Pse u bëra deputet
Miq e Zgjedhesit e mi.
Sot e kam vendosur t’ju tregoj pse u bera deputet.
Kjo histori ka lidhje qe me femijerin time. Nuk e kisha me qejf shkollen, per kete me te shumten e oreve te dites i kaloja duke luajtur ne rruge me shoke. Ne kete periudhe njoha lojrat me letra, i dhenun mbas letrave harrova edhe se ekzistonte shkolla. Vitet kaluan e une u rrita e u bera nje djalosh kumarxhi. S’kaloj shume kohe lashe lojen e letrave e u dhashe i teri pas basteve. Ketu fillon karriera ime si lojtar bastesh.
E kalova gjithe rinin time duke qendruar gjithe diten ne sheshin kryesor te qytetit tim duke vene baste me ke ishte e mundur, e per çdo lloj sporti qe mund te kishim informacion, futboll, boks, çiklizem etjetj.
Kjo menyre jetese me jepte mundesi te jetoja mire pa punuar, ne moshe te pjekur por nuk dija se ç’fare ishte puna.
Nje dite me therret babai menjeane:
-Degjo bir, ti tani je ne ate moshe qe duhet te largohesh nga rruget, e te mendosh te krijosh famiilje.
-S’eshte gje qe behet baba, me vjen keq por une nuk jam bere per pune.
-Po si do e kalosh jeten more bire, duke vene baste pa punuar e pa familje.
-Po ta porosis baba nuk jam per pune, me kete menyre kam gjetyr mundesin te jetoj, e jo keq, sepse nuk mundem as ta imagjinoj punen.
Babai me pa me nje shikim te thert, -Shiko bire, me baste nuk vazhdohet jeta, ti ben ate qe te pelqen, por s’eshte zgjidhje e drejt.
-Ta thashe njeher baba, meqe nuk jam bere per pune kjo eshte nje menyre jetese.
Baba me ktheu shpinen e filloj te largohej, kur po kthehet edhe nje here, - s’eshte zgjidhje kjo bir, vetem politikanet jetojne mire pa punuar.
Kur degjova keto fjale nje vale e nxehte me pershkoi trupin. Babai ishte larguar, kush e vuri re, ne mendjen time filloj te merrte jete nje ide. Te merrem me politik, edhe vesin e vazhdoj edhe duket sikur punoj.
Pa e zgjatur u bera anetar partie. Fillova te marr pjese ne mbledhje, metingje, fushata kisha mare hijen e nje politikani, por vesin s’e harroja.
Edhe me bashkepartiaket mundohesha te vija baste, ne fillim benin sikur nuk me kuptonin, por pak nga pak i hyri ne qejf, “kujdes, vinim baste per nje kafe, jo me shume”.
Ne muajt e pare vetem humbisja, nuk arrija te goditja as edhe nje, ne zgjedhjet per kryesi, une jepja emrat e mundshem, dilnin emra qe si kishim degjuar ndonjeher, per sekretare, e thoja do jene o kjo o ajo, vajza te reja, me arsim te larte, te edukuara, te pergatitura, kush more, fitonte nje fetyre e re e porsaardhur. Hej dreq, -thashe me vete, politika qenka me e shitur se ndeshjet e futbollit. Brenda partis sime punet e basteve me kishin shkuar keq, por jashte kisha nje shans te madh.
Me ndeshjet e futbollit te boterorit kisha krijuar nje kapital te mire. Politikan Po, kapitalin e Po, duhej gjetur menyra te luaja edhe une politiken.
Po afrohej fushata elektorale per deputet. Ne parti filluan te xhironin emrat e atyre qe ishte e mundur te kandidonin. Mua me mungonte optimizmi sepse me mungonte diploma por edhe kete pune e zgjidha thjesht krejt. Po vija bast me nje perosn qe e njiheja, ai me ofroi kuoten e tij, une e ngrita shume lart, duke i njohur mundesit e tija, -e pamundur nuk kam kete shifer- s’ka problem e them, po e fitove ti merri te gjitha, po fitova une dua nje diplome .
E thene e bere-mu pergjigj drejtori i gjimnazit.
Fati desht qe te fitoja une keshtu qe u bera me diplome. Tani s’me mbetej gje tjeter vetem te krijoja nje rreth te ngushte bastesh ne parti per kandidatin e ardhshem.
E pata krejt te thjesht , nga pervoja ime si bastaxhi, munda te lidhem me te gjithe ato qe do votonin, me baste dyshe e treshe, e ate qe une i afroja e ato vetem kafe, me votuan mua, s’kishin rruge tjeter, ndryshe te gjithe e humbnin bastin.
Diplomen e kisha, kostumin e kisha, gati per fushate, do flisja para popullit.
Pata nje sukses te mahnitshem ne popull. Menyra ime e te folurit, menyra ime e te shprehurit, sidomos kur thoja do PUNOJME do PUNOJ, i magjepste elektoratin tim. Ishte theksi qe une i vija fjales PUNOJ ajo qe i godite me shume njerzit. Kete ma pat thene nje gazetar i njohur i qytetit.
Sot jam deputet, vesin edhe ketu nuk e kam lene, them te drejten me ka ecur mbare, len menjane ndonje rast te veçante, kur Tosi hoqi mjekrren, edhe kur Sala nuk tha nje dite “une po ju them juve” dy raste jane por kam lene qimet e kokes.
Nje dite isha ne kafe me dy koleg te mi deputet, njeri ishminister, tjetri minister aktual, e une po tregoja per jeten time, e se si edhe sot vazhdoj vesin tim te bastaxhiut.
E-me thene te dy-edhe ne ishim hajdute dikur, por nuk eshte se sot e kemi lene kete ves
Miq e zgjedhes te mi nuk e kemi te lehte, ne bastet e fundit qe kane qene ne kuvend ke pasur nga ato qe i kane lene te gjitha, si thote nje fjale e urte -kane lene lesht e kryetit.
E gjithe ka qene faji i nje bastaxhiu nga jashte kuvendit qe me kembnguljen e tij e çoi kuoten e bastit shume nalt, ai nuk e di ku e merrte kete siguri. Por ne kuvend ka ujqer te vjeter qe te lejne lakuriq, si puna e Tosit apo e Sales, sepse losin me shume rezultate. Jane njohes te mire te lojes se shitur.
Juve ju duket e thjesht, por s’eshte ashtu siç e mendoni ju, te lozin mend e kres se eshte apo rrin apo shkon, per ju o miqt e mi qe keni kete fat te jetoni te qete se nuk keni brek me vesh jo te vini baste, se imagjinoni se çfare vuajtje eshte kur te flutorojne milionat para syve e ti merr tjetri pse ka ma fat se ti. Te lumit ju qe si keni provuar keto gjera te dhimbshme.
Ne mbyllje te ketij takimi kaq te ngrohte e miqesor ju jap fjalen e nje bastaxhiut se do vije dita qe do vejme baste se do punojme per ju, ateher te jeni te sigurt se do punohet se nuk duam te humbasim bastin.
Shansi ju ndihmofte.

27 July 2007 @ 3:50 pm
…i modh je….
27 July 2007 @ 9:24 pm
Ky qenka si Nentoger “Dubi”.
28 July 2007 @ 6:41 pm
hajde deputet hajde…
29 July 2007 @ 1:12 am
E mahnitshme! E shkelqyer!!!
PS idris, nentoger dubi (ai qe thoshte se do me njihni nga ana ime e keqe?
) eshte i varfer para ketij krijimi! Ishte surpriza e se shtunes! Me pate thene po e shtyva deri tani…. brilante!