Psherëtimë…
Nderkohe qe kemi kapercyer ne shekullin e 21, nuk mund te mos ndalemi per nje moment e te shohim mbrapa, qofte edhe per nje cast te vetem, ne heshtje te plote. Nje cast, por qe kur vjen ne vete, fillon e zgjatet e zgjatet por qe pa u keputur kurre te sjell ne siperfaqen e kujteses te gjitha peripecite ne te cilat ka kaluar kombi yne. Por mbi te gjitha, kur analizon rrjedhen e ngjarjeve, te te njohurave dhe te mistershmeve, nje gje te kap veshtrimin dhe i hedh edhe me teper benzene zjarrit te kureshtjes.
Mbi te gjitha, duke mos harruar armiqte e jashtem, shqiptari, paska qene e thene, qe te perleshet ne menyre titanike me at ate brendshem, qe mjaft ironikisht, ne historine tone qelluan te shumte. Qelluan te shumte sikur nje fuqi e padukshme, mekuese e nje kombi te pervuajtur, kerkon te terheqe vemendjen duke dhene nje shprese, duke kalitur nje komb, duke e farketuar ate me egersine e zjarreve perzhites.
Sa here ia kemi pare shpalljen mortore maje shtyllave ketij kombi qe per varferi materiale i ka shoke te rralle, po aq sa i ka te rralle shoket ky komb edhe ne bagazhin e sendukun e virtyteve hyjnore qe ai mbart.
Virtyte te shumta paskesh patur populli yne, shume prej te cilave te jane te paimagjinueshme nga bashkekohesit e tij, te tjere kombe, qe nga thellesite e erreta te historise deri ne kohet tona “moderne”, keta me sallat plot drite, me kollare te qendisura, me glob ne traste, me enciklopedi ne xhep me hipokrizi qe çaplen gojet, me burokraci edhe pa zyre.
Toleranca, nje nga virtytet jetike, nje oaz ne rrugetimin ne shkretetire per kombet; oaz te cilin shume kombe e shohin vetem ne mirazhe, por qe dhe ne mirazhe u shfaqet permbys.
Toleranca, nje aresye me teper per te patur zili shqiptaret, e ndoshta dhe nje nga terrenet me te mire per shumimin e paraziteve dhe kerpudhave qe hane kombin nga poshte.
Toleranca, nje nga shkopinjte magjike qe perdori grami per te pushtuar nje ngaster me grure e per t’i marre frymen te lashtave.
Grami, qe pushtoi jeten e ashtuquajtur politike shqiptare…
Politika qe na prodhoi me shume parti e shoqata sesa qytetare…
Qytetare, qe aderojne neper parti prej te cilave dalin menjehere pasi i kane mesuar marifetet sesi mund te krijohet nje parti tjeter…
Partite… ato te mallkuara qe bene te ndryshoje botekuptimi i fjaleve madhore te shqiptarise, si bese, premtim, fjale e dhene… fjala e dhene, ajo qe jepet por nuk mbahet, fjala qe thyen gurin, qe ne Shqiperi thjesht hedh gure e thyen koke… Koke me te cilat kemi nderuar boten, kemi bere historine, krijuar qyteterimin; koke qe hane njera tjetren…
I varfri shqiptar, qe dhe tani, duke lexuar kujton se po flas per buke goje, flori, salltanete.
I varfri shqiptar qe sheh me dhimbje majtas e djathtas dhe pret ta bejne te tjeret;
I varfri shqiptar qe hedh syte perpjete dhe nuk e kupton qe eshte ne krye.
I varfri shqiptar qe gjithe jeten e kaloi duket punuar per te tjeret…
I varfri shqiptar qe dhe ne gezime e ne hare hasmin e ka ne krye te sofres…
I varfri shqiptar qe nuk sheh…
Nuk sheh hipokrizine qe po e bren perbrenda si mola, nuk sheh hipokrizine e krereve te tij, nuk sheh hipokrizine qe ne leternjoftim e paskesh patur emrin “premtim”.
Deri kur keshtu?
Koha e kryer e thjeshte, me teper te thjeshte se te kryer, por qe kjo e fundit na duhet me shume…
Sintezë:
Pluralizmi ne Shqiperi, sistemi mijerapartiak (jo shumepartiak, apo capartiak si ne shumicen e vendeve demokratike) eshte tregues i tolerances shqiptare, apo otuzitetit te saj. Apo mos eshte nje terren pjellor ku instinktet me te erreta te karakterit njerezor zhvillohen ne menyre epidemike?
Kaq intolerante eshte klasa politike shqiptare saqe partite dhe shoqatat me karakter politik shumohen me spore? Kaq intolerante jane shqiptaret sa e kane aq kollaj te aderojne partive te ndryshme sa e kane te veshtire te qendrojne ne to edhe kur koleget e tyre kane mendime qofte edhe zbehtas te ndryshme dhe te dalin pastaj nga partia ne menyrat nga me te zhurmshmet e demonstrativet per te krijuar partira personale?


22 February 2008 @ 3:57 pm
Mendoj se hap nje diskutim interesant. Sido qe nuk e di nese problemi yne eshte toleranca e tepert si e grurit ndaj gramit. Se fundja, cmund t’e beje gruri qe te mbrohet? Vazhdimisht eshte thene qe ne shqiperi cdo njeri eshte nje parti, por nese do ta marrim ne kontekstin e ketyre diteve dhe zgjedhjeve te ardhshme bidesa behet me konkrete. Qe nga partia e Ngjeles tek G-99 (keto i permend se jane me te fundit, jo per t’i vecuar) dhe dhjetra grupimet e tjera qe do ndeshen per nje thele te tortes me 2009 e bejne fragmentizimin politik ne Shqiperi te frikshem.
Nuk po di ta shoh lidhjen sesi toleranca shkakton shumimin e partive politike. Nga ana tjeter mund te thuhet se mungesa e tolerances per mendimin ndryshe ben qe te hapen kaq shume parti.
Njerezit kane koncepte te gabuara per partite dhe mundohen t’i imagjinojne si kallëpe qe ose pershtaten ose jo…e nese jo shkon hap partine tende…Une mendoj do te ishte e mire qe ata qe merren me politike te kuptojne se nuk eshte e detyrueshme te jesh katerciperisht dakord me kryesine, apo te kesh te njejtin background si c’do antar tjeter. Nese do t’i shikonim partite me shume si institucione qytetare e me pak si fe politike gjerat do ishim me ndryshe. Partite duhet te jene dyer te lejojne qytetaret te angazhohen ne politike, dhe jo “keshtjella” te X apo Y qe merren vetem me sulm…
E kuptoj, partite nuk kane qene ndonjehere te hapura dhe te ajrosura, prandaj dhe shume jane dekurajuar dhe larguar. Problemi eshte kompleks.
22 February 2008 @ 4:43 pm
Mire,more Zotrules,mire,por ne kemi me shume parti se cdo vend ne bote(per fryme popullsie apo ndoshta dhe jo per fryme?) dhe te gjitha nga programi jane te mbara.Provo te behesh anetar i nje partie dhe kendo njehere”solo”(njehere te vetme,provo)dhe do te shohesh se ke shkelur mbi prush.Partite,i dashur,kane pronare te zote.Kane kryetaret qe jane mberthyer me gozhde prane partive.Po kur na thenka Europa se nuk eshte bere reforma per pronat.Pse nuk i kane te tyre si “prona”partite.Dhe as mos prit te zbres kush nga kali.Po ra,kryetari(pronari)del dhe formon nje parti tjeter.Ku ishe,asgjekundi.E vice-versa.
22 February 2008 @ 7:41 pm
E c’me kujtove ato vargjet e famshme:
………%………
I ziu qe kur ke lere
hyzmeqare dere me dere
tere jeten nen urdher
qeseja nje koker hudher
……..%………
Per te qetsuar ndergjegjen e gjithe jeta ne natyre eshte fusion-difusion.
Dhe shoqeria njerezore si e tille (produkt i natyres) nuk mund ti shpetoje ketij rregulli.
Shperberje-riberje-riberje -shperberje- keshtu me rradhe ne pafundsi Them se ne keto krijime-ndarje e rikrijime Grupesh e Partish jane te natyreshme dhe tregojne realitetin “se si leviz nepermjet konkurences”.
Rendesi ka qe tregusit ne praktike te kene parasysh ato vargjet e popullit qe mban pambarimisht mbi supe (peshen e vargjeve…ose)
“VIZIONIN” dhe “PREMTIMET” e ketyre GRUPIMEVE e RIGRUPIMEVE .
Pacim fat se per te shpetuar sado ti kritikojme nuk shpetojme dot prej tyre.
22 February 2008 @ 9:02 pm
….Nuk sheh hipokrizine qe po e bren perbrenda si mola, nuk sheh hipokrizine e krereve te tij, nuk sheh hipokrizine qe ne leternjoftim e paskesh patur emrin “premtim”.
Deri kur keshtu?….
Mendoj qe kjo shprehje te behet shprehja e dites.