Identifikohu



Regjistrohu

Qepa

Po zoterinj, e lexuat qarte, Qepa! Nuk jam ketu per te shpjeguar vetite kuruese te Qepes, as per te thenne qe e urrej qepen dhe eren e saj. Gjithashtu nuk deshiroj te hap nje lufte per Qepen, ku disa- te djathtet te hidhen e te kujtojne se si ne te shkuaren Qepa dhe ka qene persekutuar (shpesh eshte abuzuar me te, pranojme) e asesi nuk dua qe te majtet te na kujtojne se mos te ishin ata, Qepa nuk do kish kaq shume varietete. E te dy grupet politike do fillonin te ziheshin per pushtetit, politikat e per te ardhmen, po me kuptuat drejt, Qepujken. Pasi te gjithe e pranojme se megjithe Qepujka vjen para qepes, Qepa eshte nena e Qepujkes.

E ngaterruar? Sigurisht.
Kthehemi tek Qepa.
The Onion http://www.theonion.com/

Ka kohe qe tashme Qepa eshte nje nga mediat me me autoritet.
Ndoshta ata mund te thone per vete qe Qepa eshte - America’s Finest News Source, por ne nuk do shkojme aq larg. Jo te gjithe paten rast te lexojne Skupin editorial te kesaj te Djele. Ne suplementin e saj “The Onion” flet direk me Mahmudin (po pikerisht ate M. qe mendon dhe ti, M. Ahmadinexhadin) dhe aty Mahmuti rrefehet:
“I Just Learned What The Holocaust Was, And Boy Do I feel Silly”
Po ashtu Qepa ishte e para qe dha lajmin se Al-Kaeda ka caktuar punonjes te specializuar per cdo familje amerikane, bashkangjitur me instruksionet sesi ta zbulosh nje operativ Al-Kaedjan, nese ndodhet ne shtepine tuaj.
Bejeni Qepen nje nga faqet favorite; shfletojeni te pakten nje here ne jave, do shikoni qe do kenaqeni pa mase.
Qepa ka nje kendveshtrim interesant te ngjarjeve, e kur ngjarjet mungojne Qepa rralle here heziton ti krijoje vete ato.

P.S nese Peshku do te bashkpunoje me Qepen ( anasjelltas) ate e di Peashku, e ca varet dhe nga Qepa, por nuk besoj qe shume do kundeshtojne qe nje Tave Peshku me Qepe, shkon persembari.
Ndoshta nuk do ishte keq qe Peshku te publikonte (ka i here) artikuj te tipit “ the onion” me humor e jo gjithshka te merret teper serizisht, pasi humori ul gjakrat a zhvillon mendjen. Jo kushdo mund te beje humor, por te gjithe dine te bertasin- ka thene..hm..pak rendesi ka kush ka thene, bile s`kam kohe tja shkruaj emrin se po me duhet te shkoj ne krevat e te fle. Noten folks!

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

9 Komente »

  1. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Nëntor 2006 @ 2:24 am

    Per “peshkun” eshte kompliment ne vetvete te mendohet njekohesisht me “qepën”. Eshte me te vertete faqe argetuese, por jo vetem kaq. Nje shembull i mire per peshkun do thoja.

  2. zana thotë:

    26 Nëntor 2006 @ 9:34 am

    NJe pubblicità shume zbavitese.Ka te drejte ;ne i marrim teper serizisht gjerat.Duhet nje çike ironi e autoironii

  3. alb Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Nëntor 2006 @ 9:53 am

    I vetmi seksion qe me pelqeu ishte ai qe fliste mbi planetin Mars, se per ketu ne planetin Toke vinte era Qep.

  4. Gjoleka thotë:

    26 Nëntor 2006 @ 2:14 pm

    Shiko sa e lezecme kjo te titulli ne figure, “Chigaco nxjerr prostituat dimerore”, me nje intinacion sikur i ka nxjerre bashkia :)

  5. emigrant thotë:

    26 Nëntor 2006 @ 9:35 pm

    Jack25, good catch me Qepen. Per prove po jap nje te shkurter nga Qepa; po s’patet problem me kete, atehere do e gjeni Qepen OK, besoj une.

    Perdorimi shlodhes i Viagres

    Sipas nje studimi te fundit, po rritet perdorimi shlodhes i Viagres nder djemte e rinj qe nuk vaujne nga impotenca. C’mendoni mbi kete gje?

    Rudy Garcia: Cfare mendojne kete njerez, te besh sex per 48 ore rresht, eshte nje loje apo si?

    Douglas Hirtz: Me ne fund nje mrekulli e mjekesise per te eleminuer 3 perqind te rasteve kur 20-vjecareve nuk iu “çohet miku”.

    Lawrence Hardin: Te rinjte duhet te mos i ndahen marijuanes dhe psikopatlleqeve; Vaigren tia lene pleqve ata.

    Rhonda Hansen: Epo, po te idealizosh Bob Dolin, si puna e te rinjve konservative, keto do presesh.

    William Knotz: Ua, paska edhe treg ilegal per keto pilula? Ndersa une gomari i kam perdorur gjithe keto kohe vetem per te kenaqur gruan time….

    Jane Setzer: Po si do e mesojne djemte e rinj mjeshterine e vlefshme te “llapes” neqoftese ata gelltisin nga je pilule sa here duan nje ereksion….

  6. zana thotë:

    26 Nëntor 2006 @ 9:56 pm

    Emigrant ,me kenaqe..Sa paskam patur nevoje per kete infomacion.
    Nuk di si kam jetuar deri tashti pa keto njohuri.Ha.ha

  7. emigrant thotë:

    26 Nëntor 2006 @ 10:08 pm

    Eh Zana, c’e gjeti njeriun e s’e hoqi… ;-)

  8. blete thotë:

    27 Nëntor 2006 @ 6:30 pm

    hej nje nga miket e mia me te mira si edhe nje nga gazetat e para falas qe ka shume kohe qe shperndahet ne NYC. Humor i zi, shpesh pa limite, po teper ne shenjester, me kujton Hostenin ne ditet e tij me te mira.
    per te interesuarit, shikoni gjithashtu: The Village Voice.

  9. Agjent Operativ thotë:

    27 Nëntor 2006 @ 6:33 pm

    Emigrant:

    me kenaqe plako. Nuk e dija qe te te quajn ‘llapa-qen’ qenka kompliment.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.