk e kane patur kurre mendesine te shkollojne e pergatisin djem e vajza te zote qe ti kishte per kete dite.Kane menduarveç per kerra,,pare e kulla te Mixha.

  37. Ll thotë:

    22 January 2008 @ 8:37 am

    Zana, pak me teper respekt per bashkatdhetaret e tu, e pak me teper adhurim per ata qe do te te vrisnin me gjithe qejf thjesht per hir te kombesise tende. Me ngadale he.

    Sa per ate punen e shkollimit te Shqiptareve nga Kosova, ja ke fut kot dhe nuk e kuptoj sesi i lejon vetes te flasesh ne menyre absolute per te shkolluarit e nje popullsie 2 milioneshe. Kot, po kot fare ama.

  38. Tironsi thotë:

    22 January 2008 @ 9:36 am

    E pame mo se c’inteligjence ka serbi. Nga gjithe ai shtet jane katandisur sot ashtu si jane. Sido qe te kete qene puna sot ata kane ardhur ne renie, kurse ne ne ngritje. Dhe sot nuk kemi asnje arsye, po as edhe nje qe te ndihemi inferiore ndaj serbeve, 7 milione ata-7 milione ne. Ato qe kane bere shqiptaret kudo qe jane keto 20 vitet e fundit serbit ia beri Titoja e sot jane akoma ne fillimin e viteve 80. Sa per arsimimin e shqiptarev te Kosoves, mbase jane pak deficitare, po ky ishte cmimi qe u desh te paguanin per te mbajtur rezistencen ndaj serbit. Kush shkonte ne kurbet duhet te mbante me buke dhe te tjeret qe kish lene mbrapa. Dhe quaji si te duash ti Zana ata te Kosoves po bene si bene e sot jane te lire

  39. Zana thotë:

    22 January 2008 @ 3:55 pm

    LLukan!une nuk kam asnje lloj admirimi per serbet e me vjen keq nese e kuptuar keshtu.Une kam miq e mi kosovare ,kam njohur shume prej tyre e per nje fare periudhe kam punuar ne kete ambient.Jane shume pak te shkolluar…..Nqs jane te kenaqur me kete liri,pavaresi akoma shume larg;va benissimo.Por ama po bejne bamp brenda Kosoves,papunesi,varferi ,e rini qe dikur ishte e destinuar te emigronte e sot nuk di ç’ti beje vitet e veta.Nese nuk i merrni ne konsiderate keto ateher eshte te humbasesh sensin e realitetit.
    Nga ana tjeter njeh edhe serb.Jane metodike,te ftohte e aspak emotive ne arritjen e qellimeve te tyre.Nuk ngopen me luge te zbrazur,nuk festojne nentorin e trete kur po kalon i dhjeti.Te gjitha keto nuk i them per ti admiruar,po per ti njohur.Nje kundershtari te tille mund ta afrontosh vetem me pergatitje te larte,profesionalizem,perkushtim.Keto nuk behen ne nje dite e as ne nje vit..Prandaj me vjen plasja dhe e permend shpesh arsimimin e kosovareve.Duhej te ishin te pergatitur,te kishin lideret e tyre te padiskutueshem.Po ti krahasosh me ne;ne jemi ku e ku me moderne si ata.Fill pas 90-es iu sulem shkollave e universiteteve,me etje te papare.E Kosovaret (kendej pari te pakten )na shihnin me qesendi.

  40. artian thotë:

    22 January 2008 @ 4:22 pm

    Ne lidhje me arsimin ne Kosove…

    Nga dy milion e treqind mijë banor sa vlerësohet se i ka Kosova vlerësohet se vetëm 7% kanë kryer shkollën e lartë apo fakultetin çka është tri herë më pak se mesatarja evropiane. Në kohën kur dihet se dituria është imperativ bashkëkohor, si ne quanon, për ekonomin moderne, kjo në Kosovë ende nuk po përjetohet si e tillë.

    Dr. Bedri Selmani

    http://myweb.tiscali.co.uk/kosovo/kolegji_shqiptar/zhvillimi_ekonomik_i_kosoves.html

  41. Anti thotë:

    22 January 2008 @ 8:58 pm

    o Zana na kenaqe me ato perkedhelje te serbeve (70% e popullsise ne Shkoder jan me Serbet e 20% me itaianet dhe 10% e quajne shkodren qytet-shtet.
    lexo librin e Abdi Baletes (Shkodra turp dhe krenari)

  42. Zana thotë:

    22 January 2008 @ 11:11 pm

    Anti ,qaji hallin Shkodres se çfare eshte!!!!Abdi Baleta eshte ai miku qe ishte perfaqesuesi i Shqiperise ne OKBne kohen e Enver Hoxhes.Me respektin qe kam per vendlindjen time gjej nje tjeter te lutem qe ta percaktoje Shkodren.Gjen plot ,shume me te ndershen se ky tipi

  43. ados thotë:

    23 January 2008 @ 9:14 am

    Zana…per cfare kulture na flet per serbet, mos ndoshta kane kerkuar falje per masakrat qe bene ne Ballkan…Ashtu do ngelin, ne nje qoshe , do hane fodullizmin me dhembe..

  44. Zana thotë:

    23 January 2008 @ 9:24 am

    Ishalla Ados ,ashtu qofte!!Nuk fola per kulture te serbeve.Me urrejtje qorrenuk shkohet gjekundi.Duhet shume mençuri!!Nuk fola as per falje as sesa te mire qenkan serbet moj mami!!Fola per disa karakteristika te tyre.Nuk luftohet serbi e sidomos nuk fitohet kunder tij vetem me mallkime.Pavaresia e Kosoves eshte legjitime e sidomos eshte e drejte ta kete Kosova.Por duhen pare te gjitha strategjite.Kaluan 10 vjet e hiç.Kjo pritje eshte snervante per Kosoven.Gjendja keshtu epasigurte ben qe askush nuk investon,e Kosova ka aq nevoje.Ne jemi shume emotive e kur je keshtu te erresohet aresyeja.Une analizoj thjesht fakte e dukuri.

  45. redcarpet thotë:

    23 January 2008 @ 7:20 pm

    George Clooney Kosovo independence rumours: FALSE
    (see Jan. 20 news) George Clooney’s publicist, Stan Rosenfield, today confirmed to ClooneyStudio.com that George “neither made those statements nor did he authorize anyone to make it on his behalf

  46. Arber Rugova thotë:

    24 January 2008 @ 4:13 pm

    Propaganda serbe qe shqiptaret e Kosoves nuk jane shqiptar, por mbetuina te otomaneve, gjen mbeshtetje te keta muslimanet e rinje qe po duan te na arabizojne. Ma sherrin ka per tu pare Kosova ketyre se sa Serbise. Ku radikali nese fiton, aq me mire per Kosoven. Evropes i hapen te gjitha dyeret,dhe shqiptaret dalin faqebardhe.

  47. toko thotë:

    4 February 2008 @ 12:04 am

    Boris Tadic re-elected as Serbia’s president
    By Harry de Quetteville in Belgrade
    Last Updated: 10:45pm GMT 03/02/2008

    Serbia’s moderate pro-western president Boris Tadic has been re-elected, defeating an ultra-nationalist rival who had promised to ally the country closely with Russia.

    Radical Party leader Tomislav Nikolic conceded defeat after results from Serbia’s electoral commission showed him with 47.2 percent of the vote - trailing Mr Tadic by about four percent.

    In the centre of the capital Belgrade, Mr Tadic’s supporters quickly took to the streets, hooting car horns and waving the blue and yellow flags of his Democratic Party. Fireworks exploded in the night sky.

    advertisement
    The result will be seen as a huge boost for Serbia’s ties with the European Union.

    “I congratulate all the citizens of Serbia on us being a European democracy. We have shown to many EU member countries the democratic potential of this country,” said Mr Tadic in his victory speech.

    Both Mr Tadic and Mr Nikolic oppose the looming independence of the southern province of Kosovo, whose population is overwhelmingly ethnic Albanian, but which Serbs consider an historic touchstone territory.

    But whereas Mr Tadic insisted that Serbia should press ahead with its EU membership bid come what may, Mr Nikolic was adamant that Serbia would have no truck with an EU whose members mostly back independence for Kosovo.

    A victory for Mr Tadic means that Kosovo Albanian leaders are now likely to wait some weeks before declaring independence.

    When they do, Mr Tadic could impose trade and diplomatic sanctions from Belgrade - though like Mr Nikolic he has ruled out the use of force.

    But where Mr Nikolic also threatened to freeze Serbia’s plans to join the EU - which is planning to send an 1800 strong supervisory mission to Kosovo after independence - Mr Tadic has insisted that EU membership must remain Serbia’s chief goal.

    Despite the celebrations, the result reveals a bitter split amongst Serbs over the future direction of their country.

    It could also herald a further souring of Mr Tadic’s already tense relationship with conservative Prime Minister Vojislav Kostunica, who refused to back him before yesterday’s vote.

    Earlier in the day, both candidates had been urging their supporters to turn out, in an election that observers had said was too close to call.

    “Everyone must go to vote,” said Mr Tadic had said after voting earlier in the day. “We have a form of referendum about the path Serbia will take. I expect voters will choose a continuation of the reforms started in October 2000.”

    That was the moment when late dictator Slobodan Milosevic was toppled from power in Serbia by a popular uprising, ending a decade of rule marked by the series of conflicts in the Balkans which cost hundreds of thousands of lives.

    Mr Nikolic had insisted that the post-Milosevic era had brought Serbians nothing but disappointment.

    “Not a single promise has been fulfilled since 2000,” he said.

    The decision to endorse or reject the revolution that ousted Milosevic, combined with the incendiary issue of Kosovo’s future status, yesterday appeared to galvanise many otherwise lethargic Serb voters.

    “This is the first time that I’m ever going to vote,” said Srdjian Atanascovic on his way to a polling station in capital Belgrade. “I’m not a political man and was never happy with the choice of candidates. But now I have to vote for the lesser evil, and that is Tadic.”

    So close was the race however, that government insiders admitted Mr Nikolic’s strong showing had prompted “panic” within some ministries, particularly after a first round of voting two weeks ago when he emerged the victor.

    “After the first round everyone was panicking,” said one source. “We kept getting different information - that Nikolic would win by 90,000, then 50,000, then 9,000. Eventually our best information gave a minimum of 100,000 vote win for Tadic.”

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com