Login



Register

Qendrim “Colorful”

U cudita sot kur po shihja emisionin e mengjesit te Adi Krastes i cili, ne lidhje me Barack Obamen, ne vend te shprehte ne Shqip mendimin e tij qe qendrimi i kandidatit demokrat ndaj Hillary Klinton ishte nje qendrim “Shumengjyresh” ai tha COLORFUL…nje fjale qe u riperserit nga kolegu i tij, Eno Popi, pas pak sekondash. (‘Qendrim colorful’ ne fakt nuk perkthehet gjithmone ne ‘qendrim shumengjyresh’, por sigurisht nje fjale ne Shqipen tone egsiston te materializoje mendimin e Krastes)

Ne fakt nuk eshte cudi e madhe se fjale te huaja jane buke e perditshme ne Shqiperi, por nuk e prisja nga nje gazetar/prezantues si Krasta dhe mbi te gjitha nuk e prisja me ate lloj vet-kenaqesi (smugness) me te cilen e shoqeroi….

A thua e kuptoi njeri se c’tha? Nje Shqiptar mesatar qe po pregatit mengjesin; Nje nene shtepiake qe po nis femijet ne shkolle? E kuptuan sensin e frazes?

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

10 Komente

  1. bariu thotë:

    15 March 2008 @ 12:40 pm

    Apo se si skuadra cedoi mesin e fushes?
    Ose ate qe i afroi nje post administrate dhe i ofroi karrigen qe te ulesh?
    Ora e Bush, dora e Klinton, lakimet e emrave si syte e ktyne?

  2. Pjer Thomas thotë:

    16 March 2008 @ 6:09 pm

    :-) hopa, ja ku e mesova dhe nje fjale tjeter anglisht une :-)

  3. palaco-njeri thotë:

    17 March 2008 @ 6:33 pm

    Kur isha ne shqiperi u skandalizova jasht mase me ate fjalor qe degjoje.Ishte me te vertete per te ardhur keq,ata ishin skandaloz te gjith nga politikane tek gazetare,nje nga me skandalozet ishte Spartak Ngjela i cilie thoshte njehere gjith fjaline ne Anglisht dhe pastaj e perkthente ne Shqip.Nje zot e merr vesh kete lloj budalliku.

  4. lule thotë:

    18 March 2008 @ 7:19 pm

    Pastaj habitemi ne pse ne jugun e Shqiperise se vjeter dalin te shkrujtme greke. Po ne kemi qene gjithmone majmune kopjace. Kush shtet ishte i fuqishem, i perparuar dhe neve vu, te folmet e te shkrujtmet e emrat ne greqisht, italisht, turqisht, rusisht. Shyqyr vetem kinezces i kemi shpetu nga keto emrat…

  5. hero tastiere thotë:

    18 March 2008 @ 7:22 pm

    Mirë, të paktën, që nuk bastardoni alfabetin…

  6. shqipe@ou thotë:

    21 March 2008 @ 5:18 pm

    Qetesohuni o puritane. Fenomeni i huazimit te fjaleve ka ndodhur ne histori dhe ne cdo kulture. Ne Itali perdorin fjale ne Anglisht, ketu ne Amerike perdorin fjale te huaja, kryesisht nga Spanjishtja, ne Greqi ke fraza ne anglisht. Pra eshte globalizimi, ne gjithe boten ma ha mendja 5 nga 10 veta dine anglisht.

  7. adela thotë:

    27 July 2008 @ 12:09 pm

    Pastaj i degjion po keta njerez te revoltuar se ne fjalorin shqip po hyn cdo dite e me shume fjale te huaja. Dhe me nje krenari hipokrite i cilesojne keta njerez si jo atdhetar…………. PO TI MOR I MJERE CFARE???? Ta them un ………..ti je colorfull,,,,,,,

  8. anja thotë:

    28 July 2008 @ 4:04 am

    moj adela ktu ska te bej fare puna e ‘atdhetarizmit’ apo krenarise se qenurit Shqiptar por fudolliku qe i ben te mendojne se duke perdorur fjal te huaja duken me intelektual. Mua me vjen te qesh me nje sjellje te tille; pra qe mendojne se po shtojne vlerat e vetes duke futur tek-tuk fjale te huaja. Eshte shume tacky, dhe meqenese shumica e publikut nuk i kupton, eshte fudollik dhe vulgare.

  9. anja thotë:

    28 July 2008 @ 4:05 am

    ‘tacky’ nuk di si ta perkthej ne shqip; kush e din le ta shtoj. flm

  10. xhibi Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 July 2008 @ 4:53 am

    tacky mbase ne shqip mund te pershtatet ne bajat, ose pa shije.

    Dhe ashtu eshte. Kaq shume colorful e kane bere shqipen keta “te modernizuarit” sa e kane bere me keq se pallatet lara-lara te Edvinit. :D

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.