Qeni i lumtur

Atë mëngjes ndjehej i raskapitur, pas një nate pothuaj pa gjume, të mbushur me tinguj , drita dhe zëra që ende i kumbonin në veshë. Hapi sytë dhe pamja që i cfaqej prej vitesh, cdo mëngjes, ishte po ajo: rrugica me muret gri të oborreve, pellgjet me ujin e shirave të para të vjeshtes dhe, më tej, atje ku fillonte parku i lojrave, ngrihej karuseli, si nje sy i stërmadh ciklopi i zbukuruar me ngjyra. Kapsalliti qepallat e rënduara, tundi kokën, u shtriq dhe me një lëvizje të beftë, i dha trupit përpara dhe sakaq u cua. Ndricimi i ngrohtë i atij dielli mëngjesor i jepte një ndjesi paqeje dhe qetsie. Papritur e ndjeu veten të lumtur, por pa e kuptuar se nga i vinte kjo ndjenjë që rrallë herë e pushtonte. Ndoshta nga fakti i thjeshtë qe atë mëngjes të mbushur me dritë , ai ishte pjesë e kësaj bote , ishte aty te rrugica ku endej prej vitesh, ndihej i gjallë, shikonte pamje të njohura dhe kjo i mjaftonte për t’u ndjerë mirë. U shtriq dhe njëherë duke flakur tej plogështinë e trupit dhe ngriti veshët për të kapur sinjalet që vinin nga larg. Mes asaj morie tingujsh që mbushnin mëngjesin e asaj dite, në veshë ende i kumbonte muzika dhe ritmi i tamburit. Bam ba ba bam, bam ba ba bam. Bam, bam bam. Orkestra kishte heshtur, muzikantët ishin larguar ndaj të gdhirë dhe në oborrin e lokalit kishin mbetur të hedhura shkujdesshëm, karrike, gota plastike, paketa bosh dhe bishta cigaresh. Ajo botë tingujsh dhe ngjyrash, britmat dhe të qeshurat e një turme në ekstaze në natën e kaluar, për atë tashme ishte dicka e pakuptimtë. Gjithcka e kishte kundruar me ftohtësi dhe indifirencë, ndoshta njëlloj si të ishte pema në qoshen e oborrit apo lisharsja e vendosur aty pranë saj.I vetmi fakt i rëndësishëm për të ishte se, atë natë të mbushur me ritëm dhe muzikë, ai bashkë me mikeshën e tij, Vikin, gjetën dicka për të mbushur stomakun. E rikujtoi dhe një herë castin kur nga dora e një zonje të bukur u rrëzua pjata me copat e mishit, një oh, si një kristal i thyer, dhe të qeshurat e miqve të saj aty pranë .Me pas iu kujtua se si këmbë femrash mbi taka të larta nisën të kërcenin mbi tavolinën e madhe , duar që mbanin ritmin, pjata që fluturonin tutje dhe gjithcka u kthye në një ujvarë tingujsh dhe zërash të hareshëm.Ai me Vikin , të shkujdesur dhe pa e vrarë mëndjen për turmën që kishte kaluar në delir, shijuan në qetsi , aty në qoshen e oborrit, gjithfarë ushqimesh, si rrallë ndonjëherë në jetën e tyre.C natë e bukur që ishte!!Pasi kaloi rrugicën, u kthye djathtas, eci disa metra dhe qëndroi për një cast. Nga ballkoni i vilës tre katëshe që ngrihej fill e mbi lëvizjen e rrugës, dalloi Beksin, me kokën e zgjatur nga ballkoni i mbushur me karafilat që vezullonin si smeralde nën diellin e mëngjesit.Pranë tij qëndronte me brylat e mbështetur mbi parmakun e ballkonit, gruaja flokëverdhe.E shikonte shpesh Beksin në rrugë, teksa shëtiste mbrëmjeve me gruan flokëverdhe, ose në makinën e saj luksoze, ulur në krah të saj, me këmbët e hedhura mbi dritare dhe atë vështrimin mburravec që të jep superioriteti dhe ndjesia e të qënit një qen i përkedhelur. Kishte raste që ndjente një lloj zilie për Beksin, por shpejt ngushëllohej, kur mendonte se vërtet ai endej rrugeve, cfilitej për të gjetur copën e bukës por ama ishte i lirë.Po, po ai ishte i lirë dhe kjo ishte gjëja më e rëndësishme për një qen rrugësh.Askush nuk e kontrollonte jetën e tij, askujt nuk i interesonte se ku shkonte dhe cfarë bënte, nëse kishte qëllime apo thjesht endej rrugëve ashtu kot me kot, si mjaft nga miqtë e tij të mbetur pa zot. Sepse cfarë është liria tek e fundit? Asgjë më shumë se sa e drejta për të qënë i cliruar nga cdo kushtëzim apo varësi, rregull apo kufizim. Në jetën e tij prej qeni, kuptimi i lirisë dhe përmbajtja e saj lidhej me të drejtën për të lëvizur në kërkim të ushqimit.Në se e siguronte atë, kishte siguruar egzistencën e tij. Liria ishte mjeti për të siguruar egzistencën e tij, ndërsa gjetja e ushqimit ishte qëllimi i egzistencës së tij si qen i lirë. Tek e fundit ai ishte një qen rrugësh dhe ky fakt përcaktonte të gjitha limitet e egzistencës së tij, me të gjitha triumfet dhe disfatat e një jete jo aq për tu patur zili. Si ai kishte dhe të tjerë. Shpesh mblidheshin mbrëmjeve aty në parkun e madh, me sytë e mbërthyer nga hëna indiferente dhe nisnin lehjen e tyre pikëlluese. Ishin të lirë që të lehnin pa frikë, pa censurë.Pa c ka se askush nuk e dëgjonte lehjen e tyre , britmën e tyre egzistenciale! Ai ishte i lirë. Ishte i lirë për të shkuar deri te kazanet ku hidheshin mbeturinat, për të levizur aty rrotull lokaleve apo rrugicave, me shpresën se dicka do të gjente për të mbushur stomakun e tij modest. Dhe kjo nuk ishte pak!.Ishte një arsye për të qënë i lumtur…!!Nga larg dëgjohej muzikë. Gjithcka dukej e qetë dhe paqësore nën atë diell vjeshte .

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

12 Komente

  1. xhenius thotë:

    20 August 2008 @ 9:01 pm

    …. Ishin të lirë që të lehnin pa frikë, pa censurë.Pa c ka se askush nuk e dëgjonte lehjen e tyre , britmën e tyre egzistenciale!…
    —————————
    shume e ngjashme me”demokracine” shqiptare.

  2. Izabel thotë:

    21 August 2008 @ 12:35 am

    Spiritus,

    Me pelqeu. Me nje lexim te shpejte qe i bera me pelqeu dhe me beri qe ta ve ne plan per ta lexuar prap. Menyra e te shkruarit eshte e lidhur dhe duket profesionale. Frazat nuk ngecin. Ka nje nenkupitm te thelle, artistikisht te mbuluar dhe zbuluar, dhe eshte pikerisht kjo gje qe do me beje ta lexoj prap per ta zbuluar krejtesisht.

  3. Idris thotë:

    21 August 2008 @ 3:28 am

    Ne cdo mbremje mature ka pase nga nje qe rrinte i “vrerosur”..
    mallkonte gjithshka qe nga “ngjyerjet” :P e femrave e deri tek “menefregizmi pozant” i meshkujve :D
    “C’ke mer qe turfullon ..Fol mor ku e ke dhemken ”
    Pene e shtruar ,me linje te permbajtur e te dallushme qarte dhe me ide se ku do mbrije…Talent! urime.
    Po thuj mor ku e ke “dhembken” se nuk krahasohet liria e qenit me te njeriut.

  4. spiritus thotë:

    21 August 2008 @ 9:16 am

    >

    haha.Idriz je tip dhe me humor.Po e tregova une “dhembken” kam frike se “peshqit” do merren me mua dhe do kap top listen e komenteve si XYZ! Flm per kedo qe sakrifikon pak kohe dhe vemedje.

  5. flokenaja thotë:

    21 August 2008 @ 1:47 pm

    spiritus me duhet te te dergoj ca rreshta ne privat, por nuk paske kuti, si i behet hallit…?

    p.s.
    ma kane lene si porosi, une jam thjesht postierja…

  6. spiritus thotë:

    21 August 2008 @ 1:52 pm

    flokenaja, Pa nise iher ta shofim porosine…

  7. flokenaja thotë:

    22 August 2008 @ 9:14 am

    Me ne fund e lexova.

    Stil i sigurt, pa teprime dhe pa lajle lule artificiale.
    KY shkrim me solli nder mendje nje pyetje qe ne raste te caktuara ia bej shpesh vetes, ( vetja ma kthen pergjigjen po ja qe mua nuk me pelqen pergjigja e saj… e pyes pas disa kohesh me shpresen se ajo e ka haruar pergjgijen e pare, por jo, te njejten pergjgije me jep edhe pas shume kohesh, nuk haron gje kjo vetja ime )
    pyetja eshte: perse ne nje dhome te mbushur me njerez te zhurmshem kam ndonjehere ndjesine sikur jam vetem me te kater muret ?

  8. spiritus thotë:

    22 August 2008 @ 9:38 am

    Vetem kur jam VETEM, shikoj brenda VETVETES dhe mundohem te kuptoj
    VETEN. haha Shqipja eshte e bukur per loje fjalesh por jo vetem per te luajtur me fjalet.Nuk po bej apologjine e vetmise edhe pse ne lindim VETEM, jetojme me njerez dhe mes njerzve dhe ..vdesim VETEM.
    Mund te jesh mes njerzve pra, jo i vetem, dhe te ndjehesh i vetmuar kur mungon komunikimi, moskuptimi dhe zhurma e jetes se gjalle mes te tjereve kthehet ne makth.
    > Eee sa mire eshte te jesh vetvetja gjithmone por sa e veshtire.Vetem nga idete obsesive dua te mos jem vetvetja. Po maska e hipokrizise qe duhet nganjiher sepse sinqeriteti te con ne kryqin e merise dhe armiqesise me te tjeret? Na fute ne te thella qe me mjes me kto arsyetime Flokenaja :)

  9. flokenaja thotë:

    22 August 2008 @ 9:52 am

    he se e di notin ti e di

  10. spiritus thotë:

    22 August 2008 @ 10:10 am

    S ma the ate pergjigjen qe te jep vetja dhe ty se pelqen? Apo je duke i sistemi gjerat? Pa patur pak uje si mund te notoj peshku?:

  11. flokenaja thotë:

    22 August 2008 @ 10:13 am

    ne te vertete, une pergjigjen nuk e thash… hahahha

  12. spiritus thotë:

    22 August 2008 @ 10:21 am

    Ok,ma nis ne privat, pa autocensure , pa kompleks, ta studjojme njiher se ca pergjigje te jep vetja:

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com