Qofte te Liqeni
Panine, qofte, birrë dhe loud music tek liqeni artificial, prapa busteve të Frashërllinjve dhe varreve angleze dhe gjermane.
Pasi i kisha marrë operat, musikalet dhe ekspozitat me radhë, falë ditarit të “Tirones Kulturore” qe na çon Edi Rama bashkë me buletinin javor të PS, takova nja dy kolege të punes së vjetër.
S’me njohën. “Je sh’nosh shumë”, më thanë, “ç’a ke bo kshu”?
E mirë, thashë me vete, po i le aktivitete kulturore që janë me të ulur dhe po bëj diçka në këmbë.
Dola pra, sot pasdite për vrap nga kodrat e liqenit. Mora dhe shoqëri me vete, për të ruajtur ritmin e vrapit. Parkojmë tek Rektorati (përballë shatrivanit). Trembemi nga një si mjegull që vinte nga kodrat e liqenit. A thua do bëjë stuhi dhe sot ?
Në hyrje të kodrave pak si shumë “milet”. Po hajt, e shtunë, jo të gjithë kanë lekë të venë në plazh. Megjithatë… si shume njerëz…. Ç’ka bërë vaki ? Po kjo muzikë nga vjen?
Ndonjë aktivitet te amfiteatri ? Prapë G99? S’ka mundësi, është e shtunë vere.
Marr me vrapu, po ku se ? Njerëz para, njerëz mrapa….
Erret ngadalë ngadalë. Vapë… plasje.
Epo tani o shkojmë dhe ne ta marrim vesh se ç’ka, o plasim.
Ndjekim turmën vajtëse. Se ka dhe një turme kthyese. Këta të dytet kanë kallama fosfori nëpër duar. Si ato të diskove. Shumica pastaj i fusin dhe nëpër xhepa tutash a pantallonash kallamat ndriçues. Dhe në rrugët e pandriçuara të liqenit, dallohen silueta njerëzish qe ju ndriçon një kallam fosfori mu afër zonës gjenitale.
Ah … ja po vjen dhe era e tymit.
QOFTE! Paska QOFTE !
Ec e ec si qentë pas erës së qofteve dhe mbërritëm.
Prapa sheshit ku janë varret e anglezve, gjermanëve dhe vëllezërve Frashëri, ka një shesh paksa të djerrë, por është ndër vendet e pakta të sheshtë që ka liqeni. Aty luajne dhe futboll herë pas here.
Sheshin sot e ka zaptuar zyrtarisht zinxhiri i lokaleve të rafinuara tiranase me emrin “Shtëpia e Birrës”. Komplet sheshin.
Mua më bie pika.
I dua kodrat ? Sepse s’ka makina, s’ka lokale, s’ka duhan, s’ka birrë. Po mesa duket, ka kërcitur parjaa në ndonjë vend nga bashkia, dhe ka kthyer në identitet edhe sheshin pranë Frashërllinjve.
Sonte mesa dukej ishte promovimi. Një tmerr, tymnajë me erë qoftesh, e denjë për në Guiness.
Shikoni fotot. Ishte natë dhe celulari im i thjeshtë prej njeriu të thjeshtë nuk premton shumë kur s’ka ndricim. Megjithatë reja e tymit të qofteve është e dallueshme. Me qindra njerëz brenda tendave. Shumë të ulur nëpër stolat që ishin vendosur si për të kopjuar stilin gjerman të festave të birrës; Bierzelt! Shumë e shumë të tjerë në këmbë. Ca nga këta njerëz ishin me foshnja me vete!!!!! Çdo cm katror i zënë me njerëz. S’merrej dot frymë. Ca të tjerë merrnin birrë e iknin, merrnin qofte e iknin. Vetëm në mitingjet e 2005 kam parë më shumë njerëz se aq.U la Liqeni në birrë. Birrë, qofte, bukë, muzikë çmendurisht e lartë, tym, djersë, milet, simbol i një jete të “shëndetshme”, në të vetmin vend të shëndetshëm që i ka mbetur Tiranës; në përpjekjen modeste për të rikthyer disi atë traditën e dikurshme të lokal-lulishteve të qyteteve ku luhej muzike “live”, kërcehej “danks” e pihej birrë. Por … kjo llahtari e mbrëmjes së sotme… (psherëtimë e thellë këtu)
image023.jpgE lashë sheshin me atë zallamahi të tmerrshme. E lashë dhe lumin dy drejtimsh të tiranasve që vinin dhe iknin për tek qoftet dhe birra dhe muzika shurdhuese.
S’i ve faj njerzve. Dhe mua do më kish pëlqyer një gotë birrë e dy qofte nga ato, por s’kisha këllqe të rrija në radhë, të asfiksohesha, të parfumosesha me tym e të duroja gjersa të piqeshin qoftet e mija.
Unë u ve faj atyre që japin leje të bëhet një masakër e tillë! Sepse s’i ka ngelur një pëllëmbë vend i lirë Tiranës ku të bësh një bar të hapur në natyrë. Toka e lirë është bërë pallat. Kati i parë i pallatit është bërë bar, restorant etj. Dhe për të përmbushur këtë nevoje, bastardohet qe sot e tutje i vetmi shesh, edhe pse pa bar të gjelbër, i kodrave të liqenit!




29 June 2008 @ 10:07 am
O moza O antispiropaleshe !
Ps . ky çuni mos o aj amerikoni qi shiste fyshek ?
29 June 2008 @ 10:07 am
Mo rrej thuje, tamam si te kan than :
- Ha mi kurve ka je ? Je ba si lope je ba !
29 June 2008 @ 10:14 am
Jo ishte kshu tamam tamam :
-Ha mi kurve muti, ka bahesh. Qeke ba si lope qeke ba. Tu paskan ba palat e barkut ma te medhaja se tonat !
29 June 2008 @ 10:17 am
Ah,
Falenderoj Cimin qe sherbeu si ure lidhjeje paqesore midis meje dhe admin/admineshes (se une vete nuk i shkruj admineve) dhe qe me nxiti ta shkruj ket vjershe te bukur !
Pershendes dhe gjif prindet e mi kudo si ndodhen
29 June 2008 @ 10:21 am
Hajd urime i here !
Gjifmone ka i dite zero. La e me la te pafshin peshqnia !
Po i gja kisha une ; ate llafen e re u Spiropallova sikur nuk ma zu syri ne ket romanin ?
29 June 2008 @ 10:26 am
ARe ou,
Jam me kopirajt une !
Une bile bile as shqip nuk e shkrujta, e shkrujta Mozisht, por Cimi e paska redaktu dhe e solli ne forme te lexueshme me “ë” e gjojna te tjera si kjo.
Po une kur i baj romanet perdor fjalorin tim autentik dhe nuk vjedh artin e te shkruarit te te tjereve.
Boll, tashi nuk jap ma intervista se kam pune do shkoj t’laj breket se a ba garrumlli i madh fort !
29 June 2008 @ 10:31 am
Urime Mimi !
më pëlqeu shumë atmosfera.
29 June 2008 @ 10:43 am
O Moze po nei qen a nei moce ne nje rreth prej 10km a pe tu shku per ke liqeni?
Ma mer menia se jo. Qekan spiropallu robt ka liqeni me qofte ene Rama me ket rast ka zhduk problemin e qenve t’rrugve n’Tirone.
29 June 2008 @ 10:55 am
Ne ‘90 Gim jevgu (nji jevg i lagjes time) shiste qofte me karroce ke trekonci ene ne t’lagjes kur kalojshim anej i thoshim : o Gimo na jep nei qofte mer. Gimi na e kthete n’kod (se e mershin vesht sauksit qe nalojshin aty tu honger qofte). Hecni mo vone se i kom t’shitme kto (qe dote me thone se i kishte me bo me nei moce a qen). N’ate kohe n’lagje su ngjote qen tu lef e moce tu mjaulli por per cudi as mi s’kishte ke lagjia.
29 June 2008 @ 11:27 am
Tymi ngelet tym
Moza u shite dhe ti forcave kapitaliste 
29 June 2008 @ 11:52 am
“Dola pra, sot pasdite për vrap nga kodrat e liqenit”… Prandaj ishin regjistruar aktivitete sizmike në Tiranë para ca ditësh
29 June 2008 @ 11:54 am
Seriozisht tani: Problemi që ngre Moza është me të vërtetë për tu diskutuar, dhe ndoshta ka për tu dëgjuar nga ata që ndoshta ju ka ngelur ndonjë pikë ndërgjegje qytetare në ato kokat e tyre të mbushura vetëm me afere të korruptume.
29 June 2008 @ 12:15 pm
Moze banje nje urim te vencante per Manria den Filipin qe e ka kujndes Kjadi Kandiun e ti urrojne jete te gjate Berlusnkonit.
Unrime Moza per tenkstin e biren qe shkoi vuuuuuuu
29 June 2008 @ 12:42 pm
Nuk e marr vesh ku ishte masakra? Keto lloj festash jashte Shqiperise organizohen shpesh dhe i ke te gjithe burra, gra, pleq e femije duke ngrene panine me salcice (se s’para ka qofte) dhe duke pire birre apo vere. Mos u beni kritike kot se nje here ne vit behet. Nuk e gjen gje njerezine apo liqenin nga kjo.
29 June 2008 @ 12:51 pm
Ishte lokal po te them.
Perurim lokali. Nata e pare ishte free, te tjerat do jene me leke.
Do rrije aty e pakta gjithe veren, se ne dimer ska ci duhet.
Na rrofsh per vere i thone kesaj !
29 June 2008 @ 12:53 pm
Thuj shyqyr që ishin njerëz… po sikur të ishin maqina?
29 June 2008 @ 12:59 pm
moza, ti nuk i paske qejf njerezit me duket:::)) ndoshta leviz andej nga Komani si tek ato fotot qe solli Penari…
29 June 2008 @ 1:10 pm
Po po egersire une.
Harrova tju thom se tymi arrinte pa merak gjer te presidenca.
Nice ee.
Re tymi qoftesh ne mes te tiranes. Bile bile mu ke selia zyrtare e kreut te shtetit ~
29 June 2008 @ 1:12 pm
po ay Ypi à ishte aty , se mos i ka rreshkit kjo tymnjaje mer aman
29 June 2008 @ 1:49 pm
Mimi kthehet ne shtepi.
natyrisht me DUM-DUM.
29 June 2008 @ 1:58 pm
Mire eT,
)
Pjesa tjeter eshte sikur te me kishe pare mua, fytyre e pakenqur, duart perhere tek floket duke i lidh se i ka model fshatareje. Vetem ke gusha ke gabu i cike, se nuk me eshte bere hala aq. Po kshu dhe tuli do rishperndare disi, te hiqet ne ca vende e te vihet ne ca te tjera.
M’pelqe portreti.
Sidomos sepse i paska sqetllat me lesh (por shpatullen ne vend
Paska dhe pak shenjen e kanatjeres qe i eshte formu duke shit petlla ne diell ke liqeni.
Po kshu si ide e ke ne rregull
29 June 2008 @ 2:15 pm
Me kujton , me kujton …
http://www.nbc4.com/image/15754455/detail.html
29 June 2008 @ 3:22 pm
Artikulli kam pershtypjen se duhet te jete rregulluar nga ndonje redaktor
po te kemi parasysh gjuhen ordinere qe Moza perdor. Shtepia e Birres , organizohet dhe kendej, por veç nje dite, se diten tjeter (javen tjeter) organizohet ne qytet tjeter.
29 June 2008 @ 3:41 pm
O,Moza po ti a more gje moj e Thomait?Si njeri i thjeshte qe je do kesh marre vetem nje porcion qofte,dhe ato qe te benin kompani nje shishe birre,dhe pastaj do ta keni ndare.Sikur te kem qene aty.!
29 June 2008 @ 3:47 pm
Ouu, po me vjen mire qe ne mesin e gocave qe me raste hedhin dy fjale ne leter, paska nga ato qe jane kritike ndaj Edi Rames dhe TiRames. Qe nga koha kur Rames i dolen fotot nudo (vecanerisht pas kesaj ketij momenti, por edhe me para), keto cupat e gazetave dhe tv-ve jane habitur fare dhe nuk ju ben dora te kritikojne TiRamen…
29 June 2008 @ 3:59 pm
Nuk arrij te lexoj opinionin tend TH.police
29 June 2008 @ 4:01 pm
Për kë gocë e kishe fjalën?
29 June 2008 @ 4:06 pm
Nonjë grek nuk është vra akoma aty e?
I bukur shkrimi mi-Moza. Majeni jeshillikun si sitë e ballit, atë që ka ngel të paktën. Ça do ishte Tirona pa një çikë atë peizazhin idilik, atë erë natyre, pemë, barëra, lule… e të tjera.
29 June 2008 @ 4:07 pm
Me falni, harrova te permendja edhe ato te OJF-ve…
29 June 2008 @ 4:45 pm
O nostalgji a asht e vertet puna e jevgut me mishin e qenve apo e than ne gjuhen e qeveris i pakontrollum…
29 June 2008 @ 5:56 pm
per portretin nuk e pata te veshtire Moza. autoportreti yt si ne shkrim dhe ne komentet e tua me bene te klikoja menjihere tek Botero.
Te veshtire e pata te gjeja tipin e automobilit.
tek tema tjeter mora vesh qe te pelqente Pezhoja.Por Pezho DUM-DUm nuk te jep gje Googla..
Qe nji sit turk qe ma dha pasi kerkova : maqina DUM-DUM
29 June 2008 @ 5:58 pm
Urime, Moza!
Kjo eshte qofte-kulture (ne rast se lokali qendron, sic thua, hapur gjithe veren). Per ta bere nje cike me “cool”, e bejme inglizce, i themi meat-balls-culture… por prap, tymi ngelet njesoj, dhe ajo fjala “balls” krijon keqkuptime te tjera.
Prandaj te kthehemi ne identitet, ta quajme pace-kulture, shishqebap-kulture, tasqebap-kulture, ose per pak tingullim me seks-drag-en’-rokenroll, le te bejme comlek-kulture….
Meqe jemi te fjala “jazek”, qe pyeti lumidrin ne nje tjeter teme, me sa di une, i thone “turp!”. Eni stambollija, mos me lej me gabu…
Moza, urime dhe me prurje te tjera me shqetesim qytetar!
29 June 2008 @ 6:36 pm
Moze!Mos ik prej peshkut!Mbete tuj la breket e “Atij”Me duket se per ty kjo lloj pune eshte afrodiziake….E bo gjysen e qejfit…Se si tha ajo e moçmja kur lante brk e atij”Moj te rendta ,moj t’ergjendta…
Lumthi ju çar mbani brenda…”Eshte nje çike e vjeter ,por gjithnje aktuale….Moze ,mos u lodh tu nga vrap …Je shkelqyeshem ashtu siç je…..Ke kaplloqen elegante ti…Aty eshte gjithe sensualiteti….
29 June 2008 @ 6:59 pm
Pavaresisht se Moza me duket goce tip dhe me pelqeu edhe ne shkrimin e saj,i jemi larguar ca problemit duke u marre me te e jo me ceshtjen “rrumpalle e zhul ne liqenin artificial”.Ska mo Tirana po TiRama me duket,mire e tha njoni lart.
29 June 2008 @ 7:03 pm
29 June 2008 @ 7:05 pm
eT, lene Mozën se ç’thotë jo dumdumi e jo pezhoja (dhe aq më shumë që kish hik me vrap andej nga liqeni) Shife se ç’na sollën armiqtë e popllit që po e ndiqnin nga mrapa
29 June 2008 @ 8:10 pm
Po moj Zane po,
Po ti cke me breket e burrit tim mi. Zgjyre i ban dreqi, se ca ban me to nuk e di per zotin. Me duket se ja fut e lahet n’Erzen anej ka dreka kur une jam n’pune.
Po sna mba peshku me buke, perkundrazi na merr nga koha produktive
eT, nuk qitet gruja huj 100 here ne resmje mer, mire i here, por i tash e teprove
29 June 2008 @ 8:51 pm
Po moj Zane po,
29 June 2008 @ 9:44 pm
Polico, edhe ty aty te paska ngel syni e…
29 June 2008 @ 11:22 pm
Tashti une peshkun te them te drejten nuk e shof kaq jo produktiv.Si puna jone qe nuk kena ide e qellime Skenderbejshe,po hyme per qejf do te thote shume.Do te thote me u ç’lodh,me ba nji dore muhabet,me ndrru nje mendim pa impegno…E neser ne pune jam me e konçentruar e “produktive”
29 June 2008 @ 11:23 pm
Po mire pra, tundni nai lek ktu se ne spunojme veresie.
Qejfi paguhet e goce !
29 June 2008 @ 11:28 pm
Une nuk i kam kuptuar kurre keto zbavitje masive…U shkulen dynjaja per me inaguru nje kioske.Gjithe ajo tymnaje….ose si thana na kndej;tutto fumo,niente arrosto…..Igjithi tym,arrosto-hiç
29 June 2008 @ 11:46 pm
Zana,
Qylin e ka qef dhe mbreti. S’shof asigjo te keqe se mblidhen njerzit per qofte e birre, perkundrazi..
Moza,
NQS eshte kioske sezonale nuk shof noi gje te keqe po nese ka njul themelet ja marte polici sqepin msysh rames..
Ja bone paf ene ti
29 June 2008 @ 11:59 pm
Nuk e di sa i ka ngul themelet Cheney.
Goxha instalime elektrike, kolona, cadra, banaqe etj.
Gjithesesi, mua qe e frekuentoj ate zone, me dhemb shume.
Sic te thashe ai eshte vendi i vetem i rrafshet ne gjithe kodrat.
Aty ngjitur, para varrezave eshte e vetmja lulishte ku ka lule te verteta, pak asfalt te hajrit. Aty perqendrohen kalamaj, pleq neper stola. Aty prane kalojne vrapuesit ne qejf te vet. Te kesh nje derr lokali qoftesh ne ate zone eshte e tmerrshme.
Per mua eshte shume e tmerrshme instalimi qofte dhe sezonal i kioskes. Aq me teper qe ne kete vape eshte i vetmi vend qetesie i Tiranes.
Nuk di, do shkoj ta shof nese do jete ende aty. Po lus zotin te kete qene vetem per 3 dite. Megjithese mu duk se jane munduar nje cike si shume per 3 dite gje.
Por gjithesesi, une i meshoj prape e prape : Eshte Gabim !
Ta perseris, nuk ishte mbledhje njerezisht per nje qofte e birre.
Ishte tmerr, po mbarohej oksigjeni. Nuk kishe ku te ecje edhe 200m larg birrarise, aq shume milet kishte.
Turp e faqja zeze Cheney te mbulohet me mjegull tymi qoftesh gjithe sheshi Nene Tereza i Tiranes, qe rrethohet nga : Universiteti Politeknik, Akademia e Arteve, Rektorati i Universitetit te Tiranes, Pallati i Kongreseve, dhe Presidenca.
Juva akoma ju duket si nje mbledhje modeste miqsh per nje birre e dy qofte. Une po te them ishte tmerr.
30 June 2008 @ 12:28 am
Moze te besoj.. Mua me pelqejne instalimet verore alla piknikce.. vdes per icik peshkim, gjah e rrjedhimish grille.. por te besoj qe do ket qene e egzagjeruar..
30 June 2008 @ 12:35 am
O Chen, perseri fluturon me perim ti mer! Mbete gjithe kohen deshem…
Nese kjo kioska eshte vetem per 3 dite, dreqi e mori, le te hane dhe te pine njerezit, por nese Bashkia ka dhene leje qe qoftet dhe birra te serviren aty gjate gjithe veres, kjo eshte uzurpim i kesaj hapesire qe perdoret nga qytetaret per t’u larguar nga era e qofteve, e birres, e tymit etj.
Problemi eshte qe hapesirat e betonit shtohen cdo dite, ndersa hapesirat e gjelberta nuk pakeson, po zhduken fare. Kryetari defakto jo ne detyre, Tiranen e ka bere TiRama. Bojatis vete, jep lejet e ndertimit vete, shkaterron hapesirat e gjelberta po vete dhe nuk pyet per askend.
Ne TiRame ndotja eshte mbi normat e lejuara, cfare masash ka marre Bashkia? Rama jep leje ndertimi ne TiRame, nderkohe qe nuk shton asnje hapesire te gjelbert etj. etj. Pse nuk e ben planin urbanistik te TiRames, ne menyre qe TiRama te behet Tirane?!
E keqja eshte se ka humbur kritika pervec ca zerave te vecuar qe bertasin here pas here. E dini pse ndodh kjo? Ky individ ka vene nen kontroll mediat qe te mos kritikojne dhe ja arriti ta shiste si modernitet dhe sjellje trendy perversitetet e tij nudiste. Grupet qe u gezuan me shume kur dolen fotot nudo te Rames, pa gjithe fiku, ishin homoseksualet ne Shqiperi (reaguan me nje njoftim ne mos gaboj, per hapjen e PS-se ndaj sjelljeve kontraverse) dhe cupkat qe qeshin ne konferenca shtypi edhe kur i shan Rama. Padyshim u gezuan edhe mjaftistet qe dolen te mbronin privacine e hallateve te Rames, kur ky i kishte nxjerre vete ne mes te njerezve…
30 June 2008 @ 12:45 am
E me dhe ti polic,
Mos u hudh dege me dege.
Cheney, po skishte asnje lidhje me piknikun veror o vella.
Ne ishim 2 veta dhe pasi hyme tek dera e humbem menjehere nj-tj dhe u morem vesh me sms (se nuk degjohej ne cel nga muzika e larte) qe te dilnim dhe te rigjeheshim tek dera.E gjithe kjo ne harkun e 5 min.
Nuk quhet piknik kur shtyhesh e ngjeshesh me keq se tek autobusi i unazes ne ora 8 pa nje cerek. Eshte efekti i kundert, ska kenaqesi, shplodhje apo fresk.
P.S. Polic, Rama jo vetem i shan, por dhe mund ti rrafi gazetarkat dhe ato prap vdesin per te. Ki inat ! Femrat laraska te bashkise (ca dhe nga ato te kthyerat me qejf te madh prej jashte shtetit) thone qe jua kepuste me shpulla, dhe ato prap nordhnin per Edin. Ashtu e vendoste disiplinen ai mer daje. Eshte stili vet. Biles bibat pranonin te punonin me rroga qesharake, vetem qe te ishin afer Edit.
30 June 2008 @ 12:53 am
O polic,
Po e shef mer e shef se c’force graviteti ushtrojne koqet e edit mbi ty?
Po te flisje vetem per hapsirat e gjelberta,per lejet e ndertimit, do ja vlente qe te diskutonim mbi keto tema; por ti e qelb ne cdo prurje, ti atje e ke se e ke menjen.
Edhe mos i ngatarro gjerat, secili te veten, ishe ti ai qe jepje leksionet mbi fluturimet me ose pa presh dhe tani duket edhe me salcice e me qofte.
Pranej polico qe te diskutohen temat rreth bashkise sic e meritojne; sado te veshtire ta kesh cliroje mendjen nga koqet e edit.
30 June 2008 @ 1:12 am
Moza te besoj mi te besoj dhe me thone te drejten vjet kur fillun e prishen ca barraka andej nga liqeni, se di me urdher te kujt, mu be vertet qefi!!
Po i pytje kisha une, krypen me paprika e jepshin falas apo duhej ble?
30 June 2008 @ 1:15 am
Me ca lexoj ketu duket se degradimi i ambienteve naturale te Tiranes eshte ne korelacion te drejte me fotot nudo dhe ko.qet e Edvinit
30 June 2008 @ 1:24 am
Tashi meqi ju ka shku menja keq :
Koqet me te mira ne Tirone i gatun Reka, ne Berzhite, fill pas Sallakut.
Shkoni dhe kerkoni.
Po mos u beni te pacipe e i thoni : du koqe, por thojini dua “gjendra” dhe e kupton vete ai. Plus pas buke, ka sheqerparen me te mire ne tirane.
Cheney, aty falas me duket ishte cdo gje, edhe qoftet, edhe mishi i bardhe.
Po te doje me fut duret, i fusje, donte sdonte ajo, skishte nga te shkonte.
Mashkull para, mashkull para, mashkull majtas, mashkull djathtas.
Bah, sikishe ka rrotulloheshe.
Por mesa pashe une ma te interesum ishin robt per qoftet dhe birren sesa per mishin e bardhe.
30 June 2008 @ 8:30 am
Moza,
Pavaresisht kritikes qe i beje lokalit te tymit, une te falenderoj per informacionin qe percolle, pasi kam shume kohe qe nuk kam provuar kenaqesine e qofteve apo berxollave te skarres, brirre me krikell te ftohte dhe ajrit te paster. Kuptohet qe dita e pare (e inagurimit) dhe kur eshte falas krijon remuje dhe grumbullime te pakendeshme. Por besoj se mbas kesaj, ambienti do te jete mjaft i kendshem dhe mezi po pres per te shkuar dhe shijuar si dikur me te dashuren ……………
Dikur buze liqenit, jo me larg se 200 metra nga amfiteatri dhe ne drejtim te “gjirit te kurvave” ka pas qene nje kioske e vogel llamarine qe tregtonte qofte e berxolla te skares, panine te verteta dhe bire ne shishe te Fabrikes se Tiranes. Kioska ishte e NTSHUS-it (ndermarja tregtare shteterore e ushqimit social) dhe cilesia e mishit shume e mire (made in Albania). Mbasi haja me neps nje berxolle te ngrohte dhe pija nje shishe bire (do te doja me teper por nuk kisha leke) ndizja nje cigare partizan dhe ashtu buze liqenit, te pakten per 10 -15 minuta me dukej vetja si njeriu me i lumtur i kesaj bote.
E pra mua me duket se nuk ka asnje gje te keqe te rikthesh traditen, por jo si ajo e kioskave buze Lanes dhe parkut rinia ne vitet 93-98, ku cdo sherbim apo ushqim ishte i perzjere me eren e shurres dhe te djerses se njerezve te pa lare e te pa pare.
30 June 2008 @ 9:26 am
Ja edhe nje problem mjaft shqetesues ( Urbanet, cilesia e sherbimit ben prapa) ne TiRame, qe ka qene i pranishem gjithmone, por kesaj rradhe qenka vene ne dukje nga nje media tmerresisht edramiste.
Lexoni per me teper tek ky link: http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=23134
30 June 2008 @ 12:11 pm
berbero, ai 10-15 minutshi i lumturise sikur do elaboru i cik me shume, them une…
PS mos sha, se je i sham… hihihihiii….
30 June 2008 @ 12:23 pm
do elaboru vallaj
30 June 2008 @ 12:32 pm
30 June 2008 @ 12:43 pm
Pa shaka (dhe pa asnji lidhje me berberin, really), e di ku e kom? Kur kritikojne “nostalgjiket” shume here harrohet se ne ate kohen e kalume, pervec te tjerash, nostalgjiku ishte me shpaten zhvesh, e cate historine me ter men ashtu si u thojte… dhe jom i sigurte se ene nostalgjiku vete e harro ket… kujto se osht rezultat i epokes dhe jo i….
30 June 2008 @ 1:44 pm
.
30 June 2008 @ 2:42 pm
Berbero,jo brirre,as bire por BIRRE.sepse brire dhe bira ke edhe sot.
30 June 2008 @ 7:54 pm
Po behen qofte nga liqeni…na u trash Moza…o burra te veme ne krye te Peshkut dhe ti fusim ndonje “kritike” kundra Edvinit qe t’mos na marrin m’sysh.
Hajde Peshku hajde…ku paskeni perfunduar…kritika ndaj qofteve tani.
O Mozi si ishin ato qoftet njihere?? Mos thuj qe s’i provove…
1 July 2008 @ 2:37 pm
Po baj kujdes berber, se me ket emer dhe keto parametra mund te gjesh shume femra andej.
Edhe po mpleksesh me nai tjeter kot me kot.
E di at barcaleten? Bie dera tak tak. Gruja (e bardhe, e shnoshe) vetem ne shpi. Hap deren shef i plak. He xhaje?
- vetem je zonje ?
- po
- a me qafsh i thote, hiqe pak rrobedeshambrin te te shof
- yt plak i keq.
- he te lutem, na te jep xhaja gjithe pensionin sic e kam marre. Ene tund paret.
-Ou ou xhaje, paske goxha pension
- po po, te tu befte xhaja kurban, me fut i cike brenda
- mire hajde brenda po shpejt se me vjen burri.
Ok, mbaron pune xhaja. Merr leket gruja. Iken xhaja. Vjen burri ne dreke ne shpi.
- Erdha gru, jam i lodh shume, me sill nai cape buke
- Cer buke do ti me, ti ske pru asi lek ne shpi
- Si moj skam pru, po une ti solla qe ne mengjes, me rojen e turnit ne shpi moj
1 July 2008 @ 2:59 pm
Moze ,qeke kenoq me qofte & birra tek liqeni, mesa shof nga fotot duke si piknik note!
Ku i ke shoqet mi ,se nuk shof as edhe nji goce ..
1 July 2008 @ 3:19 pm
e nderuar z Moza, te me falni qe nuk mund te bie ne nivelin tuaj linguistik por nuk mund te rri pa ju uruar: Ju spiropallofte ndonje gje disi e madhe
1 July 2008 @ 3:44 pm
Kjo foto ktu tregon ca personazhe (me shoqnin) q’ingjajne nji peshku qe eshte vetepershkruar ketu (dhe biles e ka sjelle po kjo Manjola nolt, ne nje post tjeter)
http://img395.imageshack.us/img395/4126/birratjv9.jpg
1 July 2008 @ 4:29 pm
Grupi, nje problem te afert me kujtohet qe ngrinin dikur nje pjese e banoreve te Vjenes.
Kane edhe ata nje si pune parku (ndane Danubit) ku dilnin me shoqni ose familje. Natyrisht kane shume siperfaqe te gjelbra austriaket, nuk po bej krahasim te drejteperdrejte. Se nuk krahasohet Liqeni me Danubin! Nder njerezit kishte austriake dhe turq&jugosllave. Tek austriaket qetesi, rregull, pasterti. Ketej “nga dora jone”, vec te tjerash, kerciste shishqebapi ne skare, tym me shumice, letra e hedhurina plot si dhe zhurme (muzike me ze te larte). U ankun vendasit. Cer bohet mer kshu, thane. Ne nuk e kemi keshtu qejfin. Sidoqofte, edhe opinioni austriak ishte i ndare: disa ishin me tolerante (no problem me auslanderet, po te na japin naj cope mish te pjek, eshte OK, se kshu mga era duket i shijshem), disa ekstrem: te zhduken me gjithsej, se na felliqen hesapin! Perplasje kulturash, me nje fjale.
Ne thelb, edhe kjo qe ngre Moza, eshte perplasje kulturash dhe menyrash te jeteses!
3 July 2008 @ 11:59 am
Ej, une kalova atypari te henen ne dreke se shkova ta pija nje birre ne fresk nga liqeni dhe kioska ishte cmontuar pergjysem, punetoret e bashkise po pastronin vendin nga plehrat.
Moza, i ke hudh nje sy dje e pardje, a eshte kthyer hapsira sic ishte?
3 July 2008 @ 12:03 pm
Ishalla, te lumte goja !
3 July 2008 @ 7:40 pm
www.biraci.it
6 July 2008 @ 3:32 am
Si po shkon biznesi tek ai lokali i ri nga liqeni?