Qendrim “Colorful”
U cudita sot kur po shihja emisionin e mengjesit te Adi Krastes i cili, ne lidhje me Barack Obamen, ne vend te shprehte ne Shqip mendimin e tij qe qendrimi i kandidatit demokrat ndaj Hillary Klinton ishte nje qendrim “Shumengjyresh” ai tha COLORFUL…nje fjale qe u riperserit nga kolegu i tij, Eno Popi, pas pak sekondash. (‘Qendrim colorful’ ne fakt nuk perkthehet gjithmone ne ‘qendrim shumengjyresh’, por sigurisht nje fjale ne Shqipen tone egsiston te materializoje mendimin e Krastes)
Ne fakt nuk eshte cudi e madhe se fjale te huaja jane buke e perditshme ne Shqiperi, por nuk e prisja nga nje gazetar/prezantues si Krasta dhe mbi te gjitha nuk e prisja me ate lloj vet-kenaqesi (smugness) me te cilen e shoqeroi….
A thua e kuptoi njeri se c’tha? Nje Shqiptar mesatar qe po pregatit mengjesin; Nje nene shtepiake qe po nis femijet ne shkolle? E kuptuan sensin e frazes?


15 Mars 2008 @ 12:40 pm
Apo se si skuadra cedoi mesin e fushes?
Ose ate qe i afroi nje post administrate dhe i ofroi karrigen qe te ulesh?
Ora e Bush, dora e Klinton, lakimet e emrave si syte e ktyne?
16 Mars 2008 @ 6:09 pm
17 Mars 2008 @ 6:33 pm
Kur isha ne shqiperi u skandalizova jasht mase me ate fjalor qe degjoje.Ishte me te vertete per te ardhur keq,ata ishin skandaloz te gjith nga politikane tek gazetare,nje nga me skandalozet ishte Spartak Ngjela i cilie thoshte njehere gjith fjaline ne Anglisht dhe pastaj e perkthente ne Shqip.Nje zot e merr vesh kete lloj budalliku.
18 Mars 2008 @ 7:19 pm
Pastaj habitemi ne pse ne jugun e Shqiperise se vjeter dalin te shkrujtme greke. Po ne kemi qene gjithmone majmune kopjace. Kush shtet ishte i fuqishem, i perparuar dhe neve vu, te folmet e te shkrujtmet e emrat ne greqisht, italisht, turqisht, rusisht. Shyqyr vetem kinezces i kemi shpetu nga keto emrat…
18 Mars 2008 @ 7:22 pm
Mirë, të paktën, që nuk bastardoni alfabetin…
21 Mars 2008 @ 5:18 pm
Qetesohuni o puritane. Fenomeni i huazimit te fjaleve ka ndodhur ne histori dhe ne cdo kulture. Ne Itali perdorin fjale ne Anglisht, ketu ne Amerike perdorin fjale te huaja, kryesisht nga Spanjishtja, ne Greqi ke fraza ne anglisht. Pra eshte globalizimi, ne gjithe boten ma ha mendja 5 nga 10 veta dine anglisht.