Që të mos çmendemi nga pesimizmi
Kjo eshte shume qesharake per te mos u lexuar. Eshte nje nga ato historite qe ne momente te tilla si post-Gerdeci, te bejne te mbash barkun me dore. Me kujton nje imazh te Francesco Nutti-t qe perpiqej t’i priste koken vetes me nje luge druri. Kjo eshte edhe me e forte.
20-vjeçarja hidhet nga monumenti i Skënderbeut
Gentiana S. tentoi vetëvrasjen në prezencë të kalimtarëve
Një vajzë e re ka tentuar t‘i japë fund jetës në qendër të Tiranës, duke u hedhur nga monumenti i Skënderbeut. 20-vjeçarja Gentiana S. kishte zgjedhur monumentin e heroit kombëtar për të kryer këtë veprim, por fatmirësisht ajo ka shpëtuar vetëm me disa dëmtime të lehta. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në prani të shumë kalimtarëve në qendër të Tiranës, ku ndodhet edhe sheshi me të njëjtin emër. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se ngjarja është regjistruar në orën 08:30, kur një kalimtar ka telefonuar në sallën operative dhe ka treguar se një vajzë e re ishte hedhur nga monumenti i Skënderbeut. Me t‘u njoftuar, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e patrullës së përgjithshme të policisë, ndërkohë që protagonistja është dërguar për në qendrën spitalore “Nënë Tereza”.
Nga informacionet e mbledhura, policia ka zbuluar se vajza e re kishte probleme mendore. Sipas policisë, mëngjesin e djeshëm kishte dalë nga banesa, ku jeton dhe kishte shkuar në qendër të Tiranës. Me mundim, ajo është ngjitur mbi monumentin e “Skënderbeut” dhe nga aty është hedhur me kokë poshtë. Njerëzit, të cilët e kanë vënë re vajzën, e cila po bëhej gati të hidhej, i kanë bërë thirrje asaj që të ulet, por ajo nuk ka pranuar. Sapo vajza e re ka rënë në shesh, njerëzit e mbledhur, qoftë nga kurioziteti apo nga interesi për të ndaluar 20-vjeçaren që të kryente një veprim të tillë, i kanë dhënë asaj ndihmën e parë.
Me një nga makinat që qarkullonin pranë vendit të ngjarjes, vajza e re është dërguar në urgjencën e spitalit, ku i është nënshtruar një terapie intensive. Burimet spitalore thanë se ajo ka pësuar disa dëmtime në kokë dhe thyerje të ndryshme, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia, pasi ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe vlerësimin e saj, ka shkuar në spitalin ku është shtruar Gentiana S., për ta marrë në pyetje. Por, gjendja e saj shëndetësore nuk i ka lejuar oficerët për të pyetur vajzën e re në lidhje me motivet që e kanë çuar për të ndërmarrë aktin e vetëflijimit. Në këto kushte, grupi hetimor ka pyetur të njohurit e saj dhe dëshmitarët okularë, të cilët kanë rrëfyer ngjarjen. Ndërkohë, të njohurit kanë shpjeguar se ajo nuk kishte shfaqur shenja vetëvrasjeje më parë. Megjithatë, pritet që vajza e re të tregojë motivin pas përmirësimit të gjendjes së saj shëndetësore, ndërkohë që policia ia ka kaluar materialet e çështjes prokurorisë.


22 March 2008 @ 5:39 pm
Mua sme duket dhe aq ‘per te mbajt barkun me dore’ kjo histori.
22 March 2008 @ 6:04 pm
Or penar, bej hapesire te peshku per tema te tjera(dmth mblidhe Gerdecin me nje vend) se u cmend njerezia ketu
22 March 2008 @ 6:25 pm
Çernobili?
22 March 2008 @ 7:26 pm
O ç’u dhiva tu qesh
s’po me pushon e qeshura 
22 March 2008 @ 7:54 pm
Tani “ka ” arsye ajo vajz te marr inat monumentin e Heroit, po mire eshte te mos lexoj kete njoftim, se do mesoj variantin e luges se drurit. Vetem po i kane ardhur mend nga tentativa, dhe fillon e qesh si peshk i gezuar.
22 March 2008 @ 9:59 pm
As une s’e mora vesh se c’kishte per te qeshur ketu, aq me teper nese eshte e semure menderisht
22 March 2008 @ 11:48 pm
…ose Lulianit i punon sistemi i humorit me te tjera parametra cikrikore
22 March 2008 @ 11:49 pm
Me qesh, a thua eshte per me qesh?!
Pse nje vajze 20 vjeçare zgjedh statujen e “Skenderbeut” per te bere nje tentatif vetevrasje. Nuk po i kushtoje rendesi multi-kuptushmerise se te qeshures sepse ka pase raste qe njerezit, se kane mbajtur dote te qeshuren edhe ne varrim,…. Ne rastin konkret e qeshura, e marre ne leter apo ne metafore e shikoje te pakuptimte. Ajo qe me shqeteson eshte se kjo vajze apo keta te rinj (vajza apo djeme) te cilet koha, hapsira, ideologjia, problematika familjare, papunesia, i hallakat dhe i shtylle si te doje, ngre pyetje per te menduar?!
23 March 2008 @ 12:02 am
Kjo eshte nga Variantet e JULIANIT qe mbarojne me shprehjen e vjeter:
:D
:D
:D
:D
:)
:)
..Po kjo ishte loje ….:D
Duhet te argumentosh se perse NUK DUHET ME GERDECI ,z.ADMIN ?
Te pakten nje sqaruese se tani HYN FSHIRJA…:)
Ne se do mendimin tim DUHET te VAZHDOJE dhe shume me ASHPER e me ne DETAJE….
23 March 2008 @ 12:27 am
S’eshte per te qeshur,po per te qare.Aq me teper,po qe me te meta?po kush me siguron se qe me te meta?!
23 March 2008 @ 3:12 am
Perparim,
vetem nje i ngjeshur me gezim te holl, mund te fal qeshje te llojit, qe pyetja jote te jep.
23 March 2008 @ 9:47 am
si ka mundesi te si ka shkur mendja te hidhej nga nje stop, apo nga ndonje karrige?
hahhahahahaha
sigurisht qe este per te qeshur, ka menyra me efikase per te vrare veten
23 March 2008 @ 9:57 pm
Une vazhdoj te qesh me kete. Ore si nuk ju vjen per te qeshur, hidhet tjetra nga Skenderbeu? This is the cherry on the Gerdeci pie, thank u luli!
23 March 2008 @ 10:08 pm
Ehe une ate pyetejn e Papit kam; a ishte vertet ajo me te meta? Se kjo eshte nje arsye banale qe perdoret rendom ne Shqiperi ne raste te tilla, dhe me teper vjen nga mungesa e informacionit per ngjarjen, sesa nga vertetesia e saj.
23 March 2008 @ 10:28 pm
Luli ka qesh kaq shume nga kjo sa me zuri dhe mua e qeshura akoma pa e lexuar.
T-red, eshte dhe arsyje qe perdoret nga turpi i disfates. Imagjino te deshtosh ne vetvrasjen nga Kali i Skenderbeut and live to tell it …. me mire te pretendosh qe je me te meta sesa te jetosh me ate turp.
24 March 2008 @ 12:46 pm
Nuk e kuptova u hodh nga kali apo nga koka Skenderbeut, se nuk eshte e njejta gje ndryshon dhe lartesia!!!!!!!!!
Si nuk eshte per te qeshur je duke ecur ne bulevard e nga pemet apo monumentet te kercen tjetri mbi koke. Imaxhinoj ngjitjen e saj dhe e habine e kalimtareve te cilet eshte e sigurte qe kane ngelur pa fjale Ah sa shume gjera i kane pare syte Skenderbeut
24 March 2008 @ 3:47 pm
Na duhet dikush qe te na analizoj domethenien e hedhjes nga statuja e heorit tone kombetar….them…ndonje anal-ist duhet ta marre kte ceshtje ne shqyrtim dhe te dali ne perfundimin e merituar. Them se Edisoni do e kishte mire ta anal-izonte kte pune…se ai do na sillte dhe ndonje histori dashurie te lidhur me kte vajze dhe do e bente me interesante tregimin.
Te mos qeshesh eshte pak e veshtire…se pak gure me ca koken ka ne Tirane?? Po mire kjo u hodh nga ana e barit apo nga ana e trotuarit??
24 March 2008 @ 3:49 pm
Kendej nga mbrapa do jete hedhur se eshte me “fellet”! “)
24 March 2008 @ 6:24 pm
Dona,
pse eshte per te qare, se deshtoj plani i vajzes?
25 March 2008 @ 12:28 am
Ku humbi postimi i Dones? Mos ra nga kali i Peshkut, e s’e dime se c’u be me te!
Ndryshe s’eshte per te qeshur, pa ditur shume gjera, pa lene menjane ne se edhe peshku ka nje monument si ai i ngjarjes, nga ku hidhen (rrezohen) postime nga halli.
….
Dona shkroi……se ish per te qare.
…….
pyes;
pse eshte per te qare, se deshtoj plani i vajzes?
26 March 2008 @ 11:42 am
Per te qare eshte, pasi ka njerez si Luliani te cilit ngjarje te tilla i duken humoristike.
26 March 2008 @ 12:01 pm
nuk me duket se eshte humoristke nje tentativ vetvrasje….
26 March 2008 @ 12:06 pm
Sefedin, o bir,
Po qesh me pahir…
- popullore (e paperpunuar) -
26 March 2008 @ 4:18 pm
Kam frike Sui, se po e merr veten pak si shume seriozisht.
Kjo nuk eshte tentative per vetvrasje, por tentative per vemendje. E ca vemendje se, nga maja e Skenderbeut, ku edhe i paralizum te jesh e te biesh eshte aq ulet sa nuk vdes. Ik aman me qafshi, se e njoh dhe e respektoj dhimbjen e vetvrasjes, por nuk eshte tentative per vetvrasje kjo. Fallsiteti i kesaj eshte kaq i dukshem, kaq i hapur, kaq i ndershem, dhe kaq i sinqerte, sa qe mua kje me lejoi te qesh me fallsitetin e gjithe botes. Madje edhe me fallsitetin tim.
Sidoqofte Sui, mos u deshpero. Mund t’a kishe edhe me keq se sa marrja e vetes pas si shume seriozisht. Mund te kishe tentuar te vrisje veten duke u hedhur nga Skenderbeu.
26 March 2008 @ 4:41 pm
Lulian, me thuj kur ka qene hera e funit qe e ke lexu Shvejkun? Mu per vete me jon bo vite
Ka qen i kohe qe ai liber u merrte si buka e mengjesit (s’rrija asiher esell atbot’, se pisha roncem duhon; 40-50 cigare ne dite). Qe te ngas llafne, n’at’ koh’ kom qen shum mo i hap ndaj humorit te zi, groteskut, e ku di une c’tjeter. Por e keqja u bo kur dulem knejta, se i lame gjiF librat e vjeter te drejtpeshimit shpirtnuer “anejta”, ene harrum shum gjona…. Pun’ ushtrimi e shkreta, s’m'vje tashti se kush e ka pas qit at’ punen e atriofizimit te organeve/ shqisave nga mosperdorimi…
PS kur kaloi makina e mbretit Zog, dikush (Osman Gazepi?) u hudh para rrotave me vra veten. Du me u bo kurbon per naltmadhnine, tha.
PPS Nqse vajza ka qen e cmenme (
) ky s’do perbote lajm. Nqse ka qene OK, at’here del sic thu ti. Kom inot kur muhabeti osht kaq i qerum dhe tjetri (ti ne ket rast) lu me barazimin ne xhep (win-win).
26 March 2008 @ 4:41 pm
Mua nuk po me vjen e qeshmja as si puna e policit.
26 March 2008 @ 4:45 pm
Cim,
mo provoko kaq rançem ! Osmënin e kam pike te dobt un` ene ban kapim te madh qy e za me goj`.
OG eshte gjyshi i nje anetari te qivirise !
26 March 2008 @ 7:21 pm
Emigrant, te them te drejten, Don Kishotin e kam lexuar pas Shvejkut, dhe i kam vleresuar bashkarisht per dy arsye kryesore. E para, sepse Shvejku me eshte dukur nje sinteze e Sanco Pancos me Don Kishotin, ose me sakte, me eshte dukur sikur Shvejku nuk ishte vecse Sanco Panco qe pas 300 vjetesh e kusur jo vetem qe kishte marre pak nga patetizmi i te zotit, por edhe luftonte me folklorizmin e vet kunder mungeses se tij, kunder fantazmes se tij, ashtu si nje here e nje kohe Don Kishoti luftonte kunder mullinjve me ere. Dhe e dyta, sepse Servantesi me gjithe patetizmin Donkishotesk i perfundoi dy vellime duke sfiduar patetikisht dhe duke fituar edhe mbi moshen edhe mbi vdekjen, nderkohe qe Hashek, me gjithe folklorizmin Shvejkian vdiq si popull i thjeshte, pa pretendime, pa perfundime, total ne vdekje, dhe jo pertej saj.
Kur toga e Shvejkut gjeti nje lope plake, kocke e lekure, te rraskapitur si mos me keq, e moren dhe e zien. Mirepo ajo ishte aq plake, sa qe duhej zjere shume. Pas pese oresh, Shvejku thote:
“Zoti Kolonel! Marr guximin t’iu njoftoj se lopa eshte shnderruar ne porcelan”.
Ndersa une, marr guximin t’iu njoftoj se Don Kishoti me gjithe Rozinant, jane shnderruar ne bronx, prej nga ju ftoj patetikisht te gjitheve te hidhemi dhe te vrasim veten.
26 March 2008 @ 9:35 pm