Punëtorët: Ju rrëfejmë tregtinë e municioneve
“Shekulli” publikon sot dëshmitë e gjashtë punëtorëve të tjerë të fabrikës së Gërdecit, të cilët pohojnë njëzëri se përveç procesit të demontimit, grupe të veçanta pune merreshin me paketim fishekësh, të cilët më pas eksportoheshin jashtë shtetit. Paketimi dhe eksporti i fishekëve duket se ka qenë misioni primar i kompanisë së Mihal Delijorgjit në Gërdec, edhe pse fabrika ishte lejuar të çmontonte municion.
“Shekulli” ka mbledhur gjatë këtyre ditëve dhjetëra dëshmi të punëtorëve të fabrikës, nga të cilat mësojmë se një proces shumë i rëndësishëm, por disi i fshehtë në fabrikë ka qenë paketimi i arkave me fishekë, që ngarkoheshin në kamionë me targa të huaja mbrëmjeve dhe i drejtoheshin portit të Durrësit. Mëngjeseve, mbi 50 makina të ushtrisë kalonin përmes Gërdecit dhe shkarkonin municion në fabrikë, ndërsa mbrëmjeve, kamionë të tjerë të mëdhenj me ngjyrë të bardhë dhe me targa të huaja i çonin ngarkesat në destinacionin e duhur. Punëtorët thonë se Durrësi ka qenë pika e zbarkimit të trailerave, por nuk përjashtohej as Tirana, apo një pikë afër Fushë- Krujës.”Na thoshin se kamionët trasportonin barut apo edhe gëzhoja, por ne paketonim fishekë në arka të lehta, të cilat stivoseshin në fabrikë”,-thonë punëtorët. Megjithatë, shfaqja e kamionëve me targa të huaja mbrëmjeve, nuk ka kaluar pa u vënë re në fshat edhe tek punëtorët.
Deshmia 1
Fatjon Meçe: Arkat me fishekë largoheshin pasdite
Kur keni filluar punë?
Vjet në behar, pranë muajin qershor.
Ku punoje?
Tek makineritë.
A ka patur në magazinë arkaqë prisnintë ngarkoheshin në makinë?
Po, kishte arka të pastruara që ngarkoheshin. Mund të kishte 500 arka që përditë prisnin të ngarkoheshin.
Kur mbaronit turnin, linit arka që prisnin?
Po
Me se ngarkoheshin ato?
Nuk e di, sepse largoheshin pasdite.
Deshmia 2 :
Arderis Rama: Kam punuar
në kohën e fishekëve
Kur ke punuar në fabrikë?
Tre muajt e verës, kam punuar në kohën e fishekëve.
A ishe i siguruar?
Jo. As që bëhej fjalë për sigurime.
Çfarë pune bëje?
Ne hapnim 300 arka për tëmarrë10 mijë lekë në ditë.
Si vinin arkat?
Me makina ushtarake.
Sa makina vinin në ditë.
Mbi 50 makina.
Ti çfarë bëje aty?
Fishekët që ishin në këto arka, që ishin arka të vjetrahekuri i pastronim dhe vendosnin në arka të vogla druri.
Sambante arka e drurit?
Rreth 50 kilogramë fishekë.
Ku i çonit më pas këto arka me fishekë?
I vendosnim në depo.
Sa arka të reja keni mbushur ju, përsa kohë keni qenë në punë?
Me miliona, se nuk ishte vetëm një grup që punonte, por 50 grupe nga 4 -5 vetë. Norma ishte për 300 arka
Po depoja ishte shumë e madhe?
Podhe aty vendosej i tërë municioni.
Kishte në darkë makina që ngarkoheshin me municion?
Po.
Me çfarë ngarkoheshin këto makina?
Gëzhoja, majat e plumbave dhe plumba.
Kush i merrte?
Ishin makina të mëdha dhe me targa të huaja.
Sa makina transportonin plumba?
Varet nga ditët dhe puna, por pesë makina po. Makinat ngarkoheshin kryesisht në darkë.
Deshmia 3 :
Baki Gërdeci: 40 makina me municion në fabrikë
Sa kohë ka që funksiononte fabrika?
15-16 muaj.
Sa makina vinin në ditë?
Rreth 40 makina në ditë. Gjatë ditës qarkullonin makina ushtarake, por në darkë kishte edhe makina me targa private.
Deshmia 4 :
Flakim Lela: Kamionë
privatë për fishekët
Çfarë pune bëje në fabrikën e Gërdecit?
Unë punoja tek shkarkimi.Aty vinin 40-50 kamionë në ditë, të cilët ne i shkarkonim.
Një kamion, sa arka me fishekë mbante?
Nga 150 deri në 220 arka.Ne kemi qenë tek shkarkimidhe kjo ishte punë orar pa orar. Në mëngjes, në drekë dhe në darkë.
Po grupe ngarkimi ka patur?
Po. Edhe ata punonin, por ishin skuadër më vete.
Makinat që vinin për t’u shkarkuar si ishin?
Ishin makina ushtarake dhe kishin 1 ose 2 policë ushtarakë me vete.
Po ato që ngarkoheshin si ishin?
Ato ishin civile dhe ishin kamionë privatë.
Me çfarë ngarkoheshin këto makina me targa private?
Me çfarëdo lloj materiali, edhe me arkafishekësh.
————————————————
Deshmia 5 :
Blerim Sinani: Në fshat kalonin 50 makina në ditë
Keni punuar në fabrikë?
Jo. Por kam patur shtëpinë më afër fabrikës dhe është shkretuar krejtësisht.
E shikonit çfarë bëhej në fabrikë?
Po. Punohej si në kovaçane dhe që papushim kalonin vetëm makina.
Sa makina kalonin ditë?
Kishte rreth 50 në ditë. Ngarkoheshin dhe shkarkoheshin çdo ditë.
Thuhej se makinat ngarkonin edhe fishekë madje këtë e dinin të gjithë në fshat.
————————————————
Jetmir Caka, 16-vjeçari që punonte në fabrikë rrëfen gjithçka di për procesin ilegal të tregtisë së fishekëve
“Fishekët i pastronim dhe i paketonim në arka të lehta”
TIRANË- Është vetëm 16-vjeç, por puna e tij e parë ka qenë mes predhave, fishekëve, barutit dhe mbetjeve të tjera të municioneve. Në një intervistë për “Shekullin”, Jetmir Caka pohon për “Shekullin” se në fabrikën e Gërdecit ka shkuar me nënën dhe babanë, pasi në fshat ishte hapur lajmi se kërkoheshin punëtorë të çfarëdo moshe. E kanë caktuar tek arkat me fishekë dhe thasët e barutit, pasi ishte punë më e lehtë për moshën e Jetmirit dhe shumë të miturve të tjerë. 16-vjeçari pohon se gjatë verës merrej me pastrimin dhe paketimin e arkave me fishekë, të cilat pasi paketoheshin, futeshin në depo për t’u transportuar më pas gjatë natës me kamionë me targa private.
Sa kohë ke punuar në fabrikën e Gërdecit?
Kam pesë muaj që kam punuar aty.
Çfarë punebëje konkretisht?
Hapja arka me predha.
Po më pas, ç’bëhej me këto predha?
I hiqnim predhat dhe gëzhojat dhe i vinim në njëvend tjetër, përt’i çmontuar. Pastaj i traportonim brenda në magazina.
Çfarë kishte brenda?
Kishte gëzhojadhe predha.
Kur ka ndodhur shpërthimi, ku keni qenë?
Aty në fabrikë, duke trasportuar thasë baruti.
Ku i trasportonit?
Brenda dhe më pas vinini merrnin makinat.
Sa barut ka patur?
Nuk di ç’të them, por ishin gjithë ajo magazinë plot me barut.
Ka patur fëmijë të tjerë qëpunonin?
Po. Të gjithë punonin si unë, çmontonin predha dhe më pas trasportonim thasë me barut.
Sa paguheshit?
Me normë. Ishte 20 mije lekë norma ditore.
Sa ishte norma?
700 -550 copë, varej nga puna.
E kapje normën?
Nganjëherë po, nga njëherë jo. Varet nga profili i punës.
Ti si fillove punë aty?
Unë fillova punë pas mamit dhe babit. Të dy ata punonin në fabrikë.
Si filluat. Kush ju mori në punë?
Shkuam pyetëm, pasi kishim dëgjuar që prej 2 muajsh merrej në punë kushdo dhe kështu që filluam edhe ne punë.
Kur filluat punë për herë të parë?
Ka qenë verë. Shkuan të gjithë banorët. Shkova dhe unë me babin dhe mamin. Arkat i hapnim meçekiç. Pastaj i hiqnin fishekët nga krëhëri dhe i zbraznim fishekët. Më pas i pastronim. I vendosnim në arka dhe ato i trasportonim brenda në fabrikë .
Ku i çonit më pas këto arka me fishekë?
Atje brenda dhe pastaj nuk e di se ku shkonin, por di që vinin e i merrnin makinat.
Sa ishte norma?
20 arka në ditë dhe ky ishte grupi i punës prej katër vetësh.
Puna me fishekë ishte më e lehtë?
Po, sepse një arkëpeshonte vetem 30 kilogramë, ndërkohë që një arkë me predha peshonte rreth 70 kile.
–
Shekulli

20 March 2008 @ 5:17 pm
Jam kurioz a do futet njeri ne burg pas kesaj deshmie apo jo…
20 March 2008 @ 5:24 pm
Keto deshmi ne gazeta jane vetem mediatizimi i problemit. E rendesishme eshte qe keto deshmi te jepen ne prokurori. Aty quhen deshmi te verteta. Deri tani quhen deshmi pothuajse te verteta sepse mund te ndryshohen sa here nderrohet gazetari
dhe gjendja emocionale e deshmitarit. Kam pershtupjen se prokuroria eshte d etyruar te shpejtoje me mbledhjen e deshmive sepse edhe harresa e saktesimeve ndikon me kalimin e kohes. Megjithate mendoj se duhet qe Prokuroria te mos ndikohet nga citimet ne media sepse profesionalizmi i hetuesit ndryshon ca si shume nga profesionalizmi i gazetarit pasi hetuesi ka per qellim vertetesine ndersa gazetari skupin!
20 March 2008 @ 5:30 pm
Altin !
ke vene nje shenje keshtu (
) ne postimin tat e qe quhet zgedhitje, ca kuptimi ka kur flitet per femije qe kane punuar ne nje fabrike vdekje eshte sikur gazetarja te kete gabuar profesionalisht ?
20 March 2008 @ 5:44 pm
profesionalizmi i hetuesit ndryshon ca si shume nga profesionalizmi i gazetarit pasi hetuesi ka per qellim vertetesine ndersa gazetari skupin!
—————
Shume gabim e ke kete. Si ore qenka “skupi” qellimi i gazetarise? Me duket se e shpike vete se nuk besoj se ka shkolle gazetarie ne bote qe te mos ndihet e indinjuar nga keto lloj pohimesh. Jam jashte teme por profesioni i gazetarit eshte thellesisht i rrenjosur ne TE VERTETEN, deri ne vetesakrifikim.
Integritet eshte fjala qe po kerkoj Altin, integritet!
20 March 2008 @ 5:45 pm
Altin vella Vertet mendon se me Salen ne qeveri kjo prokurori do te meret seriozish me kete ceshtje. Shiko pak intervistat e Prokurores Rama.
As qe permendet kjo puna e ketyre matrapzlleqeve qeveritare. Ne tere fjalet e saj duket sikur ajo do te gjej kush ishin shkaqet qe ndodhi shperthimi. Kapsolla ( ndezesi) ra nga dora mbi nje sasi barui u ndez beri flake vuri zjarin etj etj. Nuk ka thene azgje porkurorja ( ose une nuk kam degjuar) perse u ndertua kjo fabrike vdekjeje ne Gerdec. Pse apo beheshin aty fisheke qe shiteshin jashte dhe a kishte kjo firme leje per kete? Kush e nenshkroj kete kontrate, kush kishte detyre ta kontrollonte dhe perse nuk e kishin kontrolluar etj etj. Ndersa sa per historine si ndodhi Ra kasolla ne barut apo baruti ne kapsolle ekspertet nga FBI per te saktesuar kete jane vetem po….rdhe. Vetem ne rast se Rama ka ndonje fakt apo di ndonje gje se kjo eshte bere me qellim Atehere mbase ja vlen te vijne keta ekspertet nga FBI dhe tepercaktojen se cila ne cila, por edhe ne rast se eshte keshtu kjo nuk i shpeton pyetjet e mesiperme. Une kam mendimin se kjo ceshtje do te kaloj keshut si shume te tjera, ashut si 97 ashut si vrasjet ne kufi ne 90 ashtu si shume e shume te tjera. Do te zgjase me vite, vite pa fund deri sa e arshivohet si dojse dhe mbase Dleijorgji apo ndonje mize e vogel do te shkoj ne burg. Ndersa pozite opozite do te ndrojne kariget njehere ne 8 vjet dhe kaq. Jeta vazhdon e qete pa kesaj. Mjere ata e humben jeten dhe ata qe mebten gjalle pas kesaj gjeje.
20 March 2008 @ 6:03 pm
Per Blendin
Personalisht Blendi une edhe besoj edhe sbesoj te Media! Sepse kjo eshte relative ne varesi te kendveshtrimit qe e sheh median.
Ne rastin e mosbesimit Personalisht i referohem babait te sociologjise se medias Marshall Mc.Luhan, dhe shume autoreve te tjere si Sartori, Boudrillard, Debord, etj. te cilet nuk besopjne tek vertetesia e medias! Percaktimi yt eshte per mua slogan pozitiv por qe nuk ka te beje me te verteten!
Ne rastin e besimit te media, une nuk po hedh poshte punen e gazetarit por kerkimi i te vertetes nga gazeatret e terrenit bazohet ne metodologji tjeter nga ajo e hetimit gjyqesor dhe kjo percakton standarte qe here perputhen e here jo.
Ajo qe me intereson ne kete rast eshte sigurimi i tevertetave qe sjellin pasoja ligjore dhe jo rritje tirazhi gazetash! Ajo qe mua me intereson eshte qe urgjentisht te pyeten deshmitaret okulare por edhe duke u kujdesur qe te sigurojne objektivitet sepse edhe deshmitari okulare mund te ndikohet nga presioni i ngjarjes, nga emocionet, nga mbrojtja e asaj qe mund te kete thene ne nje cast emocional! Harrova qe nen panik ca thonin ka mijera te vdekur?! Une kam bindje qe kemi te bejme me trafik armesh por bindjet jane vetem mendime personale qe sjkane asnje vlere. Ketu duhet te sigurohen prova! Dhe provat nuk sigurohen as me emocione dhe as me gazetari (me perjashtim te ratseve te vecanta). Ketu duhet pune profesionale qe kjo histori ta shpetoje Shqiperine dhe jo ta lej aty ku ishte duke hequr e vene nje tjeter!
20 March 2008 @ 6:06 pm
Per Toko
Shqiperia ka ndryshuar vella sepse ka ndryshuar bota! Nuk je me ne 97! Nese Prokuroria ben lojera ka komision parlamentar qe ngrihet paralelisht dhe i lu zotin me dash! Mos harro qe kjo eshte nje ceshtje qe shume shpejt do marre karakter nderkombetar sic ka nis dhe do te kete edhe interes hetimor nderkombetar sepse po diskutohet per trafik nderkombetar armesh e skalojne gjerat kaq kollaj!
20 March 2008 @ 6:13 pm
Toko nese ndodh kjo profecia jote, qe edhe pasi na e beri gropen, permasat ekzakte ti thote kotherja, berisha mediu a kush tjeter eshte ne gjak me njerzit, s’do u hyj gjemb ne kembe, une s’kam c’te bej me ne ate vend keshtu qe bashke do e pime kafen maje shkretetirave amerikane.
20 March 2008 @ 6:20 pm
Kam pershtypjen se kjo histori smund te kaloje si te tjerat. Nuk eshte ky rasti. Kam pershtypjen se Gerdeci mund te sjelle ndryshime ne Shqiperi sic solli 11 Shtatori ne bote
20 March 2008 @ 6:25 pm
…Shqiperia ka ndryshuar vella sepse ka ndryshuar bota! Nuk je me ne 97!…
Ashtu eshte nuk jemi me ne 97 Po ne 2007 jemi? Berisha s’la gje pa then per Sollakun Edhe per Sollakun kishte komision parlamentar qe ngrihet paralelisht dhe i lu zotin me dash. Mirpo ke Sollaku ( 2007 jo 1997) ose ai Komisjon nuk funksiononte dhe ne vend qe komisjoni ti luante zotin Sollakut ishte Sollaku qe na lujati zotin ne ( mua ty tere neve) ose Berisha genjeu me kete punen e Sollakut se komision parlamentar qe ngrihet paralelisht dhe i lu zotin ishte atje dhe sollakut i kishte lu zotin me dash.
Ose njera ose tjetra. Cila do qe te jete nuk me tregon se ka ndryshu shume qe nga 97.
Sa per nderkombetaret Ashtu eshte prit prit se nderkombetaret me ty e me mua do te meren Ata mor vella kane hallet e tyre Pse cfare na duket vetja ne? Irak? qe te meren me ne. Mos pret qe Kongresi Amerikan te meret me ne ne senaca te vecanta? Apo mbase do te digjosh ne fushatat e presidenteve amerikane te dergojme apo mos dergojme trupa FBIje ne shqiperi tani qe ndodhi skandali i Vores. Ne ate krah fli ti dhe une se ashtu do ndodhe Pafshim endra te bukura me nderkomebtare, dhe zatem keto endra na kane lene kaq prapa ne. Presim te vijne nderkomebtare , qahemi cdo mengjes tek nderkomebtaret, i raportojme cdo jave nderkombetareve. Sa per dijeni Dep i shtetit SHBA i dinte keto gjera nga letrat e Kokalarit 6 muaj me pare Po te ishte keshtu perse i la keto pune deri tani? Sepse nuk can koken njeri O ALTIN per ne deri sa nenuk cajme koken per veten tone. Per sa kohe nuk u bejme zhurme ne lagje dhe per sa kohe nuk ju veme atyre zjarin, ata jane ne regull me Shqiperine. Qetesia ne shqiperine gjitone eshte qellimi i tyre si gjitone te mire. Dhe ti e di cfare do te thote qetesi? Do te thote Vidh o Sali vidh Vidh O Edvin vidh .
20 March 2008 @ 6:30 pm
Shqiperia s’ka ndryshuar fare…kemi te njejtin diktator qe kishim qe nga 92shi…aspak s’kemi ndryshuar pervec faktit se ne vend te ndonje burri tullac e te trash qe mund te kishim si kryeporkuror kemi nje bjonde te bukur…
Me ate prokurori…as kush e vodhi lopen e Marikes nuk kan per ta gjetur…Nuk besoj se mund te behet kurre ndonje gje me ate shkaterrim te institucioneve qe ka ber Berisha…
20 March 2008 @ 6:43 pm
@ Altin, une me teper se per replike e bera komentin per qartesim. Per vete fushen qe kam zgjedhur dhe kohen qe kam shpenzuar duke studjuar nuk mund te rri pa thene qe ne gazetari qellimi nuk eshte skupi. Informimi i publikut, mendimi kritik, shprehja e qarte, saktesia dhe paanësia, jane shtyllat e nje gazetari/eje prej verteti. Infoermimi publik eshte cfare gazetari kontribuon ne jete, prandaj nuk me pelqeu komenti yt, qe megjithe bindjet e tua mbetet i pasakte, biles dicka fyes kur ta shumezon profesionin e zgjedhur me zero. Gazetaria eshte nje profesion fisnik. Nuk t’i pranoj keto shkarje.
Te mos besosh mediat dmth te mos besosh ne librat, revistat, fotografite, videot, radiot, tv, gazetat, sepse cdo mjet komunikimi ne mase eshte MEDIA. Prandaj te mos besosh ne mediat eshte e pamundur, thjesht delir. Botekuptimi yt do ishte formuar vetem duke bere muhabet nese nuk do kishte media. As babane e sociologjise nuk do e njihje se nje Liber eshte guess what!: MEDIA. Imagjino nje cast c’shoqeri do ishim pa mediat. Do ishim shpellarë! Se i vetmi komunikim do ishte ai personal, me goje e me veshe, dmth 5 me hiç.
“Scoop”-i nga ana tjeter nuk duhet pare si nje “e lige” - sic mu duk se e kanotoje ti - pasi nje “scoop” nuk eshte tjeter vecse nje “e vertete me komplikime te metejshme”, nje skandal. “Scoop” eshte nje bonus per gazetarin, por them se cdo profesionist i vertete nuk e ka qellim.
Ne disa raste ama, scoopi dhe informimi publik jane nje dhe e vetmja. Ndonjehere e verteta eshte aq e madhe (si kjo e Gerdecit) saqe do apo nuk do behet “scoop”.
Dhe nuk duhet nenvleftesuar rroli i gazetarit ne nje demokraci. Sepse integriteti i gazetarit/es farketon opinionin publik. Bob Woodward dhe Carl Bernstein, dy gazetaret e Washington Post rrezuan presidentin Nixon kur publikuan scoopin e waterergate. Dhe pas kesaj ngjarjeje jo vetem menyra sesi shohim gazetarine si profesion, por edhe menyra sesi gjykojme pushtetaret ndryshoi pergjithmone.
Prandaj, them une te mbledhesh deshmi, edhe pse nuk je hetues por thjeshte nje gazetar eshte jashtezakonisht e rendesishme.
20 March 2008 @ 6:45 pm
Kur them ka ndryshuar Shqiperia nenkuptoj se ne radhe te pare kemi ndryshuar NE! Une per vete i kam filluar perpjekjet bashke me shume shqoata te fillojme presionin qytetar ne fushat ku kemi njefare kompetence dhe diten e shtune do te dalim para Kryeministrise per te bere pyetje publike per pergjegjesine e secilit dhe jo thjesht te njerit, por te seicilit sipas rolit e ku natyrisht sa me lart te jesh aq me e madhe edhe pergjegjesia. Por po ti pyesesh te gjithe askush nuk e toleron me kete histori! Une besoj jo per idealizem por per realizem qe Shqiepria ka ndryshuar sepse kemi ndryshuar ne ne radhe te pare por edhe faktoret e tjere kane shume rendesi
20 March 2008 @ 7:04 pm
Per Blendi Salaj
Une personalisht i di parimet teorike te medias por ai i di media ato? Une nuk flas per realitete imagjinare pa media! Per mua media eshte jo thjesht pjese e realitetit por pak nga pak vete realiteti. Kjo me shqeteson. Sa per profesionalizmin e gaeztareve do te duhej qe ne radhe te pare te sqaronim se ka gazetare me profesionalizem shume dhe pak, te zote e te paafte, korrekt shume apo pak, etj etj. Pergjithesimi eshte pa vlere.
Personalisht ne diten e pare raportimi nga terreni mua me ka pelqyer dhe sidomos raportimi i vajzave nga terreni dhe kam dhene vleresime maksimale pozitive edhe ne media si psh te http://www.kohajone.com/html/artikull_21358.html
edhe per te inkurajuar nje gazetari korrekte. Por te them me plot gojen ka raste keto dite qe nuk gjej shume dallim midis profesionalizmit te gazetarit dhe te qytetarit!
20 March 2008 @ 7:29 pm
“”"”"Kam pershtypjen se kjo histori s ‘mund te kaloje si te tjerat. Nuk eshte ky rasti. Kam pershtypjen se Gerdeci mund te sjelle ndryshime ne Shqiperi ……..
Me duket KONKLUZION i sakte dhe jo “mund” Por ti meshohet FORT se e vetmja rruge qe te sjelle NDRYSHIME te THELLA eshte vleresimi i ngjarjes si “11 SHTATORI” ne USA.
Megjithse USA nuk futi njeri ne burg ???? ( aty e kane) SOLLI masa te JASHTEZAKONSHME ne rritjen e SIGURISE!
Per ne pervec ketyre duhet te sjelle ndryshime RRENJESORE ne zevendesimin e marrjese se PUSHTETIT nga
PORTOFOLE MINISTRORE
ne
PERGJEGJESI SHTETERORE
Se pari me ndeshkimin LIGJOR te SHKAKTAREVE!
20 March 2008 @ 7:31 pm
JAM PLOTESISHT DAKORT
20 March 2008 @ 8:09 pm
Une personalisht me tragjedine e Gerdecit mendoj qe e para punes ministria ka fajin me madh dhe duhet mbaj pergjethsi per kte katastrofe, e dyta me ka bere pershtypje reagimi i banorve te Gerdecit qe deri dje se kishin problem punon e gjith familja ne nje zone armatosur me predha e barute etj cfare mund ket pasur aty. Kur e dinin kjo ishte nje zonje e rrezikshme per jeten tyre e familjen pse punon mer vlla ankoheshin ne ministri dhe mos punon e mos lejonin kalamojte e gruan ne nje gje tille. Por tani qe ndodhi kjo kan dal e ankohen po deri dje ca po benin ato apo si binte mendja fare si po kishin fitime e se hapte njeri gojen. Ktu qeveria ka fajin me madh se ndodhet ne trekendeshin Durres Rinas Tirane po dhe ato banore aty duhet kishin pashur parasysh pasojat ne ardhme e te benin dicka per kte fabrike ala shqiptarce rrethuar me llamarina pa asnjelloj kontrolli.
20 March 2008 @ 9:28 pm
SHOKE PESHKATARE a e moret vesh qe u lirua NIKOLIN JAKA nga burgu sot per munges provash ndoshta (disa qindra mijra euro qe u vodhen ne tenderin Has Qaf-prush)nga pergjimi i telefonave zoteria nuk ishte dakord me nje 50 por deshte nje qindeshe (100000 euro) por kjo nuk eshte prove
ptuuuuuu moj prokurori edhe gjykate -qeveri e shkaperdhyer